Kam mbetur  kruspull në ata sy

 

 e s’po di të dal

në ata sy ku perëndia ka fal dritën

e unë çdo ditë shoh bukurinë me fjalë të urta

aty ku vetmia është liri

dhe shtegu i fundit për të mbetur  gjallë,

aty më lër o perëndi, 

brenda  tyre të mbytem  me kuptim

se të dal tani kam frikë  

në ktë botë  rrenash

ku priten krahët dhe foshnjet  japin shpirt.

 

 

Këpucët me taka

 

Këpucët me taka nuk i dua më.

Ja fala një jevge.

Ato që konsideroja më të bukurat

ja dhashë sime bije.

Merri, i thashë,

E të kuptosh dhimbjen e bukurisë

Se pa kallo në këmbë nuk bëhesh grua

dhe bëj ca zhurmë kur kalon,

se një ditë nuk do t‘i duash më,

një ditë që kupton

se në mitër të tokës shkohet zbathur.

 

 

Një gjë të mirë ka dimri

 

që ceremonite e varrimit zgjatin pak

dhe kafete e humbjes pihen ngeshem ne kafene.

E njejta balade pikellimi pushton sfondin

 dhe per te grindurit e perjetshem,

leshon diku nje te shkurter refren.

 

Nje gje te mire ka dimri,

dashurite ngrohen me fryme

dhe premtimet zgjatin shume, si netet

(mos me harro-ai, nuk te harroj-ajo)

te tjere ne stolat e vetmise presin pranveren.

Nje gje te mire ka dimri qe e harrojme  gjithnje,

me ne fund e shohim  diellin pa syze.

Dhe me te gjitha keto mbi shpin’

e qete humbem nje peisazhi  gri te thelle

 e zene dore per dore me fatin tim.

 

 

Fëmijëria është një skenë me heronj të ndryshëm

 

Kështu dhe gjyshi im, hijerëndë

që e kisha frikë te zoti,

(nuk më deshi kurrë, veçse tim vëlla)

tymoste me llullë,

e unë përfytyroja një vullkan të fjetur që i varej në buzë

dhe sikur kishte ardhur në jetë

me atë tatuazh të verdhë brengash

mes dy gishtave,

i binte dyshemesë me grusht e qante nën zë,

“kuku nan ku m’solle”,

E fjala “kuku” më ndalte zemrën

dhe rrija prapa derës për të marrë kuptimin,

e për të parë fshehur heroin tim me mjekër te bardhë

kur vuante.

Një kalë kishte patur

Një kalë të bukur dhe mik,

E gjithë tjerat ç’kish patur,

 ja morën brënda një ditë me gjyq.

Dhe kështu i iku jeta, 

me një grusht ankesa në dysheme

me një tym brengash këmbëkryq.

Vdiq ai, e shkoi,

dhe nuk di arsyen pse po shkruaj për të.

Paska ndalur si hero në kokën time,

dhe pse asnjëherë nuk më desh’,

 “kuku moj nan….”.

 

 

 

* * *

 

Po shkoj të fle.

Pak qetësi ju lutem.

Si merr frymë nata të mbaj vesh

dhe si më rrëshket shpirti nëpër shkallë

e trupi bëhet copë

e copash në shtrat e hedh.

Pastaj e mbuloj me dy metra psherëtima.

Vetja ime e lodhur…

iku dhe kjo ditë e gjë s’të tha

pa nje zë të bukur

si një shaka…

Ju lutem pak qetësi

po shkoj të fle, pa dëshirë

se nesër  përsëri do ndeshem me perënditë.

 

 

 

* * *

 

Unë e ndjej të nevojshme vetminë tënde

e prej meje të le të lirë,

 është nevoj’ për me u rrit vetmia,

e ndonjëherë të udhëtosh me zotin përkrah,

njeri me shpirt është vetmia,

kur unë mund të të braktis, e ajo kurrë

 

 

Për Rozin

 

Si nuk dita t’a përshkruaj njëherë saktë mallin;

Mallin, që është i të gjithëve

siç dhe perëndia njëjtë për të gjithë është….

Dje pashë veten  nga dritarja tek bridhte nëpër shi

E qeshur e me flokë të lagura supeve

Drenushë e vogël  me një album të pikëlluar në gji

një çantë me ëndrra,  rinia dhe në fund të rrugës ti.

Pastaj u ula  të të shkruaj

në ora dy mesnatë….

Kur të vij dita Rozi

Ajo ditë që themi se ka për të ardhur

Do kërkojmë në sytë e njëra-tjetrës diejt e vegjël

Dhe limanet që kurrë s’i pamë.

Të heshtura e të përjetshme, anash tyre ravijëzimet  

 si rrugët e jetës që na ndanë.

Por ta marrë e mira, pas gjithë këtyre

Gjithçka do ketë kuptim

E deri atëherë fëmijëve mos iu thuaj asgjë

Se fati është libër i çuditshëm

Që veç Krijuesit, s’mundet  ta lexoj asnjë.

Deri kur të vij ajo ditë Rozi

Deri kur të vij…..

