Ke të drejtë te kesh Opinionin tënd, por nuk ke të drejtë të kesh faktet e tua. Kjo shprehje që i atribuohet politikanit amerikan, Daniel Patrick Moynihan nuk është se pi ujë fort në Shqipëri, ku një politikan serioz, me plotë të drejtë mund të thoshte, "Ik ore mos më caj b%#! me gjithë Moynihanin" - dhe pastaj do vijonte të servirte "Faktet e tij", që nuk u binden maksimave politike moderne.

Madje edhe nëse do të përballeshin me llogaritjen e përqindjeve të grave dhe vajzave të përfshira në listat e kandidatëve, me siguri do të na bindnin se niveli teper i ulët i femrave në grupet e ardhshme parlamentare, nuk është një fakt matematik, por një keqkuptim nga ana jonë. Po c'keqkuptim zeza? Sikur ikur të kishim pasur këtë % grash edhe në popullsi, do ishim vrarë, kush e kush të zinte ndonjërën, e cila, në rastin më të mirë do kishte vetëm 2 burra.


NIVELI I PËRFAQËSIMIT TË GRAVE NË LISTAT E QARQEVE. (Pa llogaritur se një pjesë e tyre janë në pozicione humbëse në listë).

QARKU PS, PD
TIRANA 18%, 25%
VLORA 40%, 12%
DURRËSI 14%, 30%
ELBASANI 18%, 13%
FIERI 31%, 12%
KORCA 38%, 25%
SHKODRA 30%, 25%
BERATI 33%, 37%
DIBRA 16%, 0%
LEZHA 38%, 14%
KUKESI 0%, 0%
GJIROKASTRA 0%, 20%

 

112 Komente

Fitore grave te PS ne Vlore.

Kukësi u'a paska marrë të gjithëve. Eh ç'vete...

Ka burra atje... smiley 

Kush eshte nga Kukesi, Noizi apo ai tjetri? 

Burra me dy rr...smiley

Po njëckë të kishte dalë të paktën sa për synë e keq...

Pyetja qe duhet te bejme te gjithe eshte: Bota, a eshte me e mire apo me e keq qe kur femrave ju dha e drejta e votes???

Une per vete...nuk e di!

7-4 per PS... po cfare rendesie ka prezantimi me % kur me shume rendesi ka renditja ne liste?

E drejte, por aty te 0% s'ka me rendesi lista ama. smiley

Po mire, ja nje...

Ore i pytje, Xhozin, si burrneshe qe eshte, si e ke llogarit? Po burrat kurva si llogariten?

Jozhi osht nje kategori mo nolt osht "virgjereshe"

Kurse per burrat kurva, Qorri nuk o perenia mer Bame qe t'i veji doren ne "plage" atyne me vertetu se si jone.

ehhhhh si eshte kjo 7 numer magjik, lum si ato qe ja dine domethenien. Thone kjo me 7 maj

po edhe ato 2 gra qe merren me politike,  ikin  me deshire o vlla...   ja, ça ti bejme Shegushe bukurushessmiley qe vete jep doreheqjen..

 

ndersa  kjo fotoja me kujtoi  nje film  me Pitkinin.. eshte nje moment  kur Pitkini, me ate qeshjen karakteristike,   therret: ''vote for women''..smiley

Ju zoti Belul keni humor.

ndersa ju zoteri, vazhdimisht, keni komente pikante.. plot krip, piper, piper i kuq i zi etj

po edhe ato 2 gra qe merren me politike,  ikin  me deshire o vlla...

Dy dama kane ardhur nga Tirana, sapo mora njoftimin... njera eshte zonje, tjetra zonjushe smileysmiley

.smiley 

''kaurkat e Tiranes, thuaj..smiley

Njera me e bukur se tjetra... te bardha si bora. Dukeshin prej sojit te mire ...! smiley

Po pse duhet te insistohet qe te perfshihen sa me shume gra, kur keto te fundit pa nje e pa dy transformohen ne burra? Mjafton t'ju kujtoj disa syresh si Dode, Vokshi, e sigurisht burnesha Topalli.

E ca se u transformuan? Ato nuk i jane futur politikes qe te admirohen prej teje.

true that! Nuk duhet ta ngaterrojme me politiken me the kind of porn we actually like.

Po kuksi pse 0% 0%?Apo kuksianet e kane per ofendim te votojne grate.smiley

Po dhe Gjirokastren top down  ashtu e keni pse merreni vetem me Kuksin smiley

Me mire qe s'ka. Do ishte hipokrite. Te pakten keshtu bie edhe mbulesa e fundit.

