383 Komente

te gjithe te papunet ne do ti numerojme me super-kompjuter te medhenj

Ja ku po jua them plot me bindje

m'ka shku menia per rilindje

ti nuk rilind dot

se ka Likja ngjala plot

kur te mbyllin deren,futu nga dritarja,kur ta mbyllin edhe ate mendohu mire kur te hysh nga oxhaku se mund te digjesh pergjithmone.

Gaia admine? Urime.

Absolutisht jo, po admin i degjon kerkesat e popullit komentues, kur sillesh mire.smiley

haha "kur sillesh mire".

sillu mir,

voto LSI

Always!

Tani qe po bej lidhjen, admini eshte prekur dhe nga sjellja ime shembullore ne peshk, aq sa nje dite beri nje postim ne emrin tim pa ia kerkuar fare une. smiley

''admini eshte i ashper , por i drejte....      ai  censuron dhe denon  te pasjellshmit,  por ne te njejten kohe stimulon  shembulloret..

Strategjia jone do te jete te krijojme strategji te reja per thithjen e investitoreve strategjike.

...ne menyre strategjike.

Ke haruar te vendosesh burimin ose autorin qe ne fakt eshte Nard Ndoka dv.

nard ndoka fort asht menu

edhe ket teme kam me e lincu

 

do shtrojme me mijera projekte rrugesh

Per rilinje ti apo me njen

une sot da, e kam menjen

 

O shqiptar, s'e ke kuptu ala?

Kush fle gjume, vec ngjala ha.

Saliu s' pyet as kur shiu bie me oshetima,

Por kesaj radhe eshte dhjere nga Koco Kokedhima.

ka shkerep pushka si me shkrep moti

nard noka gjithmone i zoti

per deputet ka le ky soj djali

nard noka gjithmone i pari

Per ato vota shume jeni tu menu

si do qe te votoni, paret tona keni me shtu

te pakten ne ndihmoni me i numeru

Asht mbush peshku plot me rima

Deputet Koco Kokdhima

deputet koco kokedhima

mos harroni asht dhe florian mima

Kocos parja i osht merzit

mo mire ngjala jam tu rrit

Do jemi ne sherbim te cdo qytetari. Katunare mbani shenim.

Ka ardh koha me ndryshue

Miqt e Edit me pasurue

Zgjidh PD ose FRD. Nuk mbahen dy kunguj nen nje sqetull.

Pas 4 vjetesh do ju japim 2 vota!

Eshte Rilindja qe na bashkon

Eshte Rilindja qe na fton

Eshte e ardhmja qe premton

Eshte nje komb qe sot beson

Shqiperia po Ndryshon !

Ke ndonje hall? Ta zgjidh LSI.

LSI, zgjidhja e halleve tuaja!

Edhe nje.

Be smart, Be cool, Be p.some - Be LSI

LSI, LSI

Edhe ngjala bo dashni

Programi jone per fshatin:

Do ju hapim kanale te reja........vetem me filma turq

macja pjatat i lepiu,

fajin na e ka Saliu

ne banke do marresh shume  perqindje,

voto programin  tone, Rilindje!

Fatos Nano saharoshi

Vec kur mbiu bukuroshi.

Paret thone i jane mbaruar,

ndaj u kthye ne atdhe 

i kishte ngelur edhe nje dash pa shitur,

Me i miri eshte per be.

Qe ta shese sa me shtrenjte

duhet ta fuse ne majmeri

Ndaj me dashin bashke ka shkuar

Lart ne bjeshke, ne Laberi.

 

PS. : do ta vazhdoje me vone se me doli nje pune. Admina mos ma hiqni se nuk e kam ruajtur.

 

 

shoke, jemi tu u rradhu

se nard ndoka osht shqetsu

Kete vit, zgjedhje e veshtire:

Nje kellire apo nje qelbesire?

nga nje ngjale per cdo vir

Divan peshk folkpolitike

s'duam me retorike

kur s'ke pulen, ha mish derri

e ka thon Nard Ndok (fermeri)

s'dum arror , nuk dum as fara

votat i hedhim te bardha

listat mbushu me byk-tallash

a do vish sivjet ne plazh? smiley

 

Kemi zgjedhje o Atdhe

Nuk po dime per ke t'bejme be

Vec hajduti e vec krimi

vote asht ne dite kushtrimi.

 

Vote te bardhe tha Alidea

kujt ja ndin, thote PPE-ja

Kominterni dha verdiktin

Bashke ma mire se na nxit shpirtin.

 

Fukara rrin e mendon

Kush ma nxin e kush ma ngrof.

menjen shume mos e vrit

sa t'jete ngjala n'politik

1 2 3,   1 2 3

me LSI jemi ne

Shqiptar i dashur, me 23 qershor,

je qe je, bjeri me...

grate greve jan tu bo

se politika po na konkuro

“Kjo është rruga jonë, rrugë djersë, rrugë mundimi,

rrugë suksesi, rrugë mëkëmbje, rrugë punësimi"

Sali Berisha (Poet/Repist) 

Kacit ju merzit byreku

hopa Kaci, vrap ke keku

Kaci vogel birinxhi

Sales ju ul ne peqi

Kaci zuri vend te mire

votoni nje qelbesire

demokrate e te perndjekur

Kaci ju donte te pjekur

voten mos e hidhni anti

ka dhen Urdher Komandanti.

