Kursi pro lindor që po e shpërfytyron shtetin tonë të ri, është kthesë e frikshme me pasoja afatgjate.-Ç’kuptoi E. Ihsanologu me deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës se, arsyeja e mosnjohjes se shtetit tonë nga shtetet islamike është hezitimi i tyre për përkatësinë tonë religjioze?!

Arsyeja pse Kosovën nuk e kanë njohur shumica e shteteve islamike është hezitimi i tyre për përkatësinë tonë religjioze, thotë Sekretari i Organizatës së Bashkimit Islamik, Ekmeledin Ihsanologu para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Këtë deklaratë ai e hodhi në dhjetëvjetëshin e dytë të shekullit XXI, në kohën kur s’ka vend evropian që nuk e ka ndarë shtetin nga feja, s’ka qeveri evropiane që merr guximin ta theksoj përkatësinë e vet fetare, përkundrazi fenë e ka dëbuar nga organet shtetërore, e ka tërhequr nga rruga, duke e futur atje ku e ka vendin: nëpër kisha e sinagoga. Shtetet e qytetëruara evropiane, kush më herët e kush më vonë, qe nga Revolucioni Borgjez Francez e kanë theksuar se feja është çështje private e qytetarëve. Privacia është e shenjt. E kanë sanksionuar me ligj që asnjëri grup s’mund t’ia imponoj grupit tjetër përkatësinë religjioze, apo t’i diskriminoj mbi baza fetare.

Miku ynë islamik, Ihsanologu, na e tha troç se, meqë kishin dyshime jemi a s’jemi myslimanë, shumica e shteteve islamike nuk e paskan njohur Kosovën! Ndërkaq ne s’lamë dëshirë pa u plotësuar islamikëve, s’lamë traditë tonën fetare e traditë laike pa e shkelur që t’ua bëjmë qejfin beduinëve të shkretëtirës. Dhe prapë ai e thotë se kanë hezitime...

Myslimanizmi ynë autokton, sikurse thoshte presidenti Rugova, derisa nuk erdhën militantët islamikë, dallonte shumë nga myslimanizmi oriental: ishte më liberal, më tolerantë, më humanë, më bashkëpunues me fetë e tjera. Myslimanizmi autokton edhe sot është më tolerantë, por këtë strukturë e ka shprishur apo ngulfatur militarizimi i fesë. Dikur kombi mbizotëronte mbi fenë, sot islamizmi e lufton egërsisht kombin. Popullata qe inkorporuar mirë në qytetërimin perëndimor, të cilit i takonim. Kursi properëndimor i presidentit Rugova më mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve dhe Evropës Perëndimore, na i hapi dyert e botës demokratike. Perëndimi i krishterë na shpëtoi nga zhdukja. Shpëtimtarët tonë perëndimor kur i grishem, erdhën në ndihmë; u premtuam se si nipër të Nenës Terezë, s’do ta harrojmë kurrë ndihmën e Papa Gjon Palit të Dytë, ata na besuan; u thamë se do ta bëjmë shtetin tonë model për vendet e Gadishullit, ata priten e shpresuan. Pritja e tyre nuk u realizua. Miqtë tonë perëndimor po e thonë haptazi se po i zhgënjejmë keqas. Madje edhe kursin properëndimor kemi filluar të ndryshojmë, sa kanë nis të pyesin aleatët: i takojmë qytetërimit perëndimor apo jo? Domosdo se i takojë këtij qytetërimi, pavarësisht përpjekjeve të ngulmëta të grupeve mercenare e shërbimeve sekrete orientale e serbe që të na shkëpusin nga Evropa. Shërbimet antishqiptare janë shumë të pranishme në Kosovë, kanë rekrutuar njerëzit e vet, kanë grupet që po punojnë me ngulmë për shkombëtarizim. Është një përpjekje që mund të shkaktoj fatkeqësi të reja në trojet shqiptare.
Deklarata e sekretarit të OBI-së, e thënë para parlamentarëve tonë shkel dinjitetin tonë kombëtar, sepse shqiptarët janë edhe të krishterë: katolikë, protestantë e ortodoksë.

Deklarata e sekretarit islamik nuk është e vërtet, sepse arsyeja e mosnjohjes nga shtetet islamike nuk qe, pse nuk ishim sa duhet islamikë, por pse nuk ishim të gjithë të krishterë. Organizata islamike do të na njihte pavarësinë më të parën po të ishim të gjithë të krishterë, ashtu sikurse bëri me shtetet e reja të krishtera- Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Maqedoninë. Madje, po të ishim të gjithë të krishterë do të fillonte faza e dytë: investimet islamike në shtetin tonë, apo do të shkonin ekspertët tanë në shtetet arabe që t’i mësonin vendësit sistemin e ujitjes apo se si të mbëltojnë lule në shkreti, ashtu sikurse bëjnë ekspertët sllovenë, kroatë e serbë nëpër shtetet arabe. Ata janë më të privilegjuar se sa ne nga organizata e shteteve islamike. Turqia investoi në Serbi e Maqedoni dhjetëfish më shumë se sa në Kosovë. Katari e shtetet e Gjirit Persik investojnë shumë në Kroaci e Slloveni. Te ne shtetet islamike nuk investuan asgjë, pos në xhami e shoqata të dyshimta, ndërsa na e imponuan vullnetin në të gjitha aspektet.

