kur u pata ba i lumtun

isha në ty, i çilun, si syth jeshil, n`dritë
e natës i jepja shkëndija përmes zemrës tande
që xixëllonte lotë prej rrahje patkojsh nëpër rrugë
të parrahuna kurrë, dhe përreth të thojshin
se nuk ban me dashtë kështu si e marrun mendsh...

kur u pate ba e lumtun

ti luejshe tanë ditën me nji gjylpanë të ngulun
në qoshe të trunit tem dhe unë perplasesha
pa dashje nëpër lule blinin anash rrugës tuj lanë rrathë
mbi lëkurën e trashë të qytetit me bira në rrypin e asfaltit
dhe ndijshe si më thoshin në kllapi se nuk ban me dashtë
deri në marrjefrymë.

kur u patëm ba te lumtun

vetem sa i vijshim njeni tjetrit rrotull si dy trupa qiellorë
që e dijnë se kurrë s'kanë me vdekë, bashkë
pa u shkri në nji,
n´dashni
shpirt...

                                                     

gjezeko 2013

 

* Joan Miro, Woman in Front of the Sun, 1950

35 Komente

Shume e bukur!

se eshte bere keq per t'u shpreh se me pelqen shume dhe se eshte bere keq per te thene faklemderit per prurjen.

smiley

mju, kam zbuluar koop-et. nje kjo. e dyta, une edhe ti sa ndryshe lexojme more, ca behet keshtu? kur do fillosh te degjosh metal ti?

tropi damn you, mos na be pyetje te veshtira.

neutral ndaj koop, i kam hasur me pare, me duken te pademshem tip nouvelle vague.

Amëlshkrue! 

E embel, e thjeshte, e cilter. Kur e pashe te shkruar ne gegnisht dyshova  se mos do jete nga te shumtat  qe kane mbushur kohet e fundit blogjet dhe forumet  letrare, por  pastaj pashe se ishte kenaqesi leximi i saj ne kete mengjes te se  shtunes ketu ne backyardin tim. Kam nje rezerve ne pergjthesi per perdorimin e gegnishtes nga  autoret e rinj. Me shpesh ne rastin e tyre  me duket  gegnishtja  si maska me e mire e mediokritetit poetik. Ne shume raste te tjera pertej tingellimes poetike te natyrshme te dialektit nuk dallohet asnje vlere letrare. Por jo ne kete poezi.

Ehhhh ca te ben dashnia!!!!

smiley

shume e bukur

bukur !! sweet

amel!

 

 

natës i jepja shkëndija përmes zemrës tande/që xixëllonte lotë prej rrahje patkojsh nëpër rrugë/të parrahuna kurrë

Nice!! E tera eshte shume e bukur e, megjithe kundershtine e fillimit qe ndjeva per imazhin e "gjylpanes", them se kesaj poezie s'ke c't'i shtosh e s'ke c't'i heqesh. Shume urime shkruesit!

nuk mundem me te lexoj poezi. Jam bere alergjik ndaj tyre. nese do lexoja me shume se nje varg, do irritohesha aq shume sa mund edhe t'a kisha autorin. prandaj kur guxoj ta bej, lexoj vetem autore qe nuk jetojne me.

 

Shenje e mire, ky lloj sensibiliteti qe ke ti quhet sindrome Kadare. Kur te mos durosh me as leximin e gazetes dhe me se fundi as te reklames, atehere me bej nje ze te bejme nje dore muhabet bashke.

Shenje e keqe, qe ndryshe quhet kurthi I legalishtes. Vjen si pasoje e ngritjes se autor-itetit ne pedestal te vdekjes.

Krijimi ??? Viti 1950 .  .Nuk jane me Poezite per vesh te LefKOPEVE . Kane shume dashuri brenda .

" Ne na duhet te kemi nje grup mitingashesh te Forte   " Eh ç ' melodi , ç ' virtuozitet nga LefKOPETE : " O fatos o Legen prite Salen se po vjen " " Kastriot o burre Hero / ti Ramen nuk e do " Keto po jane vargje Lapidar mbi te cilat U ngriten dhe u Forcua Kultura Popullore qe pjell vjershetore SOT !

Opo c'u kenaqem ne poezi keto kohe, po c'paska qene ky maji,

May is a pious fraud of the almanac,

A ghastly parody of real Spring

Shaped out of snow and breathed with eastern wind;

Or if, o'er-confident, she trust the date,

And, with her handful of anemones,

Herself as shivery, steal into the sun,

The season need but turn his hourglass round,

And Winter suddenly, like crazy Lear,

Reels back, and brings the dead May in his arms,

Her budding breasts and wan dislustred front

With frosty streaks and drifts of his white beard

All overblown. Then, warmly walled with books,

While my wood-fire supplies the sun's defect,

Whispering old forest-sagas in its dreams,

I take my May down from the happy shelf

Where perch the world's rare song-birds in a row,

Waiting my choice to open with full breast,

And beg an alms of springtime, ne'er denied

Indoors by vernal Chaucer, whose fresh woods

Throb thick with merle and mavis all the year.

