Britania është vendi më tolerant sa i përket racave të ndryshme në të gjithë planetin. Kështu është zbuluar nga një sondazh i shtrirë në 80 vende. 

Studimi statistikor ka zbuluar se 3 vendet perëndimore mbajnë qëndrim më tolerant ndaj racave të tjera, ndërsa shtetet në zhvillim si, Bangladeshi, India, Jordania janë më pak tolerante. Pas Britanisë së Madhe vjen Kanadaja dhe Australia. Franca renditet tek vendet më raciste të perëndimit. Ajo është përkrah Bullgarisë, Marokut, Malit etj. /The Washington Post/

 

Shtetet më pak tolerante/ njerëzit nuk duan të kenë në lagje një person të një race tjetër:

40% -India, Jordania, Bangladeshi, Hong Kongu;

30 - 39.9% -Egjipti, Arabia Saudite, Irani, Vietnami, Indonezia, Koreja e Veriut;

20 - 39.9% -Franca, Turqia, Bullgaria, Algjeria, Maroku, Mali, Zambia, Tajlanda, Malajzia dhe Filipinet;

 

Shtetet me tolerancë më të madhe:

0 to 4.9% - Britania, SHBA-të, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Kolumbia, Guatemala, Suedia, Norvegjia, Letonia, Australia, Zelanda e Re;

5 - 9.9% - Kili, Peru, Meksika, Spanja, Gjermania, Belgjika, Bjellorusia, Kroacia, Japonia, Pakistani, Afrika e Veriut;

10 - 14.9% - Finlanda, Polonia, Ukraina, Italia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia;

15 - 19.9% -Venezuela, Hungaria, Serbia, Rumania, Maqedonia, Etiopia, Uganda, Tanzania, Zimbabve, Rusia, Kina;

 

Përgatiti: E.Sh.

51 Komente

po Bangladeshi ndaj kujt eshte racist, ndaj komshinjve, Indise?

 

 

greqia duhet te jete ne rradhat e para , qeka ber nje gabim

Dendesi e madhe.

kjo bie ndesh kryekeput me perceptimin e shumices se njerezve.

shqiperia vend racist??

vendi ku kryetari i kishes shqiptare eshte grek!

vendi ku te gjitha sipermarrjet vendase duan te reklamohen si te huaja dhe kane emertime te huaja!!

vendi ku nje pjese e madhe e popullsise do te paraqitet si pakice e huaj ,sepse keshtu trajtohet me mire nga shteti!!

vendi qe nje kryeminister serbogreko-fil!

vendi qe diskriminon historine dhe gjuhen e tij!

vendi qe pret me deshire muhaxhedinet per te kenaqur miqte!

vendi qe po te jesh grek turk,serb apo arab ke klientele me te madhe se shqiptari ngjitur!

jo,jo,gjejini ndonje emer tjeter,se ka plot,por jo racist.

vetem po ta kete bere ndonje lgbt-e kete studim

 

ore po ku e pe ti qe thote shqipria vend racist se spo e mar vesh?

harta, ngjyra

meshire

Ne te pakten s'jemi raciste si ca shtete "Dhelpra dhe rrushte", mjafton te mos kemi malok ne lagje.smiley

Malok verior apo malok tiransas? smiley

aq zemer te madhe kemi sa nuk na e nxe as guacka jone smiley

Raciste mo jane shqiptart. ca beni sikur s'jane. Me shume se greket, madje.

Sa per keta qe kane dale si jo-raciste, them se thjesht jane me te zgjuar, kane me shume informacion, dhe dine cfare duhet te thone qe te mos duken si raciste, por jo se s'jane dhe ata po aq sa franca. Robt ashtu jane ndare natyrshem, ne konservatore e liberale.

Rraciste jemi , po nuk vrasim popuj per rraca apo per fe .

 

Nuk vrasim per fe se nuk jemi besimtare, sa per racat e tjera kemi qene kryesisht homogjene e nuk na eshte dhene rasti te kemi ndonje race tjeter nen vete.

Ngreini dolli atij qe u hoqi Fete e JU beri njerez , se jo vetem do vrisnit sic kini bere ne shekuj si mercenare ne sherbim te njemije e nje Flamureve te Bajraktareve , por nuk do kishit lene ne KEMBE race tjeter per nje Grusht Dollare Arabie Saudite ne kohe moderne !

