Me del keshtu kur e fus kodin:

 

You have been randomly selected for further processing in the Diversity Immigrant Visa Program for the fiscal year 2014 (October 1, 2013 to September 30, 2014). Selection does not guarantee that you will receive a visa because the number of applicants selected is greater than the number of visas available. Please print out this letter and take it with you to your visa interview.

 

Kam fituar dmth?

Vazhdimi ketu.

1413 Komente

@fizag intervista ishte me e thjeshte nga sa e mendoja.Prova te lidhjes nuk me kerkuan fare.Te lutem ma shpjego pak ku e bere pagesen 165 $ dhe si eshte procedura e kesaj pagese?

Me ca linje keni udhetuar per ne Usa? Po shikoja per bileta dhe jan shum shtrenjte.

.

Elona kishe derguar prova te lidhjes bashke me dokumentat 2 jave me pare? Deftesen e shkolles se mesme dhe diplomen e shkolles se larte ne origjinal i dergove me DHL apo dergove vetem kopje te tyre?

une intervisten e kam ne gusht dhe avokati jon na thot qe ti marrim me vete diten e intervistes por ne duam ti postojm, dhe dicka tjeter, tek zyra e DHL kur postuat dok pervec dhl ju kerkoi numer reference,per saktesei une jam ne DURRES. FLM

 

SHIKO LUFTHANSA SE KA CMIME TE LIRA

 

Ne 21 shtator mbaron summer season per airlines. Prisni deri atehere o njerez se e merr gjysem per gjysem. Kurseni paret se ju duhen per ketej, no rush. USA nuk leviz prej vendi! 

@redred te kerkojn 3 kopje te references. Kur krijon llogarine e dhl ne fund thote shiko konfirmimin klikon aty dhe ne fillim te faqes thot versioni I printueshem.Printo 4 kopje. Nje kopje do e futesh brenda me dokumentat qe do nisesh 2 jav para. Dhe nje kopje ta mban dhl ne durres nje kopje e con ai te dhl ne tr. Dhe nje kopje do e marresh diten e intervistes.Edhe une ne durres e kam piken e dhl.
Te njejten gje me tha dhe mua avokati ne durres por ne I thame qe duam ti nisim dhe i nisem dokumetat 2 jav para. Dhe rezultati eshte I dukshem nese I nis 2 jave para.

shume flm per sqarimin kopja e references duhet nga 1per secilin se ne jemi 2+2 apo 1 kopje per te gjithe pjesetaret, keto ti nxori avokati apo vete,

Per cdo person duhen nga kater kopje. I nxorra vete.

po DHL i hape tek avokati apo tek zyra e dhl. tme falesh por meraku eshte i madh..smiley

llogarine per korrierin e krijon ti vete, po nqs sdi ta besh shko te DHL e ta bejn dhe ata besoj (me nje 5mije leksh eshte e sigurt smiley).

Tani se kuptoj pse e vini ne dyshim kur cohen dokumentat kur faqja zyrtare e ambasades thote qe DUHET TE BENI CDO PERPJEKJE QE TE DERG DOKUMENTAT E KERKUARA TE PAKTEN DY JAVE PARE DATES SE INTERVISTES etj etj. Thoja dhe "avokatit" te pakten nuk keq informon akoma dhe me sh njerez ne te ardhmen.

@Elona une udhetova me Alitalian se ashtu me leverdiste dhe seshte se e gjeta sh lire bileten. Po eshte e vertet qe tani eshte sezoni i veres (shume europian qe vijn ketej). Sa per pagesen do te vijn udhezimet nga ambasada me zarfin e vizes (bashk me dy numra identifikues te viza qe te nevojiten per pagesen)

fizak shume flm per sqarimin kemi mbledh gjith dok por na ka ngel pa hap DHL dhe (avokati) na ka then qe un do ju hap DHL dhe jeni ok qe te shkoni per intervist me dok me vete, i thash qe duhen dergu 2jav perpara se keshtu esht rregull e me thot ska problem, prandaj une po kerkoj nje menyre si mund te hap DHL dhe ti postoj 2 jav perpara pa u mare fare me avokatin.

 

Pershendetje!

Une, kam fituar green card, kam maren edhe vizen ne pasaport, por kam nje hallë te vogel, kam ndryshuar mendjen nuk do te shkoj tek garantuesi por do te shkoj te nje i aferm tjeter ne nje shtet tjeter, ajo qka me shqeteson eshte se ne ambasad na eshte dhene edhe ne zarf i cili duhet te dorezohet ne airport me te mbrritur aty, a mund te hasi ne probleme pasi qe nuk do te shkoj tek sponzori, di gje njeri!!!

Gjithe problemi eshte ke fraza " Une, kam fituar green card " . Ne rast se e ke green carten ne dore ti nuk ke asnji problem. USA eshte nji vend i lire dhe sa te dalesh nga Aeroporti nuk do me dit njeri ku jeton. Po nuk e ke green carten duhet te gjesh menyren, kur te arrisesh aty ku ke vendos te jetosh qe te lajmerosh INS per adresen me qellim qe ta dijne ku do ta dergojne Green carten. Hajd, te prifte per mare Amerika.

Flm per pergjigje!

Nuk e kam ende green carden ne dore, kam vetem vizen ne pasaport, ende nuk kam shkuar ne Amerike po pres te nisem se shpejti!
Dmth nuk paraqet problem ndrrimi i adreses se dhene ne Ambasad dhe asaj qe do te shkojm nese jane te ndryshme!

shendet e gjitha te mirat!

 

 

@rrezja urime dhe fat ketej. persa i perket pyetjes tende vetem nja 10-20 postime me perpara eshte trajtuar e njejta teme...

Pershendetje te gjitheve,  persa i perket fotokopjeve kush jan dokumentat qe i duhen bere fotokopje, dhe sa kopje duhen, apo ska nevoje me i bo kopje dokumentave, ndonjeri mund te me pergj

 

arjan, ndrysha nga Napoli, ne shqiperi nuk te kerkojne fotokopje. dhe nqs sgaboj duhet te besh kopje te te gjitha dok per ne napoli 

Fizak kete nuk e kam lexuar me asnje vend qe duhen kopje per te gjith dok 

Vetem Diplomat duhen fotokopje dhe origjinale .Te tjerat duhen vetem origjinalet.

Pershendetje,

Elona a dergove prova te lidhjes dy jave para se bashku me dokumentat e tjera?

po ti mire a keq bej dhe nga nje pale fotokopje te dok qe do dergosh me dhl  per merak per vete.

 

Pershendetje te gjitheve!

Ne radhe te pare desha t'iu falenderoj te gjithe ju qe jepni informacion dhe ndani eksperiencat tuaja ne lidhje me Llotarine Amerikane.

Une qe po ju shkruaj kam intervisten mbas 3 javesh dhe kam gati te gjithe dokumentacionin e kerkuar por jam pak konfuz persa i perket diplomes se shkolles se mesme :/

Aktualisht jam ne universitet (viti 3) por shkolla nuk e jep diplomen origjinale pa perfunduar shkollen, kam bere nje noterizim por per ta legalizuar tek ministrite me kerkuan nje vertetim jo noterizimin, e mora vertetimin e notave te 4 viteve dhe e lagalizova por kam frike mos me nxjerrin ndonje problem ne Ambasade. 

Nese dikush ka vepruar ne te njejten menyre ju lutem ndonje informacion, faleminderit!

Milanist je ne rregull, por pse merr dhe nje vertetim te thjeshte nga universiteti per vitin qe ke mbaruar ose qe ja akoma ne ndjekje universiteti nuk ben keq, sepse vertetimin e universitetit nuk ke nevoje as ta noterizosh dhe as ta legalizosh 

Ate do bej, rrofsh faleminderit Arian! 

mire ke menduar dhe ndaj sygjerimin e Arjanit. suksese pas tre javesh

Thanks smiley

Elona shum faleminderit 

Redred un untervisten do e bej ne itali, dhe ktu dok i dergon dorazi diten e intervistes dhe jo dy jave para si ne shqiperi, megjithese faleminderit per keshillen

@albip provat I mora me vete diten e intervistes. Me pyeten tek sporteli meqe keni bere celebrimin me mbrapa a kishim prova. I treguam qesen me prova pasi kishim marre shume . Po nuk na pyeti njeri se ca kishim ne qese.

Elona ndjese qe te pyes perseri lidhur me provat. A kishit paraqitur nje adrese te perbashket ne plotesimin e formularit qe cuat me mail dhe a kishit paraqitur prova te tilla si fatura te ndryshme apo ndonje prove qe vertetonte qe jetonit bashke.Ne ne fakt nuk jetojme bashke (dhe nuk kemi ndermend persa kohe dhe intervista do vij sh shpejt, nga nentori besoj sipas perllogaritjeve te viteve te shkuara) dhe max qe mund te tregoj jane foto te ndryshme, korrespondenca apo dhe tabulate,  Si mendon a mjaftojne?thnx.
 

Pershendetje! 

Ndonje qe ka kryer intervisten pervec ketyre qe kane shkruajtur me lart kemi ktej ? Do na ndihmonit shume neve qe e kemi pas ca ditesh intervisten duke treguar eksperiencen tuaj diten e intervistes smiley

 

Ju faleminderit dhe suksese te gjitheve!

COME  ON   USA.

Hello!

Dini gje, duhet perkthyer dhe noterizuar vertetimi ushtarak ? 

Thanks!

jo nese intervista behet ne shqiperi

 

se keshtu me tha dikush qe e kishin kaluar ne AP vetem se nuk e kishte te perkthyer dhe noterizuar vertetimin ushtarak prandaj, nga eksperienca flet #redred apo me te degjuar ?

 

faleminderit per pergjigjen! smiley

po une e kam tani ne gusht intervisten dhe nuk ekam perkethyer 

Nuk ka nevojë për përkthim e noterizim
të dokumenteve në gjuhën shqipe të lëshuara nga
autoritetet shqiptare.
Vetëm d
okumentet që nuk janë në gjuhën Shqipe ose Angleze
duhet të
përkthehen në
Anglisht dhe të
noterizohen.
Pёrjashtim bёjnё vendimet gjyqёsore
(si p.sh. tё divorcit apo ato qё tregojnё
njё dёnim),
tё cilat duhen pёrkthyer.
 

Ok kete e dija po ngaqe dikë qe njof e kishin kaluar ne AP per kete gje prandaj u interesova, gjithsesi faleminderit per pergjigjet! 

Nqs ka noj rob femer/mashkull qe don nje vend me qera 350$ muj, Brooklyn 81 street, uj gaz drita, WiFi Te perfshifme , duhet vetem nje kervat ose dyshek SI Te keni deshire, treni 5 min larg.

Osht furnished me cdo gjo vetem kervati,dysheku Ku do Te flini mungon.

@Albip une me bashkeshortin jetojme ne nje adrese. Nuk cuam fatura.Provat qe jane te nevojshme jane fotot dedikime apo sms fb ose nese keni udhetime jashte shtetit. kaq mjafton.

Elona 23, te lutem na shkruaj pak me shume mbi diten e intervistes...une kam intervisten javen qe vjen. Faleminderit

Urime dhe komplimenta per kontributin qe keni dhene ne forum sidomos SoniK, Albok, Fizag, Elona. E kam zbuluar vetem para disa ditesh dhe ka me te vertete shume informacione te detajuara dhe qe te ndihmojne pa mase. Ju vafte mbare me fillimin e jetes se re ne USA! Na shkruani ca edhe per jeten andej qe te parapergatitemi smiley

ju lutem me thoni nese duhen derguar bashe me dok per ambasade 2 jave para edhe adrese emaili

 

Jo adresen e email-it e shkruan vetem aty ku te kerkohet, bashke me letrat nuk eshte e kerkuar. 

Suksese!

Pershendetje,

Per te gjithe te perzgjedhurit e DV2015 ju njoftoj se sot filloi sfida edhe per ne. U publikuan Cut offs number per muajin Tetor dhe numri ka shkuar deri ne EU8500(numer shume i mire krahasuar me DV2014 kur numri pat arritur deri ne 7500 per muajin tetor 2013).Normalisht per ata me numer deri ne EU8500 se shpejti mund tu vije njoftimi i dyte per daten e intervistes.Me poshte linku.

http://travel.state.gov/content/visas/en...

 

Suksese te gjitheve.

Suksese! 

VISA ISSUED! smiley

Pershendetje te gjitheve!! Sapo e mora vizen pas nje kohe te gjate stresi (ne fakt jo dhe aq te gjate smiley) e them kte sepse kisha humbur kodin dhe e kam shikuar me 1 maj te ketij viti, qe i bie 1 vit me vonese dhe per me teper nuk kisha aplikuar vete (lucky me).

Pasi e mora vesh qe jam selektuar edhe pse 1 vit me vonese kontaktova ata Kentucky (2 maj 2014) dhe i pyeta nese isha akoma ne kohe dhe meqe isha CN: 33*** ata me thane qe je akoma ne kohe por duhet ti nisesh formularet sa me shpejt. Nga data 3 maj plotesova dokumentat me avokat per te mos bere ndonje gabim (me kushtoi 10000 leke te reja) dhe me pas i nisi me poste. Me date 12 Qershor me kthejne pergjigje qe me eshte caktuar data e intervistes me 14 Gusht. Nxora te gjithe dokumentacionin e kerkuar (pas shume kohesh stresuese) me duhej dhe nje certifikate nga policia Angleze se kam jetuar ne Angli per 2 vite, pasi kisha cde gje gati, i nisa per ambasade 16 dite para intervistes...

NE INTERVISTE:

Pasi kalova kontrollin dhe u futa ne salle po prisja te me thirrej emri. Ne salle ishin diku rreth 20-25 veta kryesisht familjare. Ne fillim me thirren emrin per te derguar viziten mjeksore (sepse garancine nga sponsori e kisha derguar 2 jave para intervistes me dokumentet e tjera) dhe me pas bera pagesen 330$ (KUJDES: dollaret mos te kene njolla boje se mua me nxoren problem me nje 20$ qe kishte nje njolle shume te vogel) bera pagesen dhe me thane qe te pres kur tme therrasin per shenjat e gishterinjeve. Pas 10 min pritje me thirren per shenjat e gishterinjeve, dhe me pas pas 40 min pritje me thirren per intervisten e cila zgjati 5 min (ne anglisht zgjodha qe te pergjigjem):

Petyjet ne interviste:

Jeni i martuar ?

