Shkrimtari i njohur për fëmijë në proces krijimi. Përrallat e reja, lufta për mbijetesë, pritja e gjatë për një pension të veçantë. Punët e dyta, të detyruara nga kushtet ekonomike dhe letërsia për fëmijë parë me sytë e një prej ikonave të letrave shqipe

“Nuk kam qenë kurrë i zoti të jap intervista”. Ndërsa shfleton disa letra të shkruara me dorë, Gaqo Bushaka ngre supet si për t’u shfajësuar se edhe kësaj here i ka hedhur disa mendime në letër “sa për të qenë i përgatitur”. Paçka se nuk ka pyetur pothuajse fare për natyrën e kësaj interviste, shkrimtari i dashur i fëmijëve, disa ide kryesore mbi çka do të dëshironte të fliste, i ka radhitur, edhe pse përfundimisht vetëm dy-tre herë ua hedh sytë, fshehurazi, shënimeve të tij. Duket e çuditshme e thënë nga një mjeshtër i kalibrit të tij. Autori i aq shumë veprave letrare duhej ta kishte rolin më të thjeshtë këtë, dhënien e një interviste, por jo. Bushaka buzëqesh, si i zënë ngushtë, e megjithatë “dorëzohet”: Më pyet. 

Ndoshta pse me personazhet dhe batutat e shkruara prej Gaqo Bushakës janë rritur breza të tërë, kur përmendet emri i tij, fantazia fluturon për të konturuar imazhin e një burri të shkuar në moshë, pse jo të kërrusur mendueshëm mbi fletët e bardha. Por në fakt, pavarësisht viteve që mban mbi shpatulla e flokëve të thinjur, ndërsa del në hyrje të Katedrales Ortodokse në qendër të Tiranës për të uruar mirëseardhje, hapin e ka djaloshar e shtrëngimin e dorës të fortë. Xhaketa e zezë, shpatullat e drejta, batuta që shoqëron pothuaj çdo fjali e përmbysin çdo lloj imazhi që mund të kesh krijuar deri atë moment. Nuk ka reshtuar kurrë së punuari. As tani. Orët e para të çdo dite i kalon pikërisht këtu, në katedralen ortodokse, por kjo është një punë tjetër, e dytë, e ndryshme nga ajo e të shkruarit të letërsisë për fëmijë. “Kam kaluar një jetë të vështirë ekonomikisht, por vështirësitë nuk po më ndahen akoma”, thotë pa dashur t’u japë më shumë rëndësi punëve të tjera të dyta që i bën për të siguruar ato që me gjithë të drejtat e kësaj bote duhej t’i kishte: Mundësinë për të blerë një libër apo për të shijuar një kafe me miqtë”. Një çudi e dytë kjo po të kihet parasysh fakti se Gaqo Bushaka është ndër të fundit e brezit të tij, të atyre penave që i kanë dhënë vepra të papërsëritshme asaj që sot thuhet se i mungon më shumë tregut shqiptar të librit: Letërsisë për fëmijë. Dhe jo vetëm pse personazhet legjendarë të Çufos e Bubit kaçurrel, apo arushit që kërkonte babanë kujtohen ende sot, por edhe sepse shkrimtari vazhdon të jetë njësoj produktiv si një herë e një kohë. Pak javë të shkuara shtëpia botuese “Pegi”, hodhi në qarkullim veprën e fundit të Bushakës, “Pas festës së Abetares”. Një libër cilësor, i ilistruar bukur, me 86 faqe, me përralla dhe vjersha shoqëruar edhe më faqe ushtrimesh për fëmijët që përmban fjalorthin e përrallave, por edhe ushtrimet “unë lexoj dhe kuptoj”. Përveç tij shtëpia botuese “Toena” ka në proces botimi një tjetër libër “Dhe thonë se fajin e kanë përrallat”, me personazhe njerëz, ndërsa librin e tretë që pritet të dalë në treg ia ka besuar shtëpisë “Çabej”, “Aventurat e majmunëve”, me personazhe kafshë kësaj here. Drejt fundit është edhe vëllimi i dytë i “Pas festës së Abetares”. E megjithatë i duhet të punojë sërish, i mbyllur në një zyrë që sado luksoze, bën përshtypje. E ka një shpjegim për këtë shkrimtari: Letërsia për fëmijë vlerësohet pak në Shqipëri, sado që shumë shpesh dëgjojmë njerëz të letrave të ankohen se mungon. Ribotohet pak dhe ajo kultura e bukur e të lexuarit duket se është venitur. Ka edhe pak ose aspak shkrimtarë të rinj të kësaj fushe. “Për fat të keq”, siç thotë Gaqo Bushaka në këtë intervistë, “sepse të rinjtë do të kishin plot çfarë të shkruanin”. 

