Ngjyra portokalli e semaforit më sugjeron së largu të ul shpejtësinë e makinës. Është mbrëmje vonë, ora elektronike në kroskotin e makinës më thotë se mesnata ka hyrë prej dy minutash. Frenoj butë, duke llogaritur deri në centimetrat e fundit vendin se ku dua të ndaloj për të pritur ngjyrën jeshile të semaforit, e cila nuk zgjat më shumë se dyzetë e pesë sekonda, paçka se mua do më duket sa një përjetësi. Ndaloj. Jam krejt i vetëm. Jashtë nuk pipëtin asgjë. I pavetëdijshëm fërkoj pak sytë, e ndjej se jam i lodhur. Aty për aty mendoj se tani më ndajnë vetëm dyzetë sekonda nga një dush i ngrohtë dhe gjumi i ëmbël, për të cilin kisha menduar aq shumë gjatë mbrëmjes. Ky semafor është ndalesa e fundit para se të fus kokën në shtëpi. Ngre sytë dhe vështroj gjithë keqardhje atë poç të madh ngjyrë të kuqe, që po më detyron të qëndroj aty, në pritje, i vetëm. Dua ta shkel gazin, ta thyej atë poç kuqalash. Edhe tridhjetë e pesë sekonda…

Pas meje dikush ma bën me drita. Shoh nga pasqyra se një makinë po vjen me shpejtësi. Nuk ngadalëson, futet furishëm, del në krahun tjetër, largohet sa hap e mbyll sytë. Edhe tridhjetë sekonda…Tani po ndihem i dëshpëruar, si i burgosur nga një dritë që më verbon sytë e nuk di se ku të hedh këmbët. Drita sa vjen e shtohet. Një tjetër makinë më afrohet, ngadalëson disi, më kalon përbri, merr një kthesë të shpejtë në formë U-je dhe futet në korsinë tjetër, e humb në errësirë. Edhe njëzetë sekonda…Nuk kam më nerva, jam i lodhur, në djall të shkojë ky poç i kuq i mallkuar. Ç’dreqin je ti që më pengon? Edhe pesëmbëdhjetë sekonda…Sërish ma bëjnë me drita. Sa hap e mbyll sytë, makinën tjetër e kam ngjitur krah times. Një burrë rreth të dyzetave më shikon vëngër pas xhamit, sikur don të thotë: “Ç’pret aty, mor trap?”. Krah tij, një vajzë zbardh dhëmbët. Pas saj, edhe ai shkulet gazit. Makina xhiron gomat dhe më lë sërish në vetminë time. Edhe dhjetë sekonda.

…Ohu, në djall të vejë, i them vetes. Shkel gazin, marr kthesën majtas, sërish gaz. Një tabelë ngrihet para syve të mi. Një polic i përgjumur më fton të hap krahun. 

36 Komente

Ata qe ecnin me shpejt kane qene te LSI-se bre Renato, ty ctu desh ky marifet pockuqshkeles.

Paske qene palle, si pas vendit kuvendi.

Ne fakt, eshte e kunderta. Per cdo pese makina qe presin, nje legen futet e kalon dhe polici s'u ben gje.Sidomos kur jane me targa shteterore ose makina shume te shtrenjta. Fajin e kane ata qe kur rrine ne rresht, njeri del nga rreshti, ngec balle per balle me makinat e anes tjeter, dhe robt i hapin rrugen. Aty ta lene, por s'i lene.

po mire ja ka bere polici ketij "personazhit". kshu eshte kur rri shume te semafori.... te marrin per "prostitute" pastaj..smiley

p.s Renatajo eshte shume i parashikueshem ne tregimet e tij.. mjafton te kesh lexuar nje here, dhe e kupton pastaj, tamam, se cdo ndodhe ne fjaline e fundit..smiley