Keni qene i martuar ?

Sa kohe keni qendruar ne Angli ?

Keni qene diku tjeter jashte shteti ?

Kur e keni mbaruar shkollen vitet ? (ngaqe kisha 2 vite shkeputje ne shkolle te mesme)

YOUR VISA IS APROVED! 

Kaq ishte.

Nese cdo gje e keni ne rregull nuk keni pse te stresoheni dhe te rrini ne ankth per asnje gje sepse ata e kane vendosur para intervistes cdo gje.

Falenderime shkojne per te gjithe ata qe kane shkembyer informacione dhe eksperiencat e tyre ne kete forum, duke na e bere cdo gje me te lehte, SHUME FALEMINDERIT! Prandaj dhe une vendosa ta ndaj eksperiencen time me ju ktu, per te ndihmuar te tjere ne vazhdim.

 

Per cdo paqartesi qe keni mund te pyesni dhe do mundohem te gjej kohen qe t'iu ndihmoj! smiley

NEW YORK WAIT MEE smiley smiley

 

 

Suksese milanist23!

Faleminderit smiley

shume urime milanist SUKSESE 

 

Faleminderit smiley

Milanist suksese, Te presim NE new York, edhe un tashi bpk 2 muj qe jam ardh me ka ecur relativisht mire duke marre parasyshe qe po punoj qe diten e tret qe kam ardh ktu, shkolla nuk Te hyn NE pune ktu keshtu qe forcoj muskujt me Bo naj pune krahu, ktu lek ka me bollek ktu per 1 bit bohesh I pasur NE shqipri, tpresim nqs nuk ka naj rob mundem edhe me Te orjentu ose me met ndihmu me naj gjo. Tung

#Durres1 - Rrofsh plako! smiley

Po ke te drejte te punosh atje pa te ardhur Green Card dhe nr i regjistrimit ? 

Te uroj gjithe te mirat! 

 

 

Hhahah new York ka rreth 2-3 milion kinez e meksikan pa letra pothuajse tgjith NE pune, nejse nqs do Te punosh NE ndonje pune qe Te paguash taksa Te duhet numri I punes social security number, mume ka ardh per nje jav pasi kam arrdh ktu dhe aktualisht po punoj me numer pune dhe me mbajn rreth 600-700dollar taksa NE muaj , ti do thuash Pun mu*I por NE fund Te vitit ti kthejne pothuajse Te gjitha tax returns,

Po mire meqe nuk vonon shume Nr. Social...gjithsesi kur te vij atje i kuptoj me mire, rrofsh plako! smiley

pak te mbajne, mua me mbajne 1500 ne muaj dhe nuk i shof me ne fund te vitit. Per mendimin tim kush esht i ri, dmth deri ne 27-28 vjec po te ket mundsi te punoj ne te zez. Se ja vlen me mir. Pastaj kur mplakesh te 30 duhet te fillosh te paguash dhe taksa dhe 401K

Pershendetje pertej Atlantikut smiley . Ju uroj suksese te gjitheve. smiley

pershendetje dhe mbare te gjitheve andej 

 

pritem shume por ia vlejti, flm te gjitheve per ndihmen.

 

Pershendetje te gjitheve!

Ndonjeri qe ka bere pagesen $165, mund te me informoje se si behet ? Une bera regjistrimin tek USCIS por spo arrij dot te bej pagesen sepse kerkon plotesimin e disa te dhenave biznesi dhe nuk e kuptoj..

 

Faleminderit dhe suksese!

Dhe dicka tjeter ju lutem:

Siguracion udhetimi duhet ? Sepse tek agjensia ku preva bileten me thane qe ska nevoje per ju te Llotarise :/

edhe une te njejtin problem kam si behet pagesa per ne qe nuk disponojme karte banke, vetem karten qe marim rogen kemi,pls nje sqarim kush mundet

 

Mund te hapesh nje llogari tek Credins Bank, une e kam krijuar si llogari dmth i kam futur te dhenat por kur klikoj 'Make a payment' me kerkon te dhena taxash se kuptoj :/

Pershendetje te gjitheve,

Doja te dija nese eshte deyrueshme te deklarosh si adrese banimi per ne US adresen e sponsorit gjate intervistes apo ndonje te afermi tjeter? (ne DS-260 e derguar tashme kam plotesuar adresen e xhaxhait me idene qe do te ishte sponsori, por me pas kuptova qe nuk kishte te ardhurat e duhura dhe jam duke ndryshuar sponsor).Me pak fjale a je i detyruar te deklarosh qe do te jetosh te shtepia e sponsorit apo jo?

 

flm.

 

Pershendetje!

Po, duhet te deklarosh adresen e sponsorit nese te pyesin, ata thjeshte duan te sigurohen qe nuk behesh barre e shtetit, nuk eshte se ju intereson shume. Mua nuk me pyeten fare per asnje gje ne lidhje me sponsorin. Po i pate dokumentet nga sponsori ne rregull, mos ki merak fare!

Suksese!

milanist a e bere pagesen 165 $ dhe te na thoje dikush nese mund te ma beje vellai pagesen me karten e tij nga anglia ose amerika

 

Jo une e kam krijuar si llogari por nuk arrij dot te bej pagesen :/ 

nuk po kthen pergjigje asnje nga ata qe e kane bere pagesen :/

Une e kam bere pagesen me karten e nje personi tjeter. Mjafton qe te behet pagesa pavarsisht nga ku. Kshq ose jepi vellai paswordin e account-it tat te elis qe te futet e te bej pagesen (me karten e vete) per ty, ose thuaj qe te te japi ai nr e kartes e ta besh ti vetr pagesen....

 

ok flm ateher kam vellain qe disponon karte banke ne angli e do ma beje ai.

 

Si fillim duhet te besh regjistrimin me te dhenat e sakta, pastaj pasi ke krijuar llogarine mund te besh pagesen,,,te sugjeroj ta krijosh llogarine vete dhe pastaj ti japesh email dhe passw vellait qe tet beje pagesen ashtu sic tha dhe #Fizag!

po ndonje printim apo si e vertetoj une ne aeroport qe e kam bere pagesen duhet,

 

Jo ske nevoj se ne aeroport sduan ta din a e ke paguar apo jo sespe nuk eshte pune e tyre. Dmth dhe nqs ti nuk e paguan futesh ne Usa po thejsht nuk ka per te ardhur green card deri sa ta paguash. Gjithsesi per vertetimin e pageses 1) te vjen email dhe 2) te rezulton e paguar te accounti. 

Po e di kte po ngaqe thone qe duhet bere para se te ikesh prandaj,,,gjithsesi e bera regjistrimin dhe pagesen, ju faleminderit! smiley

 

Po siguracion udhetimi duhet @fizag ? 

Sepse tek agjensia me thane qe per ju te llotarise nuk kerkohet 

Pershendetje, 

Fatmiresisht me erdhi data e intervistes. 

Sipas durres1 dhe miqve te tjere kishin te drejte qe afersisht 1 vit pritje. 

Do doja te dija nga ju nese mundeni ju lutem te me shpjegoni ne lidhje me DHL. Kam bere aplikimin vete dhe kam printuar fleten e konfirmimit. Nuk mund t'i coj me poste dokumentat per shkak se duhet te dergohen 2 jave perpara dhe nuk jam akoma gati me dokumentat e plota. Mund t'i coj vete ne daten e intervistes. Po nje flete konfirmimi te DHL duhet ta lej tek zyra e DHL? Apo e coj atje pas intervistes? 

A ka ndonje problem nese nuk dergoj asnje dokument me DHL dhe po i coj vete?

Ju kujtoj se behet fjale per bashkim familjar. 

Duke ju falenderuar te gjitheve.

 

Milanist, un e bera siguracionin vetem per nje jave , pavarsisht qe nuk mu kerkua NE asnje moment, une Te keshilloje qe Ta besh qe Te ndihesh mire per veten tende dhe mos Te ngeli peng per 5 euro.

wyla- per Sa I perket bashkimit familiar nuk jam I informuar POR nne rast se kerkohet qe letrat Te dergohen dy jave Para interviste , une Te keshilloj qe aq Sa ke gati ti dergosh sepse ato hapin nje dosje NE emrin tend. Me beso cdo gje vendoset Para interviste, Ora nqs Te ka ardh data e intervistes , visa eshte e garantuar duke perjashtuar rastet kur ka munges dokumentacioni.

Pra letrat dergoi edhe pse nuk I ke Te gjitha, diten e intervistes merr me veta Te tjerat. Suksese!

Ok rrofsh plako! 

Fizag, ca Thot amerika , SI po Te duket , NE cfare shteti je? Shpresoj qe cdo gje Te shkoje
mire per juve dhe familjen tuaj.

e bera regjistrimin dhe futa numrin e kartes adresen e zip code te vellait ne angli per te bere pagesen por nuk me ka ardhur konfirmimi qe pagesa u krye,( e bera mbreme ora 22,00) si mund ta mar vesh nese u krye

 

accepted me del blu tek e treta ne radhe, dhe status details thote: your application/petition has been accepted and is pending review. tme thoje dikush nese del keshtu kur paguhet apo akoma se kane pranuar.

 

 a vonon shume zakonisht per te mare leket nga karta 

Nqs del accepted osht ok, Te pakten kshu ka qene per muve, accepted rrin deri Sa Te hysh NE USA , pastaj kalon NE fazat E tjera pas nje muaj Te hyrjes NE shba Te vjen green card, suksese!

Miredita te gjitheve ne Shqiperi dhe pertej ne USA !

durres1 i dergova sot dokumentat me DHL duke ndjekur keshillen tende. Faleminderit

Me mbajten edhe nje kopje te fletes te DHL ( tek zyra e DHL ) qe ka te dhenat e mia dhe nr e references.

A di ndonjeri cfare letre nga peticioneri per bashkimet familjare: taxave apo te ardhurash duhet derguar nga une diten e intervistes???

Apo ndonje lloj garancie??? Jane derguar te gjitha ne zyren e NVC por dua ti kem te gjitha diten e intervistes. 

Dite te mbare

Pershendetje. po perpiqem te bej pagesen per green card tek USCIS po nuk di cfare te zgjedh tek SELECT ACCOUNT TYPE. kush mund te me ndihmoje ?

 

ka dy opsione ku te tregon se cfar lloji karte paguan, une e bera tek e dyta ku kishte visa kart

 

 Eshte nje opsion kur paguajme me visa card, billing address , aty do shkruajme vendin ku karta jeshile duhet te mberrije 

ja paske fut kot daku. Te ka mor ne qafe xakja me kto shpjegimet.
Shipping address eshte ajo ku do qe t'vije letra ose pako.
Billing address eshte aty ku shko fatura. Zakonisht duhet te jete e njejte me shipping po nqse ti i bo dhurate dikujt, shipping eshte ndryshe prej billing

faleminderit

shiko titin dhe emrin e kartes qe do besh pagesen

 

Keni ndonje informat pse nuk kan dalur ende interdistat per Dv-2015 per ata persona qe jane nen nr 8500 mund te ktheni nje pergjegje ?

jo te gjith numrat 8500 e japin intervisten ne tetor, ne nentor futen te sigurt sebashku me pak numra qe do nxjerin per nentorin.

 

miredita jam e re ne forum doja te dija nese i ka ardhur ndonjerit prgj e 2 , jam fituse e dv 2015 me case nr.EU16XX dhe akoma sme ka ardh ,normalisht sipas disa informacioneve qe kam lexuar do te intervistoheshin nr deri me 8500 ne tetor por nuk u intervistuan di ndonjeri ndonje info

Urime dhe suksese ne perzgjedhjen tuaj!

Nuk mund te them me saktesi se kur behet nr yt current por besoj nga dhjetori te vjen pergjigja, gjithsesi shiko Visa Bulletin se aty dalin nr sipas muajve.

pershendetje,kam 1 pyetje, te plotsimi i te dhenave te site kur aplikon per lotarine, nqs une vazhdoj shkollen e larte, ca duhet te zgjedh per edukimin??te mesmen apo te larten pasi nuk e kam perfunduar ende.

Pershendetje!

Duhet te shkruash arsimin qe ke mbaruar dmth je diplomuar, zgjidh Shkollen e Mesme (eshte dhe kriter baze) edhe po se pate te larten ska rendesi!

Suksese!

 

Shume faleminderit per pergjigjen e pash te viza bulletin qe per evropen ne nentor ka arritur ne 9900 shpresoj te marr  nje pergjigje keto dite . a I ka ardhur ndonjerit pergjigja e dyte Brenda ketyre nr.?

 

e pash po nuk e kuptoj se si perzgjedhin nr qe caktojn datat e intervistave apo ndoshta ngaqe kete vit u fut plotesimi online I formularit ds 260 qe kan pas kaq sh.vonesa ne dergimin e pergjigjes se  dyte ,se sh.vetave mesa di un  me nr case Brenda 8500 nuk kan marr  prgj

smiley

Se di saktesisht, por ti ke Case Nr shume te mire, suksese! smiley

Pershendetje .

Nese e ke nje mije e gjashteqind dhe jo 16000 duhet te kete ardhur.

Ne cilen faqe e kontrollon statusin tend?

sepse nuk do njoftoheni me mail thote

ketu do shikosh statusin tend nese ka ndryshuar

https://www.dvlottery.state.gov/ESC/%28S...

uuu, une e dija qe eshte 16 mij :/

se 14000 e kam une numrin dhe pres te me lajmerojne

 

e kontrrolloj nja 2-3 here ne dite te statusi por e njejta gje . dhe shum personave te tjere  me case nr me te Vogel se I imi akoma si ka ardhur njoftimi I 2 . shpresojm te me vij kete jav

me shkollen si jeni i permbushni kushtet, aplikanti kryesos d.m.th

 

po I permbush se  kam shkollen e larte . un  jam aplikanti kryesor

intervisten ku ke deklaruar ta japsh ne tir apo ath  se te pyet kur ploteson formularin ds260

ne athin e deklarova

he mo keni ndonje pergjigje?

 

Meqe jam une qe e kam hapur temen dhe meqe jam ne USA, po ju jap pershtypjen e mia bruto pa romantizma.