Shtetet islamike marrëdhëniet më të mira i kanë më Serbinë (shtet ortodoks), Kroacinë (shtet katolik), Maqedoninë (ku feja ortodokse imponohet me agresivitet) etj. Pra, të gjitha këto shtete të krishtera, Organizata e Bashkimit Islamik i ka njohur pa asnjë hezitim. Po të ishin myslimane do të kishin hezitime, ashtu sikurse kanë dyshime për neve. E pranuan pavarësinë e Kosovës vetëm shtetet myslimane të cilat i patën marrëdhëniet e mira me SHBA-të, Britaninë e Madhe a Gjermaninë.

Deklarata diskriminuese e sekretarit Ihsanologu që ua përplasi deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa asnjëri prej kuvendarëve nuk e kundërshtoi, prek themelet e shtetit. E para, shteti i Kosovës është shtet i shqiptarëve e jo i pulsimeve shkretinore. E dyta, është shtet laik e jo islamik. E treta, gjeografikisht është shtet i arealit evropian e jo aziatik apo afrikanë. Ndërkaq, disa nga këta deputetë që heshtën janë bërë zëdhënës të rrymave më të skajshme islamike. Orienti ka prirje t’i korruptoj në shkallë të gjerë njerëzit me paratë që i shpërndanë gjithandej dhe me privilegjet që po ua bënë jo vetëm deputetëve, por edhe medieve, gazetarëve, zyrtarëve të ndryshëm, mjekëve etj. A reagoi ndokush kundër deklaratës së këtij zyrtari të lartë islamik? Nuk e lexova në asnjë gazetë të Kosovës, apo në televizione. Thua te jenë pajtuar? Nuk ma merr mendja, por islamikët duket e kanë gjetur ilaçin e heshtjes. Pjesa tjetër e njerëzve janë mësuar të heshtim edhe kur i fyejnë e denigrojnë, edhe kur i lavdërojmë më të rrallë, si fëmija jetimë. Nuk ishin jetimë, përkundrazi e patën mbështetjen e gjithë botës demokratike, por po vetmohen me veprimet korruptive.

Orienti kurrë s’mund ta plotësoj boshllëkun e Oksidentit. Këtë fakt duhet ta kemi vath në vesh. Përkatësia jonë fetare dikur ishte mallkim përballë Perëndimit, tash po bëhet mallkim para shteteve islamike.

76 Komente

 Ndërkaq ne s’lamë dëshirë pa u plotësuar islamikëve, s’lamë traditë tonën fetare e traditë laike pa e shkelur që t’ua bëjmë qejfin beduinëve të shkretëtirës. Dhe prapë ai e thotë se kanë hezitime...

Pika ju rëntë! 

Kot e keni , hidhu lart zbrit poshte majtas djathtas vish ferra e vish drriza vish armani apo xhybe me rripa   nuk ka fe qe c'shqiptarizon shqiptarin dhe ta ktheje pa identitet. nuk behet ajo pune  vetem ne mendjet e tyre po, po edhe ajo mendje ua ka me hile se e di mire  cdmth  shqiptar. Fatkeqsisht  rraces tone shume gjera i jane imponuar dhe shume te tjera u mohohen,  po identiteti nuk vdes.

Rono, mos e humb ket. S'munem me gjate tani.

smiley

Bravo Gani, 5 yje nga mua. Keshtu duhet fol mor vlla, TROC, kur te hyn tjetri ne hise ne kete fare feje, te dhjefsha korektesen politike.!!!! Qashtu!

Po kur e late me fol ne parlament, mire jua ka bere.

Rono, qe si msohet historia e shqipnis. Dashni e pakufishme per gjith sullton pekmezet jon e ku s'jon, dhe asnji fjale, ASNJI, per Skenderbeun, pa te tjere (Ismail Qemali perfshi) nuk vihen ne kandar!!! smiley

dhe s'ka se si te mos gelojne edhe keto vemjet e tjera gjoja te lexume, si ky, ose ky, ose ky, shkenca e modhe e liliputve, qe diskutojn tegelat e kostumit gjigand.

turqisht, qe ta morin vesh: jazik e gazep u qofte!

Cimo, prit, prit se kjo eshte ajo pjesa kur orkestra axhuston veglat...muzika nuk ka fillu akoma. Levizja Islamike "Bashkohu" do te jete ne parlamentin e ardhshem te Kosoves. Athere ke per te digju ca overtura dhe ca pjese solo me violin qe kan per te keput telat e zemres...kur Levizja ta coj ne parlament propozimin per te ndru kushtetuten per te heq cdo reference te fjeles "laike". Kur parlamenti ta hedhi poshte me shumicew votash do futet tromponi me melodine e "nuk po zbatohet vullneti i popullit musliman ne Kosove".

