Byroja Politike përjashton Muho Asllanin: Po i shërben Berishës (përjashtohen dhe dy anëtarë, ishin kundër homoseksualëve)

 

muho asllani

Ish- Sekretari i Parë i rrethit të Durrësit, është shkarkuar  nga funksionet politike pasi ka shkelur rëndë vijën e Partisë e Punës e Rinovuar.

Vendimi për përjashtimin e Muho Asllanit është marrë nga Byroja politike, ku komunisti i orëve të para, jo vetëm që është akuzuar si sabotator, por edhe tradhtar, pasi është vërtetuar se i ka shërbyer Sali Berishës.

“Forumi i lartë vendosi në mënyrë unanime përjashtimin e Muho Asllani nga Byroja Politike, shkarkimin si Sekretar Politik i Komitetit Qendror dhe përjashtimin nga Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar. Gjatë diskutimit, shokët e Byrosë vunë në dukje faktin se Muho Asllani ka shkelur vijën e partisë, ka shpërfillur kritikat e shokëve dhe ka kryer edhe në të kaluarën disa veprime të rënda, sikurse ishte kandidimi në Durrës në kohën kur kryetar i PPSH ishte Muharrem Xhafa. Me veprimet e tij, Muho Asllani i ka shërbyer dhe po i shërben Sali Berishës dhe po bashkëpunon me elementë të dyshimtë që punojnë për të sabotuar lëvizjen komuniste në Shqipëri, duke përfshirë edhe ish-aparatçikë të Komitetit Qendror të PPSH”, thuhet në deklaratën për shtyp të PPR.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së byrosë së kësaj partie janë përjashtuar dhe Arif Aduri dhe Nikollë Këneta, pasi nuk kanë pranuar programin e partisë për legalizimin e prostitucionit dhe martesave mes homoseksuale.

Qëndrimet që kanë mbajtur dy anëtarët e lartë të kësaj partie, janë cilësuar në kundërshtim me vijën e partisë, ndaj dhe anëtarët e Byrosë politike kanë vendosur në unanimitet përjashtimin e tyre./l.ç

54 Komente

Ne emer te Partise je i denuar me vdekje!

Liri popullit!

Vdekje fashizmit!

Te rroje partia!

e kujt ju rrujt pervec nai sorre

uaaa gjalle qeka ky me , ja kisha harru ene emrin

Zonja Elba, une e kam kushuri nga ana e mamit zotin Asllani. Pse u habitet qe mund te ishte gjalle ?

Internojeni me naj fshat te humbur te Parisit!

kjo partija esh ne kolicjon me PS apo no? 

smiley Kulmi eshte kur e mendon, sado "qesharake" qe duket si lajm ... metodat nuk i kane nderruar ata smiley

Vazhdonje me Komitet Partie, me Tradhetar, me Armiq te Partise etj etj

I vetmi "innovacion" na qenka programi per martesat e Homove (shoku Enver sipas dishepullit te tij Idriz Ferra, te bente sapun per keto gjera), kurse PPSHR-ja e paska pike kyçe te Programit!

 

Fiqo, ka ndodh me te vertete kjo qe thu ti. Tregojshin qe njonin per besnikeri ndaj nones parti, etj., e caktojne te shkoje me nje ambasada. Bohet help ky i shkreti, dhe shko ankohent. Pse ky denim kaq i madh per mua, te shkoj te duroj shtypjen kapitaliste, etj.. Ke te drejte i thane, behen dhe gabime.

u zbulua edhe grupi armiqesor i Muho Asllanit me ne fund..

kush na e hëngri salsën e domateve o belul ?

rrofsh, se me bone me lexu pak te kjo tema.

thash cne ky entusiazem i modh. kur shof daten, ishte maj. smiley

mu bo se isha ne nji time machine smiley

kishte lezet ne fakt, se nuk ishin hidhtsu gjindja... ala...

po sa vjec eshte ky njeher ?

Vendimi për përjashtimin e Muho Asllanit është marrë nga Byroja politike, ku komunisti i orëve të para, jo vetëm që është akuzuar si sabotator, por edhe tradhtar

bubububububu puro puro kamunizem

Byroja Politike përjashton Muho Asllanin: Po i shërben Berishës (përjashtohen dhe dy anëtarë, ishin kundër homoseksualëve)

Cudi LefGOPE si te ka shpetuar kjo e sherbimit te sh MUHO ! Vur mend tu keqen se keshtu te ndodh me komunistet e reformuar ta bejne Grope dhe thone e ka fajin Partia smiley

 Uhabita ...me tregonte LefGopja ne ate kohe ..Po shihnim ndeshjen ne stadium bashke me shokun Sali  kur u ngrit i gjithe Stadiumi ne kembe ne Dures duke brohoritur .Kujtova se mos kishte ardhe sh Enver dhe u ngrita me sh.salidhe bertisnim...vazhdonte LefKopeja , por ..kishte Hyre shoku MUHO smiley

Eh moj LefKOPE kohe te arta per mitingje smiley As Elbasani as Fush Arresi nuk ngrihej ne kembe ne stadium kur hynte sh.Pali !

Edhe per ty keshtu do thone kur te perjashtojne shoku Idriz

Po i sherben Berishes do te akuzojne, se me kritikat e tua te kota, e ka nxjerre armikun aty ku te ka ne thjep te shegesit ! kujdes se do ta rrasin !

