Me del keshtu kur e fus kodin:

 

You have been randomly selected for further processing in the Diversity Immigrant Visa Program for the fiscal year 2014 (October 1, 2013 to September 30, 2014). Selection does not guarantee that you will receive a visa because the number of applicants selected is greater than the number of visas available. Please print out this letter and take it with you to your visa interview.

 

Kam fituar dmth?

Vazhdimi ketu.

1413 Komente

Je seleksionuar per fazen e pare, por nuk te garanton qe do marresh vizen. Sdq, kur te shkosh per interviste te thone po apo jo. Suksese smiley

Jo akoma. Por je ne rrugen e duhur (ne rast se do te vishe kendeja)...

sa e ke numrin? 

Gjasat jane qe ta marresh nese i ke letrat ne rregull, dhe nuk do genjesh. smiley Keto kohet e funit kane rrefuzuar pa fund...

Flm per pergjigjet. po tani pasi shpallesh fitues per kete faze, ku duhet te vijosh me aplikimet?

Shif njehere nga te ka ardh zarfi. Zarfat e DV Programme kane brenda dhe formularet qe duhet te plotesosh per ti nis, instruksionet dhe bile dhe nje sticker me adresen ku duhet nis formulari. Po nuk i ke gjithe keto, rrezik ta ka nis ndonje delenxhi.

lol dikuuuur jam pas regjistruar ne nje website usafis green card me duket quhej, edhe qe atehere me dergojne mail here pas here si kjo per te vazhduar proceduren, sepse ato me duket jane nje agjensi private e kane fitim nga aplikimet. Ndoshta ky mesazhi s'ka te beje me ato mail qe te them une.

e ke te marrme.

ishalla e ke maru gjimnazin megjithmen, dhe ske bo nai delenxhillek kur ke shku gjekundi neper bote.  Se per kto te djegin.

Per te tjerat, tuni xhixhat ne ambasade dhe marsh ule bythen ne pune ne USA smiley

Pse po te kesh maru universitet nuk ta japin? Si funksionon kjo llotaria amerikan iher se o bo keq ne itali duhet me leviz. smiley (po te behet nderkohe qe jeton ne itali ulen mundesite?) 

pse re ca te dukem une, zyra Kentakit e smiley

se di vallai, por kollaj behet, online.

hap faqen zyrtare kur te celet sezoni nga tetori, plotsoje, ene kaq.

nga maji prit xhevap masanaj smiley

Une kam nja 13 vjet qe i kam bere keto veprime, me sa mbaj mend une duhet te te vije pergj e dyte pas nja 6 muaj varet nga nr, sa me i vogel nr aq me mire, aty te japin udhezimet cduhet te besh viziten te doktori dhe daten e interview.dhe me kembe te mbare.

Amanet sa me te rregullta datat, vitet, numrat , sidomos emrat adresat mbiemrat ....nje gabim padashje ata e marrin - me dashje , dmth te djegin per hicgje , fillimi duket i mbare , te sygjeroj te presesh , ata do te te thone vete se ca duhet te besh hapin e dyte sic tha dhe shoku parafoles smiley

Duhet te plotesosh 2 formularet Form DSP-122, Form DS-230, Part I and II. (i shkarkon tek www.travel.state.gov/visa/visa_4759.html), do stamposh edhe kete faqen e konfirmimit dhe bashke me dy fotografi (5cmx5cm) do ja dergosh KCC me poste te sigurte (DHL psh), mundesisht te te konfirmojne dhe qe kane arritur ne destinacion. Kjo gje duhet bere sa me shpejt, por mos u nxito dhe aq shume sa te besh ndonje gabim ne plotesimin e formulareve. Pastaj ne varesi te Case Number 2014EU0000XXXXX, varen dhe shanset e tua qe te te caktojne nje interviste brenda afatit te vlefshem. Sa me i vogel te jete numri XXXXX aq me shume mundesi ke te te caktojne nje date interviste para se te mbarohen te gjitha vizat. Komunikimi per interviste behet gjithmone nepermjet website-it te kontrollit te statusit. Mos prit te te vije ndonje leter me poste normale se kane nja 3 vjet qe gjithcka behet vetem ne internet.

Intervista pastaj eshte gjithmone ne dore te ambasades nese e merr apo jo vizen. Rregull i pergjithshem eshte te kesh mbaruar gjimnazin, mos te kesh probleme me drejtesine dhe te kesh mundesi financiare per te mbajtur veten (ose te kesh nje person ne US qe behet garant per ty).    

Nga tetori nisnin aplikimet, deri atehere keto muaj jane meditim, sepse akoma se kam ndare mendjen, jam dhe djale i vetem, keta te shpise u merziten shume. Case Number ishte diku 6200, dmth goxha i ulet eshte.

Nga tetori nisin intervistat, por keto formularet i duhen cuar KCC me perpara. Me kete case number qe ke, intervisten mund te ta caktojne (nese aplikon qe tani te KCC) ne dhjetor te ketij viti. Nqs je i fejuar pastaj, duhet te martohesh qe te marri green card edhe e fejuara. Per prinderit...pas 5 vjetesh me green card merr nenshtetesine dhe mund ti terheqesh edhe ata. Gjithsesi eshte nje vendim i rendesishem, dhe Amerika sic mund te deshmojne edhe pjesetare te tjere te forumit nuk eshte bahce me karafila...  

jam dhe djale i vetem, keta te shpise u merziten shume.  

ehhh, pune dreqi eshte situata jote, s'ka keshilla per kete rast. Te uroj fat.

bekue qoft dita kur shqiptaret e kan me pishman ikjen ne amerike!

Un them hajde sa per letrat te pakten merr pashaporten edhe mos rri ktu po deshe, mos e digj si rast ik e ja çdo 6 muaj me duket sa je me green card kshu edhe ato te shpise nuk merziten. po ti leshe pa mare letrat te pakten... Eshte gjynaf. Te uroj fat 

@eklipsi : Mundesite per ta fituar nuk varen nga vendi ku je resident, por nga vendi ku ke nenshtesine. Gjithsesi rregulli eshte qe Europa si zone gjeografike ka nje perqindje te caktuar vizash, dhe cdo shtet s'mund te marre me shume se 7% te vizave totale. Kerkesa per shkollen eshte minimumi gjimnazi; nese ke diplome universitare aq me mire akoma.

Kalove fazen e pare, hajde me kembe te mbare fazen e dyte, ate te intervistes. smiley  Prej ketij momentit varet saktesia e dokumentave qe depoziton ose ke depozituar.

Lumsi ti, po ne thuaj qe do ta ngrysim kete jete me berishen mbi koke dhe Leftyyyyyy ne blog. 

te te kishte ra llotaria shqiptare...se ket amerikanen ce do

 Boston ,New York , Seattle, Connecticut,.. zgjidhe vendin mir ku do shkosh.

Me mire shko ne Colorado, Tennessee, ose Oregon...

Sa me larg Shqiptareve...

Perse sa me larg shqiptareve?

Me ke do te rrije ai ne Kolorado apo me meksikanet dhe indianet?

Hajde mendje hajde!

Perse cka ka gjetur ne qe jetojme ne shtet ku ka shume shqiptare?

Te tere shqiptaret qe njoh ne Boston kane ecur perpara.

Ne Oregon,Tenessee apo Colorado eshte idiotllek te shkosh.

Ne Kolorado te rrije me Amerikanet... sa me larg ghetove shqiptare... smiley

Shut the hell up, smart arse! u wanna sound cool too? guess what; you are one of them too! La la. Hapesi I temes good luck. Po prit dhe ca se nuk edhte official yet!

Rrusho... mire je? I ke pire ilacet... Tjetri ka ardh per keshilla ketu... do degjoj ty se cfare te them... ti rri me hunderrat qe ke qejf....

/and how can I say this nicely.... eat a bag of dicks!

Lol loser tjetri spo te kerkon Ty se ku te shkoj te ngulet. Po te pyet dicka simple ; pergjigje pozitive apo Jo per ate! 

Ka mundesi shoku nuk ka dale ndonjehere pertej South Boston, ose Arthur Ave ne Bronx... smiley

Oh come on, Portland eshte vendi ku njerezit shkojne te be under-employed. Colorado e Co jane si fshatra te rehatshme per Amerikanet, po jo per ata qe imigrojne. Emigranteve ju duhen vende dinamike, nuk ju duhen hipster lands, ose soccer mom lands.

Ke qene ndonjeher ne Denver?

Fshat?

Jo, ne menyre absolute. Po ne krahasim ne NYC, Chicago, SF... fshat. Nejse, pika ime eshte qe si emigrant, te duhet ne pergjithesi nje qytet dinamik dhe me shume pune, mbase dhe pakez informalitet. Dhe mbase jame gabim por Denveri thjeshte nuk e ka ate gje. Ne rast se do emigroje ne France, mendoj se do kerkoje te shkoje ne Paris, jo ne Nice.

Jeta eshte pothuaj njelloj ne cdo shtet te amerikes.kudo ka qyetete te medha me me shume mundesi dhe qytete me te vogla.qytetet e vogla kane nje ritem jete me ngadalte se qytetet e medha qe i jep mundesine nje te huaji te pershtatet me kollaj por kane perspektiva me te vogla punesimi per njerez pa asnje lloj eksperience.

Hahahahaha ti do jesh nga ato katnaret qe bajn si greke neper kafe... Jeni sa iken thone greket " gomuto alvanos... " ky te vi ne ny se ka shqipo shum qe ta ndihmojme me pune e te gjitha ka edhe albanian party jav per jav qe mos e mari malli shum per shqiprin.

Po e vendosa, ne New York do iki se atje kam djalin e dajes i cili do me prese. Dhe ai me lloto iku para 7 viteve.

Te prifte e mbara dhe mos degjo Kasandrat ne ketu!

Bravo hec ktu se eshte vend persembari per te porsaardhurit se vende tjera do jesh ne mes te pyllit  nuk leviz dot pa makine etj.

Jepi vetes nje pergjigje te sinqerte " perse kerkon te ikesh " Me sa di shumica kane ike per "nje jete me te mire " dhe nuk jane pishman . USA ka kushtet me Optimale per ta ndjere veten si rob per se Mbari . Nje kategori kane ike , rrote me te paren " Nuk ka perspektive ne ate vend "

Dhe pasi ti pergjigjesh po me sinqeritet vetes , mendo amerikanshe " ku e sheh Veten pas pese vjetesh " - koha optimale per te marre pasaporten Amerikane. Teknikisht Amabasada te shpjegon edhe te qindat e mm se si duhet te procedosh .Mos genje , sa me i Hapur dhe i Sinqerte ne formulare e Interviste .

Mendoje veten se , nuk je anetar i PD-hit , me ulerima e pasthirma euforike dhe e ke te Fituar ! Pac FAT  dhe pas ty edhe prinderit !

Vajzes sime i ka dale edhe asaj llotaria amerikane. Nuk me vjen hic mire qe ajo te shkoje atje, sepse ka dy vajza te mitura (njeren 5 dhe tjetren 2 vjec). Ajo ka nje pune te mire ketu  punon si drejtore ne nje filial banke, kurse bashkeshortin e ka polic. Jam shume i merakosur si do te kaloje atje me dy vajzat e vogla?

 

tanush,  sigurisht qe ka per te qene e veshtire ne fillim.  Po une, si prind i dy vajzave, mendoj se te gjitha veshtiresite ja vlejne vetem t'ju japesh mundesine femijeve te rriten ketu.

Sonik

Nuk emigrohet ne 2013 eshte e kot me ik nga shqiperia sot.nuk esht '90 . Sot mund te kesh nje jete sh me te mire ne atdhe sesa ne usa.mos harro ne usa brezi I i emigranteve duhet te bejn pun nga me te rendomtat,brezi II fillon integrohet disi,brezi III ben ate jete qe enderron ti sot.Natyrish ka emigrant te brezit I qe behen milioner por jan sh te rralle

pune te rendomta bejne kudo ata qe nuk kane aftesi integruse qe dmth se nuk dine gjuhe ose nuk kane cte ofrojne. Ky eshte i ri, me dokumenta dhe me gjuhe. Me ca sigurie i thu ti qe ky do beje pune te rendomte?

....ti do me thon qe sa te mberrij atje do i japin nji zyre me nje tavoline me nje laptop....dhe nje sekretare qe kur nuk i sjell kafen i ben fresk me nje flete/gjethe te madhe ? smiley

nuk jam fort i sigurt per ate sekretaren dhe ca me pak per freskusen po nqse i plotson kushtet, ato 2 te parat nuk i shof me cudi.

p.s. ka problem nqse eshte desktop dhe jo laptop?

ncuq...pak renci ka...mjafton qe te arrij te kapi vala antenes, ppu...

ato dy te parat ska dyshim qe behen....ne afat mesem/gjate...por duhet cik mund dhe adaptim ne fillim, dhe kur nuk vun atje ku je, ke me pak motivim dhe vendosmeri per ti heq ca vujtje (qe edhe mund te mos jene, por qe duket sikur jane)...ktu ishte ceshtja

kam pershtypjen se ky adaptimi eshte ceshtje me shume ne koken tone. Une nuk e kam pas fatin e te qenit me dokumenta (rendom, "me letra") por ata qe kam njoft une qe kane qene te tille, nuk e kane pasur fort te veshtire per me gjet pune te hajrit (ok, mbase jo me sekretare). Sakrifica e vendosmeria nuk kane per t'ju ndare njeriut, si ne fillim te emigracionit, as ne fund. Tek e fundit, nuk i ndahen as joemigranteve. Puna eshte qe t'mos e marrin me frike e aq me pak me paragjykim si Altini lart

...dakort dakort, kur i merr letrat ne dore eshte shume me e lehte sesa kur lufton per ti marre...
por mos harro kontekstin...tjetri o cun i vetem, sduket sikur ka hall te modh lekesh....te kalosh nga stadi "ekziston" ke stadi "si intereson kujt jeta jote" ...eshte dicka e veshtir, sidomos per nje moshe deja te formuar, per njerez qe jane mesuar me njerez me shoqeri me kafe....etc etc etc....dhe po s'ishe i/e vendosur qe ne fillim...humbet ..
Por prap dakort me ty, ska asnje frike per te patur.....po se provoi sdo e dij asnjehere ....

nejseeee
 

E h lesser tomber ktu po fole negativisht per usa ( e jo vetem) te hidhen per gryke e kush se? Emigrantet qe kan shkel atje per her I ne 2002. Ketu jan te gjithe (sic lexova dikur temen e arkitektures) me vila lluksi ne emigrim smiley

bon we

Bredho te paret e mi e kan shkelur usa ne 1925.duhet ditur qe usa nuk u be per tu kriju jete te rehatshme njerzve por u be per dicka tjeter.nuk dhash asnje siguri per pun te oso pa rendometa!plus kam plot shok qe kan pat poste ne ministri edhe shofer personal para se te emigronin ne usa,por jan katandis nje cop puntor.mos harro se shteti yn mer pare ne shkembim te puntorve qe i exporton ne   usa smiley

dhe njehere: pervoja personale e secilit merret parasysh ne njifare mase. Se nfund tfundit, derr nthes nuk ka per tmor njeri. Po nqse ti ke punu ne ministri dhe nga ana tjeter nuk di anglisht, mos prit te t'hapin dyert. Nuk di kush ta ka imponu ket idene qe ke per ameriken. Krahasu me evropen, integrimi eshte shume me i lehte. Nuk i bi njeriu ne mend se nga vjen persa kohe i del per zot punes. Tani une them se kushtet dhe trajtimi i emigranteve ne 1925 eshte ai i sotmi po gjonat sot jane kshu si po t'them une. Robi i hajrit nuk e ka fort te veshtire me u rregullu dhe me rregullim e kam llafin qe ta gjeje veten sa me mire tjete e mundur profesionalisht. Nqse ti nuk do me e besu se ashtu ndihesh me mire, ajo eshte tjeter pune. 

ohoo te paret e mi ne 1925 .... 

shoku im ne ministri.....

dy gjera: gjuhe dhe shkollim - nese i mbaron keto me sukses dyert jane te hapura. 

Personalisht si brez i I ketu konsiderohem upper-middle dhe njoh shume te tjere shqiptare qe jane brezi i I dhe jane shume me te suksesshem se une. 

Nese je rrote ne Shqiperi rrote do jesh edhe ketu, ajo dihet, POR nese je punetor mund te besh lek shume edhe pa shkolle edhe pa zyra e sekretaresha. smiley 

 

Sot bera intervisten ne ambasade dhe me pranuan, dmth ma mbajten pasaporten per te stampuar vizen. Ma cojne me dhl pastaj, brenda 6 muajve duhet te iki. e pata me shume emocion por shkoi shume mire, ne krahasim me ate cfare e pata menduar. Aty ne vendpritje brenda ne konsullate ishim nja 25 veta, nja 4 familje me nga 2-3 femije, pjesa tjeter persona tek si puna ime, Por per cudi pjesa me e madhe ishin me bashkim familjar, ndersa me diversity  program me pak.

Tri here ma thirren emrin, ne fillim me moren pasaporten, zarfin e vizites mjekesore si dhe ca formulare taksash qe mi kishte derguar kusheriri nga new york, heren e dyte me moren shenjat e gishtave dhe pas nje ore e ca pritje aty me thirren per interviste qe ma beri nje goce e lezecme mulate. as 5 minuta nuk zgjati intervista, kur e ke marre diplomen, a ke qene i martuar ndonjehere, jashte a ke qene, cfare e ke kete personn qe te pret, pyste dhe shkrunkte ne kompjuter, pastaj me the je ne rregull, pasaporten do ta mbajme qe te veme vizen dhe do ta nisim me poste. mua dhe nje goce tjeter korcare na mbajten kaq shkurt ne interviste, sepse te tjetet i mbajten relativisht me gjate.

me rezultoi shume me e lehte se ce prisja, megjithese u stresova shume ndersa prisja sepse njeri dilte duke qeshur, tjetri dilte i merzitur e me lot, per aq sa ndejta une gjysma e moren vizen gjysma jo.

Kam fituar dmth?

Po fitove lloten, do jesh i humbur. Do humesh dmth! Seriozisht ta them! smiley

Tani e kam marre vizen. Sepse tema eshte hapur para 6 muajsh. E pse do humbas? Se mos kisha fituar gje ketu qe te humbisja smiley.

Sonik, urime dhe suksese ne USA!

Dhe une jam perzgjedhur por me nje case number me te larte dhe per momentin jam ne pritje. smiley

A mund te me thuash si ja bere per vaksinat, i bere nga fillim apo arrite te marresh librezen e vaksinave qe ke bere kur ke qen i vogel; nqs se po ku merret kjo e fundit. Me fjal te tjera nqs mundesh te me thuash ndonje gje me shume per kete punen e vaksinave...

Faleminderit

 

Sonik ne rradhe te pare urime dhe shume suksese sa persona ishit pak a shume per DVlottery? Kishte nga ata qe ishin per DV dhe nuk e moren vizen? 

fizag cfare Case Number ke ti afersisht? Edhe une jam perzgjedhur me numer 23XXX. Per vaksinat meret libreza te ambulanca e lagjes. 

 

Albok, une kam banuar nw qytete te ndryshme i vogwl kshq kam frik se sdo ti vertetoj dote vaksinat qe kem bere. mgjt do pyes njeher te ambulanca e lagjes. Case number im (ose i bashkshortes me mire) eshte diku aty te 29xxx. Deri tani Europa ka shkuar diku aty te 1320 cutt off-i. Kshq ti me c.n. 23xxx behu gati andej nga marsi/prilli, duke pare hecjen e viteteve te meparshme.

i bashkangjithem dhe une kerkeses tende per me shume informacione nga ana e Sonik. smiley

Mbare, mbare u shkofte juve  - po ju nuk e lexuat ate lajmin se do kthehen te gjithe mjeket 'Per Shqiperinee, per shqiperinee ........ do lene vendin ....amerikineee smiley

Ju Paçim !

 

Pershendetje!

Per fizag: Kartelen e vaksinave e merr te vendi ku i ke bere i vogel, per rastin tend meqe ke banuar ne dy qytete nuk e di, por duhet te shkosh njehere patjeter te qyteti ku ke lindur sepse shumica e vaksinave behen 0-3 vjec. Une per shembull ne Tirane i kam bere qe ne fillim dhe e mora pa problem, eshte nje kartele ngjyre blu, qe eshte enkas per jashte shtetit. Pasi ta marresh kartelen do shkosh te DSHP (te liceu) ku do marresh nje vule, si dhe do besh nje vaksine (tetanozi me duket). Kete vaksinen e kerkon shteti amerikan qe te jete bere brenda 10 viteve te fundit, une psh te fundit e kisha bere ne 2002, dhe e bera prape meqe kishin kaluar 10 vite. Nqs ke bere ndonje opericion kirurgjikal do marresh vertetim te kartoteka e spitalin qe e ke kryer dicka te tille (une per vete mora nje vertetim per apendist te QSUT, opericon qe e kisha kryer nja 15 vjet me perpara qe femije). 

Pasi te shkosh te klinika qe ka caktuar ambasada (aty dyja qe jane te udhezuesi), keta te fundit te kontrollojne dokumentet dhe te cojne te nje klinike tjeter ku do besh 3 ekzaminime:

- vaksinen e gripit te stines

- te marrin gjakun per analiza, per semundje te ndryshme (sida, hepatit, sifiliz etj..)

- grafi gjoksi (radiografisti e kontrollon per probleme zemre, mushkerie etj..)

Te dhenat e ketyre tre ekzaminimeve cohen ne zarf te klinika e kontaktuar nga ambasda. Ata me pas i shohin dhe te thone nqs ka ndonje problem. Pervec kesaj, te fut mjeku te nje aneks dhe te thote ul pantollanat per te te pare allatet smiley. Per femra nuk e di cbehet.

p.s. Vaksinat nuk merren te ambulanca e lagjes! Max mund te udhezohesh aty. Une e mora te poliambulanca te Treni, se di si e ka emrin tamam.