Per Pashke tashi, hengra nje koke qengji dhe nuk e di pse midis kafshitave, mu kujtua Beluli... 

Ne i futem ne lista, do thone, por nuk i votoi populli...

Nuk e di sa eshte perqindja e grave amerikane ne Senatin dhe Dhomen e perfaqesuesve por,nuk besoj te jete larg asaj shqiptare.

Idiotizmat e tjera qe behen ne Norvegji apo Suedi ku me ligj duhet te kesh 40% apo 50% gra ne nje kompani,jane ekstremi tjeter.Bile degjova qe do te miratohet nje ligj qe njeheson banjot e burrave me te grave,dmth qe burrat duhet ta bejne shurren si grate,ulur per hir te barazisesmiley.

 

Tani e pash 98 gra,ne 535 senatore dhe kongresmene dmth me pak se 20%.

ti c*fare sygjeron? 

Te njesojne banjen e grave me te burrave; ne mos po e kane bere dhe ne s'e kemi marre vesh.

Nji nga shenjat e qametit eshte "kur burri te shurrosi si gruaja". 

Largqofte o zot ajo dite!!!

Varja, s'eshte muhabet ky.

ACDC,  me ''njehsim''  kujtova se doje te thoje: te hiqen  ato tabelat e bezdsishme ''lady'', ''gentelman''..smiley  dmth nje  hyrje per te gjithe.smiley

nuk me the se c*fare sygjeron ti; cilat jane idete, mendimet e tua...

Mendimet e mija jane qe kush te jete i zoti dhe personi i duhur per punen,le ta beje,qofte grua,burre,zezak,indian,meksikan,gay etj.

Koha e kuotave ka kaluar.Ato ishin te nevojshme per Ameriken ne viete 1960 ku popullsia zezake nuk kishte mundesi te ecte para per shkak te racizmit qe egsistonte atehere.

 

Mendimet e mija jane qe kush te jete i zoti 

Ja e shikon? Ti sa hap gojen paragjykon grate...pse nuk thua "kush te jete e zonja?"

Shovinist i Felliq!!!

 

+1 Kush eshte i zoti le ta beje punen qe deshiron duke marre parasysh pasojat. Ne cdo profesion do konsumohen nervat dhe secili zgjedh punen ku djegia e nervave i duket me pak e dhimbshme.

Po zezaket cte kane bere? Ke ndonje mendim per keta? 

Ps: Me fembrat nuk po merem me se nuk dashke me fol per to, meqe fole sipas numrave n'Amerike dmth... femrat aq jane te zonjat dmth sa me mush 20% etj...

 

Edhe 20% shume e kane!!!

O Ejsidisi, po nuk e shef ti mer plak se n'at vend ka nevoje urgjente per grate ne politike e? A ka me maskilizem qe ia ben muuuuu, qe po peshtirosin politikanet gjithe miletin duke bere si donkishota? Edhe ti don me heq paralele me USA... e ke megjith mend?

Arsyeja pse une mbeshtes kuotat eshte se ne shume raste pozicione te larta jane te kontrolluara nga te ashtequajtura "old boys network," qe ne fakt eshte nje fenomen i vertete. Ky "bias" eshte me i perhapur ne pozicione jo 100% teknike si per shembull politika, ku "diplomatizmi e njohuria" eshte advantazhe me i madhe sesa pyetjet sa mire di fushen ekonomike, ligjore apo dicka te ngjashme. Detyrimi i kuotave mund te sjelli dhe tundje uji dhe ofron nje rruge dalje nga kjo qe shkruaje me lart.

duke pat parasysh parlamentin shqiptar, ne parim, them me mire te shohim me shume burra qe zihen si grate, sesa gra qe zihen si burra. pra sa me pak femra te jete e mundur.

Nese 100 % e parlamentit jane burra ose gra,pak rendesi ka,dhe bejne pune te mire a do ta zevendesonit me nje parlament me kuota qe mund te beje pune me te keqe?Une besoj se jo.

Crendesi ka perqindja e njeres gjini apo e tjetres,rendesi kane ligjet qe miratojne.

Ke te drejte, Bari Fallija eshte i pazevendesueshem... 