-Z. Bushaka ka kohë që thuhet se letërsia për fëmijë mungon në Shqipëri. Madje në panairin e fundit të librit juria nuk dha asnjë çmim vjetor me këtë justifikim. Pse mendoni se po ndodh kjo? 

Si fillim duhet thënë se letërsi për fëmijë ka pasur gjithmonë në Shqipëri. Edhe gjatë këtyre 20 viteve kanë dalë shkrimtarë të mirë artistikisht. Por kjo që thoni qëndron. Ka shumë raste që edhe në konkursin kombëtar të letërsisë, atë që organizon Ministria e Kulturës, që letërsia për fëmijë ka mbetur pa çmim sepse nuk ka vepra. Unë vetë kam botuar “Përrallat e shiut” psh, ose Viktor Canosinaj gjithashtu ka botuar disa romane që janë mjaft të mirë; Ferit Lamaj ka botuar vëllime me përralla shumë cilësore siç është edhe një autor tjetër, Viron Kona, libri i të cilit u përkthye edhe në Suedi dhe pati shumë sukses. Pra, nuk është e vërtetë që nuk kemi letërsi për fëmijë. Komisionet përzgjedhëse kaq kanë parë dhe kaq kanë bërë. Pastaj duhet të kemi një gjë parasysh: që çmimi është vjetor dhe jo për veprën më të mirë shqiptare, sepse po të ishte kështu unë nuk do t’i jepja çmim asnjë romani për të rritur që është botuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit, sidomos po t’i krahasoja me majat e romanit shqiptar. Letërsia për fëmijë është një letërsi që vjen në një vijë të caktuar, mund të ketë një vit të bollshëm, ose një tjetër më të varfër, por ka. Kur flitet për këtë lloj letërsie shkohet deri aty sa thuhet “letërsi fëminore”. Në fakt nuk ka “letërsi fëminore”, por ka letërsi për fëmijë. Fëminore mund të jetë edhe një letërsi për të rritur. Duke parë të gjitha këto mund të thuhet po, që në letërsinë për fëmijë nuk ka prurje të reja, autorë të rinj. Kjo nuk është pozitive. 

- Dakord, atëherë pse prurjet e reja janë kaq të varfra sa mund të thuhet që mungojnë fare? 

Ndoshta sepse botuesit ndjejnë që dafinat që i hidhen letërsisë për fëmijë u marrin frymën, ose mbase nuk gjejnë vend ku të çojnë paratë që marrin. Mbase do të të duket çudi, por unë kam punuar tre vjet e gjysmë për një libër dhe shpërblimi im nuk ka shkuar më shumë se 300 mijë lekët të vjetra. Do të thuash atëhere pse punon? Sepse është një pasion. Dhe nuk është vetëm kjo. Shkrimtarët e rinj të letërsisë për fëmijë janë të nevojshëm sepse do t’i trajtonin më mirë disa tema, siç janë fragmentet nga jeta e fëmijëve për të siguruar bukën e përditshme; ata që humbasin jetën duke gërmuar në pirgun e mbeturinave të kromit; në gërmadhat e ish uzinave të dikurshme për skrap; nëpër gjirizet e pedofilëve apo të udhëkryqet e rrugëve për të larë xhamat e makinave. Kështu ndoshta edhe ata që janë brenda këtyre makinave do t’i shohin më mirë hallet e atyre që janë jashtë. Natyrisht që askush nuk është i përjashtuar t’i trajtojë këto tema, por sidoqoftë unë them që do të vijë një kohë që edhe të rinjtë do ta thonë fjalën e tyre siç thamë ne fjalën tonë. 