Ej, po pse budallenje i di Serbet ti qe e zgjasin kaq shume ket punen e Kosoves. Nuk jane delirant mer e dine shume mire qe i kane te gjitha shancet qe te fitojne shume me teper ne Kosove. Serbet po e shtyne ket muhabet sa te mundin qe kur te filloje Simfonia e Islamit ne Kosove, Serbet jo vetem qe do ti forcojne pozitat e veta por do tregohen zemergjere dhe do ta falin Europen kur ti kerkoje falje Serbeve per gabimin qe bene ne 1999. 

Prit...prit, se ka per te pas qyfyre!

Kosova gjithnje e me teper po rezikohet nga nje islam radikal qe nuk i perket tradites shqiptare por po imponohet nga persona qe shkojne studiojne ne vende si Arabia,Jemeni,etj dhe synojne te percjellin nje islam me te ashper dhe me te rezikshem.

Ketu nuk ka sgje per t'u habitur. Kosovo eshte vend islamik fondamentalist, ashtu sic eshte edhe Arnavutistani. Kjo deri dje eshte fshehur perbukuri, derisa te krjohen kushtet per t'a shpalluar hapur, se bashku me kerkesen per nje bashkim territorial me Turqine.

Uahhhhhhhhhhhh, mor po ti qeke Usta tamam. pale qe dhe mendimtar i thelle shume. ku i gjete keto ide kaq te thella dhe interesante, aman na trego? mema eladhe ti mekoi?

Ketu nuk ka sgje per t'u habitur. Kosovo eshte vend islamik fondamentalist,

Kosova usta!   ''usta  u bene  ga-tii,  yy..smiley

Kosovo eshte vend islamik fondamentalist

Une them qe edhe Kanadaja eshte vend islamik fondamentalist. Edhe Amerika.

Pse di shqip ai/ajo nuk do te thote se eshte Shqipar!

arnavutistani??? Kush qenka ky shtet fondamentalist islamist qe ja bofte bithen shpelle ketij ustait? Dhe bashkim me Turqine? Pale sa nicke dhe llogari forumesh ka qe te shperndaje helm kunder Shqiptareve ky.

Nje palle si ky diku tjeter i perkthente ne google, ne Shqip, dhe bente sikur ishte Shqiptar per te ule Shqiptaret.

 

sa per shkrimin, 5 yje ka.

ne ferra usta ne ferra smiley

Ne Prizren nuk servirej birre, por gra te mbuluar asnje nuk pashe dhe ketu jo se kam gje kunder zgjedhjeve personale per shami etj. por nqs duam ta marrim si etalon. Te vetmet te mbuluara, me pas i pashe te hipnin ne nje makine me targe shqiptare.

Nuk kishte pije alkolike ne lokale?

Tek ato qe ishim, birre me 0% alkool. S'di a te ka bere vaki ta provosh ndonjehere puuh. E kane edhe problem te sjellesh raki me vete brenda restorantit. Ne Prishtine eshte ndryshe.

Këtë e kam dëgjuar dhe unë dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë periudhës së Ramazanit. Janë striktë jo kshu hau hiu si ca që s'pyesin fare lol

E konfirmova me miq ne Kosove qe gjate Ramazanit nuk sherbekan alkol. Ne Prizren Turqishtja ende flitet si gjuhe lokale. Mos te harrojme qe edhe shoku Thaqi i ka shpallur Turqit vellezer ne 2010.

Ueh! Ta kisha konfirmu une ne vend, mi! smiley Prizreni eshte dhe ka qene Turqini gjithe jeten. Heren e pare qe kam qene atje diten qe u fut NATO, zgurdulloja syte kur degjoja njerez qe flisnin me njeri-tjetrin turqisht. Ai ka qene shock-u im i pare me Kosoven. Po te dush ta them edhe te dytin. smiley

Thuaje edhe te dytin - apo e po e ben me stil ketlina? smiley

Leje se do me nxjerrin armik fare masanej. smiley Nje here tjeter mbase.

Po ti je qe je armik already.

Haaa! me kujtove Cufon qe tha:" Po une derr jam!"

Kur isha une, nuk ishte Ramazan.

S'e kam degjuar kete nga miqte e mi kosovare, por gjithesesi eshte krejtesisht qesharak ky zbatimi alla shqiptarce i doktrines ilamike, ku doktrina thot qarte qe konsumi i intoksikanteve ndalohet rreptesisht ne kushtet normale por dhe tregtimi, dhurimi apo lidhja ne cdo kotekst me vende dhe njerez qe jane nen posedim te intoksikanteve.

Ajo që po ndodh është disi jo e këndshme. Egjipti, Libia, Tunizia, Iraku, Jemeni, Bangladeshi, Indonezia etj jo vetëm që nuk e kanë njohur Kosovën, por e kanë kundërshtuar atë si psh Algjeria, Maroku. Kjo tregon se sa solidar janë vendet islamike me Kosovën. Ihasoglu ka bërë një deklarat vërtetë fyese. Pse duhet që Kosova të aklamoj islamizëm radikal si psh Afganistani në kohët e talebanve përtu njohur?! Në këto raste duken miqtë e vërtetëjo në retorik.

