Kriza ekonomike ka që bërë që në Shqipëri zyrtarisht të regjistrohen plot 54 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç që punojnë.

Studimi i INSTAT tregon se jane 7.7% e femijeve shqiptare te kesaj moshe, ne te gjithe vendin, te cilet rezultojne te punesuar ne bujqesi, tregti, ndertim, miniera apo edhe ne shitje. Por problem i madh, mbeten oret e gjata te punes dhe kushtet e veshtira, me te cilat keta femije punetore, duhet te perballen cdo dite per te siguruar te ardhura minimale per te jetuar. 

Studimi evidenton se  2.5 % e ketyre femijeve qe jane meshkuj,  punojne ne ndertim dhe miniera, me ore te zgjatura dhe kushte aspak normale. Ndersa 2.7 % punojne ne treg apo ne rruge, ku u duhet te perballen çdo dite me temperaturat ekstreme, por edhe me tym e pluhur. 

Nje pjese e madhe e ketyre femijeve jane shkeputur nga shkolla, dhe punojne me oret te zgjatura. Ceshtja behet edhe me e mprehte kur meson se edhe pse sipas ligjeve shqiptare femijet e moshes 5 deri ne 13 vjeç, nuk duhet te punojne asnje ore ne jave, ata perbejne gati 28.5 % te femijeve qe punojne. 

Sipas studimit te INSTAT, 28% e fëmijëve që punojnë në Shqipëri janë në qarkun e Elbasanit, 19% në qarkun e Korçës, 13% në qarkun e Shkodrës, 9% në qarkun e Tiranës. Nje pjese e madhe e femijeve jane demtuar gjate qendrimit ne pune dhe manifestojne lodhje, ose semundje te tjera.

13 vjeçari që punon në varreza

Tek varrezat e Sharrës takuam një djalë trembëdhjetëvjeçar të quajtur Fatbardh. Ai ishte shoqëruesi ynë. Fatbardhi na rrëfeu punën e tij dhe na shoqëroi për tek varret më të shtrenjta. Ndoshta është e pabesueshme shifra që do t’ju përcjellim, por ka nga ata që duan të duken të pasur edhe aty, në varrezat e Sharrës. Qivuri më i shtrenjtë ishte 20 mijë euro. I dyti, kushtonte 17 mijë euro dhe i treti 12 mijë. Prej dy vjetësh, Fatbardhi kujdesej për qivurin më të shtrenjtë. Ai pastron çdo ditë barin që rrethon mermerin e shtrenjtë, ujit lulet e vendosura përreth dhe fshin e lan për çdo pasdite këtë pllakë të madhe mermeri. Për këtë shërbim ai merr 3 mijë lekë çdo javë.

Të afërmit nuk harrojnë asnjëherë t’i japin Fatbardhit shpërblimin për punën e kryer çdo ditë. Ky është shpërblimi më i mirë që merr, pasi të tjerët nuk tregohen shumë bujarë me të. Ka marrë nën kujdes rreth 40 varre. Për ta kujdeset çdo ditë. Por, vogëlushin 13-vjeçar nuk e shqetëson kjo punë, por roja e varrezave që herë pas here nuk e lejon atë të punojë. Ky i fundit, në fakt na thotë se nuk dëshiron që Fatbardhi të braktisë orët e mësimit. E në fakt, Fatbardhi nuk ka shkuar sërish në shkollë. Ai tregon se familja e tij ka nevojë për të ardhurat e tij, ndaj edhe ndonjëherë ia lejon vetes të shkëputet nga shkolla, por jo çdo ditë.

22 Komente

Te pakten  54 mije do thoja! Realitet per ti vene duart kokes, nderkohe qe ke plot mbi  25  vjecare qe sorollaten neper kafene!

ky eshte paradoksi shqiptar...  nga nje ane qahen se nuk ka pune nga ana tjeter 54 mije femije punojne

s'besoj se e ka ne ate kuptim laura mor dreq smiley  laura ??

Ky 54 mije-shi eshte  ai kontigjenti i analfabetizmit funksional te 15 vjecarve, qe kap shifren 57% por qe mund te rritet me shume ne 10 vitet e ardhshme ne menyre progresive! 

" 5 deri ne 15 vjec '

Mire keto 15 vjecaret qe punojne po 5 vjecaret ku punojne ?

Po cne INSTAT ne Indi ?

Te marrin shembull Gjermanet se c'do te thote edukate pune prij Vuqidoli!

Shqiperia, vendi me zhvillim me te larte ne europe

/Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere

baby makes $$$$

po nuk e konfirmoi shef Bradi, nuk e pranon Patok Filipi

Me zor, nuk mbushet radakja ne dac ta konfirmojne ne dac ta pranojne smiley

Bradi, patoku dhe lefti, smarnin pjese ne keto tema, te lutem.smiley

kam marre pjese une po te shikosh pak me siper.

Stop dhunes dhe abuzimit te femijeve !

Mos i merrni seriozisht këto lajme. Puna është se INSTAT, si një formacion zyrtarësh i administratës dembele shtetrore, pra rrogtarë, si rregull nuk dalin kurrë nga zyrat. Ku e bënë studimin këta? Ç'metodë përdorën, atë të pyetsorit, apo verifikimin në qendrat e prodhimit? Duke publikuar këtë "studim", këta njerëz që nuk bëjnë asgjë dhe nuk e ndihmojnë kurrë shtetin me statistikë reale, por i rrumbullakosin shifrat në shërbim të politikës, ja bëjnë të mundur të justifikojnë rrogat e tyre. Këtu, në mëmëdheun tonë, me mbi 20 % të popullatës të papunësuar, ku nuk gjejnë dot punë 20-25 vjeçarët, na u punësuakërkan edhe 5-vjeçarët?! Apo llogarisin fëmijët e familjeve të bujqve në fshat?

Nuk flitet per punesim te rregullt .flitet per femije ne moshe te njome qe perpiqen te ndihmojne familjet duke nderprere shkollen.

Instat eshte ne thundren e berishes, nuk eshte e vertete qe jane 54 mije jane 154 mije dhe per te kene optimist 254 mije femije qe punojne, prandaj dhe kemi 1 milion te papune

Vetem 54 mije? Me nje llaf eshte e vertete qe po rritet papunesia.

te cilet rezultojne te punesuar ne bujqesi

Ne Shqiperi 5-17 vjecaret e fshatit punojne ne bujqesi? Ja paskeni fut kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).