Kalaja e Beratit 
Kalaja e Shkodrës 
Kalaja e Delvinës, Sarandë 
Kalaja e Këlcyrës, Përmet 
Kalaja e Pogradecit 
Kalaja e Kepit të Rodonit 
Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër 
Kalaja e Libohovës, Gjirokastër 
Kalaja e Melanit, Gjirokastër 
Kalaja e Borshit, Sarandë 
Kalaja e Bashtovës, Kavajë 
Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë 
Kalaja e Kaninës, Vlorë 
Kalaja e Pllocës, Vlorë 
Kalaja e Peqinit 
Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë 
Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë 
Kalaja e Petrelës, Tiranë 
Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë 
Hamami i Krujës 
Hamami i Durrësit 
Hamami i Slatinjës

Pas udhëzimit të Këshillit të Ministrave për dhënien me qira të monumenteve tek biznesmenët, zbardhet lista e objekteve të trashëgimisë që do të kenë funksion të dyfishtë. Propozimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës shkon për 22 objekte, nga të cilat, 19 janë kala dhe 3 janë hamame.

Investimet 

Çfarë nënkupton dhënia me qira? Një pjesë e hapësirës së monumentit i jepet me qira një biznesi, në mënyrë që aty të ngrihet një biznes fitimprurës. Biznesmeni, kundrejt kësaj hapësire paguan qira dhe investon në mirëmbajtjen e monumentit. Deri në këtë pikë, të gjithë janë dakord. Pyetja që shtrohet është kjo: Kush janë këta biznesmenë që do të kujdesen për monumentet? Furia e ndërtimeve ka përfshirë gjithçka në vendin tonë, mos do të ndodhë e njëjta gjë me kalatë? Po nëse dëmtohet objekti, kush mban përgjegjësi? Por edhe nëse mban përgjegjësi, dëmet në rastet e objekteve qindravjeçare janë të pakthyeshme, sepse asgjë s’ua kthen më vlerat historike. Nga ana tjetër, shembujt e objekteve të dhëna me qira deri tani, lënë shumë për të dëshiruar dhe shtojnë ende më shumë, frikën për çfarë ngjet me monumentet e lëna në duart e biznesit.

_______

A e mbani mend projektin e famshëm të Institutit të Monumenteve të Kulturës për dhënien me qira të kalasë së Lezhës? A e mbani mend se atëkohë, arkeologu Lorenc Bejko shprehej se sipas atij projekti aty, në të madhen kala të Lissusit do të ngrihen motele, restorante e qebaptore?! Epo, "ëndrra që deri tani shtrihej në sirtar", është bërë realitet. 

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, është miratuar dhënia me qira e kësaj kalaje për 20 vitet e ardhshme. Pavarësisht zërave të fortë kritikë që për pothuaj dy vite kundërshtuan fuqishëm këtë ide, vendimi u mor dje, në mes të Ministrisë së Kulturës.Më herët, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe disa prej emrave më të njohur të trashëgimisë në vendin tonë kanë protestuar kundër kësaj mënyre moderne të trajtimit të trashëgimisë, madje kjo është bërë edhe para Komisionit të Mediave në Kuvendin e Shqipërisë! 

Në fakt, kjo nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur! Në Fletoren Zyrtare të datës 3 maj, është botuar edhe një udhëzim i Këshillit të Ministrave sa i takon dhënies me qira të Monumenteve. 

UDHEZIMI 

Në bazë të këtij udhëzimi, janë përcaktuar kriteret e procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të kësaj pasurie shtetërore. "Monumentet e kulturës rijetëzohen për qëllime administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit nëpërmjet procedurës së konkurrimit", thuhet në të, duke shtuar se përjashtohen nga konkurrimi dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat nga 1 deri në 5 vjet. 

Afati i lidhjes së kontratës së qirasë për rijetëzimin e monumentit përcaktohet rast pas rasti nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit; për sipërfaqe mbi 200-500 m2 është deri në 10 vjet, ndërsa për sipërfaqe mbi 500 m2 është deri në 20 vjet. 

