Ata janë aktivistët më të mirë online në botë - kështu vendosi juria ndërkombëtare e BOBs 2013. Ajo ka shpërblyer projektet e guximshme dhe inovative të cilat qarkullojnë për lirinë dhe shkëmbimin në rrjetin e internetit

Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit  të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë diskutimeve tani dihen edhe fituesit - të përzgjedhur nga mbi 4200 aplikime nga e gjithë bota.

Blogu më i mirë

Autori kinez dhe kolumnisti Li Chengpeng fiton çmimin për blogun më të mirë. Në Kinë ai është kthyer në emblemë të lëvizjes anti-censurë. Në turin e prezantimit të librit të tij të ri, "E gjithë bota e di" autoritetet i ndaluan atij të japë deklarata. Në orët letrare "të heshtura" Li Chenpeng u paraqit me maskë për frymëmarrje dhe një bluzë me mbishkrimin: "Unë ju dua të gjithëve". Bluza dhe maska e tij janë bërë simbole të rezistencës në Kinë - ato janë imituar me miliona herë. "Ai është një shembull për brezin e ri. Ai ka inkurajuar ata që të përfshihen dhe të ngrihen kundër censurës", thotë anëtari i jurisë Hu Yong.

Për fituesit e çmimeve tjera mund të lexoni më shumë nëse klikoni në linkun: 

BOBS - Fituesit 2013

17 Komente

Po Peshku i sati u rendit?

Peshku me 15 vete  perfshi dhe ata me tre niqe emrash, mund te renditet i treti nga fundi smiley 

Aaaa s'e di vallaj. 15 emra? 3 niqe? Keto jane muhabete te brendshme, s'marr vesh. Por kam pershtypjen se i ke te dhenat gabim. Je duke e nenvleftesu impaktin e blogut. Vetem shumellojshmeria e flamujve neper niqe ketu duhet te te bindi per te kunderten e kesaj qe thu.

I treti nga fundi.

Ej, po ku e dine ata mo vlla se cfare ripple effect ka peshku ne shoqerine shqiptare? Dhe cfare ripple effect ka shoqeria shqiptare ne rajonin ballkanik? Dhe se sa i rendesishem eshte ky rajon per Europen? Po qe dy luftera boterore filluan aty psh? Ose i harrojne keto gjera, ose bejne sikur. S'ka mundesi tjeter.

Ky koncept shprehet shume bukur me thenien e njohur:

"Nje peshk qe noton ne Shqiperi, shkakton stuhi ne Azi."

Komplet er pra. Imagjino cfare cunami ne bursat boterore mund te sjellin 500 komente te leshuara si pa gje te keq nga ca peshq kuqeblu ne nje teme cfaredo per zgjedhjet e 2013... Po njerezit nuk i mendojne pasojat e veprimeve te tyre.

Kur te bjere qeveria belge mbas nje deklarate te Pjerit, atehere keta me siper do i bien kokes me grushte e do pendohen qe nuk i kane dhene cmim peshkut. 

Li Chenpengu, do te ishte edhe me i suksesshem nese do te behej antar i PKK...

ppu ka shume  censure.

thuje tamam po ta mbajti, censure te kuqe....

po edhe peshku skuq e ka nji huq smiley

Po prej inotit tat une vij ketu pa maske fare ene me bluze 

"JO MER DERRA NUK JU DU TE GJITHEVE!"

mir mo vlla po ku i moret kto infot te shkojm ti shohim blogjet dhe renditjen

 

e kisha llafin ku e pate ate qe peshku eshte i treti nga fundi smiley

pse budallenj jane ata ta krruajne me miellin e gjermanit apo hashuren e turkut  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).