Besoj se u shfryve paq, miku im!

Me të vërtetë është për të ardhur keq që ti, duke dhunuar prirjen tënde të lindur, nuk ke mundur t’u përkushtohesh Muzave. Sa ngrohtësi në shprehjet e tua, dhe me ç’qartësi të kthjellët, me sa pak fjalë, arrin të më sjellësh të gjallë përpara syve vende, ngjarje dhe njerëz!

Je i hidhëruar, i zemëruar, Marini im i gjorë; dhe nuk do të doja kurrsesi që kjo përgjigje imja të të shtonte dhembjen dhe zemëratën. Por, ti më kërkon të të them çiltazi se çfarë mendoj për rastin tënd. Do të ta them për të të kënaqur, megjithëse jam i sigurt, që nuk do të të vijë mirë.

Po ndjek mënyrën time, në më lejon. Më parë po përmbledh shkurtimisht faktet, mandej do të të shfaq, po me atë sinqeritet që ti dëshiron, mendimin tim.

Pra, sipas rrjedhës së ngjarjeve.

 

I.  Persona, shënime, kushte.

Zonjusha Anita – Njëzet e gjashtë vjeçe (por që tregon vetëm njëzet. Mirë. Në fakt, është 26 e kusur). Zeshkane; sy  pis të zinj si nata.

Në sytë e saj nata piket.

e thellë...

Buzët si korali; deri këtu mirë.

Po hunda, miku im? Ti nuk më flet fare për hundën e saj. Zeshkaneve, së pari, shikoju hundën; e veçanërisht flegrat e hundës.

Unë jam i sigurt se zonjusha Anitë e ka hundën majëpërpjetë. Nuk them të shëmtuar; madje të themi një hundëz të bukur; por majëpërpjetë. Dhe me dy flegra pak a shumë mishtore, që i zgjerohen mjaft kur shtrëngon dhëmbët, kur ngul sytë në zbrazëti dhe shfryn nga fejzat një psherëtimë të gjatë të gjatë të heshtur.

E ke vënë re si i errësohen sytë dhe i ndryshojnë ngjyrë, kur  lëshon ndonjë nga këto psherëtima të heshtura?

Ka vuajtur shumë zonjushë Anita, sepse është shumë e zgjuar. Kur qe gjallë i ati, ajo qe e kamur; tash, që ai vdiq, është e varfër. Dhe njëzet e gjashtë vjeçe.

Hundëz të drejtë dhe sy pis të zinj si nata.

Vijojmë më tej.

Miku im, Marin. – Njëzet e katër vjeç, dy vjet më i ri se zonjusha Anitë, që ndoshta prandaj nuk tregon më shumë se njëzet.

 Edhe ai i varfër; edhe ai i pababë. Histori të trishta, por të shenjta, kur janë të përbashkëta me një njeri të dashur. Karaktere që duken të parathënë për sho-shoqin!

Por miku im, Marin, i varfër dhe bonjak, ka nënën dhe një motër për të mbajtur. Bonjake dhe e varfër është edhe zonjusha Anitë, edhe ajo ka të ëmën, por nuk e ka ajo në ngarkim.

Për këtë kujdeset komentator Balezi.

Miku im, Marini, natyrisht, e urren komentator Balezin.

Gjaknxehtë dhe zemërzjarr. Ligjëron si bilbil, plot kolorit, tërheqës, si edhe vështrimi i syve të grizhtë. Mund të themi që miku im Marini është dita dhe zonjusha Anitë është nata. Ai ka të praruarën e diellit ndër flokë dhe të kaltrën e qiellit në sy; ndërsa ajo ka për sy dy yje dhe në flokë, natën. Më duket se, duke folur me një poet, nuk do të mund të shprehesha më mirë se kaq.

Vijojmë më tej.

I shtrënguar nga nevoja për të qenë i mençur, miku im, Marini, nuk mund të bëjë asnjë marrëzi, derisa të jetojë në këto kushte (dhe dotë jetojë gjatë!), të marrë përsipër barrën e një gruaje tjetër; është i detyruar të lërë atë që do t’i rëndej më pak.

 Ndoshta kjo barrë e tretë do t’ia bënte më të lehtë atë të dy të tjerave, prej të cilave ai nuk mundet dhe nuk do të guxonte kurrë të çlirohej.

Por dikush mendon se tre vetë në kurriz të një njeriu të vetëm, nuk mund të shkojnë mirë dhe në mirëkuptim mes tyre. Dhe ai i mënçur nga zori, është i detyruar ta pranojë.

Komentator Balezi. – Mik i vjetër i të ndjerit. Kuptohet, i babait të Anitës.

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeç. Trupvogël dhe tepër elegant; këmbë të vockla si dy gishtërinj, por të armatosura me taka perandorake. Kokëmadh, një palë mustaqe të mëdha të varura, nën të cilat zhduket jo vetëm goja, por edhe mjekra, gjithnjë nëse  komendator Balezi ka vërtet mjekër. Vetulltrashë, mot e jetë të vrenjtura, dhe shpesh një gisht në hundë. Ai gisht mendon. Mendojnë dhe qimet e vetullave të tij. Komentator Balezi është si një topth ushtrie i mbushur plot me mendime. Çështjet financiare të Italisë së re janë në grushtet e tij të vegjël, por të hekurt.

Tani, nuk dihet sesi dhe përse, papritur e pakujtuar komentator Balezi ka menduar ta kthejë dashurinë atërore për zonjushën Anitë, në dashuri të një lloji tjetër. Dhe i ka kërkuar dorën.

Zonjusha Anitë grisi jo pak shami me duar e me dhëmbë. Më tepër se mëri, ndjeu neveri, krupë, tmerr. E ëma qau. Përse qau e ëma? Nga gëzimi! – tha ajo. Por nga gëzimi, nëse qahet kuptohet, njeriu derdh ca lot dhe mandej qesh. Mëma e zonjushës Anitë derdhi lumenj lotësh dhe nuk qesh më. Honni soit qui mal y pense.

Dhe të vijmë tek personazhi i fundit.

 Nikolino Respi – Tridhjetë vjeç, i fortë, shtathedhur, notar dhe kalorës me nam, vozitës, shpatar; dhe mandej, i pacipë, kokëbosh si gjelkokosh, pronar i një lokali kumari, gruar... Fol, thuaj ç’të duash për të, miku im; jam me ty. E njoh Nikolino Respin e bashkohem me konsideratën dhe indinjatën tënde për të. Por mos kujto që ia hedh fajin atij për çka ndodhi.

Mos vallë ta hedh fajin ty? Jo. Zonjushës Anitë? As asaj. Oh Zot, më lër të shprehem, më lër të ndjek mënyrën time të arsyetimit. Më beso, miku im, rasti yt është shumë i vjetër. Të re dhe orgjinale këtu s’ka asgjë tjetër veç metodës sime dhe shpjegimit që do të të jap unë.

Vazhdojmë sipas radhës.

 

II.  Vendi dhe ngjarja

Plazhi i Anzio-s, verë, mbrëmje me hënë.

Më ke bërë një përshkrim të tillë, që nuk mund të rrezikoj ta përsëris edhe unë. Vetëm se ka shumë yje, i dashur. Me hënën thuajse pesëmbëdhjetëshe, shihen pak yje. Por një poet nuk mund të kujdeset dhe për këto çikërima. Një poet mund t’i shohë  yjet edhe kur nuk shihen, dhe anasjelltas, nuk mund të shohë shumë gjëra, që të tjerët i dallojnë qartë.

Komentator Balezi ka marrë me qira një vilë të vogël e të këndshme në bregdet, ndërsa zonjusha Anitë ka shkuar atje bashkë me të ëmën për banja. I zënë me punë në Romë, komentator Balezi shkon e vjen përditë. Nikolino Respi është ngulur në Anzio për plazhin, por edhe për lokalin e kumarit; dhe, çdo mëngjes në ujë e çdo pasdite në tapetin e blertë, jep shfaqje të aftësive të veta fizike.

Zonjusha Anitë ka nevojë të shfryjë flakën e mërisë së saj dhe për këtë shkon shpesh të notojë. Sigurisht, nuk mund të krahasohet me Nikolino Respin, por megjithatë si notare e mirë që është, një mëngjes, largohet shumë nga bregu duke bërë garë me të. Notojnë e notojnë. Të gjithë plazhistët ndjekin me ankth këtë garë, në fillim me sy e pastaj me dylbi.

 Mëma, dikur, nuk dëshiron më të shohë; fillon të përpëlitet, të dridhet: “ Oh zot! Si do t’ia bëjë tani për t’u kthyer me not ime bijë, nga një largësi kaq e madhe? Sigurisht, që do ta lënë forcat… Oh Zot! Oh Zot! Ku është? Oh zot, sa larg është…nuk duket më…

Duhet të dërgojmë patjetër dikë për ndihmë, ju lutem! Një barkë! Një barkë! Dikush të shkojë shpejt për ndihmë!

Kaq shumë u lut dhe u përgjërua e gjora mëmë, sa më në fund dy djem të rinj kërcyen heroikisht mbi një barkë dhe u dhanë rremave me sa fuqi kishin.

Parandjenjë e shenjtë! Sepse zonjushën Anitë pak pas nisjes së djemve e zë ngërçi në këmbë dhe lëshon një klithmë; Nikolino Respi, me dy krah not i gjendet pranë dhe e mban mbi ujë; por zonjusha Anitë po humbet ndjenjat dhe i varet në qafë plot dëshpërim; Nikolino Respi e sheh veten të humbur; po mbytet ai bashkë me atë; në inat e sipër, për t’u çliruar prej saj, e kafshon egërsisht në qafë. Atëherë zonjusha Anitë lëshohet e papeshë; ai mundohet ta mbajë; forcat po e lënë, ndërsa sheh barkat të mbërrijnë. Qëllimi u arrit, ata shpëtuan.

Por zonjusha Anitë duhet të kujdeset më tepër se një javë për kafshimin në qafë që i kish lënë Nikolino Respi.

Janë mbresa që s’harrohen lehtë, Marini im!

Për disa ditë zonjusha Anitë, nuk mund ta mohojë që Nikolino Respi kafshon mirë. Dhe për atë kafshim nuk i vjen keq aspak, sepse pikërisht ai i shpëtoi jetën.

Të gjitha këto, në fakt, janë ndodhitë paraprijëse.

 Por ndoshta edhe jo. Janë dhe nuk janë. Ngase gjithë çështja është se ku e si kryqëzohen ndodhitë.

Kur ti, Marini im, mbërrite në Anzio, në mbrëmjen e mrekullueshme me hënë, me mortin në zemër, për t’u përshëndoshur për herë të fundit me Anitën, tashmë të fejuar zyrtarisht me komentator Balezin, ajo kishte ende në qafë kujtimin e dhëmbëve të Nikolino Respit.

Sipas rrëfimit tënd, ajo të ndoqi pa fjalë përgjatë bregut, humbi bashkë me ty në largësinë e rërave të shkreta deri tek shkëmbi i madh, poshtë e më poshtë shkëmbinjve. Që të dy nën dritën e hënës, krah për krah, të dehur nga puhiza e detit, të çoroditur nga oshëtima e shtruar dhe e përjetshme e shkumës së argjendtë.

Për çfarë i fole?

E di, i shfaqe gjithë dashurinë tënde, gjithë vuajtjen tënde; dhe i propozove rebelimin ndaj atij vendimi të turpshëm të atij plaku të urryer, i kërkove të pranonte varfërinë tënde.

Por ajo, miku im, e përndezur, e tronditur, zemërvrarë nga fjalët e tua nuk mund të pranonte varfërinë tënde; mirëpo, donte të pranonte dashurinë tënde e të hakmerrej po atë mbrëmje ndaj vendimit të turpshëm të plakut, që me të, ashtu si një fajdexhi kërkonte të shpërblehej për bamirësitë, që kish kohë që i bënte ndaj asaj familjeje.

Ti,  me ndershmëri e fisnikëri, ia ndalove këtë hakmarrje.

Miku im, të besoj; do të kesh ikur vrik si i marrë. Por zonjushës Anitë, që mbeti vetëm fillikat, atje në rërë, nën hijen e shkëmbit të madh, nuk i je dukur i marrë, jo për bé, në atë arrati të çartur, përgjatë bregut, nën dritën e hënës. I je dukur budalla dhe burracak.

Por për fat të keq, Marini im i gjorë, tek ai shkëmb, duke shijuar në heshtje, në mëshirë të xhepave bosh, dritën e butë të hënës, e mandej dhe shfaqjen e arratisë tënde, qe fshehur Nikolino Respi, njeriu i kafshimit dhe shpëtimit.

I mjaftuan vetëm tre fjalë dhe një e qeshur, prej atje lart:

- Sa budalla, apo jo, zonjushë?

Dhe u hodh poshtë.

Ti pate, pak më pas, kënaqësinë të kapje në befasi, bashkë me komentator Balezin, që kishte ardhur vonë nga Roma me automobil, Nikolino Respin, nën dritën e hënës, krah për krah me zonjushën Anitë. Ti në ikje, ai në kthim. Qe më i ëmbël kthimi apo ikja? Ja miku im, tek vjen pika origjinale.

 

III. Shpjegimi

Ti beson, i dashur Marin, se ke pësuar një zhgënjim të madh, sepse ke parë zonjushë Anitën befasisht, tmerrësisht ndryshe nga ajo që njihje ti, nga ç’ka ajo ish për ty. Tash, je fort i sigurt, që zonjushë Anita ish një njeri krejt tjetër.

Shumë mirë. Që zonjushë Anita është tjetër njeri, kjo është e sigurt. Dhe jo vetëm kaq; por ajo është dhe shumë e shumë të tjera, miku im; po aq sa janë të tjerët që e njohin dhe ajo njeh. A e di ku qëndron gabimi yt kryesor? Tek besimi, që megjithë të qënit tjetër njeri ashtu siç beson ti, dhe shumë të tjera ashtu siç besoj unë, zonjusha Anitë është njëkohësisht edhe ajo që njeh ti. Zonjusha Anitë është ajo, dhe një tjetër dhe shumë të tjera. Sepse duhet ta pranosh, që mënyra sesi e shoh unë atë, nuk është po ajo, me të cilën e sheh syri yt. Është Anita, që njeh e ëma, ajo që njeh komentator Balezi, dhe gjithë të tjerët, që e njohin gjithsecili sipas mënyrës së vet.

Tani, shiko. Secili, ashtu siç e njeh, i jep – është e vërtetë, apo jo? – një realitet. Shumë realitete miku im, përbëjnë “realisht” dhe jo vetëm sa për të thënë, zonjushën Anitë. Një për mua, një për ty, një për të ëmën, një për komentator Balezin e kështu me radhë; ndonëse secili prej nesh jeton me iluzionin që zonjusha Anitë është vetëm ajo që njohim ne. Edhe ajo, madje sidomos ajo, jeton me iluzionin e të qënit një e vetme, gjithnjë e njëjta për të gjithë.

