Meqe listat po behen gati une them qe te japim mendimet tona per kandidimet smiley .

102 Komente

ku e lame  ?  duka i krimit kaloi nga klani i frangajt smiley

Skane mbaruar akoma , Brace akoma ne ajer , kur te shpallen perfundimisht do themi noj gjo .

e kur shpallen keto listat a eshte sot data e fundit?

 

po pra por data mbaron ne oren 24 te mesnates.

Ca t'falesesh per listat?-legenat e njanes pale,regjistrohen ke lista e pales tjeter!Ca do ma shume?!

ma kollaj per ne , dje burre legen , sot burre i mire , dje burre i mire , sot burre legen smiley

po besa,bash mire je t'u than,pranaj na dhjesin n'kaptine dhe ne i gzohemi eres m*tit tyne.

Ah.. aty fajin e ke vete , mos i voto , ka dale vota e bardhe smiley

 

Një bisedë e Braçes me një mik në FB   “Më mirë të më çajë trapin 4 ditë se të më çajë trapin 4 vjet, ka thënë” – i thotë ai bashkëbiseduesit duke iu referuar me sa kuptohet nga konteksti i bisedës, Edi Ramës   Më poshtë është një bisedë në një faqe në FB mes Braçes dhe një personi afër mediave, të cilin nuk po e identifikojmë. Biseda është zhvilluar orët e fundit.   G: S’po marr vesh. Seriozisht e ka ai? Braçe: Po G: Ke përkrahje të madhe nga të gjithë, po bëjmë ç’është e mundur. Ishalla na dëgjon ai shalëgjati. Braçe: Nuk dëgjon ai jo! Më mirë të më çajë trapin katër ditë se të më çajë trapin katër vjet – ka thënë G: Po lexoj tek muri yt. Njërës i paska thënë që je në lista. Do e hajë po s’të vuri ty. Braçe: S’do ai. Dhe unë nuk kam asnjë mundësi të hyj në Kuvend me forcë. Na mbajti zvarrë deri tani dhe humbëm edhe mundësinë të kandidonim të pavarur. G: Futu me partinë e Dojakës. Braçe: Po jo mor vëlla, nuk e ndërroj unë PS-në, pavarësisht Ramës… G: Po thonë se do të të vënë ministër. Braçe: Hahahahahahah! Nuk kam pranuar kur më ulërinte Nano në fytyrë që të pranoja. G: Do të organizoj njerëzit në protestë te shtëpia e Ramës.   Pas disa orësh… G: O gjigant, hë mo ç’u bë? Mua më thonë se do të të fusin ministër, e vërtetë apo jo? Braçe: Hahahahahaha, i shtati në Fier përhapën llafe lart e poshtë. G: Po tallen ata? 

Kandidimi, ose jo i Erjon Braces meriton një vëmendje të posacme. Sipas meje, Erjon Brace është një ndër njerëzit me operativë në PS, me një kontribut shumëplanësh në këtë parti. Sipas meje, kontributi politik i Erjon Braces dallohet për një nerv të vecantë, për një studim skrupuloz të kantierit të politikës. Nëse do të përdorja një krahasim, Brace më ngjan me një mbikqyrës/kontrollor cilësie në kantierin e politikës shqiptare. Pa dyshim, që  edhe pse ai nuk është arkitekti, inxhinieri, ndërtuesi, etj, ka një meritë të vecantë në skenën politike. Këtë punë, Brace e kryen me një zotësi të rrallë. Ngrehina politike, pa pjesëmarrjen e Brace-s në të, do të humbiste një personazh të vyer. Por, meqenëse herët ose vonë, kontributet e mirëfillta në kantierin e politikës, (të krahut të majtë) atakohen, mendoj se ka shumë më tepër gjasa që Brace të mos jetë kandidat në listat e PS-së. Megjithatë, mendoj se do të jetë mjaft interesant reagimi i Edi Ramës ndaj kandidimit të Erjon Braces. Ai  e mendon si politikan të kalibrit të ulët (mqs dhe shtatpakët), që në të vërtetë Bracja nuk është. Ai gëzon po aq popullaritet në masën e gjerë, sa gëzon edhe brenda rretheve të ngushta të politikanëve. Erjon Brace ka zotësinë të vërë në vend kredencialet e humbura me një aftësi të pashoqe. “Rimonta” e tij politike është e rrallë brenda PS-së. Por, sipas meje, Rama pikërisht këtë aspekt të personalitetit të Braces nuk e ka kuptuar.

po Lipe Shtogu ku gjendet, para apo prapa listes..smiley

kush osht ky Lipja mer se nga emri duhet te jete anej na Dushku smiley

diku andej eshte, nga nje fshat i Fierit..smiley

ore me qe ra llafi, pse gjithmone nje fshat Fierit behet problem e me pas precedent per zgjedhjet?smiley

i gjejne te urte sic duket smiley

Dushkun s'e kap Fieri per ate pune, e kap Lushnja. Lipe shtogu eshte nga "Libofsha" smiley
Dhe ne 2013 Lipe Shtogu misherohet me Dritan Priftin : kandidat i pavarur

Ja hengri 2-3 mije vota Koalicionit te Ngjalava Dritani!

dmth sot e marrëm vesht kush e merr bukën me list ?