Ka shume veshtiresi ketej, nuk eshte sic e mendoni. Cfaredo shkolle te keni mbaruar nuk ua quan njeri sepse te gjithe kerkojne diplome amerikane (e zeme se aglishten e dini uje). Me pak fjale do punoni pune te rendomta, qe paguhen me minimumin e lejuar nga ligji. Qeraja eshte shume e larte, dhe me pagat minimale qe do merrni do punoni vetem per te paguar qerane, telefonin, subway dhe per te ngrene. Do stresoheni po ashtu, sidomos nqs ne Shqiperi keni qene tip social, ketu do jeni vetem dhe do merziteni (as kafe as restorante nuk i perballoni dot). Muajt e pare do ju marre malli dhe per shpine atje dhe prinderit apo ke keni lene, do ta ndjeni shume, me pas do ju kaloje. Jeta do ju futet ne monotoni, pune, shpi, internet, gjume, pune etj... Kur te keni dite pushim do dilni te beni xhiro neper qytet, do ju pelqejne, do ju duket interesante, por pastaj do mesoheni dhe s'ju bejne me pershtypje.

Nqs ne Shqiperi keni mbaruar shkolle te larte dhe keni punuar ne profesion ose ne ndonje pune te denje, kur te vini ketej do ndiheni te pavleresuar sepse do punoni ne pune te rendomta (merrni parasysh kete qe pa ardhur). Une personalisht kam deri diku nje pune te mire, qe eshte aferisht me shkollen qe kam mbaruar, por kete e gjeta me ane te nje miku qe ka qe ne kohen e Enverit ketu, si dhe kisha aftesi ta mbaja. Nuk paguam edhe aq mire gjithsesi, sa per te mbuluar shpenzimet mujrore. Nje shoku ime qe erdhi me lloto, nje muaj pasi erdha une, e qe kishte mbaruar Politeknikun ne TR nisi pune ne nje restorant, sepse nuk gjeti ne profesionin e tij (sic ju thashe diploma nuk njihet dhe anglishten duhet ta dini uje). Ai eshte stresuar shume e merzitur. Edhe une faktikisht jam merzitur, pershkak se kam qene tip me shume shoqeri ne Shqiperi e tani ketu ndihem shume i vetmuar ne ate rutinen e perditshme. Nuk e di nqs bera mire apo jo qe erdha, por me 90% do rri nja 2-3 vjet e do kthehem. Mbase me nderron mendja deri nuk e di, por me duket sikur i kam bere downgrade vetes.

Me pak fjale mendohuni mire para se te merrni vendimin. Merrni parasysh te gjitha. Amerika nuk eshte sic del neper filma ose neper statuse facebook, eshte kapitalizem ketu.

o grup, nuk te njifet diploma kudo qe te shkosh. Kjo te paska zhgenjy ty? duhet ta prisje!
Futju shkolles, sakrifiko pak dhe plotso diplomen per lendet qe nuk te njifen se shume kredite kane per t'i njoft. Nuk di a ke marre programin e shkolles qe ke mbaru ne Shqip. vec listes se notave e diplomes. Duke qene ne shkolle, ke per te kriju dhe lidhje e shoqeri se ndryshe nuk ke si te krijosh. Dhe me te mbaru shkollen, ke per ta gjet veten.

Diploma spo U pi uje ne Shqiperi lol  e Jo me ne USA ku diplomohen me mijera cdo vit. Zhgenjim I madh mer jahu. Degjo ca thote Bredharaku se ske rruge tjeter!

Sonik, te gjitha qe i pershkruan jane veshtiresite qe cdo imigrant i has pavaresisht statusit me te cilin vjen/shkolles/ apo eksperiences se punes. Nese mund te te jap nje keshille, tento te integrohesh sa me shpejt ne pune, lagje, shkolle etj. Lexo gazeten e lagjes/qytetit ku ndodhesh. Merr vesh cfare behet ne nivel lokal lagjeje/qyteti, vizito parkun, galerine, kinemane apo merr pjese ne ligen lokale te futbollit.Ndaje eksperiencen tende dhe tako sa me shume njerez nga sa me shume background te ndryshme. Sa me shume te ndihesh pjese e lagjes/qyteti ku ndodhesh aq me mire do ndihesh per pozicionin ku ndodhesh dhe efekti te qenurit i huaj do te zbehet me shpejt. Gjerat nuk do jene si ne shqiperi as me shoqeri, pune apo jete personale por do jene ndryshe, ndoshta diku me mire ose diku me keq por me shpresen qe ne balance per me mire. Celesi eshte te ndihesh dhe ta trajtosh vendin ku ndodhesh si te jete vendi yt sepse ashtu eshte. Mundohu te shkeputesh nga lajmet e perditshme nga Shqiperia por interesoju me shume se cndodh aty sepse aty ndodhet jeta jote (pervec Peshkut smiley ). Shqiptaret me te palumtur qe has ketu jane ato qe vijne dhe modelojne te perditshmen e tyre me pune/shtepi/kafene shqiptare/lajme/politike shqiptare e patjeter qe do ndihen jo mire dhe do krijojne pengesa mendore per integrim ne shoqerine ketu. Eshte balance e veshtire ta krijosh por me efekt afatgjate pozitiv. E mos harro se USA nuk eshte vetem NYC, ke qytete te medha e te vogla te tjera ku mund te gjesh vehten edhe me mire, mjafton te eksplorosh dhe te pyesesh.

Sonik plotesisht pajtohem me ty, une per 3 muaj jam ne USA dhe sme ka dalur ashtu siq e kam menduar, 3  muaj shkuan si mos me shpejte mirpo shume pak progres. Nga Kosova erdha si 23 vjeqar me 2 diploma Universitere mirpo qe nuk mirren parasyshe. Gjithkund pyesin per pervoje jo per diploma. E ne disa raste per pun si "entry level" me konsiderojn si te mbikualifikuar dhe sme ofrojne as ate pune dhe shpeshe me shkon mendja te fshije nga resumeja fushen e edukimit. Per momentin kam 2 puna Part Time por sikur mos te kisha mbeshtetjen e familjarve ketu ne USA nuk besoj qe do te isha ne gjendje te mbuloja te gjitha shpenzimet. Kesaj i shtojme edhe merzine qe ne disa qaste eshte thjesht e papritur as vet smundesh me imagjinu pse po ndodh!? Lexova edhe komentet e durres1 me poshte dhe pernjemend me japin kurajo dhe pas nje kohe mendoj te ndryshoj qytet-shtet ne kerkim te mundesive te reja. Por prape jemi me fat qe e kemi nje mundesi te tille dhe duhet te shfrytezojme dhe te vazhdojme shkollimin e larte meqenese shumica ketu jemi me diploma Universitare dhe pas 5 viteve kur te marrim nenshtetesin Amerikane te kthehemi ne vendet tona te krijojme nje familje dhe ateher do te dime qe te vlersojme me shume keto shtete te "shpifura" qe shume prej nesh sod po i quajm. 

Wow Sonic, me vjen keq te lexoj kete nga ty, gjithsesi me kishin thene qe andej ndryshon cdo gje dmth njeriu nuk ka kohe per asgje pervec nevojave kryesore lek(pune) clodhje (shtepi) dhe fundjava per te dale dhe serisht fillon vertitesh rreth te njejtit rreth te cilin nuk e din se kur do te mbaroje. 
Ne fakt une te kam ndjekur qe ne fillim e deri tani dmth se u habita kur pashe kete moment pasi kam pare shume nga momentet e tua ketu te gezimit apo te stresit por duke uruar qe ky eshte nje pershkrim i sinqerte dhe mergimtari shpresoj qe edhe te tjeret te te kuptojne. 
DOja dhe te pyesja nese per te gjithe eshte e njejta stil jetese apo varet si te vjen jeta edhe andej! 
Dmth edhe pse mund te vish nje here ne vit ne Shqiperi prap nuk te shtyhet te qendrosh atje?!

Respekte!

Hahahha Sonik shpejt te paska kap merzia, une 2 muaj qe kam ardhe ne new York, deri tani nuk jam zhgenjyer aspak, perkundrazi kam pritur te ishte me e veshtire. Dallaveret me shoket nuk do I gjesh ktu dhe nuk mendoj qe ka njeri qe eshte nisur nga shqiperia me ate mendim, po ashtu thashathemet e kafeneve .Ca prisje ti qe shoku yte me shkolle shqiptare te behej governator ktu?Nuk funksjonon keshtu ne asnje shtet te botes e le pastaj ne amerike. Per mendimin tim amerika eshte me te vertete Ai vendi I enderrave per njerez qe duan te punojn dhe Kane shpresa per te ardhmen, une jam nje nga Ata. Amerika eshte Ai vend Ku per nje vit punon si qen, pas nje viti ke nje makine super, amerika eshte Ai vend Ku per 3-4 vjet te tjera te shfrytezojne me aq sa Kane mundesi, po pas kesaj kohe ke aq lek sa duhet per te blere nje shtepi te mire. Amerika e qefit e lokalve klubeve daljeve Nate per Nate eshte amerika e amerikaneve Jo e shqiptareve. Sa here zgjohem ne mengjes falenderoj zotin qe jam ketu e Jo ne shqiperi , sado veshtire qe te ndodhesh ktu prap me mire se shqiperi eshte. Sonik te sygjeroj te dalesh me shume me shoke American, so you can get American eyes, kshu me Thot xhorxh tek puna dhe sinqerisht ka te drejt. Me beso e di se sa te veshtire e ke , edhe mua me mungojne shoket familja tek e fundit akoma skam mbushur 21 vjeq, dhe e kam te veshtire jasht mase por mendimi qe ndodhem ne new York , ne stacionin e fundit te autobusit me jep shume force. Te vetmit persona qe thojne qe amerika ne eshte " vend per mua" Jane Ata persona qe thjesht nuk Jane per ameriken . Sonik futju punes , paloje lekun, dhe pas 10 vjetesh do thuash " sa me paska dashte zoti qe me ka sjell ketu". Dhe per ato qe do vijne se shpejti ktu- Sonik kishte te drejt kur tha amerika nuk eshte ajo qe shifni neper filma etj, por harroj te thote se e keni plotesisht ju ne dore qe ta beni ameriken qe keni enderruar, nuk do ju presin zyrat e as me krah hapur , do beni pune te rendomta, po ktu puna vlersohet dhe rrespektohet, nqs se je tip qe ke deshire te punesh dhe te ecesh perpara amerika eshte vendi ideal per ty, nqs je e kunderta, je lacu kafenesh, do marresh veten ne qaf po erdhe ktu.

Futju shkolles se qenke 21. Leri makinat luksoze pas 1 viti apo shtepine pas 3 vjetesh. Edukohu,hap syte. Soniku eshte ne ate fazen e fillimit, integrimit, pershtatjes. Bej durim, cdo gje kalon. Me vullnet arrin aty ku do, dhe shef veten. Ne nivelin tend. 

Varet se cfare kushtesh ke pasur ti ketu e se cfare kushtesh ka pasur ai. S'kane lidhje kafenete e gomarlleqet e tjera qe ke permendur, por njeriu s'jeton vetem per leke.

O mami moza une me Pak se sonil kam ktu, une nuk permenda makina luksoze apo Vila se 100 vjet po Te rrish ktu nuk I Ben dot, thash thjesht " Te mire". Ik na bo naj byrek per drek me mire.

Shko ne shkolle! Ky duhet te jete qellimi yt tani per tani. Do me kujtoc! Byrek sdi te bej ! 

Flm, me beso ate kam si qellin kryesor, po Ku jam interesuar nuk kam gjetur asnje shkolle nen 5000dollar viti, ne degen qe me intereson. Keshtu qe patjeter me duhet Te punoj qe nje vit, edhe ndjese nqs se je ofenduar nga komenti I mesiperm .

Miq sa per info me duket se ka dale edhe numri per Nentorin: 
 

Region 

EUROPE 9,900

 

une tani ju dhashe ca mendime dhe eksperienca shume te sinqerta juve merrini si t'i doni. keta thone futja shkolles, e qerane kush do ma paguaje mua qe t'i futem shkolles?  Do interesohem dhe per shkollen cme thone, c'kredite konvertohen dmth, por shume leka duhen...sa erdha hyra te punoj direkt se nuk te mban dot njeri ketu, edhe vlla ta kesh ne qafe si rri dot, duhet t'i paguash te gjitha faturat ne fund te muajit.

ne fakt durresi1, une nuk erdha ketu qe te rropatem nje vit rrjesht e te blej nje makine te shtrenjte, erdha se desha ta provoj kete mundesi qe te vjen rralle, edhe nuk jam dorezuar, se ne fund te fundit pune tavoline kam, por doja t'ju thoja atyre qe e kane ne plan qe gjerat jane shume te veshtira e mos prisni parajsen ketu. as ketu as ne nje vend. me kembe ne toke dmth.

E ke fillimin more djale. Fillimi kudo eshte ca I veshtire. Nga Tropoja ne Tirane te levizec te merr ca kohe sa te ambjentohesh, e Jo me Shqiperi - USA. Fillimi do kembengulje, vullnet te forte. Shkollen beje part time fundja dhe puno gjithashtu. Kudo do sakrifikosh dicka te arrish aty ku do. Vetem nje idiot mund ta kujtoj USA me te mberritur parajsen mbi toke. Vetem te mendojne/ kur te vijne ketej kush u la pasurite qe te gjejne parajsen ?!!! lol. Je me fat qe te doli llotaria dhe qenke I ri dhe beqar !  

Sonik,  keto qe thua jane jo vetem te sinqerta po edhe shume normale.  Me nje fjale je aty ku duhet te jesh. Ta them kete nga eksperienca ime dhe e shume te tjereve.  Ki parasysh qe veshtiresia me e madhe eshte ne kete moment.  Persa kohe qe perpiqesh dhe vret mendjen si te ndryshosh, je ne rregull.

vete mer do ta pagush qerane, kush pret qe te ndihmoje?
2 pune kam bo une, sigurisht edhe ne fundjave dhe shkollen ne darke.
Nqse qerane e ke shtrenjte, shif per nji roommate ose kerko per nji apt. me t'vogel. Jo mer plak, po ska gje pa sakrifica.