 

 

 

qash tete vjete hangra byrek

e tash du me ngrane nje kek

kush mi di hallet e mia

pervec xhepit ne pleqnia

 

pehlivan kam qene gjithmon

e kam pas mesusin kampjon

Kaci asht burre i zgjut

keshtu tha dhe arian cani

mos u idhnoni, merreni shtrute

asigja qe s'pritej,ai nuk bani

prej qelbsines ske ca me pyt

celbsinllikun ka vyrtyt

Kaci i zi e pshtoi tagjine

ne nje grazhd o me Saline

 

 

 

 

 

 

Burr i squt, di arithmetike

alkimist dhe kasandrik

njef dhe kalendarin Maja

ne qershor benet hataja

s ju lodh dora me llogarira

eshte i squt qelbesira.

 

si na doli kaq qelbesire

20 vjet e kishit embelsire

wikeleaks tha embelsire

ja qe Edi i tha qelbesire

embelsire s'qe asnjhere

ish prfumos qe t'mos binte ere

parfumi 20 vjet nuk mba

po shtrengoni fort ate bina

 

smiley

Gamor ti gamor kush t'vuni
sot e neser valo druni

gamori qe gamorin e vuni

vazhdon dhe sot me vlu hunin smiley

kur nje gjelle gatuar mire

ti e ha, te befte mire.

por kur prishet, si vepron?

prape, ne stomak e con??

 

gjella u prish

se frigoriferi u ndryshk

smiley s -eshte krejt ashtu.

mos u dorezo*

po rimen vazhdo

 

* prandaj ju rref Sala

 

* prandaj ju rref Sala

Prandaj hani ngjala... smiley 

 

sa te kete qofte ke daja

e vazhdoj une mor daj

por stomaku don te haje

e tash po afrohet darka

vur tiganin po thot plaka

djall e dreq kjo politika

tifo  qe nga amerika 

fiton edi , fiton sala

ata peshkun, ne  vec hala.

halat jane lule

m'duket se e hame ne tule

''programi yne do te sjell begatine...  voto LSI-ne.

me buke lepurushi smiley

''mburrjet pa baza, jane demagogji.. fshijeni kete parrulle,  tha sekretari i Partise kur e  lexoi..smiley   po i degjon koka (e madhe) Ilirit??smiley

Mire mo mire,po me shembull Meron, s'quhet. smiley

Kur i duhet Mero "grupit" quhet qe c'ke me te.

Ky i shkreti ha dru nga te gjithe. I duhen ca konsultime me nard ndoken.

O Arben Duka, hajde more se ta kaluan!

prit te vij Vlora (nick) se e shef se cbehet smiley kohe nostalgjike te peshkut.

A do urte horrat te rrine?

Ne bidat ta vesh ekonomine?

Si Evrope ta besh Shqiperine?

Ti vec voto LSI-ne!

 

Do Rilindim Shqiperine.

Sales do t'i japim dru!

Ti voto vec Ilir Meten

se na duhet dhe pa tru!

 

 

 

Edi Rama naze plot,

ka dy mandate Salen s'e hudh dot,

Sal Berisha burr plot hir,

Rames vecse ngjala i servir

Edit kete here do t'i dalin syt

Halat e ngjales do t'i ngecin ne fyt

Pjeri ne Tirone ka shkuar

te thote fjalen e deshiruar

kjo penxhere qejfeprishur

me komshiun eshte cingisur

moj penxhere qejfedale

azganin na more ne qafe smiley

Të *imë rilndërisht më shpejt, apo të *imë vec përpara?

Mjafton të lajmë gojën, apo duhet dhe gargara?

Niku do te *ime si shqiponjë me xhelatinë

Bamiri do të*imë tranzitorinë me fara

Alidea sugjeron ta bëjmë kryq e tërthor votbardhinë

Gaia ngjalëparimore do të *imë vec njat' socvrimë

 

 

Ne eni burra istikami, 

Votoni per Kac Islami'

Votoni dhe per Visar Zhite

Ne jua zene site...

Do ministra sharlatane

qe lepijne ne cdo sahan?

A do te percash vatane?

Per PD-ne ke lindur, xhan!

ne do pune  per gjithe tarafin,
voto Ilir Kryemadhin...

do miljona, vile me garazh per makinen,
voto  Koco Kokekedhimen

ne do qejf e te pelqen gopi,
vota jote Bamir Topi!

.smiley

Shqiperine me ngjyra si Tiranen

shko voto Edi Ramen smiley

Shqiperine me fasada do thush smiley na rrofshin fasadat!

Me fasada e pallate plot

Njezet perqindshin e merr qe sot smiley

Belul, andej nga vitet '90 ne nje dasme fshati andej nga jugu. Dhe ti e di qe zijafeti nuk quhet po nuk pati nje viktime. Dhe te kjo dasma viktima ishte nje demokratikas i flakte. Edhe i thone, do ja marrim nje kenge, po ama do e mbash deri ne fund. Dakort? Dakort. Dhe fillon kenga:

Kapedan Sali Berisha, 

kapedan more Sali.

Zbrite nga pyjet me pisha,

kapedan more Sali,

prishe telefon e drita...

ketu u pre kenga se demokratikasi braktisi KQZ-ne e kenges ne shenje proteste.

Ne do perhere t'jesh i pari

ja Saliu,palikari

Këndo, hyjneshë, mërin e Ilir Metes
që shumë hidhërime e kobe demokrateve u solli…

Shkoni boni naj lek mer, se divani peshkut nuk bon pune. smiley

Ik o Hoppa na ler rehat

se ne jemi shtrire ne krevat

Ti voton si i çmëndur - tha ajo.