Partia forcohet duke e spastruar smiley

duhet te besh autokritike,sepse partia edhe te fale shoku i shokut enver.

e megjithate ajo rrotullohet

(lag qofte)

thjep te shegesit !...ee ne thep te Shegoro arrorrit. Po c'do me keto ti ? Ti thu nuk ke bere as zbor  smiley Pastaj ti mos Ju shmang Lajmit se eshte pune GOPI , nuk eshte pune bindjesh .Me kujtohej si qaje ne mbledhje te Partise  ku merrte pjese sh Pali   Kishe ne krah dhe plot shoke e shoqe te tjera  

Eshte pune Orientimi seksual shoke ! Pse nuk me besoni ? E ka thene dhe Doktor Saliu kur na prezantoi Lirine . Ne nuk kemi faj se jemi pjese e Partise tij " Per Para smiley

Alaba cfare spastron Partia ? ...rradhet moj tu keqen rradhet smiley .Se keshtu duket si Parti e reformuar Komuniste alias PD-hi ..qe pastron ...M ...Muhon de si bashkepunetor i sh Sali .

Gjynof! Ishalla nuk e internojne me gjithe familje. smiley

Ne raste te tilla sikur ju ikte koka, apo jo?

Mbase hashashi i ka zbutur ca, dhe ajo kauza tjeter mund te kete cuar ne konflikte interesi. 

Artikulli ishte pak si konfuz, dukej sikur bente fjale per vitet e socializmit, te pakten keshtu te linte pershtypje stili i shkrimit, nderkoh qe mund te bente fjale per keto vite, e ndoshta per keto dite.

hhhaaa ,paska mbete muho pa parti...

pse qesh o vlla.. mire Gjergjin e peshkut, po  blete edhe  shokun Muho..smiley  po cpaskeni qene..

Gjergji ka ardhur me deshire ose me sakte , eshte nisur me deshire drejt rruges se ndryshimit per para , e presim me krahet hapur , ndersa shoku Muho u dekonspirua para kohe smiley

Komandant Rama smiley

qe i ka shpure nga "Fitojra ne Fitojre" ... por prape ne vend te fundit smiley

Epo si mund te harohen shoket e vjeter te PPSH-se si saliu? Se populli ka thene qe "ujku qimen e nderon por zakonin nuk e haron". Si Muhon ashtu edhe Saliun i bashkon ideali dhe tesera e PPSH-se.

ti kishim si Muho kta te sotmit do ishe me mire

po kta jane llum mer

llum fare

ngado te rrotullohesh llum

C me kujtove nje deputet ne ate kohe , babai i heroines SHKURTE PAL VATA. dmth Pali dora vete qe kur e cuan ne stadium tha : Pse zihen keta per topin bre ...jepui nga nje top te gjitheve ...ehhh

lol, Pal Vata, babai i Shkurtes nuk ka qene ndonjehere deputet. Deputet dhe minister ka pas qene Pali Miska. 

Ore ka qene ore i delguar me fal ...se gabova

Shkoi njehere Pali ne nje dyqan dhe i tha shiteses se donte te blinte nje ore tavoline me zile. I dha shiteses 500 leke dhe mori oren e tavolines e cila kushtonte 450 leke . Kur shitesja po behej gati ti kthente kusurin pre 50 lekesh, Pali i thote qe ket kusurin ma boj nga keto orat e vogla te dores.

shkoshi e ardhshi heroj si shkurta jeme Tha pali...

e kam thane ,keni me pa kur te kandidojne edhe Edi per PD-...smiley

Muho eshte nje maskara ,nje njeri i grryer ,nje vrases.Mbi te rendojne vrasje djemsh te rinj ne kufi.Eshte nje injorante i komplesuar.Nje njeri qe ka veç  te keqe ne shpirt...Mandej per mos me fol pe Lumin....Nje gru idiote ,nje bibe po shume e keqe.Nje familje rujna zot...

po mire o shoke, tha Mohoja, partia ime me denon..smiley

Kush eshte kryetar i kesaj partie?

njefare Marko Dajti.

U bo by... ketij Markos me perjashtu Muhon nga Partia.

I holle, i gjate dhe me pak kurriz te dale...........smiley 

ky eshte Markoja... i dyti nga e majta prane kasketes me xhakete bojeqiellismiley   eshte edhe Muhoja  aty.. 

ne fakt  Markoja  zbaton taktiken e Enverit..  ne fillim  i levdon,  ben edhe nje foto... pastaj i eleminon   ''shoket'' e vjeter..smiley

Po ai ne  mes kush eshte .. Trocki smiley

E paske honger i pari Belo smiley Nuk kalon armiku i maskuar kollaj .Edhe LefGOPEJA e hengri kur donte te hiqej si "antikomuniste " te Saliu .Pastaj u shtrua .Zana shpetoi paq nga Muhua se iku shpejt .Po ti si nuk e dije kete taktike smiley

po me duket si pseudonim...marko Dajti hmmm

Po te jene te zgjut kundrejt pageses lidhen me koreanet e veriut e u mbajne ca leksione se sa bukur ishim nen socializem dhe sa keq osht bo tani.Ata katnaret andej te shplame se te shplame jane nga trute , nje shplamje me teper nuk e ngre kandarinsmiley

Duhet ta kene ba dicka te tille tashme se ndryshe ku i marrin financimet ?...

Plasni tani qe Muho kaloi me Partine Republikane smiley

Sa gezohesh o brad sikur ka kapercyer ylberin.

nuk u gezova .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).