Duhet sqaruar se dhënia me qira, nënkupton dhënien e kalave dhe monumenteve të tjera privatëve për përdorim. Në këto objekte, pasuri të shtetit shqiptar, do të ketë bare e restorante, herë-herë edhe motele, (ndokush flet me ironi edhe për fusha tenisi e pishina!). Në këtë kuadër, tek kriteret, janë futur: plani i biznesit; niveli i punësimit; eksperienca e mëparshme e subjektit hartues të projektit në restaurim; vlera e qirasë së ofruar etj. 

Tek procedurat, përmendet edhe objekti i veprimtarive që mund të ushtrohen në monument, së bashku me projektin e rijetëzimit të miratuar nga KKR/KKA. 

Sigurisht, për secilin objekt do të përcaktohet: qëllimi i përdorimit, çmimi dysheme, afati, aktiviteti që mund të ushtrohet në të. Do të ketë një komision me jo më pak se 5 anëtarë, që do të merret me dokumentacionin e atyre që konkurrojnë për të marrë me qira një objekt, për t'ia kaluar atë më tej, Këshillit Kombëtar të Restaurimit. Ky i fundit, pasi t'i shqyrtojë projektet dhe konkurruesit, do të shpallë fituesin... 

E thënë me pak fjalë, për ata biznesmenë që do të investojnë më shumë, që do të punësojnë më shumë, do ketë zbritje në vlerën e qirasë që do të paguajnë. Kontratat e rijetëzimit do të nënshkruhen ose nga ministri i Kulturës, ose nga institucioni që ka nën varësi monumentin, në varësi të sipërfaqes që merr biznesi në përdorim, kohës për të cilën e merr. 

Imagjinoni mundesite:

90 Komente

Ka marre fund ky muhabet. 

Ja mbërritëm dhe kësaj dite. Një mënyrë e mirë për ta "ruajtur" trashigiminë kombëtare duke e kthyer në bare dhe motele. O lisus të erdhi ora! 

Me vjen mire qe me ne fund i miratua nje projekt qe i jep frymemarrje Lezhes. Turizmi dhe ndertimi do hapin vende te reja pune, por edhe do e promovojne imazhin e Shqiperise, nga nje vend i shkaterruar ne nje vend ku punohet, ndertohet dhe zhvillohet innfrastruktura me moderne ne Ballkan.

ore pse vetem 20 vjet?!   si, pas 20 vjetesh presupozohet qe do prishet, do  shkaterrohet,  qametismiley...   nuk do ekzistoje me Kalaja e Lezhes..smiley

Kjo është për të vënë kujën e jo për të qeshur. 

po ne mund ta veme edhe kujen...   po nuk mendoj se do  bejme ndonje ndryshim cilesor te gjendjes, pervecse  do ndikojme ne gjendjen tone personale..smiley   

pra mendoj qe ne shume shume, mund te bejme ndonje komet ketu,  gjithkush sipas menyres se tij... ja kaq..smiley

Natyrish o Belul, as nuk pretendoj që të vësh kujën, larg qoftë! smiley 

Do shesin paçe aty. do kenaqet turisti gjerman do thot ; mein gott

pije pra me shishe dhallen-ja kthen i zoti motelit- dashke dhe gote !

Me mire te kishin thirrur turqit ta "ripushtonin." Te pakten per krenarine e vet imperiale do ta ruanin si monument historik.

Trivia question. Armiku më i madh i shqiptarit është...?

Nona e pellazgutsmiley

Mos më bëj të qesh se do vijë Beluli të më shajë pastaj. smiley

Po ca e qeshur duhet per te kompesuar kujen. Eshte per arsye shendetesore.smiley

S'ka no i gjo. Edhe Lekursi u dha me qera dhe ja nigjume emrin. 

Bashtova quhet ajo mes Kavajes dhe Divjakes? 

po Lekursin e ka merr nje deputet i ps prandaj nuk ka gje heh smiley

S'ka noi gjo kjo e Lezhes thashe, dhe Lekursin e solla si arsye pse, 

po kshu o kur e mso shqipen me msus vullnetar ne gurbet. s'e merr vesh tjetrin. 