Te shkuara te harruara .Ajo njolle me % te larte ne harte si Raciste eshte e paragjykuar .Ne Shqiperi nuk mund te ekzistoje Racizem per te vetmen atrsye se SOT eshte Percare dhe nuk e merr vesh i pari te dytin .Per ke te jete Racist e perse te Jete Racist shqiptari ??? As kush nuk ua do as prona as pasuri .Apo ka plasur Punesim me page mesatare mbi 20 USD ne ore dhe buuuum nga jashte ? Vetem mercenarizmin na duan dhe nje fare meshire tip karitasi , qe kur iken Merrf TASIN dhe na le ....Po gjithsesi ne se keto Politikane karrikesh vazhdojne me "inagurime " e nxitje Fetarizmash nuk do jete e larget dita qe ajo njolle te marre ngjyra me te ndezura si i vetmi BURIM Racizmi ne Shqiperi .

Ai Fetar !

sepse s'kemi pas ke te vrasim, por ne vrasim dhe per parti. lol

ty l-m ca te kane bere shqiptaret?

po ndonje grek a serb eshte vrare ne shqiperi per arsye racore? ose ti jete prishur sipermarrja per kete arsye?

jane inferiore, ndaj s'jane raciste. shifi si sillen me ata me ngjyre e qe jane me te varfer, si arixhinjte ne shqiperi apo kur ndonje emigrant lidhet me ndonje partner\e me ngjyre

Shiko shume e ngaterrojne rracizmin me ndjenjen e  patriotizmit te semure ne kuptimin qe sdua te perzihem me familje me rraca te huaja , i respektoj po secili ne shtepi te vet . Kjo ndjenje eshte normale , cdo rrace ka familje te tilla . Ndersa rracizmi grek apo italian psh me poshtersi urrjetje deri ne krim  dhe shkelje te te drejtave te njeriut , deri ne persekutim , eshte rracizem qe Shqiperia nuk e ka .

ose rracizmi serb qe arriti te filloje  ne mes te Europes spastrimin e etnik , duke vrare dhe foshnja ne djep ,  si ne kohe te gurit , me popullin Kosovar.

rrini shtrember flisni drejt

Motra, ke pare si perbuzen arrixhinjte?

dakort pra , jemi rraciste , nuk e mohoj, po spastrim etnik duke i vrare ne djep nuk u kemi bere ndonjeher

Nuk na eshte dhene  rasti te jemi raciste se nuk kemi shume te huaj ne shqiperi.nese na vijne qindra mije kurde, pakistaneze, polake , bullgare, ruse etj atehere flasim.

ka patur dhe ka te huaj ne shqiperi,greket p.sh.  kur u ndoqen shqiptaret nga greqia asnje kembe greku nuk u prek

po sepse ndihen inferiore more, i shohin edhe sot te huajt sikur ca jane, mall i jashtem. rrine me vite jashte e prape ashtu i shohin

Me cilin xham syze e ke pare racizmin italian?

Valla re Tironan4ever sa here kam  udhetu Rome- Tirane me stupid sherbim dhe rracist s'me kan zene syte ne asnje aeroport. Kisha nje grua te moshuar ( qe me mbante femijet kur isha ne Kanada) dhe qelloi qe udhetoi me mua. Vetem pse ishte landed immigrant dhe pashaporten e kishte shqiptare , e mbajten , e pyeten e zhgerryeten dhe me ne fund filluan t'i bertasin , pse sdi ti italisht eh ????????

 

Ndersa per rracizma te tjera ka historira sa te duash nga ata qe jetojne ne Itali , mua me kan tregu plot , le te flasin ata qe jetojne aty me mire

ose ose emigrantet e pare qe i futen ne stadium dhe i lagnin me uje nga siper ...............skandal

Ate te them, leri ata qe kane jetuar apo jetojne prej kohesh atje te flasin. Nuk gjykohet me nje te shkuar ne aeroport. Apo nje situate e padegjuar ndonjehere qe i kapi te pa pergatitur. Cdo grup nuk e do gjene ndryshe. Po italianet jane nga te fundit e listes.

Kjo pune s'ka nevoje per studim fare. Shiko nivelin e imigrimit, te del dhe inversi i racizmit. Ka me studim te mire se robt qe e kane provuar ne kurriz.

