Në listat e kandidatëve për deputetë kishte kushërinj, krushq, kunetër, shumë spiunë, sambistë, policë, doganierë e hetues, ndërtues, bodigardë dhe trafikantë.

Në listat e kandidatëve për deputetë kishte kusherinj, krushq, kunetër, shumë spiunë, sambistë, policë, doganierë e hetues, ndërtues, bodigardë dhe trafikantë. Mbi të gjitha kishte lista të konsoliduara të familjeve mafioze të politikës shqiptare si të Ortës se Jenicerëve, Trustit të Gështenjave të Tropojës, Klanit të Zemunit dhe të Cetës se Lavatriceve. Më i pastri në këto lista kandidatësh është Ilir Meta. Sepse ky ta thotë në sy dhe kur e bën e bën si burrat. Edhe kur i merr 700000 euro për shtatë minuta (dhe del i pafajshëm) të thotë në sy se nuk i ka marrë. Kush është ai burrë që thotë se ky të fut një plumb? Përse nuk i ndodh ende gjë Dritan Priftit?

Kishte ca emra të rinj që nuk i njihja fare. E kështu hapa edhe ato kartelat që i mbaj në një vend me biografinë e secilit sepse, në listë më dolën edhe disa emra që nuk i njoh ose që i njoh pak sepse duket sikur sa dolën nga sirtarët. Mirëpo mbasi e vrava trurin, gërmova pak më shumë, pashë për kë kishin punuar, kush ishin daja, burri, krushqia, xhaxhai e babai, dhe i gjeta edhe të dhënat e këtyre në kartelat e të tjerëve. Sepse ca i njoh mirë, e për dreq, edhe më mirë nga sa dua t’i njoh; gjithkush e ka një shqisë që e bën të jetë më i vëmendshëm kur e ndjen gjarpërin rrotull, dhe unë nuk bëj përjashtim. Por edhe shumë nga këta që nuk i njihja mire apo hic fare, kishin qënë ata që ishin përdorur për punët e pista, që nga institucionet e shtetit, ministritë, zyrat, partitë e deri tek strukturat e shoqërisë civile. Kanë mbaruar shkollat jashtë, rrinë në hije, lënë baseta dhe I fryjnë flokët, por njëlloj janë, gjarpërinj si mjeshtrit e ustalarët e tyre.

Gjithsesi, duke e ditur që të gjithë do të flasin për listat e do të merren me kandidatët, me krimet që kanë bërë, me të përjashtuarit etj. etj. dhe ne Rrethin e Ferrit ka pasur disa shkrime shume cilësore, vendosa të përqëndrohem në një paradoks kyc. Paradoksi është zgjerimi i rrethit nga paria dhe njohja zyrtare si forca politike të mirëorganizuara e familjeve mafioze lokale. Tashmë, nuk them ndonje gjë të re po të them se në shtetin shqiptar sundon krimi i organizuar. Nuk është as e panjohur që shqiptarët po detyrohen që të zgjedhin midis dy karteleve të familjeve kriminale. Këta që pajtohen për të grabitur, vrarë, rrënuar e shkatërruar shqiptarët, luftojnë si familjet mafioze për territor. Paradoksi është se në këto lista, shihet që familjet e mëdha mafioze iu kanë bërë vend edhe familjeve lokale. Kuvendi është bërë Kupola.

Listat e deputeteve të sigurtë, dhe të atyre që do të luftojnë me njëri tjetrin treguan qartë se sistemi është një oligarki e pastër mafioze me klane katundare kriminale. Një grusht familjesh kriminale që kontrollojnë ekonominë, propagandën dhe vlerat, kontrollojnë edhe politikën. Organizatat e parisë kanë, sic do ndërtesë, një fasadë që është moderne e që quhet parti. Mirëpo këto struktura janë shumë të bukura nga jashtë por përbrenda, janë si kampe përqëndrimi që sundohen me dorë të hekurt nga kryetari respektiv dhe që na shesin ushtarët e tyre si politikanë. Brenda këtyre partive ka klane të pastra mafioze e kriminale, njerëz që kanë bërë të pabërën, dhe që nuk ndalen para asgjëje. Këta janë ata që njihen si Orta e Jenicerëve, Trusti i Gështenjave të Tropojës, Mister Ndertuesit, Ceta e Lavatriceve, Klani i Zemunit dhe disa struktura të tjera të këtij niveli, emrat e të cilave dihen por nuk thuhen sepse njerëzit kanë frikë.

Mirëpo listat ishin të balancuara. Familjet e njohura mafioze kishin një përqindje të sigurtë të deputetëve. Ama, të tjerët që ishin në lista ishin disi panatyrshëm në ato vende.  Sepse ata nuk janë pjesë e oligarkisë së Tiranës, por janë jestarë e përfaqësues të klaneve mafioze e kriminale locale katundare.

Prandaj, fenomeni më i spikatur i këtyre listave është tërheqja e familjeve mafioze të parisë së Tiranës të drejtuara nga Sali Berisha, Edi Rama, Gramoz Ruci, Ilir Meta, dhe ata kapitenët e familjes si Fatmir Mehdiu, dhe të klaneve që janë duke ndenjur me vetëdije jashtë politikës për të hyrë, ose më mirë për t’u kthyer me 24 qershor si shpëtimtarë, si ministra apo si luftëtarë. Listat tregojnë se paria pranoi që edhe familjet mafioze lokale të vendosin deputetët e përfaqësuesit e tyre në vendet më të sigurta, më të shkëlqyera e më të garantuara në lista. Kompromisi i arritur midis parisë sunduese të Tiranës, klaneve të familjeve mafioze si Trusti i Gështenjave të Tropojës, Ortës së Jenicerëve, Klanit të Zemunit, Cetës së Lavatriceve e të tjera kësisoj vëllazërish cubnore katundare krahinore  nga një anë, dhe mafiave të vogla lokale të drejtuara nga kandidatët për deputetë në këto lista (ose nga vëllezërit, vjehrrit, kushërinjtë, vëllamët etj.) nga ana tjetër, është tregues për shumëcka.