 

 

 

Janë ca ditë

 

…që nuk ia gjej krahët vetes

Ca ditë me flokë të shprishur

E me kokën rrëmujë

Janë ca ditë të gjata që ikin si ujë

ca ditë të vetmuara

rrokopujë…

kjo ndodh kur vetja më mërzitet.

 

 

 

Janë ca mërzi

 

Të vogla, që të këputin

ca mërzi si grimca nëpër kokë

e bëhen arsye.

Kështu e përcolla veten dje, të humbur

po kështu më erdhi dhe sot.

 

Janë ca mërzi të vogla që më kanë lidhur shtratit

ca mërzi dimri, në ditë me diell

e bëhen lodhje.

Kush e di se ç’kohë ka atje e ç’qiell

e kush të prêt…

 

Ardita Jatru

16 Komente

Janë ca ditë

 

…që nuk ia gjej krahët vetes

Ca ditë me flokë të shprishur

E me kokën rrëmujë

Janë ca ditë të gjata që ikin si ujë

ca ditë të vetmuara

rrokopujë…

kjo ndodh kur vetja më mërzitet.

Malard,m'kish marre malli me t'lexu, perzgjodha keto vargje,por jane njesoj te gjitha per nga bukuria,flm!

Shume te kendshme ard!  

Këpucët me taka nuk i dua më.

Ja fala një jevge.

rracizem smileysmiley

Zonja Elba te tregoj nje barcalete socialiste, te vjeter po te arte, lidhur me temen poetike:

Nje here nje gaxho i tha nje jevgu: "Ik mer jevg!". Zoti jevgu thirri nje polic dhe i'u ankua: "Zoti polic, ky gaxhoi me dhunoi verbalisht, me quajti ne menyre jo korrekte politikisht "jevg"!. Zoti polic i tha Zotit gaxho: "Perse ti Zoti gaxho e quajte "jevg" kete pacin?".

Keshtu ne fund fare te barcaletes, se kush po rri me ta tregu te gjithe, Zoti gaxho, Zoti jevg dhe Zoti polic u perleshen me njeri tjetrin sipas rregullave te politikes korrekte: "Kujt i thu ti mer ...".

 

Ska gje me te keqe me heq dore njerezia prej teje , po si punetore sociale qe jam nuk gjykoj , cdo kapacitet ka te drejte  bashkbisedimi  , integrimi apo participimi .

Rradha juaj  tashi

Rradha ime, çfar rradhe Zonja Elba, nuk ka rradhe, te gjithe bashke si nje trup i vetem te gjithe Zoterijte: jevg, gaxho, polic, spiun, atdhetar, heretike, punonjes sociale, direkt e ne grope te gelqeres si Petro Nini Luarasi, per 3 meleon kokoshka dhe 3 meleon birra.

shi shi dashke shoke me hy ne grope te gelqeres , jo ska , hyr vetem , aty trego  burrni , se do thone pastaj e sheptoi Petro Nini e shpetoi femra

 mos ja hiq meritat vetes

Te gjitha me pelqyen, por kjo ishte perle:

 

Nje gje te mire ka dimri qe e harrojme gjithnje,

me ne fund e shohim diellin pa syze.

ne dimer dielli eshte i forte gjithashtu, dhe syzet jane te nevojshme. per mua te pakten.

me pelqeu se ne shoqeri kur dikush eshte out psh, i themi hiqi i cik syzet. dimri figurativ eshte ne kete rast per mua, tulla mbas koke, qe te ben t'i shikosh gjerat sic jane ne realitet.

Mel faleminderit që i ndan me ne këto poezi. smiley Disa prej tyre i kisha lexuar, por disa të tjera si ajo me gjyshin që dontet tët vëlla, dhe tymoste me llullë ishte si një kthim pas në fëmijëri, tamam si një flashback kur thonë. Momente të tilla janë të skalitura në tru dhe nuk i harrojmë derisa t'ë bëhemi njësh me dheun...

Koment per vjershen e pare:

 

After long sorrow, I am graciously

brought by fate to my Golden One,

my Gaura,

my treasury of virtue.

After long sorrow I am brought to joy,

my eyes learn what their vision is for,

looking into his face, bright moon.

A long time they were fasting, my eyes,

those thirsty chakora birds whose sole food

is moonbeams:

now they have found

the round moon itself!

------------------------------------------------------------------

 

Jars of springwater are not enough anymore.

Take us down to the river.

 

The face of peace, the sun itself.

No more the slippery, cloudlike moon.

 

Give us one clear morning after another,

and the one whose work remains unfinished,

 

who is our work as we diminish,

idle, though occupied, empty, and open.

 

por kokën s'e këtheu ajo nga unë,

trak-trukun e sandales pas më la

atë në djalëri e desha shumë

por sot bëri sikur nuk më pa

Ju faleminderit peshq te dashur qe patet miresine te me lexoni. 

 

p.s.emigrant, kush eshte ky djalka mo smiley ?

 

Merri, i thashë,

të kuptosh dhimbjen e bukurisë

Se pa kallo në këmbë nuk bëhesh grua

...

një ditë që kupton

se në mitër të tokës shkohet zbathur.

smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).