....... smiley pak e sakte Fiqo. Pikante. 

Sa here "votonte" ai mer? E prap s'i dilte inoti?

Ku eshte pacensura btw smiley Ec aty Kukesi nenkampion zyrtarisht !! 

"Partia lope s'eshte" tha Tosi

Por me pas erdh Edi bosi

E beri si koperative kosi

Listat sec i nakatosi

 

E, kur dy burrat ballë për ballë u sulën,
i pari i madhi Edvin shalegjati
nisi dhe foli: "Më, o Sali, s'do t'iki,
siç ika parthi, kur tri herë u fsheha
ne madheshtoren Bashki të Tiranes,
e as guxova turrin tënd ta prisja me emrin tim ne listat e PS.
Tani ballë teje s'më veton më syri, emri im i pari ne Vlore eshte
ja do të mund me 23 qershore, ja shpirtin ma ke shkulur.
por ne më parë të bëjmë një bè, o zotat
dorzanë besnikë tani dëshmues t'i thërresim,
të ruajmë këtë besë qe në po vemë mes nesh.
në qoftë se Zoti do më japë fitoren 
e unë ty pushtetin do ta marr, betohem 
ty ne burg nuk do te fus:
pushtetin e ndjere do t'a zhvesh prej shtatit
dhe PD-ne do t'ua kthej demokrateve.
Por që edhe ti keshtu do bësh, m'jep fjalën".
Zymtë e shikoi Sali hundshkaba e i foli:
"Edvin i urryer, mos më fol për kushte,
pse besë nuk lidh demokrati me neobllokmenin,
as ujku e qengji nuk bëjnë paqe mes tyre,
po i sajojnë kobe gjithnjë njeri - tjetrit.
Kështu ne të dy kurrë miq nuk do të bëhemi,
as njeri - tjetrit besë nuk do t'i japim,
pa rënë vdekur njëri prej të dyve
me gjak të vet ta mbush Lanen.

1 2 3

LSI-ja eshte me ne!!

4 5 6

O Sali o satrap !!

7 8 9

Arben Malaj mbet ne vend !!

10 

Edi Rama trim me flete!!

11

Fatos Nano dora vete !!

 Shoqnia jone e 21 Dhjetorit, voten tone te gjithe piktorit!

 

nje vote sot,  nje pule mot.....  (N.N  progresist)

se Sala di not

Te mbyti Topallja moj

Te mbyti ne Bune

Shkoderloce vogel moj

Ndoka te desh shume

 

 

Kush i ben gati ngjalen shokut, e ha pervete.

Nje ngjale sot, nje aleat mot.

Tigani ne zjarr, ngjala ne Lalz..

qe ne list te mos jesh i 7-ti,

kujdes, ruju nga shalgjati...smiley

shalegjati ta beri bene,

shko e qaje deputene

Ngjale, ngjale...fitohen zgjedhjet.

(Fjale e urte e zones se Zvernecit)

Shoqnia shoqni, ngjala t'shkoje e t'vije.

Magus e pash vone kete te taten

Rono m'fal, po ta kam kalu me 20 sekonda smiley

Nuk ze mend koke ngjala...

Topi eshti i imi, Jozefina me gjun vete.

Po tani qe kemi eren,ku do veni ju te mjeret ..(Koco Kokdhima president i Apolonise)

Voto Edin atq

Shoqnia, shoqni...ngjala t'shkoj e t'vi!

(Fjale e urte Kavajse)

Ngjala e ka bishtin prapa...

Nard Ndoka.

e dua voten  si shqiponja folenë...

Ngjala e holle, faqja e bardhe!

I zoti e nxjerr ngjalen nga balta!!

Votonani. Ua kemi bërë BE-në.

Ngjala i ka kembet, por i fshin gjurmet me bisht

Mo u mundo te nxjerresh dhjam nga ngjala...

Nga ngjala del ngjala

po 2 ngjala nuk mbahen nen nje sqetull...

Me mire nje ngjale sot, se sa nje levrek mot!

mbaji miqte afer e ngjalat akoma me afer...

Shyqyr qe qe ngjale, se mund te kishte qene dhe nei derr salmoni, me pa qamet.

Ata te Peshku flasin te gjithe Xhiberish - terhoqi veshmendjen Kryetari.

Vlora jone heroike,me Partine Demokratike..(kujtim nga vitet 92-93)

"Per ke do votosh? -- Per partine gerrmerrkrratike" (Zeri i Popullit, viti '92)

Ngjala kocka s'ka, po kocka bluan!

Kur ske koke, ke ngjale!

Kur s'ke peshkun, do hash ngjalen...

Ngjala qe bjen ne grep, perfundon ne tigan!

(Nard Ndoka, Peshkatar)

nuk mbahet shtepia me ngjala hua....

Ngjala jone 

mban kampion

nuk ka zgjedhje

qe s'fiton!

Ujku, ujku po ngjala ben kerdine

ngjale e kripe e zemer...

ngjala seshte as mish as peshk...   (nje peshkatar i vjeter)

Hej ç'ngjalgjet!

Edhe Krishti vetë ringjalet nji here ne vit.

Ngjalen e sotme,mos e ler per neser!!