Cka tregon kjo? Kjo tregon se paria e Tiranës i ka frikë dhe është e pazonja t’i kontrollojë familjet mafioze lokale. Me një fjalë, Paria e Tiranës në thelb është dorëzuar para këtyre strukturave mafioze lokale. Sali Berisha mund t’ia presë krahët Jozefina Topallit e Ridvan Bodes, por nuk ka c’i bën as Dashnor Sulës e as Igli Carës, pardon, Sokol Olldashit, Lefterit e Sherefedinit. Edi Rama mund të luajë me Erjon Bracen, por Xhemal Qefalisë nuk ka c’i bën se ikën e gjithë komuna e Dajtit. Ilir Meta nuk e prek Lefter Kokën për të mos folur për të tjerët. Saliu e hodhi poshtë autobuzit Nikollë Lesin pa u kthyer nga Spiteni në Tiranë sepse ka një bandë tjetër që ofron 1218 vota të numëruara kokë më kokë. Kështu, duke parë listën sheh banda, kriminelë, mafiozë, vrasës që kanë vënë përpara nusen e vëllait dhe e bëjnë deputete në parlament.

Mirëpo, do të ishte e pranueshme po të ishin fytyra të pastra. Por këta as nuk lodhen për të mashtruar. Ajo që bie në sy është numri i individëve në lista që janë njerëz që janë arrestuar, dënuar, hetuar, burgosur etj etj. e që shkurt kanë pasur marrëdhënie jo të këndshme me drejtësinë edhe brenda edhe jashtë vendit. Me qetësi numërova individët që nuk kanë marrë vizë nga ambasadat e vendeve të huaja, se këtë e mbaj në kartelë. Dhe më dolën një grusht i mirë. Gramoz Ruci nuk mori vizë për në SHBA. Lefter Maliqi u refuzua nga Mbretëria e Bashkuar. Agron Duka nuk mori vizë kur ishte Ministër i Bujqësisë. Një kandidat e zunë duke ikur me tren tek dashnorja dhe e kthyen me vrap. Një kandidate e zunë duke vjedhur në supermerkato fustan. Një tjetër e ndalën në aeroport. Një tjetri i kanë vënë videon me atë zonjushën që nuk don të bëhet zonjë. E kështu me radhë. Të gjthë kanë nga një histori që të ngre qimet e kokës përpjetë.

Më nje fjalë listat quhen “të fitores” por i ngjajnë radhës së nevojtores në burgun përjetë që nuk e kemi!!! Ky burg duhej të ishte për kriminelët, hajnat, cubat, banditët, të zvetënuarit, spiunët, dyfytyrëshat, trefytyrëshat, asnjëfytyrëshat, fytyrëmunguarit, fytyrëharxhuarit, fytyrërreckamanët dhe fytyrëdhjeramanët. Sepse, kur këta që duhet të jenë në burg, si pjestarë e ushtarë cuba e hajna, banditë e vrasës të klaneve mafioze, duan të jenë deputetë, a ka burrë nenë që të mendojë që të fusë në burg trafikantët, vrasësit e vegjël, mashat e këtyre, ustallarët e gomoneve, pushtët e kodoshët, masakarenjtë dhe llumin që bën poshtërsi të vogla përditë e gjithkund në shtetin shqiptar?! E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që nuk e kanë cuar listën tek Interpoli sepse kushedi se sa vetë do të hiqeshin apo do të dorëhiqeshin menjeherë.

Këta janë në krye ajo pjesa që nuk duhej të ishte as në fund. Mirëpo këta janë përfaqësues të fuqishëm të mafiave lokale. Në se bandat që kanë përfaqësuesit e tyre në politikë arritën të mbrrijnë deri këtu, si iu bëhet gjatë e mbas zgjedhjeve? Kuvendin do ta bëjmë Kupolë. Dhe kjo do të jetë kupola e oligarkisë më kriminale në botë, sepse këtu i gjen të gjithë mostrat e monstrat e krimit e të jetës së nëndheshme.  Ky Kuvend nuk do të jetë një ndërtesë me ngjyrë e me dritë të kuqe, sepse partitë i kemi me të gjithë ngjyrat e ylberit, por është një paradhome gjykate a burgu. Këta duhej të ishin në burg. Këta kanë qënë në burg, edhe kur kanë qënë hetues e gardianë, spiunë e informatorë, kuadro kursesh në Pukë e konviktorë të uritur pa bukë, doganierë, policë e oficerë.

Megjithatë, me këtë akt balancimi, vetë familjet mafioze u konsoliduan. Listat janë të mbushura me njerëz që janë shërbëtorë pa kushte të kryetarit të partisë respektive. Nuk kisha pritur që të kandidoheshin shefat e ata që kanë bërë shërbime të pafund në nivelin kriminal, por këtu na dolën shegertët e rinj që e kanë mësuar zanatin qysh kalamaj, e duket edhe në familje, shokët e Xenit e të Argitës, të Nar Kokës, të Edi Ramës, e të gjithfarë bande të parisë. Njerëzit i njohin mirë. Sepse shumë nga këta që i njoh kaq pak unë, se mua më falet se jam në mërgim, e kanë bërë të gjithë shkollën e djallit. Ka shumë të rinj që vijnë nga nuk ta merr mendja, por që kanë bërë 99 poshtërsitë e mundshme dhe këtë e di mirë. Këta janë të rinj, por të regjur në poshtërsi të vjetra. Sepse familjet vunë në lojë fytyrat e pastra të tyre dhe ata ishin të gjithë të stërvitur . Këta janë djem e vajza të reja që nuk kanë njollë nga e shkuara e sistemit të mëparshëm, por kanë kaluar në shumë duar që i kanë mësuar e stërvitur derisa janë bërë mjeshtra gjatë tranzicionit. Paria po riciklon veten.