 

@albonik, ate dite qe isha une, me sa pashe 30% ishin me lloto, pjesa tjeter ishte me bashkim familjar. Nje cift bashke me dy femije nuk e mori pershembull, i thane do sjellesh dokumenta te tjera se nuk i kishte cuar te plote (kete gabim mos e hani). Une per vete mbarova pune shume shpejt, sic e kam shpjeguar me lart. Nqs i ke dokumentat e sakta e te plote, si dhe te mos kesh genjyer neper formulare (qe sjellin konflikt me dokumentet qe con) e merr pa ndonje problem. Gjithashtu emocione mos te kini. Te jeni te bindur qe ta merrni. Case numberin e keni shume te mire, mos harroni qe max eshte 120 mij,  dmth pa shpresa fare. Juve mund tju vije njoftimi nga muaji janar ose shkurt.

Ju uroj suksese te dyve! Per cdo gje me pyesni ketu! smiley

Edhe mos harroni te kontrolloni emailin. Njoftimi ju vjen 5-6 jave para dates se intervistes.

Flm me te vertet Sonik per pergjigjen e detajuar, dhe per urimin gjthsh.

Sa vaksina jan te total nqs te kujtohet nga kartela, pervec tetanozit dhe gripi i stines? Ne rast se, duke mos i vertetuar dote, do me duhet ti bej nga fillimi. 

Ps. e-mail, sitin e lloteris dhe ate te visa bulletin e kontrolloj pothuajse perdite smiley

Te kartela jane nja 12-15 vaksina, poliomeliti, tetanozi, etj, po shumica jane bere 0-3 vjec. Do te ta nxjerrin kartelen pa probleme, biles kot qe nuk interesohesh qe tani qe te jesh gati kur te te vije njoftimi.

Vetem emailin kontrollo. 

Sonik shume faleminderit per informacionet, une kartelen e vaksinave e kam nxjerr te ambulanca e lagjes, ne fakt u habita se sa e sakte ishte kartela, anash emrit te cdo vaksine ishte data se kur eshte kryer, gati u mallengjeva nga korrektesia e te dhenave smiley. Tetanozin e bera javen e kaluar.  Desha te te pyes po shikoja se dokumentat kerkojne tua cosh te gjitha me DHL perpara intervistes, ti aty kishe futur edhe diplomat origjinale edhe garancine nga kushuriri? 

Fizag njesoj si ty edhe une ndjek visa bulletin, dhe cdo forum te mundshem qe diskuton per DVlottery por veshtire te gjesh informacione me eksperienca nga Tirana per intervisten smiley mezi po pres daten 15 dhjetor, shpresoj shume qe kete muaj te ecin me shpejt se muajin e kaluar. Une akoma nuk kam filluar me nxjerrjen e dokumentave sepse dua ti kem sa me te fresketa per diten e intervistes.

 

Sa me qejf e paskeni marr Ameriken djema! smiley

Welcome, welcome!  Nuk po e kuptojme me jemi ne Amerike apo ne Shqiperi? Ngado te shkelesh te shikon syri koka me cepa dhe te degjon veshi vetem shqip..smiley

albok, nqs te eshte caktuar intervista fillo t'i nxjerresh dokumentat qe tani! Mos u vono. 6 muaj para dates se intervistes dokumentet quhen te fresketa.  Dokumentet duhet te cohen me DHL te ambasada dy jave para dates se intervsites. 

Po aty i kisha futur te gjitha, origjinale kuptohet, edhe te noterizuara bejne, vetem se mos harro asnje dokument nga ato te listuara te udhezimi se ta shtyjne datat e rrezik mbarojne vizat. Ndersa per garancine mund ta cosh dhe diten e intervistes. Une psh cova ne zarf fotokopjen e pasaportes amerikane te kusheririt dhe ate deklaratet addavit se mbaj mend fiks si quhej, qe te merr persiper dmth. Ndersa diten e intervistes cova vertetimin e punes dhe taksat e kusheririt (mi nisi me vone me DHL). 

nqs i ke dokumentat e plota dhe ske probleme shendete sore nuk ke pse te kesh frike, e ke te marrme. 

Shume faleminderit per disponibilitetin Sonik. Me intervistat kane arritur te CN 13200 per janarin, keshtu qe te kem intervisten ne shkurt do duhet te ecin me 10000 ne visa bulletinin e ardhshem per europen gje qe me duket e pamundur. Pashaporten nuk e kishe futur me DHL apo jo, pyetje idiote kjo po besoj e kupton gjendjen e ankthit te pergatitjes per interviste. 

Ketlina une e kam marr me seriozitet me shume se sa me qef te them te drejten!

@ ketlina thjesht po mundohemi te informohemi smiley e me thene te drejten sme duket se po bejm ndonje gje te madhe, kur popujt e tjere (italianet pshb) kane bere forume ad hoc per llotrine dhe eshte shume here me e lehte te informohesh dhe shkembesh informacione me njerez qe kane kaluar kete gje me perpara. dhe jo te gjithe ne shqipet e kemi koken me cepa smiley

@albok Sic thash me siper, eshte e vertet qe ska sh info online por eksperienca e sjell ketu nga Sonik eshte goxha e vlefshme. plus qe na ka dhene disponibilitetin per pyetje te tjera smiley

Dhe une si ty mendoj se andej nga marsi ose dhe prilli (per mua) na vjen radha per intervisten.

Te rekomandoj dhe une ti fillosh ti pergatisesh qe tani dokumentet se nuk eshte shpejt. 

Ne fakt edhe une e kam falenderuar me lart dhe e falenderoj serish shume Sonik per kohen qe po na kushton eshte domethenese kur je ne pritje.

Po pres visa bulletin e dhjetorit dhe do filloj, flm per keshillat dhe urimet shpresojme te na vi numri fizag se ne 2005 psh per europen jane ndalur ne CN 20500 smiley urojme te mos perseritet nje skenar i tille smiley.

Per ti pare cepat e kokes njeri tjetrit jemi te vetmit ne Shqiptaret smiley

@albonik, me duket se lexova me lart qe intervisten e kishe me 15 dhjetor. Ndaj te thashe qe fillo bej dokumentet. Gjithsesi dokumentet nisi t'i besh pasi te te vije konfirmimi ne email ku te percaktohet data e intervistes (dhe oren).

Jo pasaporten nuk e fut ne zarfin qe nis me DHL. Diten e intervistes do marresh me vete: Pasaporten, letren e konfirmimit, zarfin e vulosur te klinikes (nuk duhet ta hapesh) dhe ndonje dokument garancie te pritesit ne USA qe nuk ke mundur ta futesh ne zarfin qe niset dyjave perpara. Asgje tjeter ste duhet me vete. (As foto ste duhen diten e intervistes, 2 foto i fut ne ate zarfin qe nis paraprakisht. Kujdes fotot te jene 5x5 cm, t'ia specifikosh fotografit sepse standarti europian i ka permasat dicka me te vogel).

Sa per CN, ky kusheriri im qe do me pres ne USA me lloto ka ikur gjithashtu dhe e ka patur CN 25 mij a dicka dhe e ka dhene intervisten ne mars (perpara 7-8 viteve behet fjale), tani ndoshta mos eshte me ndryshe. Personalisht CN e kam pasur 6 mij e ca, shume te ulet dmth dhe po ta kisha derguar zarfin ne Kentucky me shpejt (e cova javen e fundit te majit) do me kishte dale intervista qe ne mes e tetorit. Gjithsesi mos e stresoni shume veten, sepse nuk eshte ne doren tuaj tashme, ama besoj se do t'iu dale.

Nqs keni pyetje te tjera ketu me keni deri ne shkurt. smiley. Skeni nevoje te kerkoni ne google per eksperienca te tjera sepse jua ofroj te fresket fare.

Bravo Sonik-ut vertet smiley

Se ne "shqipet" spara kemi qef te ndimojm tjetrin, ndoshta na duket sikur do na marri kismetin a ku di une se cfare nga dora. Si i sapo kthyer pas sh vitesh jashte, e kam vene re ne shume radhe ne zyra/istitucione, te shofin si te trembur, me ate shikimin "po ca ka qe pyet ky", kur i pyet dhe per gjerat me te kota; popull dyshues e i sert sa sbehet jemi. Nese...

Per sa i perket dv, rasti i 2005 duket me te vertet nje perjashtim sepse qe prej atij viti nr ka ardhur gjmn e ne rritje numeri (4000-current dv 2012, 3300-current dv 2013). Kshq ta shohim tani smiley

Ps. pse me flamurin ita ti albok?

Sonik tani pash postin tend te fundit

Ne fakt ska informacione fare ne google mbi eksperienca reale per sa i perket Shqiperis. Je pika jone e vetme e referimit per momentin smiley

Thnx prerseri

 

Sonik kisha shkruar mezi po pres 15 dhjetorin sepse eshte data kur nxjerrin visa bulletin-in e ri deri ne muajin shkurt. E kam stampuar ate listen e dokumentave qe ne daten 1 maj, dhe futem e kontrolloj here pas here faqen sepse psh deri ne qershor te ketij viti shkruhej qe dokumentat meren me vete per diten e intervistes kur u futa me mbrapa pashe qe e kishin ndryshuar (si duket per DV2014) dergohen me DHL perpara intervistes. I bie qe ata i kontrollojne qe me pare dhe kur shkon diten e intervistes ne njefare menyre e kane vendosur keshtu qe besoj vertete qe eshte shume e rendesishme ti fusesh te gjitha dokumentat sakte.

Fizag, 2005 duket si rast i izoluar ne fakt, duke kerkuar ne internet po shikoja qe ai ka qene viti qe aplikimet kane filluar te behen online nderkohe qe me pare beheshin me poste, mbase ska lidhje fare me faktin qe kane bere aq pak nr. Nejse mire e ka Sonik tashme nuk varet me nga ne deri ne momentin kur te na caktojne intervisten. Po mendoja per vaksinat ik interesohu sepse ndoshta eshte ambulanca qe i mer te dhenat edhe pse vaksinat i ke bere diku tjeter. Besoj qe nese i ke bere do duhet te ti gjejne se sben.

P.s. Une jetoj ne Itali.

Dhe ku ke zgjedhur ta besh intervisten albok, ne Tirane apo Napoli? Se nqs ke zgjedh NA te sugjeroj ti hedhesh nje sy dhe wop98 (nqs nuk e di già)

Per vaksinat ke te drejte, thone qe e terheq ambulanza e lagjes dosjen nga ajo e vendbanimit te meparshem. Ta shohim tani nese eshte keshtu dhe ne praktik smiley

Dhe une kam jetuar ne Itali, ne fakt me duhet te vij te marr "casellario giudiziale" e "carichi pendenti" para intervistes smiley

fizag kam zgjedhur ne Tirane, sepse une jetoj ne veri te Italise dhe mendova sa te iki deri ne Napoli me mire iki ne shtepi, duke konsideruar qe ambasaden amerikane e kam pothuajse "komshie" mendova se me leverdiste. Me mbrapa gjeta wop98, ne fakt fillimisht aty mesova shume gjera qe nuk i dija fare rreth llotarise eshte forum qe ka info dhe eksperienca shume te vlefshme, por per Napolin, dhe pothuajse u bera pishman qe kisha zgjedhur Tiranen. smiley 

Kurse une zgjodha Tr sepse jam kthyer ketu. Sec me eshte krijuar nje mendim qe sikur jan me te mire aty ata te ambasadave USA (ne Rome e di nga eksperienca personale, me dhane nje vize B2 vjet ne kete periudh tak-fak smiley ). Edhe pse ne fund te fundit njesoj eshte gjithandej dhe sic thote dhe Sonik, mjafton te jesh koerent e te mos kesh thene gjera false e je ne rregull

Dhe per deshmit e penalitetit aty, di gje i leshojn vetem ne ita apo ekziston mundsia e ndonje "plurilingue" - sic jep comune certifikatat e marteses psh?

 

 

Per me teper ne Napoli mbaron pune per dy dite kurse ne Tirane duhet te shkosh dy here ne dy jave per vizitat mjeksore pastaj per interviste dhe kete gje e lexova mbasi i kisha nisur formularet ku kisha zgjedhur konsullaten. Per deshmite besoj se i nxjerrin multilingue por nuk e di me siguri, kur te iki ti nxjerr do te them.

@Sonik me erdhi ndermend nje tjeter pyetje, per vizitat mjeksore nuk more takim apo jo, ike atje me letren e dates se intervistes fiks dy jave perpara takimit ne ambasade sic edhe thuhet te udhezimet?

 

@albonik, duhet te ikesh fiks tre jave para dates se intervistes. Jo nuk merr interviste, iken vete 3 jave perpara dates.

Heren e pare te kontrollojne dokumentet (te klinika dmth), letren e intevistes, pasaporten, kartelen e vaksinave (dokumentat qe kerkon klinika i keni te udhezimi), edhe 2 foto ne mos gaboj. Mos harroni ne kete pike qe t'u beni fotokopje te gjithave sepse nga nje fotokopje e mbajne (fotokoje pasaportes, karteles se vaksinave, merreni dhe nje kopje te letres se takimit). Gjate kontrollit te dokumentave me shume mundesi do t'ju thone (sic me thane mua):

- Do t'ju thone a keni ndonje problem shendesor. Nqs keni kryer ndonje operacion, sado i parendesishem te jete, do t'ju thone te shkano te kartoteka e spitalit dhe te merrni vertetimin qe e keni krye.

- Te shkoni te DSHP (te liceu eshte, nga ana e restorante Gjutes) dhe te merrni nje vule aty. Po ketu do beni vaksinen e tetanozit (nqs te fundit e keni bere para me shume se 10 viteve). Une vete mbarova pune shume shpejt ketu.

- Ju japin nje formular qe ta plotesoni ne shpi dhe ne takim e ardhshme ta sillni me vete per ta dorezuar.

Pas ketyre ju lene takimin e ardhshem, psh 4-5 dite me vone, 1 jave, si t'ju bjere. Mua ma lane 10 dite me vone. Vajta te hene, te enjten tjeter.

Ne takimin e pare nuk beni vizita mjekesore. Keto do t'i beni heren e dyte.

super-sonik, po nga dhembet i kontrollojne, di gje..? p.sh ndonje deshmi nga dentisti qe dhembe e dhemballe jane Ok. ose eventualisht. sa mbushje ka bere, sa duhen bere, proteza, ura, tunele etj...

S'do mend o Belul qe kontrollojne. Edhe kuajt nga dhembet i kontrollojne per te kuptuar se sa vlejne.

 

"a nuk i kontrollojne edhe kuajt keshtu", heretiko..smiley

....dhe jo vetem kuajt.. edhe sklleverit dikur ne pazar, nga dhembet i kontrollonin.

Nuk te kontrollon njeri nga dhembet ( nuk eshte requirement ) . E ne fakt vec ne USA shef njerez me dhembe te bukur. smiley

Prandaj peshqit amerikane nje e dy e nxjerrin dhembet ne blog... ?

like: smiley

Mire, jo keq. Marshalla. Kalon. 

smiley

Moza, po me t'kafshume si jeni?

E kam fjalen ne krahasim me ato te Kanadase, se ne kendej na kane ra dhomet fare.

 

Heretiko, jena friendly kshu, nuku kafshojme, po qe I mprehim here pas here... Just in case, you never know. smiley

Happy 2 u 2!! smiley

TGIM.

Nje shenim per kompatriotet qe duan te fitojne llotarine: ardhja ne Amerike duhet paraprire nga pergatitja mendore per te ndenjur mbyllur ne dhoma-kolibe me ore e ore te tera cdo dite. Jete sedentare makine-pune-shtepi. Robotizim progresiv i vetes dhe femijeve ne vazhdimesi. Pershendetje me xhan-xhinin kur te dilni ke pragu deres per te bere nje break prej aktivitetit internetor dhe kabllor.

Aplikim te kendshem!

Qenke punetor i madh. smiley

Mos i trem robt. Si thote Fiqo, Amerika eshte si shpirt. Po se ca shpirti, ai eshte hesap tjeter.smiley

Shpirt frankenshtajni smiley

diku mes frankenshtajnit dhe terminejtorit smiley

Ore, po ju c'beni andej? apo keni varur ndonje varg hudhrash ne qafe qe mos t'ju afrohet Drakula? smiley

Ana, mos perfito qe na gjen per dite hene me kto mend. Se hamerik ka shume shpirta. Mund ti ndrrosh derisa te gjesh ate qe te rri me mire, te binjakezueshem dmth. smiley. Si tha ai quint-amerikoni: "I am large, I contain multitudes". So yea, think it over stranger smiley

po pse u dashka me shku deri ne hamerik per te nderru shpirtrat, xhanem?!

Ne cilen fjali tenden, kishe gjasa me bo naj nderrim?! smiley

"ardhja ne Amerike duhet paraprire nga pergatitja mendore per te ndenjur mbyllur ne dhoma-kolibe me ore e ore te tera cdo dite. Jete sedentare makine-pune-shtepi. Robotizim progresiv i vetes dhe femijeve ne vazhdimesi. Pershendetje me xhan-xhinin kur te dilni ke pragu deres per te bere nje break prej aktivitetit internetor dhe kabllor.

Varianti xhan-xhini er pra.

Roger? smiley

E paska egzagjeruar ca shoku yne Magus. Ka dash me thene jena nje cik organized ketej. Kaq, there's nothing wrong with that smiley

eh, organized, indeed. its true dmth, agree. por: minor details (thote dikush ketej)

Te organizum deri ne detaj jemi dhe ne, por here pas here shkembejme ndonje llaf dhe me njerez, jo vetem me xhanxhinin. smiley  Ti bej si ky xhaxhi

He mer se mbas schedulit tre mujor, e dhembeve te bukra, prap po ai rob rri mcef qe nxjerr koken e s'te le vetem me xhanxhinin. 

smiley

jo me se egzagjeroj pak une, per efekt pergjithesimi. Nuk shpjegohet thelbi i kultures se ketij vendi ndryshe. As thelbi i rutines.

Por natyrisht qe ka dhe ketu njerez me te cilet mund te besh muhabet per se mbari. Goxha njerez dmth.

But hey, that is the right kinda song. Thnx.

It takes a man to suffer ignorance and smile

a gentleman will walk but never run

Roger, over.

Peace out.

Ne po shohim enderren amerikane. Ja Magus pret me gezim Monday. Megjithese se c'kam nje ide qe s'ka lidhje me punen ky qef.smiley  

Dragulen e kemi vene te kerceje si ariu neper ekrane, dmth te nxjerri pare, qe eshte sporti me popullor ketu. Nderkohe qe ne hame hudhra tek peshku.smiley  

Kurse ne shohim endrra marsiane. E them gjithmone, po qe per endrra, te enderrojme alla grande. smiley

p.s.Qenka krap ne tave. 

smiley

te peshku qerohen dhe qepe smiley lotet vuu.

Kurbet hesapi. Dont listen to me. Malli per vendlindjen speaking.

 

Po shikoja shkëmbimet tuaja... dhe nga sa thotë Magusi unë qenkam tamam për në Amerik. Mezi e pres të hënën. smiley

mire, dakord. ne USA shef njerez me dhembe te bukur, (megjithse po flisnim oer dhembet e ketyre qa jane kandidat per USA) , nejse e shenova kete fakt.. po syrin pse e shkel..?

Ta paskam shkel? Mos, se per 1 kokeverdhe futesh ' n'sherr' ketu. Zakonisht keta kokeverdhat e perditeshem u bej shortcuts, ke parasysh - 2 pika kshu : dhe nje kllape kshu ). Ka raste gabimisht mund te vej dhe nje pike e presje kshu ; dhe ajo kllapa po Ashtu ) nga buzeqeshje na u kthekerka ne lujtje sycke. Pa t'keq. Pa mendje u ka lujt. Ka fajin presja , 

OK. kuptova.     por u bera kurioz te them te drejten...  ne fillim  thashe mos  ''syri i shkelur''  ishte   si perforcimin   per konstatimin se vertet  ne USA   njerezit kane dhembe te bukur,  tamam si ca qe te thone  dicka  dhe per ta bere me te rendesishme  me te besueshme, zene edhe be; per koke te atij e per koke te ketij...  nderkohe qe nuk eshte nevoja.   une p.sh jam i prirur  te  besoj   direkt  ne fjale, pa perforcime.

Flm per infon Albok, dhe pse e kisha menduar me sh delega nje personi aty dhe dergim me poste me pas. Gjithsesi te pakten nje rruge aty duhet ta bej smiley

Tani te presim njehere buletinin e ketij muaj e te shofim sa do hecin. Pastaj me te pare me te bere...

Po mendoja si i behet me keto dokumentat ita, apo apostile aty dhe perkethim&noterizim ketu e jemi ne rregull me ambasaden. Si thua per kete?

Shpresoj shume qe te ekzistoje mundesia ti nxjerrin edhe ne anglisht keto certifikatat, keshtu i vendosnim apostille-n ne prefekture dhe do ishim ne rregull. Nuk ngaterroheshim fare me perkthime e noterizime ne Shqiperi.

Te dali visa bulletin dhe nese shoh qe ecin mire kete muaj, do iki ti nxjerr certifikatat dhe do te them per gjuhen. Por sja vlen te nxitohem se per tre dite ti japin ose nese e ke me urgjence paguan 7€ me shume dhe ti japin brenda dites edhe apostille ne prefekture meret brenda dites.

Gjithsesi nese i leshojne vetem italisht, apostille ne prekture dhe perkthim noterizim ne Shqiperi mendoj se do ishim ne rregull. smiley

Ok Albok.

Sot po kaloja nga konsullata italiane dhe thash te pyese njeher kote mqs skishte radhe. Pyetjes nese eshte e mundur te kerkosh deshmi penaliteti (ketu) ne konsullate per ata qe kane jetuar ne Itali, zotria ju pergjigje; "per ambasaden amerikane te duhet" (?). Dmth nje ide/pyetje qe e kane pas/bere shume njerez smiley. Gjithsesi, si edhe prisja, nuk eshte e mundur.

Kshq thashe ta ndaj ketu kete informazion.... smiley

@Sonik, ne rradhe te pare urime dhe suksese ne te ardhmen. Se dyti kisha nje putje per sa i perket letrave te policese. Si nxirren so kohe shpenzove per ti nxjerr dhe sa lek te kerkuan? Po per vertetimin qe nuk keni kryer ushtri si ia bere? Flm per mirekuptimin! smiley

durres1, po te pergjigjem une me informacionet qe kam ne pritje te sonik. per vertetimin e gjendjes gjyqsore aplikohet ne poste, nevojiten: fotokopje e ID dhe ploteson nje formular qe ta japin atje. te ky i fundit duhet te zgjedhesh "per ambasaden amerikane", ne menyre qe dokumenti te shkoj direkt, nga ministria e drejtesis, ne ambasade (nuk pranohet ta cosh dorazi dmth). ndersa per sa i perket ushtrise, duhet te paisesh me vertetim nga Zyra e Reklutim-Mobilizimit, se di ku mund te jete ne Durres.