-Në fakt letërsia për fëmijë komentohet si një zhanër jo fort i lehtë për t’u shkruar. Për ju, sa e vështirë ka qenë të shkruani për lexuesit e vegjël? 

Është vërtetë e vështirë. E para, sepse fëmija duhet ta ndjejë se ky shkrimtar ka punuar për të, pra me seriozitetin e fëmijës. Ndodh që letërsia për fëmijë ndonjëherë të rrëshqet nga dora në mënyrën më të çuditshme. Sidomos këtu rrëshqet shumë kollaj. Më ndodh edhe mua që merrem çdo ditë me këtë punë. Së dyti, bëhet fjalë për një moshë kur gjërat nuk kapen aq kollaj sa të rriturit. Pastaj duhet t’i përmbahesh fjalorit të fëmijëve dhe jo të përdorësh fjalë që ata nuk i kuptojnë fare, sepse i kalojnë librat pa përtypur. Shtëpia Botuese “Pegi” psh, ka bërë një punë të mirë sepse ka bërë edhe një fjalor pedagogjik të vogël dhe që ndihmon shumë në këtë drejtim. Sekreti tjetër është që duhet të hysh në botën e tyre në mënyrë që fëmijës t’i pëlqejë e ta komentojë më shokët e tij. Pra nuk është e thjeshtë. 

-Personazhet tuaja e kanë bërë këtë me siguri. Për më tepër që ju vazhdoni të shkruani ende. Sa lexohet sot letërsia për fëmijë? 

Me aq sa di, ribotime bëhen një ose dy gjatë gjithë vitit. Pra nuk para lexohet kjo letërsi. Është munduar të japë një ndihmë në këtë drejtim, komisioni i Ministrisë së Arsimit, i cili ka bërë një listë librash që u janë dhënë shkollave. Gjithashtu janë përjashtuar edhe disa fenomene siç janë rastet kur në një qytet, fjala vjen, dikush bën një libër dhe meqë e njohin të gjithë futet edhe në shkolla. Për të shmangur këtë, pra rënien e cilësisë, është hartuar një listë titujsh dhe shkrimtarësh ndër të cilët mësuesit zgjedhin. Megjithatë sërish lexohet pak. Kjo edhe për një tjetër fenomen që ekziston: nëse prindërve nuk u pëlqen libri, nuk ia japin fëmijëve për ta lexuar, nuk e blejnë fare madje. Kjo ul nivelin e leximit. Sigurisht duhet thënë e theksuar madje se sidoqoftë duhet të jetë edhe shkrimtari ai që e bën veprën të pëlqyeshme, edhe për të rriturit. 

-Keni më shumë se 35 vepra të botuara, ndër to edhe për të rritur. Nëse do t’ju kërkoja të ndanit më të preferuarën, cila është; cili është libri apo personazhi që keni më për zemër? 

Nënës i pëlqejnë të gjithë fëmijët e vet dhe kjo vlen edhe për veprat e mua. Por duke marrë shumë lëvdata nga Çufoja, duke pasur parasysh që shumë njerëz u kanë vënë emrin fëmijëve të tyre Çufo, kur dëgjoj batutat në takime të ndryshme, kur kujtoj se me këtë libër mora dhe Çmimin e Republikës, po e veçoj, le të themi, nga të tjerët. Ndërkohë kujtoj që kam punuar për shembull më pak për romanin “Guna e zezë”, që është botuar shumë herë. 