 

Në vend të përfundimit

Ngado që ta sjellësh, Kuvendi që do të caktohet me 23 Qershor, se këtu nuk bëhet më fjalë për zgjedhje, do të përbëhet nga tre lloje njerëzish dhe që të gjithë do jenë në shërbim të krimit të organizuar. Do të ketë bedelë, kriminelë dhe teveqelë. Ka njerëz që i kanë të gjithë cilësitë por shumica jo. Disa janë bedelë sepse shërbejnë qorrazi dikujt, bëjnë qokën me votën dhe e kryejnë punën. Shumica janë kriminelë, sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë në të shkuarën dhe nuk as edhe një pikë dyshimi se nuk do të lënë gjë pa bërë edhe në të ardhmen. Një grusht janë teveqelë, d.m.th. janë njerëz kot, por duhen si bedelë e si fasadë për kriminelë. Të gjithë janë të pandashëm dhe lidhen në një sistem që është oligarkia politike e kriminale e parisë së Tiranës dhe klanet e saj. Prandaj duhet bërë kujdes sepse këta janë ata që janë. Këta të gjithë e kanë burgun në kokën e tyre. Dhe prandaj këta do të punojnë që ta bëjnë shtetin shqiptar një burg gjigand për të gjithë ne.

 

Marre nga: http://shinasi.wordpress.com/2013/05/09/...

 

128 Komente

 

PAZAR HIJESH

Ëndra të trishta,
Hije të frikshme,
Pazare të pista,
Me hijet e tyre...
Mos i besoni hijet,
Se janë të zeza,
Dhe fjalët e tyre
Të gënjeshtra......

  

 

KRYEVEPER !!!! Shkrim te cilin e prisja dhe habitesha se si asnje nuk kishte shkruar mbi kete fenomen deri me tani. Nuk mund t'i heqesh nje presje. Problemi eshte se antitrupat e shoqerise shqiptare jane te sfilitur ndaj perfaqesimit te krimineleve ne parlamente ( e kam fjalen per ata te denuar per prostitucion apo gjera te tjera) deri ne piken se anje nuk ben ze.

Ky ka filluar te me ngjaje me Luterin.

He mo militante, nuk ua mban te komentoni tek ky shkrim me duket smiley

Nuk kane nevoje te flasin por po tundin koken ne shenje miratimi

Ke te drejte Elba, do bejne gek mek para ketyre paragrafeve

sa mire thuaj kur njeriu njeh veten

militantet (ose gjallesa qe zvarriten i quaj un) nuk komentojn dot pa lejen e padronit perkates

Mbase s'e ke marr vesh Shinasi qe Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizen edhe Albin Kurtit.  

Per te tjerat, nuk the ndonje gje te re, perkundrazi argumentat qe ke ngritur mund te perdoren edhe kunder idese se "primaries" lokale ne rrethanat e sotme.  Ndonje propozim konkret si fillohet katharsis?  Nga ato me kembe ne toke, e jo ne hava?  Hic?  E mire. 

Katharsis, ja të veprojmë siç vepruan gjermanët me librat. Por, ne duhet t'a bëjmë me qeveritarët e ti bëjmë shkrumb. 

p.s. e di që s'bëhet thjesht një ide e zymtë në ketë gloomy saturday. 

Ej, e pa njeri Koçon tek Fevzoja? 

Puna eshte se ka arsye e arsye pse refuzohet nje vize, arsyet e Albinit  nuk krahasohen me ato te G. Rucit, apo do kundershtojme per hir te kundershtimit sport shqiptar i mirnjohur ky!

Alidea nuk ka ca te komentosh ktu. Shkrimet e ktij me duken si ato fjalimet e percarta per Jezusin ne 8 te mengjesit ne subway-in e New York-ut. 

"Ngado që ta sjellësh, Kuvendi që do të caktohet me 23 Qershor, se këtu nuk bëhet më fjalë për zgjedhje, do të përbëhet nga tre lloje njerëzish dhe që të gjithë do jenë në shërbim të krimit të organizuar. Do të ketë bedelë, kriminelë dhe teveqelë. Ka njerëz që i kanë të gjithë cilësitë por shumica jo. Disa janë bedelë sepse shërbejnë qorrazi dikujt, bëjnë qokën me votën dhe e kryejnë punën. Shumica janë kriminelë, sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë në të shkuarën dhe nuk as edhe një pikë dyshimi se nuk do të lënë gjë pa bërë edhe në të ardhmen. Një grusht janë teveqelë, d.m.th. janë njerëz kot, por duhen si bedelë e si fasadë për kriminelë. Të gjithë janë të pandashëm dhe lidhen në një sistem që është oligarkia politike e kriminale e parisë së Tiranës dhe klanet e saj"

Tashi kjo ketu me siper eshte teresisht e sakte. Bedele= Ba Ka Dill,Eduard Halimi, Eduard Shalsi,Oerd Bylykbashi, Damian Gjiknuri, Mimoza Hafizi, Olta Xhacka. Kriminele= Edi Paloka, Keltis Kruja, Tome Doshi, Paulin Sterkaj, etj. (s'del vendi per te gjithe), teveqele=Aldo Bumci, Sajmir Tahiri, etj. 

Kupola: Sala, aka Salehi, akak vicidolsi,aka Maloku, aka Sula, aka te vras ne bulevard dhe t'a them, aka hajt robt shqiptareve,Ed Shalgjati aka thith me hunde, aka Lakuriqesia, aka po te thash mik ta kam fut, aka dilni vrituni ju se une kam ca pune, aka eh cer legeni ky Sala qi sma le pushtetin, aka hajt robt shqiptareve, Lir Floriri aka nuk ben burri per 700 000 euro, aka i pushkes dhe pastaj i fjales, aka Feministi i Mones, aka Ngjala ime eshte e vogel po hyn lirisht, aka hajt robt shqiptareve, Fatos Nano (ne pension) aka beni leke mer legena, aka s'dehet burri me tridhjete dopje, aka o sa mire me qene Vjenez, hm, dmth president, hmm une i kazino du mer cuna, aka hajt robt shqiptareve, u bote ju, aka Saleh te kam rixha, mos ma fut me bakllava, te kam xhan e te kam shpirt, eh kur do me vije ajo dite, o Edvin o legen, me thonj paprere ti ke qen, kur te solla ne Tirane, okllajine me ke shtene, po ska gje o byrazer, se nuk me ben dot zeher, me Arbenin dhe sejmene, te gjithe do te ta pime kafene.

Shume interesant qe shkuejtesi paska nje kartoteke me te gjithe kandidatet. Te gjithe qenkan "kusare" ose te prejardhur si te tille.

Po te miret ku gjenden? Pervec deshperimit, ka ndonje rrugedalje?