A e di prej nga lind ky iluzion, miku im? Nga fakti që besojmë pa paragjykime, që jemi një gjithmonë, për çdo herë, në çdo veprim tonin; ndërsa fatkeqësisht nuk është kështu. E kuptojmë këtë kur në një rast fatkeq, befas mbetemi të lidhur e të varur pas një veprimi të vetëm, ndërmjet shumë të tjerëve, që kryejmë; e kuptojmë mirë, dua të them, që nuk jemi një i vetëm, në atë veprim dhe do të ishte një padrejtësi e tmerrshme të na gjykonin vetëm nga ai veprim, të na mbajnë të lidhur e të varur tek ai, në shtyllën e turpit për gjithë jetën, sikur jeta jonë të përmblidhej e gjitha në atë veprim të vetëm.

Tani, pikërisht këtë padrejtësi po bën ti miku im, ndaj zonjushës Anitë. E kape gafil në një realitet ndryshe nga ç’i kishe caktuar ti, dhe tani do të besosh që realiteti i saj i njëmendtë s’është ai i bukuri që ti pandehje më parë, por është ky i shëmtuari, në të cilin e zure befasisht bashkë me komentator Balezin, tek kthehej nga shkëmbi me Nikolino Respin.

Jo më kot, miku im, nuk më fole për hundëzën krenare të zonjushës Anitë.

 Ajo hundëz nuk të përkiste ty. Ajo hundëz nuk ishte e Anitës tënde. Të tutë ishin sytë e zinj si nata, zemra plot pasion, zgjuarsia e hollë. Jo ajo hundëz krenare me flegra mishtore. Ajo hundëz fërgëllonte ende nën kujtimin e kafshimit të Nikolino Respit. Ajo hundëz donte të hakmerrej kundër vendimit të urryer të plakut Balezi. Ti nuk e lejove që ta bënte me ty hakmarrjen e saj, dhe atëherë ajo e bëri me Nikolino Respin.

Kushedi sa qajnë tani ata sy të zinj si nata, dhe si pikon gjak ajo zemër plot pasion, si revoltohet ajo zgjuarsi e hollë: dua të them gjithçka e saja që të përket ty.

Ah, më beso Marin, qe shumë më e ëmbël për të vajtja me ty tek shkëmbi, sesa udha e kthimit me Nikolino Respin.

Ti duhet të bindesh dhe të ndjekësh shembullin e komentator Balezit, i cili - do ta shohësh - do ta falë dhe do të martohet me zonjushën Anitë.

 Por mos mëto që ajo të jetë vetëm një dhe e gjitha për ty. Do të jetë një e gjitha për ty tepër, tepër sinqerisht; dhe një tjetër për komentator Balezin jo më pak sinqerisht. Sepse nuk ekziston vetëm një zonjushë apo zonja Anitë, miku im.

 Ndoshta s’të pëlqen, por ja që kështu është.

Dhe bëj çmos që Nikolino Respi, të mos shkojë t’i bëjë vizita asaj hundëze krenare duke treguar dhëmbët.

 

Perktheu: Ana H

 

198 Komente

Nuk jemi vetem nje veprim-shume e bukur. Dhe perkthimi i qendisur.

me vone per ta shiju tamam. koke e rendume ne oren 2...

ps. a jam une apo po fryn nji ere e mbare te peshku?

Nje, askush dhe njeqind mije. Goxha pune Ane, urime!

Ana Faleminderit!!

Rrofsh Ana per perzgjedhjen dhe perkthimin!

Po nuk duket se i nxjerr në drite te mire grate. He? Apo nuk ka gje te jesh kurve dhe pusht sot e pergjithmone? Natyrisht qe jo. Nën pretekstin e te qenit naiv, konfuz, përgjithesisht i zbrazur, gjysëm injorant dhe pa aftësi të përmendshme artikulimi, pakarakter, pa sistem referimi, pa busull e në përgjithësi pa qendër morale, eshte bukur sepse te portretizon poetikisht, si me shume faqe e kende e te pushtuar nga demonet romantike te epshit, egoizmit, zvetnimit, hipokrizisë dhe mefshtesise qe lehteson gjallimin, si shfaqje të personalitetit pa substancë te gruas në pergjithesi dhe njeriut në veçanti.
Ose do jetë fleterrufe stilistike sepse paska dhe karikature. Thote të kunderten e asaj qe duket.
Kjo ngase kam nxënë ca mësime nga Luliani te lexoj per te nxjerre mesime. Ndonje ide pervec pelqimit dhe rrahjes se shpatulles personale per hir te identifikimit te kollajshem ne pasqyra konvekse? Sa gabim jam o ju lutem shume se nuk rroj dot me keto ide.

ca dmth "kurve"? Perkufizoje dhe pastaj mund te besh nje hap perpara ne fushen e lirise.

Te lumte Ana.. nuk eshte e thjeshte te perkthesh Pirandellon ne Shqip.

Ti me siguri do jesh pak vete ma ha mendja meqe po jetoke lirine. Ngelet megjithate te merret vesh sesi kalohet nga perkufizimet tek liria, jo se une nuk e di, por meqe po pyet po te jap shansin te flasesh pa hapur wikipedian dhe tregosh posacerisht si kalohet nga perkufizmi tek liria.
Kurve - burre apo grua praktika seksuale te se ciles apo te cilit nuk bazohet ne asnje kod moral por i bindet vetem insitiktit, deshires, nevojes fiziologjike per te xathur breket sa here i jepet mundesia apo ia ka qejfi apo edhe kur e ndjen per detyre se nuk do t'i ike rasti se dihet qe oreksi vjen duke ngrenë, shquhet pra per promiskuitet.
Kurvë - dikush qe nuk pyet a i permbahet ndonje ligjshmerie cfaredo qe strukturon do fare dinjiteti apo respekti per veten dhe tjetrin, por i bindet vec egoizmit te skjashem, vendosjes ne plan te pare te vetes si i vetmi objekt qe meriton vemendje dhe perkujdesje, absolutizimit të kënaqsisë dhe perfitimit personal dhe mohimit te tjetrit nepermjet, abuzimit, mashtrimit, hipokrizise, genjeshtres, perdorimit, joshjes, shitjes se vetes, pozimit, shtirjes.

Fjalia e pare e tipit ad hominem-dhe qe ne fjaline e pare, me ben te te kualifikoj nje klluf qe, sado i zbukuruar me lulka , perkufizohet klluf.Ja kjo eshte Liria jote kontroversale.

kjo qe perkufizon ti eshte thjesht nje i/e semure seksual, e nj nje kurve..... definoje pak me shume kuptimin e kesaj fjale.....nese mund ta besh, dhe po nuk munde, shiko te pakten fjaloret shpjegues....ne gjuhe te ndryshme...

Po mire ti pse e do patjeter prej meje perkufizimin? Nuk ke fjalore a si?
Lexo vetem pjesën e pare, duhet të mjaftoje, une bera nje permbledhje te gjere qe të fusja gjithe rastet, nga kurva e thjeshte dhe e zakonshme deri tek nimfomanet vullnetare, e keq te na vije per ato nga halli.
Kurve (pusht) - grua praktika seksuale e se ciles (apo te cilit) nuk bazohet ne ndonje kod moral te pranuar nga shoqeria.

Mire, qenke impotent mendor. Nuk ka ndonje ndryshim të madh. Une nuk te konsideroj njehere ndonje "oponent", ky eshte iluzon nga halli, po i shtojme deluzionin impotencës, gabimi yt fillon qe me po t'u drejtokam ad hominem. Une të shoh per ate qe ti tregon veten te jesh, shembuj ka plot neper faqe. Ti the se te bësh perpara në "fushen e lirise" (qe eshte nje absurditet tjetër prej pozuesi bosh) duhet te dish perkufizimin e lirise. Dmth ti e njeh si perkufizim e do e kesh hedhur ate hap ne ate fushe. Tani mos u merr me llafe kot ne nuk je kurve dhe hiqesh menjane nga sfida, me me efikasitet do jete te provosh se e di per cfare flet.
Sa per kllufin varet shume se kush kualifikon, edhe sic dhe thame e mund ta vertetojme eshte kollaj ne rastin te behet e qarte se ti nuk ke filluar te ekzistosh akoma, te jesh ne ndonje forme te konstatueshme si individ, ti je parcela te paplugura google-i, flete e grisur nga interneti. Dhe ti e di dhe vetë.

ne mos qofsh ndonje peshk i vjeter me nick te ri, duket se ke ardh me tersellime te madhe.e ke parasysh ti teneqen bosh qe  rrokullisej ne "sokakun e te marreve" dhe bente  goxha zhurme.donte  vemedje dhe teneqja, e drejta e saj. prandaj doli ajo shprehja "vari teneqen". 

Ore, u tha qe je impotent, hajde me ndonje qëndrim tjeter me burrëror. Jepi veten shansin te merresh seriozisht.

hajde me ndonje qëndrim tjeter me burrëror

Eshte muhabet i sekelldisur ky, e bej pa deshire, madje  me nje bezdi te parrefyer dhe e gjitha kjo nga fakti se kur  trazon nje gje qe mban ere, pashmangesisht duhet te mbyllesh hundet .Por syte nuk mund ti mbyll kur ti me  grish dhe gervish qe te vij "me ndonje qendrim tjeter me burreror" . Nje qendrim tamam burrerror, si ne kohrat e dikurshem (e c'kohra te lavdishme ato por qe kur u shpik interneti, u dhje muhabeti) do te ishte te te ftoja ne duel.Por nuk mundem ta bej sepse ka nje problem. Ti ke lene nje takim te tille me dike tjeter dhe kjo me fut ne nje situate  pritjeje te Godose.

Diku me lart thua se "Une të shoh per ate qe ti tregon veten te jesh, shembuj ka plot neper faqe" .Kjo me ben te mendoj se kam te bej me nje punonjes arkivash dhe me bind se nuk je rishtar ne kete bLOG. Po t'u referohemi latineve te mencur, nje person eshte nje maske por kjo puna e shume maskave nuk eshte pune e mire.

Duke ndjekur te njeten logjike, edhe une po them se "te shoh per ate qe ti tregon veten te jesh". Fakti qe nje person quhet Jakov , nuk na tregon asnje gje, thote mesuesi im. Por duke qene njekohesisht edhe  nominalist, une shtoj se, ajo cka jemi apo duam te jemi, ne virtualitet shperfaqet qe nga nofka qe i vendosim vetes.Dhe , pa abuzuar ne perkufizime apriori, citoj:

 

Acetaldehyde is an irritant of the skin, eyes, mucous membranes, throat and respiratory tract. Symptoms of exposure to this compound include nausea, vomiting, headache. ... It may also cause drowsiness, delirium, hallucinations and loss of intelligence.

Keto qe po them jane pjese e nje loje feminore, nuk ka asgje burrerore ketu, ne kuptimin kanunor te fjales.Por kur te imponohet loja, do te luash. 

Per t'u kthyer tek fillimi, aty ku filloi irritimi. Ti bere nje koment hakerrues, llogarikerkues (kunder autorit apo komentuesve qe thane:oh , i bukur ky tregim) dhe ngrite ceshtjen se tregimi i thur hymn femres kurve (e urrej tmerresisht kete fjale por konteksti ma dikton ta perdor). Ketu nisi gjithcka. Duhej nje perkufizim per te ecur perpara ne fushen e lirise se diskutimit.Kaq e thjeshte GJEJA.Sepse ndryshe, kurva e pare ishte, ne mos Eva,  Helena e Trojes, Homeri kryekurvar  dhe historia e letersise do na dilte nje histori e kurverise.Nga Helena tek Ana Karenina. Edhe lady D, too.

 

Mire Spiritus mire, nuk me ke zhgenjyer, qe kur te kam lexuar per here te pare kam pasur nje shprese tek ty, deri diku e ke kap mire konceptin themelor te Historise me "H" te madhe te shtypit. E kam llafken per frazat e fundit, se ato me Dartanjan e Kartush kush je ti e kush jam une me shpata druni jemi shkep, e as une nuk e kam me te qarte se kush jam une, pale ti e ai tjetri, e tjetri tjeter.

Si frojdist qe je zgjeroje edhe njè çike perspektiven, dhe fut edhe gjysmen tjeter, ate te krimit, thanatosit, vrasjes se Thanas Hektorit per shkak te karakurves, dhe sqarohet i tere problemi.

O Muze ndale frymzimin tim qe te mos komentoj me tek Peshku heroizmin e popullit ne shekuj. 

Ti te ben me qesh edhe kur je pa humur te mire.Jo ti personalisht e, por fraza e fundit dhe kujtesa qe mu zgjua per emisionin "heroizmi i popullit tone ne shekuj''. Ka lene vrage ne mendjet tona gjithe ai heroizem i kenduar dhe pompuar.Bashke me malsorin qe ecen buzembremjes dhe tyta e ciftes leshon hijen mijra kilometara te gjate.Duke eklipsuar diellin e erosit te munguar.  E meqe me kerkon ta zgjeroj perspektiven retrospektive, po mor, kjo eshte Historia jone, Luften e marrim si dashuri dhe dashurine e trajtojme si lufte. Sidomos na, te Guri Kusarit.

O Muze ndale frymzimin tim qe te mos komentoj me tek Peshku heroizmin e popullit ne shekuj.

O muze kendo merine

vertet nuk u bem dot shkrimtare

po nuk u beme as perkthonjes te mire

vertet endemi ne evropi

e nderrojme maskat si mbreti brekat

por lekur e qenit nga larg vjen era

dhe petet i dolen byrekut.

-----------

tujtjeta Heretik.

 

Keqkuptime te renda por jo dhe befasuese fundja. Mos mendo se po te marr ty seriozisht ne çdo rast, tjeter kund eshte fjala.
Une nuk jam idiot t'i kerkoj llogari autorit sepse autorin se pari nuk e njoh personalisht, nuk kam ngrene ndonjehere pilaf me Pirandelon, prape se pari nuk me intereson edhe sikur pilafi te ishte tokaja e miqesise tone, gjithmone se pari mua me intereson teksti vetem.
Ka nje ndryshim thelbësor midis "mbreti vdiq" dhe "mbreti vdiq zemerplasur". Nje ndryshim qe behet dhe me i rendesishem (qe ama verteton ca shprehje te miat per ty) kur ti thua "fusha e lirisë" por ke parasysh "fushen e lirise se diskutimit" qe prape nuk ka ndonjë kuptim meqe une nuk e kam gardhuar ate fushe, meqe nuk e adminstroj, meqe nuk tu drejtova ty, meqe eshte ketu ku eshte dhe e hapur per të gjithe dhe secili thote ate qe do por qe drejt të cilës mesa duket na behet e mundur te hedhim hapin "përkufizimi i kurvës" e ashtu gardhet nuk i vura une, gjenial.
Ti vazhdon te konsiderosh mundesine se grate ne letersi janë kurva sipas ndonje kodi moral qe mesa duket ti ben sikur ke kuptuar se une paskam, ose ndonje keqkuptimi. Mund t'u kthehemi personazheve qe ti permend ne ndonje moment, gjithmone, jo se po te flas ty, ti je thjesht vegla me te cilen une po sherbehem e ashtu kot me gjysem zemre shpresoj te jesh funksional dhe per pak.
Une fola per dy menyra te mundshme leximi. E para eshte literale, te lexohet per ate qe eshte, edhe njehere pa patur fare lidhje me autorin (qe sa here me kujtohet me fal qe nuk rri dot pa menduar se ti je komplet idiot), pa kurrefare lidhje me duartrokitesit po ashtu, pervec apelit per te pare se cfare nxirret prej tregimit matane qejfberjes naive te pasqyrimit ku shohim se mangesite, deformimi, shthurja jane dimensione qe na bejne me interesante apo me keqardhshem akoma ca me njerezore.