Kaq mundet te te them, tani te presim Sonik cmund te thoje.

Per kuriozitet, cfare CN ke, nqs mund te pyes? 

Ne rradhe te pare flm per pergjigjien, se dyti per sa i perket "Zyres se Reklutim-Mobilizimit"- Sa kohe nevojitet qe te nxjerrin nje dokment te tille,dhe CN im eshte 18*** smiley, pres nji pergjigje nga janari shpresoj.smiley

te lutem. une mendoje se sa me shume te ndajm informacione me njeri tjetrin, aq me e lehte do jete organizimi dhe pergatitja e dokumetave te nevojshem; por dhe pritja deri diten e intervistes pse jo.

nuk e di sa kohe i duhet zyres se ushtris ne fjale per vertetimin. ndoshta sonik mund te na "iluminoj" ne kete raste, por sbesoj se do duhet shume kohe. di qe vertetimi nga ministria e drejtesis do cik kohe. une para pak kohesh bera apklikim per nje te till se me nevoitej per dicka tjeter dhe mu deshen nja 10 dite te mira per ta marr (nje jave eshte afati zyrtar sipas postes). tani duke pare cn tend, une do te rekomandoja qe aty nga fundi muajit tjeter te apklikoje, tek e fundit me mire te arrij cik si me perpara ne ambasade sesa mos ta kesh gati diten e intervistes. 

ndersa per pergjigjen e dyte mendoj se janari eshte cik shpejt, se deri ne 16700 ka shkuar cn fituesit qe do bejn intervisten ne shkurt. dmth cn 18xxx eshte me shume per intevist nga marsi. mendimi ime ky gjmn

 

Pershendetje te gjitheve ,Bashkeshorti im eshte i perzgjedhuri per fazen e pare .CN  36***

Ne kemi bere celebrimin bashke pas daljes se fazes se pare,nderkohe kemi bashke qe nga viti 2007.Dokumentat i nisem per te dy.

Tani jemi ne pritje te ecurise se CN.

Mendoni se do kete ndnje problem martesa ne keto kushte? Theksoj se kemi shum foto qe nga 2007 e deri tani, DVD ,sms telefoni, emaile, sms skype, sms facebook-u ,dedikime ,etj,

Kur mendoni se mund te me vije pergjigja e dyte?

 

Ju uroj shum fat te gjitheve ...

Gjithe te mirat !

pershendje Elona.

shofe qe paske ndjekur keshillen time smiley. po ta perseris ate qe te thash te forumi ne ang, skan per te nxjerr asnje problem per martesen per sa kohe qe eshte reale, dmth jo e bere kote. ne fakte, eshte nje gje normale te martohesh e ta perballosh me dike tjeter nje hap aq te madh si mund te jete jeta ne usa. e perseris (perseri smiley ), qe une ndodhem ne te njejten situate si  ju, dhe sme ka shqetesuar fare kjo gje, as qe me kish shkuar ndermend dmth. madje te falenderoje qe ndave shqetesimi tend ne net se keshtu me kujtove qe duhet te marr ndonje "prove" per te provuar vertetesine e marteses sone.

me shume me "torturon" visa bulletini e CN, me duket sikur nuk hecen fare. kshq sdi cte them per pergjigjen e dyte. do ishte mire te dinim sa ka arritur cn max vjet ne shqiperi per te pasur nje ide. 

ciao

Visa Bulletin po ecen shum ngadale , te shofim sa do dali muaji Janar ,shpresoj mbi 23000..

Parashikimet e mia per kete muaj qe vjen jane ose 19450 ose afer 23000.Ne rast se ecen me ritmet e vitit te kaluar do te thote qe juve tu vije intervista ne muajin korrik 2014.

Por kete vit CN per EU ka arritur ne 64000, shpresoj qe me pak fat numrat te ecin me rritme me te shpejta.

Ju keni ndonje informacion?

 

Ciao

 

Pershendetje Fizag,

Zyres se Rekrutim Mobilizimit i duhen rreth 5 dite pune per te nxjerre vertetimin e ushtrise.

Ne fillim duhet te shkosh atje me nje fotokopje karte identiteti dhe te mbushesh nje formular te vogel me te dhenat e tua dhe me pas ata te thone qe duhet te vish pas tre ose kater ditesh per te marre vertetimin.

Kuptoj Gencis, sh flm per informacionin. Mund te pyes, e ke ber kerkesen kete vite apo vitet e shkaura? Dmth, e ke bere, je ne pritje etj te intervistes apo cfare? Pyetja lidhet gjithmone me idene e ndarjes se informacioneve/eksperiencave me te tjeret smiley

pershendetje,dhe gezuar festat,edhe un jam nje fitues i fazes se pare se llotarise amerikane po jam nr i madh CN 444.. si mendoni do therritemi per intervist apo ta harrojm fare?

 

Pershendetje Fizag,

Une jam nje fitues i ketij viti, por me nje numer te madh rendor 37000 dhe ne qofte se do kem fat do ta kem intervisten ne muajin shtator 2014.

Ne qofte se ke ndonje pyetje me thuaj. Une kam ca vite qe e ndjek rregullisht llotarine dhe cfaredo informacioni qe do mund ta them me aq sa di.

 

@Ajkanz09, Gezuar edhe ti- Me aq sa kam lexuar neper forume te tjera anglisht numri 44k eshte shume i madh por shum besojne se te gjithe deri rreth numrit 50k do te thirren per interviste kjo varet sa ja dalin ta kalojne intervisten para teje dhe sa realisht jane te interesuar ti ndjekin letrat, CN me e madhe qe kam pare per EU kete vite eshte dike rreth 59k keshtu qe mos humb shpresat, jam shume i sigurte qe do te vije edhe dita jote.smiley

@Gencis, me sa shoh paske njohuri per sa i perket procedures se llotarise do kisha shume deshire te na shpjegoje se si i bohet pas marrjes se njoftimit te dyte dmth njoftimit per daten e intervistes, e kam fjalen si veprohet me te gjitha letrat si nxirren dhe ku. Te kerkoje ndjese nqs po te kerkoje shum mqs eshte viti i pare qe kam aplikuar dhe kam fituar nuk jam shum  i informuar se si veprohet, flm per mirekuptimin! smiley

Pershendetje durres1,

Pas marrjes se njoftimit te dyte dokumentet qe duhet te cosh me DHL ne te cilen duhet te regjistrohesh jane Deftesa e shkolles se mesme dhe asaj te larte nqse e ke duhet te jete e legalizuar nga ministria e arsimit dhe pas kesaj tek ministria e puneve te jashtme.Certifikata e marteses (nqse je i martuar) dhe certifikate lindjeje ne zyren e gjendjes civile (thuaj qe me duhet per ambasade). Te gjitha keto ne shqip nuk eshte nevoja te perkthehen.

Vertetim te gjendjes gjyqesore. Kjo shkohet ne poste me nje karte identiteti dhe nje fotokopje dhe mbushet nje formular.Ki kujdes tek formulari sepse kerkohet "institucioni  per te cilin kerkohet" duhet te shkruash "ambasada amerikane" sepse ky zarf i shkon direkt ambsades.

Dy fotografi si ato qe ke mbushur formularin e llotarise.

Vertetimi i ushtrise qe merret tek qendra e rekrutim mobilizimit te rrethit ku jeton.

Pastaj nje fotokopje pasaporte.

 

Megjithate per me shume hidhi nje sy linkut te ambasades Amerikane ne tirane sepse i ka te sqaruara shume mire dhe qarte.

http://photos.state.gov/libraries/albani...

Per cdo gje te paqarte me shkruaj perseri, pa hezitim

 

 

Une jam optimist dhe per cn e medhaja nuk e di pse smiley. Dhe uroj te shkoj gjithe cka mire per te gjithe ne.

Tani qe po le lexoja kete postin e fundit te Gencis per pjesen e diplomes, me linden dy pyetje:

1. Ku kerkohet/thuhet qe diplloma duhet legalizuar ne Min. Arsimit + Jashtme, se smbai mend ta kem hasur me perpara kete gje;

2. Nje legalizim i till i dipllomes i bere ne 2004 (me duhej per amasaden italiane ne fakt) mendoni te jete akoma i vlefshem, apo duhet bere nga fillimi???

 

gezuar te gjithve smiley

Fizag, tek komenti im me siper ka nje link ku shpjegohet shume mire edhe pjesa e legalizimit te diplomes. Mendoj se duhet legalizuar perseri pasi te gjithe dokumemntet duhet te jene nxjerre apo legalizuar jo me shume sesa nje vit.

Gezuar Krishtlindjen te gjitheve.

Pershendejte!

Nga cikli im i plote (vizen e kam marre):

- Deshmia e penalitetit behet te posta. Duhet ID, fotokopje e ID, ploteson nje formular dhe aty ku thote per ke eshte vendos "ambasada amerikane". Pastaj per 2-3 dite shkon te Ambasada dhe ske me pune ti ne lidhje me kete dokument. Kete aplikim bejeni pasi te ju caktohet data e intervistes.

- Vertetimin e ushtrise une mora me nje mik, aplikova sot dhe e mora neser, keshtuqe nuk e di sa zgjat ne kushte te zakonshme. Paguan nje 400 lek mandat, ploteson nje formular, plus ID. Une e aplikova te Shkolla e Bashkuar. (TR)

- Per kete punen e marteses apo celebrimit, duhet patjeter qe kur te keni derguar zarfin e dyte ne Kentucky te statusi ta plotesoni married si dhe te vini dhe emrin e bashkeshortit/bashkeshortes etj, te beni plotesimin e formularit. Pastaj te beni dhe celebrimin, mire eshte te behet para se te dergoni zarfin e dyte.

Ne zarfin e pare nuk ka rendesi statusi sepse secili e ben per vete, ndersa te e dyta duhet ta beni married dhe ta celebroni lidhjen. Nuk ti shikon njeri fotot, as dvd asgje, thjesht ta keni plotesuar ne rregull formularin si dhe te keni dokumentin e celebrimit. Foto e DVD shikohen e shqyrtohen ne rastet kur kerkohen bashkim familjar, por jo ne skemen Diversity Program.

Ate dite qe isha une per interviste ishte nje cift qe ishin celebruar pasi u kishte dale llotoja dhe su dolen probleme. Ndersa keta qe ishin me bashkim familjar ua shqyrtonin mire dokumentet, fotot e lidhjes, dvd etj...gati te gjithe nuk i pranonin, ua shtynin dmth.

- Diploma nuk ka nevoje per legalizim, coni diplomen origjinale (ua kthejne prap kur tu kthejne pasaporten). Legazimi nga MASH dhe MPJ behet vetem per persona qe aplikojne me Deftese Pjekurie. Une keshtu e kam bere te pakten, sbera legalizim te diplomes, por gjithsesin interesohuni dhe vete qe te jete te sigurte, mgjthse nuk besoj te kete ndonje ndryshim.

- Vertetim i Gjendjes Gjyqesore eshte Deshmia e Penalitetit se mbase ju ngaterron termi.

smiley

dmth Sonik, ti paraqite vetem diplomen e universitetit te pa legalizuar ndersa deftesen e matures/pjekurise nuk e paraqite fare??? 

Nqs ke diplome nuk ka cte duhet Deftesa e Pjekurise. Une nuk bera legalizim se te kerkesat nuk thonte te behet legalizim per diplomen, vetem ne rast se aplikohet deftesa e pjekurise. Gjithsesi ti coja nje email ambasades per kete problem se te kthejne pergjigje shume shpejt.

Sonik,

Shume urime per marrjen e vizes amerikane dhe te ecte sa me mbare.

Pershendetje te gjitheve si po shkon pritja?

@ Fizag Sic te kisha thene kur te ikja te nxirrja certifikatat e "casellario giudiziale" dhe "carichi pendenti" do pyesja nese i leshojne ne anglisht. Me thane se i leshojne vetem italisht. Per sa i perket perkthimit mund ta besh edhe vete, mbasi e ke perkthyer duhet te rikthehesh ne prokure per "asseverare la traduzione" dmth betohesh qe ajo qe ke perkthyer eshte e njejte me origjinalet, dhe me pas po ne prokure kerkon "la legalizzazione dei certificati" qe te jene te vlefshme per jashte shtetit italian.

Sa eshte numri ne dispozicion te shqiperise§?
 

Zana cdo shtet nuk mund te mari me shume se 7% nga totali i vizave keshtu qe limiti i vizave eshte te 3500.  

Zana mund te te pyes, nese je e perzgjedhur edhe ti, cfare CN ke? smiley

jo nukkam aplikuar kurre per llotodhe nuk mendoj se do e bej ndonjehere.Pyeta se desha te di numrin qe vihet ne dispozicion krahasuar me vende te tjera

Po cne ky interesim perderisa ske mar pjese asnjehere dhe per me teper ske ndermend te marresh? smiley

pse po te duket çudi ty?mu me duket çudi çudia jote!!!!

Po habitesha ne fakt sa mire po funksiononte faqja per te shperndare informacione dhe per te ndihmuar njeri tjetrin me sa mundemi persa i perket temes se diskutimit, prandaj perderisa kerkove informacion mendova se dicka te lidhte me kete proces por mesa po shoh paske hyr kot per muhabet bjeri ti bim smiley

Pritja ne pergjithsi mire Albok....

Ti me sa shofe ke filluar te pergatitesh. Shume mire se me VB tjeter je brenda 100%.

Flm per info. Une pasneser do jem ne Itali per t'u marr nder te tjera me certifikatat penale. Vetem se do rri pak dite dhe menyra me vete perkthim me jep iden se eshte goxha e gjate/komplikuar dhe me e kushtueshme. Di gje te me thuash sa zgjat faza e dyte dhe e trete (asseverazione dhe legalizzazione) dhe sa marche da bollo duhen. Thjesht me e dite nese eshte me konveniente ti perkthesh (vete) dhe noterizosh ketu ne Shqiperi.

Ti per vete si ja bere?

 

Ho mer cuna, se shof e keni mor me qejf, e keni pyt bythen mire? se pak zhgenjim do ta ndjeni fillimisht ketej, po me pak kurajo do e kaloni nese jini te rinj.

@ Fizag dje e bem kerkesen per certifikatat akoma nuk i kemi marre. Persa i perket perkthimit edhe ne po e mendojme ti perkthejme dhe noterizojme ne Shqiperi mendon se nuk do kishte problem? Se di me saktesi sa dite do duheshin, asseverazione me thane qe behet menjehere kurse legalizimi disa dite.

Se besoj se eshte problem . Ne web site e ambasades thuhet  qe certificatat penale duhen thejesht "perkthyer dhe noterizuar ne aglisht", plus qe te rubrika "ask the consul" ne profilin e ambasades ne facebook, kam pare pergjigjen e nje pyetje te tille ku thuhej qe mund te beni noterizim e dokumetave te huaj ne cfardo noter shqiptare. 

Dhe nje pyetje tjeter, pagove imposta di bollo per certificatat qe ke kerkuar sepse sikur per "emigrazione per motivi di lavoro" nuk duhet te paguhet? 

Jo marca da bollo da 16€ nuk e paguan, cilesoja mire qe te duhen per "emigrazione per lavoro" paguan vetem "marca dei diritti forfettari" 3,54€ per certifikate", blihet ne tabakeri edhe kjo.

Ki kujdes se certificato del casellario giudiziale te duhet generale jo penale.

Dmth per ta permbledhur mbasi te terheqim certifikatat ne prokure mbarojme pune thua jane gati per tu perkthyer dhe noterizuar ne Shqiperi apo jo sepse perderisa nuk do bejme perkthim nuk ka nevoje per legalizim normalisht?  smiley

 

Ok, flm per keshillat. Pra ti ke kerkuar "carichi pendenti" dhe "casellario giudiziario generale? Apo jo?

Shpresoj te mi bejn dhe mua pa marca 16€ ne firenze, se kam lexu qe ecin cik sipas qefit dmth ne disa procura sduan ta dine nese te nevojitet per emigrazione apo jo smiley

Ahhh mos harro, duhet te shkosh ne prefekture me pas per ti vene vulen apostile sepse eshte hapi i fundit i legalizimit te dokumentave nga vendi i orgjines. 

Po, ato jane dy certifikatat.Formularet per kerkesen, qe duhet te plotesosh mund ti shkarkosh nga interneti, une i kisha shkarkuar por besoj ti japin edhe aty. Sapo shkuam i thame na duhen "certificato dei carichi pendenti e certificato del casellario giudiziale generale per il consolato americano per emigrazione per motivi di lavoro"   Na tha direkt vete "ok quindi sono esenti da marca da bollo però servono comunque le marche per i diritti forfettari" Keshtu qe ika me vrap ne tabaccheri sepse nuk i kishim marr. Me pas na dha te plotesonim nje formular ku firmosem dhe deklaruam se na duheshin per emigracion. Mendoj qe varet vetem nga injoranca e zyrtarit qe gjen perpara por mos lejo te te bejne ta paguash.

Shume faleminderit per keshillen e kisha fshire fare nga mendja qe duhen legalizuar ne prefekture.

Ok patjeter qe do perpiqem te mos paguaj, edhe pse 2x2x16 i bie shume smiley

Per me teper certifikatat duhet te jen "esenti dal bollo" dhe per vullen apostile ne prefektur. Ketu spaguhet as bollo per i diritti (mbaj mend kam ber certifikatat e marteses fales si ne comune si ne prefektur)

 

 

 

 

 

 

Pershendetje te gjitheve, posaqerisht juve Sonik per ndihmesen qe e paske shfaqur ne ket teme, edhe une jam perzgjedhur per fazen e pare dhe CN ime eshte 66xx (Kosove) por tek ne tetor e kam kuptuar se jam perzgjedh dhe i kom dergu format menjeher ne fillim te nentorit, por ende skom marr asnje e-mail per vazhdim te procedurave (perweq nje konfirmimi nga Kentucky se i kan pranuar dokumentet pasi paraprakisht une iu dergova nje e-mail dhe pya rreth rastit tim) qka me merakos shum eshte ajo se numri im eshte i ulet dhe ende asnje levizje, a mundet me qen kjo vonese per shkak te voneses sime apo eshte e natyrshme dhe sduhet te merakosem por te pres??? 

Pershendetje Bujar,

me ate nr aq te vogel normalisht duhet te kishe mbaru pune me gjicka tani ashtu si dhe Sonik (dhe ai 6mij e ca e ka pas Cn). Gjithesi nuk ka asgje per tu merakosur, i duhet pak kohe KCC per te punuar dosjen tende e besoj shume shpejt do te caktojne intervisten.

Na mbaj te informuar smiley

pyetje: Kosova i bene ne Tirane intervistat apo ka ambasaden e saj?

BujarM, nuk e di konktresisht cbehet, por ne instruksionet qe japen pasi shpallesh fitues (pas 1 Majit dmth) thote tekstualisht diku: qe zarfi me formularet te dergohet sa me shpejt aq me mire...

Nje rast nga eksperienca ime, une zarfin per ne Kentucky e nisa nga fundit i majit,dmth nja 3 jave e gjyse pasi isha shpallur fitues. Ne nje nga ato ditet qe vajta per viziten mjekesore, njoha nje cun atje ne rradhe, qe e kishte CN 8-9 mij (ekzaktesisht se mbaj mend, por me te larte se CN im) dhe e kishte intervisten nja 10 dite para dates time. U bera kurioz se cne qe une me CN 6 mij isha pas atij me CN 8 mij...ne muhabet e siper me tha e kam derguar zarfin per ne Kentucky nje jave pas date 1 maj (ndersa une e nisa 3-4 jave me mrapa). Dmth faktikisht ka shume rendesi nisja e zarfit.

Gjithsesi mos u bej pesimist, se ndoshta nuk eshte gje, dhe te jepet mundesia edhe ty. Nuk ja vlen te merzitesh kot sepse tashme ske gje ne dore. Te pershendes dhe te uroj fat.

pershendetje te gjitheve, se shpejti kam intervisten dhe i mora te gjitha dokumentet qe me duhen, por ketu lexova qe duhet legalizuar deftesa pjekurise kur une nderkohe kam dhe diplome te universitet  prandaj cfare duhet te bej? Dhe e dyta dokumentat origjinale duhet te dergoj meDHL dy jave para apo kopjet e tyre dhe origjinalet ti marr diten e intervistes? Te posta shqiptare te ai formulari shenova deshmi per ambasade dhe jashte zarfit per tu derguar ne ambasaden amerikane direkte. 

Marre nga:

Dokumentacioni i Kërkuar për Aplikantët e Vizёs sё Shumёllojshmёrisё
(http://photos.state.gov/libraries/albani...)