Shume shkrim pesimist nuk i duhet askujt vecse atyre qe ankohen ON LINE.

Te shkoka shume emri, se jo per gje po harabelet 50gr tru kane. Shkrimi eshte shume i mire dhe tregon qarte si amoralite dhe anormaliteti kane fituar mbi normalitetin dhe moralitetin dhe se gjate viteve te fundit eshte ngritur nje klase militantesh me 2-3 diploma universitetesh private qe po vjedhin cdo gje ne cdo vend pune. Gjeja me e trishte eshte sistemi gjygjesor qe vetem drejtesi nuk jep, e ku modelet e plepave te Tomes e Shashenkes qe u bene nga barinj gjygjtar ne moshen 40 vjec, mbizoterojne ne kete vend.

Per t'i kenduar maleve, lisave e deleve nga Stambolli te thajme piten te gjithe. E kemi si sport popullor. Po he tha, pse hidhesh?  Lere, lere, se dhe une po ate hall kam.

Hahaha më jep një krëhër më mirë. smiley

Per pasqyre mos u lodh, se nuk kam dyshime te kota.smiley

Me duket teper i deshperuar ky, teper i frustuar . Kjo nuk eshte kritike.Eshte mjerimi kritikes.

Gjynaf se eshte dhe i ri ne moshe.

Nuk pashe ndonje kritike reale te permbajtjes, pervecse kritike ndaj atij qe e shkroi. Edhe kjo tipike shqiptare me duket si praktike. 

Ca permbajtje te kritikosh. Vete autori pranon se nuk po thote ndonje gje te re. Lere per te propozuar. E di sa i plas bandave po u the se jane te tille. Ato me keto fjale perkedhelin njeri tjetrin tere kohes. 

Meqe do nje kritike, ajo fjalia e fundit me burg eshte kot, psh. S'ka ndermend njeri ta beje burg, se do te duhet te te mbajne me buke pastaj. Le qe me te drejtat e njeriut, e yclka te tjera, perfiton shume me teper se buke.

Un nuk mendoj se cdo shkrim mund te kete te njejten strukture ku ne fund ti te mund te ofrosh nje zgjidhje, por ti ama ke te drejte te shprehesh te pakten me ane te shkrimit se cfare meritojne keta kriminele qe kane zaptuar politiken. Si thua ti Tirona4-ever duhet te heqim nga   fjalori dhe deshiren per te shprehur ate cka meritojne keta PULATIKANE ? E dyta perspektiva e autorit eshte  e tija, ai pikerisht nuk eshte ketu, nuk paguhet nga taksat tona por duket qarte se eshte nje patriot qe i dhemb per vendin e tij, shyqyr qe kemi dhe autore te ketij lloji, sepse realisht nga brenda territorit veshtire te gjesh analoiste qe te mund te shprehen kesisoj, jo se nuk i dine , por thjesht NUK GUXOJNE! 

Une po them qe deshira eshte shprehur tashme, ose keshtu me duket mua. Te vazhdohet me i mbush mendjen njeri tjetrit per nje gje qe jemi dakord, duket si peme pa kokrra. Kurse patriote Interneti jemi te gjithe, bile po t'i futemi i gjejme dhe emra me pikante per bandat. Me duket se Lubonja sikur i ka thene keto gjera, meqe the per brenda. Jemi, apo ishim tek zgjidhja, apo zgjidhjet. Psh xheli megjithse eshte karikature e asaj qe kerkon te perfaqesoje, tregoi dicka, qe nje parti e re eshte e mundeshme dhe mund te ndikoje.  

Tirona 4 nuk jemi dakord te gjithe. Ka shume qe ende nuk besojne se keta jane kriminele te gjithe, pa dallim. Keti po behen kollotumba te gjithfaresojshem dhe ende ke justifikues profesioniste. Me mire nje e vertete e thene shpesh se sa nje heshtje qe mbart rrenen brenda si thu?

Une po flisja per vehte dhe po i pergjigjesha Alideas, qe me duket ka te njejtin mendim. Dhe as pres ndonje gje te hajrit nga ata qe s'kuptojne apo bejne sikur s'kuptojne. Eshte thene e verteta pra. Nejse, mbase s'eshte thene ndonjehere per te shtune.

Kerkoj ndjese qe nderhyra, nuk e dija qe kete cepin peshkist e kishe "xane" smiley.

 

Nuk e kisha ne ate kuptim. smiley Mos e merr ters. Po besoj se dhe per ty, nqs mendon se ato jane banda, artikulli nuk sjedh gje te re. smiley

Nuk prishemi per aqe gje, pa merak. per mua eshte realitet qe nuk thuhet gjeresisht dhe eshte gjeja e duhur. Shih analistet me te mire ne TIrane, Minxhozi, Bushati, Shkullaku dhe Lubonja nuk merren me keto probleme ose sepse nuk i japin kend ose me me gjase se nuk ua mban. Ky i thote tulle Saliut dhe Gramozit kriminele qe keni gjak shqiptaresh ne duar. Jo me kot shkrimet nuk pasqyrohen tregun mediatik memedhetar (pervecse shume rralle). Ky argumenti qe eshte thene me duket sikur ti thuash analisteve amerikane mos flisni per demokracine dhe rendin liberal ne Amerike, ne fund te fundit eshte thene smiley.

Shiko, se ky mbase s'e meriton fare ate reagimin tim. Problemi eshte qe jemi ngopur me bla bla, ka 20 vjet. Te gjitha sa thote ai qendrojne, por dreqi ta haje duam te shohim nje drite ne fund te tunelit, dhe mundesisht te mos jete treni qe po vjen ne drejtim te kundert.

Analistet e tjere jane pjese e bandave apo e sistemit, dhe as qe i lexoj fare. Bile per sport bejne sikur kritikojne nga nje cik, nga nje ane apo tjetren. Po te gjithe hane, pine e ... ne te njejtin canak me politiken. Po t'i shohesh edhe vilat ne nje vend i kane. Per dreq eshte vend i vogel, dhe sikur te duam te mbyllim sy e veshe, infot na hyjne vete. Mjafton te besh nje xhiro ne Sheraton, Rogner, apo klubi i Qerretit, tashti po shtohet dhe gjiri i Lalezit, dhe e kape 90% te politikes dhe analisteve.