Ngjela pelqen ngjalen..

edhe ngjala ngjelen...

krushqia ngjet, pa ngjalet

 

Hajd Sali te te tregoj ngjalat...

smiley perralla e gjysmangjales

Ngjale nga e kaluara...

Ngjala nga qyteti.

Ngjala e paralajmeruar - gjysme e shpetuar!

e mire boll tani...  ngjalet e shumta jane fukarallek..smiley

Kush ngjalon, lumin e kalon.

Kush s'ngjalon, dheut i rendon.

smileysmiley

beme ngjale te te ngjaj

Ta hash ngjalen a mos ta hash...kjo eshte ceshtja!

Ta hash, se ngjala per burrat eshte...

Nji ajo ngjal me boni deputet. - NN

Me ngjalen tone do hane te gjithe!

me mire nje ngjale se nje ciflik...

Vellai i trete, ai me i vogli Qerosi, vazhdon perralla, votoi per LSI-ne dhe u martua me bijën e mbretit.

Po mbreti kishte huqin e ngjales. Double work.

Ta kapesh ngjalen per briresh!

Ngjala ben, ngjala peson!!

Sali trapin e tribloi xheli pa top.

ngjala fut shejtanin ne shishe..

smiley Tani e pash versionin tend.

Ky pyll ska ngjala.

Te kap per veshi..te shuk per sheshi!! Voto Edi Rama!!

Gruaja fut ngjalen ne shishe...

ngjalat e gjata, mendja e shkurter..smiley  (N.N  diskriminues)

Lamtumire ngjale!

kalofsha lumin te dhjevsha ngjalen

Lagune pa ngjala ska!!!

Na late pa pune, mer qe ju hengert ngjala, ju hengert!

Ngjala dhe shoket e tij...

Kape nje ngjale? Hidhe ne det!

Dhe po sta diti ngjala, ta di Zoti vet!

Me thuaj c'gjala ke, te te them cili je...

 

Ngjala ngjales nuk i ngjan...

Mbaje ngjale ne vesh!

po pyll  pa ngjala ska

Me nje ngjale, svjen kryeministria...

S'behet shaka me ngjalen e Ilirit!

Mos i shiko ngjalen po shikoi votat...

Ngjale e mire me vota shume!

ose 

Ngjala e mire shton votat e veta! 

Atij i pjell vota edhe ngjala...

me Ilrin  duhen 7 ngjala e nje trimeri...

Po ju fotografoni ngjalat e Ilirit?

 

eeee iliri eshte i urte, si ngjala...

nuk te rrit buka me ngjala, jooo...

ngjala e keqe rritet kudo...

Bash njai Lulzim Basha dhe njai kryetari i qiverise ia kan vu synin ngjales teme. Paj, po thon po e dojn per Shqipnin, por po do e dojn per vete.

Kujdes Kavo, 

Do hashe nje ngjale sot, e do vjellesh ter jeten...

Lum ai qe e ka shijuar, frik nga vdekja me nuk kaaa.

U be ngjala VIP

ngjala ujin e nderron po zakonin se harron...

Ngjala is trending ne cdo aspekt. Ja nje recete.

Ngjala e Rames si tramvaji i Tiranes.

Enver Hoxha paska shkruajtur liber per Blendi Fevziun?

Vetem Narqoti e di ku i pikon ngjales!!

Plasen ngjalat edhe ketej.

As ngjala nuk te ngacmon kur pi uje...

Ngjale ngjale behen dy ngjala.

epo cna gjeti me kete temen.. ''vjen  Bama hedh nje ngjale ne lume...  jemi  mbledhur 100 te mencur e se nxjerrim dot...smiley

Pse more nipcja i Pashakos, nuk te pelqen ngjala e Bamkes????

 

Bamke, po s'me solle ketu ngjalen qe te prin kopene, do te te quaj doci i docerve!

Ore Bamke Qylollari...

Cme rrini keshtu more belul, pse nuk flisni? Ty dhe Kavos, ju dhimbset ngjala? smiley 

Do te presim edhe nje muaj! Dhe po nuk na treguat ku e keni fshehur ate kodosh ngjale, une, domethene Saliu, po edhe une bashke me Saliun, do hame 10 ngjala nga fshati! 

Ngjala nuk u beka kurre nishanlli, more gjysen opinge more...

Po kjo eshte ngjale more....more zorzop!

Jo, shiko, seriozisht. Folk-politk aside. Shyqyr qe u bashku e majta se ngeli 8 vjet ne opozite vetem ngaqe e kish te care partine.

 

Ngjala can bllokaden!!

Ra kjo ngjalë e u pamë thuj

"Cfare del nga martesa e ngjales me PS-ne?"

"Del Nano nga kazino."

Rrofte ngjala qe na mblodhi...

N'ato ngjala rripa-rripa

Rreth ngjales se perbashkuar

o cuna ju lumte suma

mos hani shume ngjala

por shikoni dhe PerPARA

ngjales mo i kthe kurre shpinen...

Gjith fajin e ka ngjala.

Na bashkoi ngjala popullore!

do te vije nje dite qe do te na marre malli te hame pak ngjale te ngrohte me djath...

E di ti Bame si zihet ngjala mo:?

Ki mendjen kur te kthenesh pertej detit Kavush; po te dhane prap ngjale ne dore, mon u duk me ketej...

Kur jep shqiptari ngjalen, therr edhe djalën

Kush ka ngjala boten ka

Ngjala e shqiptarit,nuk shitet pazarit !!