""2. REGJISTROHUNI PËR SHËRBIMIN POSTAR DHL: Secili aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs duhet tё krijojё 
njё llogari nё http://albania.usvisa-info.com, dhe tё ndjekё udhёzimet nё atё faqe interneti pёr t'u 
regjistruar pёr shёrbimin postar DHL nёn vizat emigruese. Gjithashtu, ju mund tё kontaktoni Qendrёn e 
Telefonatave nё numrat pa pagesё (+355) (0) 445-000-37 (nga Shqipёria), (703) 439-2349 (nga Sh.B.A.), ose 
USVisaAlbania (nё Skype) pёr tё folur me njё operator qё t'ju ndihmojё. Lutemi tё ruani detajet e llogarisё 
suaj pasi juve mund t'ju duhet tё hyni pёrsёri nё kёtё faqe interneti qё tё mёsoni rreth statusit tё dorёzimit 
tё pasaportёs suaj dhe/ose pёr tё dёrguar dokumente shtesё, nёse kёrkohet nga Zyrtari Konsullor gjatё 
intervistёs. Shёrbimi postar falas i DHS-sё ёshtё i vlefshёm vetёm brenda Shqipёrisё. 
 Printoni fletёn e konfirmimit tё regjistrimit nё shёrbimin DHL dhe silleni ditёn e intervistёs. Nёse ne 
nuk e marrim kёtё informacion nga ju, do tё krijohet vonesё nё rastin tuaj të vizës emigruese. Viza 
juaj nuk do tё lёshohet pa bёrё regjistrimin pёr DHL-nё pёr secilin aplikant. ""

Nuk thote se dukumentet duhen dorzuar me DHL, ti duhet te hapesh nji llogari tej kjo fajqa ktu: http://albania.usvisa-info.com, me pas aty do te hapesh njo llogari DHL e cila do te nevojitet me vone kur ata te ktheje pasaporten pasi te kesh kaluar intervisten ose ne rast se do te kerkojne dokumente shtese! Nuk jam shume i sigurte nese kto qe po them jane te sakta por te pakten ai dokument eshte zyrtar dhe me ate dukument duhet te ecim, gjithsesi te presim intputin e Sonik se ai din me mire smiley

 

deftesa e pjekurise hyn ne pune per ata qe nuk kane shkolle te larte, ose nuk e kane mbaruar. ne rastin tend meqe po thua kam diplome, nuk ke nevoje te legalizosh gje, thjesht do futesh ne zarf diplomen origjinale ose te noterizuar, si te duash, por me mire dergo origjinalen sepse nuk te humbet. Pas intervistes cdo dokument qe ke dorezuar te kthehet serish.

po dy jave para intervistes duhen cuar me dhl per ne ambasade te gjithe dokumentet e kerkuar. origjinalet do dergoni, se pervec diplomes qe mund ta kesh te noterizuar te gjithe dokumentet e tjera origjinale do jene.  diten e intervistes te duhen keto: letra e intervistes, pasaporta, si dhe garancia nga usa nqs ku e ke dorezuar ne kohe (eshte si opsion qe mund ta sjellesh diten e intervistes).

Jo durresi1, nuk eshte ashtu sic thua ti, dy jave para duhet ti nisesh sepse dokumentat shqyrtohen nga ambasada gjate kesaj periudhe dy javore. 

shume faleminderit, une intervisten e kam ne shkurt dhe i mora te gjitha dokumentat dhe po lexoja ketu qe kartela e vaksinave duhet vulosur te DSHP, pasi e vulos ku e ben vaksinen? mendova se behej pas takimit te pare te doktori. sa me shume kalojne ditet aq me ne ankth je. po ashtu te forma 230 une kisha shkruar nje adrese tjeter ku do rrija nderkohe tani sponsori im eshte dikush tjeter dhe ai mi ka sjelle te gjitha dokumentat dhe me thane qe nuk ka problem qe e kam ndryshuar, keni ndonje ide per kete?

990 mire se erdhe njehere.

Dhe une jam i mendimit te dergosh dokumentat orgjinal se gjithesesi s'te humbet gje smiley

Per sa i perket vaksinave, me duket se te DPSH pervec vulles se karteles mund te besh dhe vaksinen e tetanozit (nqs se ke bere brenda 10 viteve te fundit).

Tani suksese diten e intervistes smiley

mirese ju gjeta, ketu po marr me shume info sec dija dhe sec lexova te faqja zyrtare, se kete vulen te DSHP nuk e dija. Flm qe ma thate. Atehere i bie qe une do fus vetem diplomen e universitetit te dokumentat? po deftesen?

Ateher, e di qe po dal kunder versionit te Sonik porune do ndjek udhezimet zyrtare. Pra do legalizoj deftesen e pjekurise/matures sepse diplloma tamam tamam eshte ekstra, dmth po te duan edhe smund ta shofin fare. 

Me fjale te tjera, me mire te ndjekim versionin zyrtare e mos ti hapim telashe vetes per 10mij leke te vjetra (a sa mund te kushtoje legalizimi i defteses te Ministria e Arsimit) 

 

dhe ju e keni se shpejti intervisten? tani u bera dhe une konfuze, i gjithe ky proces me ka futur ne stres deri sa te mbaroje, te uroj dhe ty shume suksese dhe me ne fund gjeta nje forum me shqiptare se shume pergjigje i kam marre ne forumet e huaja por qe sjane shume ndihmuese se cdo vend ka rregulla te ndryshme.

Prandaj dhe une te ftova ketu smiley

Jo CN ime eshte afer 30mij, kshq kam kohe akoma per te pritur. Gjithesi mundohem te informohem dhe te arrije i pergatitur ate dite. 

deri atehere je informuar akoma me shume, pastaj u habita qe ka dhe shqiptare qe te japin info, po bejme dhe ne progres se mbahemi si inatcinje te medhenje.

une personalisht vetem diplomen cova, gjithsesi beni si t'u duket me mire. per DSHP, do merrni nje vule aty + do beni nje vaksine (tetanozi, nqs nuk e keni bere brenda 10 viteve te fundit) si dhe nje vaksine e beni te klinika e licensuar qe do t'ju vizitoje (kjo eshte vaksine sezonale gripi).

vulen te DSHP ta marr para se te shkoj te klinika per viziten e pare? gjithashtu edhe vaksinen e tetanozit se kete nuk e kam

Une jam i mendimit qe Sonik te marr pak mundimin dhe te na shkruaj ketu te gjithe procesin qe ai ka kaluar nga marrja a letres se 2-te deri ne interviste, vaksinat letrat dhl me pak fjale si ka vepruar ai.Jam shum i humbur kam shum pytje te cilat vetem ai qe e ka kaluar kete faze mund te na japi nje pergjigje ekzakte.

@Sonik po te prsim smiley

@durresi1, lexo postimet e meparshme sepse e kam pershkruar te gjithe proceduren qe kam ndjekur. me shume skam cte shtoj. per cdo gje tjeter mund te me pyesni.

@990,  nqs nuk e merr vulen e DSHP te thone vete kur te shkosh aty (gjate vizites se pare - nuk ben kontrolle ne kete rast vetem te shohin letrat). te thone dmth qe te duhet vula e dshp dhe nje vaksine qe e ben aty. 

@ sonik shume flm, gjithcka u be super e qarte si uji, tani te pres diten e vizites se pare dhe te dytes dhe pastaj intervisten, sonik une jam si ty, skam njeri tjeter qe do me shoqeroje ne interviste, dhe cdo dite e me shume po ndjej ato emocionet se po afrojne ditet. smiley

@990, nqs je ne rregull me dokumentet qe kerkojne mos ki asnje emocion fare sepse e ke te marre vizen, pergjigju pa frike pa siklet, dhe je ok. dhe une me shume emocine e pata ne fillim, sepse edhe info nuk kisha fare faktiksiht, por ti do hysh me i informuar sepse po ua tregoj une gjithe proceduren.

Une mendoj qe me DHL dergohen gjithe dokumentat qe ata kerkojne pra origjinalet plus nga nje fotokopje per cdo dokument. Ma konfirmon Sonik?

Nuk besoj se duhen dhe fotokopiet albok. Sma merr se formojn ndonje dosie per secilin fituesit qe i duhen kopiet e dok, apo ndonje gje te tille.

albok po mendoja perse certifikata e casellario giudiziale duhet generale e jo thjesht penale? Kote pyes, penalen e di qe e kam ne rregull po civilen se di smiley

Sma merr se formojn ndonje dosie per secilin fituesit qe i duhen kopiet e dok, apo ndonje gje te tille.

smiley Thene ne keto kohe kur agjensia i tha senatoreve "ju garantojme qe dhe ju jeni po aq te lire sa populli" kjo thenia duket gallate fare smiley

Hahahh ok ke te drejt, por une e kisha per dosjet legale. Tek e fundit nqs duan kopie te dok te mia ti bejn me leket e veta smiley

Me ishte fiksuar qe per disa dokumenta te udhezimet e ambasades shkruante origjinale plus nje fotokopje, por i rilexova dhe ishte vetem per diplomen. 

Kurse per certifikaten e kam lexuar te "wop". 

Une mendoj qe dosjet tona i kane krijuar pa ju cuar ne dokumentat akoma smiley

Sapo bera kerkesen ne "Procura" dhe konfirmoj ate qe me the me siper albok. Edhe pse si erdhi mire punonjeses kur i thash "so che sono esenti dal bollo", u pergjigj "non sono proprio esenti, bisogna fare un autodichiarazione". Dhe kete e di i thashe dhe e bej pa problem se eshte gratis smiley)

Tani te shof a duhet   bollo ne Prefettura 

Fizag faleminderit per info po ashtu edhe ty Sonik edhe pse vetem me shtove merakun tani edhe me shume smiley hahaha, Fizag eshte ambasada Amerikane ne Prishtine por nuk leshon viza, pra neve Kosovareve na catohet ambasda ne Shkup fatkeqsisht. Faleminderit te gjitheve dhe patjeter do shkruaj prap dhe do ndaj me ju eksperiencen time. Urime juve qe keni marre vizat dhe suksese juve te tjereve qe jeni ne proces e siper smiley

Sonik e di qe te kemi bezdis cik me gjithe ato pyetje por mu kujtua dicka. Dime qe klinikat mjeksore ku mund te kryhet vizita jane dy dhe njera prej tyre te caktohet nga ambasada. Tani lind pyetja smiley: si na komunikojet kjo zgjidhje? Dhe (sa per kuriozitet) mjeket jane shqiptare apo te huaj?

 

 

Nuk ua cakton ambasada kliniken ku do beni viziten, thjesht ambasada ua ka caktuar/licensuar/deleguar kete detyre dy klinikave ne Tirane. Juve e zgjidhni vete se ne cilen nga keto te dyja shkoni. Te formulari keni adresat e te dyjave klinikave. Njera eshte pas drejtorise se policise Tirane, nje pallat si 6 kendesh me ngjyre te gjelber, tjetra eshte buze unazes se madhe.

une psh ika te kjo te drejt. e policise, por per shkak se aty ishin dendur shumica e aplinteve fitues, nje pjese perfshire edhe mua na transferuan te klinika tjeter, ku dhe i kreva.

mjeket jane shqiptare, ua kam shpjeguar ne nje postim me lart se cfare vizitash ju bejne, ne nje prej te cilave ju kontrollojne kollodokun prandaj mos e lini leshin turre haha smiley.

Po na pershkruaj Sonik ket proceduren e kontrollimit te "kolldokut" se duket interesante hahaha edhe pse u befasova pak me ket qe po thua ti, eshte interesante se ktu ne KS se ka permendur askush ket rast, ndoshta kan qellu te ndrojtur te tregojn edhe per ket eksperienc haha.

pasi bere te gjitha ekzaminimet dhe analizat, diten qe do merrje zarfin te informuan per ndonje gje ata doktoret apo jo? nese gjithcka ishte ok?  hmm une e di qe dhe ne femrat duhet te zhvishemi para doktorit per ate ekzaminimin fizik. 

pasi mora zarfin me ekzaminet nuk me thane gje, thjesht mi dhane, nuk e di a te thone nqs gje ata nqs te del ndonje probleme shendetesor. 

per femrat se di, ndersa per meshkujt, te futin ne nje si kthine dhe te thote mjeku uli pantollonat, ta shef smiley, pastaj  i con, kaq dmth.

Sonik po vaksinen e hepatitit B e kishe bere ti?

nuk e mbaj mend realisht, te kartela e vaksinave kisha nja 10-12 vaksina te bere, pjesa me e madhe 0-4 vjec, mes tyre me duket se ka qene dhe hepatiti. Une dy vaksina bera faktikisht: tetanozi dhe gripi sezonal.

Pyeta sepse kur kam lindur une ne Shqiperi nuk behej vaksina e hepatitit, desha te kuptoj nese do me duhej ta bej tani apo jo.

pershendetje.kush me thot sa e sigurt esht pergjigja e dyt formularin e dergova ne 10 qershor u vonova pak .cn e kam 18xxx e ca

 

100% eshte pergjigja e dyte, me ate CN. Shif te kontrollosh email se keto dite te vjen "letra e dyte"

 

Tani Vlore futu kontrolloje njehere statusin aty ku more pergjigjen e pare sepse CN jot tashme eshte "current" ne visa bulletin.

Fizag po ti e ke bere vaksinen e hepatitit B?

CUNA SHUM FLM SA E KONTROLLOVA DHE ME KA ARDH PO SOT.SUKSE TE GJITHVE!!!!!

 

Suksese Tani, pergatit te gjitha dokumentat me kujdes dhe na mba te informuar me detajet!

Sonik mbas sa ditesh ta dorzuan pashaporten pas intervistes?

3 dite pas intervistes u njoftova me email nga ambasada qe dokumentat tuaj jane te pika e DHL (pashaporta brenda zarfit).

@Sonik, per sa i perket dergeses se dukumentave me ane te DHLs si i behet me sa lexova duhet te krijosh nje llogari ktu**https://usvisa-info.com/sq-al/selfservic... po nuk di se si procesohet me tej. Do ta disha per nder ne qofte se do ti beje nje reply ketji komenti.

te linku duhet te krijosh nje llogari, e cila si kerkese baze ka nr. e pasaportes tende, dmth fute me kujdes, te kerkon emailin, emer, mbiemer, dhe ca te tjera, plotesoi me kujdes. kur te thote rregjistrimi u krye me suksese te paraqet nje faqe me te dhenat e accountit tend: dmth te dhenat qe ke futur. asaj faqe do ti besh nje printim dhe kete printim do ta fusesh te zarfi qe do nisesh dy jave para ne ambasade.

qe ta kuptosh se pse duhet kjo llogari, duhet sepse pas intervistes me ane te asaj letre (qe do printosh) ambasada ka mundesi te te dergoje zarfin me dokumentet e rikthyera si dhe pasaporten me vizen per te pika e DHL qe ke perzgjidhur. Pastaj ambasada te nis email kur te thote ti kemi nisur dokumentet. ti vete e i merr pasta te dhl dhe mbaron pune (brenda 1 muaji duhet ti terheqesh, ndryshe kthehen mrapsht ne ambasade).

per tu rregjistruar nuk eshte veshtire, ndiq hapat me rradh (se shqip eshte), sigurohu qe ti fusesh te dhenat pa gabime. gjithsesi nqs ke problem me thuaj te te ndihmoj.

nje pyetje vellezer kush mund te me ndimoj!un gjimnazin  e kam mbaruar te plot po kam humbur deftesen.  si te ja bej me than per vertetim notash por kjo mund te ndikoj ne shtyerje te procesit tim, sa e vertet mundet te jet??ata duan vetem dipllomen apo dhe vertetimi ben pun ne rast qe e ke humbur deftesen.flm

jo vertetime, duhet deftesa e sakte, meqe te ka humbur duhet ti drejtohesh sa me pare Min. se Arsimit kur te kerkosh nje deftese tjeter te rileshuar dhe te miratuar prej tyre. nxito se pale sa mund te sorollatesh.

Tani, puna me e mire qe mund te besh eshte te drejtohesh tek Ministria e Arsimit dhe te pyesesh atje, deftese jote mund te jete ruajtur ne database-in e ministrise gjithashtu edhe notat(Varet ne cfare viti e ke mbaruar gjimnazin) gjithashtu ato duan nji deftes te legalizuar nga ministria keshtu qe mund te kryesh dy pune me nje rruge- fat te mbare. 

Sonik do te te lutesha nese mundesh te postosh pak listen e vaksinave qe ke bere ti, dmth ato te regjistruara ne librezen e vaksinave te tua.

Albok kam harruar te te pergj. Une ne fakt akoma se kam marr librezen e vaksinave. Gjithsesi nqs na mungon ndonje na e bejn te ditur mjeken ne takimin pergatitor mendoj

Dhe dicka tjeter Albok. Ato certificatat u legalizokeshan nga vete Procura dhe jo nga Prefektura, dhe duhet nje jave kohe (te pakten ne Fi). 

Po Fizag edhe ketej, keto certifikatat e gjykatave i legalizoka vet prokura, cdo dokument tjeter civil ne prefekure.

@Sonik, te lutem kam shume nevoje per ndihme.
Sapo krijova nje llogari tek kjo faqja https://usvisa-info.com/sq-al/selfservic.... une e kam intervisten ne mars sapo kam filluar te bej dokumentat gati si veprohet me tej tek kjo faqja. 

*****Përmbledhja e aplikuesit

Informacioni i aplikuesit

X, Y[Edito] Aplikuesi kryesor
Numri i pasaportës: XXXXXX ID-ja e referencës:XXXXXX
Data e lindjes: XXXXXXX

Informacioni i takimit

Ju nuk keni caktuar takim për intervistë në këtë sistem.

Çfarë doni të bëni?

Caktoni intervistën / paguani taksën
Dërgoni Dokumentet në Seksionin Konsullor
Shto pjesëtarë të familjes****** 

Kaq me jep mua tek kjo faqja pasi e krijova llogarin si te veproj me tej i bera print faqes
Do ta disha shume per nder nese TI apo dikush tjeter qe ka informacion te me jap nji drejtim Flm!

Sonik, sinqerisht te falenderoj shume per ndihmen qe po na jep ketu shpresoj qe te vazhdosh me punen e mire qe po ben ne kete forum.smiley

a mund te me thote ndonje nese dokumentat qe jan te bera perjasht shtetit shqiptar kalojn afatin e 1 vjetorit te percaktuar nga ambasada qofte eshe 1 dite cfare mund te ndodhe ne diten e intervistes,dhe nese ke garanci nga nje shtetas amerikan i cili thot qe un e pres dhe deklaron taxat duhet te kesh dhe llogari bankare qe te tregosh ne ambasad diten e intervistes? 

do te ti nxjerrin te pavlefshme, dokumentet qe kerkojne duhet te jene brenda 1 viti nga data kur ke intervistes.

po pra rrezikon shume dhe sipas mendimit time. i jep mundesin qe te djegin pa j'u dridhur qerpiku fare. kshq rifreskoji ato dokumentat nqs ke kohe e mos i hap telashe vetes 

Sonik po ti akoma ketej nga vendi shqiponjave je, spo te iket andej me duket smiley

javen e pare te marsit do te iki. 

ajkanz09 edhe une i bashkohem fizag dhe Sonik, ata jane shume te qarte kur thone se dokumentat qe kalojne vitin nuk do te pranohen dhe mendoj se duhet ti rinxjeresh, mos e sfido fatin smiley.
Besoj se nese ke garancine nuk te kerkojne llogarine tende bankare sepse nuk permendet as ne dokumentat e kerkuara ne faqen e ambasades.

fizag po ti mbarove pune ketej me ato certifikatat? I nxore gratis, apo pagove?

Pikerisht. Une per vete ajkanz09 i ribera disa dokumenta te huaj sepse edhe pse skadonin andej nga qershori, nuk doja te rrezikoja 

per llogarin bankare ka te drejt albok, po po pate ndonje naplon ne bank keq seshte. smiley

Ju pershendes te gjitheve,  edhe un jam fitues ne fazen e par me CN 33*** por kam dhe nenshtetesi italiane, jam i ri ne kte forum dhe desha me dite disa informacione per fazen e dyte, kur te vjen pergjigja e dyt e çfare thote, dhe cfar te kerkojne, kur dergohen dokumentat ? kur ben vizitat medike ? dhe vizen kur ta japin ? , shtoj dhe dicka tjeter, dokumentat e penalitetit me mjaftojne vetem kto te italise apo duhet me shku edhe ne shqiperi , intervisten e kam kerku ne napoli, ju falenderoj shum nga ariani durres,,   desh arrova dhe nje gje tjeter , personi qe te del garant duhet vetem adresa e numer tel, apo dhe rroga qe merr

Shume I paduruar ti. Mos u streso. Americanet cdo gje ta nisin me instructions brenda, kur t'vij koha. Relax now smiley

Mire se erdhe arian. E ke mbyt me pyetje smiley)

athere, ti ke zgjedhur napolin keshtu qe ne radhe te pare te sygjeroj te vizitosh forumin e faqes wop98, e ke ne italisht e ke info a gogo kur i thote popolua italian smiley. Dmth intervista e visita jan paksa ndryshe ne napoli kshq eshte e kote te pyesesh ketu.

per sa i perket gjes me te renesishme, pra dokumentat qe te duhen nga shqiperia dhe pse ke shtetesin italiane besoj se jan: deshmia e penaliteti, libreza e vaksinave dhe certificata e ndyshme (lindje, familjare e martese) se besoj se mund ti marresh dote ne itali keto duke konsideruar qe keni lindur, jetuar e martuar ketu. I gjith ky dokumetacion normalish duhet perkthyer (pervec certificatave shumegjuheshe) ne anglish ose italish e noterizuar, legalizuar bla bla bla, duhet te behet i vlefshem per jasht shtetit dmth

Se di cte te them tjeter. Eeee te forumi ne italisht qe po thoja, te sygjeroj te komunikosh privatisht me nje antare te tije shqiptare ne situat te njejt me tenden qe i eshte dashur te bej dokumenta dhe ne shqiperi besoj dhe qe e ka marr vizen. Ajo mund te informoj me mire, me pseudonim Jennika

gjithe te mirat arjan

 

fizag shum faleminderit , i boj gjith kto pyetje se sdi gjo fare ca me bo , e jam vet i katert , dhe me takon me shku poshte e perpiet me gjith familien e duhet me u pergatit para kohe,,,tani po futem tek siti qe me dhe,,  edhe nje here faleminderit,, 

Lale mos u merzit se burokracia amerikane nuk eshte si burokracia italiane. Do te te vijne sqarime edhe per sa here duhet te marresh fryme ne minut. Po pate hy ne sistem, mos e vrit mo menjen.

faleminderi vllai, po jemi bo me fiksime, nga burocracit e italis dhe te shqiperis , se kto te cojne neper zyra poshte e perpiete si top pinkpongu pa te mbaruar pune dhe duke te rrjepur nga xhepat

 

 

Albok nje pyetje te lutem, vazhdon te vizitosh wop-in? Se une kam rreth 1 muaj a me shume qe sarrij te kem akses. Une e vizitoja si guess gjith kohe  e nje dite te bukur me kerkoj te regjistrohem. Dhe ne fakt jam regjistruar here te ndyshme por anjeri nga llogarite seshte e pranueshme. ???? Doja ti shtoja dhe nje pyetje atyre prandaj 

 

Mendoj ndonjehere sikur Amerika te ish ca me zemermire, you know tip mirakelli, e t'u conte ndonje petition populli tone te madh e te vuajtur - come to America ( kush te doj).. A do ngelej kembe shqiptari me atje?!! Hmm enigme do me ngeli. smiley

Po Mimosa do te ngeleshin dhe shume madje. Do te ngeleshin te gjithe maskarenjet (politikan, gjyqtare e seksesret e ndryshem) qe bejn kokrren e qefit dhe qe "e kan gjet ameriken ketu", pastaj do ngeleshin ate super te varferit qe per fat te keq skan lek as per te zbritur ne qytet, dhe ata pak njerez te ndershem ne moshe te thyer qe e kan ndertuar jeten ketu e sdo merrnin guximin per te levizur jasht shtetit. Pra me fjal te tjera edhe sikur skenari jote te realizohej nje dite te jesh e sigurt se sdo behej nami smiley

 

Mbase, mbase. Po nuk eshte oferte e keqe ama. Duhet ta mendosh mire se shance te tilla nuk jep Amerika kurre. Lol  po lexoja nje lajm tjeter fizag. Ishte kap nje kamion tip frigoriferi me nja 48 klandestine shqiptare ne France. E shef ca sakrifice?! Me jeten. Urime ty njehere, good luck smiley

Fizag ne wop duhet te regjistrohesh me nje email qe te jete (.it) sepse me (.com) nuk ta aprovojne. Ne fakt ka ca kohe qe e kane mbyllur mund te lexojne vetem ata qe jane te rregjistruar.

ok flm te gjithve per prgj dhe per ndihmen..puna esht se skam problem per letrat e mija po per te nuses duhet me i gjimu ne dy shtete te tjera pervec se ne shqiperi po kshu si punojn ne kto dy shtete rrezik duhet nja 1 muj me i nxjerr dhe nje her se ne korrik i pata nxjerrur por sikurse jam CN 44492 deri nga shtatori po na therriten skadon afati i certifikatave...