Edhe analistet amerikane po t'i thurnin lavde demokracise gjithe diten, s'do i lexonte njeri. Dhe ne Shqiperi po s'u dikutuan zgjidhje konkrete, eshte kot. Ja te themi shkruti dhe ky nja 10 here mbi gjendjen. E pastaj?

Cfare te kritikosh? Egon e perkedhelur ne pozicionin: une dhe Bota perballe. Edhe Krishti u angazhua, mori nje ane, beri nje sakrifice, per te sjelle mbreterine qe predikonte.Zakonisht keta qe e mendojne veten jashte botes dhe perballe saj, perlasen keq me te ne takimin me te pare.

Kur shkruante vetem kundra qiviriut, ishte burre i mire.

Sot eshte vecse "Deputy Director, The NYU Alexander Hamilton Center for Political Economy at NYU" dhe vecse pershkruan (si atehere) me kthjelltesi situaten e trishte politike ne Shqiperi.

Pikerisht se eshte dikushi dhe pretendohet te thote dicka me shume. Psh ti si i atjeshem mesove ndonje gje te re?

por njëlloj janë, gjarpërinj si mjeshtrit e ustalarët e tyre.

ja pra thelbi i mjerimit ton te perbashket

Ore cfare mendon Meksi per kete shkrim se duhet t'a njohe mire situaten. Na duhet nje opinion i informuar se na mbyten "rrogetaret".

Ashtu o presoro, te gjithe nje mut jane. Po t'kishe njoft nanjonin qe i ra t'fiket kur pa t'vdekmit n'mes t'pazarit, do ngurrojshe i cike me fol. 

nejse, nga downtown nyc njisoj t'duken lagjet e nujorkut, e jo mo politikejt e shqipnise. 

Ah mer presor mer presor. 

Ej o presoro, edhe ti pa emra er burre? 

Ato " the usual suspects" pastaj kunetet,kushurinjte, baxhanoket pa emra. smiley

mos boj kot si radikal. Pa thy veze nuk bo dot omelete. 

Me i llaf bon, po nuk hahet. 

Hajd gezuar smiley

Amon shikoni koken e Likes tek resmja. S'ke nevoje fare per artikull, ai surrat i thote te gjitha. smiley

Në listat e kandidatëve për deputetë kishte kushërinj, krushq, kunetër, shumë spiunë, sambistë, policë, doganierë e hetues, ndërtues, bodigardë dhe trafikantë

.....Trustit të Gështenjave të Tropojës, Klanit të Zemunit dhe të Cetës se Lavatriceve.

,

smiley

Wellcome to RRumpallLand.

 

Po ate kryeministren e danimarkes qe bonte flirt me EdRomen, e keni pa? smiley

''Me duket teper i deshperuar ky, teper i frustuar . Kjo nuk eshte kritike.Eshte mjerimi kritikes.''

Marre nga monologu i nje militanti fanatik.

P.S. e shikon Shinasi, shikoje mire.

ça nicku perdor Shinasiu te peshku?smiley

une s'jam dedektivi i peshkut, dhe aq me ben ne perdor nik apo jo. s'ka rendesi fare per mua.

po si ta shikoj citimin tend ai pastaj?   

prandaj  pyeta..    nga menyra  e sigurt qe iu drejtove, kujtova se e di qe Shinasiu frekuenton peshkun..

Mos beson gje ne fantazmat? Zot na ruaj - tha. smiley

o ydh, o Lira smiley mire, militat jam po i rrezikshem? tamam si komunikatat e Qaz Mulletit.smiley

Spiritus, nga dashura e tepert, ll-ja behet dh? smiley

rri urte ti mi ana.

Si urno, shoqja komandante! 

nga dashuria Ana, nga dashuria, gjithcka. perkedhelese gjuha e dashurise.Zogut (atij fluturakut, jo Mbretit) i thote zogth smiley

I love u , Lira.

asnjehere si kam pelqyer militantet, me friksojne.  nje hap i ndan nga dhuna.

pak sadomazohizem duhet, nigjo mu.Ose lexo "50 hijet" .eshte trendy.

Atehere, sipas rregullave te reja drejtshkrimore, duhet ta kishe bere "yth", sepse th-ja jep me butesi se sa dh-ja. Po ketu çdo lloj rregulli behet arbitrar dhe dashuria behet e paligjshme hahaha

e drejte, dh-ja eshte dhunuese smiley

silleshe me mire ti kur shkruaje nga italia. sic duket efekti uje-ajer.

E de, ke pare ti, ata italianet e poshter me kishin zbutur ca si teper, kisha humbur anen time luftarake. Po kthehesh ne identitet dhe ndjehesh i plotesuar sa ve kembe ne Shqiperi. smiley

Shyqyr që je kthy shnosh o lum Ana! smiley

Pa ver kemben fare. Sapo robt cohen pa ndaluar mire avjoni, te gjitha dyshimet e mundeshme identikore avullojne. Pastaj te shtymet me zbrit, kalimi me mik te polici, ia vene vulen faresmiley

Ajkë shqiptare më e mira n'ballkan. Plastë syni i keq smiley

Ti do te na ulesh vlerat tani. Europen e kemi ne xhep, Ameriken e veriut po ashtu, me tej hahemi rrote me rrote. smiley

Jo mo, se kshu i respektoj rregullat une, po e ndjeva sapo u ula ne makine dhe zura timonin me dore. Ceshtje mbijetese trafiku i Tiranes, vlla!  Do s'do, instiktet e manovrimit ringjallen dhe pas hutimit te pare 5 minutsh, e kap veten duke luftuar njesoj si te tjeret. smiley 

p.s. edhe duke share. 

ps.2 Belle, kam nje surprize te vockel per ty, anej ka nahija tjeter. 