Ben mire qe ua thua se shumica ketu fluturojne me presh ne bythe kur degjojne "jashte shtetit". U duket parajse. Po te kesh ketu nje jete mbi mesataren, dmth, pune te mire te jetosh ne nje qytet te madh, rralle ia vlen te emigrosh, nese s'ke probleme vertet te renda. Te ikesh atje e te punosh pa te te mbetur nje lek menjane, njesoj si ketu, atehere me mire rri ketu. Them se akoma me e mire eshte te punosh fort dy tre vjet atje e te vish ketej me nje dore leke per te hapur ndonje biznes. Kush e ka bere kete ketu ne Shqiperi jeton shume me mire se atje, apo se c'do te kishin jetuar ketu po te mos kishin emigruar. Njoh disa te tille. Rendesi ka ta ndash mendjen per nja kater vjet, te rrish aty ku je. Pas kater vjetesh shiko nese ke ndryshuar mendim apo nese ke mbledhur leke e pastaj vendos.

Nuk eshte njelloj. Eshte si nata me diten. Soniku eshte ne hapat e fillimit. Eshte ca I mallosur, sdi ku ka koken akoma. Sa te settle up, shife ti ca do te thote se ku eshte me mire. 

Eshte e gjitha relative, ne varesi te jetes qe kane pasur ketu. Ka plot qe jane kthyer dhe nga amerika e nga kanadaja. Nuk jane te gjithe njerezit njesoj as ketu, as atje. Disave u bie me mire ketu, disave jo. Juve qe ju bie me mire atje nuk i kuptoni dot ata qe u bie me mire ketu. Por ka qe rrine me keq atje vetem sepse eshte krijuar mendesia qe atje eshte me mire. Robi duhet te shohe ku ndihet me mire, jo ku i thone se eshte me mire.

E pra relative lol. Une psh kam qene sh mire qe ne kohe te Enverit, ne krahasim me shumicen atje, jam rrit mes te mirash.E ca dmth kjo sipas teje e??!  Justifikime justifikime. Robi shef te gjithe pikceren. Ky tani eshte ne fillim, po I hapim syte. It gets better, much better!!

Koha e enverit eshte para 24 vjetesh. lol Nuk vazhdohet me ate mendesi. Ne ate kohe ishte mire te emigroje, sepse rrogat ketu ishin 30 dollare dhe me gjashte muaj pune edhe ne Greqi beheshe bos. E kupton pse s'behen llogarite me meter 24 vjet te vjeter? Eshte tjeter kohe sot. Njerezit ju degjojne te flisni si ne kohen e enverit e kur ikin atje pastaj zhgenjehen dhe ngaqe eshte krijuar kjo mendesia vazhdojne te rrine, edhe pse keq e keq, edhe pse ketu do te ishin me mire. Ata qe ndihen me mire atje duhet te rrine atje, por ka qe ketu u shkon me mire, s'kane pse marrin veten ne qafe vetem nga mendesia e lashte. 

Nuk krahasoj gje une se nuk me ben pershtypje  , ta kisha fjalen qe Jo te gjithe qe ikin jane nen mesataren financerisht. Sipas statistikave te tua. lexo me mire c'ka them. 

Une s'po them qe ai duhet te kthehet. Ai duhet ta provoje kater vjet e po t'i ece, mund te ndihet me mire atje. Por ka qe rrine keq e keq vetem se u vjen turp, ngaqe degjojne prej te gjitheve atje qe "si do te kthehesh, erdhe deri ketu e do te kthehesh". Mirepo e degjojne nga njerez qe kane ikur ne nje kohe tjeter, kur per te gjithe ishte mire te ikje, ose nga njerez qe atje jane me mire se ketu e s'e konceptojne dot qe ka njerez qe ketu jane me mire se atje. Te thashe qe eshte relative. Ka edhe Amerikane qe me mire jetojne ne Kine se sa ne Amerike. Ka italiane e greke qe me mire po jetojne ketu se ne vendet e tyre. Gjithcka eshte relative, por ju e shihni ceshtjen me katundarizem te 24 viteve me pare, "vetem ajo qe bej une eshte me e mira". Ju nuk shihni opstion tjeter te mundshem ne trurin tuaj komunisto-provincial smiley. Gjithcka qe po them une eshte "stop mendesive provincialiste", asgje me shume. lol

Nuk para ndodh kjo. Ky ka fillimin te veshtire. Po I kaloi 2/3 vitet e para nuk do vete te kthehet!! Ato qe mund te vihen ne siklet te rrine me pahir ne USA mund te jene ato mosha qe kane ardhur mbi 40/45e lart. Dhe ato sakrifikojne, e bejne per femijet po Jo se ca thote bota atje ne Shqiperi. Qashtu. Keta qe vijne sot jane me te pergatitur se c'ishim ne para 20 vjetesh kur skishte as teknologji si sot ku informohesh per cdo gje ( mos zhgenjehen flas lol) Kur kam ardh une sa kish fillu interneti aol me dial up bep bep lol.So mjaft u qarravitet dhe me justifikime. Bye now and ne good! 

Nuk para ndodh kjo. Ky ka fillimin te veshtire. Po I kaloi 2/3 vitet e para nuk do vete te kthehet!! Ato qe mund te vihen ne siklet te rrine me pahir ne USA mund te jene ato mosha qe kane ardhur mbi 40/45e lart. Dhe ato sakrifikojne, e bejne per femijet po Jo se ca thote bota atje ne Shqiperi. Qashtu. Keta qe vijne sot jane me te pergatitur se c'ishim ne para 20 vjetesh kur skishte as teknologji si sot ku informohesh per cdo gje ( mos zhgenjehen flas lol) Kur kam ardh une sa kish fillu interneti aol me dial up bep bep lol.So mjaft u qarravitet dhe me justifikime. Bye now and ne good! 

Nuk ndodh rralle, jo. 

Jo se ca thote bota atje ne Shqiperi. 

Dhe s'e kisha vetem per boten ne Shqiperi, por sidomos per boten atje. Dhe sigurisht qe sa me te rinj, aq me pak gjasa kane te kthehen. Por nese jane profesioniste qe e kane nisur jeten e kane nje vend ne zanatin e tyre ketu, eshte tjeter gje, sepse e humbin dhe ate vend e pastaj dhe te duan s'kthehen dot.

Fakti qe ka hedhur llotarine tregon se ai ska dash me jetu me atje. Ty psh qe jeton atje e te pelqen jeta qe ben as e merr mundimin ti hysh atyre letrave. Lol. Simple right? E lejme me kaq se jetojme ne 2 bote te ndryshme dhe nuk do kuptohemi ndonjehere. 

Ka vajza shqiptare qe jane martuar dhe ne Siri e Malajzi, sepse e kane degjuar si "jashte shtetit". Ketu po dua te dal. Amerika eshte mire per te rinj, por dikush qe ka nje profesion e ka zene vend ketu duhet te mendohet mire, por shpesh ndikojne ato gjerat qe te thashe me lart.

Po varet nga individi pastaj. Sjane te gjithe njelloj, se ke dhe losers lol. Njoh njerin ketu qe kur erdhi nga Tirona ( drejtor banke tip rang Fullani lol , po njeri I ndershem kshu) . Fillimisht hyri ne bank ne nje pozicion me poshte sec kish qene, futi kembet kur I thone por me durim e eksperince pune qe kish arriti aty ku donte. Manager ne nje dept te rendesishem eshte tani. Mbi 40 e ca ish ai atehere. Po e beri per te ardhmen e goces, se mire kish qene dhe atje smiley .  Per bukuri tani. E gjeti veten aty ku perkiste. Ka shume menyra per te ec ketej. Ik dhe ti , sa je I ri smiley

Ka dhe losers qe s'bejne hajer as andej, as ketej, por problemi eshte qe shqiptaret shohin si losers edhe ata qe kthehen ngaqe jane me mire ketej, ndaj dhe shume hane veten me dhembe e rrine kot me kot andej, kur do te ishin me mire ketej.

si i ke kto percaktimet mer cuni i mamit, te preme me gershere:

14 vjec eshte mosha kur robi behet hacker
4 vjet eshte periudha qe robi vendos nese duhet ndejt ne usa apo duhet me u kthy ne albanie
200 mije euro jane mjaftushem per me bo jete mbreti ne albanie

relative thote. Po relative eshte cdo gjo mer i shumditur. Si thote ajo shprehja shqiptare, nqse do robi e nderton jeten dhe maje malit. Po jam i sigurt qe e ka pas llafin per ata me bythe t'forta.
Punoj me cuna e goca nga anglia, irlanda, korea e jugut, gjermania pa permen kto indionet e kinezet qe jane me shumice. Ta them se sipas menies tate, shqipot sot qenkan aq mire sa vec naj i vobeket (tek-tuk dhe kto se jeni te 2tet mas gjermanise), mund ta morin ne konsiderate ameriken...pranej bo perpara ai vend, japin men robt si ty dhe berberi...

Ua zhgenjehen thote. E thashe dhe me lart- vec idiotet zhgenjehen. Zhgenjehen?!! C'fjale e cuditshme kjo. Lol 

Cfare bisnesi mund te hapesh me nje dore leke? dhe sa leke?

po me nje dore leke mund te hapesh nje restorant te vogel, tip fast food si fillim, me qofte.. qoftet hecin mire ne Albanie, thone vezhguesit e mprehte te tregut.smiley

Varet se c'di te besh o njeri. Nuk jane bizneset me zgjedhje, kam leket e sot po vendos te behem keshtu. Ka njerez qe andej kane punuar ndihmes radiologe e ketu kane hapur radiologji e jane shume me mire se atje. Ka njerez qe s'u kane njohur diplomen per dentiste e kane punuar ndihmes dentistesh atje, kane mbledhur para e kane hapur nje klinike dentare ketu, me njohurite qe kane marre atje, dhe jane shume me te kenaqur. E gjitha eshte relative, por mendesia qe vetem atje eshte mire duhet hequr.

Sonik, plako me ke keqkuptuar , e kisha fjalen qe vetem nje shtet si amerika ta ofron nje gje te till. Nejse te njejten gje ndiej edhe une edhe shume te tjere para nesh. Sa per kredi eshte shume me leverdi , kte kam menduar edhe un. Interesi ishte 4.3%, dhe kur e merr per shkolle ta japin kollaj. Te keshilloj per nursing ose building mangement, dy nga deget qe ke me shume mundesi per pune ne ny, une te pakten njeren nga kto do marr, ky semester iku po me kismet ne pranevere mos filloj.

Pershendetje,jam fituese e dv 2015 ,emaili i intervistes nuk me ka ardhur akoma por ka adale numri current per tetor keshtu qe mendoj se duhet te filloj te bej dokumentacionin gati avash avash.Mesa pashe nga komentet kam bere gabim qe e kam vene intervisten ne athine po iku tani.Pyetja ime eshte pa me ardhur akoma emaili i intervistes a ta bej kerkesen per deshmine e penalitetit nga shqiperia apo te pres njehere te me njoftojne?

Cfare dokumentash duhet te kem me vete diten e intervistes dhe cfare duhet te dergoj me poste ne ambasade ? Jam ne universitet ne athine aktualisht dhe diploma e shkolles se mesme ndodhet atje momentalisht , qe ta paraqes ne ambasade duhet ta kerkoj nga universiteti dhe ne rast se nuk ma japin si te veproj ?

Illy me sa di une numrat kan dal po emailet per intervisten akoma jo gati ne te githe boten sepse kane nje periudhe te ngarkuar kete fundvit fiskal pasi vitin e kaluar kishin perzgjedhur shume fitues te fazes se pare dhe kane ngelur jashtzakonisht shume persona te zhgenjyer duke perfshire edhe shqiperine, keshtu qe mos u nxito sepse emaili per daten e intervistes te vjen te pakten 4 jave para dates se intervistes, te sygjeroj te fillosh me letrat e tjera sidomos letrat e sponsorit . Suksese!

Duhet me patjeter te ta japin patjeter eshte greqi jo somali.

Si i behet per ato qe u ka dale case number ne visa bulletin dhe e-maili  nuk u ka ardhur akoma ose me sakte data e intervistet nuk u eshte afishuar ne llogarine e tyre.
Keto perfundimisht nuk fitojne apo duhet te presin deri ne korrik te 2015???

jo thjesht duhet të presësh të gjithë nr që dalin në VB merren në intervistë më duket.

Ashtu kam degjuar edhe une, qe varet edhe nga data qe ke plotesuar DS-260, keshtu qe le te shpresojme qe te dale! 

Zarfi qe jep ambasada te mbyllur duhet tu dorezohet officereve te emigracionit ne Aeroport?

Po, se bashku me diskun e rrezeve x!

Mos e hap, po e hape u dogje.

faleminderit 

 

Pershendetje miq! Nje jav ne americ
Pershtypja ime..gabimi me i madh qe do beni te vini ketej.vendi me chnjerzor qe kam par.kur je aty te duket fush me lule do i bej leket stok realiteti esht qe po nuk bere 3pun ne dit si robot nuk ben gje .familjen njeher ne jav e shikon jet qeni punon sa per te ngren e te paguash detyrimet dhe ato po ja dole ska jet fare ketu te keqen e evropes ku ishim ku jemi me pak fjal njerzit qe do ju presin tu sqarojn mir se realiteti esht krejt ndryshe dhe un ashtu e mendoja.pagesa me regulla 8-9 dollar me regulla te mbajn dhe taksa 8-9euro i mer dhe ne europ per mua ta dja e ne fillim realitetin nuk e kisha mar kur kete ruge .ketu thon esht fillimi de kalosh po nuk pate nje zanat te mir ketu gjith jeten do jesh hamall nje pun ne shqipri 400mijj lek eshte njeqid mije hEre me mir se sa ketu

 po nuk pate nje zanat te mir ketu gjith jeten do jesh hamall nje pun ne shqipri 400mijj lek eshte njeqid mije hEre me mir se sa ketu

+1

Dmth 1 jave te mjaftoi ty me kriju bindje dhe me dhon direktiva se ca dhe si duhet me vepru.
Kaq kohe te mjaftoi ty me hedh poshte pervojen shumevjecare te atyne qe kane kriju jeten e tyne perbukuri ne usa?
Eh te lumte pushka! Pse nuk shkru dhe naj liber 1,000 faqesh per jeten ne amerike?

