Me duhet te leviz me nje automjet me targa italiane per pak kohe (1-2 muaj) ne BE, duke u nisur nga Italia. Automjeti eshte ne pronesi te vellait, rezident ne ate shtet. Itinerari mund te perfshije dhe kthimin ne Shqiperi, me shume gjasa neper Ballkan, me te njejten makine.

Kane ndonje eksperience te ngjashme peshqit qe jetojne ne Shqiperi? Pervec patentes nderkombetare (meqe po leviz dhe jashte Italise ?), a me duhet ndonje dokument tjeter?

15 Komente

makine me dokumenta te rregullta, me siguracion, patenta nderkombetare (kjo eshte e rendesishme)  pra jo patenta qe perdoret ne Shqiperi,  atehere se besoj se do kesh ndonje problem.

Po u fute nga Murriqani ne Shqiperi sigurohu qe te kesh nje aktperdorim nga vellai yt ose nje 10 € ne mes te pashaportes smiley.

Italia i njeh patentat tona ndersa ne shtetet e Ballkanit (pervec Kosoves) te kerkojne patente nderkombetare (500 Leke dhe 1 fotografi ne Kashar).

P.S Leket ( nen dore) ecin vetem ne Mal te Zi dhe Shqiperi dhe ne disa raste ne pjesen jugore te Italise. Mos be gabim me u ofru leke Slloveneve!!! Mos harro me pre vinjetat dhe me i ngjite ne xham.

as Kroateve.

...dun edhe euro...ftofi koha 5000 lekshit.... smiley  vetem per inat s'duhet me ja dhen ...

Faleminderit çuna. Afrim, aktperdorim do beja, s'di me fut leke nen dore smiley

asnji gje ste duhet, as akt perdorimi  e dreq e shejtan, pervec kartonit jeshil dhe lekve per te m bush makinen me leng. ca thone qe te marrin leke andej ketyej jane budalliqe. me patente shqiptare madje me kete tonen jo me nderkombetare i kam rene rethe e qark evropit. asnje gje nuk te thone, per sa kohe paguan autostradat (sllovenia eshte icik problem) dhe respekton ligjin.

Per me dite eshte nje shprehje nga zona ime qe thote "Ta con kuka kamen vete" = " te bene muzika te kercesh" smiley

P.S Se kam harruar me te thene se mos gabon dhe ju ofron leke Austriakeve "DIREKT E NE BURG" te cojne.

S`'te thashe nendore me i fute Eurot (dhe jo leket) por ne pashaporte smiley

E rendesishme eshte Akti i perdorimit te jete noterial , sa per patenten sigurohu ta keshe dhe nderkombetaren . Se desh harrova , me qe makina eshte e vellait , nqs ke rruge neper Austri dhe Gjermani duhet patjeter qe aktit te perdorimit ti bashkangjitet dhe nje fotokopje e pasaportes se vellait dhe sigurohu qe nese makina ka qene dhe here tjeter ne keto vende te mos ka marre noj gjobe dhe vllai nuk e di .

Brad, sikur e kane heq aktin noterial per ne Shqiperi. Apo ti po thua per jashte?

Per udhetim me makine jashte shtetit duhet patjeter.

 Jeni i sigurt qe eshte heq  Aktperdorimi noterial i makines aty (Shqiperi)?smiley

 

Ps. kam menduar ta perdore makinen time aty im vella vetem per nje kohe te kufizuar.

Me shum gjasa nuk ka kontroll hiç sidomos neper BE.sllovenet jan sh te rrepte.kroaci e mal zi i ben zbor policit vetem me i fol anglisht.ne muriqan nuk shpeton dot pa pagu bakshish

Me ndegjo edhe mua: me mire mos u nis fare dhe keshtu je me i qete.

Edhe une jam dakort me Kuazimondon. Nqse e bon nga halli boje tu shtrenu dhomet...

Nga qejfi mos e bo hic. Ju kam rene kryq e terthor ketyre rrepublika bananesh (perfshi Italine e deri dhe hyrjen ne Shqiperi) dhe nuk ja vlen fare, po fare ta sekelldisesh vehten ketyre rrugeve...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).