Po perse pritej  harmoni ne kete mes ? Keto vende , ( jo Kosova) kane treguar historikisht qe vriten vella me vella per hir te fese , dhe nuk mund te ishin ndryshe dhe me Kosoven me ekstremizmat e tyre .  Harmoni fetare vetem vendet me kulture Europiane kane smiley  dhe  falenderoj Zotin 100 here per kete privilegj.

Politika qe perdor religjioni ne kete mes nuk do shume per te kuptuar qellimin .

deklarata e ketij sekretarit nuk eshte e sakte e kushedi se cfare ka ndermend kur flet se shtetet me popullsi myslimane qe nuk e kane njohur Kosoven e kane bere jo per arsye fetare, por politike, ekonomike, problemeve te ngjashme qe kane vete etj. Arabia Saudite qe fene e ka primare dhe luan rol kudo ne kete shtet e ka njohur me kohe Kosoven, ndersa shtete qe jane me popullsi myslimane por si qeverisje laike nuk e kane njohur. Ketu rol kane luajtur ruset, te cilet kane ndikim ne shume vende arabe dhe qe Kosoven e shikojne si investim politik amerikan. Edhe Serbia luan me lidhjet e veta qe nga koha e Jugosllavise me vende si Egjipti dhe deri kur ishte Mubarak ne pushtet, megjithe lobimin e fuqishem, nuk mendohej se do njihte Kosoven. Pastaj nje grup tjeter vendesh ka probleme me seperatizmin e brendshem dhe i ruhen nje analogjie me rastin e Kosoves.

Pastaj as Izraeli nuk e ka njohur Kosoven dhe me shpjegimet publike qe ka dhene une nuk e kam marre vesh edhe sot e kesaj dite se per cfare arsyeje nuk e njeh. Sudanin e Jugut Izraeli e ka njohur direkt, pse nuk e njeh edhe Kosoven?

Pse-ne nuk e ka gjet as Sterjo Spasse, e jo me ta gjeje Izraeli, Amerika dhe Rusia, pale pastaj Mubaraku uu, mere kalin shko per dru.

Ndrekohe ne besimtaret i fusim nje birre pa alkol, nderkohe qe ateistet i fusin nje birre me alkol, sepse s'ka ç'na duhen PSE-te, na duhen vetem SI-te.

Argumenti i sjellë nga ky islamisti është jo i vërtetë dhe mjaft provokues për shqiptarët e Kosovës, të cilët në shumicë e dinë mirë se liria e tyre erdhi nga Perëndimi i krishterë e jo nga lindja myslimane.

Nuk është e vërtetë jo se nuk po i bindim për islamin tonë, por se:

1. Nuk e njohin Kosovën ato shtete islamike që mes mardhënjes Kosovë ose Serbi, kanë zgjedhur këtë të fundit. Gjithsecila prej tyre i bën vetë llogaritë e interesave diplomatike.

2. Sa u përket shteteve të BE-së, Spanjë, Rumani e Sllovaki, mosnjohja e tyre vjen si rrjedhojë e popullsive që kërkojnë shkëputje prej tyre: në Spanjë Katalonjasit dhe Baskët, në Rumani hungarezët e transilvanisë dhe në Sllovaki, hungarezët. Greqia dhe Qipro nuk e njohin thjesht për armiqësi ndaj shqiptarve dhe miqësi ortodokse me serbët.

I biri i Ihsanit, Ihsanologu, përbën me deklaratat e tij provokuese, vijueshmërinë e platformës Davutogulliane, të hedhur prej një dekade në Bosnjë, atë të ngritjes së Perandorisë së Re Islame përmes neootomanizmit. Synimi tjetër ështe poshtërimi i shqiptarve. Ishte ky shkaku që na "lajkatoi", (kur e pyetën), se "...ndjehemi krenar për aleancën me shqiptarët"

Per ke islamist e ke fjalen?

Ihsanologu. Kush tjetër duhet të jetë? Përgëzimet e mia artikullshkruesit, Gani Mehmetaj, për qendrimin e qartë.

Ah, thashe se per artikullshkruesin.

Petro sa te vendose Amerika per Kosoven ska gje qe e prek , vetem nese kosovaret do t'a prishin vete punen, ate pune qe ndryshe quhet fitore me gjak por e merituar- Pavarsi !

Rrofte Amerika!

Rrofte Amerika!

Te shkretet rob. Akoma me kete rrofte kjo e rrofte ajo. ncncnc

le me , nuk merr vesh nga kto pune ti , kur vendosej per  Kosoven ne senatin Amerikan dhe u dha miratimi ti ishe ne kafe to bo llogje smiley

Elba! Pa Amerikën, shqiptarët e Kosovës edhe sot e kësaj dite do ishin bujkrobrit e Serbisë. As më shumë e as më pak se ai personazhi letrar i një shkrimtareje serbe, "dru me pre". Shqiptarët e Kosovës i janë e do i jenë mirënjohse për jetë SHBA-ve.