Ke shume te drejte. Kur e ke lene intervisten qe te dorezosh karten jeshile e te kthehesh mbrapsht ne Shqiperi?

Te shkuarit ne emigrim nuk eshte hap i vogel qe te kthehet. Pas gjithe atyre shpenzimeve, lenies se puneve e gjerave te tjera, ai duhet te rrije e te punoje se keto lloj hapash nuk hidhen lehte. Pastaj s'i dihet, mbase i del ndonje mundesi e mire pune. Po dhe po te mos dale, pasi kalon kohe pastaj eshte edhe me e veshtire te kthehesh. Faji per strese te tilla vjen nga mbivleresimi me provincializem i Amerikes nga ata qe jane ketej dhe prej atyre qe jane andej. Ti s'e kupton dot se je mesuar t'i besh gjerat ne kurriz te te tjereve, por keta qe ikin me forcat e veta s'mund t'i bejne llogarite aq lehte.

Po me 400 mije leke cdo besh? Si do jetoc? Edhe ik meso shqip njehere, pastaj English te shohesh me qarte se cfare te rrethon. 

Ne c'kuptim "si do te jetoje". Ca pyetje pa piken e logjikes. lol Nje cift me rroga te tilla e me pak femije ben jete normale ketu. Cdo te diel mund t'i nxjerre femijet diku per argetim. Cdo pasdite mund te dalin diku. Cdo vit te bejne pushime, te hane normalisht, te vishen normalisht e t'i edukojne femijet normalisht. Qe ne fund te dites i bie me shume se c'mund te besh andej me nje pune emigranti. Te pakten s'te iken jeta per shalesh per te ndertuar ameriken. Po s'pate zanat qe paguhet mire e nese ke nje pune mesatare ketu, e ikura atje s'vlen.

Po mer cdo bej me 400 mije leke???  Njeri pa ego, ambicje. Qe kur e kufizoi rrogen/ veten me 400 mije leke ka marre fund! E mo m'trego mua edukimin dhe rritjen e femijeve atje, se ska shume qe isha. Erdha, pashe dhe ika! 

sapo folem dhe per edukimin atje tek ti. S'jam duke te t'i perseritur. Ai "kufizimi" i rroges eshte krahasimi i te berit pune minimale ketu me te berit pune minimale atje. Qe te mos ngaterrohemi, ata qe kane nje zanat qe paguhet shume mire atje, ose qe jane shume te rinj e kane muyndesi te shkollohen, ata mund te jene me te kenaqur. Por po qe per te krahasuar jete minimale per jete minimale, me mire te rrish ketu. Djali ka te drejte kur thote qe njerezit duhen informuar. Jo kujtdo i leverdis te ike. Shqiptaret duhet te informohen me shume para se ta marrin ate hap, sepse tani per tani kane dezinformim. 

Po ik o arqo se kto tema jane pertej kapacitetit tend, leni kto ti po mthuj Sa doli ndeshja juve Milan?

ik shtro kurrizin per te pasuruar landlordin dhe qeverine me taksa, ate bej ti, se per ate pune te kane marre. Puno, se mos i ze deren ndonjerit pastaj.

Ahahahahahha o naquu, ke zili plako, une perpara paguaj taksa qeverise amerikane e pi kafe ne times square, sesa rri SI barbon me mamin e vendos skedina ke lokali lagjes. Ik plako ik se bota nuk rrotullohet rreth teje.

hahahahaha, ty me shume te vete rruga per ne times square, dhe po te tepruan leke per kafe. Pi nje here sa per te thene qe e provove, pastaj back to shtro kurrizin per te pasuruar landlordin. Dhe hap syte bej ndonje shkolle sa je i ri se po vazhdove me keto mend s'ke gje ne terezi.

Ok arqo, SI te thuash ti plako, problemi I vetem eshte se une jetoj ne Harold square, rreth 6-7 min larg kemb nga times square, per Sa I perket cmimit kafja osht gjoja ma e lire knej se ka me bollek, cdo 100 metra ke nji Starbucks, Dunkin D etj po nejse vl spo lodhem kot, flm per keshillen.

smileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmiley

Ike nga 81 street ne brooklyn mo? Dale mo me genjeshtrat per bemat e emigrimit, qe tani ky. Ende s'te eshte ftohur karrigia te lotot e lagjes. Kur te kthehesh prape atje, aty genje jevgjit e lagjes qe t'i mahnitesh. As emrin s'di t'ia shkruash Herald Square-it. 

Hahahaha lale ti je pall fare, po se ke leviz nga nje vend NE nje tjeter pas dy mujsh nuk do Thot qe je bo miljoner mer pall, ktu levizin gjojnat shpejt o arqo, nejse nuk jam nga ato rob qe kerkojn fam NE internet, prap Brooklyn jam e se kam ndermend me leviz, me siper e Kisha fjalen qe punoj atje dhe rri shume atje gati 12 or dit , kur thash jetoj se Kisha menjen fare per jetes/banes, me shume per kohe qe shpenzoj anej, plus e kam tfiksum at emer aq shume nmenje sa per asigjo nbot nuk e ngatarroj, po cel me auto correct ma boni, dhe sa per lloto ma kopjove muve , ik arqo ik se fitoi juvja lam lesht ...

mire, tani e rregullove pak. lol

Hahaha jo arqo jo, une drejt e Kisha po ti po e shifje shtrembt, edhe le nom met at " lol" I ka dal lezeti spo perdoret mo namerik e ti pordh e ron , lol lol lol qdo postim. Ik mer gamor se ti nashi Sa ke Ra ninternet e don me bo figur hahhahahaa lale je per Te ardh keq

Ashtu eshte, me ju qe jetoni ne "Harold" square me nga mijera dollare ne muaj qira qe dy muaj pasi jane hedhur nga varka, nuk hahesh dot. ke te drejte. lol

Tani e paske marr keq "vallen" amerikane me duket. Ke vetem nje jave ketej e i lejon vetes kshu lloj mendimesh negative kur ne te vertet duhet te jesh i tejmbushur me optimizem; se perndryshe ske gje ne terezi... Normale qe amerika nuk eshte si europa, aq me teper Greqia ku jetoje ti. Gjeja me e keqe qe kemi ne europianet (e jugut) eshte kultura e gabuar per punen - hajt te punojm te marrim ndonje leke, po dhe sikur ti merrnim pa punuar fare ato leke (apo duke i bere bisht punes kur seshte pronari) do ishte akoma dhe me mire - e then ndryshe. Kurse ketu eshte ndryshe i dashur. Une kam pak per vete ketej por ajo qe kam arritur te ve re eshte perkushtimi qe njerzit kane kundrejt punes qe bejn, sado e rendomt qe mund te jete puns qe bejn. Jo me kote Usa eshte si eshte ndersa Greqia e shume shtete te tjera te Europes se juget jane me nje kemb ne varr. 

Nuk e di ca moshe, e profesioni ke apo sa mire e di anglishten, po me te vertet te keshilloi ti shohesh gjerat pak me lehte sepse, me shume se fillim, akoma ske shkel me te dyja kembet ne amerik (dhe une bashke me ty). Pastaj pse ndoshta greqia te priti me mire ne fillim? Mua jo e sigurt. Me 3 mij dhrami dita kam punur sepse sdija gjuhen. Te njejten gje dhe Italia. Kjo sa per te (ri)then qe fillimi seshte shesh me lule jo vetem ketu, po ne asnje vend. Dhe cunat qe kan ardh sivjet ankohen sic me siper, por te pakten shohin dhe gjerat pozitive me mundesit qe, me beso, ne shtet Europiane skishim per ti pas asnjeher jo vetem ne por dhe femijet tane.

Per ta mbyll, te uroj gjithe te mirat e sa me shume hajer ketej. Provoje njeher tamam dhe shfrytezoje mundesin qe tu dha te vish ketej. Pastaj nqs me te vertet ky vend nuk ben per ty, mund te kthehesh gjmn mbrapsh.

 

 

Mire o mire, por qe emigrimi ne Amerike eshte mitizuar e mbivleresuar ne Shqiperi, kjo eshte nje e vertete qe e kupton kushdo qe shkel atje. 

Filluan te dergojne per intervistat e nentorit.Mua me derguan sot.Kush ka pasur eksperienca interviste ne Athine le te sqaroje ca te mundet.

1.Per vaksinat (librezen e vaksinave e njohin ketu ?? apo do dhe ajo vula e me the te thashe??)Si do e mesoj une ca vaksine me mungon te nje pdf qe shkarkova me udhezime kishte 100 lloje vaksinash.

2.Per deshmine e penalitetit (Kush eshte procedura e ardhjes se deshmise nga shqiperia ketu ?? Duhet ta coj une ne ambasade apo duhet derguar direkt nga posta andej per ketu ?)

3.Nqs i bej perkthimet me avokat jo te zyra e ministrise se brendshme per perkthimet (sepse atje vonojne 3 dite minimumi) do kete probleme ??

Pershendetje dhe suksese Iliona.

Shumicen e pergjigjeve qe kerkon i ke te sqaruara( nga une dhe disa hallexhi te tjere) , po te lexosh postimet nga fillimi.

Mundohu edhe ti te ndimosh ne forum, per shembull :  kam kete case number 65xx dhe me njoftuan, e te tjera.

Qe dhe ne te tjeret te kuptojme se kur mund te njoftohemi.

 

Ok,une kam case number EU 65XX dhe intervista eshte me dt 13 nentor ne athine.

Per deshmine e penalitetit lexova disa gjera por per vaksinat nuk pashe gje.

Ok une marr librezen nga poliklinika e lagjes pastaj e coj ne dshp po me tutje ? Edhe ajo do cuar ne ambasaden greke per vulosje?

Persa i perket deshmise kam vetem kete pyetje , nga momenti qe ben kerkesen te posta dhe shkruan mbi zarf ambasada amerikane tr-ambasada amerikane athine a kam me pune une me deshmine( per perkthim etj ) apo shkon direkt te ambasada ketu ne athine.

P.S kam hapur nje thread te forumi ne anglisht per shqiptaret e dv 2015 ,besoj ti e ke pare.Problemi i ketij forumit eshte qe ska organizim dhe keshtu shume informacione perseriten dhe pervec kesaj duhet te besh shume scroll qe te gjesh dicka sepse ka dhe tema qe diskutohen qe skane lidhje me llotarine si psh jeta ne amerike pas marrjes se vizes e gjera te tilla .

Deshmia penalitetit nuk cohet dorazi ben kerkesen te posta dhe ate e cojne ne rruge zyrtare.

te gjitha letrat duhet te vulosen ne ministrine e jashme shqiptare kam pershtypjen  nuk ke pune me ambasaden greke, dhe e mira eshte qe perkthimet te behen ne ministrine e jashme.

por qe te kesh nje pergjigje te sigurte co nje e mail ketu http://athens.usembassy.gov/contact_us_i... pergjigja qe do marresh eshte e duhura.

Te ky forum shumica e kane intervisten ne tir.

ok flm per infon,persa i perket ambasades greke lidhja qendron ketu per ata qe ndoshta nuk e dine,ambasada amerikane ne athine kerkon qe pekrthimi i dokumentacionit te behet ne zyren e perkthimit te ministrise se brendshme dhe ata kerkojne qe te gjithe dokumentat pervec legalizimit te ministrise se jashtme shqiptare duan dhe vulen apostille te ambasades greke ne tirane.Per te gjitha shkresat zyrtare kjo rruge perdoret.

Userat (tani vore). (jola). dhe ndonje tjeter duhet te kene me shume info ne lidhje me intervisten ne ath

Hahahahha sa qesharak bohen edhe kto qe ankohen dhe akoma skan mbushur vitin ktu, po avash mer bablok se nuk te pret askush siq kemi qef ne, une shof rob qe Kane lind e rrit ktu e flejn poshte ures. Vend cnjerzor??? Ahahahahah mos ta degjoi kush se le nom, gjej naj pun t hajrit 5 dite ne jav, 2 dit do kesh kohe me dal me e shiju ameriken si beqar edhe me familje po te jesh. Per mendimin Tim ska si amerika , dy muaj kam e akoma me duket enderr, fat plako se si e ke Marr ti qe javen e pare veshtire do e kesh.

Plus pas 5 vjetve merr nenshtetsine e ke mundedin Te shkosh nga Te duash , Canada Angli Australia .......

ju lutem mund te me ndihmoje njeri si mund ta marrim deshmi penaliteti nga greqia per ta cuar te ambasada amerikane ne tr

 

do vulë apostille nga greqia dhe përkthim te metafrastiki upiresia ypourgeio eswterikwn.e thotë te udhëzimet për dv te website i ambasadës amerikane në tiranë.

Me siper thua qe e ke ne athine intervisten, tani kerkon qe deshine greke ta sjellesh ne tir?Na e sqaro sakte sepse ka procedure tjeter intervista ne ath nga ajo ne tir.

Ne tir e kam lapsus.OK sh.flm

Ka ndonje tjeter qe i ka ardhur pergjigjia e dyte me e-mail ose ne llogarine e tyre?!

Mund te me tregoj ndokush pse nuk ka ardhur ende asnje pergjegje per daten e intervistes ju lutem me tregoni sepse kam ndegjuar qe disa ju ka dalur po ka edhe shum tjer qe ka me nr shum te vogel dhe nuk ju ka dalur ende dhe une kam plostuas ds-260 shum heret por ende asgje?

Tifa edhe une kam numer te vogel 8*** dhe ende s kam marre pergjigje pasi e kam nisur vone DS 260, ne mes te korrikut.Kur e ke nisur DS-260 dhe c numer ke?.

Kontolloni njeher te Ceac.gov se mos ju kan caktuar intervisten por, per nje shkak apo nje tjeter, skeni marr email-in. Nqs nuk ju rezulton as atje ndoshta ambasada ne Tr eshte full e sja del dote tju procesoj pavarsisht cn se vogel. Ah mos harroni pastaj qe gjmn mund te derg nje email dhe KCC per te pyetur. Gjithsesi mos i merakosni sh se keni kohe plote...

Si funksionon: E zeme se te ka dale case number por ske marre akoma njoftimin per date interviste! 
Duhet te fillosh pergatitjen e dokumentave kur te dale case number apo vetem pasi te kesh marre daten e intervistes?!