E dyta eshte qe teksti te lexohet figurativisht, si sarkazem, mendimet e shprehura mund te mos jene literale, por te ngerthejne ironi, pesimizem, keqardhje dhe qendrimet t'i bejne apel asaj cka eshte përveçuese si aspirate tek njeriu, asaj qe duhet te kerkojme perhere brenda vetes per te qene me te mire, deshires dikur te natyrshme per persosje, per integritet moral dhe intelktual dhe vullnetit per te qene dinjitoz si kundervenie ndaj pasqyrimit te sherbyer per te pare qe nuk ashtu nuk eshte aq bukur.
Ka nje platforme psiko-morale tregimi qe del ne ca perfundime per te cilat thame se mund te lexohen dyfish, fundja prandaj ka letersi qe te kete ca ambiguitet e te ndahet me raste shapi nga sheqeri e pastaj ti vendos vete me cfare e ben hallven.
Si eshte pershkruar Marini ne aspekte morale dhe intelktuale? Si eshte pershkruar Anita? Çfare vlere si zgjedhje stilistike ka te flitet posacerisht per hunden e Anites duke patur parasysh kontektstin e pershkrimeve te tjere dhe pse Marini nuk ka mundur te vere nje tipar kaq prominent ne fytyren e njeriut te dashur? Pse thuhet se "eshte i mencem nga zori"?
Pse "zgjuarsia" ngelet vetem deklarate ne rastin e Anitës dhe nuk pershkruhet le te themi si talenti qe nuk ka gjetur shprehje i Marinit i cili na thuhet se flet me "Sa ngrohtësi në shprehjet e tua, dhe me ç’qartësi të kthjellët, me sa pak fjalë, arrin të më sjellësh të gjallë përpara syve vende, ngjarje dhe njerëz!"? Si na behet e qarte apo çfare shenjash na jepen, cfare situatash krijohen, çfare jane sjelljet qe percillen per se ku gjen shprehja "zgjuarësia" e Anitës? Dhe pse thuhet se "ajo eshte shume e zgjuar" ne te njejten fjali ku thuhet "ishte shume e kamur por ka rene nga vakti, cfare kuptohet me vuajtjen e saj, eshte e vertete apo e pandehur?

Si na pershkruhet nicolo respi? Ka ndonje kundervenie mes tij the marinit ne terma te pershkrimit, kush eshte roli i ketyre pershkrimeve nje dimensionale prej personazhesh teatri kukullash? Eshte ky njedimensionalitet i qellimshem, stilistikor ne funksion te permbajtjes apo paaftesi per te pershkruar? A ngrihet dot argumenti se shkrimit i mungon bukuria estetike dhe ta vertetojme ashtu qe te mundemi te themi se dhe personazhet jane vizatuar keq e nuk mund te lidhemi me ta e t'i kuptojme? Ti vete na thua dot ndonje gje per stilin, apo te mjafton emri Pirandelo?
Thuhet ne fund "Por mos mëto që ajo të jetë vetëm një dhe e gjitha për ty. Do të jetë një e gjitha për ty tepër, tepër sinqerisht; dhe një tjetër për komentator Balezin jo më pak sinqerisht" - a mund te jete ky pershkrim po aq i vertete per Marinin, a po i thuhet nje gruaje po ashtu mos te prese qe Marini "të jetë vetëm një dhe i gjithi për te...[deri ne fund]" ?
Te gjitha keto e shume akoma mund te diskutohen, por ju jeni te gjithe lexues te rritur dhe tejet te vetedijshem e natyrisht i keni marrë parasysh të gjitha keto kur duartrokiteni, une paraqita keqkuptimin tim per shkrimin ne komentin tim te pare, ju luta te me shpetonit nga idete e mbrapshta qe kisha ne koke. Nese ndonjeri mund t'u pergjigjet sugjerimeve te mesiperme, pyetjeve une do ju jem shume mirenjohes. Une dyshoj shume se do ndodhe, ju natyrisht do pertoni.

Une me burreri o qyq e pata fjalen te vije me ndonje mendim, t'i dilje per zot aksiomes se duhet perkufizuar fjala kurve per te hedhur hapa ne fushen e lirise me vone te diskutimit.

Po ledi D  kurvë ishte or Spiritus  (të paktën sipas këtij Pirandelit e kishte një mask kurve)smiley

ah se harrova Eva s'kishte mundësi të ishte kurvë se s'kishte burra të tjerë. Pastaj ta mendosh evën kurvë gjithë njerzia dalin klysha kurvesmiley

Eves ishte Satanai i bukur si nje gjarper qe i peshpertiti ne vesh dhe i puthi veshin erogjen o prizren.Si thua tani? smiley Por une kam thene te kunderten.Megjithate ti futi nje plugim edhe lady D  , cirrja masken.

Më kënaqe ; po dyshimin e ke hedhur duke thënë në mos Eva duke nënkuptuar bijat e saj nqs ka pas shumësmiley. Sa për D sipas Pirandelit apo e kujt ësht teoria kam të drejtën ti vej "maskën" që unë shoh.

dhe e fundit qe lojë e gjitha, nejsesmiley

Perkthimi goxha i mire - kjo thene pa asnje lloj lidhje me origjinalin. pirandelo nuk me intereson fare, ket lloj letersie rrekem vetem ta respektoj si me zor, ngaqe them qe bota s'eshte cmendur qe i ngrejne obelisqe autorit. nje lloj autocensure, nga ajo qe vret "neuronet me te mira".

Por Anes ama i faleminderit!

Ana ,komplimente...ok,gjithçka ne vend te vet..ndofta do e lehtesoja pak....

nuk e di nese ne shqip eshte i perkthyer il fu Mattia Paskal....

Ne s'jemi një veprim, ama nëse veprimet tona vërtiten më të shumtën rreth gjërave që s'jemi, atëhere s'mund të themi më se jemi ajo që mendonim e jo ndonjë gjë tjetër e re, apo se nuk kishte mospërputhje mes asaj që mendonim se ishim dhe asaj që jemi. 

E mandej, ç'interes ka një femër e përsosur për letërsinë? Cfarë na mëson ajo? Që ka lindur e përsosur? Unë vazhdoj të besoj se një nga rolet e letërsisë është të na çelë dritare mbi papërsosmërinë e natyrës njerëzore. Duke e njohur e pranuar atë, ne pranojmë veten dhe me shpresë bëjmë ndonjë hap më tutje.

Faleminderit Ana H për përkthimin e bukur!

Na falni per vonesen, po tashi ende s'me ka dale qejfi i kthimit, pavaresisht se zhuli i Tiranes po i jep efektet ne lekure. Nejse... Faleminderit qe e lexuat, se pari. 

Tashti per t'u kthyer tek Pirandello, mua me pelqen sepse rreket te merret me individin, me unin tone qe kushedi pse e mendojme gjithnje po njesoj. Ne te vertete, sic e tregon dhe ky tregim, apo dhe romani i tij qe ka permendur Fini me lart (Ciao Finis smiley Uno nessuno e centomila, jemi te ndryshem, sillemi e reagojme gati ne menyra thuajse befasuese edhe per ne vete, me njerez e rrethana te ndryshme. Gjetja e nje te vertete te vetme, si pasoje dhe i nje realiteti te vetem,  per qenien, per individin eshte e pamundur. Nuk mund t'i japim nje "forme" te percaktuar a  skema te perkufizuara individualitetit tone, sepse jemi po ne vete qe ne reagimet e perditshme "zhgenjejme" veten.

Fundja, ne e mendojme dhe e perceptojme veten ne nje menyre te caktuar, te tjeret na shohin dhe na "gjykojne" ose na perkufizojne ne te tjera menyra. Per cdokend qe na njeh, ne jemi nje perceptim asnjehere njelloj per te gjithe. Cili eshte realiteti yne? Ai qe i japim vetes apo ai qe na japin te tjeret? Cila eshte e verteta jone? 

Se do thosha per shembull, qe Acetali, nga menyra se si shkruan, mendon se ai eshte me i mencuri, me elokuenti, me nje vetbesim te jashtezakonshem per ate qe thote, po realiteti (per me teper virtual, qe i veshtireson edhe me teper Njohjen) qe i jap une eshte krejt ndryshe: nje tog fjalesh pa kuptim, vetem me synimin per te mbushur faqen e komentit. Po cili eshte i vertete, realiteti qe i jap une, apo ai tjetri ku e pandeh ai veten? Ne kete pike, them qe secili krijon realitetet e veta, rrethohet me realitete te ngjashme dhe ben perzgjedhjet e tij te perqasshme me ate i hahet muhabeti. 

Ana, ke bere shume pyetje dhe ngritur çeshtje, cave i ke dhene pergjigje cave jo. Pa perpiqu t'i japesh pergjigje edhe kesaj pyetje qe ke bere:

"me unin tone qe kushedi pse e mendojme gjithnje po njesoj?"

Qe ka çentroj me mire problemin:

"Si mendon ti, pse e mendojme unin tone gjithnje njesoj, megjithse Pirandellua dhe Svevoja ka vertetuar shkencerisht te kunderten?"

I dashur heretik, ketu do duhej fee-ja qe ta shpjegonte me mire shkencerisht, por mendoj se puna duhet pare me thelle se tek uni yne personal. Si e shof une, ne jemi shpesh projektim i deshirave prinderore, projektim i mjedisit ku jetojme dhe ne baze te modeleve e shembujve qe na mbrujne ne femijeri perpiqemi ose t'i kundervihemi, po patem takat dhe nerv, ose te ndjekim keto modele. Ne te vertete, kornizat na i vene te tjeret dhe deri diku, perpiqemi te sillemi brenda tyre duke mos dashur te shkaktojme probleme te medha. Por perbrenda ndjejme se jemi ndryshe nga familja, ndryshe nga pjesa me e madhe e shoqerise dhe ne castin e ndergjegjesimit  ze fill vetmia e individit, tehuajizimi i tij nga bota perreth, qe te shpie ose ne depresion ose drejt ndonje akti "revolte" ta quajme, ne rastin me te mire. 

Me terheq gjithnje kjo ceshtje, me thene te drejten, sepse asnjehere nuk arrij te gjej kufijte, nuk arrij te perkufizoj veten time, sepse ne rrethana te caktuara kam vepruar ne menyra te cuditshme, qe shume njerez me kane thene qe eshte "cmenduri nga ana jote" nje aksh veprim i caktuar. kurse per disa te tjere, po i njejti veprim eshte konsideruar si pjese e natyres sime, d.m.th.  per ta s'perbente aspak befasi. ndersa une, e shoh si nje veprim qe ka qene si shkak i rrethanave ku jam gjendur, e ku duhej kundervepruar se s'ben. Tashti, do thuash ti, po behesh me nje kembe ne varr e akoma s'e njeh veten tate, po c'a te them, lum ai qe e njeh! smiley

Hiç mos e njif veten Ana H, sepse eshte "çmenduri nga ANA jote" qe Ana H-ja te njohi Ana H-ne (sa lezet do te kishte te prononcoja mbiemrin sinjifikativ, por ç'te besh edhe une si gjithe te tjeret, çun per s'mari, nuk e di kushedi pse e mendoj unin tim gjithnje po njesoj, dmth premtimi i dhene duhet mbajtur), njesoj si e tere matematika e bazuar "del qe A=A". Perkundrazi, ose tek e fundit xhanem, ose edhe sidoqofte, do te ishte salutare nga ANA jote qe Ana H. ti binte nje çike me anes e anes lumit qe te zgjohet prej gjumit nga gjemini i zerit, e tani qe e mori lumi rimen qe ushton nga lumi qe e mori lumi, ta kam llafken seriozisht qe te njihje gjysmen tende te lumtur. Prandellua ziu e kaloi gjithe jeten duke komentatuar skizofrenine e gruas se tij, nga spitali ne spital, e nga klinika ne klinike, dhe bente ç'bente hidhte ne leter ndonje pershtypje te dites kur kishte kohe te lire.

Qe te kthehem prap ne rolin e paliaços perseri, ridi pagliaccio pra e mos u befsh kurre serioz nese nuk don qe te shpartalloje armiku me gjithesejt, edhe ky Sokratua i gnothiseaptonit e ka leshuar kete budallallek me oke ne shetitoren Tek Mermeri i Kararres ne Athine ne nje dite ters, pikerisht kur i ishte prish lavatriçja çekosllovake dhe ne treg nuk gjendeshin kushineta 202-she per t'i zevendesuar per shkak te bllokades se Spartes. Gruan e kishte te keqe fort, grindavece e madhe, nje e dy e gjente shkak per ta perzene nga shtepia dhe ky diteziu bridhte belvedereve te Athines, mermer i bardhe dhe qiell blu, e korruptonte rinine athinase me muzike rokenroll te Hajdarages.

Qe te kthehem prape serioz dhe perfundimisht: "njif veteveten" ishte parulle revolucionare e shkruar ne balline te tempullit te Delfit, ne fakt qendra e vertete e Greqise se Lashte si Komiteti Qendror i profecise. Dhe kuptimi origjinal eshte: "kontrollo vetveten", qe ne kuptimin modern eshte: "kontrollo sub-in", dmth kontrollo instinktin, trupin Ana H., lere Komendador Pirandellon se e ka ngrene çyrekun e vet bashke me Kavalier Beniton dhe Klara Petaçin dhe sinjora Bertinin, biles edhe signora Betty-n qe pi birre ne pishine duke u lare me priftin Moderator te kokallave te kallogjereve te manastirit qe na kane lene shendene e kokoshkave.  

Shkencerisht o Ana, kane dale Frojdet e rendit te dyte qe merren me skeletin prej plasteline qe doktor Frojdi i Pare ndertoi me pune disa vjecare per te kuptuar friken e tij ndaj grave. Megjithese teoria e Frojdit ka kontradikta, modelet topografike dhe strukturore jane relativisht te mira per konceptimin e mendjes dhe te sjelljes njerezore. Me c'kam pare njerezit jane te familjarizuar me modelin strukturor i cili e ndan mendjen ne baze te funksioneve dhe forcave ne id, ego dhe superego. Marredhenia qe krijohet midis ketyre ndarjeve ndryshon vazhdimisht. Idi dhe superego mbesin jashte njohjes sone, pasi duke u bere te vetedijshme shkaktojne shqetesime- idi ka si force drejtuese principin e kenaqesise, prirjen per kenaqesi te menjehershme per te shmangur dhimbjen dhe si i tille perfshin gjendjet e dhimbjes e te zemerimit te dhunshem, urine e papermbajtur per nxitje seksuale dhe energjine per vetembrojtje. Energjite instiktive qe perpiqen te arrijne ne vetedijen e njerezve, censurohen zakonisht ose perpunohen per t'u dukur me te pershtatshme per vetedijen e tyre- kurse ego eshte pjese e personalitetit qe ndermjeteson perpjekjet e brendshme dhe realitetin e botes rrethuese (nuk ka kuptimin e gjuhes se perditshme). Ajo perfshin ato fakultete te te menduarit te cilat sherbejne per te harmonizuar nxitjet e idit me kerkesat e mjedisit te jashtem dhe per frenimin e deshirave te superegos. Kete e realizon duke vonuar kenaqesine dhe duke zevendesuar kenaqesine e kapshme me ate me pak te kapshme-superego konceptohet si pjese e vecante e mendjes, e cila vrojton dhe vlereson mendimet, ndjenjat dhe veprimet e njerezve, duke krahasuar funksionin e egos aktuale me standardet ideale. Ka aspekte te superegos qe jane te vetedijshme. Cdo njeri, ne baze te standardeve te sjelljes se prinderve, mesuesve apo njerezve te tjere te rendesishem te femijerise, formon nje perfytyrim ideal per nje person te cilit do te deshironte t'i ngjante ne te ardhmen. Ky perfytyrim e frymezon per te arritur dhe per te drejtuar perpjekjet per kenaqesi. Standardet prinderore dhe morali, te cilat kane vleren e diktatit absolut misherohen ne personalitetin e nje njeriu. Me rritjen e femijeve zgjerohet sfera sociale dhe morali prinderor nuk duket me absolut; figura te tjera te admirueshme behen ideal i egos. Njerezit me superego te ashper jane strikte, mizore dhe shpesh rigide, te frenuar, anksioze.