@Sonik, per sa i perket letres se ushtris un nuk e kam bere ushtrine , gjithesesi babi kishte shku dje ( Jam ne pune dhe kam shume pak kohe te lire) dhe kishte apliku ne emrin tim dhe i kishin thene se nuk ka problem mund te aplikonte edhe ai ne emrin tim i kishin kerku emrin mbiemrin vitin e lindjes dhe i kishin thene hajde mbas 10 ditesh me karte indititeti qe ta marresh. Desha te te pyes po te njejten procedure ke bere edhe ti  per sa i perket kesaj letere , Falminderit.

Mos u merakosni, po patet hyre ne sistemin kompjuterik cdo gje do t'ju vije pike per pike. Ambasada shkon ngadale me procese , por i trajton te gjithe njesoj ne aplikime

po dokumentat e ushtrise duhen edhe per femrat ?  

7. VËRTETIM USHTARAK: 1 (një) vërtetim nga Zyra e Rekrutim-Mobilizimit të Ushtrisë për të gjithë 
aplikantët meshkuj 18 vjeç e lart, pavarёsisht nёse e keni kryer apo jo shёrbimin ushtarak; si dhe pёr 
aplikantet femra qё kanё kryer shёrbim tё mёparshёm ushtarak. 

Vetem per femrat. smiley

e ata femra qe skan kryer sherbim ushtark te meparshem nuk duhet atehre

O bisha vetem meshkujt mer burr, nuk kan lidhje femrat me sherbimin ushtarak ne shqiperi per meshkujt siper moshes 18 vjeq edhe nese nuk e kan kryer sherbimin ushatarak thjesht nje vertetim aplikon tek qyteti ky jeton ,un e kam aplikuar para nji jave do ta marr tashi pasneser. me pak fjal vetem ti nqs se je mashkulli i vetem siper moshes 18 vjeq qe ka fitu. Fat tmar.smiley

o durrsaku im edhe un nga durresi  jam, un e di se meshkujt marrin nje vertetim nga dega ushtarake dhe e di qe grat ne shqiperi nuk kan lidhje me ushtrin kjo nuk eshte problem , por problemi eshte ketu un kam nusen fituese ta llotarise dhe intervisten do e boj ktu ne Napoli, dhe kerkesat per dokumentat qe kerkojn, thot duhet vertetim nga dega ushtarake edhe per ato qe num kan bo ushtrin nuk percakton, ( femrat jo e meshkujt po ), ,, po deshe me mè bo nje nder a mund te pyesesh kur te shkosh me marr taten, se edhe  femrave i leshojn vertetim,, faleminderi shum 

 

 

Arian, sot isha tek rekrutim moblizimi durres, kisha aplikuar para nje jave dhe sot shkova ta marr akoma nuk kane mberritur me tha ai, por meqense e don per tek ambasada amerikane eshte me mire qe te shkosh tek shkolla e bashkuar ne tirane dhe te aplikosh atje se ta japin sot per neser. Per sa i perket gruas ne shqiperi nuk leshohet nje vertetim i tille, VETEM ne rast se e ka kryer sherbimin ushtarak , pra nqs nusja juaj e ka kryer duhet te shkosh tek shkolla e bashkuar ne tirane dhe te marresh nje vertetim te tille VETEM nqs e ka kryer. Ndersa ti duhet te nxjerresh nje vertetim per veten edhe nqs nuk e ke kryer. Une sot aplikova tek shkolla e bashkuar dhe do shkoj ta marr neser se ne durres vonohet shume sepse nuk ka shume kerkesa per nje vertetim te tille.Fat te mbare

Vllai shum shum faleminderit e ta paça borxh, edhe ty te ta boft zoti mbar,e u takovshim ne usa,  un jam nga lagja 17 

@ALBOK, 

EU 25400, so get ready smiley

Yeaaah i'm freaking out smiley, numra shpresedhenes per EU besoj qe edhe per ty nuk do vonoj shume smiley

Po i futen nje 4500-5000 dhe muajin e ardhshem jam ok dhe une, perndryshe i bie me dy

Ta shohim ta shohim smiley

me i fut 8000 do ishte me mir

po ketij  mavrise  akoma  nuk i ka dale emri te llotaria amerikane..?!smiley   po  çpret a derezi,  nuk i shikon shoket,  iken ata..   ja Arturoui-ja, p.sh,   e beri valixhen , fët e fët, gati..smiley

Edhe une gati po behem zoti Belul.

epo shyqyr vlla, hajde urime!smiley         jemi te mbare ne ore,  e zgjidhem edhe nje problem  ketu te peshku..smiley

Pershendetje, te gjithve, doja te beja nje pyetje nese do te ishte e mundur, te me kthenit ndonje pergjigje ne se do te kishit mundesi. ne lidhje me llotarin amerikane. une kam derguar formularet ne KCC dhe ne hapsirat bosh  qe nuk duheshin plotesuar une nuk kam ven shenjen  NA  qe do te thote, ( not aplicait ) ka ndonje probleme mos venja e germave.dhe kur kam pytur KCC ne lidhje me rastin time se ku ka vajtur si dosje si shqyrtim etj. ata me kan kthyer kete pergjigje, kjo eshte nje pergjigje standarte apo mudn t ejete dhe individuale.  dhe mund te me thoni me pake fjale cdo te thote. une  si CN jame  2014EU00029874  do te kem shprese dhe mudnesi te dale ne intervist. flm per cdo gje dhe fat te gjithve. dhe shpreosje te kem nje pergjigje dhe ndonje sqarim sado pak pak nga ju, ju uroj shendete.

Thank you for your inquiry. 

 

Your forms have been received and pending further embassy review for the continuation of your visa processing.  KCC is currently scheduling visa numbers for your region for the month of March.  Please refer to the visa bulletin at www.travel.state.gov  to locate the current numbers being processed. This bulletin is updated after the 15th day of each month.

 

jo jo,  per sot ska me pyetje..  pritja me popullin mbaroi. sapo e mbyllem zyren.  hajde neser ne mengjes ne oren 9..smiley..smiley

Pershendetje Elio,

Pergjigja qe te eshte kthyer eshte nje pergjigje standarte qe i dergohet te gjithe aplikanteve qe interesohen per dorezimin e pyetesoreve. Me pak fjale do te thote qe " Format e tua jane pranuar dhe ne pritje te shqyrtimit te metejshem per vazhdimin e perpunimit per vize.KCC eshte aktualisht ne caktimin e numrave per vize, per rajonin tuaj per muajin mars.Per me shume shiko buletinin.

Buletini i sapo dale per kete muaj dhe qe intervistat do te jene gjate muajit prill 2014 eshte deri ne 25400.

Ne qofte se do te jesh me fat intervista jote do te jete gjate muajit maj, kurse qershori eshte 100% i sigurt.Keshtuqe prit deri ne buletinin tjeter qe eshte fillimi i muajit mars ndermjet datatve 06-10 mars dhe do ta marresh vesh.

 

te uroj suksese ne inetrviste.

 

 

 

Pershendetje Elio, mos u shqeteso pse nuk ke vene NA. Fakti qe ata te jane pergjigjur se formularet e tu jane marre dhe tashme procesi varet nga ambasada, dmth qe kane qene ne rregull. Edhe pse pergjigja eshte standarte ajo i referohet CN-it tend keshtu qe mund te rrish i qete. Nese ecin serish me 5000 numra do e kesh intervisten ne maj. Fat te mbare!

Pershendetje!

Brenda mundesive desha te dija nga ju qe jeni ne forum : Cili eshte nr me i madh i CN qe ka arritur ne Europe?

Dhe cili eshte parashikimi juaj per kete muaj qe vjen?

 

Ju falenderoj !

 

Pershendetje Elona,

Parashikimi im per muajin qe vjen per Europen eshte 30000 - 32000

faleminderit

Shpresoj te eci sa me shum pasi CN im eshte 36000 ... Po ju ca CN keni ?

qa eshte cn elona.numero di controllo?? numri im fillon me 205......

Edhe une shpresoj te eci ty me pare pastaj mua, sepse CN ime 37500.Deri tani e kam marre me optimizem duke pare qe edhe visa bulletini ka ecur me mire se vitin e kaluar.Por une them qe teshoh edhe Visa Bulletinin e Prillit.Ne qofte se do jete ne nivelin e mbi 30000 atehere them qe do te kemi 99% mundesi per interviste.

 

@Sonik, miredita desha te te pyes sipas mundesive , ekzaksisht cilat dokumenta ke nis dy jave perpara intervistes me DHL, dhe cilat diten e intervistes. Faleminderit!

Ate shpresoj dhe une.Gjithcka varet ngfa muaji qe vjen,Nese ecen mire jemi ok.

Nese ecen pak skemi cbejme. Megjithese jane dhe max 4 muaj. Shpresoj te na vij pergjigja ne prill.

 

Do ju lutesha personave qe kane dhene intervisten te na tregonin ndnj nga eksperiencat e tyre gjate intervistimit. Cfare pytjesh u kane bere?

 

 

Desha tu pyesja dhe dicka?

Provat qe vertetojne maresen time do me duhet ti mar me vete daten e intervistes apo varet se a do mi kerkoje ambasada?

Mire eshte qe provat qe ke per martese ti marresh me vete diten e intervistes.Ata edhe mund ti kerkojne edhe mund te mos i kerkojne,por do ishte mire qe ti kesh,se ne qofte se do ti kerkonin dhe ti nuk do ti kishe, do te te merrnin kohe per t'ja derguar me pas dhe gjate kesaj kohe do te te vendosnin ne AP.

 

Dhe un kshu mendoj pasi procesi administrativ vonon shume, 

Nje person qe njoh ka kaluar 90 dite dhe akoma se kane telefonuar , thjesht nje gabim ne formularin e garancise.

Cdo gje duhet bere e sakte.

 

 

 

 

Elona per cfare gabimi behej fjale apo nuk e ke idene? Po pyes qe te kontrolloj me kujdes garancine time. Faleminderit

Me lart keni eksperiencen e Sonik te miredetajuar persa i perket intervistes dhe vizites mjeksore. Eshte e vetmja deshmi qe kemi nga Tirana!

Ai qe i kish bere garancine ja kishte bere me nje formular te gabuar.Kishte plotesuar nje formular tjeter. Nuk ishte ai i duhuri qe kerkon ambasada.

Dhe i duhet ta plotesoje dhe njhere nga fillimi.

Ne ca vendi e ke gjetur formularin per garancine? 

http://www.uscis.gov/i-134 ky eshte linku per formularin.

http://www.irs.gov/pub/irs-pdf/f1040.pdf

Duhen me patjeter keto 2 formulare..

4. PROVA TË MBËSHTETJES FINANCIARE NGA SPONSORI: 
a) Formulari I-134 (Affidavit of Support) - Një garanci financiare origjinale (jo fotokopje as me e-mail) nga 
qytetari amerikan apo me green card. Ky dokument nuk duhet tё jetё mё i vjetёr se 12 muaj kur tё 
paraqitet nё ditёn e intervistёs, 
b) Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose fotokopje të 
kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm, 
c) Vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit, i cili tё pёrmbajё informacion se pёr sa kohё keni qenё tё 
punёsuar dhe rrogёn tuaj, 
d) Taksat e vitit të fundit (Formulari 1040), ose një transkript apo kopje të taksave të marrë direkt nga 
Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave. 
e) Formularët W-2 të vitit të fundit për të gjitha punët, 
g) Nёse sponsori ёshtё i martuar, edhe bashkёshortja e tij duhet tё dorёzojё Formularin I-134 tё 
firmosur (origjinal, jo fotokopje, as me email) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të 
sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm. 
Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit 
Byrosë së Çështjeve Konsullore “Udhëzimet e Dëshmisë së Mbështetjes”. 

Keto jane disa udhezime.

Shpresoj ta kesh ne rregull smiley

Elona, per cfare lloj gabimi ne formularin e garancise behet fjale ai tipi qe permende pak me siper qe ka 90 ne AP dhe akoma nuk e kan telefonuar cfare gabimi kishte qe nuk shkonte, flm.

@durres1 keto dy formularet jane ata qe kerkon ambasasa. Dhe eshte nje nga pikat kryesore per kualifikim. Cdo lloj tjeter formulari nuk eshte i sakte
Garantuesi i personit ne fjal kishte derguar formular tjeter per tjeter dhe kjo beri qe ti vonohej procesi. Me habit fakti qe kane kaluar mbi 60 dite. Si rasti i ketij ka pasur dhe te tjere kjo verehet te faqja ne fcb e Ambasades Amerikane , tek rubrika "Pyetje per konsullin".
Ka shum raste qe jane ne proces Administrativ.

Nese te duhet ndnj gje tjeter me thuaj.

Ore ju te lotarise, po ndonje koment per tek tema 'ti qasemi Brukselit' nuk keni fare?smiley

Shume faleminderit Elona po pres akoma te mi dergoje dhe te gjitha informacionet i pata marr edhe une nga udhezimet e ambasades keshtu qe nuk besoj te gaboj.

@durres1 "Ai qe i kish bere garancine ja kishte bere me nje formular te gabuar.Kishte plotesuar nje formular tjeter. Nuk ishte ai i duhuri qe kerkon ambasada. Dhe i duhet ta plotesoje dhe njhere nga fillimi." - Kjo ishte pergjigja e Elones per mua qe i bera te njejten pyetje smiley

Ne prill sepse kam CN23XXX tani po pres pergjigjen e dyte.

pershendetje kam case nr 21.9**  kur mund te me vij pergjigja e dyt..flm

Marshallah agjensia e vizave ketej...

po une qe e kam helle llotarine ne tetor 2014 kur filloj me kuptu ndonje gje ???flm per pergjigjen

kur dalin rezultatet e kisha fjalen

@ Albok jam nese i ke plotesuar sakte formularet e sigurt qe te vjen e dyta.vetem se ne mometin e pare qe te vij do te duhet te besh deshmine e penalitetit se vonon si procedure...vetem mos haro duhet te vesh opsionin ambasada amerikane ary ku kerkohet qe kujt institucion i dergohet se te vonohet procesi.mos i mer me stres plotesimin e dokumentave,mos u nxito se ke kohe.
Po presim eksperiencen tende tani kur te maresh vizen..Te uroj shum suksese..

@Aka besoj se pas dates 20 shkurt behet update... mund te kontrollosh pas kesaj date.

@toni shkoder pergjiet dalin me 1 maj 2014.Suksese !

FLM elona 23 ,sido te shkoje nuk po ankohemi ,edhe se ne itali ashte bere pune m........

Po na merr trurin... smiley
Po nejse, iu lumtë neoimperialistëve Amerikanë...

Sot pata intervisten. Shkoi shume mire. Pres vizen pas nje jave. Per cdo pyetje qe keni jam ketu per cdo rast.

Urime 990. Me behet qefi qe te shkoj mire 

E ke me besdi te na besh nje pershkrim te shpejt te intervistes?

gjith te mirat perseri

Shume urime 990, te uroj fat te mbare!!!

I bashkohem edhe une kerkeses se fizag edhe per viziten mjeksore, sidomos persa i perket vaksinave! Faleminderit.

E para te gjitha dokumentat I cova me dhl dy jave para intervistes ku perfshiheshin: deftesa e pjekurise, vertetimi I defteses I legalizuar nga ministrite ku se pari merret nje vertetim te shkollla mesme, pastaj shkon te drejtoria arsimore dhe me vone te ministria arsimit ku merr vulen dhe ne fund shkon te posta ku ben pagesen per vulen e ministrise se jashtme qe dergohet nga vete posta dhe diten tjeter te thone eja merre ne ora 6 ku ne ate ore ka shume njerez qe vijne per te njejten gje. Gjithashtu cova diplomen e universitetit, fotokopjen e saj, certifikaten, vertetimin nga prokuroria dhe gjykata, deshmine e penaliteti qe e dergon posta direkt te ambasada, dy foto, dokumentat e sponsorit, fotokopjen e pashaportes se sponsorit, taksat e vitit te fundit, formularin 1040, si dhe fleten e punes ku punon sponsori juaj gjithastu fleten e konfirmimit te dhl-se dhe diten e intervistes cova vetem analizat e bera me daten 10 shkurt, tre dite para intervistes, po ashtu mora dhe fleten e dyte te intervistes po sduhej. Te kerkonin vetem pasaporten. Orarin e kisha ne ora 8. Ne fillim me therriten emrin, cova analizat, bera pagesen dhe prita. Me pas me therriten perseri per te me marre shenjat e gishterinjve dhe pas gjysem ore pata intervisten e cila zgjati vetem dy minuta. Me pyeti nese kisha femije, isha e martuar dhe kur dhe ku e kisha mbaruar shkollen e mesme dhe te larten, ku do shkoja dhe ca e kisha sponsorin. Me tha te gjitha dokumentat I ke ne rregull dhe se shpejti do e marresh vizen me dhl. Me mbajten pasaporten. Shumica qe ishin me llotari e moren pa problem. Nese sju mungon asgje e keni te marrur pa problem. Ju uroj suksese dhe cdo pyetje qe keni mund te ma beni dhe do jus lehtesoj sado pak sic me vlejti dhe mua eksperienca e fituesit te pare ketu.

P.s vaksinat I mora te lagjia, me pas shkova te klinika mjekesore me te gjitha dokumentat me mandatin e karteles, me dy fotot, pashaporten, fotokopjen e pashaportes dhe doktoresha pasi I pa me mori fotokopjen e pashaportes dhe me la takim me daten 10 ku nderkohe do beja dy vaksina, do beja rubeolen dhe tetanozin me duket. Shkova te DSHP ku nje vaksine e kisha bere por nuk ishte shenuar se e kisha bere ne shkolle ne moshen 11, thjesht mora faturen per vaksinen e DT dhe doktori ne fund I vuri vulen. Diten e vizites kisha marre fotokopjen e karteles, kartelen, formularin mjekesor qe me dha doktoresha e plotesova ne shtepi dhe I ngjita foton gjithashtu dhe nje formular me emer mbiemer dhe moshen dhe nje foto vec e pangjitur se sic e dime duhen dy foto. Kaq duhej mos harrojme dhe pashaporten. Te marrin formularet, foton dhe fotokopjen e karteles. Te lene takim ku analizat I ben po ate dite pas ores se vizites se dyte dhe ne ora 4 merr pergjigjet ku ben dhe nje kontroll gjysem nudo. Doktori te thote nese je me shendet mire ose jo. Te jep zarfin e mbyllur per diten intervistes dhe nje disk me rrezet x qe I merr ne aeroport ku ti kontrollojne ne amerike. Kaq dhe vizita.

990 Shum Suksese! Me behet vertet qejfi qe dolet mire..

Kisha nje pyetje per ju: 

Nese gjate kohes qe kishit intervisten ne Ambasade  a keni vene re ndnj cift qe ishin martuar pas Daljes se pergjigjes se pare ? Nese po ,a e morren vizen? ,pasi une e kam rastin si ky qe te shpjegova me siper..

 

Gjithe te mirat!

A DI NJERI KUR ME DEL PERGJIGJIA DYT NR 21 MIJ JAM ? PLEASE

 

Aka50 pas dates 20 Shkurt dalin,gjithsesi vazhdo kontrollo perdite....

faleminderit e kontrollove tani sapo me kishte ardh smiley

 

elona23..ty te ka ardh pergjigja i ke pregatitur dokumentat??? mu ne dat 8 prill ma kishin caktuar intervisten

 

Te uroj shum Suksese...Do Zoti e mer intervisten...Mua akoma sme ka ardhur se e kam pak te madh numrin 36000 . Dhe po pres ..

Duhet te ndjekesh udhezimet mire qe ta kesh cdo gje te sakte...

http://photos.state.gov/libraries/albani...   keto jane udhezimet

Suksese!

Elona nese je me llotari ste prish hic pune mesa degjova. Ata qe jane bashkim familjar kane meshume problem, por sot kishte nje cift te ri por nuk e di si I shkoi se une isha ne fillim dhe I lashe prapa por mesa mora tegjitheve me llotari ju dha viza. Besoj se sdo kesh fare problem me beso. Une u stresova shume dhe doli lehtshem.

990, ", vertetimin nga prokuroria dhe gjykata," te cilen e dergove dy jave para intervistes per cafare arsye duhet dhe ku e si merret un jam vetem 20 vjeq, nuk kam ndryshuar asnje here emrin apo martuar/divorcuar?? Me duhet me nje vertetim i tille?! flm 

Ore iket te gjithe ju? Ca benet kshu? Kush do rrij atje?!! Po si grumbulloheni te gjithe ketu njehere? Perdite ka fitues. Gugelloni  dhe gogla ju sjell ketu?!! He si? lol 

Apo nuk kemi nevoje tani per te pastruar boren! smiley kjo me kujton boren e 96 ketu ne USA..

