Disa parti politike kanë kaluar përtej çdo imagjinate në premtimet e tyre, ja disa më pikantet

Ekstremizëm apo makiavelizëm! Disi larg vëmendjes së medias kryesore, por jo aq larg votuesve, në këto zgjedhje një luzmë idesh ekstremiste po propagandohen. Aleanca Kuqezi mund të jetë më e famshmja, partia që ankohet se pse vajzat shqiptare po martohen me burra nga vendet fqinje. Por natyrisht nuk është e vetmja. Kristianë ekstremë islamofobikë, parti homofobike, apo parti me ide drejtpërsëdrejti islamike. Parti që premtojnë legalizimin e marijuanës dhe parti që kërkojnë dënimin me burg të homoseksualëve. Parti që kërkojnë rivendosjen e monarkisë, (përpos legalitetit). Dhe kjo është çfarë mund të mbledhësh pa u thelluar gjatë në programet e disa dhjetëra partive që kanë hyrë në garë, (duke u regjistruar në KQZ ose thjeshtë duke konkurruar për “like” në Facebook) më së shumti në aleancë me dy partitë e mëdha, të cilat prezantohen si më pranë qendrës, më të orientuar nga vlerat që konvencionalisht i njohim si të mira dhe europiane. Logjika ta do që të priresh të besosh se asgjë serioze nuk ka në këtë mes, se ide të tilla hidhen vetëm si pjesë e metodave makiaveliste. Por fakti është që sistemi aktual zgjedhor për fat të keq ka bërë të rëndësishme çdo votë, veçanërisht në qarqet me numër të lartë deputetësh, gjë që i ka shtyrë dy partitë e mëdha të pranojnë çdo lloj partie në koalicion, ndërsa partitë e vogla janë shtyrë drejt kërkimit të çdo vote, duke kërkuar vëmendjen e publikut me të gjitha mënyrat.

Poligami

Partia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit islamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar kombin”.

“Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë me deri në katër gra, me kushtin që secilës prej grave t’i krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t’u bërë ballë shumë ndryshimeve demografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja demografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eliminimin e Kombit tonë)”, thotë ajo.

Është e qartë se një propozim i tillë është reminishencë e botës islamike dhe synon të marrë ndonjë votë nga më ekstremistët e myslimanëve, por prezantimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Kjo parti është në aleancë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit.

Homofobi/homodashuri

Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, duke premtuar (por vetëm duke premtuar) tre vjet më parë legalizimin e martesave brenda të njëjtit seks si dhe duke folur disa herë publikisht kundër homofobisë dhe duke u takuar publikisht me aktivistët e të drejtave të bashkësisë LGBT. Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT, ndërkohë që dy aleatë të Berishës kanë ide krejt të tjera.

Ekrem Spahia, i cili u kthye në vëmendjen e medias vitin e kaluar rastësisht dhe vetëm për këtë temë, e ka futur në programin e tij elektoral duke thënë se “shteti shqiptar nuk duhet ta njohë homoseksualitetin”, por pa sqaruar se çfarë nënkupton kjo gjë.

PLSHR, ajo e poligamisë, ka një mendim pak më ndryshe. Ajo deklaron se do të nxjerrë jashtë ligji promovimin publik të homoseksualitetit, por lë të ligjshme “homoseksualitetin në sferën private).

Drogë dhe socializëm

Frymëzuesit e tij ndaluan seksin, minifundet, mustaqet dhe pantallonat e shkurtra, por Marko Dajti, kryetar i një partie që deklaron se dëshiron të rivendosë rendin socialist marksist-leninist në Shqipëri, thotë se dëshiron gjithashtu të legalizojë marijuanën. Në një intervistë mediatike, Dajti, nga Partia e Punës e Riorganizuar, deklaroi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të zhvilluara sa i përket legalizimit të marijuanës. Dajti nuk ka të njëjtin mendim për aspekte të tjera të botës së zhvilluar, e cila përpos legalizimit të marijuanës, ka edhe ekonomi tregu etj. Në programin e tij të publikuar në internet, ai premton rikthim të drejtpërdrejtë në socializëm, ekonomi shtetërore, shtetëzim të bujqësisë etj. Dukshëm në Shqipëri kanë mbetur disa komunistë të pareformuar, por ka edhe shumë të rinj që pinë bar e ndoshta, mund të rrëmbehen nga ideja.