E c'rendesi ka se sa eshte perqindja e grave ne lista, apo perqindja e atyre qe kane mundesi reale per tu bere deputete, kur si burrat e si grate jane ne ato lista per hir te besnikerise se verber dogmatike ndaj kryetarit, financimit te fushates me parate e bizneseve te tyre apo se jane miq te kryetarit? C'rendesi ka perqindja e grave kur dhe ato s'do guxojne te dalin nga rrjeshti e ta kundershtojne kryetarin?  Marioneta per marioneta, nuk ben ndonje ndryshim gjinia e tyre.

Dha para nja dy ditesh nje nga keto emisionet divulgative per seksin ne kohen e Romes antike. Edhe mes te tjerash thoshte qe per romanet, homoseksualiteti mashkullor s'perbente asnje lloj problemi, kurse per femrat ai ishte i denueshem me vdekje. Interesant ishte problemi i marredhenies paramartesore, i cili mesa duket lidhej thjesht me friken e burrit se mos gruaja sillte ne shtepi trashegimtarin e dikujt tjeter. Natyrisht per burrin marredheniet jashtemartesore ishin te lejuara, si ne hapesirat brenda shtepise (fut ketu skllavet dhe konkubinat zyrtare), ashtu edhe ne ato jashte shtepise (prostituta, gra te burrave te tjere etc). Gruaja premtohej qysh ne moshe te njome: shpesh shkonte ne shtepine e bashkeshortit te ardhshem qysh 12-vjeç. Vdiste me se shumti per shkak te lindjeve. Mesatarisht nje grua jetonte 29 vjet, nje burre 41. 

Nga keto dhe nga te tjera, kuptohet mire pse grate qene nder mbeshteteset e para te krishterimit qe lindi. Ne nje fare menyre, ky barazoi shtrengesat. Se paku formalisht.

Krishterimi barazoi shtrengesat? Te gjithe abrahamizmat jane misogjiniste qe ne gjeneze.

Jam kureshtare nese per ty kane ndonje kuptim shprehjet "pak", "pak me pak", "pak me shume".

Leji keto tani.  

The se paku formalisht, une te them as formalisht nuk i barazoi.

Femra e krijuar nga brinja e mashkullin, femra si rruga drejt djallit (u josh nga gjarpri per te ngrene frutin e pemes se ndaluar), femra si tempulli i ndertuar mbi gjiriz (Tertuliani) etj.

Fin, po te me degjosh mu neqoftese ndigjon ne TV italian Lelio Luttazzi Iparein (apo Qeparoin, se nuk me kujtohet mire emri i programit) dhe Iva Zanicchi qe pronocojne fjalen "krishterim" dhe "romak", aq me teper edhe "seks", ndrro kanal se jane duke te mush me rrena, me keq se muhabeti Tek Guri.

Kur thuhet Perandoria Romake, duhet me e kalibru mire muhabetin: ne cilen pjese te historise Romake, ashtu si kur thuhet Amerika nga Ha-merr-ikansat, sepse kjo qe quhet Amerike sot, nuk ngjan fare me Ameriken e fillimit te shekullit te kaluar kur dyert ne New York ishin pa çelsa, ose edhe me Ameriken e menjehere mbas luftes II boterore. Aq me teper qe Perandoria Romake eshte çeshtje e shume shekujsh, shume dyersh, e shume çelsash.

Pa bere asnje krahasim dhe analogji, duhet me pas parasysh qe madheshtia e Perandorise Romake eshte sakte madheshtia e Perandorise Amerikane, ne kuptimin qe kane edukuar dhe civilizuar vende dhe popuj ne gjendje "vende dhe popuj" kur kane qene ne maje te kurbes se zhvillimit, e cila ka pas nje rritje, e me pas nje renie (e ditur per Rome Pertomen, akoma problematike per Ameriken, akoma shyqyr jo ne pikjate, se do te na marre lumi te gjithe, kineze, iraniane e myslimane).

Mjafton vetem nje shembull: Jane prralla ato qe u tregohen turisteve japponeze (per ti qer paret) qe ne Kolose tigrat kane ngrene hamburger kristian. Asnje kristian nuk ka vdekur ne Kolose, ndoshta ndonjerit, qe i kane shkuar shtrembet ne gabzher kokoshkat ose byreku 8 lekesh (e di ti, ato te ferguar me vaj armesh, qe duhej ti thyeje me gur para se ti haje), ulur ne shkallet "e dhjeteshes" afer Spartakut dhe Eftibides. Kolose ka pasur funksion zbavites, luftimet me gladiatore ishin te shtira (tip wrestling), puro teater ne natyre, kishte deri edhe beteja teater me anije, tip Disneyland sot. Ndryshim i programit ka ndodh nga fundi i perandorise, ne disa periudha kohe, e per faj te ndonje perandori psikopat. Ato historite me perandore qe perdhunonin edhe dhite edhe zogjte qe fluturojne ne ajer i tregojne dhe i besojne vetem ligavecet, qe i duan te gjithe si veten, ose persone te ideologjizuar qe kane strategji te caktuar. 