 

Shume panik ben dhe ti. Lere boren te bjere. Meanwhile, shfrytezo kohen qe te dha, dhuroi bora. Ndiz ndonje zjarr, hap ndonje shishe vere ( sa me e vjeter aq me mire) merr 2 gota, hap tv, gjej ndonje film, e you know the rest. Mund te dalesh dhe jashte per nje walk. smiley

 sa me e vjeter aq me mire

pse me tingullo si dicka e nigjume mu kjo? 

jo, jo smiley

loool

Kur kujton verën menja te shko te nona verës Pjeri i Madh.

@durresi1 po te duhet gjithcka deshmia penalitetit, vertetim nga gjykata dhe prokuroria rrethit. Edhe kur nuk I ke ndryshuar emer dhe mbiemer prape e kerkojne ata. Jane dokumente qe merren per nje dite. Suksese

@990, faleminderit per sqarimin un mendova se i kisha te gjitha gati po ja qe qenka edhe kjo e gjykates dhe e prokurorise qe nuk e dija  me siguri do te me kishin thene JO diten e intervistes pa keto dokumentat, sinqerisht faleminderit.Edhe nje pytje tek gjykata dhe prokuroria si behet aplikimi si te them un atyre?

Te udhezimet e ambasades nuk kerkohet vendim nga gjykata dhe prokuroria e rrethit, kerkohet vetem deshmia e penalitetit qe i shkon ambasades me poste.

5. VËRTETIM I GJENDJES GJYQËSORE NGA MINISTRIA E DREJTËSISË: 1 (një) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë (dëshmi penaliteti) për të gjithë aplikantët mbi moshën 16 vjeç. Në rastet kur keni përdorur me shumë se një emër apo mbiemër, vërtetimi duhet t'i përfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur,pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё...

6. VËRTETIM NGA POLICIA E NJË VENDI TË HUAJ: 1 (një) vërtetim nga Policia e një vendi të huaj për personat mbi moshën 16 vjeç, të përkthyer dhe noterizuar në Anglisht, në rastet kur jetoni aktualisht dhe keni më shumë se 6 muaj në atë vend, ose në rastet kur keni jetuar më parë më shumë se një vit...

 

albok dhe une do ndjek udhezimet e faqes zyratre; pra vetem vertetim i gjendjes gjyqesore qe shkon me post etj etj.

eshte e kote mendoj ti komplikosh gjerat.

Me duket se edhe Sonik vetem deshmine e penalitetit ka dorezuar uroj te na e konfirmoj,mgjth me mire dy dokumenta me shume dhe rrim te qete...  smiley

Une te faqja zyrtare I kam lexuar dhe I cova ne dhl. Diten e intervistes ata ne fund smi kthyen, me kthyen veten diplomat origjinale dhe thane I ke sjelle te gjitha tamam. Tani beni me te miren qe ju mendoni. 6. VËRTETIM NGA GJYKATA E RRETHIT DHE PROKURORIA E RRETHIT: 1 (një) vërtetim nga Gjykata e Rrethit dhe 1 (një) nga Prokuroria e Rrethit ku keni jetuar 6 muajt e fundit, për të gjithë aplikantët mbi moshën 16 vjeç. Në rastet kur keni përdorur me shumë se një emër apo mbiemër vërtetimi duhet t'i pёrfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё.

@durresi1 I thua e dua per te ambasada amerikane. Te gjykata e merr direkt ne vend, te prokuria te nesermen. Mos harro merr karten e identitetit dhe do paguash nje shume te vogel fare. Per dy dite ke mbaruar pune. Kur shkova une te gjithe qe ishin, ishin per dokumenta per jashte shtetit.

990 Nese futesh ne internet tek faqja e ambasades shikohet dokumenti PDF ne fund permban daten "Last revised on 8 tetor 2013" dhe pikat jane si ato qe postova me pare ndersa te nje dokument me i vjeter te cilin une e pata printuar qe mban daten "Last revised on 11 shkurt 2013" pika 6. eshte ajo qe thua ti. Perfundimi me mire ti nxjerrim dy dokumenta me shume dhe faleminderit shume per kohen qe po na kushton smiley

Une kisha nje tjeter pyetje dokumentat e familjarit perfitues dergohen ne te njejtin zarf me aplikantin kryesor apo jo? 

@albok, mbreme ne darke u interesova personalisht dhe dergova nje email ambasades amerikane dhe pyeta mbi kete qeshtje, : 
Kjo eshte pergjigja qe me kthyen sot ne mengjes

I nderuar Z.X.

 

Për ne është e mjaftueshme Dëshmia e Penaliteti për sa kohë ju keni aplikuar sipas udhëzimeve dhe keni përfshirë të gjitha emrat e mbiemrat e përdorur (në qoftëse keni përdorur apo ndëruar emra).

 

Sinqerisht,

 

Seksioni i Vizave Emigruese
Zyra Konsullore
Ambasada e SH.B.A. në Tiranë, Shqipëri
Tel: +355-4-224-7285
Faks: +355-4-237-4957
E-mail: tiranausconsulate@state.gov
Internet: http://albanian.tirana.usembassy.gov/vis...

Mendoj qe nuk ka nevoje per me shume shpjegim. Gjithesesi faleminderit *990-es per replyn qe po ben dhe po na ndihmon. Une per vete do e le me kaq, deshmia e penalitetit eshte e mjaftushme! Gjithe te mirat.

Belulo, me jep leje te qesh me te modhe me ate : NA APDEJTONI !!!  hahahaha...smiley eh c'i kena bo ksaj gjuhe te vuajtur, telef, telef ... i modh fare.

Sonik, 990, analizat e gjakut dhe grafine e kraharorit ta bejne ne takimin e dyte dmth ne te njejten dite kur ben edhe viziten?

Po te gjitha analizat I ben nje dite te I njejti vend. Pasi merr pergjigjen ne oren qe te thone ata te.klinika ne myslim shyr te bejne kontroll gjysem nudo.

Shume faleminderit per pergjigjen 990. smiley

@990, diten e pare kur paraqitesh 3 jave para intervistes tek mjeku cilat dokumente kishe me vete? Flm!

Kisha kartelen, mandatin e karteles, pashaporten, fotokopjen e pashaportes, fleten e intervistes dhe dy fotografite.

Pershendetje, kisha nje pyetje me bo , deshmite e penalitetit dhe te gjykates duhet ti tereqesh personalisht apo mund ti marri dhe ndonje i afert i familjes, e them kete sepse un jetoj ne itali dhe intervisten do e bej ktu, faleminderit 

Mund te ti marri dhe nje I aferm nese ke fotokopjen e kartes se identitetit. Se me kujtohet qe dikush ja plotesoi dikujt tjeter formularin e deshmise se penalitetit te posta ku gjithashru asaj I bashkangjitet te zarfi dhe fotokopja e kartes se identitetit dhe cohet direkt te ambasada. Mos harro ti thote asaj te posta qe deshmia jote te cohet te ambasade dhe mos kthehet mbrapsh te posta dhe ajo te zarfi jashte shkruan per tu derguar te ambasada e usa.

990, faleminderit per pergjigjen , por un nuk kam asnje dokument shqiptare sepse kam pashaporten  italiane, dhe karten e identitetit italiane, po me duket se duhet me shku ne shqiperi vet , un duhet ti marr per ketu ne napoli te italis ku do bej intervisten

990 te lutem mund te me konfermosh kete procedure persa i perket orareve?
Atehere 3 jave perpara intervistes duhet te paraqitem te nje nga dy klinikat mjeksore me dokumentacionin perkates nga ora 9:00 deri ne 12:00, arrin te mbarosh pune brenda ketij harku kohor? Ketu thjesht te kontrollojne dokumentacionin dhe te len nje takim te dyte ku do kryesh viziten mjeksore, analizat e gjakut dhe grafine po ate dite te gjitha dhe po ate dite te leshojne zarfin e mbyllur qe te duhet per ne ambasade diten e intervistes, per sa ore mbaron pune ne kete vizite? Me kaq mbyllet procesi i vizitave mjekesore!
Te pyes sepse une nuk jetoj ne Shqiperi dhe po organizoj pushimet qe do me duhen nga puna per kete proces.

Po 3 jave para interviste paraqitu te klinika ne myslym shyr afer drejtorise se policise dhe nese shkon ne ora 9 mbaron pune para ores 12. Me ato dokumenta qe te thashe me.siper u paraqite dhe une intervisten e kisha me 13 dhe viziten ma la me daten 10 dmth te gjithe qe ishim aty ne ate date dhe ne viziten e dyte mbarova pune me gjithcka ne oren 4 te pasdites me te gjitha analizat, grafine dhe ekzaminimin fizik qe behet te klinika ne myslym shyr ku aty te japin dhe zarfin e analizave ndersa analizat I ben te klinika glob kur shkon per laprake.

Ok shume shume faleminderit. Sa afer intervistes ta paskan lene takimin e dyte. Ti kishe intervisten ne date 13 shkurt, ne date 23 janar je paraqitur heren e pare te klinika dhe takimin e dyte per viziten ta paten lene ne date 10 shkurt dmth 3 dite perpara intervistes? Po njoftimi per te terhequr pashaporten ste ka ardhur akoma?

Po fix sic e the ti, por mbaron pune shpejt. Jo akoma sme kane cuar njoftim te shkoj te Dhl, nuk e di kur na lajmerojne.

Shume faleminderit per pergjigjet 990 me te vertete me ke ndihmuar shume. smiley

Per cdo gje me.keni ketu deri sa te nisem per New York. Ngaqe e di stresin qe keni mund te pyesni sa keni deshire se une cdo gje I kam bere pa ndihme avokati sic kishin bere shumica. Thjesht mos kini stres dhe institucionet ne shqiperi ste vonojne asgje, skeni nevoje per te paguar leke teper.

urime 990! desha te dija ku i shef dok qe duhen plotsuar per para intervistes se te linku qe mka ka ardh pergj 2 me duken shum te ngaterruar..kam pa kte linku http://photos.state.gov/libraries/albani... por ktu thot duhet te deshmi penalitet kur neper forume mesoj se pervec deshmis duhet vertetim nga gjykata e prokuroria...?? mund te me ndihmosh te lutem

 

Aka50 per cilet forume e keni fjalen?

Gjithsesi, hidhi nje sy postimeve pak me siper e do gjesh pergjigjen e pyetjes tende

A mund te me thot ndonjeri per sa dite mblidhen dokumentat ne shqiperi

une nuk du me te tremb po para 1 viti kur shkova, as nji cope certifikate lindje nuk e mora dot pa kalu 5 ditshi. Arsyeja? po s'kishte boje printeri o vlla!

Certifikatat e lindjes merren brenda dites, nese s'ke lene taksa pa paguar. Brenda pak minutash, ne fakt. Mund te vonohesh me pak ore nese s'kane internet ose budallalleqe te tilla, por kurre s'me ka ndodhur te vonohen me dite. Pastaj varet se per cfare dokumentesh behet fjale. Ka legalizime diplomash ne rektorat qe t'i vonojne per disa dite, ngaqe dergohen dokumentet ne disa institucione me poste e pastaj kthehen ne rektorat po me poste. Nderkohe, legalizmi ne ministri te arsimit behet brenda dites. Ne prefekture i merr brenda dites gjithashtu, kur do te legalizosh certifikatat e lindjes. Ka sigurime pune per te vertetuar vjetersine qe i kane ne databaze dhe t'i nxjerrin brenda dites, nese jane te viteve te fundit, por ka per vitet e meparshme per te cilat duhet te futen ne arkive e t'i vonojne. Legalizimi i ketyre pastaj tek ISSH behet brenda dites. Ende s'jane hedhur te gjitha vitet ne rrjet, por drejt mbylljes jane. Deshmia e penalitetit vonohet dy jave si rregull, nuk di pse. Deshmia qe s'ke dosje te hapur ne gjykate te jepet brenda minutit. Miresjellja nga stafi le per te deshiruar shumicen e kohes, por edhe miresjellja nga njerezit qe vijne, gjithashtu.

e mer zedhenes i parajses ee, kisha lon taksat pa paguar. A nigjon ti (se per te lexu kacurrelsin lexon): kam shku 5 dite rresht po t'them per t'i pyt a kish ardh boja e printerit. Mbase mund t'me kete qellu vec mu dhe atyne qe e kerkonin ate kohe po m'i kurse kto lliqet me taksa te papagume. Gjithmone nese mundesh dmth se nuk mund t'kerkoj gjona te pamundura

as e kisha fare per ty. S'habitem dhe po te te kete ndodhur ajo qe thua.

Une po them cfare ndodh zakonisht me dokumentet.ka plot qe vonohen, ka plot qe jo. certifikatat s'hyjne te ato qe vonohen

o Bredho, po edhe ti sa cingun mor burr, po kur e pe qe diten e pare, te dyte, te trete.. skishin akoma boje printeri,  tu kishe blere vet  nje ink-cardrige,  do kishe mbaruar pune..smiley

po me robert shpie qe desha ta blija! po kur shifja ftyren e vrerosur te asaj te gjendjes civile qe bente sikur ish mekembse e mbretit, thashe me vete ne dreq certifikata, do pres deri diten e fundit.

Deshmia e gjendjes gjyqsore vetem ne teori eshte dy jave sepse ne te vertet kohet e fundit do fiks nje muaj. Dje ne fakt isha ne post dhe shperndanin kerkesat e bera ne 17-18 janare...

@990, cfare do te thuash me "mandatin e karteles?" une kam veq kartelen mjeksore ne te cilen kam 13 vaksina gjithesej! A jane kto te mjaftushme te lutme ti apo dikush tjeter qe ka dijeni te me ktheje pergjigje sepse neser do te paraqitem tek mjeku per viziten e pare!

"mandati i karteles" eshte tarifa qe paguhet per paisjen me kartel. kushton 500 (5 mij te vjetra) dhe paguhet ne nje zyre tjeter por qe une nuk di ta them. shko atje ku ke marr kartelen e thuaj qe e kam per ne ambasade. atje duhet te thone ku behet pagesa dhe ku merret vula tjeter mqs je nga durrsi (ne tirane "legalizimi" i karteles behet te drejtoria e shendetit publik nqs sgaboj- shiko postimet e sonik nga fillimi- mbaj mend qe ketu ne tirane eshte mbrapa ambasades usa)

gjithsesi mos u alarmo se qellimi i takimit te pare te klinika mjekosore eshte pikerisht kontrolli i dokumentave dhe vaksinave. kshq dhe nqs si ke ne rregull te informojn ata

Faleminderit cuna , dokumentat qe jam interesuar jane 

1,  vertetim nga prokuroria ,

2 , vertetim nga gjykata 

ndersa  te tjerat i marr ketu ne itali se kam citadinanzen italiane

ndersa sa i perket ushtris ma ka sqaruar Durresi1

 

Arjan po te sqaroj dicka, ne shqiperi egzistojn tre dokumente qe kan te bejn me te kaluaren penale (te themi):ato dyja qe ke permendur ti plus deshmia e gjendjes gjyqsore, qe e leshon drejtoria e pergjithshme e burgjeve. Jan pra tre dokumente te ndryshem. Dhe ketu ne shqiperi ambasada kerkon vetem kete te fundit. Kurse ne itali te kerkoj  carichi pendenti dhe casellaio giudiziario generale. Tani me then te drejten nuk e di ca duhet te marresh qe ketu e ta cosh ne napoli. Shkruaj me mire nje email  pyeti (une personalisht mendoj se mjafton vertetimi i gjendjes gjyqsore dhe per ne itali po si dihet)

Pastaj besoj se edhe vaksinat dhe martesen e ke ber ketu. Kshq shif se mos te duhet dhe kartelat e vaksinave dhe certifikata e marteses qe ketej (sygjerim ky sjam i sigurt)

faleminderit  fizak, atehere fizak un ktu ne itali mund te marr keto dokumenta

cetrefikat martese, dhe certefikaten e lindjes,, sepse i kam sjellur kur kam marr citadinanzen bashke me gruan dhe femijet 

carichi pendenti 

casellario giudiziale

ndersa sa i perket vaksinave, un e di se ti bejne te gjitha para se te besh intervisten

edhe sepse un kam 35 vjet qe skam bo mo vaksina dhe nuk di ku me i gjet

 

Jo ste ben njeri  vaksina para intervistes, duhet ti kesh ber vet.

lexo me siper dhe do ta gjesh informacionin e duhur

@durresi1 ska problem se une prsh diten e vizites se pare se kisha marre mandatin megjithese e kisha ne shtepi, por diten e vizites se dyte te duhet patjeter, e merr te zyra e informacionit e poliklinikes ku ke marr vaksinat dhe paguan 500 leke te reja. Fat te mbare!

Une vaksinen e tetanozit e kam bere ketej ne It ne 2013 si mendoni ma njohin?

Edhe mund ta njohin albok. Max e ben prap nqs eshte e komplikuar njohja (gjithmon nqs nuk eshte e demshme per shendetin)

990 di te me thuash te klinika kan dosjet tona (pra me te gjitha dokumentat) apo thjesht listen e emrave te fituesve qe u eshte vendosur data e intervistes?

flm

Nje pyetje te shpejt per 990,Sonik apo kush tjeter ka njohuri.
Robi im ne amerike i ka te gjitha gati po po me kerkon adresen se ku te mi coje, problemi eshte se sic e dini edhe ju adresat ne shqiperi jane me probleme po kam frike ti jape adresen e shtepise sepse mos ma humbasin dergesen!

Si mendoni si te veproj ne kete rast!?

Durresi1 nqs ti dergojn me korrier, plus nje nr celulari sdo kesh problem. Une per vete per pakot nga jasht ve adresen e nje te afermi qe punon ne nje zyre te njohur per ti ren shkurt.

Ti ske ndonje te njohur qe punon me ndonje zyre (bank, zyre avokatie, agjensi turistike, qe gjenden kollaj dmth)

Si shkoj takimi ne klinik sot, gjithcka ok?

 

Fizag, flm per pergjigjen kam nje rob qe ka nje bisnes te rendesishem nderkombetar mendoj te perdor si adrese reference adresen e tije. Takimi i pari tek mjeku shkoi shume mire i kisha te gjitha okej me la takim pas 10 ditesh ne te njejten ore me mbajti nje kopje te karteles se vaksinave nje fotokopje te pashaportes plus mandatin qe kisha bere per vaksinat! Veq se u bezdisem duke prit, rradhe e madhe po nejse ne shqipetaret jqmi msu duke prit.smiley

nje pyetje mua me ka humbur deftesa e shkolles se mesme.vajta ne ministrin e arsimit dhe me than qe nuk jepet me deftes orgjinale nje her te jepetkur mbaron shkollen.un vajta ne shkoll dhe mora vertetim qe kam mbaruar gjimnazin te plot te kater vitet me nota bashk .pyetja ime esht a do kem problem per mos paraqitjen e defteses orgjinale diten e intervistes?cfar mund te ndodh?flm

 

Tani po pyet njeher ambasaden direkt. Dergoj nje email e shif ca do thone.

Mbesa ime e ka numurin diku tek 29 mijeshi ben vaki dhe i del apo deri atehere plo

tesohet numuri i vizave?

Thane qe kjo e sivjetshmja do ishte e fundit, eshte e vertete  ?

Durres1 suksese ne vazhdim. Desha te te pyes pak per reegjistrimin ne DHL per familjaret apo ti e ke vetem per vete? Familjaret i shton te llogaria qe krijon aplikanti kryesor persa i perket terhjeqes se pashaportave, kurse te pjesa e atij qe dergon figuron vetem emri i aplikantit kryesor apo jo kur stampon letren e konfirmimit?

Albok, une jam tek person por me sa di une te gjithe pjestaret e familjes duhen te shtohen  me rradh sipas udhezimeve qe jepen aty, me pas kliko tek caktoni intervisten- zgjidh tek vendi ku shkruhet ( visa e diversitetit) pastaj zgjidh ambasaden ku do besh intervisten - pastaj zgjidh piken e DHL's ku deshiron qe te te postohen dokumentat pas intervistes. Faqja e fundit te jep nje sjhkrim * Versioni i printueshem* ate faqe e printon me te gjitha informacionet qe ka. Me duket se mund ti ndryshosh por nuk e kam provu me thon tdrejten.

Tek ky linku behet printimi qe nevojitet per ambasade:

https://usvisa-info.com/sq-al/selfservic...

Eshte shume e kollajt , eshte e modeluar ne ate menyre qe te jete e tille mos e ki problem veq ndiq ushezimet aty, Suksese!

dokumentat qe merren nga gjendja civile si certifikate lindje apo martese duhen legalizuar ne prefektur apo ashtu si ti japin duhen paraqitur ne ambasade ,,faleminderit

Ranger, une personalisht jam tek person dhe keshtu qe nuk kam lidhje me certifikata martese, nejse per sa i perket certifikates se lindjes:

2. CERTIFIKATA E LINDJES: 1 (një) certifikatë lindjeje për secilin aplikant. Certifikata duhet tё lexojё
Certifikatё Lindjeje, jo certifikatё personale (p.sh.: certifikata me 6 gjuhё për përdorim për jashtë shtetit
lexon Certifikatё Lindjeje). Certifikata e lindjes duhet tё jetё lёshuar nga shteti ku ka lindur aplikanti.
Certifikata duhet tё pёrmbajё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur dhe të ketë statusin civil të tanishëm.

Nuk ke nevoje per legalizim, te pakten une perosonalisht nuk do e bej per deri sa nuk kerkohet.

Ndersa certifikata e marteses:

3. CERTIFIKATA E MARTESËS: 1 (një) certifikatë martese për secilin aplikant (nёse jeni tё martuar).

As per sa i perket certifikates se marteses nuk kerkohet dicka e tille.
Informacioni i mesiperm eshte me i perdisuari, modifikimi i fundit i eshte bere me date 21 shkurt pra para 3 ditesh.

Last revised on 2/21/2014

Per me shume informacion:
http://photos.state.gov/libraries/albani...

 

Dear Durrsi1

Faleminderit shume durresi1,e dija per kete informacion sepse lexoj shpesh ne faqen e ambasades por ngaqe isha pak dyshues ndoshta ka ndryshuar ndonje rregull  dhe nuk e kisha pare,por jam me shprese mos me vije rralla ime se kam case number pak te madh EU 45 000 dhe nuk e di cfare do behet,keni ndonje informacion ju nese te gjithe te perzgjedhurit kane te njejtin shans per tu paraqitur ne ambasade per dhenien e intervistes.