Se mos vetem Kosoven. Amerika shpetoi edhe Shqiperine. E merr me mend, cfare do te ishte bere pas gjithe atij pastrimi etnik qe nisi Milloshevic. Perfytyroje pak. 500 mije kosovare refugjat ne Shqiperi, te gjithe pa shtepi e asgje tjeter. E te gjithe, te inatosur me te drejte. Sulme ndaj Serbise nga kosovare me baze ne Shqiperi. Shkurt hy ne lufte me Serbine. Tensionim e destabilizim. Nje skenar Liban si atehere kur u dynden refugjatet nga Palestina prej luftes me Israelin. Amerikanet e anglezet shpetuan jo vec Kosoven, por Shqiperine e gjysmen e Ballkanit nga trazirat.

Oh e di o Petro , edhe ata qe kane fatin e Kosoves ne dore e dine shume mire suportimin dhe vendimin e patundur nga erdhi smiley

Kur u vendos per Kosoven asnje gazetar serb nuk eshte lejuar te hyje brenda , kete e ke te sigurt nga lobi shqiptar , po ku marrim vesh ne , ne vetem gallate e cuam jeten , tradhti dhe si t'ja fusim njeri tjerit . Kosova e meritoi por dhe shume vende te tjera e meritojne lirine , po ja qe aleatet bejne punen smiley

Mos harroni qe nga kosova ishin ata qe donin te vrisnin ushtare amerikane,te frymezuar nga radikalet islamike,mos harroni dhe ata qe po luftojne ne Siri per te vendosur sheriatin.Nuk duhet te mungoje vigjilenca ne Kosove per keto fenomene,por kujdes...

O Stalin! Pyll pa derra nuk ka! Nuk mund të sjellësh si përgjithësim shembullin e atyre individve që kanë rënë pre e ideollogjisë fetare, sepse dihet që ata, pyetjes se kush merr përparësi, vëllai biollogjik, apo vëllai mysliman, përkrahin këtë të dytën. Ata janë pak, shumë pak. Ata mohojnë vëllain me nënë e jo më Kosovën. Edhe në USA pati qytetarë amerikanë që luftuan krah Talebanve. E...ç'do të thotë kjo? Shko në Kosovë e tako me intelektualë e formuar në Universitetin e Prishtinës në vitet '80, e do shohësh se sa pak rëndësi u japin ata trugomarve. Kosova ka zot sot, jo ndikimin fetar, por elitën intelektuale, të përgatitur për të mbrojtur lirinë dhe shekullarizmin.

Do isha shume i lumtur sikur numri i ketyre individeve te shkonte ne minimum por me sa shoh ne disa forume,etj ne internet,sa vjen edhe shtohet numri i radikaleve islamike,madje disa prej tyre po hyjne edhe ne shqiperi.Sigurisht qe Kosova ka njerez te shkelqyer,intelektuale por egzistojne edhe tipa si kete qe thua ti qe me afer jane nje pakistanezi mysliman sesa nje shqiptari te krishtere.

Skandaloz eshte edhe nje fakt tjeter,qe ne kosove nje nga xhamite kryesore mban emrin e Mehmet Fatihut,sulltanit qe ka vrare qindra shqiptare dhe shume shkojne edhe falen ne ate xhami?!!

Per cilet e ke fjalen, per ata ne Amerike? Nese po, ata ishin nga Maqedonia.

ca spo degjojme per kosoven e shkrete, islamiket ne njeren ane, sebet ne tjetren sic shihet edhe te ky shrini per nje zv,minister serb qe eshte kapur duke derguar info per fsk e kosoves ne beograd    http://www.mapo.al/2013/05/10/shteti-i-dekonspiruar/ .

por prap se prap shqiptaret jane shumice ne kosove, prandaj jane kaq radikale zerat e pakicave ekstremiste.

Shqiptare,ju qifsha Krishtin,u shkerdhefsha Muhamedin,jini EUROPIANE!

E kuptoj revoltimin tend pooor... Europianet mos jane gje race apo fe ndryshe? Une e dija qe jane te KRISHTERE.

ndoshta ke te drejte dhe e kisha kte merak kur e shkrujta,po gjithsesi,te qenit te ndryshem ne nje hapsire bashke me te tjere,me e pakta s'na leverdis, dhe maksimumi na diferencon.

 

Shume bukurosh ky autori. Ia ka mbledhe Kalces tet' me di!

E fillon mbare muhabetin:

s’ka qeveri evropiane që merr guximin ta theksoj përkatësinë e vet fetare

Dhe fap, del koka:

 Perëndimi i krishterë na shpëtoi nga zhdukja.

Mos valle "laik" dmth "i krishtere"?

 Shpëtimtarët tonë perëndimor kur i grishem, erdhën në ndihmë; u premtuam se si nipër të Nenës Terezë, s’do ta harrojmë kurrë ndihmën e Papa Gjon Palit të Dytë,

Qe kur ndihma e shpetimtareve tane na qenkesh e lidhur me krishterimin? Dhe qe kur Vatikani na paskesh dhene "ndihme" kur akoma nuk e njeh Kosoven?