U terbuan peshqit pas nje ngjale

Jo, shiko, edhe njehere. Seriozisht po ju them. Rrini shtrember e ngjalosuni drejt.

Hajt ta lidhim besen o, me nje fije ngjale

Vizitore te shumte mblodhi sot stenda me ngjalen dhe perkrenaren e Skenderbeut.

peshqit le te lehin (apo cicereojne) ngjala le te ece perpara

Poplli ine e ka çar historin me ngjal ne dor.

Per koken e ngjales!! Me ardhte ngjala e gjalle ne shpi !! Kur mos te kem ngjale!! Me ngjale shpie..(diku ne shqiperi)

https://www.facebook.com/mero.baze1/post...

 

Mero Baze · 233 followersabout an hour ago via mobile · 

  •  Me erdhi dhe kercenimi I pare nga pushteti I pas 23 Qershorit.
    I dashur Mero,
    E lexova shkrimin tuaj dhe pavaresisht se sa i sofistikuar eshte mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifes, i pavertet dhe keqdashes si Sali Berisha per mua.
    Tani nuk kam kohe por pas 23 Qershorit do ti kthehem diskutimit dhe shpjegimeve te hollesishme per mendimet e tua.

    Miqesisht
    Koco Kokedhima

 

Nuk eshte ngjala, kafshe e kenetes, por eshte gishti i Ilir Metes.

Di ti mo Sillo si bënetë ngjala mo? Ashtu.

Bota,  po pse flet ngjala pas bregut, a derebardhe..smiley

ooo ngjala qe ste bie, se po mbaj barkun me ngjale smiley

tralala zura nje ngjale...

Germo Tare Germo , po halat e ngjales ke per te gjetur

O ngjalat e Shqiperise dhe ju o palloshet e gjate,

Kutite e thella me vota q'u kam ndermend dite e nate...

..me ato ngjalat e tua

dora ime u mesua

mendja ime u ndriçua

Nje ngjale, o shok, o vlla, o mik!

♫ L'hano uciso l'uomo ngjala, chi si e stato non si sa, forse questi della pesce, forse la publicita

ngjala me qeka llagar per magazinen

Nc nc nc, me nje ngjal e mbaj shtepine, medemek smiley 

....po ckerkoj shqiptari ne shekuj, pak ngjal, pak drith e pak hekur..smiley

po pra, ngjala can bllokaden

nuk e di nese te  kujton gje shprehja (ne kohe krize) popullore:

''ngjalë'' moj ''ngjalë'',  une hidh uje e ti e bardhë..smiley

po, hidh uje e hidh ngjale smiley 

hihihihi po nuk mbahet shtepia me ngjala uha - hua

♫ me kot une pyes pse nuk erdhe perseri

kush ti hengri ngjalat, kush te tha mos ik

Per nje ngjale qe ti e ha,

fiton zgjedhjet badihava.

 

Per nje ngjale qe ty t'ahpeton

kryeministri  del ne pension.

Eshte nje ngjale qe e dua shume

 e ku ka me bukur

Ngjala hesht - dhe ne heshtje qesh

Me murosni, tha Iliri me i vogel. Por amanet te me lini nje ngjale jashte!

ngjala e shtrember prish stiven e deputeteve...

♫ ka nje park ku vetem ngjal shikon edhe ne darke

dhimbje togzash, vathesh dridhjesh shpirti parkun e kenaqin

♫ Me kane thene se e kane pare mbi nje ngjale duke qare

"Kur u themelua Ngjala"

Tralalala zura nje ngjale, qenkeni edhe juve. ( Oups Beluli do rroje me shume ta shohe zonje)

Fluturuaki me ngjale në...n jastëk.

Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe

ndodhte ndryhe s'kish sesi

u desh qe Krokodili te pjelle nje ngjale

qe ne zgjedhje te humbje ti.

ne bejme gam gam ketu.... ''dhe ngjalat rrine e veshtrojne.....

smiley Gamgam ngjale.

po pra, gamgam ne... nderkoh: ngjala ne det, tigani ne zjarr..smiley

ne kemi lind per ngjale, te tjeret bojne paret dhe dallaveret.

Ik more se ngjale-klluk dole edhe ti. Le qe te gjithe ju qe kini studiuar jashte ngjale-klluk jeni!

 

 

s'me kujtohet c'i gatoi Sales Monika kur ky i shkoi per vizite ne shtepi, nje dite para verdiktit?

kjo do sqaronte shume e shume gjera...

Krap do ket ngrene... se ngeli duke thene qe ngjala ka hala... ha do i kene thene jane ngjala te fresketa...

mish rosto me kumbulla qe ja kishte mesuar gruja dash pezes para ca vitesh kur ishin shoqe. pa shaka, e kam lexu sot.