 

Faleminderit

Ranger, une jam i ri ne kete proces viti i pare qe aplikoj dhe fitoj, per fat te mire kam nje numer te vogel, 18 mij e ca intervisten e kam ne mars.Per sa i perket numrit tend nuk do ta mohoj se eshte i madh por asnje here mos i humb shpresat me sa di une dhe me sa kam lexuar ne forume te tjera per sa i perket llotarise amerikane deri me sot nuk ka ngelur askush pa u intervistuar sepse vizat jane mbaruar perkundazi ne asnje vite te meparshem nuk eshte mbushur kuota 50.000 visa, por eshte me se e vertete se kete vite jane zgjedhur shume me shume se vitet e kaluara nga 110 mije ne 140 mije duke marre parasysh qe shume nuk marrin mundimin te ndjekin proceduren disa nuk e marrin vesh kurre qe jane zgjedhur( kane harruar, vdek etc), te tjere nuk kualifikohen dot kane probleme shendetsore apo dosje kriminale, BESOJ qe ke plot shans qe te intervistohesh thjeshte me llogjike duhet te marresh nje interviste.Nga tetori i vitit te kaluar qe ka filluar viti i ri fiskal deri ne prill te ketij viti ku jane percaktuar numrat qe do te intervistohen jane rreth 25k, keshtu qe per 7 muaj kemi 25 mije te zgjedhur qe do te intervistohen( per europen e kam fjalen) mbesin edhe 5 muaj keto muaj njihen per pune intesive ne te gjitha vitet keshtu qe une mendoj se deri ne 30 shtator kur eshte data e fundit per kete vit, te pakten do te arrihet numri 50 mije, po te isha ne vendin tend do ta merrja me qetsi dhe shtruar, do te keshilloja vetem nje gje letrat ne shqiperi behen mjaft shpejt me se shumti 2 dite per ndonje leter te caktuar. Ne qofte se ke udhetuar jashte shtetit dhe ke jetuar jasht per me shume se 6 muaj duhet te besh nje aplikim tek ambasada perkatese ( dicka e tille si deshmia e penalitetit ne shqiperi) per policine e shtetit perkates qe te tregosh qe nuk ke dosje kriminale, kjo procedure zgjate shume, kam nje te njohur qe ka jetuar ne greqi dhe ka rreth 5 muaj qe po pret ate pergjigje.Nqs ke ndonje pyetje mund ta besh, ka mjaft rob te mire ketu qe jane te gatshem te ndihmojne.

Fat te mbare dhe shihemi ne Amerike smiley 
 

Faleminderit durresi1 per keshillat dhe ndihmen qe me dhate persa i perket dokumentave e kam te qarte per cdo gje por thjesh me shqeteson fakti nese do kem shansin te paraqitem ne ambasade te pakten,mendon qe ndonje gabim i vogel gjate plotesimit te dokumentave qe kemi derguar mund te jete problem,jo persa i perket emrave apo datelindjeve por te tjera gabime si psh emrin e nje vendi ku kam qene kam harruar ti shtoj nje shkroje .

Faleminderit
 

Ranger, gjate dergeses se dokumentave tek KCC dmth formularet mund te kem bere edhe une gabim por edhe shume te tjere. Gabimet qe ato nuk falin jane: Mos perfshirja e pjestarve te tjere te familjes (nqs je i martuar ke femije apo ke dike qe e ke nen perkujdesje ligjerisht) eshte e pafalshme, gjithesesi ne qofte se je i vetedijshem per gabimet qe ke ne formulare mund ti rregullosh shume thjesht me anen e nje emaili, mund te dergosh edhe formulare te tjere por kushton jo pak. Ato tek KCC nuk shohin te tilla parregullsi ato thjeshte hapin nje dosje per ty dhe presin deri sa numri jot te behet courrent. Puna e vetme qe ben KCC edhte verifikim ne qofte se ti ke bere ndonje mashtrim gjate aplikimit online domethene ke bere me shume se nje aplikim. Jam shume i sigurte qe do te marresh edhe ti nje interviste ne gusht me se shumti ne shtator.

Fat te mbare deri atehere.

Durres1 kur krijove llogarine ne DHL te kerkoi gje Case Number ose date dhe ore te intervistes?

Albok, jo thjeshte datelindje dhe numrin e pashaportes.

Shume faleminderit durres1!

faleminderit shume durresi1 qenke i mire informuar per cdo gje ,me vone na trego per eksperiencen gjate intervistes ,etj

Pershendetje! Jam fituese e fazes se pare dhe kam CN:17*** 

Aktualisht kam derguar cdo dokument, dhe me ka dale data e intervistes qe e kam ne fund te Marsit. I lexova te gjitha komentet dhe pergjithesisht ishin gjera qe une i dija. Shpresoj te mare pergj pozitive diten e intervistes megjithese nuk jam shum e merakosur, cfare te jete nisur le te behet. Duke qene qe jam e informuar persa i perket rastit tim, mund tju ndihmoj kur te keni nevoje sepse tani nuk mendoj qe keni gje te paqarte se larte ishin shpjeguar shume mire. Rasti im eshte ky: Kam bere celebrim pak dite pas llotarise pas disa vitesh bashke. Dhe cdo leter(dok) e kam nxjerre ne Tirane.

 

Suksese!smiley

Na i preve krahet me ate paragrafin e fundit smiley Sa doja me t'pyt mos je beqare te kishim kap noi lek smiley

Hahahahahah, nuk eshte aq kollaj sa mendon ti me beso smiley

INA lexoje kete, nuk jam un por  ekam marr nga nje forum tjeter ktu ne Itali...    Unë u martova javë para intervistës, kam dërguar email në konsullatën me aggiungre shkrim për të praktikuar gruan time (vetëm emrin), më thanë të nesërmen thënë mua kjo ishte e mjaftueshme për të sjellë ditën e intervistës certifikata martesa e formës dhe të përfunduar pa dërguar ndonjë gjë para se ..... Ne skrupull, ndërsa unë ishte duke u përgatitur të gjitha dokumentet për mua si ekstrakt, ne të përgatitur edhe për gruan time duke përfshirë vaksinimet. Intervistë dokumentacionin e punës që kërkohet vetëm mua, nëse unë nuk e kanë kërkesat kam edhe gruaja ime do të marrë GC, edhe pse ajo ka një diplomë në psikologji të cilët nuk ishin të interesuar ..... 

 

Arian, google translate italisht-shqip eshte skandal fare, gjithesesi une e kapa fillin. Ky tipi qenka martuar disa/pak jave para intervistes me pak fjale mbase i ka ardhe konfirimi i dyte nga KCC. KCC i ka caktu vetem atije interviste keshtu qe gruaja e tije eshte e perjashtuar automatikisht, ky paska komunikuar me ambasaden per te shtuar edhe gruan, dhe i paskan thene ok. Une per vete jam 100% i sigurte qe atije do ti anullohet intervista dhe nuk di tia japin nqs se eshte siq thua ti dhe siq e kam kuptuar une. Eshte shume e veshtire qe ne kete faze te aplikimit te behen levizje te tille, thjeshte tek takimi i pare me doktorin do te hasi probleme spese letra e intervistes eshte vetem per nje person, nejse fat te mbare ai tipi uroj qe ta marre edhe pse e ka shume te veshtire pothuajse te pamundur.

durresi1 te bashkanjgis origjinalen e te njejti person ne ditaen e intervistes, 

Posted 29 May 2013 - 06:06 Martedì: il giorno più importante......arriviamo al consolato alle 7,00 siamo i primi, dopo venti minuti ci fanno entrare, noi siamo secondi, andiamo allo sportello consegnamo tutti i documenti e quando consegno quelli che riguardano il mio lavoro nasce il problema: io sono ristoratore, pizzaiolo, cuoco se capita e come qualifica ho messo 'marketing manager' che raggruppa un po tutte le mansioni che svolgo per portare avanti la mia attività( preciso che se mettevo cuoco o pizzaiolo o restaurant manager non raggiungevo il fatidico 7 per poter rientrare nelle categorie eleggibile). La signorina allo sportello dopo avere analizzato il sitoO'net mi dice che per poter qualificarmi come Marketing Manager dovevo almeno avere il diploma o la laurea cosa che io non ho dato che mi sono fermato con gli studi in terza superiore. In quel momento sinceramente mi è crollato il mondo addosso....e anche a mia moglie . La signorina ci fa pagare le tasse e ci dice di asederci e aspettare.................Vi assicuro che è stata la mezz'ora più lunga della mia vita!!! Dentro di me pensavo che non sarebbe stato giusto non avere la GC dopo tutto quello che avevo passato....dopo una estrazione cancellata (2012) dopo essere stato subito risorteggiato e essere arrivato fino a quel punto.........dopo mezz'ora sento la voce del console che ci chiama, ci avviciniamo, si presenta e ci fa presente che parla solo spagnolo e inglese, mia moglie parla bene l'inglese infatti il console gli fa i complimenti, io lo capisco e spiccico qualche parola ma sinceramente in quel momento facevo fatica a parlare anche l'italiano!!!! Comincia a spiegare che per qualificarmi come avevo scritto sui form dovevo avere i titoli di studio, e a quel punto dice che puo prendere lui le due decisioni....e nel nostro caso ha deciso che eravamo ok di non preoccuparci!!!!(Relax...It's all ok!!!! Welcome to UNITED STATES of AMERICA)Le parole più belle che abbia mai sentito!!!!!!!!! Dopodiché ci fa alzare la mano e ci fa giurare, e ci congeda con GOOD LUCK. Io vi garantisco che ho fatto le scale a scendere come un fantasma, senza parlare, mi veniva da piangere, mia moglie mi chiedeva di fare un sorriso ma non ci riuscivo.....una botta così di adrenalina non l'avevo mai provata...

Pak a shume e kuptova...une i uroj suksese por mendoj qe nuk ka shume shanse smiley Une jam martuar direkt pas pgj pare.

Ina6709.Te lutem po ke mundesi mund tr me thuash cfare dokumentash pergatite per te provuar martesen tende? Se une kam te njejtin rast. Jemi martuar pasi ka dale llotaria.Nderkohe qe kemi 6 vjet e gjysem bashke.

Kam cuar certifikate martese dhe provat e lidhjes (foto para llotarise, foto me familje, gjera nga fb para llotarise). Kur e jep intervisten ti?

Ina6709 dokumentat ne konsullate nepermjet DHL, dhe te tuat dhe te bashkeshortit i dergove ne nje zarf te vetem ne emer te fituesit kryesor? 

Mua ne prill me del pergjigja pasi Cn Im eshte 360** .i kam pregatitur foto.sms.email.dedikim facebooku.dvd me dasma ku kemi qene te ftuar.tabulatet e telefonit.ti kur e ke intervisten?

shume mire.pas pgj dyt nis dhe letrat qe duhen per mjek dhe intervist.suksese.un interv e kam per pak dite

Persh Elona. Edhe une jam fitues dv2015 dhe jam ne te njejten situate. Do martohem  se shpejti. Si i sigurove tabulatet e telefonit? Po sms? Mund ti drejtohesh kompanive celulare.

Se pari shum suksese per perzgjedhjen.

Duhet te besh sa me pare shpalljen e marteses se martesa se vonon 11 dite.
Do ishte mir qe formularin ta plotesoje brenda muajit maj qe te mos kesh vonesa ne rast se nr e ke te vogel

Per Tabulatet bera kerkese te nje dyqan vodafon ne rastin tim per tabulatet. Ti japin deri ne 2 vjet para. Kushton 3000 leke. Sms nuk ti japin.

Une po pres te me caktohet data e intervistes.

Nese ke ndnj gje te paqarte me shkruaj perseri.

Suksese!

Pershendetje Ina shume suksese!
Nje pyetje kisha, dokumentat ne konsullate dhe te tuat dhe te bashkeshortit i dergove ne nje zarf te vetem ne emer te fituesit kryesor? Thanks smiley

Pershendetje Albok nqs me lejon desha te te jepja une nje sqarim. Ketu ne shqiperi dergimi i dokumentave behet me ane te DHLs, per fat te mire ekzistonte shperbimi DHS( nuk ja kam haberin se ca osht) qe na lejonte neve qe kishim ate letren e konfirmimit te rregjistrimit per DHL te dergonim dokumentat falas komision 0 . Per ne Itali nuk e di se si funksionon per sa i perket dergimit te letrave, keshtu qe mi raccomando qe kur te shkosh te besh dergeson bej nje fotokopje faqes se konfirmimit te DHL se mund te jete edhe ne itali falas, ndersa per sa i perket dergimit te dokumentave a duhet te jene te gjitha me nje zarf si te tuat dhe te bashkeshortes mund te ta siguroj se po te gjitha ne nje zarf. Puna me e mire qe mund te besh eshte te dergosh nje email tek ambasada qe ke zgjedhur te intervistohesh dhe te pyesesh, mua per vete sa here kam derguar email me kane kthyer pergjigje brenda 24 orve . Fat te mbare!

Durres1 dokumentat do i dergoj nga Tirana dhe intervisten kam zgjedhur ta bej ne Tirane. E kam ber regjistrimin dhe e kam stampuar letren e konfirmimit. Procedura e regjistrimit eshte shume e thjeshte me linte dyshim vetem fakti qe te instructions e ambasades thote krijohet account per cdo aplikant kurse te faqja e rregj. Te DHL aplikanti kryesor (fituesi) mund te shtoje familjar. Te letra e konfirmimit per terheqjen e pashaportes rezulton emri i te dyve kurse te pjesa per dergimin eshte vetem emri i aplikantit kryesor po pysja Inen duke qene se eshte e vetmja ketu deri tani qe nuk ka derguar dokumentat vetem per vete. Faleminderit gjithsesi per pergjigjen.

Albok, shume mire atehere meqense paske zgjedhur Tiranen per interviste une do te sygjeroja te dergoje nje email ktu : **TiranaUSConsulate@state.gov**, brenda 24 te kthejne pergjigje te sakte.
 

Pershendetje te gjitheve

Mund te me thote dikush me detaje se cfare dokumentash ju ka derguar sponsori nga usa,sepse e shikoj ne faqen e ambasades se cfare dokumentash duhet te dergoje sponsori por mendoj se eshte akoma me mire nese na tregon dikush  qe i ka kaluar keto procedura  ...

Faleminderit

 

durres1 faleminderit do pres se mbase me pergjigjet Ina6709, maksimumi do pyes ate dite qe do i postoj ne DHL.

I kam shkruar ambasades per nja dy ceshtje te tjera nuk do doja te me mbanin shenim si njeri i bezdisshem smiley

Ranger cfare dyshimi ke persa i perket dokumentave te sponsorit sepse mua me vjen ndermend te te rendis ato qe ata kerkojne. Une nga sponsori im po pres ende nja dy dokumenta te tjera. Mi ka derguar te gjitha me email pervec form I-134 qe duhet i firmosur ne origjinal.

pershendetje... desha te dija per garancin..nqs personi qe del sponsor eshte i martuar duhet qe edhe gruja e tij ta plotsoj formualarin i-134 ???

Po, te pakten sponsori im keshtu e ka bere e kane plotesuar te dy nga nje formular.

por ne rastin tim garantori eshte i vetmi qe eshte i punesuar,ndersa bashkeshortja eshte e papune.ka kuptim qe ta plotesoje dhe ajo formularin i-134?

Ju pershendes te gjitheve!

Keni marre vesh ndnj te re nga VB  ? Sa flitet se mund te dali?

Ne disa forume te huaja flitet se do te shkoje 31-32..

Shpresoj te dali sa me shpejt ky muaj,

Bye!

 

 

 

aka50 te udhezimet thuhet qe nese sponsori eshte i martuar edhe bashkeshorti/ja duhet te firmosin formularin, behet fjale per faktin qe bashkeshorti/ja shpreh dakordesine qe sponsori te del garant, keshtu qe une mendoj qe edhe pse nuk punon bashkeshortja duhet te firmosi formularin. Keshtu e kam kuptuar une.

ckemi albok

Mund te mi rendisesh te gjitha dokumentave qe ju ka derguar garantuesi bashke me formularin I-134,sa behen gjithesej qe ta sqaroj me mire sponsorin tim ,thjesh e kam pak merak kete pune dhe dua te kem te gjitha informacionet e duhura,,,po vertetim nga gjykata dhe prokuroria keni marre ju se ne faqen e ambasades nuk thote gje .

Faleminderit

merri,,me mir ti kesh teper..per dy minuta ti japin

Peshendetje ranger, une nuk kam marr vertetim nga gjykata dhe nga prokuroria ne Shqiperi, e kane pas kerkuar deri vjet, kete vit nuk e kerkojne me keshtu qe nuk duhet.

Persa i perket dokumentave te sponsorit, mua me kane sjelle

  1. fotokopje te pashaportave burre e grua
  2. vertetim punesimi ku shkruhet rroga qe mer dhe nga cila date eshte i punesuar (vetem sponsori jo bashkshorti/ja)
  3. transkript te taksave
  4. formularet W2 burre dhe grua
  5. formularet I-134 kane plotesuar dhe firmosur nga nje te dy.

 

Te pika e fundit besoj kuptohet kane plotesuar dhe firmosur nga nje secili smiley

sh faleminderit albok..me llogjik kshu si ti i bje + qe te njejten gje thuhet edhe ne udhzimet!

I'm innnn  smiley

Tani fillon pergatitja serioze e dokumentatave

Shum suksese... Pac fat...Gjithe te mirat.

Shume flm Elona. 

Tani ajo merzia e pritjes u kthye ne frik brrr

Po ecin mire fare Elona. Muajin tjeter uroj te jet per hajrer dhe per ty

Fizag shum faleminderit. Sa me shum te afrohet numri qe me i madh eshte ankthi. Shpresoj te me vij muajin tjeter .Pasi kam para dhe 5354 CN.. Gjithsesi sme ngelet gje tjeter vecse te pres . Te uroj shum fat ne pergatitjen e dokumentave dhe marrjen e vizes.Gjithe te mirat.

@albok po bej rregjistrimin dhl por shof disa paqartesi: krijova llogarin pasi futa te dhenat qe kerkoheshin me del kjo fjali
Lutemi vini re se nuk keni caktuar një takim. Qëllimi i udhëtimit që keni zgjedhur është vetëm për qëllime informacioni. Për të caktuar një takim duhet të zgjidhni një qëllim udhëtimi tjetër e të klikoni 'Cakto takim' në fund të faqes.

Cfare duhet te plotsoj me teper edhe cfare permban letra konfirmint nga dhl..cfare duhet te prrintoj..

 

@fizag urimeeee, tani fillon stresi i vertete smiley

@aka50 edhe kur u rregjistrova une, mendoj qe per tipin e vizes tone qellimi i DHL nuk eshte te caktojme takim kurse per viza te tjera si duket funksionon ndryshe. Tani te faqja ku ke te gjitha te dhenat e hedhura duhet te kesh opsionin per ta printuar. Kur ta printosh duhet te te dalin dy faqe te njera jane te dhenat e tua nr. I pass.dhe pika ku do terheqesh dokumentat, kurse te faqja e dyte eshte letra qe do i japesh korrierit te DHL-se kur te dorezosh dokumentat. Uroj te jem shpjeguar si duhet. Ti e ben vetem per vete apo ke dhe familjare?

@ albok personale e kam fituar llotarin...i kam fut te dhenat te dhl po nuk po gjej opsionin print sdi si ta poostoj nje foto ktu me ta tregu si mdel

aka50  Ne fund te kesaj faqe ke "Shikoni konfirmimin" klikoji siper do te te hapet nje tjeter faqe ku lart shkruan "versioni i printueshem".

 

Pershendetje, dini gje se clloj jane keto analiza gjaku qe behen? Cfare semundje sexuale perfshijne dhe cne pergjigjet merren brenda dites kur klinikat e tjera duan disa dite kohe?

Pershendetje,sa vonon emaili i dyte ,mbasi kane dale CN per muajin Maj?

Vonon edhe deri ne 10 dite... Ka raste qe vjen per 3-5 dite ose nje jave,varet. Mua 9 dite me ka vonu mos gabofsha

Ju falenderoj per pergjigjen.Te lutem mund te me tregosh dokumentet qe me duhet te kem gati.

 

sa eshte case number per europen sivjet, nje pergjigje se tani jam regjistru e nuk kam dijen.

 

kush di te me thot sa dit duhen nga momenti qe ben kerkesen ne ost per deshmin e penalitetit qe te vej te ambasada amerikane?qe te vej ne duart e ambasades?flm

 

Tani ne kete perjudh (per shkak te kerkesave te shumta nga kokurruesit ne shkollen e policise) Drejtoria e burgjeve do rreth nje muaj per te nxjerr deshmin e penalitetit kur e kerkon per arsyet te tjera. Nuk e di nese per kerkesat e drejtuara per ne ambasaden Usa kan ndonje perparsi por se besoj (si ta dine cilat jan drejtuar kesaj te fundit pervec se ne momentin kur te hapin zarfin kur ti vije radha)

Shkurt muabetit, beje sa me shpejt, le te arrij cik me shpejt ne ambasad e rendesishme eshte qe te jet atje diten e ditervistes.

Ti ishe qe skishe orgjinalin e diplomes, si e zgjidhe problemin?

mora nje vertetim nga shkolla e cova ne ministri te arsimit e kaq

 

kush di te me thot certifikatat e lindjes  duhet me 6 gjuhe ?a eksistojn me certifikatat me 6 gjuhe

 

nga http://photos.state.gov/libraries/albani...

2. CERTIFIKATA E LINDJES: 1 (një) certifikatë lindjeje për secilin aplikant. Certifikata duhet tё lexojё 
Certifikatё Lindjeje, jo certifikatё personale (p.sh.: certifikata me 6 gjuhё për përdorim për jashtë shtetit
lexon Certifikatё Lindjeje). Certifikata e lindjes duhet tё jetё lёshuar nga shteti ku ka lindur aplikanti. 
Certifikata duhet tё pёrmbajё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur dhe të ketë statusin civil të tanishëm.

 

ekzistojn dhe certifikaten e lindjes me duke se ta japin vetem ne formatin ne 6 gjuhe.