Mua me duken si kot keta qe kalojne semaforin me te kuqe. I ka ik lezeti kesaj pune. Tani nuk duken si te forte, por si legena.
Akoma me shemtuar duken ata qe ndalojne siper vijave (imagjinare) te kembesoreve apo qe nuk ndalojne plotesisht dhe ecin pak nga pak derisa lejne semaforin mbrapa. Kur hapet jeshilja qendrojne ne vend si budallenj nga qe nuk arrijne ta shohin dhe ti qe je mbrapa ose i bie buries per t'i thene "ec or qorr" ose i parakalon dhe i le pas si legena.

po injorantet skane brire

Une thashe mos qe me drita te kuqe nga titulli.si kaloi qy,thashe, nga gropa e divanit te dritat e kuqesmiley

Per 20 seconda beri keshtu ky?? Omg skam me Durim,jam I lodhur, spo me mbajne me kembet, omg 15 seconda, dushi I ngrohte po me pret. Omg c'trap per 10 seconda nuk priti dot!! ( kot nuk zgerdhihej dhe ajo vajza ne makine). Pull over- ah c'ta beri mire!!!  Njerez pa edukate. Nuk u dhimbset vetja! Per 10 seconda gjithe ky monolog me veten! Loser, listen to the radio!!! Dhe asaj qe u zgerdhi me Ty , next time give her the middle finger me delikatese ama @ poci I kuq. lol.

Nje RL me ore duhet dhe semafori i kuq mund te hapet e mbyllet ne ore te caktuara te nates, kur trafiku eshte i ulet... Renato do te mund te kaloje me te kuqe, ligjerisht, uren...

Une per vete, bej gjithmone "california stop"... gjer sot nuk kam marr noihere gjobe, dhe nuk kam shkaktu noihere aksident...

Kam qelluar naten vone, ne kryqezim rruge, drite e kuqe. Rruga xhan xhin, as miza nuk luante. Nje qetesi absolute! Vetem une , nata dhe drita e kuqe!!! Should I wait or should I go?!!! Nata, nata dashurine nata kafshonte, perpelitesha ne vetmi, dashurine kafshonte nata, pjese e nates ish Ai . I waited! lol

Nje qetesi absolute! Vetem une , nata dhe drita e kuqe!!! Should I wait or should I go?!!! Nata, nata dashurine nata kafshonte, perpelitesha ne vetmi, dashurine kafshonte nata, pjese e nates ish Ai 

E shpalle anatersimin ne klubin e romantikeve demode smiley

Per temen dhe Renaton : me kujtoi disa gjera njeheresh.Njeriu shiut, personazhi i Dustin Hoffman , skena e semaforit, vetem, mesnate, xhan xhin dhe ai priste te hapej sinjali jeshil i kembesoreve lol

Pastaj per fabulen c'te thuash: fati marinarit smiley kali qe kapet ne leme e paguan.Por me duket ka dhe nje nentekst, nje ftese  per mosndeshkimin e pamerituar te "te keqes me te vogel" smiley

E verteta eshte se ato 30 sec ne semafor, e vertete,  nje pjese te grahesve te makinave por dhe kembesoreve, u duken si perjetesi. Renato , po pse nxiton mer bab, dushi aty eshte, edhe gropa e divanit po aty.smiley

Ka nje kontradikte simpatike mes drites se kuqe faktike dhe gjendjes se permidisshme te makines ne semafor, mes nje levizjeje dhe tjetres, apo mes levizjes dhe ndalimit final, apo mes vendnumerimit origjinal dhe ndalimit final, qe do te simbolizohej me mire me driten e verdhe, por kjo nuk ka lidhje me shkrimin me siper.

Eh kjo Call of the Wild qe kurre nuk iu nda shqiptarit trim, punetor e liridashes. Ajo deshira prej dashi te nderkryer per t'u turrur kokeposhte shpatit te malit qe ti perplase briret me c'ti dale perpara, derisa te bjere ne bythe nga vrulli i perplasjes. Eh ky gulsh antisemaforial qe kaq bukur eshte pershkruar ne filmin e Kinostudios "Shqiperia Dylekshe" me filmin famoz "Selimja dhe Liza"

Veni ca kamera neper semafore dhe ta con gjoben te shpia. Ups, harrova qe atje s'ka adresa te sakta.