Crregullimi i kontrollit dhe ekuilibrit midis ketyre 3 ndarjeve shpesh con ne crregullime mendore ose sjellje te papranueshme.

Veprimtaria psikike e njeriut realizohet me anen e disa proceseve te cilat ndahen ne: procese psikike njohese, procese psikike emocionale dhe procese psikike te vullnetshme. Forma me e larte e psikikes eshte vetedija, e cila ka si bosht te saj personalitetin. Nese nder keto procese vecojme emocionet, (komponente te rendesishem te maskave), do te thoshim se jane procese te nderlikuara psikike me anen e te cilave njerezit perjetojne qendrimin dhe maredheniet ndaj sendeve dhe dukurive te mjedisit rrethues, ndaj asaj qe perceptojne, bejne ose mendojne dhe u shkaktojne atyre kenaqesi ose pakenaqesi. Ato jane reaksione psikike qe shprehin marredheniet ndaj mjedisit rrethues dhe ndaj vetvetes. Duke marre pjese ne cdo akt veprimtarie mendore, ndjenjat jane pjese perberese e tere procesit te njohjes, pra nje nga format e pasqyrimit te botes. Ndryshimi me proceset psikike njohese qendron ne faktin se ndjenjat nuk jane pasqyrim i vete sendeve dhe dukurive te realitetit, por i atyre marredhenieve qe kane me nevojat dhe me motivet e veprimtarise se njerezve. Keto marredhenie jane te ndryshme nga ato qe krijojne proceset e njohjes. Keshtu i njejti objekt ose e njejta dukuri, ne kohe te ndryshme mund te shkaktoje gjendje te ndryshme emocionale. Ne varesi te zhvillimit te tyre, emocionet mund te klasifikohen ne te uleta(qe kane lidhje me permbushjen e instikteve dhe nevojave organike, karakteristike per kafshet) dhe te larta (qe lidhen ngushte me dashurine per familjen, shoqerine, vendin, punen, me normat morale, zakonet e traditat me te mira etj). Sigurisht qe edhe njerezit kane emocione te uleta, por ato jane nen kontrollin e emocioneve te larta dhe kane karakter social (plotesimi i nevojave organike elementare te njerezve behet ne pershtatje me kerkesat e shoqerise). Emocionet gjithashtu mund te cilesohen si te forta, te dobeta, te thella, te siperfaqshme, te qendrueshme te paqendrueshme, aktive, pasive. Ne varesi te kombinimit te ndryshem te ketyre cilesive krijohen forma te vecanta te perjetimeve dhe te shfaqjeve emocionale ku bejne pjese: humori, afektet, streset dhe pasionet, te cilat ngjyrosin sjelljen e njeriut.

....etj etj ka shume per te thene.......

Kam një problem të madh me komentet tuaja. Ju nuk e njihni Frojdin. Nëse e keni lexuar e keni lexuar pjesërisht, pra të deformuar. Kjo ëhtë mundësia e parë. Nëse e keni lexuar e studiuar të plotë, që ka shumë pak probabilitet të ketë ndodhur, duke parë kohën voluminoze që kaloni këtu, atëherë është më mirë të heshtni, sepse llomotitja simësipër nuk e nderon profesionin tuaj teknik, pavarësisht faktit se këtu shprehni pikëpamje personale të cilave nuk u aplikohet etika e vet profesionit.
Frojdi bashkë me frymëzuesin e tij ishin frute të kohës, si të tilla duhen parë. Interpretimet spekulative që bëhen këtu, përtë disatën herë më shtyjnë të shkruaj rreshta të tillë, për hir të ndjeshmërisë personale ndaj spekulluesve injorantë ose dashakeqës dhe pasojave që lënë tek publiku.
Unë dotë them dy gjëra, e nuk do të përgjigjem ndaj provokimeve, që janë të tilla sepse mesa po shoh asnjë nga ju nuk e kupton apo ka kuptuar fallaciozitein, pabazueshmërinë e dogmave dhe përrallave të Frojdit.
Frojdi, sot konsiderohet me plot gojën letrar, dhe kjo duhet se është arsyeja pse ka pseudo-lexues të tij, pikërisht në një ambient të tillë, spekulativ kundërprodhues për vetë dikutimet. Këtë spekulim e kam vënë re që herët në këtë ambient, ndaj edhe i rri larg, pa ofendim, dhe po e vë re sërisht tani me debatet me AcetalDeHyden. Sa për të nuk e njoh si personazh, por edhe nëse do ta kem njohur, e mbështes edhe nëse përdor një eteronim. Sepse tjetër nofkë, pas së njëjtit personalitet, nuk është, përndryshe edhe spekuluesi kohëvrasës më spiritozo i blogut do ta kishte vënë re.
Më falni, jam tip që përhapem, kur jam i motivuar për të thënë shumë nga ato që di. Aq më tepër për të mësuar - sidosi nuk është ky rasti - ndaj mos e merrni si shfaqje...
Të rikthehem tek Frojdi; Frojdi u frymëzua nga Hackeli sipas të cilit ontogjeneza pra zhvillimi i individit konceptohet tout court si rishfletim apo riekspozim i filogjenezës, pra historisë evolucionare.
Nuk kaloi shumë kohë dhe dikush vuri re se mund të lidhte thellësinë khohore të historisë filogjenetike me thellësinë e psikikës dhe të zhvillimit ontogjenetik. Ishte Frojdi pra, thellësisht i influencuar nga idetë haeckeliane; ai që shumë herë citohet këtu pa ia patur fare haberin, nënshtresave spekulative nga të cilat lindi e mori dhenë si barishtet që mësyjnë ullishtet.

Vazhdon këtu: http://rinstinkt.wordpress.com/2013/05/16/

Ja edhe nje tjeter me instikte te forta qe do me na tregu: "kujt do me i tregu Frojdin ti mer jau", biles edhe tani mbas pilafit kur komentet shkuan te gjitha per lesh frojdist duke na e treguar Frojdin mer jau nepermjet stareve dhe stareshave te Hollivudit qe nuk kane nevoje fare me na tregu Frojdin letrarin mer jau me karte dhe germa te kartizuara ne ekran digjital sepse ate "mikun" na e tregojne si e kane ne natyre dhe si ju punon fuqishem me 60 kilovat ne ore.

Kohë krize thonë, ndërsa ju nuk i keni kursyer gërmat dhe nervat, për të thënë... një hiç.

C'te thuash ty e te tjere si ty more derebardhe, nje shekull te tere duke u marre me Marks e Frojd, dhe tani na dalin nje hiç, letrare. Vetem me u talle ka ngel tani, se per letersi u shkepem gjithe jeten.

Po për 50 vite ke qenë tek shpella e Platonit o derëzi. Po as tani që keni liri për të lexuar prap pas prapanicës së leshtë të Marksit mebetët o të uruar. Nejse...

Vetëm kujdes mos shko tek Wikipedia të vandalizosh faqen mbi Popperin... smiley

Diskutimi yne mbyllet këtu. Më lartë, në fund të komentit, ke lidhjen për tek shkrimi i plotë, sepse nuk ma pranonte gjithë shkrimin fusha e komentit.

Nëse ke gjë për të thënë, -nuk ma ha mendja, thjesht leh-, bujrum, atje je i mirëpritur apo kudo të më ftosh; duket se ky këtu u ka përshkruar më mirë nga sa mund të bëj unë: http://xhaxhai.wordpress.com/2011/04/23/...

Ossequi

Jo mor se nuk kemi qene mbas prapanices se Marksit, kemi qene mbas prapanices se xhaxhi Enverit gojesheqerit. Tani ti na thua te lepijme prapanicen e nje xhaxhai tjeter. Po mire u pa puna, kete pune dime te bejme, se mos dime te bejme gje tjeter, kur nuk lehim ne blog. 

Eshte nje filozof shume i njohur ne Itali qe quhet Emanuele Severino, e qe diku ne nje nga shkrimet e veta ankohej me trishtim sesi kerkimi shekullor njerezor i "se vertetes", prej disa dhjetevjecaresh eshte shnderruar ne kerkim te "se vertetes teknike". Ne filozofi Freudi studiohet brenda se ashtuquajtures "shkolle e dyshimit" bashke me Marxin dhe Nietzschen. Ndikimi qe ka patur ne shek XX ne te gjithe kulturen boterore (jo thjesht ne letersi), e tejkalon debatin per thelbin shkencor te klinikes se tij.

Sidoqofte nuk di si eshte ne Gjermani, por ne Itali ushtrojne profesionin e tyre mjaft neofreudiane e lacaniane. Freudin po ashtu e fut nga porta e pasme edhe psikiatria dhe psikoterapia fenomenologjike. Fakti qe boterisht funksionojne dhe reklamohen qasje si ajo e psikoterapise konjitivo-komportamentale, qe kane si hall te vetem jo shendetin mendor te individit, por shendetin funksional te tij brenda tregut, s'eshte vecse shenje tragjike e koherave qe kalojme. Nje shenje tjeter e trishte eshte lulezimi i industrise farmaceutike, nje nga sektoret e pakte qe s'jane prekur nga kriza. Perkundrazi.

Nje shenje tjeter e trishte eshte lulezimi i industrise farmaceutike

Në 2005 prodhoheshin rreth 3 000 000 € ilaçe për sëmundjet psiqike sot shifra ka arritur në              7 000 000 000€. Psikoanalisa shpesh her ësht mjet i rrezikshme për diagnostifikimin e sëmundjeve psiqike.Të gjitha sjelljet pak ndryshe të njeriut klasifikohen si sëmundje dhe prapa tyre ilaçet që shpesh e kthejnë të "sëmurin" në një drogaxhi të madh.Industria farmaceutike është një problem por pa shumë zgjidhje kur bëhet fjalë për sëmundje.

He tani Finisterre se me detyrove te behem serioz, gje qe nuk shkon fare ne epoken postmoderne, nuk eshte e modes.

As mos ki piken e dyshimit qe Frojd gjermanofolesi ishte dhe eshte i vlersuar ne Gjermani shume me teper se Itali. Kjo per arsye rezistences katolike, plus komunizmit italian, gjithnje katokomunizem, sepse frojdizmi dhe psikoanaliza jane pare si konkurente te kishes dhe rrefimit te mekateve (pioneret e pare psikoanaliste kane heq te zite e ullirit). Ne Amerike, shume e shume me teper vlersuar.

Kot je fut neper ilaçet e doktor Sulçebegut, sepse hap nje muhabet qe nuk mbaron kurre. Problemi duhet trajtuar teorikisht, mbasi praktika e tyre deshtoi, por gjithsesi praktika e nje shekulli krejt te veçante (i papare ne histori) mbeten si nje nenshtrese gjeologjike e pashqiteshme nga shpirti kolektiv te njerzimit. Teorikisht Niçe, Marks dhe Frojd jane gozhde te ngulura, nuk shkulen nga kokebosha letrare çmim Nobel qe ne kohen e lire shkruajne edhe artikuj shkencore me porosi te Harvardit, por nga persona equivalente te se njejtes fuqi, pra nga gjeni qe nxjerrin gozhden me gozhde, pra qe zevendesojne boshllekun dhe i plotesojne.

Ka ca shenja te mira qe persona te tille po duken ne horizont, nje prej tyre ka shume mundesi te jete Pjer Thomas nga Belgjika dhe Rinstikt Thanasi nga Saksonia e Poshtme.

Ok, po unë të ftova për diskutim. Po ti je si krimbi që del mbi tokë vetëm kur kjo është e lagësht. Nejse pa diskrminim, edhe krimbat kanë habitatin e tyre.

Fini, deri diku* ndaj mendimin tend megjithate duhet marre parasysh qe psikoterapia konjitiv-sjellore e ka origjinen nga teoria psikanalitike. Ne nivel global mbase por ne kontekstin shqiptar nuk do ta shihja si shenje tragjike, perkundrazi, kalimi nga fallxhori/mekuesi popullor drejt nje trajtimi te tille me duket shenje e mire.

* Nuk kam asnje problem me te qenit e saj e orientuar drejt rezultateve te shpejta, megjithate kam dyshime ne lidhje me qendrueshmerine e ketyre rezultateve (sustainability).

Nuk kuptoj, nëse më drejtohesh mua, se përse ke futur në lojë Severinon, thejsht për të thënë atë që unë e di tashmë, sepse të kam vëzhguar ty etj, me udhëzim të një tjetër personazhi, i cili edhe më ka prezantuar me blogun. Gjithsesi, e ke karakteristike këtë, jo vetëm ti, është pak karakteristikë e të gjithëve, që marrim e mbështetemi mbi “shpatulla gjigandësh” edhe kur këto janë bërë tretur e bërë hi. Citimi i Severinon nuk e bën as të vërtetë e as i shton peshë flasisë së mësipërme.
Ajo shprehje nuk thotë asgjë. Unë nuk zgjatem, sepse nuk kam kohë, e as dëshirë, por kërkimi shkencor apo thejsht kërkimi nuk ka sesi të jetë i ndryshëm. Përç’të vërtetë flasim pastaj, për llomototjet e Frojdit që zonja doktoreshë më lartë na i marrka për plastelinë për klinicistët e rinj. Formim profesional mjeran. E pastaj na shohin sytë njerëz që vdesin. Kot së koti, ose përfundojnë çmendinave me jetë të prishura në duart e këtyre palaçove karagjozë, se duan të bëjnë Freudjanët këta, që kanë lexuar apo jo një libër neurologjie në gjithë ciklin e vet formativ.
Sa për atë “botërisht ... reklamohen” lexoni Popperin (në mëngjez, se në darkë ju jep ëndrra të kqija) pa u ndrojtur nga kritikat...
Funksionimin, që thua, po e shihni vetëm ju këtu, e ca letraruc, edhe të këtushëm, që na paskërkan parashikuar këtë e atë gjë, e fondet për kërkimin shkencor na qenkan para të hedhura poshtë. Kur 99,9% e gjithë sa i rethon ka ardhur nga kërkimi shkencor.
Ose njerëzit janë gjithnjë e më defiçentë ose është problem, i zgjatur nga trushplarja diktatoriale, ku dogma u zëvendësua nga shumë dogma.
Ça lidhje ka farmaceutika me Frojdin apo psikologjinë apo çrregullimet mendore?
Robt janë po aq të sëmurë, edhe sikur nesër Kadareja të thotë “Identiteti europian i Krishtit”.
...
Në Itali keni, kemi edhe Vanona me shokë, në botë kemi edhe Bojrona me shokë, në Shqipëri kemi edhe filo-komunista me shokë... varet se nga zgjedh të qëndrosh. Fatmirësisht, edhe për disa nga ju këtu, argumenta për të mbështetur dënglat e veta, sot, gjenden, mjaft të ktheh kokën pas e të ciitosh ndonjë që përballë pamundësisë së kohës për të shkuar më tej limitohej duke u rikthyer tek gjedha që përmbante shumicën e deleve.