Pershendetje nga Queens, New York. Mu kujtua qe para 6 muajve isha dhe une nje nder fituesit qe shkrova eksperiencen time ketu. Hmmm ketu eshte veshtire sidomos kur sapo ke ardhur dhe ashtu sic tha sonik je vetem ngaqe njerezit skane kohe per ty se punojne shume, por ketu ka ka mundesi ndryshe nga Shqiperia. Nese je i afte ecen perpara. Une jam 24 dhe tani ketu po bej shkollen per here te dyte dhe nese ke kreditet ti pranojne ska lidhje sepse kam nje shoqe ketu me ekonomik nga shqiperia dhe ja pranuan shumicen. Ajo vec 1 vit e gjysem shkolle beri, nese je i shkathet ka zgjidhje. Pastaj mua shkollen per shembull ma paguan shteti edhe pse sapo kam ardhur, ne fundjave punoj gjithashtu. Nuk mund te flas me shume se rrjedha e jetes per cdo person ketu eshte ndryshe. Shpresoj tju ece mbare te gjitheve!

suksese. je ne moshe tamam per emigrim. 

Urime dhe suksese! smiley

Pse ta paguan shteti ty kshu? Je special? lol

Pershendetje te gjitheve nga Massatchusetts

Ju falenderoj perzemersisht per ndihmen qe me keni dhene ne kete forum gjate aplikimeve te mia ne Shqiperi. Ne vecanti durres1 dhe cunat e tjere.

Perjetime te medha kur ia del mbane deri ne fund. Uroj t'ju jem ne ndihme te tjereve per pyetje qe do te shkruajne ne kete forum sidomos per bashkimet familjare.

Kam vetem 1 jave dhe po perpiqem te ambjentohem shpejt.

Une mendoj se vendi ku jeton dhe personat kane rendesi te madhe por dua te cilesoj qe besimi brenda secilit prej nesh do te na coj drejt permbushjeve te pritshmerive tona. Shume thone se Amerika eshte si te te eci, nese je me fat do ecesh para, nese jo mbetesh ne vend. Bestytnite nuk kane vend. Jemi ne ata qe kemi potencialin te vendosim dhe mendojme pozitivisht per te qene me fat.

Une lashe gjithcka ne Shqiperi. Familjen e origjines, te aferm, shoqerine, punen dhe karrieren, motin e bukur, ushqimin etj.

Zgjodha Ameriken apo Amerika me zgjodhi mua??? - ende sdi ta them akoma.

Di dhe ndjej qe dalengadale po me pelqen ky vend. Jeta ketu si fillim per mua po fillon mbare.

Uroj me te miren per juve dhe  WE  CAN !

 

Urime dhe suksese ne jeten tende te re! smiley

Pershendetje edhe perty nga Massatchusetts smiley

a mundem te bej nje pyetje, cdo shqiptar qe fiton lotarin duhet te siguroje vertetim nga policia greke edhe pse nuk ka qene ndonje her ne greqi apo vetem per ato qe kan qene eshte ky rregull?

Flm milanistale23

Per shqiptar.al : nese nuk ke qene ne Greqi nuk ke pse te marresh vertetim ne policine greke. Merret vertetimi ne Prokurorine e rrethit ku banon, Gjykaten e Rrethit dhe aplikimi ne poste per deshmine e penalitetit. Cileso qe te duhen per ambasaden amerikane.

Si mund te vazhdoj shkollen ne amerik 990 a mund te shpjegosh pak proceduren qe duhet te ndjekesh

Une aplikova si transfer student. Cova dokumentat te cuny qe eshte city university of New York. Dokumentat duhen ne shqip dhe anglisht, mundesisht origjinalet. Me pranuan dhe ngaqe nuk kam bere matematike ne shkolle te larte se kam qene profil shoqeror, duhet ta bej ketu. Me pas aplikova per financial aid ose ndihmen financiare ne shqip, per ate aplikova online nuk kisha nevoje te paraqitesha dhe me pas me pranuan per mos ta paguar shkollen.

Pershendetje te gjitheve jam i ri ne kete forum dhe ju shpreh mirnjohjen per cdo gje qe keni sjelle nga eksperienca juaj.un jam ne pritje te dates se intervistes per dv2015.edhe pse nr im eshte shum larg doja tju pyesja per ata qe kane nje nr te vogel a ju ka ardhur ndonje pergjigje flm

Ti e kishe mbaruar shkollen ketu se me te degjuar e kam qe duhet te japesh provim dhe shkolla kushton shum ne shba suksese

Po une e kisha mbaruar ne shqiperi, por tani po e rifilloj prape se do studioj dicka tjeter ngaqe dega qe kam ska shume mundesi ketu ne usa. Po nuk eshte aq e veshtire se dy lende merr pa kredit matematike dhe anglisht nderkohe merr dhe lendet e profilit qe do studiosh. Shteti ketu i ndihmon te gjithe te bejne shkolle, pastaj une nuk e paguaj dot se ne te vertete kushton shume, gjithashtu kam dhe siguracion shendetesor falas.

Nuk paska shum interes per dv 2015 asnje nuk kthen pergjigje

po mund të lexosh pak më sipër ska pse të shkruajmë të njëjtat gjëra dy herë.po ka ardhur përgjigja e dytë atyre që janë current në tetor te VB dhe e kanë dërguar ds260 brënda majit për intervistë në nëntor.ata që e kanë dërguar në qershor duhet të presin dhjetorin.ka rëndësi se kur e ke dërguar ds260.

cu be me ty mo iliona je pergatitur per intervisten, me thane qe edhe ministra e jashme shqiptare disponon vule apostile, i mbarove dokumentat?

 

boo se di nesër do i dërgojnë prindërit te ambasada greke deftesën dhe vaksinat që të jemi të sigurtë.sa për analizat mjekësore dhe dëshminë e penalitetit këtu i duan me diferencë një muaj nga intervista të venë te ambasada kështu që ka akoma kohë.besoj do arrij në kohë të jem gati smiley

suksese

po ata qe e kane plotesuar ne korrik???

Pershendetje,kam CN 37** dhe DS-260 e kam plotesuar ne 18 Qershor edhe akoma nuk me ka ardhur data e intervistes.

e ke plotësuar vonë ds, normalisht duhen 3 muaj që kcc të shqyrtojë dokumentat.kështu që prit nga dhjetori ndoshta dhe janari sepse letra e konfirmimit dërgohet një herë në muaj pak ditë pasi del VB e muajit.

Mendoj qe ne dhjetor mund te me vij data e intervistes,tani cfare dokumentash mund te bej gati paraprakisht?

te gjitha dok pervec deshmise se penalitetit. per kete apliko ne poste kur te kete ardh email me daten e intervistes.

Faleminderit illy dhe fizak!

Deftesa e pjekurise e shkolles se mesme kerkohet vetem per aplikantin kryesor apo edhe per shoqeruesin?

Vetem per aplikantin kryesor (e cileson) dhe diplome universiteti nese aplikohet, por nuk eshte keq qe ne diten e intervistes te kesh me vete dhe deftesen e shoqeruesit.

Rrofsh alman!

!

pershendetje, mund te me ndihmoni per kodin postar per tiranen,vendoset ne varesi te zyres postare te zones ku jeton apo ka ndonje kod te pergjithshem per tiranen si qytet??jetoj te ish parku autobuzave, nuk e di ca kodi postar i bie te jem.kush ka mundesi te me ndihmoje ju lutem

shum flm per ndihmen

EDHE NJE PYETJE KISHA, VELLAI IM KA MBUSHUR 21 VJEC PARA 1 JAVE,KUR TE BEJ APLIKIMI PER PRINDERIT DUHET TE SHKRUAJ 1 NR E FEMIJEVE APO ASNJI?

po pra e lexova , per te qene me i sigurte pyeta, gjithsesi flm

behuni gati 11600 vb per nentorin

 

Pse kaq shpejt eci sa per 11600.po ne qe e kemi 21xxx kur mund te kemi intervisten.pyetja per ata qe e kane kaluar kete situat

Ne baze te visa bulletin -it te viteve te shkuara ka mundesi ta kesh ne mars ose prill.

Doja te pyesja milanistin per qendrimin e tij ne angli sa vite dhe me dokumenta ke qendruar.se dhe un kam qendruar atje po nuk e deklarova

Pershendetje @Xumi!

Si fillim urime dhe suksese meqe je perzgjedhur!

Une kam qendruar 2 vjet ne England por kam vajtur me vize dhe kam qene i regjistruar ne shtet, prandaj nxora Police Certificate. Tani nuk e di sesi ke qene ti, nese ke qene ilegal dhe nuk ke dhene shenja gishtash andej nuk besoj se duhet, gjithsesi interesohu dhe pyet dike qe ka patur rast te ngjashem me tendin.

Pac fat!

Pershendetje te gjitheve!

Sapo bera 1 jave ne NY dhe cdo gje duket 'cool' smiley

para 4 ditesh aplikova per nr e punes dhe sot me erdhi, tani jam gati per pune...lexoj disa komente pak me lart ku e bejne jeten ktej sh te veshtire, e lehte nuk eshte sidomos fillimi por edhe aq sa e bejne nuk eshte! Nuk e them nga eksperienca ime sepse une sapo kam ardhur por nga mendimi dhe vleresimi qe japin te tjeret qe kane ardhur si fitues te llotarise poashtu si une prandaj jemi me shume fat qe na eshte dhene kjo mundesi sepse ka te tjere qe paguajne $20k-$30k per te ardhur ilegalisht ketu ndaj duhet te jemi te lumtur dhe ta shfrytezojme! Fillimi eshte kudo i veshtire por do ia dalim!! smiley

Ju uroj sukese te gjitheve! smiley

 

Une kam qene ilegalisht dhe nuk kam dhene shenja gishtash ne polici dhe kam qendruar me pak se 6 muaj

Atehere nuk te duhet sepse duhet te kesh qendruar te pakten 1 vit..

Ka ndonje qe e ka derguar formularin ne mes te Qershorit dhe i ka dale data e intervistes per dv2015?

Urime milanistlale23 smiley

Thanks! smiley

Xumi001 , nuk eshte aq e thjesht sepse duhet ta mendosh mire.

Une isha ne interviste edhe me pyeten dy here: A ke jetuar ndonjehere jashte shtetit? Une nuk kisha jetuar edhe iu pergjigja JO. Edhe me pyeti serisht: A ke qene jashte shtetit ndonjehere? Pergjigja ime ishte PO. Pyetje serisht: Ku ke qene? Listova shtetet me rradhe. Me pyeti: Ke person ke ne ....? ( Dmth ne shtetin qe kisha udhetuar me shpesh. Iu pergjigja: KAM SHOQERINE. Mendoje mire pasi duhet ta deklarosh sic duhet.

Milanistlale23 urimeeeee

Thanks! smiley

Brrrrr sa frike cfare me rekimandoni ju.un mendoj se nese me pyesin do ta pranoj qe kam qene jashte po jo me shum se 6 muaj ndaj nuk e deklarova ds260

Shume mire do besh qe do ju thuash te verteten, sepse ata i bejne pyetjet per te mare pergjigjen temde jo qe se dine te verteten prandaj suksese!

Persh,

Ju lutem me thoni nese nje aferm i im kualifikohet per te marre vizen.Ai eshte fitues i llotarise DV 2015 dhe ka mbaruar nje shkolle te mesme profesionale diten dhe nuk ka bere studime te metejshme me pas. Nderkohe ka shume vjet (mbi 10 vjet) qe ben nje pune qe nuk ka lidhje me kete shkolle, por qe ne pershkrimin e punes kerkohet te kesh shkolle te larte per ta kryer. A kualifikohet ai per te marre vize?flm.

zakonisht thonë që me eksperiencë pune shume pak kualifikohen por nuk di të të them më shumë.pyet dhe te forumi në anglisht për më tepër

Mirmbrema miq, kam nevoje per mendimin tuaj!
Numri im eshte 105xx, dhe normalisht perfshihem ne visa bulletin qe ka dale ne nentor por formularin DS-260 e kam plotesuar javen e dyte te Qershorit!
Doja te dija nese duhet te filloj me plotesimin e ndonje dokumenti apo duhet te pres  deri sa te me sjellin daten e intervistet, dhe a ka mundesi qe te mos perzgjidhesh ne raundin e 2?!

Faleminderit!

Eno nqs nuk ka motive skuqlifikimi (psh qe me kujtohen ske deklaruar ndonje femije, precedent penal, ske arsimim perkates) ne raundn e dyte ata jan atje per te dhen vizen qe te takon dhe jo per te gjet motive (me te keq) per mos ta dhen. Pra nqs i ke te gjitha ne rregull i ke vizen ne xhep. Ndersa pyetja jote tjeter eshte bere vetem pak me siper....

A eshte shkaba ne djeni te kesaj teme? smiley 

po nese ke qene i arrestuar por jo i denuar a ke shance per te mare vizen.kush me thot ndonjeri qe mund te kete eksperience

Pse te kane arrestuar? Ca bere?

Xumi "arrestuar" apo "ndaluar" se jan dy gjera te ndryshe? Gjithsesi dhe nqs vertet e ke fjalen per masen e arrestit por sje denuar, dhe ceshte eshte mbyllur, prap sduhet te kesh probleme. 

a figuron ne deshmi penaliteti? nese po, eshte problem. cfaredo te jete.

Pse eshte problem Shaba? Ku qendron problemi nqs Gjykata e ka deklaruar te pafajshem? 

Pastaj nqs sgaboj, deshmia e penalitetit thote vetem nese je i denuar apo i pa denuar dhe jo a je arrestuar ndonjeher ne jete?

Po s'qe problem, nuk del ne deshmi penaliteti. Po doli, aha... Si tha ai seriali? Ia futem thiken te huna, ia qitem te syni, dhe i thame policise "s'kemi bo, asigjo". 

Nuk kam mare deshmi penaliteti dhe nuk e di akoma.

Pergjigjen e deshmise se penalitetit nuk do e maresh vesh sepse aplikimi behet tek posta dhe ju shkon direkt atyre te ambasades e jo dorazi, po une kam te njejtin mendim me #Fizag qe, nese ke qene me pare i denuar dhe ke shlyer denimin nuk eshte poblem (gjithmone varet se per cfare ke qene i denuar) meret nje dokument nga gjykata me duket, e ke te sqaruar dhe tek ato pikat e dokumenteve qe kerkohen, nese te kane arrestuar por nuk je denuar per cfaredo arsyeje atehere mos ki merak fare!