Mos ju daj knimit cun se s'i dihet si shko puna. Noshta t'hyn n'pune noi dite, dro.

Aha,ok. Ne fakt jam i paarsimuar(kjo per arsyje financiare)Por veshtire ta mesoj ketu ku gjallesat ne cdo fjali fjala e pare qe shkruajne eshte  ,vallahi ose i nerum.

gjithesei flm per keshillat e vlefshme.

 

tradhtaret shqiptare

Ore pse nuk jepet dhe qeveria me qera?  Apo ashtu jepet, dhe luftohet vec per ta ul qerane.

Epo ju plotesua edhe Skenderbeut me ne fund deshira..... ne Kalane e Krujes me ne fund do kendohet tallavaja.....

Ehhhh kalaja e Lezhes dikur, ka qene kenaqesi e vertete te ngjiteshe ne ate kala, me peme te larta, shumica driza, me gjurme te vjetra patkojshe neper shtigje historike, plot me breshka te lashta dhe te njoma e nje shumellojshmeri kafshesh te rralla. Tek tuk rrafsheohej malorja dhe dilje neper pllaja te gjelberuara me burime natyrore qe kenaqeshe duke pire uje te fresket. Kur ngjiteshe maj kalase ja vlente vertete barra qerane, shikoje gjith Lezhen e bukur ne pellembe te dores, dhe ne krahun tjeter te gjitha zonat e fshatrave perreth. 

Po sot Shqypni, pa me thuej si je...smiley

Edhe akoma ka njerez qe mbeshtesin kete klase te degjenuar politike pseudo-komuniste qe SHKATERROI SHQIPERINE. Per keta litari eshte pak, zoti ka per t'jua dhene denimin e merituar ketyre dhe shtazarakeve qe mbeshteten nepermjet ketyre larove te tyre copetimin, shkaterrimin dhe perdhunimin e Shqiperise ne c'do aspekt....LITARI ESHTE PAK!

 

plot me breshka te lashta dhe te njoma 

Breshka te lashta kisha ndegjuar por breshka te njoma...

e ka huazuar nga  bagetite besoj..smiley   ke parasysh kur thone  qenjgj apo kec i njome...  dhe nenkuptojne i vogel, i ri..smiley

Ok, nese eshte keshtu si thua ti Belul athere po ka kuptim. Nje breshke e njome, e vogel, e brishte.

po mendoj keshtu duhet te jete.. megjithse per breshka se kisha degjuar ndonjeher ta perdornin... se breshka sado e vogel dhe e brishte te jete, ate kurrizin se ka fare  te brishte..   (se tani  na u kujtua dhe dhe ajo shprehja tjeter...., kurriz breshkesmiley)

Ashtu eshte belul, e vogel, ne ate kuptim si te qengjit e kam perdorur. Njomezak smiley

Roni, e rendesishme eshte qe ka qene nje parajse per kafshe te tilla, c'nuk mbaj mend, breshka, fazane, palloj, skiftera, shqiponja, e nje shumellojshmeri zogjsh, burime uji te fresket, fusha te gjelberuara, ka qene me te vertete nje kenaqesi t'ja hipje asaj kodre kundermonte era e pemeve dhe luleve. Kaq di te them, per te tjerat midispjace nuk e mbaj veten per poet apo per goxha te arsimuar, kemi te tjere qe e ndrisin nga ajo ane. 

Kot shiti Pordhe Lesi ..se babasqapi i doli i Pabese . Ja ku e Daroviti me nje KALA bile -bile !

problemi me i madh nuk qendron ne faktin se po kerkohet te jepen me qera monumentet.

Problemi i vertet eshte se keto dheniet me qera jane vetem pjesa e dukshme e aisbergut.

Shikoni tek pamjet, eshte percaktuar tashme edhe se çfare planimetrie do te kene nderhyrjet dhe ndertimet. Nderkohe qe, duhej te ishin bere germime dhe ne baze te rezultatit te tyre, duhej te merej vendimi.

Keta thjesht e kane si justifikims se financimi i privatit do ta jetesoje monumentin.
Pas disa vitesh, privati rrezik i nxjerr letrat e pronesise perfundimtare tek hipotekat tona, dhe me pas do dali si trashegimtari i dukagjineve.

hajde te na rrojne aristokratet e rinj.