As ty nuk të përgjigjem më, sepse nuk ka vlerë, është e kotë. Sinqerisht. Më vjen keq.
Ditën e mirë.

P.S: ajo që vë re unë, e shumë të tjerë është se të paturit e një metodologjie të filtrimit e procesimit të informacioni, të përftuar nga edukimi shkollon shkencor e jo humanist letrar, dënglaxhi, të kursen goxha kohë. Shkon direkt tek thelbi.

Mirdita, pak frutave ju hahet thelpi, zakonisht hahet mishi e thelpi hidhet, biles ka raste qe edhe thelpi hidhet, sepse sepse eshte i hidhet, te mbyt. Eshte pikerisht ky rasti i edukimint shkollor shkencor psikopatik qe konsideron dengel edukimin humanist.

Diten e mire, dhe duku prape per te ofenduar shkencerisht te tjeret, dhe per te thene qe nuk pergjigjem me.

Po te akuzoja per shkencizem, se per te tjerat s'te njoh (e as te kam vezhguar). Flm per keshillen per te lexuar Popperin. Me te mira edhe ty.

Ha ha.

È inutile. smiley

Diten e mire, dhe duku prape per te na thene qe nuk pergjigjem me.

Ndryshe nga ti, unë diçka e kam thënë.
Ti meqë nuk ke atribute, llomotit. Ndaj të thash mbyllet lidhja mes nesh; ti nuk ofron gjë, por as nuk di të marrësh.
Sa për atë provokimin më lartë, ato, edhe nëse!, janë ambiciet e mia, fatmirësisht krimbat e diktaturës së dieshme, të cilëve ti u afrohesh mjafueshëm në frymë, nuk e kanë fuqinë që të frenojnë ambiciet e mia. Jemi njerëz të lirë, mes të cilëve ka nga ata që e përdhunojnë lirinë si puna jote.

Unë u futa në diskutim sepse kisha një kritikë, thjesht evidentova pabazueshmërinë e dokrrave që këpuste ajo neo-doktoresha më sipër.
Ti, apo kushdo tjetër, nëse ke gjëkundër atyre që KAM shkruar, e jo atyre që NUK kam shkruar, je i lirë të diskutosh.

Miredita diten e mire. Shko e gjej ndonje budalle qe te diskutosh me te mbasi e ke ofenduar. Mirdita diten e mire.

Ça lidhje ka farmaceutika me Frojdin apo psikologjinë apo çrregullimet mendore?

Si s'ka lidhje? Parja hudh ujin përpjetë e jo më studimet shkencore.

Eshtë fakt se një pjesë e madhe e të sëmurve janë përdorues të mëdhenj ilaçesh.

Ja përgjigja e 

Philippe Van Meerbeeck

Docteur en médecine, Neuropsychiatre et Psychanalyste,

 

Quelle est la place du psychiatre dans la société ?

Elle est en train de devenir exorbitante. On demande de plus en plus aux psychologues et aux psychiatres d’intervenir à tout bout de champs : dans les médias, les partis politiques, les conseils d’éthique, ... et il n’existe plus un débat télévisé sans la présence d’un psychiatre. C’est démesuré, le psychiatre n’est pas compétent pour tout. Un rôle n’est plus rempli dans la société, celui auparavant dévolu au prêtre ou au moraliste.

De votre métier, quelle est la part relative de la médecine, diagnostics et prescriptions, par rapport à celle du « psy », parler, comprendre, écouter?

En travaillant avec les 13-25 ans, nous devons résister à l’envie de poser des diagnostics : les jeunes sont tellement polyvalents qu’ils peuvent sur une période de temps présenter tous les tableaux cliniques du monde. Il nous faut également résister à l’envie de prescrire sous peine de construire des toxicomanies graves. Dans mon service, nous ne donnons quasi pas de médicaments. Résultat : l’animation commence à 1 heure du matin, avec un « pic » entre 1 heure et 4 heures, nous sommes très fatigués ! Ceci dit, la psychiatrie reste un art de guérir, mais nous soignons des sujets, pas des organes.

Zotëri, po unë nuk po diskutoj mbi psikiatrinë. Sado që nuk jam i fushës, ka më shumë se nji dallim thelbësor mes psikoanalizës, psikologjisë e psikiatrisë.
Lutem gjithsesi, të të mos futeni kot nëpër teoria komploti, përndryshe del se edhe vetë jeta qenkërka komplot. smiley

sigurisht, nuk mendoj se ka edhe vend për të qenë radikalë rinstinkt kur flasim për shkencënsmiley

Na thoni diçka më shumë... Ku qëndron radikalizmi im?
Meqë zonjusha/zonja finisterre më akuzon për shkencizëm, kjo dalka e vërtetë.
Radikalizmi im, nëse ju e quani të tillë, është më se legjitim kur flitet me dijet e sotme mbi dokrrat e djeshme. Unë po them atë që të gjithë ata që kanë lexuar rreth temës e dinë, me fakte e referenca, pa i përdorur kurrsesi si armë, kundër vulgut të peshkut.
Nuk është radikalizmi im, por padije e këtushme, nëse këtyre u ka mbetuar akom aora me dijet e '45.
[drejtuar komentit në versionin e parë smiley ]

boh, ka shumë anë të medaljes i nderuar rinstinkt dhe kjo është bisedë e gjatë, të cilën nuk e di nëse dua ta bëj këtu dhe tani, por po ta marrim nga fillimi, mendoj se radikalizmi juaj qëndron në besimin se mendja (as in mind - brain problem) nuk ekziston, and that we're simply hardware. As much as I don't agree with Freud (with Lacan, I first have to understand him, as he is unfathomable) or psychoanalysis approach, science is still far from tackling the mind-body problem (also known as the ghost in the machine). We don't quite understand how placebo effect is working, we have no clue on how top-down influences (i.e. intentions, beliefs) or implicit processing influence behavior and so on and so forth. So, as a scientist I do observations and these observations tell me that right now we might not have the full story. There must be something else to the simple 1.3 kg of jelly neurons. Only today, NeuroImage published how the functional connectivity of the brain is regulated by neurofeedback. Our mind is constantly interacting with our brain, therefore I consider brainism a bit radical. This is not to say that Freud and hardcore psychology, that focus on the mind, is completely right. This is to say that (and you rightfully point out) our theoretical models of how the mind works should be updated.  Cheers (sorry for the English).

Ju, tani, duke "pranuar" me rezervë teoritë e Frojdit, hidhni poshtë genetikën dhe Mendelin së pari, meqë nuk e paskam përmendur tek komenti i parë.
teoritë e Frojdit nuk mund të pranohen veçse si tregime e fantazi letrare, max filozofike, sepse premisa nga e cila është ngritur është e gabuar. Sado që juve mund t'ju duket perfektësisht harmonike tërësia e budallëqeve që gjenden në të.

Sa për afër- larg, e kam një gjysmë ideje se kush jeni, të pakëtn virtualisht, por nuk e di nëse keni studiuar apo jo fiziologji, dhe sa e azhurnuar ka qenë. unë kam studiuar në tre-katër libra. tre të plotë, atë tjetrin për konsultim. ndër të cilët mbi Kandelin. kështu që ...

gjithsesi ja të spekuloj njëçikëz. kur thoni "tru-mendje" përsëri tradhëtoni qëndrimin tuaj, që në nisje, pra nuk niseni në neutralitet që nga ajo ç'ka dimë, të procesuar sipas metodologjisë - që tek e fundit bazohet tek filozofia e atij që dimë të dy, shpresoj - e të mbërrini në një rezultat apo gjykim të pjesshëm mbi trurin dhe faktin nëse ka apo jo premisa për mendjen, si të shkëputut prej trurit. merrni si të mirëqenë influencën e gjatë humaniste se gjëja është e shkëputur. zakonisht atje ku e dimë ne ta mbyllin derën, seps ejanë diskutime shterpë. ti thua kështu, unë them ndryshe. por dijet e reja që marrim përditë janë për drejtimin tru->mendje e jo tru e dnryshme nga mendje.

ok e lash, është diskutim i gjatë, duhet të lexoj disa faqe, para orës 7. ndonjëherë tjetër. smiley

Meqe anetaret e PPU, qe ne fakt perfaqesojne kete blog, jane vulg, cfare thote Frojdi per vulgun? Te pakten ta dime si ta therrasim veten virtualisht ne hierarkine Frojdiane.

Kam një shoqe mjaft të afërt, nga vendi ku shkruani ju, edhe ju duhet të jeni simpatike. smiley

dmth sipas Frojdit dhe shoqes tate, vulgu eshte simpatik?

Po teorite e komplotit po i zbulon ti i pari ketu. Akuzon Fee-ne per kohen qe kaloka ne PPU, Finit i thua qe te kam mbajt nen vezhgim, sygjeruar nga dikush tjeter. na sjell shkrime nga blogje te tjera se peshqit nuk jane peshq, por piranja mishngrenese qe s'te lene as kockat, na thua qe shkencat humaniste s'kane pse ekzistojne, e mbi te gjitha, ajo qe me shtyu te mos e mbyllja nje sy, eshte qendrimi yt prej kapadaiu qe ne komentin e pare, a thua se ti ke ne dore celesat e dijes boterore.  C'mbetet me per te diskutuar, kur fillon fjalia me ti "s'di asgje"? Meqe ti i di te gjitha, s'ia vlen diskutimi i metejshem. 

akuzoj unë kë? unë pash diku këtu se qenka e fushës mjeksore, por mbase është dhe infermiere, faji im. dhe nëse e lexon përsëri komentin e parë e shef qartë edhe "diskleimerin". nuk po i bëj gjyqin kujt. aq më tepër që kritikën, mbi etikën deontologjike po deshe, ia sqyrove duke i cituar dhe treguar, nëse nuk e ka ditur, pabazueshmërinë e pjesës më të madhe të atyre që ka shkruar ajo e Frojdi.

Finisteres (fini?), në kuptimin që e kam lexuar peshkun, dhe ia di mënyrën e artikulimit dhe po deshe (me arrogancë) thellësinë e cekët të mendimit në DISA fusha, e thellësinë absolute në të tjera. në këtë aspekt. ti sikundër kushdo tjetër je e lirë ta marrësh si të duash. smiley

sa për shkencat humaniste, janë të mirëpritura, por statistikat nuk i nxjerr unë dhe janë të qarta, ti po i do të këshillohesh më dërgo një mesazh e unë të ndihmoj, sipas mundësive siç "të ndihmova" para pak muajsh. smiley
kritika ime për pa-kulturë shkencore qëndron, dhe fakti se ti nuk di të lexosh atë që unë kam shkruar. unë them, të paturit. pra vërej mungesën e metodologjisë, e jo teprinë e asaj tjetrës humanistes, që as mua nuk më mungon.
iku kjo, shpresoj.

Po ne kete menyre ti pretendon qe te gjithe duhet te jene te bukur, te zgjuar, shkencetare, po dhe natyra vete nuk eshte kaq e drejte dhe bujare me te gjithe. Dhe shkencat ekzakte nuk jane ne gjendje te zbulojne se c'bluan mendja apo shpirti i njeriut. Nese matematikisht 2+2 bejne 4, mendja njerezore eshte shume me e koklavitur se kaq, gje qe ti e di shume mire, Veprimet njerezore shume shpesh jane te paparashikueshme, nderkohe qe formulen e Pitagores e kemi mesuar permendesh, dashje pa dashje, dhe e zbatojme lehtesisht. 

Jo e dashur Ana unë nuk pretendova gjë përveçse të jepja pak nga ajo që dija. Meqë këtu ku jam kam edhe Frojdin edhe kritikën e Frojdit, mbrëmë, ashtu shatra patra e shkruajta një faqe, sintetikisht, dhe ia vura në dukje.

Unë nuk po them është kështu dhe pikë. As nuk po bllokoj ndodkënd që të replikojë e të thotë se epoka akullnajore paska sjellë ato privime që thotë shoku Frojdi. apo se neve na lejohet të eksperimentojmë mbi streset e njerëzve që vinë e vizitohen tek ne, duke eksperimentuar mbi plastelinën frojdiane. E kupton sa e papërgjegjshme do të ishte? Unë distancohem nga një qëndrim i tillë. Sepse nëse do të isha mjek, apo qoftë edhe infermier do ta trajtoja pacientin me racionalitet dhe duke apikuar një përaqsje të caktuar.

Nuk mund ti themi pacientit apo qoftë edhe ndonjë blogeri tjetër merr këtë e hajt bëjmë muhabet serioz mbi aplikueshmërinë apo ku di unë se çfarë të kësaj apo asaj.

Ngjan me atë që po ndodh në Itali, meqë edhe në Itali kaloj ca nga koha ime, ku një tip, që ironia e gjësë donte të ishte edhe letrar, pretendon të kuroj pacientët me qeliza staminale duke i përzier si të ishin këmbë bretkosash në kazanët e shtrigave të Mejsetës (fantazi).
"Dale pak, ku të çon gomari?"

Hej dreq, me kaloi jeta duke marre nota e deshmi njohurish smiley.

Sa per arrogancen, te siguroj megjithese pa te ndjekur ne diskutime te tjera, qe ne ate fushe qenkesha krejt neofite.

Jo pra jo, unë nuk e di sa diletante qenkesh por di se nëse një rob pranon së të mirëqenë dhe aplikueshme ato teori, kjo do të thotë se nuk ka sens kritik për të gjykuar mbi premisën nga e cila lind. Atë kam shkruar tek komenti. Po më duket se nuk e paskeni kuptuar, akoma.

uah, uah c'qenka bere ketu!

Me falni moj zonje mese e nderuar, ka mundesi ta permendeni togfjalshin ne fjale se mbase ndonje sqarim zemergjere eshte i mundshem?

Nuk kam shkruar togfjalesh, por tog fjalesh, dmth. grumbull, grup, kapice fjalesh, qe nuk kane te bejne me tekstin ne fjale. 

E qarte, ma bej hallall, si dhe te shkuara, ngushellimet e mia me te sinqerta.

Gjithashtu! 

Sec kisha nje shprese qe nuk do hasja me ne Floresha Dadon, intuitivisht te goditura ngushellimet, i pranoj, faleminderit, sapo te lexova.

Kot lodhesh o Ana.Pse nuk  e njohim ne Pirandelon kush eshte? .....

Po, mo, e njohim me dhembe e dhemballe, fashist i poshter ka qene. 

nje m... m... po ke te perkthenim mo, ungaretin, hermetikun? smiley

E de, te rrinim e ta zberthenim ungaretin njehere, do zbardheshim ne, para se ta zbardhnim ate. smiley

rri mo na kthe tek guacka hermetike  se ka humb dhe Av smiley (tropizma, lidhe qenin e kanunit he xhan  smiley &nbspsmiley 

me av-in s'ka oponent t'na beje balle. eshte si me u fut majkell xhordan ne loje.

ps. tmerrohu armik,

                             dhe shtrihu

                                                hesht!

nocdown! 