 

Me pelqen figuracioni, sidomos rrahjet e patkojve neper rruge (veshtire per t'u imagjinuar bashkevene xixave te loteve, ndoshta prej njomesise se loteve qe s'me ngjit me xixa a trokellima, por me imponohet megjithate si imazh) dhe rrathet mbi lekuren e trashe te qytetit me bira ne rrypin e asfaltit. Strofa e fundit s'e di, si me nxitim, ndoshta ashtu i vijne verdalle me nxitim njeri-tjetrit dy trupat qiellore qe do te perplasen se tani se pastaj, por strofat e para premtonin me shume durim. Ndoshta funksionon ne aspektin ideor apo ritmik thyerja e pritshmerise, por mua s'me eci. Edhe "me dashte si e marrun mendsh" apo "me dasht deri ne frymemarrje" ne zakonshmerine e tyre me kontrastojne me figuracionin interesant te vecuar ne fjaline e pare. Ndoshta dashuria ashtu eshte, here e zakonshme, here e vecante. Nejse, vjersha percjell, gegnishtja s'me duket se shton a heq gje te madhe. Ah, me pelqen koha e foljes, ndoshta ndaj hyn ne funksion gegnishtja, meqe e perdor me shume kete, te kryeren e tejshkuar (e frikshme si fraze, megjithate, e kryera e tejshkuar, ose duhet pervetesuar pa stres si te gjitha kujtimet tashme kryer e shkuar e kuptuar e perjetuar e lene te jete atje tej). Ne teresi, vjersha nuk me vjen fort e kryer, por ky eshte vetem nje lexim.

Si e merr njeriu tekstin dhe e perdor per arsyet e veta, per picete letre per biskota, etj. Nganjehere e urrej veten si lexuese. Shoh qe kesaj vjershe i kam ardhur verdalle vetem me qellimin per te mos e evituar, si ushtrim, duke pertypur fjalet si gjethe bari, jo per ushqim, por meqe u ndodh aty dhe meqe kam dhembe. Jo cdo gjest eshte gjest dashurie, as miqesie, nganjehere gjerat jane te kota, leximet jane te kota, te pakten t'ju kete pelqyer ajo "nen shelgjet", leximin e poezise as mos ma merrni seriozisht, ndoshta vetem te kryeren e tejshkuar.

Ndoshta edhe kujtimet, me thojshin te thojshim, dashuri qe u pat, dicka prej Haki Stermilli, si gjuhe femerore. Vij verdalle si kali ne leme, poezi mos qofsh qe perhere therret drejt dickaje dhe nuk shpie gjekundi vec tek vetja. Si lihen rrathet mbi lekuren e trashe te qytetit me bira rrypi? Pse me pelqen ta pelqej kete imazh kur eshte logjikisht i pabeshem? Pershkruaj rrathe, ndoshta, por jo le. Po e le ketu.

jo jo vazhdoje...them unë smiley

keshillohet te lexohet pas kalimit te urthit ne stomak.si mundesi per te mos e vjelle pasi e ke lexuar.

Nese nuk e vjell c'ben me te? Na jep ndonje prove qe ti e paske gelltitur, te pakten.

zonje metalare,

Poezia sikunder e dini ka nje logjike matematike.Kur mishi metafizik  eshte i mjaftueshme, eshtrat e logjikes konstruktive mbeten te padukshme. une e asimilova me perjashtim te patkoit qe nuk e pertyp dot me lehtesi te paperballueshme.ndoshta nga qe  nuk jam metalar.

Une pata dhe nja dy momente te tjera pervec patkoit.  Ti ia paske hedh paq. 

s'te besoj, per metalar me dukesh, dhe aty me siper i trokellive patkonjte mimetikisht, ato ishin aty qe te dallohej njeriu i prirur per matematike, ha mishin, trokellin patkonjte, por prape per asimilimin s'na the gje, pse merresh me mua?

Tani, per te mos e zgjatur,  le  te qendrojme tek zberithimi patkoit te poezise ,ku njeri do ti bjere gozhdes dhe tjetri patkoit, me siguri.Meqe nxorre nga menga asin e mimesit te Platos  besoj se gjithcka qartesohet.njeriu i prirur nga mathematika del jashte loje dhe futet Aristoteles me simetrine dhe matthematiken e ideales .Nuk jam une metalari por kovaci qe farketoi patkoin sipas modelit te idese se patkoit dhe autori eshte nje imitues i imituesit, pra nje fallsifikator. Mund ta denonconi ne policine e rajonit.

Si mund tu transmetoj asimilimin e emocionit dhe emanacionin qe percjell poezia? Kush ka kaluar ate gjendje vlimi,nuk ka nevoje per ndihme. 

 

semplicemente meravigliosa...e perkthyer kaq prekshem....kush e ka perkthyer?

perkthy ?

kush tha se eshte perkthy bre ?  smiley

Zana e kishte fjalen se çdo poezi behet ne italisht, e cila eshte gjuha e metafizikes, pastaj shkruhet ne gjuhet perkatese te çdonjerit. Per kete shkak ajo i llokoçit ne dy gjuhe komentet. Por nuk e kuptoj çfar kane ata te rrezikut anglosakson qe bejne te njejten pune. 

po qe i re ne shenje ...pensa unpo'

thinkjulliterbit, letitbi, letitbi ... Lefteri, moj Lefteri.

mendova smiley Nuk e mendoj se eshte autore per me teper peshk...do isha e lemtur te gabohesha smiley

poezia t'le ndjesi pasi e pertyp

kjo duket zjarrmi e shkrume natyrshem ne gjuhen shqipe, prej shqiptari, se ve fare ne dyshim

pastaj ne eshte peshk apo jo spo ma nin hic smiley

gjezeko eshte shkurtim i emrit te autorit - gjergj zef kola. 

 

Shume e bukur. smiley

Me pelqeu, pertej ngurrimit tim per keto dashurite frymemarrese. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).