Keto rrena ne fillim i ka perhapur krishterimi per te treguar paganizmin si shoqeri diabolike, pa asnje virtut dhe vlere. Pak a shume eshte e njejta gje per idiotesite e propagandes komuniste (jo vetem tek ne) per shoqerine e meparshme.

Vazhdon ...

Fenomeni po perseritet njesoj tani ne demokracine e ndritur, ku Olset nuk kane çfar ti bejne policise se do te na kishte vrare me mitroloz te gjitheve ne spermatozoideve te bashkuar me ovulin para vitit 1989-te.

Krishterimi eshte bazuar mbi vlerat e meparshme te shoqerise romake. Te konvertuarit ishin persone qe vune re se shoqeria kishte marre tatepjeten, dhe gjeten vlera te reja qe mund ta mbanin ne kembe. Dhe vertet perandoria e vjeter rilindi si Perandori e Shenjte, sigurisht ne nje shkalle me te larte, fatkeqsisht pa pike urtesie, duke diabolizuar rendin e meparshem, pse te pakten duke vene ne dukje vetem gjerat negative.

Per ta kuptuar kete, ja nje karikature: Cfar do te kish thene historian Alfons Gurashi ne TV nese ne do te kishim pushtuar Ha-merr-iken? Sigurisht, qe te gjithe presidentet e Amerikes kishin hunden e kuqe si karrote dhe rrinin ulur ne Shtepine e Bardhe me qellim qe sekretaret e tyre tua lepinin, nuk mendonin per gje tjeter. Qe ne Vietnam u rrezuar nje elikopter, dhe mbeten te vrare dy pilote, dhe asnje i vrare nga forcat tona, etj, etj, etj.

Per punen e femres ne krishterim, ndoshta me vone, sepse fola nje çike si shume, dhe me duket se kam bere disa gabime te renda politike.

Ore ke vene re ti, qe 1 here ne 3 kur hap peshkun gjej ty qe me permend emrin. Ngeli duke me zene lemza. Po edhe ti cfare fiksimi.

Gjithsesi kam frike se me ngaterron me ndonje tjeter: une jam kundra vrasjes dhe s'kam gje me te lindurit para vitit 1989.

Ols, ve re se kam thene Olset, ne shumes. Dhe punet behen ne shumes gjithnje, se nuk ishte Stalini qe pushkatonte njerez (psh shoku Mao nuk duronte armet as si pamje). Shoqeria eshte e organizuar, ideologu thote se pa u zhdukur brezi i lindur ne borgjezi nuk ka socializem, tjetri i mban altorpalantin, nje tjeter shet byrek 8 lekesh, nje tjeter degjon çfar the ti kunder byrekut dhe raporton, nje tjetr hap dosjen, nje tjeter te arreston, e keshtu me tej deri tek ai qe te pushkaton.

Po ti kapesh tek e tek te gjithe, te thone: çfar ke me mua ti, un jam çun per s'mari, nuk i boj keq asnjonit mer jau!

Sidoqofte nuk ta permend me emrin, se neqoftese nuk kupton edhe kesaj here, nuk ka me kuptim me ta permen.

(psh shoku Mao nuk duronte armet as si pamje).

E frikshme!

Ehhhh, tashti per cfare barazie gjinore do flasim kur Spiritusit i ve linke me Sokurov e mua me permend Luttazzet? Sidoqofte behej fjale kryesisht per periudhen auguste deri ne shek II d.c.

C'ke fin pse shqetsohesh?, un per ju po perpiqem, qe te ngriheni me lart intelektualisht si globaliste te perzjere kulturalisht globalisht. Une, o vdes si Mesues i Popullit i percjelle me nje shtrat topi, o s'ka! 

Qëndron kjo me aq sa di. Krishtërimi ka qënë feja e vejushave dhe jetimëve, në fillimet e veta. Madje kujdesit të veçantë për këto kategori, i detyrohet shpërhapja e shpejtë e tij. 

O QOOOOOOOOORROOOOOOO

Ke ik per lesh fare! Ke harru ene inglishten ke harru! Nuk te shko titlli me foton. Te titlli ke vone "

Gjysma më e mirë...