Shyqyr qe ne shqiperi nuk kemi emigrante se do ja kishim kaluar edhe Bangladeshit dhe Indise.

Hajde nje teme e shkelqyer per vetkritikuesit e zelleshem te shqiptareve.

Urime adminit!

keto sondazhe sikur po ja heqin rendesine vetvetes. ne fillim duhet te perkufizojme, se ç'kuptojme me racist, racizem, e pastaj te shtrojme pyetjet perkatese....

se te besh nje pyetje te tille ... a e pranon ne lagje nje te races tjeter... kjo per mua eshte pyetja me idjote qe nuk ka lidhje fare, po fare me racizmin apo te qenit racist...... keto pyetje jane te denja ti beje Ku Klus Klani.... e jo nje institucion serioz.....

qe jemi popull racist, kjo as qe diskutohet, por jo me keto pyetje......

Pyetja me serioze per te shprehur racizmin do te ishte..... a do te pranonit te martoheshit me nje person te nje race tjeter...???

edhe ketu ka nje shkallezim, se asnje nuk besoj se ka ndonje kundershti per tu martuar me nje aziatik..... apo me nje amerikanolatin..... jo, problemi jane zezaket....

ose, a do te pranonit te bashkejetonit me nje zezak, indian, kinez.......(bashkejetesa nuk do te thote medoemos te ndash shtratin....) ja keto lloj pyetjesh e dallojne racizmin e vertete nga ai fals.....

Sa e vrisni menjen. Nuk thoni shyqyr qe po na del emri per nga fillimi per dicka. Burri botes dogji Romen per t'i mbet emri.

Si bashkekelagjes jam plotesisht dakort me Alidemsin....shume ankete koti per te mos thene qe as nuk perben fare teme per te diskutuar racizem.

Nuk shtrohet pyetja a do ti te jesh ne nje lagje me Xim Kulufin apo jo , ose ku di une. Ka futur ne harte tolerante Suedine apo dhe Norvegjine ...mire qe ska futur dhe Finlanden qe hmmm shko po ta mbajti bytha te shohesh cte bejne. Po keta skandinavet kane qene dhe jane kunder mer shoku vetem se marrin pare qyl qe morin rob po jane racista qe ...pupupu...pasaj nje popull qe nuk eshte i perbere eshte mese normal qe ndihet superior ndaj te tjereve , Anglia eshte mushur me skllever.

Nejse me duket se te diskutosh per racizem ka tjeter muhabet tema ...smiley

Anglia eshte mushur me skllever.

smiley

Athere i bika qe racat e mbrojtura nga konventat e OKB, qenkan me racistet smiley

Po maloku a eshte race ?

po me , rrac si puna jote po me detaje te tjera pozicioni gjeografik dhe social , provokator smiley

Harta i perket popujve me Raciste !!!  Racisem. Boni kujdes se shume komente e ngaterrojne me bigotri, ultra- nacionalizem , injorance etj. Me sa di une, ne dhe serbet , greket dhe pak a shume gjithe Europa jemi nji rrace: WHITE ! Pra urrejtjet dhe merirat e popujve ballkanas jane bazuar ne cdo gje, vetem jo rrace. Per mendimin tim Albania duhet te ishte me ngjyre jashtzakonisht te kuqe ( te erret bile). Kush eshte ne moshe i mban mend mire persekutimet e atyre qe martoheshin me popullsine rome ( jevxhit). Kane qene dikur ne Tirone disa zezake nga Kongo. Njeri prej tyre quhej Ben . Ishte student ke Mjeksia. U martua me nji goce te Gjimnazit Partizoni. " Me urdher nga lart" i abortuan dy femije dhe i shkaterruan si familje. Kurse nji tjeter qe quhej Tomba e rrasen ne burg ... pra " O sa mire me qene shqiptar " ... 'nough said !

Po sharja "te dhjefsha rracen tate" a ekziston ne ndonje komb tjeter? smiley

Nique ta race! - France

Une jam "waegukin" in Kore...kushdo qe s'eshte korean eshte "waegukin", ne fakt. smiley

Per Malajzine nuk me habit perqindja aq e larte.