MTKRS ku ta kesh

Altin, Lekursin Nanua ja ka dhene Grekut...! Me qe nuk e moren dot ne 1878-ten..

U be nami kur erdhi berluskoni ne Lekurs, e di ti per ca benet llaf.po pse vetem kalane i fali nanua grekut?....

prandaj berisha po e kompleton dhuraten grekut me ca km2 det, per 'inat' te nanos

Nuk jam ne dijeni te regulloreve dhe ne pergjithesi te situates apo gjendjes se monumenteve te kultures, por dua te ndaj me ju argumentin se edhe keto terene dhe murre te vendosura ne pika dominante duhen shfrytezuar ne dobi te njerzerve. Psh nuk ka gje me te bukur sesa ne vere te shkosh lart ne kalane e Lekursit ne Sarande dhe te darkohesh apo te pish nje birre e te ndegjosh muzik live. Eshte nje vend strategjik me nje pamje madheshtore te gjirit te Sarandes. Heren e fundit qe kam qene aty eshte perpara nja 3 vjetesh, morem pica dhe birra dhe akoma e kujtoj me shume kenaqesi megjithese gjate kesaj periudhe mund te kem shkuar edhe ne shume restorante te tjera dhe me ushqim e pije shume me cilesore. E pse jo te njejten gje te kem mundesi ta beje edhe tek kalaja (me mire me thene tek renojat e kalase) e Lezhes? Dmth te pije nje birre te ftohte ne kulmin e vapes nen driten e yjeve? 

1. Ligjet dhe rregulloret behen sipas oreksit. keshtu qe nuk eshte ketu problemi.

2. Me sa jam ne dijeni, behet fjale per projekte te gatshme, nderkohe qe nuk eshte bere asnje germim per te pare se çfare ka nentoka brenda mureve. Pra, edhe ne rastin se do te ishin dakort te gjithe per ti dhene me qera, fillimisht duhej filluar nga puna ne terren, dhe jo nga puna ne studion e arkitektures.

3. Edhe Lekuresi, nuk eshte ne rregull me çfare ka bere. Ka ligje dhe norma nderkombetare per format e nderhyrjeve rikonstruktuese. Por kjo eshte nje teme e gjere dhe qe nuk jam ne gjendje te te jap detaje. Por nuk besoj se aty jane paraprire ndertimet brenda mureve nga germime dhe studime i shtresave kulturore.

Pra, para se te shijojme keto zona, te mendojme me pare per ate ç'ka na kane lene te paret brenda atyre mureve.

aha po e ndjen fundin saliu dhe po shet dhe po jep me qera cte mundet qe kur te vij rama ta gjej vendin grop smiley

Eshte stili i njohur i glaberimit te cdo  gjeje ne Shqiperi  qe eshte prone e perbashket pasuri kombetare pasuri e shtetit, keshtu eshte bere ne vitet 90` keshtu behet edhe sot, me pyjet, me tokat (buqsore ect) ..edhe ndaj ketyre pasurive kulturore, keshtu veprohet, rrenohen si fillim, degradohen, lihen ne meshire te fatit, pastaj tregohen `te dhembshur` me kulturen, gjejna forma te ndrsyhem `ide` qe ne dukeje duken okej, por nuk mund ti besosh, nje shteti te tille qe ka zanafillen e ndertimit tek rafshimi i cdo gjeje si fillim pastaj tek ndertimi! Eshte thene me mijra here, dihet.  kjo, teori. u provua ne 97` vazhdohet ende edhe sot! 