Women need a reason to have sex. Men just need a place, - ka thene njeri. Hakmarrja si reason nenkupton 'not giving love'.

 

Shqipe per merak!

Sa per pjesen, e vjeter sa bota, vec dhembjes qe secilit i duket e re.

Ana, e ke qëndisur vërtet! 

Pergezime, Ana ! Shqipe e kthjellet, e qeruar. E lexova me nje fryme.

Ana, fjala komentator ne shqip sjell ne mendje Lad Grillon.

Shkrimi skematik dhe reduktiv: kur thuhet qe e verteta eshte edhe keshtu edhe ashtu po i mohohet mundesia te vertetes, qe mund te ishte nje akt radikal, sikur premisa qe gruaja ka edhe sy edhe hunde dhe keta meshkuj leshko nuk na bejne se s'dine te shohin, o moj nene, qe eshte klisheja me e madhe sepse perhere e deklaruar psheretishem dhe pa rigorozitet per te kerkuar dhe gjetur deshtimet e shfaqjes, njohjes dhe pergjigjes tropiste ndaj tjetrit, tjetres, te mos shpallej dhe perqafohej kaq me zell. Mendoj se Pirandelos i ka pelqyer shume ideja e kafshimit radioaktiv, ose ndonje kafshim i tille ne jeten e vet dhe ka shkruar gjithe kete traktat ne vend te bente nje skice te thjeshte per shoket e kafe-grapas.

S'e di o Trop, sa me teper kalon koha, bindem qe e verteta s'eshte asnjehere nje e vetme, ka te pakten dy ane te medaljes, sidomos ne marredheniet njerezore. Secili ka dhe mbeshtet te verteten e tij, nga ballafaqimi e dy aneve, edhe ben vaki te dale dicka mes te vertetes se vertete.

Komentator eshte titull si puna e Kavalierit.

Ah, sot degjova dhe nje te bukur fare: dikush qe per hir te pastertise se gjuhes shqipe, thoshte qe "lehtesues" ishte fjala shqip per "moderator". Nuk bera ze, thashe te lija te kenaqej me te verteten e vet. 

 

Dikush tjeter thoshte qe e verteta eshte si e bukura.

Dhe sa per dijeni, keq me vjen, dmth behu gati, ulu ne ndonje karrike, po Leo e hidhte ne tuc RR per Gatsby, jo per talentin por per llojin e aktorit qe i pershtatej rolit, apo me mire akoma per merite te regjizorit. I gatshem per sqarime, por shihe dhe vete.

Boo, kjo eshte keqdashje dhe pike!

u pa puna, le te mbajme te vertetat/iluzionet perkatese dhe peace brother. smiley

Aa te dola borxhit, te thashe te uleshe e te rehatoheshe. Harrova te thoja qe te kishe pire dhe gjysmen e nje kafeje te forte. Keqdashe do ishte ta thoja direkt tulle.

Mos e shih versionin e ri atehere. C'ta blesh belane me pare kot. smiley

Nuk ta shava RR, ta nderova, kur desha te thoja qe nuk ka surrat per toc, qe Leo dhe e ben. Po ti e paske monopol fare ate, s'lejon as permendjen per mire.

Jo mo, une s'doja te te thyeja zemren ty per Leon, ndaj thashe te mbaje secili preferencat e veta. smiley 

Ana, po ti pse mërzitesh mi RR është në zemrën tande e askush s'e hek prej aty smiley

 

Po kjo eshte e keqja pra, ngopet robi me luge bosh smiley

Shiko, për të mos i hyrë në hak Leos duhet të lëmë një datë (virtuale) për të parë filmin e për të dhënë mendimin tënë mbi të. RR ta dije ti sesi gëlon peshku për ty smiley

Ana, për ta kujtu pakëz Mr. Gatsby smiley

Lirika ku jeton ti? E shohim bashke. Do ndryshosh mendim. Marrim dhe camerat me ket rast smiley

Mimoza_Llastica, jetoj afër Mr. Gatsby smiley S'kam pse ndryshoj mendim. Do i jap atë çka i takon Leos. Watching a movie with a camera wouldn't be fair to Leo smiley

Vec versoni i ri e ka lezetin ne kinema. Mos ia prishni atmosferen ne kuticka. smiley

C'eshte kuticka mo? smiley

PC apo MAC-u, pa shkuar tek smartphoni.

Prandaj ju pëlqen Leo se efektet vizuale i rrisin vlerën smiley

Ashtu eshte, efektet vizuale i shkojne Leos, por jo nje burrrri si RR. smiley

Ah ça bën editimi thuaj. Mirë, mirë...smiley

Feedbacku thuaj, ai eshte c'eshte. smiley

Une dua nje fustan si i Deizit!!! 

Nje zile larg e ke Leon. Kushti i tij eshte t'i thuash qe eshte me i mire se RR. Haje inatin me buke, ia vlen per ate fustan. smiley

kjo ne fakt duhet hap teme me vete. mbreme psh pashe public enimies me johnny depp. film shume trishtues, premton tjetri dhe nuk deliver. shume e thelle me duket.

Hape, hape sepse e bëmë temën e Anitës me RR & Daisy dresse's.

 

tani une me pubilc enimies, jam njesoj si Ana H me Daisy-n. shume me trazon filmi im. smiley shko tjetra ne burg per dashnine. shume traume e madhe duhet te jete, jane ca caqe ne tip forme dhe permbajtje qe shpirti/trupi nuk duhet te shkoje t'i provoje se nuk eshte mire. dhe jane ngjarje te verteta, ky eshte problemi.

Nuk jane dhe aq shume larg te dy temat. Te njejtat halle qajne. smiley

Ky do ishte kulmi i shkences, dmth ajo puna e luges bosh. smiley

prape me "oh ky qenka kulmi" ti? prape pa kapele e smiley

Mos i ngaterro kulmet kot. Ai qe thua ti ishte thjesht vetiak, ky qe thuhet ketu eshte per gjithe njerezimin, si pune rilindje dmth. smiley

po pra po , edhe nga kulmi vetjak ka nje rilindje te vogel.Nga kulmi ne kulme te reja smiley

Ti me duket e tregove ate historine qe ishte bere tjeter njeri ai kurbetliu, pune kulmi do kete qene. smiley

ka shume mundesi.megjithate, enigme mbetet pak. se ndryshe do kishe thene: vajta, e pashe, e peshova smiley

Po mos e kishin peshuar.smiley

Larg qofte, s'i kemi as profesion operacione te tilla. smiley

Si cdo gje ne bote, perfshire te vertetat, edhe preferencat jane relative. Une e repektoj shume RR, aq sa ma lejon qenia ne te njejten ane te barrikades. Ne llojin e vet, Leo nuk i afrohet fare.

Por nuk thone kot, qe i joti ta ben gropen. smiley Dhe ti merr ne qafe RR sa e fut ne cdo vrime miu. Jo ti, po regjizori duke shkuar me mendjen tende. Ky regjizori i ri mesa duket ka zene mend, dhe zgjodhi Leon, qe e ben me mire enderrimtarin vetmitar dhe pakez tru thare. 

Jo, jo, ti po me hedh poshte jo vetem Getsbin e R.R, por edhe Getsbin qe une kam ruajtur ne perfytyrim qysh kur e kam lexuar. Nuk mund te jete truthar Getsbi, kurresesi. Po, enderrimtar, i vetmuar, eshte ai heroi romantik dhe i marre per dashurine qe fshihet nen petkun e te fortit dhe kontrabandistit. Fakti qe ne varrimin e tij nuk i shkon askush tregon qe ishte "kanakari i shoqerise" per sa kohe njerezit shfrytezonin pasurine e tij dhe ai i linte te benin c'te donin, sepse qellimi i tij ishte Deizi dhe dashuria e saj. Po qe enderron per nje dashuri-iluzion nuk e ben budalla ne syrin tim, perkundrazi, mua per vete, me ben ta shoh te dobet jo ne kuptimin e keq, por te brishte, do ishte fjala e duhur, e si rezultat me te dashur.  Ja kshu, kshu... smiley

spark notes for those who are studying Fitzgerald smiley Eh ç'të bën iluzioni thuaj...smiley

Tashti me fal qe do ta ngaterroj njecik muhabetin me gjera ne dukje pa lidhje, por nje dynja eshte, e te njejtin pllan ka. Gjithsesi, premtoj qe do ta kem doren e lehte.

Te dy regjizoret, ose me mire autori marrin nje trenta e lode ne control theory, qe me dy fjale thote qe nqs feedback vonohet shume sistemi shkon ne hatlla. Keshtu qe hallal romantizmin etj., ne fund te fundit e kane thene, qe ky eshte fati i mashkullit qe te pakten njehere te behet lolo mbas femres. Tashti te kuptoj, ti ke konflik gjinie-ineteresi, kur kete lloj robi e quan "me te dashur." Por te presi 5-8 vjet per nje xhevap!? Vertet s'kishte emailera e facebuqra, por pellumba kishte ama. Dhe autori i jep mire dum, vdekja kapak floriri.

Me tej regjizori i pare merr nje derr F (ngelese) ne fiziken moderne sepse harron qe natyra preferon simetrine dhe urren te kunderten e saj. Dmth ai ishte per amore e ajo ishte per $$. Ku shani e ku Bagdati. Dhe nje garipi si RR ky fatalitet nuk i shkon, sidomos jo 5 vjecar. Ky regjizori i ri, me dobic, kalon me kopje, dmth e ka zgjidhur situaten duke i dhene pamjen e dickaje surreale, dhe Leo, ate ben bukur enderrimtarin e pazgjueshem dhe jo shume tru njome, per delikatese kjo e fundit.

Shikon qe ta nderova RR. Po keshtu eshte kur s'ta dine as nderin. smiley

...... smiley

Po kane qene te tjera mote, kur edhe garipat ose horrat kishin zemer xhentelmeni. Po keta te rinjte nuk te lene as mundesine e dyshimit, nuk e marrin dot me mend qe mund te kalojne dhe dhjetra vite, jo me 5 vjet, e prape te dashurosh te njejtin njeri. Nderkohe, me duket se paskemi rrahur uje ne havan deri tani, kur te gjorit Xhej Getsbi po i caktojme vetem nje realitet, ate te horrit enderrimtar per pushtet, e i mohojme natyren e tij komplekse qe i ka dhene dhe ati i tij Fitzxherald. Ta kam fjalen, pertej R.R. dhe L. mbetet Getsbi i F-se, sepse ai eshte perfaqesues i asaj epoke (qe une ngordh me thene te drejten)  smiley  

Eshte e qarte qe po flasim pertej RR dhe L-se. Dakort jam me ty, qe eshte e bukur. Nuk jam as kondra qe robi te dashuroje gjate sa t'i doje qejfi a mundesia, bile sic thote dhe nje autor ne kete fushe, ata rob do te duheshin dekoruar nga shoqeria. Por ketu problemi eshte tjeter, sa kohe mund te vazhdoje dikush pa feedback, qe dhe pala tjeter ka te njejten qasje. Se dhe e shkreta tango do dy, pra. Se atehere vertet ka rrahur ajer, as uje jo ne havan. Sado kompleks qofte robi, duhet te kete parasysh ca realitetin dhe rregullat e tij, qe nuk i shpikim dot, jane ato qe jane, bile i vijne njeriut e shoqerise qe nga nivele shume me te bazike te ekzistences. Interpretimi i im eshte qe duke dale jashte rregullave te realitetit, dhe Fitzxherald e ben Getsbin ta paguaje me koke. Psh ne pjesen qe perktheve ti, pergjigja eshte shume e shpejte ne kohe, ka dhembje, por te pakten jo harxhe koke. smiley

Tashti, letersia eshte e mbushur me personazhe femra apo meshkuj qe gjithe ekzistencen e kane ngritur rreth nje iluzioni dashurie, sepse i tille na rezulton perfundimi i kesaj historie. Megjithate, para se te kuptojne se eshte iluzion kane vuajtur, kane sakrifikuar, kane pritur me vite per kthimin e te dashurit. Tek "Lulet e molles" te Gollsuorthit, ajo e gjora Megan u tret duke pritur, Penelopa po ashtu e nuk e di sa e sa libra te tjere qe kam lexuar, sidomos ne femijeri,  qe na kane ngulitur ne koke (i marrte dreqi, i marrte) qe dashuria eshte durim, eshte dhembje, eshte sakrifice, se pritja eshte gjeja me e pakte mes dy te dashuruarve dhe koha e largesia eshte sprova per dashurine e vertete. Ne kete pike, Deizi nuk e kaloi sproven duke u martuar me ate tjetrin, ndersa Getsbi vdiq duke pritur kthimin e saj. Fundi ishte i pashmangshem, gjithesesi. 

p.s. rrofsh se me kenaqe me kete bisede. smiley

Gjermanet kane nje proverb: Durimi sjell trendafile, por po zgjati shume, sjell breke te grisura. 

Kenaqesia ishte e imja. Ciao smiley

Po, po, shyqyr qe e kuptuam ne kohe. smiley

E po c'do atehere, ti ia paske kalur per zgjuarsi Getsbit. Dhe ndoshta ato librat qe shan te kane ndihmuar, Getsbi perfshire.

Ama thuaj te drejten, RR-se me hile ia ke admirimin. Le te shkoje ne fund te pishines ai kot sa here qe shfaqet filim. Se ka pas keq Frojdi i shkrete kur tha:  S'i kuptova njehere femrat!  Mjere ne qyqaret thuaj. smiley

Tirona, haha, me kishte shpetuar kjo. smiley Sharja ishte me dashuri, s'e di a me kupton. Tashti fati im qe me ra te lind gati 100  vjet pas Getsbit, po i kam paguar dhe une pritjet e mia. Pervoja na ben me te zgjuar, per t'i bere bisht vuajtjeve. smiley

Nuk thua shyqyr qe s'linde atehere. Dhe e le Getsbin te binte deshmor, e RR e L te bejne nga nje qerre me pare. Vuajtjet jane si vaksinat, ben te voglen qe t'i shpetosh te madhes. smiley

Ka dhe një teori që vaksinat të bëjnë më pro ndaj vuajtjeve. Nuk parandalojnë, thjesht hapin hendeqe të reja nëntokësore që sjellin dëme të dyfishta. smiley

Tashti edhe efekte anesore mund te kene. Dhe e mira mbase eshte te mos besh vaksine vete, por te perfitosh efektet mbrojtese nga vaksinimi i te tjereve. smiley

Pastaj trimat fare, i dalin ballehapur semundjes. A me ha o te hengra. Keta mbase e jetojne tamam jeten. smiley

Nuk funksionon kjo qe thua ti. Nje here, teksa i flisja sime motre, dicka si "shiko se une e kam hequr ne kurriz" ma ktheu: "Nuk me mbron dot. Une do bej e do mesoj nga pervojat e mia, jo nga te tuat". E qepa pastaj, c'te thosha! smiley

Jam i sigurte qe me motren do funksiononte po t'i thoje te bente te kunderten e asaj qe kishe ne mendje. Thoni qe budallai meson nga gabimet e veta dhe i zgjuari nga gabimet e te tjereve.