 

 

Une keto dite do bej kerkesen ne poste per deshmin e penalitetit per vete dhe bashkshorten. Tani po mendoja a duhet te bejm kerkesen bashk, ne nje zarf dmth ( eshte e mundur???), apo vec e vec. 

Kush di te me jap nje mendim?

@Albok ti si bere per perkthimim-noterzimin e atyre certifcatave penale ita. Mund te perkthehen ne cilin do perkthyes apo se di ka ndonje ne vecanti. Une me then te drejten dua ti perkthej vet fare po se di...

@fizag si perfundim i perktheva dhe i noterizova ne Tr.

P.s. Sot kisha takimin e pare te klinika mjeksore, me beri shume pershtypje nga te gjithe ata qe ishin aty per llotari 3-4 veta asnjeri nuk e dinte qe dokumentat coheshin me poste te pakten dy jave perpara intervistes??? Me e bukura eshte qe kur po ju thosha se duhet ti conin me thoshin jo e ke gabim ne Kentucky cohen me poste... smiley

vetem dollar pranohen neser dhe shifi mire per boje

 

 

pershendetje,

me kane ngelur shume pak dite nga dita e dorezimit te dokumentave me dhl,

dhe vura re qe kur kam bere kerkesen te posta per deshmin e penalitetit,nuk kam derguar kopje te mandatit te pageses per ne ambasade.duhet te dergohet patjeter nepermjet postes kjo kopje,apo mund ta dergoj bashke me dokumentat e tjera npm dhl?ju lutem me ndihmoni pasi nuk ka ngelur shume kohe.faleminderit.

@ERDA87 Nga posta ambasades do i shkoje deshmia e penalitetit jo kopja e mandatit, kjo e fundit dergohet me dokumentat qe do cosh me DHL keshtu qe je ne rregull, fute aty bashke me dokumentat e tjera.

 

ca mafiozash jane kto italiont!
rastesia beri qe kto dite qe isha ktu, i nisa dhe plakes passaporten per vize ne rome meqe me n'fund i dhane ok per bashkim familjar. Tani, rekomandimi per poste ishte me Albanian Courier. Tarifa - 62 euro. Per nji dava letre vajtje-kthim. Normalisht, ate mund ta besh me cdo sherbim tjeter postar po fakti se ata udhezojne qe ta besh me AC eshte domethenes.

AC dukej qe ishte "investim" italjon

shume faleminderit alblok.tarifa e vizes qe paguhet ne ambasade eshte e njejte si te faqja 330 dollare?

Erda faqja eshte arzhornuar ne 21/02/2014 per here te fundit kshq per momentin aq eshte 330$.

suksese

@990 Ta dorzuan pashaporten, mbas sa ditesh?

dikush me siper pyeste sa dite duhen per ti shkuar Deshmia e Penalitetit ambasades...

Sot une aplikova per deshmit e mia dhe degjova punojsen qe i thoshte koleges se vete te re qe duhet ta shkruash dhe siper zarfit "per ambasaden amerikane". Kjo sepse sipas punojses - qe i pergjigjej pyetjses sime nese domosdoshmeria per ta specifikuar ambasaden dhe siper te zarfi lidhen me ndonje perparsi - deshmit qe i drejtohen ambasades amerikane kane perparsi - nqs normalisht duhen 4 jave per ambasaden behen branda 10 diteve sipas saj.

Tani nqs e gjith kjo eshte e vertet une per vete e kam ber cik si shpejt kerkesen dhe i bie te arrijn cik si shume shpejt ne ambasad. Do zoti si humbin nderkoh smiley

fizag ne daten 19 kisha intervisten ketu ne greqi me dolen probleme certifikatat e lindjes i kisha mar te thjeshta nderkohe qe duhen me 6 gjuhe  dhe deshmin e kisha ber ne daten 7 dhe su kishte vajtur akoma se une e kisha ber me menyren e vjeter qe e mer vet ketu e 2 muaj, duhet me post  keshtu qe per 10 dit nuk u kishte vajtur do me shum kohe.si perfundim me than nxire certifikatat me 6 gjuhe dhe bjeri me gjith pashaportat nderkohe do presim te na vij dhe deshmia

Tani dmth dhe kur zgjedh ta besh intervisten aty ne Gr deshmin e penalitetit nuk mund ta cosh vet aty dorazi por duhet ta cosh njeher te ambasada ketu ne Tr qe e derg me pas te ajo ne Gr?

Nqs eshte me te vertet keshtu ateher me duket normale qe duhet pak me shume kohe. Pastaj pavarsisht se ctha ajo e postes sot, une prap jam i ides "me mire te shkojn dokumentat cik me shpejt se cik me vone). Si kam besuar dhe sdo ti besoj ndonjeher institucionet shiptare. Prandaj e bera kerkesen kaq perpara (e kam intervisten ne mes te muajit maj)

Gjithsesi mos u merzit se gjera qe i zgjidh kollaj te paskan kerkuar. smiley

Te uroj gjithe te mirat dhe me vizat ne dore sa me shpejt

deshmia shkon ketu ne tr pastaj ajo ja dergon me fax ambasades ne gr do kohe te mjaftushme po ti ke ber mir qe e ke ber kerkesen qe tani me mir tu vej pak me shpejt se sa mos te ket vajt diten e intervistes.un e mora vesh qe dergohet me pos shum von dat 7 e ne dat 19 kisha intervisten,un deshmit i kisha mar me menyren e vjeter qe e mer ne dor von e mora vesh qe duhet ta dergosh me post der  ne maj ke koh beni sakt dokumentat qe diten e intervistes ti kesh te gjitha ne regull.intervista shum e thjesht normal qe do kesh ankth  dhe mundou qe gjithcka qe do te pyesin te jesh sa me i sinqert  te mos genjesh dhe do ta maresh vizen pa problem .suksese gjith te miratsmiley

 

Se pari dua te ju falemderoj per pergjigjiet qe mi keni dhene (edhe ndarjen e pervojave) dhe te ju informoj se sot me eshte aprovuar viza. Per Amerike do iku pas 2 muajve pasiqe te kem mbaruar me fakultetin, si Kosovar intervisten e kisha ne Shkup gjithqka shkoi ne rregull. Ju pershendes perzemersisht vellezer e suksese te gjitheve juve qe do ju nenshtroheni intervistave.

Shume urime Bujar, suksese dhe fat te mbare.

urime bujar!!! nje pyetje kisha .mbas sa ditesh te erdhi pashaporta me viz qe nga data e intervistes qe tu aprovua viza ?flm

Neve Kosovareve na duhet pasaporta te kalojme kufirin Kosove-Maqedoni kshtuqe nese eshte gjithqka ne rregull pasaporten me vize ta japin te njejten dite pra diten e intervistes, ose te caktojne nje date tjeter te dergosh pasaportin dhe te presesh disa ore dhe po ate dite te marresh pasaportin. 

nga TANI VLORE dua nje pergjigje nesemundesh me thuaj per certifikatat e femijeve aty ne greqi i nxore me fotografi apo jo. flm

 

jo pa fotografi ashtu si i more kur i regjistrove kur linden

E fitova intervisten,ishte shume e lehte,nese keni dok ne rregull dhe nuk genjeni e sigurte qe e fitoni.Suksese!

Suksese dhe mbarasi ne Usa Ina - ashtu si dhe Bujarit ne siper.

Me shume shqiptare drejt Usa, do ti ik "petlla" fare Mimoza_llastices smiley

Ina lexova me siper qe kishe bere lidhjen e marteses pas 1 majit. Paraqitet gje fotografi per te provuar lidhjen etj? Ju pyeten per kete gje (besoj se po) dhe cfare? Dmth po munde te thuash dy fjale me teper ne lidhje me kete pike... Besoj qe dhe Elones do ti interesoj kjo gje.

Urime perseri

suksese dhe mbaresi  ne amerik .

 

Kisha derguar foto bashke me dok qe cova me dhl,por kur shkova me thane qe NESE KAM prova te tjera te lidhjes mund ti dorezoja.Kisha nje album tjeter me vete dhe e dorezova.Pyetjet qe me ben:

1) Sa kohe keni?

2)Ku jeni njohur?

3)A keni femije?

4)A keni jetuar jashte me shume se 6 muaj?

Ina 6709 Te uroj shum Suksese. Me behet me te vertete qejfi. Dhe te  falenderoj per ndihmesen tende.

Desha te te pyesja nese intervisten e bete bashke me bashkeshortin apo vec e vec? Intervisten e bere shqip apo anglisht? Dhe te fundit Ceremonine e dasmes e keni bere ?

 

Gjithe te mirat !

 

 

Intervista behet ne sportel.Na thirren te dy,por meqenese nuk e percaktoi kush do pergjigjej dhe mu drejtua me shume mua me shikim kur beri pyetjet,u pergjigja vetem une. Intervista eshte ne shqip. Dasem skam bere. Ju intereson vetem fakti qe ti je martuar sepse ke pasur lidhje me te para llotarise,mjaftojne foto para llotarise. Ne interviste te mbajne 5 min.Konsulli ishte shume tolerat (ne kuptimin qe te priste mire,nuk mundohej te te bente te ngecje diku,thjesht bente disa pyetje formale sepse ata e kane ndare mendjen cdo bejne me ty qe ne momentin qe ti con letrat me dhl dy jave para,i kane pare mire) dhe u pergjigja me shume lehtesi nuk u ndjeva fare ne siklet.Suksese!

Ina shum flm . Te lutem po ke mundesi do me japesh pak adresen e email se dua te te pyes per disa gjera.

Te falenderoj!

Ler ti nje adrese email-i ketu, dhe te shkruaj sepse une nuk kam momentalisht, se i hap dhe harroj password-et...do hap nje dhe te shkruaj tek ajo qe le..

 

Pershendetje!

Ina po te le email-in tim .Sapo te kesh mundesi me shkruaj,pasi intervista ime ka shum mundesi te te jete ne qershor.  Email:   elona.nine@gmail.com ( eshte pik ndermjet emrit dhe mbiemrit)

Faleminderit!

 

Ok. Shume flm Ina. 

Ide e mire te dergosh fotografite bashk me dokumentat. Se kisha menduar me pare

Suksese perseri

Une spo arrij te perfundoj rregjistrimin te usvisa-info per DHL. Ose me sakte spo mundem te shtoj dot veten pasi krijova llogarine per bashkshorten. 

Pasi zgjodha konsullaten dhe piken dhl per kthimin e pashaportes arrita te "shto antar te familjes" dhe futa nr. pashaportes time e te dhenat e tjera qe kerkohen, i jap vazho e me thote "gabim ne krijimin e aplikuesit"

dikush di te me thoj ku gaboj dhe si mund ta anashkaloj 

Fizag arrite te rregjistrohesh?

Jo Albok. Nuk me pranon te shtohem si familjar te llogaria e bashkshortes. Ndoshta sepse kemi mbiemra te ndryshem (mbiemri i saj del automatikisht te hapi "te dhenat e familiarit" dhe pasi une normalisht e ndyshoj duke ven mbiemrim tim dhe zgjedh "bashkshorti (ja)" nuk ma prandon, pergjigjet "gabim ne krijimin e aplikuesit"). Ndoshta sistemi eshte i programuar qe bashkshortet duhet te ken te njejtin mbiemer.

Per momentin skam arritur te lidhem dot me kontaktet qe jan te siti (tel dhe skype)

Ti pate probleme me rregjistrimin?

Fizag, nuk ka lidhje mbiemri sepse edhe gruaja ime nuk ka mbiemrin tim por me shtoi pa problem ne llogarine e vet.

Ne nuk patem probleme me rregjistrimin, e vetmja gje qe po mendoj eshte mos ke konfirmuar deri ne fund llogarine e gruas tende smiley. Sepse me duket se ne emrin tim e shtuam direkt perpara se te zgjidhnim konsullaten dhe piken e DHL. Pra futem te dhenat e aplikantit kryesor (gruas sime) i dhame vazhdo dhe me sa mbaj mend, qe aty dilte opsioni shto familjar, shtuam te dhenat e mia dhe me pas vazhduam proceduren. Sinqerisht nuk e mbaj mend 100% saktesisht rradhen e veprimeve.

Gjithsesi provo akoma te kontaktosh numrat qe kane vene ata per ndihme, ose maksimumi shko ne ndonje nga pikat e DHL dhe mbase te ndihmojne ata.

 

Ne fakt sapo kisha dal nga pika DHL e perzgjedhur kur postova komentin precedent dhe e tyre ishte ideja e mbiemrit.

Ne te vertet duhet te jete ashtu sic thua ti. Per me teper e kisha lexuar te wop (para sh kohehesh) e prap gabova smiley.

Tani te shof a eshte e mundur fshira e llogaris dhe fillimi nga e para. Nese jo do krijoj llogari te vecant per vete...

Flm gjithsesi Albok

Fizag kur bem rregjistrimin ne ishim ne dyshim mos duhej te krijonim secili llogari vec, te pika e DHL kur dorzuam dokumentat me thane qe disa e bejne keshtu disa ashtu nuk ka rendesi.

Keshtu qe edhe nese ti krijon llogari me vete sbesoj te kete problem. smiley

Me kenaqe sot Albok smiley)). 

Ska shume rendesi me tha dhe mua ai zotria i DHL-se.

Pastaj po te marrim "alla lettera" listen e dokumetave ku thuhet se "secili aplikant i vizёs [...] duhet tё krijojё njё llogari nё http://albania.usvisa-info.com" mund dhe te themi qe rregjistrimi duhet te behet vec e vec smiley

Suksese per intervisten Albok (se i bie ta keni se shpejti nese nuk gaboj)

 

 

Pikerisht por problemi ishte qe ne rastin e llotarise aplikant quhet ai qe ka fituar kurse familjari quhet beneficiary. Nejse si perfundim mendoj qe ska shume rendesi smiley

Faleminderit, pasneser kemi viziten mjeksore dhe javen tjeter intervisten.

Sot bere kartelen e vaksinave dhe erdha ne dijeni te:

Udhezimi i Ministrise se Shendetsis nr.307, date 06/07/2000 "Mbi vaksinimin e qytetarve shqiptareqe aplikojn per te emigruar ne Sh.b.a, etj" (dhe themi qe ketu ska shtet pastai smiley). Mbase i hyne ne pune ndonjerit ne te ardhmen.

Albok po vaksina e hepatitit duhet apo jo me sa je ne dijeni (se sipas epidemologes sime jo por se besova shume me dhen te drejten)?

Jo vaksina e hepatitit nuk duhet. Praktikisht duhet vetem rinovimi i tetanozit. Kartelen italiane te vaksinave e njohin nuk ka nevoje fare as ta perkthesh.

cfare do te thote "current" tek llotaria amerikane

Mbasi merr vizen ne ambasade,cili eshte afati qe duhet te ikesh ne USA?

Ju pershendes te gjitheve . Kam komunikuar me KCC te premte dhe me thane qe nr Per kete muaj ka arritur EU37700. Jam shum e lumtur per kete gje,pasi intervista  ime do jete ne qershor, Kcc me tha qe duhet te merrja perseri ne daten 15 per te mesuar daten e intervistes.Me duhet te filloj pergatitjet.

Gjithe te mirat!

elona urime...me ket lajm qe na dhe na i dhe shpresat mbrapsh se jam cn eu444xx

ckemi

Shpresojm qe te jete e vertete lajmi qe na dhate sepse akoma nuk kane dale numrat ne visa bulletin

,njoftimin tuaj e lexova dhe ne nje forum te huaj dhe te gjithe i ke lene me goje hapur nuk po arrijne ta besojne dot kete numer kaq te larte,nuk e di pse nuk kane dale akoma numrat se zakonisht dalin ne date 7,,,,,bye bye

Elona te lexova dhe te forumi ne ang. Me behet qefi qe je current qe kete muaj e s'tu desh te prisje dhe nje muaj tjeter. Urime. 

Dokumentat pergatiten kollaj (vetem legalizimi i vertetimit te shkolles se mesme eshte cik i bezdishem sipas meje), po te sygjeroj ti besh avash-avash qe te kesh me cte merresh deri diten e intervistes smiley

Fizag shum faleminderit. Desha te te pyejsa per dicka. Kam rreth nje ore qe po provoj te hap kodin po nuk po me hapet. Di gje se cdo te thote?

 

 

E ke fjalen per dvlottery.state.gov? Thjesht ka probleme faqja se e provova dhe une rastesisht para nja dy oresh e nuk me hapej

enis e fitove intervisten ??? t than gje per taksat ???

 

jo me than dhe mu per taksat dhe ku ka punu 6 muajt e fundit

ca tthan ty ..a ta mbajten pashaporten

 

per ca taksash po flisni cuna/goca?? smiley. apo per ato te sponsorit?

P.S. me sa duket Elona eshte gabuar me numrin per muajin e tjeter EU eshte 32950 smiley

Ato te sponsorit -+ dhe vendin ku ka punuar 6 muajt e fundit

@EnisLl ore e more vizen apo jo? Na mban mend ne diten e vizites mjeksore qe ishim gjithe kohen bashke? Na trego si shkoi? Do takohemi ne anen tjeter te oqeanit apo hic? Ne e kemi neser ne mengjes.

Intervisten e mora po mduhet ti coj disa taksa dhe mu6 muajt e fundif...po sdo sgkoj mo ne ambasad do i coj vetem me dhl

Ok atehere suksese per gjithcka

Tashi deri sa te mor visen ne dor ta shof sme besohet..po ndergjegja thot qe e kemi mor hahahahaha..suksese dhe ju neser..do stresoheni icik tu prit po hajt mo

C.  THE DIVERSITY (DV) IMMIGRANT CATEGORY RANK CUT-OFFS 
     WHICH WILL APPLY IN JUNE

For June, immigrant numbers in the DV category are available to qualified DV-2014 applicants chargeable to all regions/eligible countries as follows. When an allocation cut-off number is shown, visas are available only for applicants with DV regional lottery rank numbers BELOW the specified allocation cut-off number:

Region All DV Chargeability Areas Except Those Listed Separately
AFRICA 45,600 Except:
Egypt:      28,200
Nigeria:     15,300
ASIA 7,425
EUROPE 32,950 Except: Uzbekistan   17,500
NORTH AMERICA (BAHAMAS) 18
OCEANIA 1,185
SOUTH AMERICA,
and the CARIBBEAN 1,425

o enis te kam cu msg ne fb hape njeher.. mu ma refuzun se nuk kisha transkriptin e taksave...dhe me than qe tja dergoj me dhl..por pashaporten dhe deftesen ma kthyen mbrapsh..po ty ta kthyen pashaporten apo ta mbajten...a te dhan edhe ty ate letren me nenin 221 (g) qe te tregon ca dok duhet ti nisesh me dhl ??

@Enis deshmine e penalitetit na e kishin kthyer ne poste nuk ja kishin cuar ambasades amerikane keshtu qe na thane te riaplikonim dhe kur tju shkoje deshmia e penalitetit do na njoftojne qe te fusim pashaportat. U merzitem shume, desh e rrafem ate te postes. Tani jemi ne pritje. Mbase ndonjeri di gje se pas sa ditesh te njoftojne kur ju shkon ndonjw dokument qe mungon?

A ju beri intervist apo o su futet fare ne interviste..aju tha betohuni

Albok me vjen ken per ngerçin qe keni hasur per faj te inkompetenteve te postes. Do te thosha te mos merzitesh se thjesht do presesh ca dite me shume po pastaj mendova qe, pervec te tjerave, kjo gje s'ju lejon as te ktheheni ne Itali.Nese, uroj qe kjo mersele te perfundoj sa me shpejt (dhe te keshilloj qe ate te postes ta rrafesh me tutje, pasi te kesh marr vizen, qe ta kesh deshmin e paster smiley &nbspsmiley.

Vemet dicka te lutem, si ka mundesi (si ndodhi) qe deshmia kishte shkuar ne poste dhe jo ne Ambasade, nuk kishte te shkruar persiper zarfit (pervec se te formulari brenda) "per ambasaden amerikane"? 

Gjithe te mirat

Po po u betuam na beri intervisten e te gjitha. Dhe tha per mua eshte ok e vetmja gje nuk ua leshoj dot vizen pa kete dokument. Do na kontaktojne sapo tju shkoje "shpresojme"

@fizag edhe pse babai I kishte thene qe eshte per ambasade nuk e kishte shkruar mbi zarf prandaj e kane kthyer ne poste. Une nuk kuptoj pse te bejne te plotesosh formular kur nuk e lexoka asnjeri? Tashme besojme qe eshte thjesht ceshtje ditesh problemi eshte sic e the dhe ti qe nuk jetojme ketu... nejse te shohim I'll keep u update. Faleminderit per mesazhin dhe suksese.

albok a te than me ca do tju njoftojn ? edhe a do te duhet perseri me shku ne ambasad apo per te cu pashaporten apo do ja u dergosh me dhl pasi te njoftojn ???

Na thane qe per ta intervista eshte ok. Sapo tu mberrijne dok qe mungojne do na kontaktojne per te cuar pashaportat me dhl e per te na dhene vizat. "No need to appear again"

a te dhan ate fleten me nr 221 g ??? mu me dhan mrapsh edhe deftesen nuk taksat po sme dhan shum sqarim vec sill taksat me dhl

Po na dhane ate fleten dhe na kthyen edhe deftesat origjinale, aka50 ajo eshte praktika kur te mungon ndonje dokument ne momentin qe ua con dhe shohin qe dokumenti eshte ok te kontaktojne. Ne na sqaroi shume sakte consular officer mos u shqeteso kur ti cosh dokumentin do te kontaktojne.

un jam ka cuar qe dje..sot ne 3 kan hy dok ne ambasad..tani pres te me kontaktojn..kur t me kontaktojn do te tregoj per sa dit me kan kontaktuar..por mesa me kan then si rasti im 2-3 dit te kantoktojn..shpresoj te jet kshu dhe jo me gjat..

 

@ albok ate letren e ushtrise e firmose

Ok aka50 do ta di shume per nder nese na njofton per sa dite te kontaktojne.
Enis deri ne 26 vjec te bejne ta firmosesh ate letren e ushtrise une e kam kaluar ate moshe fatkeqsisht smiley

aka50 asgje e re ë? Deshmite tona arriten sot ne mengjes, te shohim tani kur do na kontaktojne.

albok si ka mundesi vajti per nje dit deshmia se un kam lexuar qe do diku 1 muaj?

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).