Pikerisht meqe respekton rregullat, kjo tregon qe identitetin e ke te rrezikuar. Por patriotet e tu duken ne kete dite qameti, dhe t'i heqin dyshimet oksidentale si me magji. smiley

Njehere me qelloi qe i kerkova hesap policit pse nuk zbatonte rregullat e qarkullimit. E di si mu pergjigj. Pse ku jemi ketu, ne amerike qe te zbatojme rregullat.smiley

Pse e merr ters? I rrezikshem eshte dhe kompliment. Robt pagujn per te qit ket nam. Sa dhe ti?smiley

Po Lira kush eshte? Na myten fantazmat sot! smiley

tani ti pse pergenjeshtron aftesite eterdepertuese smiley

Per mbulim, apo me mire provokimsmiley

konstatimet i ben kushdo.keto gjera qe pershkruhen nuk jane ndonje zbulim i madh nder shqiptaret .qekurse e krijuan shtetin keshtu jane qeveris ,ne menyre klanore te mbeshtetur ne besnikerine ndaj personave dhe jo ligjit.

Po akz dhe frd a jane banda sipas perkufizimit te shinasiut per bandat? Po psd-ja dhe pds-ja? Faleminderit paraprakisht per sqarimin

Po akz dhe frd a jane banda sipas perkufizimit te shinasiut per bandat? Po psd-ja dhe pds-ja? Faleminderit paraprakisht per sqarimin.

pergjigje ndaj monologut te nje militanti jo aq te rrezikshem sa i pari: te gjitha keto parti qe ke vendosur nuk e kane marre statusin e bandes, ende. te shohim me vone. ki durim.

Militant i kujt jam qe ta di dhe une te pakten kujt grupimi i takoj?

Si tha cuni i Mehmetit, aman me thoni agjent i kujt qe im ate, te shkoj tu kerkoj ca pare te pakten.

Kush eshte Shenasiu ketu? Une jam Shenasiu.... une jam Shenasiu.... une jam Shenasiu.....eshte bere peshku si tablo nga romanet e Kafkes.

Ne pergjithesi nuk para me kane pelqyer shkrimet e Shinasiut, por habitem se heren e fundit qe lexova artikull te tij tek peshku, Shinasi mbahej si njeri i madhe, i paprekshem, profesor ne NYU ku kostoja eshte 50k cdo vit. Tani sikur peshku ka levizur 180 grad.

shyqyr qe doli njoni dhe tha dy gjona tamom ashtu siç jane.

militantet siç duket jan n'mledhje per me vendos çer me komentusmiley

Shqiperia vend i vogel . Njerzit njihen .Deputete HUA nuk merren . Buka gatuahet me ate miell qe ke ...dhe ....i nderuari Shenasi , nuk eshte se konstaton ndonje gje te madhe .Puna eshte te shihen se cfare karakteri kane robt per te ushtruar nje fumksion dhe ne c'kushte zgjidhen e vihen per te permbushur detyrat Ligjerisht ! Them se jane produkt i te njetes fryme .Sikur te kushim Mbiemrat do formonim nje PEME Gjenealogjike me prejardhjet dhe Bemat e sejcilit smiley

Vur re i nderuar Shinasi .Nje cope Blog me virtuale dhe Dominon perpjekja e "nuk te njoh une tye se kush je " smiley   .Sic duket nga e njejta Hale vjen i njejti produkt . Firma Dy M !

Une do te them dicka megjithse mund te jesh kunder ( e drejta Juaj ) . Keto Bajga i krijon , ushqen dhe cfaq vete Sistemi i Dhive te Babasqapit nen fjamurin e Demokracise . Kur ne ate vend te kete arritur te cduken Vemjet dhe Ulerimsit "se diktatura zotrie " ..." se komunizmi zotrie " , ai vend do filloje te mendoje Pa Dosje dhe robt do te flejne pa xhandar ne gji , te bindur se ka Shina mbi te cilat ecen Treni !.Atehere do fillojne me tere mend te qeshin Njerzit me shprehjen

"Pse nuk e njohim ne ate mut muti kush ISHTE "

Shprehje , qe po te vesh re nuk shpeton nga Prurja Juaj , por qe nuk ke ndonje pergjgjesi perderisa Politika zyrtare e ati vendi mbeshtetet e frymezon Pikerisht kete Postulat PERCARES , Pa hyrje -dalje dhe doemos Vetshkaterrues . Me nje shprehje te kohes sone e gjithe kjo energji e Harxhuar mendore e shoqerore per Hic mos GJE ose Kulture Chiliane  me njesine matse si rruget e logjet e babasqapit :

Ton km Bosh !

Gjerat  e medha nuk arrihen me konstatues por me luftetare.I nderuari Shinasi ishte ne ato pune dhe u terhoq ne vend qe te luftonte.Si ka thene plutarku :kur te mencmit refuzojne te merren me politike , ndeshkimi eshte se do te qeverisen nga debilet." Burrat e grate qe e mbajne veten per te mire e per te ndercem atje po qendrojne ne sidelines ne vend qe te dalin ne shesh te mejdanit .

po ti thua qe te mbylli dhe gojen, apo jo?  kush ka vesh dhe sy te degjoje dhe shikoje, kush s'ka eshte militant i rrezikshem.

Asgja e re nga fronti i analizave

po na thuaj ti ca te reja o Cen. gjithe te rejat per shqipot mbeten. gjithe gazetaret e botes shkruajne ato qe dihen, e s'i thote kush pse e si. shqipot gjithe bishta. apo dhe ti militant je. hajt se po ta ve: militanti numer 3.

Ky eshte gazetar apo analist?

Vete po e thua , Pra ky shkrim keka shkru me both...

dhe ti cen je both:militant dhe i rrezikshem. e shikon u bere both tani.

smiley ja e shiqova ku eshte problemi ketuna

no problem smiley

Edhe sikur te kishe , kupton, prap se prap hartim pershkrues eshte smiley

Po Meksi cfare mendon? Kjo eshte pyetja....

Kot e kerkon. E shtune darke atje, cun i ri, andej nga lolipopi do jete, meqe e njifte dhe mire.smiley

Jo mo se besoj, mos eshte gjekundi per darke, ne ndonje enoteke. Po ka nxjerre ajfon frengu, per ket pune e ka nxjerre. Nejse, ai e di vete xhanem...