Po a ia vlen te jesh i "zgjuar" gjithmone? Si tha njeri ne fund, me shume jam pishman per gjerat qe nuk kam bere se sa per ato qe kam bere. smiley

Mirë thua që të mësojmë nga të tjerët, po krimbi që s'të lë rehat. Njeriu duhet t'i heqi ca gjëra në kurriz për të kuptuar më shumë dhe pse me vuajtje. smiley

Mirë që janë trimat dhe trimëreshat se bota do dukej shumë pakuptim. Këta dhe pse të rrallë janë inspirues në mënyren e tyre. 

@Ana, paskemi thënë pothuajse të njëjtën gjë...smiley

ai artikulli qe te permenda arsyeton se si vaksinimi eshte ajo vuajtje qe bejme per te tjeret. tani behu kurioze dhe duro deri neser.

do duroj pra si kapedani...smiley

E cdo te ishte bota pa vuajtjet? Mbase ato na kujtojne qe jetojme. smiley

për moderator fjala frymzues më duket më e përshtatshmja pasi ësht ai që drejton dhe "frymëzon"  i jep "shpirt" a "jetë" bisedës a debatit. 

prizren, po s'ka lidhje frymezimi ne kete rast, sepse valenca e fjales eshte teper e madhe per te thene fundja, drejtues programi a emisioni. 

Ana  duket si fjalë e madhe po dhe drejtuesit e të gjitha llojeve atë punë bëjnë "frymzojnë" sipas metodave e mënyrave të ndryshme. 

Po ktu s'ka lidhje me fjalën "frymzim" për krijimtari artistike intelektuale të çfardo fushe.smiley 

qyqa paska ardhe rubineti prape kshu e  ?

 

Duhet "Përgjigjja", me dy j. Ne fakt eshte me nje "gj" dhe nje "j", por ne e themi me dy "j', dhe "gj" na duket sikur eshte "g+j" ndaj dhe s'e vendosim "j" te "pergjigjja", por ne fakt "gj" eshte germe me vete", s'ka "g" ose "j" perbrenda, ka thjesht "gj".

 

Pas leximit te pare  komplimetues per perkthyesen, e  lexova edhe nje here tregimin , ne rrethana me te qeta   nga rrethina  me britma e zogori qeniesh  lunatike. Forma qe duket aq e thate, descriptive, pa ndonje stilt te larte marramandes , me sterhollime linguistike dhe zhbirilime te thella psikologjike, eshte "uniforme" e prere mjeshterisht e qe i rri per bukuri asaj permbajtje, me personazhe te vizatuar me pak penelata, thjesht te kapur ne  flagrancen e rrethanave ku ata vertiten e qe percaktojne zgjedhjet/zgjidhjet e tyre.

Pjesa e fundit e tregimit qe duket si nje kumtese filozofike ka brenda te gjitha pyetjet dhe pergjigjet (sipas autorit) por edhe pikpyetjet qe mund te na lindin si lexues e qe mund te ishin pikenisje per nje debat te mire.Jane pyetje dhe dilema shume jetesore  qe nuk lidhen aq me banalizimin e diskursit rreth te vertetes,  sikunder  proteston Tropizma (e cila , shpresoj, nuk do me versulet qenerisht )

Sipas asaj qe kuptoj une,  tregimi rreh reth asaj se kush jemi e cfare jemi e nese jemi ne qe jemi ne cdo rrethane e situate,  sa na  diktojne rrethanat ne zgjedhjet  tona  , jemi ne qe veme ne levizje rroten  fatit tone apo ne jemi kukullat qe vihemi ne levizje nga fijet e fatit, rrethanave, vullneteve te dukshme dhe te padukshme (ne formen e autoritetit dhe kushtezimeve tokesore apo te providencave hyjnore/qiellore)  Ana H besoj e e ka vene mire “gishtin ne plagen”  e pambyllur te debatit qe vjen nga larg e mbetet i pa finalizuar.

Per  t’ju larguar teorizimit , me kujtohet gjyshja ime historiane autodikdakte  qe tregonte per njerin I cili, pas vitesh kurbetli ne Europe, kthehet ne katund e kur ra llafi tha: nuk jam me ai qe kam qene , xhixhi.Njerzia rrethe  e rrotull zgurdulluan syte, hoqen ne zemer per evlatin e tyre dhe qe ta shpetonin te gjorin nga humbja e vetevetes,  vendosen ta conin te hoxha qe ta kendonte e ti bente nje nuske. Ky e kaloi me nje nuske (dhe nje nuse vendi-pike argjendi- mos u marto kurre me nje te huaj dmth) por Xhevua i shkrete nga Skrapari desh iku per lesh Spaci kur tha: “une jam ai qe nuk kam qene e do te jem ai qe nuk jam”.

 

E per t’u kthyer tek tregimi, ca vendime i marim me zemer, ca i marrim me mendje te ftohte sepse nuk jemi vetem qenie racionale por edhe irracionale, nuk jemi vetem nevoje por edhe deshire, nuk jemi vetem stomak por edhe mendje dhe kenaqaste nuk i kemi njelloj si  te derrave.Me mire te jesh nje Sokrat I pakenaqur se sa nje i marre ose derr i kenaqur. Dhe nqs derri dhe i marri mendojne ndryshe nga njeri  tjetri, kjo ndodh sepse ata dine vetem te verteten e tyre dhe njohin vetem veten e tyre.

Paradoksi eshte se ai qe ka aftesi me shume dhe eshte ne nje rang me te larte si krijese njerzore-edhe pse per nga dinjiteti te gjithe jane te barabarte, si karrocjeri ashtu dhe Kavaliere B-ka gjasa te jete me pak i lumtur, sepse ne cdo shkalle lumturi qe ngjitet, do te ndjehet I paperkryer dhe ipaplote, keshtu eshte ndertuar bota.I lumtur eshte ai qe ka ne voje per me pak lumturi.Kush ka hunden e krenarise perpjete, jeta do ti behet me e perpjete, ne mos qofte Sizifi vete. E gjitha kjo ngaterrese e madhe vjen prej epikurianeve dhe raporteve te kenasise me lumturine.Katu futet ne loje Matesi utilitar I dhimbjes dhe kenaqsise I XH.S.Mill.

Keshtu o shoqja ime ne dhimbje dhe deshire (jo ti Ana H, eshte adresim tjeter, eshte fjala per Aniten pak hundeperpjete  e cila shpresoj se po e lexon kete koment ). Jeta  ka rruge te shkurtra dhe rruge te gjata.Njeri (ajo vidio qe solli Heretiku ) u hodh nga ballkoni per te kap tramvain por shpetoi dhe nuk theu turinjte ne perplasjen me realitetin sepse ishte lartesi e vogel.Por imagjino ta besh kete kercim nga kati shtate ne rendjen per te kapur kohen e humbur dhe stacionin e lumturise. Thyhen koken.Realiteti eshte I forte dhe kokforte.Eshte si dare ku shpesh gjendesh i kapur nga koka dhe nga ko@et  dhe s’ke nga leviz.Por kush nuk aspiron per ca lumturi me shume e me pak dhimbje si parimi baze i jetes? E kur rrethanat nuk ta mundesojne, do besh kompromise si Anita e tregimit.

Pirandelo , pertej klisheve misogjiniste, ka shperfaqur nje humanizem te madh dhe shpirtgjeresi ne gjykimin e Anites. Apeli eshte I qarte: perse duhet te paragjykohemi e mbajme mbi shpine tere jeten kryqin e nje hapi ta gabuar, qofte dhe te vetedijshem, ne rrethana te caktuara? Ndryshe nje hap na ndan nga doktrina e mekatit te pare qe na ndjek kemba kembes e brez pas brezi. 

 

Sigurisht, skeptiku puritanis dhe moralist do rrudhi buzet e do harkoje vetllen kaleshe: po keshtu ti more immoral I ke hapur deren relativizmit dhe justifikimit te gjithckaje ne emer te rrethanave dhe rrethines provincial. Dhe do shtoje: kjo qe po thua eshte justifikim per gocat tona postmoderne bigbradheriste qe edhe pse kane lene jashte nje te dashur, flejne  e harbojne me mashkllin e radhes para syve te kamerave e te gjithe botes dhe pastaj me shtate pale lote thone: oh, zemer, gjithcka e bera sepse une ketu jam vetvetja.T e kam xhan!

Nuk eshte fjala per kete qasje.

------------------------------------

kaq e dita , kaq e thashe, merre Heretik se ta lash..radhen

Spiritus, dy gjera te shkurtra:

 

Forma qe duket aq e thate, descriptive, pa ndonje stilt te larte marramandes , me sterhollime linguistike dhe zhbirilime te thella psikologjike, eshte "uniforme" e prere mjeshterisht e qe i rri per bukuri asaj permbajtje, me personazhe te vizatuar me pak penelata, thjesht te kapur ne  flagrancen e rrethanave ku ata vertiten e qe percaktojne zgjedhjet/zgjidhjet e tyre.

Kjo puna e formes se duhur po behet shaka, me duket. Ti ndoshta je i fushes, s'e di, mgjs nuk kam ate pershtypje, po te thuash me aq seriozitet qe kemi ketu nje "'uniforme' te prere mjeshterisht" duhet te marresh vesh si nga rrobaqepesia si nga trupi i permbajtjes (per te mos kaluar tek pretendimet mbi "per bukurine". Nese, psh, tregimimi flet per shumesine e veteve, mos valle edhe stili, edhe forma, do te duhet te shperfaqnin ndonje shumesi? Apo mund te themi qe stili dhe forma i rrine ironikisht permbajtjes, dmth nje fare uniforme ironike e tipit thes lini per nje bukuroshe dhe strece per nje burre kembeshtrembte? Per te dyja keto do te duhej ndonje prove ose me se paku nje argument i ndertuar per te fshehur mungesen apo sajuar pranine e provave. Ta them kete sepse mendoj qe eshte e mundur qe njeriu te kete me shume respekt per gjerat qe eshte duke thene dhe mundesisht ato qe arrin te mos thote.

Jane pyetje dhe dilema shume jetesore  qe nuk lidhen aq me banalizimin e diskursit rreth te vertetes,  sikunder  proteston Tropizma (e cila , shpresoj, nuk do me versulet qenerisht )

S'duhet me pas frike nga banalizimi, tregimet shpeshhere madje ate funksion kane, te banalizojne idene disi madhore, disi te frikshme, nepermjet personazheve banale, fjaleve banale, formes banale, etj. Po bej pjeserisht shaka. Kete pjese e citoj per te te kerkuar qe shakane me qenin te mos e perdoresh me ne kete forme me mua. Gjyshja ime, njeriu qe me mungon me shume ne jete, ne caste dashurie me thoshte "qene", vetem asaj i lejohet dhe as asaj fatkeqesisht nuk i lejohet me. Shaka me qen bejme sa te duash, por jo te kesaj forme. Qe na nxjerr tek pika e pare. Te besh shaka tere kohes eshte si te te duket tere kohes se je duke rene nga krevati.

Tropizma , se pari per formen e tregimit dhe permbajtjen e tij, ajo qe kam thene eshte perceptimi im, si e mendoj une.Nuk eshte imponim dhe aq me pak mungese respekti per veten.Por qe te respektosh edhe bashkebiseduesin, e kam lene nje porte te hapur dhe nje vesh te hapur dhe them se  ajo qe ti konstaton, se  "forma eshte nje uniforme qe i rri  ironikisht permbajtjes"  ndoshta eshte me afer te vertetes.Kjo eshte deviza ime:jam ketu jo per monolog se ndryshe e beja vetem dhe me vete, jashte kesaj hapsire, por te marr  me shume  e per te dhene aq sa mund te jap. Askush nuk e di ne jemi shites rruazash a shites xhevairesh , nqs nuk flasim/bisedojme e qedrojme gojembyllur.Ka heshtje filozofike, ka heshtje diplomatike, ka heshtje se nuk ke cfare te thuash.Dhe thua: varet mo varet. Sikurse ka nje kohe per te folur dhe ka nje kohe per te heshtur,Ka nje kohe per ta qepur dhe ka nje kohe per ta shqepur...kostumin si rroba qepes dhe rroba shqep-es.

Kurse tjetra per "banalizimin e te vertetes"  mori shkas nga komenti yt i pare ku mu krijua pershtypja se po orientoje biseden rreth kuptimit cfare eshte e vertete, sa te verteta ka etj.

E treta e verteta,ok, ndjese per shakane pa kripe te duces me qenin.Ne fakt ndoshta se ke kapur, nuk ishte per ty, ishte spunto n e marre nga ajo historia e qenit ne Kanun, e sjelle nga Ti , pra i rashe pragut te historise per te  degjuar te tjere qe rrine pas deres.Nuk ishte per ty me nje llaf.Gjithsesi, gjerat mund ti themi pa permend te tjeret jashte nje ekuacioni me nje te njohur dhe dy te panjohur.

Lere se e zgjidha ekuacionin e formes. Nese njeriu paska vetem nje fytyre, as ate te plote, per t'i treguar nje njeriu tjeter, ai ka ashtu po vetem nje stil, vetem nje forme, dhe forma skematike e njesuar trishtueshem e tekstit rrjedhimisht eshte prove. Ky skematizim i gjerave, kjo thatesi, vlen vetem per te shkaktuar rrebelim e asgje tjeter.

jam shume i interesur te lexoj me vemendje version tend -rebelimin tend- kundrejt formes.seriozisht.Ne mundesh.

ps: dhe dicka qe e harrova. Po ketu kush vjen si i fushes , eshte i mirepritur dhe na nderon. Une flas si lexuesi i fundit i perandorise se madhe. nqs do te veme kushte te tipit: mbylle se nuk je i fushes, vari torben muhabetit.

E marr rradhen Spiritus, per ta heq edhe une vallen, megjithse nuk di nga tja nis nga tre dopiopete qe ke qendisur.

Nje shkrimtar lexohet ne vazhdim, njesoj se komentet tona tek Peshku, sepse mund te keq kuptohet (ne rasten me te mire). Kjo qe ke shkruajte ti si dileme e Pirandellos:

" .... tregimi rreh reth asaj se kush jemi e cfare jemi e nese jemi ne qe jemi ne cdo rrethane e situate,  sa na  diktojne rrethanat ne zgjedhjet  tona  , jemi ne qe veme ne levizje rroten  fatit tone apo ne jemi kukullat qe vihemi ne levizje nga fijet e fatit, rrethanave, vullneteve te dukshme dhe te padukshme (ne formen e autoritetit dhe kushtezimeve tokesore apo te providencave hyjnore/qiellore)  Ana H besoj e e ka vene mire “gishtin ne plagen”  e pambyllur te debatit qe vjen nga larg e mbetet i pa finalizuar”.

eshte e dileme e jotja (ose ndoshta edhe Anes), sepse Pirandellua nga Siçilia e Svevua nga Trieste e kane zgjidh ne menyre marksiste, frojdiste, fashiste, moraliste, skeptiçiste me parullen: Never more, dmth jemi te kushtezuar komplet nga rrethanat ose nga sub-i. Pra asnje dileme, Providence hyjnore ka nje lesh, shume shume ka lesh frojdist qe tjerr edhe doktoresha Fee me lart me ego e Superego, ose nga leshte qe tirren lart e poshte ne Peshk me strukture dhe Superstrukture.