Meqe ra fjala e vini re qe shumica e kalave jane Poshte shkumbinit smiley

 

esht kalaja e dodes sa per 100 nga kto posht shkumbinit.

smiley Po emo Kalaja e Dodes ka qen tmerr qe ne ate kohe.. Kur te thoshin : do te coje ne Kala te dodes . te dridheshin leqet e kembeve

Prandaj ajo deputetja nga Kalaja E Dodes ..MESILA DODA te merr gjak ne vetull...smiley

dmth,  mos u shtyni.. ka kala per te gjithe....

po e dhane dhe kalan e porto palermos me qira athere e kemi te kopsitur biznesin per veren e 2014

te besh nje dasme atje eshte fantastike

Ne muzeume, pallate, keshtjella jashte Shqiperise, gjithmone kam pare bare, kafe, librari. Te japesh me qera ambjente ne kala nuk eshte ndonje problem, frika eshte qe kjo do te behet sipas "albanian way", me qofte, lokale kitsch pa pike gusto.

shiko Hunter, kujt i beson pash Zotin, Auron Tares, qe eshte pak nga te gjitha apo Dr. Apollon Baces, i certifikuar per dijet e veta? Urdhno, se sqarohet mire se cfare ka synim kjo gje, si do ruhen monumentet dhe si do perfitoje publiku dhe vizitoret: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikul...

Jo vec gjithollogu Auron Tare, por eksperienca shqiptare ne pergjithesi. S'ka lokal ne Shqiperi qe te mos e kete shtyre nga 1 meter cdo vit gardhin e lokalit.

Hahaha Dr i certifikuar Apollon Bace?  E ke takuar ndonjehere vete Polin ti mo?  Poli kur ka qene i vogel jo vetem qe ra nga shkalla me koke, po pastaj i ra dhe shkalla ne koke. Ndaj dhe i ziu...

 

po, i çertifikuar si teknik mjetesh ushtarake...

po nuk eshte vetem problemi ''menuse'' hunter, joo.  bile mua me duket  si problemi me i vogel..  por sipas ''albanian way''  do fillojne te germojne me vend e pa vend te hapin themele e ku ta di une..  dhe germimet jane delikate  sepse mund te rrezikojne shembjen e mureve, por  duke germuar mund te gjejne gjurme apo objekte  arkeologjike  per te cilat atyre as qe  u inetereson fare.. dmth do valoje betoni  vlla...

nuk germohet o Belul, do ndertohen gjera kshu qe jane te montueshme ose prej druri.

E di une, ti do sherr me qeverine...

Na e siguron ti kete gje Mavric ? Po ma igurove ti do fle i qetesmiley

nuk do gerrmohet..  epo qenka gje e mire.smiley

vetem se maverico,  edhe ti duhet te kuptosh nje gje.. ne Shqiperi. ligjet dhe rregullat jane shume OK.  madje te standarteve te vendeve te perparuara.. por problemi eshte zbatimi  i tyre, me kupton besoj..smiley    ketu konsiston  skepticizmismiley im..

te kuptoj Belul por nese ecim me kete mendje ne nuk mund te bejme asgje. Si i thone nje fjale te ndalojme se jetuari nga frika se mos vdesim.

Kalaja e Gjirokastres per sa kohe sa mbaj mend ka patur nje lokal brenda... gjithashtu eshte dhe vendi ku mbahen koncertet polifonike...

Po e kuptoka "kerma e Vucidolit" qe po i vjen fundi dhe po nxjerr gjithcka ne shitje.

22 kala paska atje? faleminderit i mbajta shenim te gjitha smiley

e kush i ka numeru ?

aq qenkan nga Shkodra deri ne Sarande. Me duheshin ne fakt. Me ne fund, Nje teme qe me hyri ne pune. 

Nqs te hyjne me tere mend ne pune , futju dhe njehere dhe numeroji mire se coku ja fusin dhe kot .

Brado Porto palermos kush ja ke ven syrin? Kam nje investitorvserioz  eshte forte i interesum

po pse po i jep me qera ky apo do lek per fushat?

Ishalla nuk rrealizohet ky plan bythqir!!! -- te pakten dhe per nja 10-15vite.

te dashur peshq

 

me vjen keq qe shumica e postimeve jane me shume ne nivelin e hidhje pritjeve dhe nuk ka nje debat me serioz mbi kete ceshtje. dhenia me qira e monumenteve te kultures ne shqiperi do ti hapi rruge rrenimit total te tyre per shume arsye por me e rendesishmja eshte se ky shtet nuk i ruan dot.

duke i dhene biznesit tone ( i pa mesuar ne kete fushe) monumente shme shpejt ato do te perfundojne ne modele te shemtuara si ai i Lekursit i cili sot eshte nje restorant i mire por kursesi nje monument kulture.  a ka mundesi qe edhe peshqit te kontribuojne ne ndalimin e kesaj nisme?  si?  a mundet qe te bashkengjiten protestave dhe reagimeve tona mediatike dhe ne monumentet perkatese?  ndoshta ky do te jete nje kontribut me i mire.