Ska problem I thote ky dhe po ke qene I denuar, vec shko e merre te gjykata lol. Ka problem se nuk kualifikohet me! Nese eshte denuar I futet ne rekorde. 

E kam cilesuar aty (gjithmone varet se per cfare ke qene i denuar) NESE KE SHLYER DENIMIN THASHE TE DUHET DOKUMENTI PERKATES NGA GJYKATA!!!!

5. VËRTETIM I GJENDJES GJYQËSORE NGA MINISTRIA E DREJTËSISË: çdo aplikant mbi moshën 16 vjeç duhet të aplikojë për vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore (dëshmi penaliteti) tek Posta Shqiptare. Shënoni "Ambasada Amerikane" si pёrgjigje e pikёs "Institucioni pёr tё cilin kёrkohet certifikata" tё formularit tё aplikimit pёr vёrtetimin e gjendjes gjyqёsore. Vërtetimi duhet t'i përfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё. Vёrtetimet e gjendjes gjyqёsore tё aplikantёve pёr Vizё Amerikane do tё dёrgohen direkt nё Zyrёn Konsullore tё Ambasadёs Amerikane. Vetёm vёrtetimet e marra direkt nga Zyra e Gjendjes Gjyqёsore do tё pranohen; aplikanti nuk mund tё paraqesё vetё vёrtetimin e gjendjes gjyqёsore. Pёr tё dёshmuar qё ju keni aplikuar pёr dёshminё e penalitetit, duhet tё dёrgoni njё kopje tё mandatit tё arkёtimit nga Posta Shqiptare. Kujdes: Shpesh aplikantёt refuzohen 221(g) vetёm se ata nuk kanё pёrfshirё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur nё vёrtetim.
SHËNIM: Personat qё janё dёnuar pёr njё vepёr penale duhet tё paraqesin vendimin e gjykatёs tё pёrkthyer e noterizuar, ku tё tregohet dёnimi, PAVARESISHT faktit nёse personi ёshtё falur, ka fituar amnistinё, apo ёshtё rehabilituar.

 

Do e mare nje tani me perpara vet jo ate per ambasade.nuk kam qene i denuar thjesht qendrova 40 dite i arrestuar deri sa u be gjyqi dhe dola i pafajshem

Merre nje vete shpejt e shpejt e pastaj e pastaj ate ne ambasade. Ki parasysh qe ta vonojne nja dy-tre jave. 

prsh,xumi001 mendoj qe nuk do kesh probleme,ti nuk e deklarove se kishe me pak se 6 muaj nuk ke genjyer,por doja te te pyesja a e mer dot deshmine e penalitetit meqenese ke qene ilegal,se dhe une kam qendruar jashte 8 muaj e kam deklaruar por  a kemi ne te drejte te marim deshmi?cfar nr ke xumi001?

 

Pershendetje mimi un deshmin e penalitetit do e mare ketu ne vendin tone.ne vendin ku ke qendruar me shum se 6 muaj mere nje leter nga policia e atij vendi pa problem.nr im eshte pak i madh 21000

faleminderit sh,un kam nr 30000 ,te uroj suksese

Ok Xumi pra e kishe vertet fjalen per masen e arrestit. Dhe thuaj qe ke dal i pafajshem (i bie te kesh marr dhe ca lek demshperblim smiley) pra ske pse e vret mendjen. Mire e ke menduar te marresh nje deshmi penaliteti per vete e te shohesh cfare thote, keshtu te pakten do dish dhe si te pergj ne intervist e sdo jesh ne gjemba deri ateher. 

Me shum harxhova fizag per te kerkuar te drejten qe ti merja ato leke.flm per informacionin qe ke dhene ne kete forum te kam ndjekur qe nga fillimi

po qe kam qene pa dokum ne itali a mund ta mar  ate leter nga policia?

 

Mimi ne Itali (ose me mire ne firenze ku kam qen une) qe te marresh deshmit (jane 2) duhet pashaporta shqiptare dhe karta e identitetit italiane. Pra se merr dote besoj se pa letra ske kart identiteti. 

Pershendetje hug:

Kam Gati tre jave qe kam ardhur ne SHBA me llotari Dv-2014 dhe ato te USCIS ELIS  ku kam bere pagesen akoma e kam statusin (accepted and  is pending review) pagesa qe behet per green card  une e kam bo qe me date 6 shtator) Ajo cka po pyes une eshte mos duhet te pres posten qe te me bije numrin e punes sebashku me green cardin (sipas formularit DS-320 me sa mbaj mend)apo duhet te shkoj te aplikoj vec per numrin e punes)?

Ju faleminderit

Pershendetje Indrit!

Une kam 2 jave qe kam ardhur dhe mbas 3 ditesh vajta dhe aplikova per nr e punes, nuk ke pse pret Green Card per te aplikuar, te duhet vetem pasaporta me vete. Per 4 dite me erdhi nr me poste, kshuqe shko dhe apliko ne piken me te afert sepse Green Card vjen vec dhe nr i punes vec, pra duhet te aplikosh.

Suksese!

Shum Faleminderit

Pershendetje,kam case number 37** dhe e kam plotesuar formularin ne 18 qershor,ka ndonje qe e ka plotesuar rreth kesaj date dhe i ka dale data e intervistes?

Ku e kontrollon pergjigjen ?

kontrollo dhe e-mail-in.

Once your interview is scheduled, you will receive a notification message at the e-mail address you provided when you submitted your initial application.

Si ka mundesi qe shum pak njerezve i ka ardhur data e intervistes

Une njoh tre persona me nr te vogel qe nuk i ka ardhur akoma data e intervistes

 

edhe une njoh qe nuk i ka ardhur

Ju te lotarise sikur ta benit qoken ke nje nga temat e rendesishme kombetare qe po diskutohen keto 2 dite ne Peshk, do t'ju ecte akoma me mbare. smiley

Kemi perfaqesuesit tane edhe andej smiley

hahah edhe ju thengjinj te mbuluar? Jazekk!! smiley

xumi, po pikerisht pra, une thashe behuni icik te ndjeshem se fati do jua shperbleje, jo kaq pragmatiste.
Nejse, thjesht me beri pershtypje keto dite qe vetem lotaria dhe ndjeshja komentoheshin dhe ju gati m'u duket forum me vete, pa lidhje me peshkun ndaj lashe nje koment dashamires. smiley

Kombetarja i mori 5 mije euro per koke aquamarine.ne tek kjo llotari i kemi shpresat

Milanist pershendetje,

Te lutem me thuaj ne cfare zyre aplikove per numrin e punes se une kam nje jave qe kam hyre ne Usa dhe vajta sot tek zyrat e Social Security Card dhe ato me thane qe duhet te presesh rreth tre jave se te vjen me poste, ne te kundert duhet te paraqitesh ne zyrat e tyre dhe aplikon atje duke mbushur nje formular. Te lutem na sqaro pak me shume.Faleminderit

Pershendetje!

Une aktualisht banoj ne Yonkers dhe vajta tek zyra e tyre ketu dhe aplikova...plotesova formularin dhe pastaj mer nje nr qe duhet te presesh radhen, pasi therrasin nr, shkon bashke me formularin (qe e ploteson aty, 2 min pune) dhe me pashaporten per 5 min e plotesojne aplikimin dhe te japin nje leter qe ti ke aplikuar ne kete date dhe do ju drrgohet nr me poste, kaq.

Ke disa zyra qe aplikon per SSN (Social Security Number) nese jeton ne NY, kerko e internet se i gjen.

Milanistlale23

Ckemi Une sot aplikova per social security number ata me dhene nje leter  ku shkruante important information dhe brenda thoshte se mund te vonohet deri ne 4 jave dhe se do kete verifikime shkruante ne leter. E njejta gje te ka ndodhur dhe ty ? Indrit

Po ajo eshte letra qe te japin por mua me thoshte po vonoi me shume se 2 jave na kontaktoni.

kjo citohet te udhezimet e ambasades

Nëse keni pyetje lidhur me kartën ose nuk e merrni atë brenda një periudhe të caktuar, ju lutemi të
kontaktoni me zyrën e USCIS pranë shtetit ku banoni në SHBA.

https://egov.uscis.gov/crisgwi/go?action...

Mirmbrema! A eshte e mundur ndonjeri nga ju te na publikoj ndonje foto duke fshehur te dhenat e veta qe ta kemi idene se si del faqja kur te eshte caktuar data e intervistes!

Nuk besoj se eshte nevoja se gjithcka eshte e kuptueshme kur te eshte caktuar data te thote: daten, oren dhe vendndodhjen e ambasades ne Tr si dhe disa sqarime te tjera.

Suksese!

Faleminderit! 

Mirmbrema! A eshte e mundur ndonjeri nga ju te na publikoj ndonje foto duke fshehur te dhenat e veta qe ta kemi idene se si del faqja kur te eshte caktuar data e intervistes!

o shoku qe mos lodhesh, kontakto me kentakin direkt dhe te sqarojne me mire se ne... KCCDV@state.gov

Kam komunikuar ,me kane thene po shqyrtohen the gjitha rastet

o gradishta ju erdhi pergjigja?
 

Me erdhi me ne fund,e kam ne 16 dhjetor.

Te lutem me ndihmon me nje link ne shqip per dokumentat qe duhet te plotesoj sipas radhes,kam marre certifikatat dhe deftesat e pjekurise deri tani.

me sa shikoj ne nje forum tjeter personi ka cn 25**  e ka intervisten ne 12-12-2014 ne itali dhe e ka plotesuar ds 260 me 20 maj keshtu qe durim se do ju vije dhe juve.

Formularin I-134 duhet ti dergoj pritesit ne USA?

Sa larg me duken keto gjerat qe po flisni ju ne lidhje me karten e qendrimit.une tani mendoj vetem te mare nje vize pastaj le te zgjasin sa te duan procedurat e tjera

Ndonje mik ketu me 10.000 qe i ka ardhur pergjigjia e dyte?!

Enodr ca nr je

104**

Di te me thoje njeri deri ne cfare nr.kane arritur pergjigjet e 2-ta,,dhe shqyrtimi i nr.behet ne perpjestim me nr. qe publikohen cdo muaj ne visa buletin apo ecet me ritme te ngadalta...?

nr që janë current sipas vb marrin përgjigjen e dytë ne bazë të datës që kanë dorezuar ds 260.der tani përgjigja ka dalë për dhjetor atyre që e kanë dorëzuar nga mesi i qershorit.

e kam derezuar une javen e dyte te qershorit por asgje akoma nr 104** smiley waiting ......

po mirë në mos ktë muaj, muajin tjetër fillo bëj dokumentat që mundesh pa data do të të vijë përderisa je current ska pse shqetesohesh.

Faleminderit Ylli

Pershendetje.Ju lutem nje ndihme nga ata qe kane fituar vizen dhe patjeter qe dikush i eshte bere garant. Tek forma e garancise Affidavit of Support I-134 qe gruaja e sponsorit (kusheririt) duhet te plotesoje eshte per tu plotesuar dhe seksioni  'Relationship to sponsor'. Cfare duhet shkruar aty? Cfare une jam per nusen e kusherirt? Cfare eshte ajo per mua? apo Cfare eshte ajo per sponsorin(kusheririn) pra burrin e saj? Po ju dergoj the linkun e I-134

http://www.uscis.gov/sites/default/files...

 

flm.

po shko mo se ka plot zyra ekspertesh qe jua plotesojne formularet fare lire, pse hardalloseni e rrezikoni te beni ndonje gje gabim? 

Seksion 3 duhet mbushur me te dhenat e tua (personit qe kerkon vizen).  Relationship to sponsor eshte lidhja tende me ate qe ben garancine.

E sheh o albip? Keta s'kuptojne as komentin tend ne shqip, jo me te te japin pergjigje. Shko paguaj nje zyre konsulence me avokate qe merren me keto pune, se nuk shkojne shume.

Albip, keta qe pyeta une e qe merren me kete pune me thane qe perdoret cousin-in-law. Mire eshte t'ia lesh nje keto shkresa dikujt qe merret me ate pune. klm

Rrofsh Shkabe.Edhe nga nje burim tjeter ky term me rezultoi, por besoj se nuk eshte kaq i rendesishem ky saktesim per ata ne ambasade.Nejse per te qene me i sigurt pyeta dhe une.

smiley.

A ka degjuar ndonjeri prej jush per shitjen e vizave te llotove.une mendova se ishte me drejtesi kjo pune e kam shum shpresa per nje vize po qe kur degjova keto fjale eheee

mbase. nje pjese e mire e robve qe aplikojne, aplikojne pa pasur ndermend te ikin. tre rob qe njoh une fituan kete maj e as kishin ndermend te shkonin, aplikonin vetem se eshte falas, thjesht ploteso formularin 5 minuta. keta pastaj mbase sajojne ndonje gje me vizen

tema me 1,320 komente o kackavall, ti thu robt e bejne sa per sport

smiley

fakti eshte qe shume aplikojne kot, ndersa shume nga ata qe kishin nje fare statusi ketu, kthehen serish, sepse s'jane te gjithe fakira si ca e ca qe u mbetet interneti per te mbushur boshllekun e jetes, dhe shqiperia per ta fajesuar per deshtimet e tyre (tm profili smiley).

s'jane te gjithe fakira si ca e ca qe u mbetet interneti per te mbushur boshllekun e jetes

 

thote robi qe shkru 30% te komenteve ne blog (pa llogarit faktin se i kthehet nga 10 here cdo komenti)

Shkoi temperatura minus andej mo? Hajt se dava nente muajsh jane.

mor po 24 muj eshte, mos e vrit mendjen ti. Ti vec mundohu t'u mbushesh mendjen te tjerve

pa merak

Nuk sajojne dot asgje me vizat, sa muhabet kot qe beni!! Ktu diskutohet per probleme te ndryshme lidhur me marjen e vizes, e jo per blerje apo shitje vizash!

Faleminderit!

 

Pershendetje!

Dje me erdhi data e intervistes ,e kam ne 16 dhjetor.Kam marre certifikatat,diplomen origjinale te shkolles se mesme por nuk gjej vaksinat jane djegur ne '97,si i behet?