-Kam përshtypjen se siç ndodh në shumë degë të artit, edhe në letërsinë për fëmijë ka një brez që ka shkruar dhe lënë vepra të papërsëritshme. Duket sikur nuk do të përsëritet më... 

Kjo vlen edhe për letërsinë për të rritur, jo vetëm për atë për fëmijë. Fjala vjen a gjeni ndonjë shkrimtar tjetër që t’i jetë afruar romaneve të Kadaresë? Atyre më të mirëve flas. Ndonjëherë është koha ajo që sjell talentet. Talentet nuk bëhen, lindin. Ju më thoni fjalë të mira për librat e mi, e pra unë kam pasur dy prindër që nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin. Talenti vjen nga perëndia, por ama duhet edhe të punosh shumë. Unë personalisht për gjuhën kam punuar shumë. 

-Gjithmonë? Edhe për veprën e parë? 

I pari është një tregim “Peshqit e Janit” e botuar në 67-ën. Kam punuar me gjuhën gjithmonë, meqë siç ju thashë gjuha e fëmijëve është e veçantë, por dua t’ju them edhe se gjithçka ka qenë shumë e natyrshme. Më pyesin shpesh se cila ka qenë shtysa që më uli të shkruaj. Nuk di ta them, nuk kam ndjerë ndonjë shtesë në veçanti. Mbase është diçka e lindur. Më vinte për të shkruar dhe shkruaja. Psh, Çufon e kam shkruar në Bibliotekën Kombëtare sepse isha ngushtë me shtëpi. Ishim shumë njerëz, kishte zhurmë dhe si shumë të tjerë punoja në bibliotekë. Pra nuk është se prisja frymëzimin nga diçka që të hidhja rrjeshtat në letër. Thjesht shkruaja siç e ndjeja. 

-Që nga 1967 e deri sot, sa i shpërblyer ndiheni? 

Nga lexuesit po, ndihem i shpërblyer e madje u jam borxhli. E ndjej që duhet të vazhdoj të shkruaj. Ndërsa po ta marrim në atë kontekst në të cilin bëni ju pyetjen, jo. Nga asnjë prej pushteteve në të cilët kam jetuar. Edhe nga ai i shkuari nuk prita të më falnin ndonjë gjë, gjithnjë kam punuar me ngulm. Kam kaluar një jetë të vështirë ekonomikisht gjithmonë dhe duket se vështirësitë nuk po më ndahen akoma. Marr një pension minimal dhe që t’ia dal, vetëm libra më duhet të shkruaj të paktën dy në muaj. Ka dy vjet që Ministria e Arsimit më ka aprovuar për të marrë një pension të veçantë, dhe më erdhi mirë sepse më thanë që aty në komision nuk kisha asnjë kundra, por akoma nuk kam marrë asgjë. Ministri i kohës, që tani është nënkryetar i Kuvendit, Ardian Turku e përcolli në Kryeministri më shumë dashuri emrin tim dhe ndjej mirënjohje për të, por u bënë dy vjet dhe nuk më ka ardhur koha akoma radha. Kam frikë se do më vijë pas vdekjes. Unë i kam ndenjur pak mënjanë politikës në përgjithësi dhe nuk dua të detyroj askënd, por besoj se është koha që edhe politika të mendojë për ne. Nëse flasim për shpërblime, mund t’ju them se nëse unë mbetem si shkrimtar, kjo do të jetë merita ime. Nëse nuk mbetem, do të jetë faji im.

42 Komente

Ka dy vjet që Ministria e Arsimit më ka aprovuar për të marrë një pension të veçantë, dhe më erdhi mirë sepse më thanë që aty në komision nuk kisha asnjë kundra, por akoma nuk kam marrë asgjë. Ministri i kohës, që tani është nënkryetar i Kuvendit, Ardian Turku e përcolli në Kryeministri më shumë dashuri emrin tim dhe ndjej mirënjohje për të, por u bënë dy vjet dhe nuk më ka ardhur akoma radha. Kam frikë se do më vijë pas vdekjes.