 

auroni

Duhet siguru posti i min kultures thuaj pa te tjerat rregullonen

altin  

nuk kam aspirata aq te larta 

Auron,

Pertej shkrimit te sjelle ketu, i cili nuk me beri sens se ishte i pa-argumentuar, mund te na shpjegoni me gjere dhe thjesht, per ne qe nuk jemi te fushes, pse kjo eshte dicka e keqe. Ju thoni se nuk i ruan dot. Me llogjike dhe eksperience te dertanishme e dime qe nuk i ruajne dot sepse jane lene ne meshire te fatit. Mund ta kete vete privati ne kontrate qe duhet t'i ruaje? Nese ju jeni kunder, cila eshte alternativa kur ato edhe te lena djerre, nuk po ruhen?

Precedenti i meparshem nuk do te thote qe nuk duhet bere. Eshte bere ne kohen e dulles, tek rozafa ne shkoder dhe ne kruje. Personalisht,  per aq sa kam vizituar jasht shqiperise, nuk kam pare biznese brenda monumenteve te kultures dhe nuk jam per ndertime te tilla brenda objektit, por qe duhet te kete nje ri-aktivizim te perdorimit dhe aksesit tek trashegimia arkeologjike, eshte e rendesishme. Forma eshte tjeter gje pastaj. 

Nese ju do te vini ne pushtet, duke ditur sa xhep-cpuar e troke do t'i gjeni financat, si e mendoni ta adresoni kete problem? Do te perdorni nje model te ngjashem me Butrintin? Kane keto kala te njejten vlere arkeologjike? (Bej pyetje naive, e them dhe nje here, sepse nuk di fare nga kjo fushe, por me intereson te mesoj me teper.) FLMN. 

Pervec sa me siper, sa te amortizuara jane keto kalara ? Pra nese nje kala e plote do ti jepej vlera 100 sa pike do te kishte psh kalaja ne Porto Palermo e Ali Pashait, apo ajo e Likursit ne Sarande, apo te themi ajo e Lezhesn etj. E kisha fjalen se nese nje monument kulture qe quhet ose ka qene kala dhe qe ze nje siperfaqe te caktuar dhe sigurisht neper vende natyrore shume domethenese nese nuk eshte as 10 pike e tille a nuk duhet menduar per ta komercializuar? 

Nga ana tjeter dhe meqenese e kam vizituar kalane e Porto Palermos, pse te mos jepet me qira dhe te rimodelohet ne nje keshtjelle te mireformuar duke i plotesuar te gjitha demtimet? Kam pershtypjen se kjo eshte e mundur dhe sigurisht pastaj te shfrytezohet duke krijuar brenda saj ambjente shlodhese dhe argetuese (perfshi bare dhe restorante). A ka gje me te bukur sesa te shkosh per turizem nga bregu dhe te planifikosh edhe nje qendrim disa oresh apo qofte edhe nje dite te tere ne gjirin e Porto Palermos ku te besh banjo dielli, te lahesh, te kesh mundesi te vozitesh pasi uji eshte gjithmone i qete, dikush te tentoje per te gjuajtur peshk e pastaj te drekohesh apo darkohesh ne ambjentet e kalase? Pra komercializimi i ketyre perlave qe kemi duhet te ishte bere me kohe dhe jo te jepeshin licenca mu brenda gjirit per rritje peshku ne rjeta. Sigurisht qe duhen strategjira, regullore e ligje te sakta  dhe kontroll te zbatimit te tyre, por nuk mundet me qe te pengohen njerezia nga shfrytezimi i mrekullive te tilla. 

