Une nuk jam nje lloj njeriu i eger, qe edhe pse i mbushur me mllef nga realiteti, nuk e shqis dot nga mendja masakren qe vet Hitleri i shpalli pjeses me te madhe te botes, ku ka qene gjalle edhe gjyshi im i ndjere, i cili i degjonte bemat kur vadiste qershite nga lart pjergullave.  Vetvetiu jeta m'i mesoi nje e nga nje te gjitha horlliqet, por me shume m'i mesoi edhe Mein Kampf, ose "Jeta Ime" e shkruar nga Hitleri, i cili u be idhulli i miliona njerzve ne mbare boten, ndersa per dreq une as sot nuk e kisha lexuar ate liber te mallkuar.  Nejse, ajo per te cilen une dua t'u tregoj, ben fjale per ditet e sotme, per bursen shpirterore te njeriut qe vjen i sfilitur nga cdo sekonde e dites, dhe ne fund, ne mbremje bie ne gjume me deshiren qe neser te jete nje qenie  krejt tjeter, ose te tjeret te jene krejt nje gjak i paster qe do te vadisin mbi mijera hektar toke te paperpunuar, ku ne mengjes te pijne nga qumeshti i bardhe blektoral edhe zogjte, e jo me njerzit.  Por kohet kane ndryshuar.  Sa here keshtu eshte thene e sterthene. "Eh, ishin te tjera kohe ato biro" ose "Do vije edhe koha ime, pa prit prit"... 

Aq shume besim kisha, sa qe nje dite u nisa per te vertetuar, nese ishte koha ajo qe i bente njerzit, apo njerezit e benin kohen.  Dhe papritmas u shtanga!  Njeriu i diteve te sotme, jo qe bente kohen, por edhe e shiste ate si prone te veten, e jepte me qera, e perthyente si te ishte nje cingel prej ristele, e fuste ne sherr me Historine, e bente dhenderr me frak, e shndrronte ne ishull magjik, vetem e vetem qe te jetonte nje dashuri shekspiriane te veshur me mantelin enderrimtar te Helenes, e cila se shpejti do te vertetohet se ishte me origjine shqiptare, por nga qe e tradhtoi burri i pare me emrin Dojbi, i ra nga Maqedonia dhe mbrriti shendoshe e mire ne Greqi, ku per siguri e shoqeroi nje anije e mbushur rrafsh me pirate te ndershem. 

Nga te gjitha sa thuhen, njeriut po i behet gjema nga njeriu, dhe per te rregulluar kete ekuiliber, shkencetaret po studiojne nje teori te thelle, por shume te ndryshme me ato te paraardhesve, ku nder te tjera metohet te shpiket nje lloj "Hitleri"modern, i cili te kete ndikim te drejtperdrejt me popujt, ane e kend globit.  Megjithe keto aludime, bota serish kishte shkuar ne nje pike, ne te cilen po ta shihje ne nje pikture, do te verehej nje struktur anemike por me dhembet e shndritshem prej fildishi.  

Ne keto caste hallaktje, une mblodha te gjitha plackat e trupit, por edhe nje boce me doreshkrime te vjetra, por aq te mbushura edhe me lageshtire djersesh nga senduku prej bambuje i shekullit 16.  Dola prej fshatrave te Dumrese i etur, dhe u nisa drejt Tiranes i bindur, se do miq te vjeter do te me benin nje cop vend, ku une te shplodhja ato pak brinje qe me kishin mbetur te paqta.  Sapo arrita, u ula ne Librarine e famshme tek qoshku dhe porosita nje ibrik caji te zi, por as shija, as klientet perreth, as muzika e vjeter e cjerre, nuk po e shtfillonin ate panorame te pazakonte hareje, dhe aq me teper kur mungonin fytyrat e vjetra te miqve.  Por une  ...  une kisha ardhur me nje titull te madh ne xhepin e palltos se lagur,  "Gangsteret grahin per luftra te medha"  ...  Ne fillim u dergova mesazhe miqve me te afert, por mbeta pa asnje pergjigje, prej te gjitheve shume dite me radhe.   Atehere m’u kujtua Hitleri, ndaj nxorra bllokun dhe shenova gjithe emrat e miqve qe me braktisen krejt dhe pa asnje shpjegim konkret.  Te kene rene te gjithe ne nje mendje thua, e ta kene diskutuar ceshtjen time, dhe kane rene dakort te mos me hapin asnje dere?  Apo mos valle i ka shndrruar Demokrokacia, i ka marrosur nga mendte, i ka squllur, dhe i ka thithur krejt palcen, me qellim qe ta klasifikojne si slogan per zgjedhjet parlamentare?  

Eca rrugeve i bindur, dhe me nje plan ne koke, por nuk verejta pervecse njerez te braktisur, qe pas telefonave prisnin ne ankth nje pergjigje prej "mikut", i cili nuk do t'u pergjigjej kurre.  Ne fillim doja t'u thosha t'i mbanin shenim gjithe miqte e rreme, te genjeshtert, por aty per aty u kujtova se nje pjese e mire e tyre, as qe e kishin idene e historise se Hitlerit. Nga inati mora nje pajton, dhe lagje me lagje shetita dhe i pashe nga afer, por dhe me plot zili "baronet" e rinj te qytetit, qe me tentakula protezash po hidhnin hapa te sigurte ne kete jete te veshur si grua e ve, e ngjashme me Monika Belucin tek filmi "Malena".  Ne muzg, qendrova para nje shfaqjeje me marioneta, ku fund e krye tregonte urrejtjen te veshur si dashuri, dhe dashurine te maskuar me re. Nuk kisha c'te beja me ne kete qytet, i cili me pare njihej si nje avangarde lojcake, ndersa tanime ishte shndrruar ne nje mase te caktuar, te mbuluar me nje tis te thekur hipokrizie.  Por “Jeta eshte e bukur”, dhe kur po kthehesha me ra nder mend te shisja lopen, e me parate te ndertoja nje Biblioteke te ngrohte ne shtepizen time, duke lexuar gjithcka ka te beje me te verteten.  Dhe ne avlli, nder bahce e deri ne prag te portes, do te stervisja nje qen besnik, i cili do te lehte sa here qe une te ndjehesha i kenaqur me leximet e mia perrallore.  Vetem dija do te mund ta shpetoje nga dhimbja shpirtin tim.  Dhe kur cdo liber u vendos ne raftet e bibliotekes, atehere vendosa ta urrej me gjithe forcen time Hitlerin, i cili po te ishte gjalle, me siguri do ta kisha ngrene si nje vakt te marte, qe sapo kish aguar.

 

 

Tregimi eshte ndertuar ne thelb dhe ne permbajtje gjate se henes duke zbardhur e marte, prane Qendres Stefan,Tirane.

3 Komente

Vetvetiu jeta m'i mesoi nje e nga nje te gjitha horlliqet, por me shume m'i mesoi edhe Mein Kampf, ose "Jeta Ime" e shkruar nga Hitleri...

kam pershtypjen qe  ''Mein Kampf''  nuk shqiperohet  ''Jeta ime'',  por  ''Lufta ime'',ose  ''Beteja ime'', mbase ''Ndeshja ime''.

Belulo, disa e perkthejne `Lufta ime` por nuk mendoj se eshte perkthim i sakte. Me sakte do te ishte `Ndeshja ime` ose `Qendrimi im` .

ueee (ktu ajo koka qe habitet).

Pjer, befasim total. 

Nderime, i dashur!!!

PS Perkthimi ha ca diskutim, se ka edhe ca variante te tkera, por je i MADH qe e vure ne diskutim, sepse eshte i diskutueshme. Flm!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).