E moj Alaba 2265 , nuk thoshte kot Xha Abazi ... Vetem ti nipce dhe ajo tjetra me zamete shume me kini mbetur " smiley

Pa lexo nje tjeter . Vetem me NJE zamet mbrapa dhe ulerin sikur ti kete mijra ..." pse nuk u njohem ne kush jeni JU qe i drejtoheni Shinases "

Qetsoje , thuaj qe Shinasiu nuk thote gje keq .Biles i thote me shume shkolle ato qe shkruhen ketu tek PPU .Biles me te vjetren cmojet " ka bere nje material " .Po thuj te lexoj dhe nje te fandaksur te grupit te LefKOPESE .Pasi i lexun fytyre grijte dhe te barazlarguarit , ja jep me piskame "make krahi " shume shkurt , biles perdor edhe te qeshmen smiley

Ketu na kini ne te Sqaperise ...deri sa te na marre zoti !

Ne Skiperia  jane te gjithe motra vellezer, kushurinj, fis, miq! smiley mjfaton te kesh njerin ne pushtet dhe i gjithe ifisi, kusherinjte deri tek i treti, jane ne pune me biznese! Te gjithe antar partie behen paskesajza! Kshu funksionon atje! Vend i vogel! 

kjo esht gjendja sot per sot, as te rinj nuk ka me me ideale. jan ber te gjith Al pacino Scarface

Ti heqim kapelen atij kritizeri te shkrimit, ..qe mund te na i thote me mire keto e ato, qe mendon, se i shpreh me mire se Shinasiu!

kush di te me thote ndonje gje per Bamir Topin? edhe turma e ketij njesoj eshte?

njelloj thon, po kush e ka pa naj here

Te them une gjithcka : Eshte shqiptar ...

pa u varur ndonje haxhiqamilist  salist nuk zgjidhet situata

nderkohe do kemi llafe  grash

Me i pastri eshte ilir meta!

Po ajo foto e Metes tregon qe Meta eshte i dalluar ne ndershmeri ? 

Ne do ti japim fund politikës së sukseseve imagjinare për të kthyer sytë te problemet reale që ka vendi. Flitet për sukses në bujqësi, aq sa në një konventë të PD dëgjuam një zotëri të nderuar që ishte programuar të thoshte se falë PD ishim bërë nga 100 lopë me 200. Programi ynë është ai që do i japë zhvillim më të shpejtë bujqësisë në Pogradec, ku fermerët do bashkojnë ngastrat e tyre dhe do bëhen aksionerë. Ne synojmë shumëfishimin e granteve dhe rritjen e subvencioneve me interesa të buta që të shtojmë fermat dhe rrisim punësimin”, tha Meta./b.l

 

smiley

Sepse ky Shinasiu me kujto kete tipin. Bathe-bathe, po i kokerr i kena pas thone. Jo se ato qe sha nuk jon per t'u shajt, por ti aty ishe mer mik. Pse ike dhe e le Atdheun ne duart e ketyne plehrave kur t'u dhimbste aq shume ? 

smiley sorry, kjo eshte per ate foton, me erdhi shume e papritur smiley

Pse ike dhe e le Atdheun ne duart e ketyne plehrave kur t'u dhimbste aq shume ?
 

Kjo pyetje s'ka kuptim, i bie qe te gjithe ne qe ankohemi per plehrat e flasim me flamur te huaj te jemi hipokrite. Pse mund te kemi lene atdheun per arsye vetjake, nuk do te thote qe s'na dhimbset. Kjo qe po thua ti eshte e njejta arme qe perdorin njerezit ne Shqiperi per ne emigrantet.

    me sa di, ai ka pas nje arsye, qe ka ik  e "la atdhun"e ka shprehur vete diku, e ndjente veten te rrezikuar, nga falangat e shikut, ne. mos gaboj! 

Nga listat del se Instituti i kultures fizike , qenka cradle of leadership.

i zhgenjyer ne menyre te vazhduar nga z. Sh. Rama se fundmi. Nuk kam folur gjermetash prej respektit formal per titullin e tij dhe punen qe ben.

nje profesor NYU-je nuk mund te vleresohet ngaqe po shkruan te verteten. te verteten mund ta thote edhe nje karrocier, psh kali im eshte i bardhe.

Po e lexove peshkun, z. Rama, te lutem boll me keto muhabete descriptive, se nuk jane per titullin tend. Beje gjene, beje tamam, e mori dreqi.

Cimo kjo nuk eshte gje hic. Si mendon se u ndjeva zotrote kur lexova nje shkrim te Shenasiut prej nja 4-5 faqesh dhe thelbi i shkrimit qe qe paria shqiptare sot eshte katunare? Ske ne voj tma thush ta them vete...me erdhi keq per veten!

edhe dicka: rralle me kane zene syte nje fraze me katunare se "Paria e Tiranes". Meqe autori flet (dhe shume mire ben) per katunarizmin (ai i shton padrejtesisht nje "d" fjales, megjithate).

Mban nje ere te pangaterrueshme konvikti pre-90.

Si tha ai, del ti prej asaj, po s'del ajo prej teje. Katunaria dmth.

kur njerezit kane perdor ne fjalorin e tyre te perditshem - jo per faj te tyre - fjalen "latë", ndikimet anesore jane te mundura me gjasen perkatese.

Se c'kam nje pershtypje, pa vene doren ne zjarr, qe ky i ka humb lidhjet me Shqiperine.

kjo do ia bente edhe me te pafalshme gjene.

Per mu e vetmje rruge eshte te dalin rob te pa impliku e infektu fare fare me politiken, kryesorja me integritet, tip Albin Kurti, qe ka shit shpine (po qe e vertete). Do thush ti po duhen $$, vallaj kjo do ishte menyra me e mire dhe per emigrantet me "votu." Pastaj po s'i mbeshteti poplli, ne tullum i shkofte dhe atij.

Real eshte shkrimi i Shinasiut.. Skam asnje kundershtim me ato qe shkruansmiley

C'mendim ke per keto qe tha sot ish kryetari yt ?