Te foto ato kerkojne vota per WOMEN qe do me thone GRA o Qorro! Drro ti ke kujtu se ajo WO o shenje potence po ne fakt ajo i 10t burrat i bo gra.

Mas gjithe kesaj mungese, kthim me dinjitoz nuk bojsha dot. Ika noshti se me ka ngel hatri keq me shume prej jush. Per ca pune listash ja kishit lli temes temes se Pjerit ku isha personazhi i dyte kryesor mas komshive te tij. Puuuuu me te mund me komente Kac Islami, Ben Malaj, Lufter Xhuveli, etj. Thuj shyqyr qe ishte diskutu ene per Nar. N.oken se atij ja bo robi hallall me te mund, si punetor krahu qe ka qene.

Me shocet me shocet... smiley

Po c'te votosh per femrat? As femrat nuk votojne per femrat.

Kur ishe ti te big bradher, ti me kishe idhull mua... per ty votova....

O bame sa e sheh fiksinsmiley

Kavir, në fakt burrat votojnë femrat, e vice versa. 

Tashi, sikur kjo te ishte e vertete grate do ishin 50% e Parlaqeverise.

Jo per gje, po perfytyro Zhozin kryetare te PD apo Mesil Dodin Presidente.

Te ishte per Ciljeten, ja bej hallall. Ke qejf me te sha tjetra nga robt e shpise.

me te nda nga robt e shpise persgjalli thu ti...

Zhozhi dhe Mesila, më sikletosin vetëm nga emrat, dhe imazhi dhe kontributi negativ që ato ja faturojnë gjinisë femërore. Por, duhet të ketë aktiviste të tjera që janë të mira dhe bëjnê aktivite por që emri s'ju del gjëkundi se janë këto "bëmëmëdhatë" që ua marrin kreditin për punën që ato bëjnë. 

Une ate strategji perdor ne various lines, security, airlines, etc. smiley

Smart move smiley

Scientific or religious, probably both. smiley

As long as it works smiley

Usually works like a charm. What about you, is that your move too? smiley

Hajmali posi smiley

Natyrisht ti do jesh me e suksesshme. Taksirat te punoj me shume me shtangat, apo me litar?. smiley

Taksirat që të ka xanë tye smiley Litari bën efekt. Ja kujto Rocky Balboan smiley

Po i bej nje zile Sylvesterit atehere, nqs mban mend gje. Po Arnoldi, apo he is too much? smiley

oh man, none of them. arnoldi as me vaj as me uthull nuk shtyhet smiley

Jawohl!  Information is power.  smiley

smiley  fajin e ka dhe gjoba  10  milionshe!

te kishe dale indipendente o Alidea...

Bama nuk e ke idene se sa te njohur, miq, kolege, dhe te panjohur qe nuk i njoh por me kane njohur me ane te shkrimeve dhe protestave  me kane sygjeruar ti futem politikes. E theksoj se un si individ e shoh shume te ndotur kete  ambient politik, sikurse shoh nje shoqeri civile thuajse jo ekzistuese. Besoj se  bej me mire te qendroj keshtu e pavarur si aktiviste civile  pasi per mendimin tim kjo dege e shoqerise  eshte  me ne nevoje se gjithsecila prej te tjerave, eshte pikerisht ajo dega totalisht hibride e cila si e tille lejon dhe me shume mungesen e presionit ndaj partikracise  tribale qe kemi. Ndaj i qendroj kesaj te fundit, me mire pak dhe sakte si kontribut se sa fare. 

pastaj, edhe vetem me rrogen e deputetit nuk jetohet... 

Hahha un jam shume detached, me pelqen paga modeste qe fitoj me djersen time. Nuk me stimulon leku anyways smiley 

. smiley

Edhe une them qe duhet te qeshim me shume.

Blendi, nga njera ane ta vleresoj shqetesimin, nga ana tjeter edhe mua do te me pelqente te kishte me shume gra ne parlament, nga nje ane e trete kjo pune eshte disi si te kerkosh qe parlamenti shqiptar te kete 280 deputete, apo 320, shto uje shto miell. Plus keto kuota qesharake diktature-integrimore, keto arritje nominale demotivuese, deradikalizuese, not ne pellg.

emancipimi shoqeror qe vjen nga aktiviteti politik i zonjave/zonjushave nuk bazohet ne sasine por ne cilesine e tij. dhe kushdo qe eshte dyshues per te dyten nuk i ben nder vetvetes.

