Java e dytë Botërore e Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore  6-12 maj 2013

Java e dytë Botërore e Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore që do të mbahet në 6-12 Maj 2013 i është përkushtuar sigurisë së këmbësorëve.

Kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së,Java do të kontribuojë për:

• Të tërhequr vëmendjen për nevojën përsigurinë e këmbësorëve;

• Të gjeneruar veprime mbi masat me të cilat do të punohet për të rritur sigurinë e këmbësorëve

• Arritjen e qëllimit të Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020 për të shpëtuar jetën e 5 milion njerëzish.

 

Kronika nga shtypi:

Sërish aksident fatal në Tiranë- Durrës, përplaset këmbësori duke kapërcyer rrugën

Tiranë, këmbësori përplaset nga motori, plagoset rëndë

Korçë, përplaset për vdekje këmbësori

Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

 

Për më shumë, kronikat e shtypit të përditshëm, të përjavshëm, të përmuajshëm.

22 Komente

ajo menje t'na maje se kemi perparsi:isha ke mesi rruges aty ku ndahet muzeu k. me 15 katshin, dhe erdhi hajvani me gaz n'drras e desh me perlau.

''kembesori ka gjithmone perparesi!!   vetem se kete nuk e dine te gjithe..smiley   (N.N  inspektor rrugor)

..smiley

 

Mire une e di qe jam kembesor, po a e di shoferi? (NN, skepetik)

Jam shume dakord me kete, por do theksoja Jane ca kembesore qe duhet te kthejne pakez koken majtas-djathtas, para-mbrapa sa here hedhin nje hap ne rruge dhe ne jete. Jane ca psh qe mire qe ecin, kalojne rrugen pa pare fare, por ecin dhe serbes serbes. Je ne rruge te makines, jepi kembeve!! 

Po per çiklistat smendon njeri? 

Këmbësori, kur kalon rrugën, duhet të shohë majtas e djathtas dhe ta ketë mendjen në vend (na.ndo.-psikolog)

Respektimi i kembesoreve eshte pjese e kultures qytetare.

Duhet akoma me shume regulla e denime per te ndryshuar mentalitetin e me te fortit ne rruge.

Pas kesaj edukata vjen vete.

Kembesori te marre nje kallash ne dore nese do qe te kete perparesi

late nam me kto Tema! sot Dita e Europes! Festohet deklarata e Robert Schummann qe hodhi themelet e pajtimit Franko-Gjerman dhe nisjes se Europes se bashkuar, ju merreni me javen e kembesoreve... secili prioritetet e veta

jo se me intereson debati, por sipas teje, jeta e kembesoreve shqiptare qenka me pak e rendesishme se nje feste e nje unioni politik? loooooooooool

po citoj ate qe thashe lart qe te mos perseritem kot :

"secili ka prioritetet e veta" - chacun ses priorités

Kembsori ben mire te hyje me te djathten.

ketej duan te shkruajn sms duke kaluar ne vija te bardha avash-avash,bile edhe duke luajtur me celular ne dore, te vjen tu futesh nene rrota

ups se qenka dhe dita e tyre sot !!!

Kembesori shqiptar duhet ta kete  mendjen ne Politike edhe kur eshte perballe Makines ....Left me iiiiiii ne fund !

Tani qe kembesoret ndonjehere ja fusin kot duke prere rrugen edhe kjo eshte e vertete.

Me ka ndodhur para disa kohesh, po preja rrugen ne viza te bardha, gati me shtypi nje makine. Ishte nje femer, njeren dore ne timon e me tjetren po rregullohej me buzekuq duke u shikuar ne pasqyren e makines.

Cdo mengjes me duhet te kaloj rrugen tek vijat e bardha me djalin e vogel ne krahe, dhe duhet te pres te kalojne afersisht 15 makina para kembeve te mia. Askush nuk ndalon, madje te hedhin edhe ndonje shikim "si ja ben kjo..." Skandaloze! Te nisesh diten keshtu...po cuni ama i njeh pothuaj te gjitha ngjyrat dhe disa marka makinash, keshtu pra mundohemi ta marrim me sportivitet e te kursejme nervat qe ne fillimin e dites.

Vetem per krahasim: mua me duhet disa here brenda dites te kaloj rrugen tek vijat e bardh (ketu jane te verdha) dhe ndodh ndoshta brenda 2-3 javeve qe nje makine e vetme te mos ndalet kur une afrohem para vijave (kujdes, kur afrohem e jo kur i shkel vijat). Dhe une behem vertet nervoz kur kjo ndodh. Ne anen tjeter, kur jam ne makine nuk me ndodh asnjehere (e perseris: asnjehere) qe mos te ndaloj para vijave te bardha kur ka kembesore duke pritur.

Mendoj se ndryshimi duhet te ndodh kur jemi duke drejtuar makinen. Te bindim vetem se duhet te ndalojme çdo here pa asnje perjashtim. Atehere ndoshta mund te edukojme disi edhe te tjeret!

Kembesori ne Shqiperi eshte gamor kamikaz , drejtuesit e makinave qe jane serial Killer

Ne bote vdesin 1.24 milion njerez ne vit nga aksidententet rrugore, kryesisht ne vende me te ardhura te ulta dhe te mesme per fryme si Shqiperia psh,atje ku numri i % te vdekjeve nga aksidentet ne rruge, eshte shume i madh! 

http://www.who.int/features/factfiles/roadsafety/en/

Tani ne jete kemi mundesi (shumica prej nesh besoj) te jemi ne te dy krahet e medaljes (kembesore dhe drejtues mjeti). Ne shumicen derrmuese te rasteve drejtuesi i mjetit nuk ka respekt per kembesorin por fatkeqesisht as kembesori nuk ak respekt ne rradhe te pare per jeten e vet.

p.sh. nga ura e Elbasanit deri te brryli ka semafore si dhe vija te bardha ku jane urat e kembesoreve dhe 99 % e makinave nuk ndalojne per te respektuar kembesorin por gjithashtu eshte e vertete qe kembesoret vetem ne kete aks futen ne cdo pjese te tij ne rruge per te kaluar ne anen tjeter. Ne pergjithesi asnje nuk nxiton ose flasin ne telefon apo disa femra qe kalojne si ne sfilate mode dhe diagonal. Apo cfare mund te themi kur kembesori kalon ne mes te autostrades.

Ne pergjithesi ketu mungon nje kulture levizjeje si nga ana e drejtueseve te mjeteve dhe nga kembesoret.

Sa per shembuj nuk kemi nevoje te shikojme larg, te shikojme ne Kosove sesi respektohen kembesoret ne vija te bardha.

Po shume te drejta kishe si kembesor , makinat shkonin e vinin nga te 4 anet dhe ti ne mes duke prit te te hapej drita , kjo pritje mund te zgjaste gjithe diten nqs nuk i fusje nje vrap me stil kanguri , ose kishe opsionin tjeter te rrije si semafor por te kishe ne duar dy canta nje te kuqe dhe nje jeshile

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).