Vdis pa të të shpërblejnë dhe ky muhabet.

Nënës i pëlqejnë të gjithë fëmijët e vet dhe kjo vlen edhe për veprat e mua. Por duke marrë shumë lëvdata nga Çufoja, duke pasur parasysh që shumë njerëz u kanë vënë emrin fëmijëve të tyre Çufo.......

 

epo duhet te jesh shume trap tja vesh emrin femijes Çufo..    ok, emri Cufe, apo Çufe  ekziston.. por eshte shkurtim i emrit Isuf.. po Çufo, emer derkuci i kenaqur..?!smiley

Çufo eshte emer i mire per profil peshku

Une madje sygjeroj qe gjithe antaret te kene pseudonime derrash, qe shkojne me sjelljen e tyre te pergjithshme ketu tek peshku... smiley

dakord, tjeter pseudonimi..  bile ''bubi kacurrel''  kemi te peshku..smiley

Cufe me sa di une eshte shkurt per Isuf.ne shkoder ka pas qene nje tip e quanin Caf Sustasmiley

Talenti vjen nga perëndia, por ama duhet edhe të punosh shumë. ---pikës i ke rënë!

sa keq qe nuk me kujtohet shume Cufoja, se nje deconstruction i tij do kish qene GREAT. Sidomos tani qe e morem vesh nga i vjen frymezimi Gaqos.

 

Gaqon e njof personalisht - eshte shume gjynah qe nuk suportohen njerez te tille qe i kane dhene me te vertete shoqerise. Ne mos pension shtese nga qeveria, po lidhja e shkrimtareve? Po ky vetem nga royalties duhet te kishte bere miliona..

Me boni cudi se ka plot libra te prodhuar post 90... Gaqo should have milked Cufo...

e mir mir...do thush ti e drejta autorit. 

une te them nje rast, liber i shitur mire ne shqiperi - botuar nje-me-nje ne maqedoni nga 'autor' tjeter. e kena krymin e thell ne o burr, nuk osht thjesht ceshtje komunizmi kjo.

Pa lexu intervisten, a e permend faktin se Cufo-ja u bo famoz pasi e kish lexu nje byroist? 

Ca me te thone Gaqo, ca me te thone... ka nga ata qe kane punu icik me fort se ty e akoma nuk kan pa noi pension nga atdheu te cilit i dhane gjithshka.

Ti pastron dhe une bej pis - se ke rradhen e pastertise. Priceless! smiley

trazojme trazojme... rrecel perpunojme... smiley 

Ca receli Ishte, e mban mend ? trazojme Teta trazojme. smiley

Asnjehere diten s'e le ndezur driten...smiley

si ka qen ai recitimi ... beri pallto e fustan me lesh deshesh tane...

xha bariu qethi deshte,

dhe u be nje mal i leshte,

beme pallto dhe fustan,

me lesh nga deshte tane..smiley

 smiley Cezmen hapur une nuk e le pa pune?

Me thone te drejten, filmi vizatimor qe i arrire gjithashtu...

Xha Tani... jo xha Bariu.

p.s.:

Patoku Pep: Ky eshte shoku im i ngushte Taku,

Cufo: Ky eshte shoku im i gjere Tipi.

opo cpo kendonin moj 6* bilbila, opo 3 te kuq moj e tre jeshila...

*thenks i forte...

se mos te ndalova qarkullimin e molleve mor qerrata! 

....more bukurosh

Cufoja: Faleminderit xhaxhi qe me the bukurosh... smiley 

Kujdestari Çup: "Do sharroj selvine/ pellumbeshe moooj".

Tipi: Cufo vertet do e sharroj ate  selvine ne lulishte ky?