Ka kamera gjithandej. I shokun tim e kishte kap kamera naten ne autostraden durres-tirane. I vjen robit gjoba ne shtepi bashke me fotografine ku kishte dal "kristal" bashke me dashnoren. Ai u habit si e kishte kap kamera aq paster naten se kishte qene edhe shpejt. Si perfundim mire qe nuk ishte gruaja ne shtepi tha se do ishe degjeneruar smiley

Mos rrej se ska camera me te kap cfare ke brenda. Ose cilen ke aty. lol

e pse u bezdiske ti? smiley 

Nuk u bezdisa. Po vej faktet drejt smiley

kjo qe thote Pataku u eksperimentua per nje kohe relativisht te shkurter, mirpo me pas u hoq pasi gangot dhe te fortit e shqiperise urdheruan policine te mos e vazhdonte me kete praktike pikerisht edhe per ato gjetje qe thote pateku. 

Fotoja tregonte shpejtesine, targen, oren, daten,  gjysmen e surratit te ketij dhe fytyren e kesaj te mbeshtetur tek dora e tij mbi marsh. Mbi marshin e makines e kam fjalen se mos kujton gje tjeter smiley

hahahahahahahah, "mos rrej" i thuhet nje njeriu kur ne te shumten e rasteve flet sakte dhe paster, por nje renacaku safi nuk mund ti drejtohesh me kete fraze. smiley

Rren e ca te rrejtme smiley. njehere me ka ardh dhe mua nje ticket e tille e kapur nga camera ( se polic gjalle ne bote se me kap lol). Ishte e fotografuar, data, Ora dhe vendi. Per ' no turn on red' sign. Binte shi ate nate, location Ishte I panjohur per mua. Brenda ne makine kisha dhe nja 4 femra te tjera. Asnjeren nga ne skishe kap foto. Biles atyre su pushonte goja- llapa llapa. Jam kam inatin se prej atyre u hutova dhe une. Ngaqe me erdhi pas 2 muajsh e kisha harruar. Akuzoja burrin - ku ke qene ne kete ore, filan vend me makinen time, cne une andej  smiley ( ja pra forografia, I rashe ne qafe kot ) lol

Shiko se nuk po rrej. Nuk po them qe te kap gjithmone. Eshte me te qelluar se shkrepja behet ne te qindttat e sekondes dhe varet si te kap. 

 

P.S E sigurte qe ke qene me shoqet? smiley

Ti i paske pergjithesisht shoket e kusherinjte e martuar me dashnore. Si eshte ajo shprehja "me thuaj me ke rri..."

Mbas ores 12 te nates semaforet jane e verdhe pulsuse dmth ndalo kontrollo dhe ec. Semaforet e kuq ne 12 te nates i bie qe ndoshta mund te jene ne bulevard meqe atje ka shume levizje por perseri del ne pah genjeshtra e kalemit sepse aty ne te gjitha drejtimet e shef policin. Nuk kane cep ku te fshihen qe te kapin papritmas. Dmth ja ka fut kot Kalemi.

pranej thash "ke ura" smiley 

Aty ka me frike polici me te ndalu se robi vete. Kushedi ca dreq rrenje del. smiley

Ngjyra portokalli

Portokalli?

po kalemi shkret nga padurimi, nga nervat qe te gjith po i kalonin para hundes, nga lodhja ska pa mo i shkreti dhe hec i ka dhon gaz, po paska pas qimen e derrit thuj

Keq me vjen po e paske patur hak.

P.S. o Patek, pse kerkon t'i vesh ne seder meshkujt e ndershem ti?

"Një polic i përgjumur më fton të hap krahun"

Ca ndodh po mos ndalosh?

KJo eshte nje pune legeni!  Se kush u bo legen ne kete satire shoferi e di me se mirii !Ashtu e ka kjo pune..kush ri i fundit e ha me ta madhin!smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).