Me kujtohet koha e monizmit kur shkonim per pushime ne Himare dhe e kishim te pamundur, pra te ndaluar te vizitonim gjirin e Porto Romanos megjithese ishte vetem 15 km larg nga Himara. Ndersa sot mund ta vizitosh por eshte lene ne meshire te fatit sikur te ishte  e infektuar nga mbetje berthamore.

Reggia di Caserta. Nje mrekulli baroku. Disa ambjente i japin me qera per milionere, qe deshirojne te bejne dasmen aty. Njejta gje mbaj mend Tom Cruise qe beri martesen ne nje keshtjelle. Tek ne eshte frika eshte, qe gjerat perfundojne sipas "albanian way". Pra nuk mendoj qe eshte dobishme te kontestohet dhenia me qera, por te diskutohet mbi menyren si do te realizohet dhe kontrollohet perdorimi i tyre.

Maverick ka vendosur nje link interviste me A. Brace qe futet me ne detaje http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikul...

Hunter, kalate e shqiperise jane me te aferta me te Akropolit sesa Reggia di Caserta. Ajo Reggia eshte si shtepite tradicionale gjirokastrite, kane vlere dhe sepse perdoren akoma; shumica e kalave kane vlere si monumente te asaj kohe, dhe keshtu ristaurimi komercial krijon me shume porbleme. E thene ndryshe, Reggia di Caserta eshte si nje teater shume i vjeter e historik ne Paris ku akoma ka pjese, kurse kalate shqiptare jane si Koloseu, nuk e kthene dote ne dicka komerciale pa prishur ambjentin.

PS: ketu flas ne pergjithesi.... disa kala mbase jane me afer teatrit e disa jo.

ne Shqiperi u be nje eksperiment me germime arkeologjike nga privati. Nje deshtim total. Germuesi privat behet pale me ndertuesin, per perfitime personale. Fusin ne loje edhe ministra, dhe perfundimi eshte i qarte.

Edhe ne keto raste, njelloj do te vperohet. Per sa kohe nuk kemi nje shtet funksional, dhe nje sistem te shpartalluar, jam i bindur se pas çdo arsyeje te bukur, qendron nje synim i poshter.

Nese nje drejtues institucioni, psh i Institutit te Monumenteve, behet pale me personin qe e mer me qira, kush mundet me pas te parandaloje demtimet e pakthyeshme?

Nje tjeter gje qe kam vene re: ne planet per Lezhen dhe Ndroqin, eshte pregatitur edhe planimetria e ndertimeve. Nderkohe qe duhet te behen germime, dhe ne baze te rezultatit te meret vendimi nese mund te ndertohet dhe si. Ndersa si eshte vepruar, do te thote qe per te ngritur strukturat e parashikuara do te germohet (nje mur per 2 kate nuk qendron ne ajer), dhe germimi nuk do te jete arkeologjik. Çfare do te dale gjate germimit dhe qe nuk pershtatet me strukturen qe do te ndertohet, i bie te shkaterrohet.

Per mua, e vetmja forme qe keto monumente te shpetojne por edhe te jene te vizitueshme, duhet te mbeten shteterore, por me vetadministrim. Ku personeli te paguhet ne baze te fitimeve qe do te realizoje. Keshtu do te jene te interesuar per te shtuar vizitoret dhe aktivitetet. Sigurisht, me ksuhte te qarta dhe te rrepta si ne punesim ashtu edhe ne formen e aktiviteteve.

 

deri diku ke te drejte dhe jam dakort me disa mendimet tuaja

nese me lejon, per cilat prej tyre nuk je dakort?

Do me interesonte te dija me shume.

Nuk jan lene ne meshire te fatit, sepse per te ruajtur jan ruajtur ne mijravjecare, apo jo? Jan degraduar ME QELLIM!