Islamofobi

Fronti Demokristian Shqiptar nuk është një parti politike e regjistruar në zgjedhje. Ai është një grup në “Facebook” që ka rreth 2500 anëtarë. Fryma e kësaj lëvizjeje është dukshëm, antikomuniste, por edhe antiislamike, prokristiane dhe… monarkiste. Ai deklaron se dëshiron që Shqipëria të bëhet mbretëri. “MDC kërkon që populli shqiptar të shprehet me referendum për kthimin e Shqipërisë në Monarki Kushtetuese, me mbret Madhëria e tij Gjergj Maria Kastrioti, Mbret i Shqipërisë, Dardanisë, ILIRIDËS, dhe Epirit”, – thotë ai. Se kush është ky mbreti, nuk e dimë. Një parti që duket se lidhet me këtë faqe dhe me një blog me emrin “Votra”, njoftoi pak ditë më parë se i qe refuzuar regjistrimi si subjekt zgjedhor në KQZ.

Kodi magjik

Ekstremizma ka në të gjithë historinë dhe gjithandej, por etja me të cilën këto ekstremizma hynë në aleancë me politikën kryesore në vend, duket se lidhet ngushtë me faktin se sistemi aktual zgjedhor i proporcionalit rajonal ka bërë që një grusht votash të bëjnë diferencën nga një në dy apo tre deputetë. Rrjedhimisht nuk duhet të çuditesh kur sheh se pati njëfarë gare mes palëve për të nënshkruar aleanca parazgjedhore me sa më shumë parti të jetë e mundur, pa u menduar dy herë dhe pa pyetur se çfarë përmbajnë programet e këtyre partive.

62 Komente

shum shum mir

përkujdesje proporcionale dhe të barabartë

Nuk thone kot djallushi fshihet ne detajet.

Dmth gazeta Shqip do u mbyllka se shpejti !

Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, ...... Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT...

Only in Albania

rama i njeh mire si karakter dhe veprim. sic duket eshte kthyer ne rrugen e zotit.

C'do me thene me kete?

do me thene ...smiley- gjeje vete

s'late njeri pa bo homo ne Shqipri. Fakti eshte se rekordet flasin per sukses te seksi femer, ket nuk ja mohoni dot. Po nqse nisemi nga llogje kavaje te konfirmume rastsisht nga dikush si Dritan Prifti atehere i keni thene te gjitha

ja keto kokrrat koti na prishin pune. sa te cmendur ka kjo bote. pfffffffffffffffff

Partia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit islamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar kombin”.

Hallall!!smiley    edhe une jam patriot, dua te shpetoj kombin!!smiley

po sakrificat per ate komb ja vlejne. Vec mos u nxito, se kane vene ca kushte.smiley

si tha  007-ta ne dhomen e nje hoteli lukzoz  kur  per te kaqten  here  ''ia donte puna''.smiley  te ''shkonte''  me njeren...  ehhh,  prape duhet te sakrifikoj une per  inetersat e Anglise..smiley

Kaq shume sakrifica sa po ben ti, duhet te marresh medalje smiley  (si 007 pra)

po jo.. ku sakrifica?  dale te fitoj Partia jone  per  ''interesat kombetare''  njeher..smiley

Ah, dmth ti po pergatitesh per te ardhmen? Fillo e bej ca palester, vrap, anaerobic, etj. - si dhe voto per ate partine smiley

medalje (apo denim) per Belulin do jete qe me VKM do i lejohen pesesmiley

kurse juve ju dridhet dora per nje cik raki.

Pse i ve dot faj, ja shihe ku eshte Anglia e ku jemi ne. smiley

Te pallojme per atdheun!

te pallojme per Atdheun, edhe per....palloin.smiley  se eshte zhdukur mavrija nga fauna dhe flora e Atdheut..smiley    1 rruge e 3  pune.

Shumimin e pallonjeve ja kena lene Sazan Gurit. Sa kandidon kot si i pavarur, me mire te merret me dicka konstruktive; pallimin e pallonjeve psh.

Po a do jene dakord grate Belulo smiley

Urdhro?? ...u pergjigj rama tek ora news!! si tha pastaj...po lere.. (i mungoi ajo atc..po jemi ne rruge te mbare hehehehe)!!

Nejse voto Marko Dajti!! Voto komunista!! Marko Dajti? nje emer..nje garanci !!..ulu mal se erdhi maja smiley!!

Marko Dajti, kryetar i një partie që deklaron se dëshiron të rivendosë rendin socialist marksist-leninist në Shqipëri, thotë se dëshiron gjithashtu të legalizojë marijuanën.