Ka qene nje artikull njehere motit:

"Si te prishesh unitetin, duke u cjerre per unitetin".

Si mund te pretendosh te mbrosh laicizmin duke permendur "krishterimin"?

Si mund te mbrosh myslimanizmin tradicional nga ekstremizmi fetar duke permendur Papen e Vatikanit? (kur dreqi ta haje dihet qe Vatikani ka qene kunder nderhyrjes ne Kosove, dhe akoma edhe sot nuk e njeh Kosoven?).

Pse nuk permenden dhe nuk vleresohen figurat e myslimanizmit tradicional, dhe figurat e tolerances qe aq shume po na kerkohet,  por permendet Papa? 

Ja sesi perbaltet Kosova duke u cjerre kunder perbaltjes.

Ja se si cytet ekstremizmi fetar duke u cjerre kunder ekstremizmit fetar.

Ja sesi i njejti gjarper shfaqet me dy koka. Njera me fytyre "islamike" (tip video qe sjell me siper Emo) dhe tjetra me fytyre "kristiano-europiane" qe na buron nga Babai i Kosoves, Ibrahim Rugova! Koka ne Prishtine, po bishti ne Beograd! (ose anasjelltas). Se artikulli na permendi lidhjet e Beogradit me vendet islamike, por nuk na permendi lidhjet e Beogradit me Vatikanin.

 

Ekstremizmit fetar i duhet shtypur koka ne emer te Laicizmit dhe Shtetit. Eshte poshtersi t'i hedhesh benzine zjarrit duke permendur pa asnje lidhje Nene Terezen, apo te shesesh parrullen e dashur serbe: Europa = Krishterim!

 

p.s. Dhe autorit do t'i rekomandoja te mesoje pak me mire te shkruaje shqip. Nuk besoj te kete lindur ne Laberi qe perdor vend e pa vend ate germen me kacurrela ke balli,.

Ne rastin e Kosoves  interesat perputhen me ato te Amerikes. Duke qene se gjithmone e keqja na ka ardhur nga shtetet europiane (franca eshte kryesorja) si dhe rusia dhe satelitet e saj ( qe bashke me francen jane antiamerikane) atehere atdhetaret shqiptare duhet ta quajne Ameriken aleat strategjik pasi kemi te njejtat interesa si afatmesme ashtu edhe afatgjata. pra nacionalizmi shqiptar ose kosovar ( me pelqen ta quaj shqiptar)  me e pakta ka nje aleat aktual tek Amerika.

llogje po te duam bejme gjithe diten.

Shqiptaret, pretendojne te kene ndihmuar Greqine si vend fqinj ne luften e saj per pavaresi kunder Perandorise Ottomane, ne fillim te shekullit te 19-te. Po si shpjegohet qe po keta shqiptare po gjate shekullit te 19-te nuk ndihmuan Serbine dhe Malin e Zi qe ishin gjithashtu vende fqinje dhe qe po ashtu si Greqia luftonin per pavaresi, me ndihmen edhe te Rusise, pavaresi te cilet e fituan me 1878. Apo nga qe ishin te zene te ndihmonin  Perandorine Ottomane me ane te Lidhjes Islamike te Prizrenit, e cila kerkonte mbrojtjen me cdo kush te tokave te Perandorise Ottomane ne Balkan

A nuk do te ndihmonte edhe Shqiperine per te fituar pavaresine nga Perandoria Ottomane bashkepunimi me fqinjet dhe ndihma reciproke ne kete lufte? C'duhej te bente Rusia kur Shqiperia ne vend te luftonte kuder Turqise bashkohej me te?

Shqiptaret, pretendojne te kene ndihmuar Greqine si vend fqinj

Shqiptaret nuk shkuan nga Shqiperia te ndihmojne Greqine por ishin Shqiptaret qe jetonin me breza ne Greqi (arvanitet).

Dhe sipas historise greke kishte dhe shume shqiptar te tjere te nisur nga shqiperia qe luftuan per turkun gjate asaj kohe. Por nuk ve doren ne zjarre per kete pune dhe meqenese it makes some sense.

Aman more se lat nam per zoten smiley

Kam qeshur me ze per kete punen e Prizrenit ,ramazanit dhe birres joalkoolike.Sipas meje,vetem keto situata jane te mundshme:

a) Frekuentuesi ka gabuar lokalin dhe ka zgjedhur gjelletoren,qebaptoren apo çajtoren ne vend te kafeterise.

b)Pronari i lokalit ka tallur prapanicen me jabanxhiun,duke i sherbyer boze (e vetmja pije joalkoolike nga familja e birres  ne Kosove) ne vend te birres.

c)Ka qene sezona e salepit dhe,domosdo duhet me i ra qylit!

 smiley

Perndryshe gojedhena e thote se,nese do te perlotesh kosovarin,atehere ofroja nje femer lakuriqe dhe nje birre te Pejes, pastaj detyroje te perzgjedh njeren prej tyre smiley

p.s.

Ku e gjetet te pergojoni pikerisht Prizrenin qe ka 2500 vjet kulture qytetarie?!