Gaia, Cesarian e ke plot me restorante, bare, dhe dyqane suveniresh psh. Jaffa po ashtu. E vetmja rruge per te sensibilizuar publikun shqiptar per trashgimine kulturore eshte ta perdoresh kte te fundit komercialisht. 

keto ne shqiperi jane ndryshe. mesa kuptoj po flitet me ndertu brenda keshtjellave nqs nuk e kam gabim. cesaria dhe Jaffa kane restorante ngjitur, afer, me perimeter te caktuar nga objektet. kur ben trip per cesaria, shkon per rrenojat, detin, dhe restorantin argjentinas. smiley pastaj Jaffa ka restorantet e peshkut pervec bukurive te tjera historike, si edhe pedonalen e TA qe ja vlen me shku me be stroll. 

ne Ako qe isha para ca kohesh, ishte nje hamam me duket i thonin qe e kishte blere nje hebre i pasur (i ngjashem ne ndertim me manastirin e lushnjes) ne old city te Ako-s, dhe te gjitha restorantet dhe dyqanet qe kishin qene brenda dhe kishin funksionuar i kishte mbyllur. per tjeter problematike se e shqiperise.

por eshte interesante eksperienca e ketushme kur flitet per objekte mijera-vjecare te cilat nderthuren me funksionalitetin e qytetit te vjeter. sic e di, ke me shume objekte historike qe gjinden brenda qytetit te vjeter, dhe vete qyteti i vjeter eshte funksional. ndersa shqiperia ne pergjithesi, i ka kala larg ose ne maje. prandaj doja te mesoja me shume nese kishte strategji. 

une jam per miks-use funksional qe keto objekte te paprekshme ne definicion, te behen te prekshme. sic solla rastin e cesaria dhe Jaffa. rrofsh qe mi kujtove. 

Auron, 

Akoma jeni deputet? 

po plako jam akoma. me vjen keq per zhgenjmin

dhenia me qira e monumenteve te kultures ne shqiperi do ti hapi rruge rrenimit total te tyre per shume arsye por me e rendesishmja eshte se ky shtet nuk i ruan dot.

Frika, qe nuk je ne gjendje ti ruash monumentet nuk eshte argument. Mund te diskutohet sa dhe si te ruhen monumentet, por nuk perben argument, frika per paaftesi ruajtje.

I dashur Auron,

artikulli eshte aq i nje-anshem saqe eshte e pamundur te besh debat me serioz.

ti beson shum ne kapitalizmin shqiptar. s'e di pse. ndoshta je kaps

JETA OSH QEF!

kala per teeeereeee ereeee....

Ciiiimiiii....... O Ciiimiii ere, ma zgjidhe ate punen e kalase eereee....

kalate e super-kalate, dhe objektet e tjera duheshin dhene me kohe e me vakt me qira, se keshtu do ishin ruajtur. kur shteti shqiptar te forcohet dhe pasurohet ( po ndodhi ndonjehere) le t'i marri e administroje perseri. po tani, pffffffffff.

Si ka mundesi qe jan ruajtur deri ne kohen qe erdhi kelyshi i serbise ne pushtet?

se vetem ai e ka fajin. nano dhe socialistet e ndriten.

Thash qe kur erdhi ai ne pushtet! Po ti asnjehere nuk merr vesh cte thone.smiley

jo po se ne amerike monumentet bre....

Auron 

Kam nje pyetje. Ka ndonje plan, apo ka zene ndonjehere vend ne tryezat e PS-se kalaja e Tepelenes? Ajo kala po te pastrohet persembari, te restaurohet duke ruajtur cfar ka mbetur nga origjinalja, te ndricohet persembari dhe ta kthesh ne shetitore dhe vend cplodhjeje, me restorante e pube ne zonen verdalle.... Del dicka fantastike dhe pa ndonje financim kolosal. Sikur ta ktheje kete gje ne kauze Auron dhe t'ja arrije do I beje vend vetes ne histori. Do te ta kendoja une nje kenge labce I pari me gjith qejf.

per kalane e tepelenes kemi bere deri me tani tre takime me komunitetin ne tepelene. e fundit ishte ekspozita me fotot e vjetra. po kemi nje plan i cili do vullnet politik per tu bere.  restaurimi total i saj duke e kthyer ne nje pike shume te rendesishme te turizmit jugor. tepelena ndoshta eshte qyteti me i njohur jashte shqiperise por kur e viziton le shume per te deshiruar. 

ne se do kete vullnet politik pas 23 qershorit do shikosh nje ndryshim shume te madh ne kala.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).