Ndersa per tregimin e gjyshes tende ne vazhdim te komentit, me duket se e kemi tjerrur mire e mire leshin me diskutimin per Itaken dhe per Uliks ziun. C’te bejme tani, na ka zene rrota bishtin, meqe duhet patjeter te imagjinojme nje Sizif te lumtur qe e ka zene Guri poshte dhe rrota bishtin Tek Guri i Stonsave, duhet te imagjinojme edhe nje Uliks te lumtur qe nuk di me kush ka qene dhe martohet me nje virgjereshe obeze kallogjere manastiri, pa na duhet te imagjinojme nje shkrimtar te lumtur çmim Nobel qe gelltit tonelata me depresive, nje shkrimtar tjeter kandidat per çmim Nobel ta imagjinojme te lumtur kur e perplas makinen me nje shtylle me qellim qe te thyeje kafken, e te tjera lumturi te ngjashme.   

Jo me kot thashe Heretik qe Frojdi ndertoi strukturen prej plasteline, per qellime studimore pa pohuar se jemi te kontrolluar nga sub-i. Dhe ushtrimet me plastelinen frojdiane jane te mira per te stervitur duart e klinicistit. Ne tani po presim te dalin Frojdet e rendit te trete (ne mos kane dale), dhe te degjojme emrat e rinj te Perendive dhe demoneve. Ndersa per dilemen "na kontrollon apo nuk na kontrollon sub-i" kam degjuar opinione te ndryshme "Ishim mire me te vertetat tone, derisa erdhi Krishti me te verteten e tij", "Kush eshte Krishti?", dhe "Feja eshte opium, Jezusi s'ka ekzistuar".

Fee nuk mund te flasesh me qarte, dmth e pa kontrolluar nga sub-i. Frojdi ka thene me keq, qe jemi te kontrolluar nga organi seksual. Masanej ç'futesh kot nga krishti, kjo zone eshte me tela e me gjema ku iriqi martohet me gjarperin ne barin e Lazaratit, e ku krishti konsiderohet nga pikpamja gastronomike si "gjelle totemike".

Frojdi eshte fokusuar ne psikopatologjine e neurozave te zhvilluara pergjate procesit te mbulimit te organeve seksuale me gjethen e fikut. Do te doja te isha zgjatur por sot fatkeqesisht s'mundem.

Ve bast qe sot ke punuar ne pavjonin e kadavrave.

Jo saktesisht sot, por aty kam qene deri dje. smiley Rruget nervore te nuhatjes kane shume kryqezime e stacione trunore.

Fee, ne me lejon te nderhyj, sepse me pelqeu ajo cka the per Frojdin dhe skeletet plasteline.Por, sipas meje, me nje dallim: Frojdi ndertoi skeletin determinist te instikteve ne termat qe ke permend dhe raportitet mes tyre.Kurse te sotmit, post, kane shkuar me tej, tek  plasticiteti sexual, tek njeriu plasteline ne duart e deshirave te kohes  liquide , refleksive etj. etj. Eshte hapur goxha fizarmonika relativiste. secili kaverdiset ne tiganin e te vertetave te tij. Nuk ka me autoritete dhe as nuk jemi miza ne kornizat  utopike, kshu thone. 

komentet te gjitha i ke shume me shpirt. po na bere merak me kete Aniten qe i paske qendisur keto gjera. smiley

Do jete merzitur Spiritusi se ne fund Anita, la Marinin dhe Nikolinon e gjeti prehje ne krahet e Garibaldit. smiley

Ti vete re brenda se kerkove fustan si Deizi. Keni gjithe keto komente per formen dhe permbajtjen, dhe prape forma doli me fitore.

fustani i Deizit ka lidhje vetem me mua, jo me Pirandelon. Tashi, vegjen ia  gjejme poces ne, halli eshte ngjit a s'ngjit. 

pocja eshte problemi, e di, se fustani qepet tak-fak. smiley

per ta mbyll per sot o Ana, se boll e shqepem kostumin e Pirandellos, kjo treshe e tregimit na kujton edhe njehere ate qe:  te tjere duam, te tjere na duan dhe me te tjere martohemi.Ne kete trekendesh vertitet e gjithe jeta.Dua ta besoj qe kete  e ka thene populli yne filozof.Dhe ne mos e ka thene popullii ineee, ai duhet ta kete thene sepse vetem ai eshte populli me i lashte ne Ballkan.Dhe natyrisht me i mencemi. smiley

Ti mos na hidh dorashka pellazgjike ne kete mesele, sepse po t'i hyjme thelle e thelle, edhe Pirandellon mund ta nxjerrim shqiptaro-arberesh. Fundja ne Agrigento, Siqeli, (sic thote te lashtet) ka lindur, ata gjoja thone se jane themeluar nga popullsi greke, po me siguri nuk e dine mire kete pjese. smiley 

jo o Gaia, Anita "ime" nuk eshte person, eshte personazh, kategori sociologjike.Anita ime eshte anija ime smiley Garibaldin kush se njeh, kush atij si thur lavdi, tha.

hehehehe. me syze specifike, personi kthehet ne personazh vdekjeprures, shpirteror, pagjumelenes. Kur te shikoj ndonje yaht parkuar ne durres me emrin Anita, ose kudo qe te jete i parkuar, do them ky eshte i spiritus. smiley nuk do e harroj kete detaj, do i bej dhe foto.

Nuk do ta gjesh, besoj, me kete emer nje Jaht dhe do te kuptosh se anija eshte iluzioni ku lundrojme kaiher , si Getsbi i madh mo. filmat pse i shofim pra, se jeta na ben filma te tille  smiley

nuk du ta prish iluzionin, po never say never. ne shtator shkoj ne costa rica tre vjet me pune, keshtu qe edhe mund ta gjej nje te vockel live, jo me photoshop, thjesht ne forme. Kurre dot ate qe ke ti ne mendje ama.

U befte vullneti Zotit dhe vullneti yt, Gaia smiley

jo ,jo  spiritus,Bossi nuk e do garibaldin,mallkuar tha qe bashkoi italinesmiley

Dhe ushtrimet me plastelinen frojdiane jane te mira per te stervitur duart e klinicistit. Ne tani po presim te dalin Frojdet e rendit te trete (ne mos kane dale)...

Ah, klinicisti i mjerë...
http://www.nytimes.com/2007/11/25/weekin...
Ajo më sipër është për pritjen, që duhet se është e do të jetë, eventualsiht, e kotë.
Fansat më të mëdhenj Frojdi i paskërka ndër letrarë, spekulues blogjesh, të pafajshëm se bloger, fatmirësisht të patëkeq...

Alla “concentrazione” di Svevo si contrappone la “dispersione” di Pirandello: lascia la moglie, i figli sono adulti, il successo è su scala mondiale, si dedica solo al teatro, viaggia, abbandona la casa in cui è sempre vissuto. In pratica, l’ultimo Pirandello è colui che fugge di fronte alla paura delle “forme” e di quella “forma” per eccellenza che è la morte; la dispersione è un tentativo estremo di aderire alla vita come eterno fluire e mutare, e di entrare, al di là dei limiti cronologici, nei ritmi informali della durata (si vedano le disposizioni per la sua morte):

I. Sia lasciata passare in silenzio la mia morte. Agli amici e ai nemici preghiera, non che di parlarne sui giornali, ma di non farne pur cenno. Né annunzi né partecipazioni.

II. Morto, non mi si vesta. Mi si avvolga nudo, in un lenzuolo. E niente fiori sul letto e nessun cero acceso.

III. Carro d'infima classe, quello dei poveri. Nudo. E nessuno m'accompagni, né parenti né amici. Il carro, il cavallo, il cocchiere e basta.

IV. Bruciatemi. E il mio corpo, appena arso, sia lasciato disperdere; perché niente, neppure la cenere, vorrei avanzasse di me. Ma se questo non si può fare sia l'urna cineraria portata in Sicilia e murata in qualche rozza pietra della campagna di Girgenti, dove nacqui.

Përgëzime Ana. H përkthim i arrirë e profesional .Urime!

Pirandeli apo një tjetër sa më shumë aq më mirë për lexuesin 

Ndoshta fjala komentator duhej shqipëruar a shpjeguar. Fjala fejzat më duket si emër dhe flegzat është më femërore e seksismiley

Sa për teoritë a idetë psikologjike të shkrimit muhabet i gjatë e do kohë që më mungon dhe pajtohem me Fee por dhe me ty kur thua se ka disa të vërteta.smiley 

 

Trop, po mire na e shpjego pse te duket skematike forma? Fundja, mua s'me duket se eshte forma e zakonshme e tregimit, apo e shkrimit te nje letre. Plus qe s'duhet harruar qe Pirandello eshte dhe dramaturg, e ndoshta skema e paraqitur ne kete tregim ndoshta te sjell nder mend shkrimin e nje skenari, se sa te nje tregimi. Fundja, ne ate kohe, 1923 me duket se eshte botuar ky tregim per here te pare, shkrime te tilla me ne thelb individin, karakterin e tij te brendshem, tema te koklavitura dhe ne kohen tone, duhej te trajtoheshin me nje gjuhe te thjeshte. S'e kuptoj deshiren per koklavitje mbi koklavitjen. A mbase, une mendoj se sa me e thjeshte gjuha e stili per te pershkruar tema te veshtira, aq me e kuptueshme do te jete, dhe aq me lehte do te mberrije tek lexuesi. 

Fee, rrofsh per gjithe c'ke shkruar. Me kenaqe. E kam thene dhe me lart, qe shume vone behemi te vetedijshem per ate cka jemi apo si e shohim veten, te pakten. Pastaj, e pranojme, s'e pranojme, me duket nje tjeter histori e gjate.  

Heretik, ti po me shifke ne nje realitet tjeter, dmth, une deri tani paskam shfaqur vetem gjysmen time te trishtuar. Nderkohe qe sic e shoh une veten, une jam gazi i vete jetes. smileysmiley

Ana H., mos harro edhe nentoger Dubin dhe anen e tij te pasme (te Bales). Ne nuk e njohim anen e tij te pasme kercenuese, por duhet te imagjinojme edhe nje nentoger Dub te lumtur (sepse i ka ra llotaria e Kanadase). 

E po, une s'jam Shvejku e nuk e njoh mire nentogerin Dub. 

E ka bere njeri hesapin ne pergjithse te raportit si sasi fjalesh ndermjet asaj qe thote autori/ja, dhe c'thote "kritika." Besoj ketu ne peshke s'eshte zor te fillohet ky eksperiment. 

He mer Tirona qe se ke kuptu akoma qe Komentatori eshte ne kerkim te Autorit per ta linçuar si "gjelle totemike", sepse Autori modern shfaqet me shume personalitete: here si Kavaljer, here si Moderator, here si Censor, here si Administrator, por kurrsesi si Ati Yne qe je ne Qiell meqe je çmim Nobel. 

Ka pas qene nje tregim ' nuk jam une ai pallua', di gje ku mund ta gjej? Meqe ma kujtove tani.  

Libri: Perralla. Gaqo Bushaka.

se shpejti PPU do filloje te shperndaje titujt e pare te doktoreve shkencore. 

firmos nga Penari vete. ju hap dyert e gjithe institucioneve kerkimore.

mos më thuaj? se e meritoj por, kush bën dy punë pastaj.smiley

E mor heretik, paska dhe me heretik se ti! Kot mbahesh me te madh, zbrit nga piedestali tani e pohoje se nuk ke ditur kurre asgje ne jeten tende. Une per vete e kam pranuar me kohe, bashke me nje shokun tim, qe ti e njef mire, "une di nje gje, qe s'di asgje", por ka te tjere qe i dine te gjitha, ama. 

Jo Ana. këto thumbimet merri pas. e futi tek xhepi i pasëm, nëse i ke për mua, sepse nuk i aplikon dot. ngjajnë më shumë me të qarën e një kalamaku.

e thashë njëherë, kam lënë një koment, se ndjeva përgjegjësi personale, (jo fitimprurëse), ti apo kushdo tjetër sa kohë ai koment të jetë akoma atje je e lirë ta kundërshtosh siç kam bërë unë.
nëse preferon përqasjen e "të qarit si kalamak" se po i vjedhin lodrat - që i bie të jenë lodrat tuaja të jetës - atëherë nuk është faji im.
ka plot fjalë për të përshkruar gjendjen tuaj, më e moderuara i bie të jetë iluzion.

Prit i çike Ana se tani nuk kam kohe te pergjigjem, sepse po studjoj etimologjikisht, hajdaragisht dhe frojdikisht (sidomos frojdikisht) emrin e atij zogut qe ka vene emigranti me lart.

Ka nje gje shume interesante ai zog, eshte nga te pakta raste ne natyre qe mashkulli eshte i bukur, kurse femra e shemtuar. Ka edhe te tjera gjera, psh puplat i ka te bukur, kurse zerin (melos) e ka te shemtuar. Po ta duash ta lidh edhe me Pirandelluan, vetem se e beme helaq te shkretin, eshte duke e zene lemza aty ku eshte. Por ai tani i di mire punet edhe aty ku ne "nuk dime asgje", keshtu nuk besoj se na i merr per ters.

Kur dukem rralle ketej e i hedh nje sy temave, sidomos temave jopolitike, e kur shikon komentatore qe vijne me kutine e diturise ne dore, nuk revoltohem, as edhe nuk do ti shaja apo asgjesoja me stilin tipik shqiptarisht po te isha ne debat me ta.Vetem trishtim.Si ka mundesi! Sa gjynaf!

E me qe po flitet per psikanalize e per psikoterapi, me vjen ndermend nje pacient  i spitalit 5 ne dhomen e  mjekut .Pacienti papritur  hypi ne karrike, uli tutat dhe nxorri tyten dhe nisi te permirrte nga dritarja teposhte.E mjeku i gjitheditur qe i thote: mos, mos, do te terheqin prej litarit te shurres e do biesh poshte.

ose i salles 6

Kurse nje tjeter ne trenin e linjes se gjelber doli te bente ate tjetren dhe kjo e terhoqi me vrull perposhte mjetit.

Pse mor bir, Artur Klark ose Arturo Ui, pse nuk ke besim ne mundesite e pafundme te kultures (dmth te atyre qe ti i quan tema jopolitike) per te vizituar thellesite e ferrit. Ne per ju mundohena, qe te ndjeni edhe ju te politikes eren e squfurit infernal, perveç parfumit te PD dhe PS, Prd, Fsd, DDT etj, me rradhe tere germat e alfabetit. 

Njerez, si t'ua them ndryshe, lexoni me shume, shkruani me pak, ka nje raport shkencor* kjo megjithese nuk e di ne e ka trajtuar Da Vinci.

*jo natyror - e vleresova, por me rezulton se futen ne mes shume parametra individuale, per kombinime te ndryshme raportesh natyrore per te nxjerre ato shkencoret e kategorikueshme

Mjeku paska qene me verte I gjitheditur.me budallain vetem budallisht flitet.e kush do pergjigje te ne.ne vete pyesim vete pergjigjemi.

Lirika, Harpers i para ca muajve kishte nje artikull te ndjere per vaksinat, ta dergoj neser po e deshe.

Trop, meqë e përmende nise kur të bëhesh mbarë. 

Ana H. tani sapo zbulova qe emri atij zogut ka lidhje me nje parti te re qe do te na shpetoje te gjitheve.

Kjo parti quhet: TVLS.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).