Fakt i gjalle qe prizrenalite perdorin turqishten,por kjo eshte e vetmja metode efikase per te mbrojtur qytetin e tyre nga kat'naria.Shife Prishtinen,Pejen,Gjakoven ...ato nuk jane me qytete te jetueshme.

Sipas teje keto qe flasin Turqisht qenkan me qytetare apo me te kulturuar se ata Prizerenali qe flasin Shqip?

Mua me duken si te prapambetem kur i degjoj duke fole Turqisht! 

O Hunter, ke ngaterru cajtoren me pijetoren more djale. Prizereni ka gje te mire se nese do vetem nje ambient relaksi ose muhabeti pa avuj alkooli athere ke keto cajtoret, ndersa ne restorante e te tjera ke alkool deri sa te te kersase veshi. Mos shiko Shqiperine ti qe ne cdo vend ka alkool, kur kete nuk e sheh as ne perendim. Ne starbucks psh. nuk te sherben kush alkool, as ne kafene qe sherbejne light snakcs etj. Turqishtja flitet se ka mbetur deri diku edhe si status qytetarie por nga gjuhet e huaja sna vjen ndonje e keqe ne. Per birrat pa alkool kam provuar ca te tilla qe nuk i dallon fare me ate real qe ka alkool, vetem nese je ndonje pijanec qe ja di pijes edhe ne gjume.

Turqishtja flitet se ka mbetur deri diku edhe si status qytetarie por nga gjuhet e huaja sna vjen ndonje e keqe ne

Turqishtja, shenje qytetarie?? WTF

Nga gjuhet e huaja nuk na vjen ndonje e keqe thua por kur ata te Himares na flasin greqisht,te tere i hidhen ne gryke qe te mos flasin ashtu.

admin, pse e hoqe postimin?  Te pakten lere pjesen ku sqarohet stalini.  Ketu lihen pa problem komente si ai i whitesnake dhe hiqet postimi im!

Une nuk e kuptoj se ku e sheh ti ekstremizmin fetar ketu?(e lexova shkrimin pa u fshire)

Clidhje kane ato qe te thashe une me fene se na habite...

po ska rendesi tani, ideja ishte qe ti dhe ndonje fosil i diktatures ta lexonit postimin, meqe kjo qenka bere, qellimi eshte permbushur.

Edhe kjo mungonte të dëgjonim, "Turqishtja, shenjë qytetarie". Po si s'u vjen pak zor, mor ju, që flisni dhe shkruani shqip dhe që ndjeheni shqiptarë? Turqishtja mund të jetë shenjë qytetarie, psh., për Uzbekistanin, Turkmenistanin, Kirkizinë, Azerbajxhanin, sepse i përkasin një grupi gjuhësor, pothuaj një etnie dhe mbajnë e ruajnë tradita të përafërta (sidomos në rrahjen dhe poshtërimin e grave, motrave të tyre dhe nënave) Pra, ata janë Lindoooorë, ndërsa ne jemi e ndihemi Perëndimorë. jemi Europianë. Mësoni, mor Prizrenas, sa më shumë gjuhët europiane, se ato do ju nxjerrin nga bota lindore ku rroni sot dhe që duken në mënyrën e gatimit, shtrimit të tavolinës, menys e asortimenteve që shtrohen, gjendjes së tualeteve dhe dhomave, ku rrallë mund të gjesh ndonjë pikturë, vaj apo akuarel. Gjithësesi, unë i dua, i respektoj dhe i nderoj. Në kohën e luftës strehova në Tiranë tre familje Prizrenase, 27 veta, me të cilët sot më lidh një miqësi e qendrueshme.

Ndegjo more Prizren (megjithse eshte e veshtire te me degjoje nje qytet i tere lidhur me internet tani qe u krye me sukses elektrifikini i vendit dhe ndriçimi iluminist i vendit, qe zhduku erresiren obskurantist te vendit titist nga vendi iluminist enverist), ndegjo shokun Stalin qe nga kohe e Petros se Madh nga moskovit lindor, filloi te ndihet leningradas perendimor, dhe filloi ti beje te ndihen perendimore edhe Uzbekistanin, Turkmenistanin, Kirkizinë, Azerbajxhanin, Albanistanin dhe per pak sa nuk zhduku fare lindjen e diellit, na e la gjithmone drite mbi çaçka te kokes, qe drite paste shpirti i tij, e kurre mos paste e mos pafte erresiren qe dikur vinte mbas pererendimit te diellit.  

Krahasimi i Prizrenit me kat'naret e Bollanos me duket i papergjegjshem.Hiqe numrin e pakices turke qe jeton ne Prizren(per nga perqindja i afrohen gabimit statistikor),te tjeret deklarohen per shqiptare dhe nuk kane aspak deficit te patriotizmit.

E kam thene edhe me pare se gjuha turke sherbente si nje lloj   "lingua franca" ne mes te kulturave te ndryshme qe jetonin ne Prizren,dhe si e tille ka mbetur dhe sot.Perndryshe,turqishten e flasin edhe te krishteret e Prizrenit.