Kumbull moj ku ma ke shpine

aty afer me selvine.

pra tek e fundit, ngjala eshte rezultat i nevojes se znj. Meta per tu dukur edhe si nje amvise shume e perparuar ne cshtje kulinare (Meta s'duhet te kete gjisht ne ngjale... ai duhet te jete ne 10 skraparllinjte e vetem historikisht qe ka ngrene ever ngjale - me vjen keq per te).

u ka pas thone qe dashnia kalo nga stomaku, sot eshte bo politika kalo nga stomaku.

po rri, o t'u mbyllte, tek tradita, jepi nje qingj te pjekur ne hell, c'ke qe merresh jo me ngjala, jo gaforre,, jo kallamari e kerminj... te hanin mish helli, ne qafe time ne u thencin gje. keto grate e sotme, thuaj... me dieta e me kalorira... smiley

 

ehhhh nuk kane shkuar akoma ke bbq moderne paganiste jona, duhen dhe ca shtresa ndergjegjesime ne subkoshience per ne origjine.

un nuk besoj qe ne gjithe NY City te sherbejne ngjale restorante qe nuk jane aziatike (lindje e largme, japoni etj). nga dolen keta ngjale-medhenj s'e di. mish me kumbulla, the? nc nc nc...

hej, serio tani, ngjale vetem nga nje vend hahet ne Shqiperi, qe te lepish gishtat... Edhe nuk jane ato anakondat e shpifme te Bunes qe qiti Beluli me siper, a me poshte. 

Po qe per "ngjale" lalzi, i bi te kene ngrene anakonden... smiley 

well, un do isha ofendu pak... shum shum si apetizer... dmth mas njales do shifsha me sy ca po bi znj. Monika... ku mishi? mishi, ku?

them se zoja shpise mbas ketij feedback do mbaj ca shenime per darken e trete.

ka pas bo nona ndjese paste, nja 2-3 here... lekuren ua hoqi me hi... shume vagull me kujtohet.

ne sushi, jane xhom fare, c'esht e drejta.

ahh kjo eshte drugo mesele masanej, ceshtje taboni. kam flashbacks me keto gatime, qe s'ka Chef t'i realizoje...

smiley

thashe: u bo neps tani. do check naj ven afer... eel anybody?

qeni qepen te haje, se shpejti do porosis ngjale diku. pune nepsi me teper.

une sapo hengra nje cope ngjale , pikerisht nga nepsi..smiley    ne fakt kisha gjelle me mish vici,  por  nga qe na u be koka dhalle e ngjale bashke ketu,   kisha ne frigorifer ngjale te tymosur... e hengra nje cope..smiley

ha ha ha ... loool smiley

 

une do englendisem me veze te thara peshku... ngjale sipas emrit vetem me i ven ka.. smiley 

thuje te shkreten, se na le var ne cengel, si me qen naj pork loin smiley

 

Ne jemi ngjala

Dhe s'kemi hala,

Perpara!

Pergjojme naten

Te kallim daten,

Perpara!

O fis ngjalor

Sulmo e korr,

Perpara!

Ne jemi

Ndryshimi

Perpara!

ika se mu be koka ngjale....

Na na mos ik. Merr edhe nji, mos ja prish Monit... ja kte te voglen smiley

Kur na ngjalë e tretë

Çelua vdiq me të vetertë ë ë

''njeriu me ngjale''.smiley

"Ngjala dhe shtet rrethimi" 

Ca bohet kshu mre? Akoma me bejte ju? Ikni mer qafira dilni icik shijoni jeten

keq puna Left, mileti (t'pakten sot, deri tani) ka qejf me bo pak gallate me gjith palaciot e politikes (sala me i pari!).

nji hap gjigand ky per peshkun, qe u zymtu si roje burgu tuj fol per politik te modhe, i kap pemg prej agitpropit.

po i hoqen ngjalen e gojes agjitpropit... smiley 

shqiptaret paskan hum kot

talent i rralle per politike

shume te forte me bo rima

me bo rima,me bo brima

po pse , pak te duket ty ''me bo brima''?     sic duke se paske degjuar ate shprehjen e lashte vlonjate:  ''buke e ngjale e RTM''!

RTM nuk e kuptoj çar do te thote

smiley keshtu kam reagu edhe une kur me thane per gjirin e k.... tek liqeni se nuk e dija ku ishte... qeshi gjithe tavolina dhe mbrojtja ime pasi ma shpjeguan se cfare ishte: po ne kishim celsa shpie, pse duhet te shkonim atje.

RTM  eshte nje kanal tv italjan.. sic themi RAI, por ky ishte tv i vogel lokal.. nuk e di nese ekziston akoma.. 

nejse, ky  kanali qe thua ti,  ne fundjave  aty nga mesnata, jepte  ca emisione shume te bukura  dhe cilesore  per  kulturen ne pergjithsi... aty ketu jepte edhe ndonje komedi..   prandaj u be shume popullor  aso kohe ne Vlore.. se vetem ne Vlore e kapte..

Belulo ka qene " buke e ngjale e RTL " me duket smiley

jo Brado.. RTL, eshte shume prapa..  degjo mua se i mbaj mend mire keto pune..smiley

RTL eshte kur doli saci mer. Le qe kultura gjermane nuk eshte gje. smiley

po pra, kur doli saci... bile  para RTL,  ishte POLSAT...smiley       me nje tip aty  qe bente   te gjitha zerat.. meshkuj e femra..smiley

POLSAT ishte nam fare. Dhe ne qe ankoheshim nga Vladimir Grillo. Ladi ishte "hard rock" para polakut. 

E arrita dhe kandidova,

po c'e do njehere s'fitova

gjithmone nga Sala e pesova

syri m'u perlot.

 

Po ti zot me ngushullove

dhe nje ngjale me dergove

edhe zgjedhjet m'i dhurove,

lavdi pac o zot!

 

 

Nena, motra, nusja dalin

Ngrehin krahet te te ndalin,

Mos, se s'jane vec ngjala,

Burrekurva te perdala,

Lark, or lark,

Lark, o Marathonomak!