 

dmth, Marko  marksist-leninisti po thote:  edhe bar do pime,  po doren armikut nuk ja shtrijme..smiley

Kendveshtrimi juaj eshte shume interesant Z. Belul, po mua me pelqen edhe ky i Gjergjit :

Dukshëm në Shqipëri kanë mbetur disa komunistë të pareformuar, por ka edhe shumë të rinj që pinë bar e ndoshta, mund të rrëmbehen nga ideja.

 

 

pernjimend kujtova se e kishte thene Gjergj (yne) parashikuesi... po nuk pashe gjekundi ndonje koment te tij per temen.. por e paska thene Gjergj artikullshkruesi..

po pse 4 gra, dhe jo 7?

oreksi vjen duke ngrene.smiley   te bejme njeher fillim te mbare me 4,  pastaj  shohim e bejme..smiley

Po mire, ku do gjenden gjith ato gra?
Dmth, a do te kete gra me shumice per te gjith!!!

Importi, e kompesojme me eksport korrenti. Per vitet me thatesi, partia akoma apo mendon ...smiley

Cfare ngjyre ka korenti? smiley

Partia thote: Jo rracizmit! smiley

Tafe, ti ja ve veshin shkrimit apo jo?  ka gra plot po thote.. aq shume saqe edhe eksportojme.. dmth martohen  me  burra nga vendet fqinje..

se kisha degjuar kete version..smiley     sherr i madh  ne familjen durrsake.. po cbeni mor keshtu,  nuk nxirren muhabetet e shtepise ne pazar..smiley

E drejte, nuk e kisha lexuar shkrimin.

jo per ata qe kane emigruar, nuk perfshihen. sorry, je jashte liste.

tafuti

hahhaah me ke shkri,ku do gjenden gjithoato gra mendova dhe un por nuk guxova ta shkruaj

Ate e di partia!

Will the real Gjergj Maria Kastrioti please stand up? smiley

... Dhe lista vazhdon. Ajo puna e poligamise, Kane kushte ( I plotesojne) shqiptaret per dicka te tille? lol

Thuaji JO Racizmit!

Thuaji PO Poligamise!

Voto Partia Levizja Shqiperia e Re!!!

Kjo Levizja Shqiperia e Re eshte mbreselenese. 

Anetaret quhen xhon-shqiptare apo jo? 

Por premtimet i paska te paplota. Psh mire 4 gra, po ndonje cun te bukur, (te hajthshem, pak te turpshem) nuk na e perfshijne ne te drejtat tona? 

Po ndalimin e alkoolit dhe zevendesimin e birres me sherbetin a parashikohet ne program?

Pervec grave, po robinjat qe zeme ne lufte a do na lejohen?

Dhe kryesorja: Kur do i themi Sikter Evropit si denbabaden?

Tregoje veten qe je BURRE!

Voto per Poligamine!

Voto Partia Lavizja Shqiperia e Re!!!

U nxeh keyboard-i. Jepi Roni! 

Mos harro tek poligamia se lejohet vetem  me kushtin "që secilës prej grave t’i krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë" smiley

Dale ore djema se oreksi vjen duke ngrene... mo u nxitoni...

da le dale djema se nuk i dini mire keto pune - tha Ramizi

Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, duke premtuar (por vetëm duke premtuar) tre vjet më parë legalizimin e martesave brenda të njëjtit seks si dhe duke folur disa herë publikisht kundër homofobisë dhe duke u takuar publikisht me aktivistët e të drejtave të bashkësisë LGBT. Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT,

Kesaj i bie te jesh tape si politikan , njesia matese per tapen ?

Gjergji nga eshte sot , ska faj, 100 mije  smiley

50 mije ishin ish Lsi-sta besoj smiley

diku tek 25 mije ishin LSI - sta .

Me thane qe ishte dhe Gjergji ne miting. E kishte dergu Ps-ja per sondazhe terreni. Nje oficer i shkb-se ne terren me njoftoi qe Gjergji me nje stilolaps ne dore bente sondazh nderkohe qe qante me ngasherim dhe here pas here peshperiste "ahhh sbohet mo ky vend" smiley

a lumi lumi...

Pjese e ketyre kafsheve qenke ti gjarpro! Po mire si e keni shollen juve qe ju perzejne me shkelma nga peshku dhe ktheheni prape

Informacioni qe Erebara sjell ketu, eshte interesant per emigrantet. Une i lexoj neper gazeta, dhe shume premtime te bejne qe te vesh buzen ne gaz. 

Tashi eshte vone, por nje unifikim i partise se poligamise me ate te komunisteve qe pine hashash do kishte marre shume vota smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).