Britani dhe Australia vendet me pak raciste smiley smiley smiley

Ky studimlesh eshte i bazuar ne opinione qe kan dhene njerezit. Ne Britani po te pyesesh per opinion, 99.9% te njerezve do hiqen si liberale e si anti-raciste te medhenj. Kurse kur thuhet edhe per Australine qe s'eshte raciste eshte skandaloze, Australia ka zhdukur me lloj lloj menyrash aborigjinalet, mnjf si te zhdukte shteti shqiptar evgjitet (madje me keq, se aborigjinalet jan vendalinjte e pare) i ka zhdukur deri mbi masen 90% si popullsi, ne kohet moderne eshte i vetmi vend ne histori qe njerezit ne nevoje qe mberrijne si emigrante i mban ne ishuj burgje sikur te jene kriminel te 200 viteve me pare. 

Shume popuj nuk e kan as konceptin e racizmit, Shqiperia mes tyre. Shqiptaret nuk e konceptojne cdo te thote racizem.... e jo me te jene racist!!! Aq me teper te krahasohen me vede aq raciste sa vendet perendimore.

Gjeni ku ka pasur dhune te bazuar thjesht ne faktin e perkatesise te races te dikujt tjeter, ligje te perpiluara thjeshte mbi faktin se dikush tjeter i perket nje race te caktuar, media qe nxijne dhe perhapin gjuhe perbuzese dhe urrejtjeje per njerez bazuar thjesht ne perkatesine e tyre racore, dhe gjetet kush jane vendet me raciste.

Racizmi me i madh eshte kur urrehen me njeri tjetrin racat e nje kombesie, e cfar kerkon pastaj te duash nje komb tjeter dhe race tjeter, term zakonisht i bashkangjitur me nje fjale tjeter: "race m...".

Home, si u be ajo puna e zgjedhjeve, cila race m... do fitoje?

Database me pergjigjiet eshte ketu (te dhenat, pergjigjiet e pyetjeve... jane ne vite/dekada te ndryshme per shtete te ndryshme)... bejini llogarite vete pastaj. 

Njëdizaj Franca hoqi fjalen 'Rrace' nga dokumentat administrative. Propozimi erdhi nga grupi parlametar i frontit te majte (ekstremi i majte), i mbeshtetur nga socjalistet. Ja keshtu e fshehin rracizmin ketej, me lojra llafesh. 

Pas do shekujsh, ne legjenden e kesaj harta do shkruhet:

BLU = popujt e zhdukur
E Kuqe = shqiptaret, indjanet, arabet, turqit ... 

 

Njedizaj!!! smiley sa kohe kisha pa e degjuar, le me te shkruar! 

Ju francezet miratuat dhe martesen gay, ç'ne fshehje racizmi?

Njedizaj do heqin edhe fjalen hetero, vetem perkthyeset mund ta perdorin, sigurisht edhe rrobaqepset.

epo kur u bene dhe keto indianet qe qelben ere, rrace e poshter per te qene rraciste. Kulmi i rracizmit eshte pra! 

Cudi se si akuzohen shqiptaret per popull racist.

Nje teme shume e preferuar kjo per vetkritikuesit kosmopolite te PPU-se.

Ne SHBA psh ndodh nje fenomen i tille.Nje rruge apo lagje ka 100% te bardhe.Ne momentin qe nje zezak blen shtepi ne kete lagje,si me magji te gjithe te bardhet i vene shtepite ne shitje dhe duke ditur perse i kane vene shtepite ne shitje,ato nuk blihen me nga te bardhe por nga njerez me ngjyre.Ne 5 vjet lagjja qe dikur ishte 100% e bardhe,eshte 100% me njerez me ngjyre.
Gjithashtu i behet presion personit te bardhe qe te mos ja shese ndonjerit me ngjyre dhe kjo ndodh kudo ne SHBA ne Veri dhe Jug.

Racizem?Une them po,bile racizem i paster!Po hajde mbushjau mendjen vetkritikuesve te PPU-se qe vetem shqiptaret duan te shajne.

Nga sa di une shqiptaret vetem duan te jetojne te vecuar dhe kjo vjen se nuk jane urbanizuar akoma por,skane djegur njerez te gjalle apo nuk kane ngritur organizata si Ku Klus Klani,nuk kane shfarosur te tjeret vetem se kane ngjyre tjeter.

Te quash shqiptaret raciste kur racizmi i heshtur apo jo eshte ulur kembekryq ne SHBA apo vende te BE-se,eshte thjesht nje propogande qe behet nga ata qe punojne kunder shqiptareve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).