Grave sja u thek shume per politike. Tjeterkund ja u ka dhene talentin perendia. 

me urdher nga larte dhe miratim nga poshte, sa me shume Jozefina, Grida, Majlinda ne parla-ment. se ato parlare me shum patos.

smiley psiko-stil...

pear shaped i thon, apo jo smiley

Hahahaha... pse rruga per ne parlament kalon nga dere e bukurise keshtu? A po jemi popull mesdhetar ne mo 'lla, jo kot.

me fal, populli jon i thot fiqte ahahaha

...po kto n dasem po shkojne....si nuse kavaje smiley

Krushkat smiley

Sa shume komente dhe sa pak argumente nder to per pranine e femrave! Mire komentueset femra, po as ju mashkllat nuk gjeni dot arsye? 

Nejse, fajin e ka Blendi qe e ka sabotuar kete teme qe ne krye te saj me ate foton ilustruese te atyre femrave. smiley

shume komente per ket tematiken e zgjedhjeve, xhibo. As shkrimet e Pjerit nuk kapin kte numer komentesh, NDONJEHERE

25 max 30 femra do kene mundesine te ulen ne kariget e Parlamentit ne kete legjislature... Pak a shume 20%.

e-he, do ulen o posi, ne 36 gusht!

lol kjo foto ne krye tregon sa pas botes jemi. Kur grate ne perendim protestonin per te drejten e votes, ne ate kohe grate ne Shqiperi ishin me shami apo ferexhe akoma.

Te gjithe ne e dime se nje grua qe lind per t'u bere politikane dhe i jepet mundesia ne cdo rast te tregoje fuqine e saj , ajo ben dhe ndryshon boten duke nisur qe tek perkujdesja e nevojave themelore per femijet dhe sigurimin e ushqimit deri tek edukimi dhe drejtimi i nje shteti apo senati. Ne Shqiperi kjo gje nuk ndodh dhe dyshoj se fuqia maskiliste e ka shtypur dhe penguar dhe ate levizje te vogel feministe , psh sic shihen numrat e perqindjes te perfaqsimit te grave ne qarqe te ndryshme, ose te kryetares se parlamentit e cila hesht para krimit te organizuar.

Ndersa per ata qe dyshojne ne fuqine e femres ja kan fut kot.

Ka pasur ca gra politikane bota qe e kane bere boten shkrumb e hi.

Si e kishte ajo KM e Israelit emrin?Po ajo e Pakistanit,Anglise,Indise e ca te tjera qe nuk me vijne ne mend?

Jo per gje por thjesht se kur ankoheni per Jozefinen juve te te drejtave te grave,na tragoni ku jane sot shoqerite qe jetojne akoma ne matriarkat?

Jane akoma ne fise,pra skane levizur fare ne 3000 vjet.

 

smiley

Sa i madh Dashi.

Me zi akoma.  Me vjedh tek Kohl's me mire hiqja vetes.  

Hehe, e pra. Te pakten t'ishte ndonje Dilliard's smiley

thashe se e kishin von sa per ilustrim

Te Kohls? smiley Po ata ti japin vet mer.. smiley 

Epo kjo nuk i ka vjedhur atehere. Thjesht i ka marre.

Si i tha Raxh Kapuri "mesuesit" te vet kur i vodhi monedhen e arte, pasi doli nga burgu:

Po une e dija qe do ma jepje, prandaj ta mora vete! 

U zhduk tema nga ballina, ja pra prova te dashtuna feministesterriste, qe nuk eshte as pune kanuni, as pune krishterimi, as pune myslimanizmi, e as pune paganizmi, e as komunizmi e kapitalizmi. Eshte me i rende problemi, ka plas bomba ne qeter vend. Te gjitha keto jane pasoja. Sa me shpejt kuptimi, aq me shpejt sherimi, e te dilni ju ne plan te pare ne politike.

Shenjestren e ke te sakte dhe plotesisht te pershtatshme brenda qasjes se Blendit. Ceshtja e ballines si tek Peshku, si ne jete, si ne Shqiperi, si ne bote. Centrifugaliteti, etj. (se nuk kam kohe!!)

"Nese shekulli i XX-te ishte shekulli i teknologjise, shekulli i XXIst, eshte shekulli qe udhehiqet nga femrat" -- thote Monika Stafa ne FB.

(Me siguri ka qene me ndonje burse 2 mujore jashte shtetit kur i ka lindur ky mendim... Udhetimet te zgjerojne horizontin e endrrave!)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).