Po nje ngjale po del nga Lumi

me rreshket me zgjon nga gjumi,

se Skrapari po gatitet

dhe Tropoja lebetitet

Fryhet ngjala, derdhet rakia

po do bjere dhe qeveria

se kjo ngjale e kjo raki

me ben trim, me ben te ri.

Me jep force e me jep shprese

qe do hipi ne pushtet!

 

Me fara dhe qofte n'kanatiere,

Vlon ngjala, rakia ushton,

Atdheun shpellaret permjere,

Cdo dite si mut qe plluskon.

Nga njera dore ngjala

Atdheut i rreshket,

Ne tjetren dore pushka

Tek pema rrikoshet.

 

shpjer gojen te ngjala e jo ngjalen te goja

 

Vote çale, mish ngjale!

Dhe nje ngjale vengon nga lumi,

me bucet me zgjon nga gjumi

Po prit a derebardhe prit. Se kisha edhe ca vargje te tjera per te tiganisur smiley

Po i paduruar une o Kavo, tigani ne det e ngjala ne zjarr, te me falesh.

Ngjala e duruar, fiton zgjedhjet.

Më shihni tek mbytem nga ngjalat

në muze të Louvrit në Madrid, Në New York

Para syve tuaj e aparate turistësh.

Changed my mind . 

FRD, ne kemi Vizione te Q...

Kjo mund te ishte ngjala juaj.

O të viç sonte në lëmë,

Eja vetëmë pa PëSënë

Se unë ngjalënë ta kam dhënëëëëë ëhëëëë

Në shtëpi kur erdhe prëmë.

Po une do fitoj, dhe po te mos vish

se mua ngjala me mjafton

o Kreshnik o sorre e ngordhur

ti s'ke vend ne koalicion.

Ne, jemi cicat e Çiljetes,

Ne, tek PeDeja Kacin shikojme,

Ne, Atdheun tone si askush tjeter,

Drejt Evropes pa ngjala do cojme.

Sa lezet, sa lezet u paska hije

si ngjalat, si ngjalat ne tepsie.

edhe pak e Sala ka me marre Edin e ka me e kandidu per pd.Edwin kristaq rama ,kryetar i partise socialiste,kandidon per Pd fjala vjen ne Kavaje!!Nuk eshte edhe aq e pamundur si duken ngjalat....

kur bie shi ne Vlore laget toka por laget edhe deti

n ndoka

''deti i vdekur''  nuk ka varr..   (NN  oqeanolog)

E ndava menjen, sot mas pune po shkoj te kinezet te blej ngjala. Pse te kinezet? ZSe ata jane te vetmit qe kur blen ngjala ja heqin lekuren.

kur te mlidhemi prap, ngjale me se s'bon! promise.

hani hani, skeni faj ju jo...

223 her esht perdor llafi ngjale (224 tashti)......paskeni nordh per ngjala (225) mer

Tundu moj ngjale, ngjale tundu smiley

 

Thuhet nje fjale goje me goje

sikur prap Sala do te fitoje

leket do derdhen ngado si lume

"ps-ja per lesh, ngjalen ne sume"

neper tv , neper gazeta 

po hidhet falli: " eshte prere bileta"

eshte lufte finale, beteje e forte

te gjith sondazhet thon rrot me rrote

i ka vdek nona dhe kete radhe

Shefi nga  meng nxjerr  As-in e  rralle:

Yxhym perPara , mos kini frike

se kam Podestan ne Amerike

yzhym bre trima, yxhym perPARA

me shportat plot, lajthi dhe arra

kam folur vete me Ate Lart

kam Lefterine, kam dhe Gjykate.

kam edhe Nanon, te mbetur troke

nje shuk ne xhep , eshte mik per koke

kam dhe ciljetat dhe do gazetare

kafshojne opoziten, ham hum zagare

Kam Kac Kasandren dhe Ben delfinin

kam mik Fazllicin, kam shok dhe Cimin.

Jam plak i regjur, jam skile vjeter

po e pam ngushte, kam nje plan tjeter.

 

 

 

 

 

 

 

Po e mar kte smiley

eh...gurra popullore thesar i paçmuar tha AY.......smiley Bukur spiritus,si me lexu nja dhjete gazeat ka info ne te...

 

Borbardha dhe 7 ngjalat

Ngjala e fjetur

E bukura dhe ngjala 

Ngjala ne boten e cudirave

Ngjale-kuqja

smiley
 

Ngjala dhe 40 hajdutet

jo jo, titullohej:  Ali baba dhe 40 ngjalat..smiley

Ngjale e valeve....

Mute blond Ngjala gone wild

1001 ngjala.