"Edhe emra me përvojë politike 20-vjeçare që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si kufoma politike që gëlltisin pilula të helmatisura që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor, kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje"

"Prandaj kam më shumë vëmendje ndaj profesionistëve të spikatur dhe me eksperiencë si Arben Malaj, të spikatur në kushte krizash dhe zhvillimesh të qëndrueshme, të periudhës 1997-2005, të njohur për publikun, sesa për spitullaqë të tipit Endri Rama apo Edvin Fuga. Këta sillen njëlloj edhe kur më njohin personalisht si Rama, edhe kur nuk më njohin fare, si puna e këtij Edvin Fugës. Dhe e fundit, do t’i kërkoja minimalisht këtij Edvin Fugës, pavarësisht sa të thella i ka marrëdhëniet me Edvin Ramën, që të vinte të më takonte, që të kuptonte se edhe unë në jetën private të kem të njëjtat hobi si edhe ai, dhe po i kujtoj që “Mumja” edhe kur rikthehet, ka tmerrësisht spektatorë. Po na ngjiti muhabeti, mund të kalojmë edhe një natë së bashku tek “Mumia”.

"Është prova e një grupi klientësh që nuk mendojnë fare për interesat e masës së gjerë të shqiptarëve dhe që janë stërvitur në një ushtrim shumëvjeçar, sidomos në periudhën e qeverisjes së zotit Rama në Bashkinë e Tiranës. Kjo shpjegon dhe ndjeshmërinë më të lartë të Kokëdhimës ndaj meje dhe zotit Islami, sepse interesa të tilla klienteliste, nëpërmjet Ramës, kanë trokitur edhe në tryezat e qeverisë dhe janë refuzuar. Prandaj tani shfaqen me arrogancë në krye të listave të PS dhe dyshja Rama-Kokëdhima mendon të strehohet në Vlorë, ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë për interesa shumë më të lartë sesa këta".

"Unë do të prisja që kalimi i personazheve si Islami në listat e “kundërshtarit” do përmirësonte të djathtën ose në përgjithësi klasën politike përfaqësuese të Shqipërisë dhe natyrisht do t’i bënte më të izoluar apo më jetimë kalimtarët dhe aventurierët e tipit Rama, që, me sa duket, nuk po kuptojnë asnjë nga politika".

Lefti e di ate ti... VK pune ushtrie teze.. apo ; ore do me besh prift ketu ne fshatin tim apo te vete hoxhe ne fshatin tjeter

smiley

Pra vertetohen dyshimet e peshkngjalisteve qe Shenasiu (apo Shinasiu? kur do mposhtet ky shenambiguitet?) paska qene nje berishist i maskuar n'emigracion. 

Nderkohe, akoma s'ka fakte te mjaftueshme per te katercipervetertuar ngjalehipotezen 2: Agjentet e Berishes I kane dhene She/inasiut ilace qe e bejne te flase percart, si turqit Ocalanit dikur.

Sa per spekulimet qe fajin e ka Greta Koci per keto shenasiprocka, keto jane komplet brenda marzhit te gabimit, sipas kalkulimeve qe beri Gjergji_N tek maqina e tij statistikellogaritese.

Artikulli ishte famoz,  do ishte me interes te shihnim reagimin e te permendurve ne artikull. 

c'fytyre ka dhe ky koke-tuli, meta. perziere budallalleku me shejtanllekun bashke.

eh medet cvete ktu; keta qe titulli me i larte qe posedojne° eshte 'anetar i nderuar i blogut' vijne e i thon zoteris qe eshte  deputy director in the nyu : o katundar

ca ke shkru kshu? (pse ke kritiku enverin dhe isakun)

° titull i akorduar nga nje tjeter antar i nderuar i blogut

jo se ca kokrra jane te laureuar nga shkolla V.I. Lenin N'Tirone, N'Laprake.

“Nuk ka deklaratë më krenare të cilën mund ta bëjë njeriu sesa kur thotë: ‘Do të veproj në harmoni me ndërgjegjen time.’” [Erich Fromm]

Njerezit e braktisin perfitimin ...vetem e vetem te detyruar.Ama kur mbi kete baze njeriu e ka perbuzur perfitimin, e ka fare fare te lehte, tu shpetoje telasheve.Dhe te japi kshilla...
Ndersa e kujtojne me nje dhemshuri te madhe, si fitore te mjerimit te tyre edhe se pse.....vete mjerimin e mallkojne...
Keto mu torroviten ne mendje duke lexuar sa eshte thene ketej siper...
Po meksi, ku te jete xhanem?

smiley ne tralala-ja qe po degjon

Asnjë nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë 
Gëte

Altin, qe te gjithe jemi "skllever " te shpreses dhe te frikes...

Shinasi ...qytetarve te Tiranes apo te Shqiperise nuk po u thua ndonje gje te re, sepse ata keta "te forte" po i perjetojne ose me mire te them se po i mbajne dhe vuajne per dite ne kurrizin e tyre.

Nga ana tjeter dihet shume mire se keta te gjithe kane lidhje shume te fuqishme ne Washington DC dhe ne Bruksel, te cilat jo cdo njeri i thjeshte ne Shqiperi i di, pra do ishte me mire te shkruaje per keto lidhje e jo per gjasme cuberine dhe fortesine e brendeshme.

Nga gjithe kjo kohe dhe shume ngjarje qe kane kaluar ne Shqiperi, dicka eshte bere shume e qarte se POLITIKANVE alabakis ne Shqiperi u vjen e keqja nga jashte dhe jo nga brenda. Pra tashme dhe ne Shqiperine e vogel dhe "gjasme te pa perfillshme" per disa politikanis-alabakis vendimet merren jashte ...per keto na fol po deshe te ndihmosh dhe ti sado pak per largimin e "mjegulles" ne shoqerine Shqiptare dhe jo terci e verci qe jane bere bajat tashme !

lol, mesa po shoh nga replika qe ju beni me Shinasi-un duket qarte qe ju keni me shume informacion mbi kete teme. Sa ja kerkoni Shinasit keto gjera pse nuk i refeni vete zoti Gjon? 

- Cilat jane keto lidhje te fuqishme me Wdc dhe Brukselin, ndonje emer konkret apo organizate?

- Cilat jane vendimet qe jane marre jashte qe edhe ne ketu brenda te ndergjegjesohemi?

Gjon

e di forte mire z Shenasi qe urdherat dhe organizimin social  e ben washington & brukseli (qe nga 1943 e tehu) e di po ashtu zoteria qe çelsat e shqiperis i kan po te huajt qe mbjellin mjegull dhe anarshi te llogaritur aq bukur sa vet e dine

por vec belbezon si shumica e intelektualeve shqipetar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).