Cufo: Po jo mo Tipi se nuk e le Lul Basha...komunalja desha me thone.

o Kavir, si ishte ajo kenga e xhirafes mo, se vetem 2 vargjet e para me kujtohen..smiley

 

xhirafa kur del ne fushe,

xhani moj xhirafe, xhani moj aman.....

Ti s'mbake mend as 2 vargjet e para. smiley

 

Xhirafa kur del ne rruge

xhani moj xhira- xhirafe,

xhani moj aman.

krah per krah me autobuse,

xhani moj....

arushet i vijne ne gushe

xhani moj....

.smiley

booo, dobet.. e harruam Cufon vlla..smiley     (do te na qortoje historia..)

apo xha Dani?smiley

 

p.s     (mos) keputni mollet..smiley

Mesuse Mjellmen e ka zene gripi Hong-kong dhe nxjerr nga hundet copa kackavalli.

p.s E di njeri si mbaron triologjia? Hedh bast qe nuk gjej njeri ne peshk qe e di se cfare profesioni zgjedh Tipi ne fund!

peeeeeesheeeee peeeesheeeeeeee

rojtari: me falni mesuese, ju solla kete bukuroshin qe e kapa mbi molle..

cufoja: nen molle mesuese, se ky me kapi kur u hodha vet..smiley

Po c'rojtari more. Ariu Zebo more. Uee!

C'me ke dale ne dere, 

me qeron nje ftua

gjysmen haje vete,

gjysmen ma jep mua.

ia kisha harruar vertet emrin Zebos..smiley    Kavo,  kishte te bente ariu Zebo me Tipin?   kushurinj me duket, apo jo?

Hajdeni tju qeras me fiq.... smiley 

Po ishin goca tezesh.

Sa cingun qe qenka ky Gaqoja*! I ka zene syte interesi i ngushte vetjak dhe nuk shikon c'behet rrotull.

Po a e di sa km rruge kemi shtruar ne mor zotri?

Po rritjen galopante ekonomike a e ke vene ndonjehere ne hesap?

Po dyndja e turistave ne vendin tone nuk e ngroh aspak ate shpirtin tend te ftohte egoist?

Po anetaresimin ne NATO dhe se shpejti futjen ne Europe, a e ke degjuar? E ke degjuar!

Po e ke degjuar me veshe, jo me zemer.

Po kaq shume e urren Shqiperine? Kaq cmire ke?

*Gaqo? Emer grek. Nuk mund t'i vesh faj qe flet keshtu. Ky e urren Ajatollahun qe nga koha kur u arrestuan ata 5 Omoniaket. 

Nëse flasim për shpërblime, mund t’ju them se nëse unë mbetem si shkrimtar, kjo do të jetë merita ime. Nëse nuk mbetem, do të jetë faji im.

!!!

 

respekte zotit  dhe shkrimtarit Bushaka!  njeri i mire!!

Nuk di pse, Cufoja ne shpine e pushimeve, ka qene Kapitulli im i preferum. Te jepte nje atmosfere pushimesh relaksuese.

Ndersa tek cufo dhe bubi kacurrel, me kujtohet episodi i titulluar "Shah me Kanotjere". Ndoshta me ka mbetur ne mendje qe nga vizualiteti i titullit.

 

Neve nje ansambel,
sonte po krijojme
dhe mesuese mjellmen 
shume do ta gezojme

Cufo me daulle,
Tipi me kitare
dhe per kengetare 
kemi nje gjinkalle,

Neve jemi shoke
dhe kendojme tok
kur tek ne do vini
Oh c'artiste do shihni.

 

do jua kendoja une, po meqenese ne pamundesi kendojeni vete. smiley

Tipi duke u mundu ti lidhi kemben Cufos qe Ishte vra, u mundua u mundua , nuk beri dot gje dhe e pyet - a ta lidh bishtin me mire? E mo mire lidh bishtin I thote dhe Cufo, lere kemben. lol

Tani po mendoj se do ia vlente nje perkthim ne greqisht Cufos. Titulli: O Cufo, kai o Bubis Katsaros.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).