Suksese Gradishta

Gradishta  te uroj suksese dhe shyqre qe te erdhi data e intervistes, dhe mire se te vishe keteje, cdo informacion ne lidhje me dokumentacionin qe duhet te coshe ne ambasade ike tek ky link.     http://photos.state.gov/libraries/albani... te uroje suksese dhe mire se te vishe.

Faleminderit Elio dhe mire ju gjetsha andej smiley

Urime dhe suksese terhiqe kemben edhe per ne

Faleminderit,patjeter kemba zvarre deri ne USA smiley

Nje pyetje,sponsori ose pritesi vetem formularin I-134 duhet te plotesoj?

cfare dolloj dokumentacioni qe te duhet ne ambasade si nga sponsori si nga ana juaj ike ne kete link  http://photos.state.gov/libraries/albani... dokumentat qe duhen te sjell sponsori ike tek  pika 14-te  tek materiali qe do te hapet ok suksese

Pershendetje, formularin I-134 duhet te ma sjellin te skanuar apo me post?

te gjitha dokumentacionet e sponsorit duhet te vijne me poste sepse formulari I-134 duhet origjinale dhe duhen me poste te gjitha, suksese:

Faleminderit Elio!

Ola evi ca beri a te erdhi pergjigja e more vizen

Na shkruani pak kur te dalin nr e rinj per interviste

nje pyetje: DHL hapet online apo shkohet diku?

Faleminderit alman!

tek linku qe te kam dhen pak me siper  Gradishta ke dhe informacionin se si te hapesh adrrese te DHL-s onlie  dhe pastaje e primton.  suksese 

Faleminderit Elio!

I ka dale ndonje tjetri data e intervistes dhe te na thote numrin nese ka mundesi , si dhe kur e ka plotesuar ds-260? 

Spo thote gje njeri...Duhet pak durim.

Po me ty enodr ca po behet te erdhi data

Asgje akomq une me 10 qershor e kam plotesu nr e kam 104** por asgje shpresoj te dale te pakten deri ne dhjetor smiley

Do zoti se po na mbane mberthyer.megjithse une ngushellohem me faktin se nuk me ka ardhur akoma radha

https://docs.google.com/spreadsheets/d/1...

shtoni dhe ju te dhenat tuaja te ky raport eshte nje menyre e mire per te pare se kur mund te lajmeroheni dhe se kur e kane plotesuar te tjeret ds-260

per ca dit del dhe vb per janarin .

16000 numri vb per janarin ooo xumi 001 behu gati

 

@xumi 001 kur e ke plotesuar DS-260?

Ehh nr im do dhe 2 muaj te vij un ne 17 korrik dhe jam 21000

E sigurt alman qe doli 16000

alman na e shpjego pak linkun se e hapa po nuk kuptova gje per cfare na vlen

te shikosh se kujt i ka ardhur pergjigja kur e ka interviste dhe se kur e ka plotesuar ds

16000 per janarin,qenka shtese e konsiderueshme ne krahasim me muajt paraardhes.Si duket tani po ndizen motoret tamam.

Po un emrin tim nuk po e shkruaja dot si plotesohet

thjesht shkruan mbi kutizat përkatës informacionin që shkruan sipër.bëj double click që të shkruash.

o ilo pse ta shtyne intervisten ci zuri?

se kam idenë, shyqyr nuk thua se smë kanë ardhur akoma dok nga ambasada.ty të erdhi intervista?

ja e presim ne janar sipas vb.
 

Pershendetje te ghitheve.Desha te pyes dhe dikush te me klarifikoj se a duhet sponsor leter apo jo ne interviste per DV 2015 .A eshte obligative a qon peshe.a mundet te bije ndonjeri po si qe nuk mundemi te ofrojm kete lleter sponsori apo nuk do na hine ne pune .Flm shume kushdo qe tenton te me jepe nje shpjegim 

Dikush ketu ka shkruajtur se kishte intervisten ne date 13 nentor.si doli a mund ta ndaj me ne ekspriencen meqe ishte edhe e pare per dv2015

e kishte illy po ja kane ndryshuar e ka ne 20-11-2014 por ne athine.

shikoje se e ke te ai doc te google ku the se nuk regjistroheshe dot.

Pse ja kane ndryshuar

ola e ka pasur gjithashtu n dt 13 n tiranë po nk ka shkr më.
unë se di pse ma ndryshuan edhe e bëjnë ndonjëherë.

Pershendetje,duhet te bej ndonje parapergatitje per viziten mjekesore,apo te paraqitem tre jave fiks para intervistes tek klinika?

te duhet te marresh kartelen mjeksore dhe listen e vaksinave qe ke bere tek ambulatori i femijeve. keto duhet ti paraqesesh te vizita e pare 

A i ka dal ndojeri data e intervistes per janar apo akoma 

 

Pershendetje te gjithve dhe urime !!  Desha te pyes pak illy ...po analizat ku i beri ketu ne Greqi apo ne shqiperi ...se dhe une ne athine e kam intervisten (jam ne pritje )  . suksese te gjithve qe presin te marrin vizat smileysmiley 

atëherë vizitën mjekësore do e bësh ose te ΙΑΣΩ ose te Εurokliniki, afati nuk duhet të kalojë një muaj nga dt e intervistës.do të të kushtojë diku te 200 euro dhe nr e tel për të lënë vizitë mund ta gjesh te një pdf që e shkarkon nga travel.state.gov prepare for the interview.atje ke gjithe infot e nevojshme për çdo ambasadë lidhur me vizitën mjekësore.

mendimi im personal shumë keq që e latë në athinë intervistën, vonesa dhe lekë të harxhuara kot së koti.

sh.flm per pergjigjen dhe te uroj suksese diten e intervistes !!!  

të lutem suksese dhe juve, unë dok do i kem gati të mërkurën dhe të enjten kam intervistën dhe kisha fat se ma shtynë 1 javë.duhet të dini që për çdo dokument shqiptar duhet vula e ambasadës greke dhe më vonuan 2 letra plot një muaj prandaj e mira është që të jeni të përgatitur se një gabim të ndodhi mund të hash dynjanë pastaj.

illy a duhet ndonje dokument qe verteton lidhjen me sposorin ne usa me ate qe te ben garancine 

 

Asnjegje! Thjeshte cfare e ke! Suksese!

nuk e di zakonisht pyesin çfarë lidhje ke me sponsorin kështu që ndonjë foto do ishte e vlefshme.unë për vete kam spo sor vëllain kështu që nuk e vrava shumë mëndjen për këtë rast.

ok falemindierit po marre ndonje certificate qe te veretoje pra se une dajen kam 

mos fusni vetes siklete kot se nuk kerkojne gje vertetim e certifikata...robt s'kane pas asnjeri dhe i ka prit naj shoku i shokut e s'i ka thon gjo njeri. Thjesht dun naj informacion per naj kontakt 

Pershendetje illy lexova sot komentin tend tek site ne anglisht .sot kishe intervisten dhe te kerkuan deftesen e 8vjecares.eshte hera e 1 qe degjoj ta kerkojne.edhe une kam interv.ne athine diku nga janari.jam current tani dhe ds260 e plotesova ne 20 maj.sapo mblodha dok ne shqiperi dhe deftesen e 8 vjecares as une nuk e kam marr.nejse,certif.e lindjes qe jane ne 6 gjuhe duhet te vulosen ne ambas.greke se me kane thene qe nuk eshte e nevojshme.mos u merzit per AP sapo te marrin dok tend do ta japin vizen thjesht do presesh dhe pak muaj.po ta kesh lexuar ne komentet e meparshme tani.vlore e mori vizEn mbas 4 muajve ne ap ketu ne athine .shpresoj qe ti te mbarosh pune shpejt.kali tyxi.

flm jola , nuk mërzitem dhe aq më sh se m vjen inat sepse mu duk si pretekst, ndoshta ngaqe unë e kam bërë gjimnazin në shqipëri dhe kanë dyshime sdi çtë them.çertifikata nuk duhet vulosur dhe vaksinat smi morën fare psh.vetëm te shkolla u fiksuan të gjitha pyetjet rreth shkollës vërtiteshin se di si e mendojnë këtu po bëhem shumë pishman që nuk e dhashë intervistën në tr.

mirmbrema ....ti jola car nr. je ?? qe te ka erdhur pergjigjja e dyte  

si per fundim t Illy  ta dhane vizen apo jo ??   Ju lutem mund te me jepni andresen e ketij site ne Anglish  ...........  smiley

jo nuk ma dhanë, jam pezull deri sa të dërgoj dokumentat që kërkuan. imigration.com quhet dhe gjen faqen që i përket lottery visas-dv.aty mund të lexosh shumë informacione.

sh.flm  dhe mos u merzit c'eshte shkrojtur nuk kthehet .....  durim  !!!!  

Faleminderit illy per sqarimin.edhe une jam bere pishman qe zgjodha ne athine,shume lek dhe kohe mbas mbledhjes se dok.ishalla na del per mbare.Mariana une kam cn 124xx ds 260 e plotesova me 20 maj dhe nese cdo shkon mire e pararashikoj interv.nga fundi i janarit.2NL nuk me ka ardhur akoma.por i mlodha te gjitha dok sepse nga shqiperia ne greqi vonojne.

po nga shqiperia deshmia e penalitetit ( qe vete me poste) dhe vaksinat duhen , car tjeter vonojne kaq shume ?? ( suksese dhe ti Jola ) ne jemi 15***  sic duket nuk do kene filluar te dergojne pergjigjet e dyta per Janarin  (sa per analizat dini gje vajza vetem ne Athine behen apo dhe ne Selanik ??)  ju uroj nje dite te bukur  smileysmiley 

 

 

vetëm në athinë analizat te iaso ose te eurokliniki.vaksinat mua smi panë fare dëm lekët te ambasada greke se mi bëri nga e para doktori i analizave.nga momenti që dërgon letrat në ambasadën greke për vulë vonojnë gati një muaj nqs i dërgon në tiranë, në konsullata nqs je nga gjirokastra ose saranda bëhen më shpejt.

flm illy  per sqarimin ,,, jo nga Korca jam !!!!  tashi c'fat te kemi  smiley 

ah kjo korça, sdo ngelet më njeri se kanë ikur të gjithë me llotari smiley analizat bëhen një ose dy javë para intervistës gjithsesi.

Suksese edhe ty mariana.pergjigjet e 2 nuk kane filluar akoma.me sa kam lexuar priten ose kete fundjave ose tjetren.burrit tim i moru 2 jave per vertetimin ushtarak ne tirane.te gjitha dok qe do legalizosh ne amb.greke vonojne 1 muaj e nqs te bejne ndonje gabim prit edhe 1 muaj tjeter.si ne rastin e illyt qe i kishin bere gabim Nga ministria e jashtme.

Atyre qe mund ti hyje ne pune. 

Per vertetim e ushtrise kete muaj e kane bere qe merret direkt nga posta. Behet nje kerkese te posta shqiptare plotesohet nje formular dhe duhet nje fotokopje e kartes se identiteti. Dergohen me poste e shkon po te ajo poste e merr mbas 10 ditesh. E njejta procedur per cdo rast nese e ke kryer apo jo ushtrine.

Nje pyetje nga pritja qe na ka mberthyer,  kur je current ne visa bulletin psh une jam ne Dhjetor dmth ne dhjetor mund te kem daten e intervistes apo pergjigjia e 2 se kur eshte intervista vjen ne dhjetor! E di qe ndikon edhe data e plotesimit te DS-260 te cilin e kam plotesuar javen e dyte te qershorit! 

jo ska të thotë kishte disa që ishin current në tetor dhe u erdhi intervista ne dhjetor ose janar.gjithsesi tani dërgohen 2nl për intervistat e janarit të dhjetorit janë mbyllur.kështu që nqs nk t vjen për janar me siguri në shkurt do e kesh intervistën.

Nuk po ju kuptoj nese nr current ka dal dhe ty nuk te vjen data e intervistes gjate atij muaji qe je current atehere nuk vjen me asnjehere apo shpresat vazhdojne

të gjithë ata që janë current kanë të drejtën e një interviste.

miq me kenaqesi ju lameroj se mu leshua data e intervistes! Pak me vone detajet!

Mu caktua dhe mua dt per interviste.Nje pyetje kisha...Permbajtja e pergjigjes se dyte eshte e njejte per te gjithe sic ishte emaili i 1(pervec dates se interv),apo specifike per cdo aplikant?Faleminderit!

Po e njejte me ate te paren ku ndryshonin vetem te dhenat me daten dhe vendodhjen e ambasades!

Miq me kenaqesi ju njoftoj qe pasi me mberriti e-mail pas 5 minutash ndryshoi permbajtja e faqes ku ne kontrollojme statusin tone, ky ndrishimi eshte qe thjeshte jane shtuar disa udhezime te metejshme dhe data e intervistes e cila mua mu caktua me 13 Janar, pak problemmendoj pasi do vuaj nga ato pushimet i institucioneve por me ne fund mberriti dhe duhet me iu fut punes tani me dokumentet, do kem nevoje edhe per ndihmen tuaj keshtu qe shpresoj te ndihmojme njeri tjetrin!
Flm!

E paskemi nje dite bashke qe ne 8 am thoste ajo e imja une pjesen me te madhe te documetave e kam plotesuar po pate pyejtje ketu jemi. Po se ditem po pyesim lart e poshte smiley Suksese 

Flm hades, ja une qe neser do filloj! Flm per suportin!

Suksese enodr!

Faleminderit, edhe ty!

Suksese enodr e ndiej entuziazmin ne fjalet e tua shpresoj te jesh i lumtur deri ne fund

Flm xumi 001, kenaqesi do jet edhe per mu qe postimet tona pas ca kohesh te jene me flamurin amerikan! Suksese edhe per ty dhe te gjith te perzgjedhurit!

Pershendetje te gjitheve.Edhe mua me erdhi data e intervistes.Javen e 2 te janarit.Suksese te gjithe peshqeve.smiley

Suksese jola jam e lumtur per ju qe ju ka ardhur pergjigja tani sikur po funksionon tamam se me perpara asnje pergjigje

 ju uroj suksese,shpresoj te kem fatin tuaj

 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).