Per fund,Kalane e Prizrenit e ndertuan romaket,kishat ortodokse i ndertuan bizantinet,xhamite e shumta i ndertuan osmanet,por, Prizreni  mbetet prore zemer e shqiptarit.

p.s.

Ne çfare gjuhe fliste dhe shkruante Ismail Bej Qemali ?

 

Se mos vetem Kosova ... RIPUSHTIMI I PLOTE I SHQIPERISE KA FILLUAR...!!!...XHAMIA E TIRANES...  ne stilin e Sulejman pushtuesit dhe jo bashkohore  .. dhe mbi te gjitha nuk ploteson kushtet europiane ne parametrat teknike ...Edhe nese ndertohet nje xhami ne EU ose USA ...ka disa parametra te cilat duhen zbatuar me perpikmeri ..1. Xhamia ne menyre  APSOLUTE...nuk ka qender zeri qe te degjohet jashte saj ( sepse cenon qetesine e qyetareve dite e nate  dhe cenon identitetin e tyre .. ) aq me keq kur ajo pellet ne gjuhen arabe-turke dhe jo ne gjuhen shqipe ...Sa % e shqiptareve kuptoje cfare thote ..0,001 %!! 2. Xhamia ndertohet me minare simbolike domethene artificiale ( thjesht eshte nje bllok betoni askush nuk hypen siper ne minare..) Dhe me e rendesishmja ..Xhamia nuk mund te jete me e larte ...se koncepiti virtual i zones ku ndertohet ...qe do te thote nese nedertesat rrotull saj jane psh 2-3 katshe ne nje pamje te larget te zones .. LARTESIA E XHAMISE NUK ESHTE ME E LARTE SE KY NIVEL NDERIMESH ...mbas prish pamjen dhe plaminetrine e qytetit... Athere kur SHIQPERIA PRETENDON TE JETE KONCEPTUALISH EUROPIANE ... NUK ESHTE ME EUROPIANE ...PO SHQIPERI E PUSHTUAR NGA TURKO-ARABET...!!!!!!http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256870

cenon identitetin e tyre .. ) aq me keq kur ajo pellet.....

Ky eshte thelbi i ketij artikulli me nje nderhyrje tek e Pellitura qe duhej shkruar ne shumes ...Pellasin . Komenti qe do e pasote do ishte i kuptueshem ..Te gjithe ata qe hiqen si bythe te zgjuara me njohjen e Fese .

Jane komplet ata qe "i heqin koren " per te pare c'ka brenda nje e ndyre ne dekompozim te Plote . Asgje s'ka .Vetem eren kuterbuese qe mbjell vdekje ose herezi ! Sa me larg argumenteve Fetare nga cdo Krah qe te vijne aq me e qarte eshte e Ardhmja e Ceshtjes Shqiptare .Fat i madh qe Elita Intelektuale Kosovaree ka KUPTUAR dhe fale Inteligjences se verte Shqiptare qe se Lidh asgje me marifete sqapore te xhamive apo kishave . Ne nje fare kuptimi ky marifet i sqeperve ,duke i njohur qe jane HAJDUTE Kalibri , nuk ka sgje tekeqe se u vjedhin te huajve per momentin disa objekte KULTI qe jo shume vone do mbeten germadha sic u ka pregatitur te ardhmen Historia

eshte per te ardhur keq qe populli me i vjeter ne gadishullin ilirik te vere ne dyshim identitetin e tij ,per hir te  ca poture trecekshve ose mjekercjepeve dhe kryqtareve te lindjes se mesme.

Eshte per te ardhur keq, pasi ky ekstremizem fetar tregon edhe nje here varferine tone shpirterore. Fanatizmi fetar e ka burimin tek injoranca kulturore.....Sa me te pazhvilluar te jene njerezit nga ana kulturore shkencore e shoqerire aq me shume ze vend besimi fetar nder ta. Nga nje shikim i shpejte tek Xhamia ne Tirane, pjesa me e madhe e besimtareve jane me prejardhje fshatare......

Hahaha, fol turce qe mos dukesh katuunar? smiley 

Tamom si ke ajo vica e kosovarve smiley

 

ke ne, me fol me terma turce, perceptohesh si derr injorant, sarhosh me cik gjize ke cepi i buzes. smiley

ne kosove je oxhak. 

Interesant e?

Nuk eshte gjuha ajo qe karakterizon zotnillekun,por jane tabiatet.Prizreni e perdore turqishten per te dekurajuar mishin e eger te mbipopulloj qytetin e tyre,e jo per te perceptuar njerin apo tjetrin.Une kam takuar vllehe e greke qe e flasin shqipen me mire se une,por prape,ata hyjne ne kategorine e shqipfolesit dhe nenshtetasit shqiptar,por ata nuk jane shqiptare.

Egzakt. 

Pranej dhe eshte interesante. 

Se po te ishte se ishin, ose qe e pranonin se jane turq, do ishte thjeshte nje minoritet tjeter-asgje e re nga ajo pjese e botes. 

Nuk e di, a po m'kupton? smiley

Si u vendos? 

marshallah...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).