Shtigje ngalash ,

malet me ngjala mbuluar ,

njeriu me ngjale ,

ngjale a vdekje ,

ngjala nga e kaluara

ngjala ne bronx

ngjalat mbi mure

shoku yne ngjala,

ngjala llastica

rrethimi i ngjalave

ngjalat qe kerkonin diell

ngjala nga qyteti

ngjala nga fshati

ngjala 176

kur zbardhi nje ngjale

kohe ngjalash

Nentori i ngjalave

ohu u lodha smiley

Ja kjo qeka teme, me te pas lezet shpirti. Tuj lexu komentet, me erdhi nje ide gjeniale ne forme propozimi per adminet:

Po sikur, krahas temes tra-la-la dhe "pa censure", te vihej nje teme analoge e herepashereshme me titull: çfryrje totale, ose haleja, ose bordello, ose kuplaraja, diçka e ketij lloji dmth.

perse sjam dakort me ju

heretiko, perfundimisht,  ti si voyeur i pandreqshemsmiley,  u kenaqe apo jo?smiley

Belulo. Ai i hy ne shpulla "mikut" edhe sikur te kenaqet se eshte cun parimor smiley

Oh mi non ca degjenerimi

Deputet Koco Kokdhimi

Shalegjati shume mendoi,

dhe ne fund nje ide polli:

Kete vit fitoj vertet,

me Kokdhimin deputet

Shqipetart trunin sa gogel

do votojn t'keqen me t'vogel

por e keqja e vertet'

eshte piktori qe behet mbret

Cdo Shqypja ne shekuj? ; politik dhe ngjale te pjekur

Hall i madh ka zënë vënd

t'votojmë një pordh apo një fënd.

Me urgjence u mblodh "Klani"

shpejt e shpejt u dha alarmi:

"c'qe kjo pune kaq e piste

Kokedhima eshte ne liste!"

 

gazetare e keshilltare

ca topcinj, ca harketare

target tash eshte Kokedhima

t ja bejm koken vrima vrima

 

Si meit Fevzua i shkrete

C'qe kjo gjeme, ky kijamet

Cani shan me babe, me nene:

"Kocua po zapton Ps-ne.!"

 

Dhe Shkullak kok' qenstani

qe ha buk atje tek "Klani"

dha verdikt tek "Panorma":

e ka humbur Vloren, Rama!

 

Muci Nanua palikari

shkumezon, raki skrapari

ka nje kunj, nje kolle te vjeter

po pse Kucua, nuk ka tjeter?

 

Lubonja "baraslarguar"

ndonje rresht ende s'ka shkruar

ne dileme eshte si Hamleti

kujt t ja prish e kujt t ja ndreqi

 

Rri mejtohet ne mejtime

andej lesh e ketej qime

do ta shkrep dhe kete radhe

honorari duhet mare 

 

Rrotull Klanit me kusare

bashke bucet  dhe zagare  

lukuni qe jep dhe jeten

per Saliun, per kuleten.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

smiley I paske fshirë ca strofa më duket smiley

Rri mejtohet ne mejtime

andej lesh e ketej qimesmiley

yyy sa shume komente

keni *ire gje nderkohe?

s'rimon se eshte hajku irlandeze

 

Po nje ngjale po del nga Lumi

me rreshket me zgjon nga gjumi,

haha

Filmi i pare smiley

EH - kjo duhet me qene teme e re, shume e bukur. urime nese e ke krijuar vete.

....kam talent por jo kaq shume smiley 
fotoja eshte marre nga FB (sme kujtohet me kush e ka krijuar)....thjesht mu duke shume e pershtatshme per divanin ketu smiley  dhe ideja ja vlente te ndahej.

ok, tani sapo ja cova admineve per postim. shpresojme qe te kemi ndokend ne turn. smiley eshte courtesy e jotja, pavaresisht se postimin e kam kerkuar une (disclamer) smiley 

eclpse smiley

ia vlen qe cke me te , por mungon gjinofeva - si i thojn me , xhosefina

Bëje një ti, pranohet.

Ky filmi qe kam pare une eshte shume interesant

 

Prap mungon gjinovefa.

qarte qarte , mungon,  se ajo  edhe pse rri ne krye , punen e ben dikush tjeter smiley

 

Motiv Migjenian

 

Dhimbje që do heqë është, shqiptar kjo politika,

Dhimbje që qet plumba e pas të zë frika

Kur sheh nëna në të zeza ë nuse të panusërueme

Që mes dhimbjes presin veç lajme të trishtueme

Kur sheh vajza të reja mes muresh rrethue

As ndin këngë e valle veç duke vajtue…

 

Politika vlla ka edhe vulën e saj të shëmtueme

Gënjeshtrën e paskupullt, të idhët,  të trishtueshme

Politika hedh vickla, shamje, shpulla,

Shpinës shkopinj gome e kresë tulla,

Politika ka njiherë gjuen edhe me automatik,

Bukën e njomur në djersë ta zë mu në fyt

Ven edhe bomba, në sheshe makina me tritol

Mjerë ai që ngucë dikan e kush afër i ndodh.

Prej politikës do I veshin çorapt ka kryet,

E veshë me tesha t’ushtarit të zhveshun

Të dalin në rrugë me pushkë të policit

e t’marrin unazën e dasmës

A dhuratën e t’dashurës,

Edhe po e pate fshehun.

 

E sot,

Na, të birtë e shekullit t’plakun,

Sa larg ëndrrave rinore kemi ikun.

Ndër ëndrra s’kemi vashë e kunorë të bukur

Por dëshirë për tu bërë kriminela

për të mposhtë frikën.

 

E kur ndigjon në radio e tv fjalimet e liderve,

Mirfilli ti ndjehesh I fyem,

E me britë, me sha, në fytyrë don me i pshty,

djalli me dorca të bardha janë

E hiqen si ëngjëj të papërlym.

 

Dhimbë që do heqë është, shqiptar, kjo politikë,

Dhimbë që nuk hiqet për sa kohë ke frikë.

 

Shkodër 1997

 

.............nje i semure qe s'pranon te sherohet, nje i droguar qe s'pranon kurim smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).