Ca ke qe je tremb kaq shume mor burre , po do e merrni mer do e merrni smiley

smiley

Se Lista eshte e ë-mbël-ë

Por do na hi-dhëro-jë

spiropali dhe brace nga FRESSH

s'e marr vesh ca kane me bracen....

 

Unë nuk kam patur një kontratë të shkruar me Edi Ramën, gjithçka është diskutuar verbalisht. Pasi na quajti mbështetës të ish-kryeministrit Fatos Nano, vetë Rama më thirri dhe më kërkoi të jap kontributin tim në Partinë Socialist. Pasi hoqi dyshimet që mund të kishte, pasi z. Nano nuk u angazhua më në politikë, më bëri anëtar të kryesisë së PS-së dhe kreun e grupit të punës për programin e Bujqësisë. Me qëllim maksimalizimin e votave të Partisë Socialiste, i kam kërkuar të kandidoj si deputet në qarkun e Durrësit, pasi kjo ishte dhe pritshmëria e mbështetësve të mi. Kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha se nuk do jem kandidat në Durrës, por i pesti në listë në qarkun e Beratit. Ky pozicion nuk ishte as në pritshmëritë e mia dhe as në pritshmëritë e mbështetësve të mi.Pasi i kërkova që të jap kontributin tim në maksimalizimin e votave të Partisë Socialiste, më thirri dhe më tha që do të jem i pesti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit. I thashë se nuk mund ta pranoj këtë gjë, pasi unë duhet të jem kandidat në zonën time, ku gëzoj mbështetje dhe përkrahje në masë. Nuk mund ta pranoj këtë vendim dhe për këtë arsye më duhet të largohem nga kjo forcë politike. ‘Largohu’, – më tha. Duke qenë se nuk gjetëm gjuhën e komunikimit, unë vendosa të largohem për t’iu bashkuar një force politike të djathtë. Edhe pse programet e forcave politike nuk është se ndryshojnë shumë.   Pas vendimit tashmë publik për t’u larguar nga Partia Socialiste, a keni kontaktuar me kreun e PS? Jo, nuk kemi patur më kontakte, edhe pse sinqerisht e pata të vështirë të largohem nga kjo parti. Përveç kontributit në vite pranë kësaj force politike, prej rreth dy vjetësh unë kam qenë kreu i grupit të punës për programin e Bujqësisë. Jemi angazhuar plot 50 veta dhe mendoj se kemi bërë një punë vërtet të mirë. Unë kam angazhuar të gjithë miqtë e mi, ekspertë të Bujqësisë, madje kam sjellë edhe profesorë italianë që na kanë mbështetur gjatë hartimit të programit. Nga të paktën 50 vetë që kemi qenë në fillim, tashmë kanë mbetur rreth 8-9 veta.

Edhe pse programet e forcave politike nuk është se ndryshojnë shumë.

 

programet e forcave politike

smiley

 

 

1000 faqe

x me nja 100 parti = ?

= shume (se deri ne nje numer te caktuar di te numeroj, pastaj eshte "shume")

Ketu eshte treguar i sinqerte ky tipi.

Dritan prifti i pavarur.

kujt i prish pune ky ?

Ka per te marr ca vota ballistesh ai, votat tuja dmth, dhe me 25 qershor do beje ate qe se beri dot Mukja... smiley 

Po i ikin te gjithe zullapit mo. Ta gezojme edhe mandatin e 3-te. Gezuar Brado smiley

Po as qe eshte vene nojhere ne dyshim mo Patek por fryke po kom , do bohen 84 me duket smiley

ku e keni gjergji_N , do jete tu bo gati valixhet hahahah

 

PS

sa per zgjedhjet i keni te humbme, fitojme ne

Duka si kusht i ka kerkuar komisioneret ne zonen e vet Partise Republikane.

Te shohim tani si do i ruaje votat PD-ja ne Shijak e perqark. 

Arben Ristani hhohohoh

ky ishte rob me humor do na behet deputet, me nje fjale do degjokemi te forta pas 23 qershorit hahaha

Nga emrat qe po degjoj ketej nga PD... po te jene te vertete atehre do te thote qe saliu po pregatitet te lere pushtetin dhe te krijoje nje opozite te djathte totalisht nen  urdherat e tij.. duke mbrojtur interesat e Klanit te tij.. Po le te shohim...

po ku je mor gjergj ? smiley

mesila qe te var tek palma qenka ne fier....

A ka Palma ne Fier ....

Ka...

Mu me thane qe marveshja per rotacion ka perfundu... Sala nuk ka per tu mbajt pergjegjes per as edhe nje gje... Ne te tjeret na mbetet vetem te ruhemi nga kamikazet e peshkut gjer me 23 Qershor. 

keq... po perseri palmat duhen ku i dihet.... me ca do ndezim zjarr pastaj

Mire qe ka uje +, Gjanica, se ska uje te paster ne bote te shplaje sh*** e Mesiles, duhet trajtu patjeter me kemikate...

Po pse kur ka fituar nojhere PD -ja nga emrat ? o shoku , nje milion zgjedhes , KQZ , KZ , GJK , P , P , SHIK , Brad , Patek , smiley po ju skeni as nje shons mer plak smiley

smiley

Kemi USA dhe popullin ne sa per 100000 spiunet tuajsmiley

e keni e keni ...ate qe e keni e keni .....smiley

Do me vinte gjynof nese cunat e peshkut nuk jane llogarit ne marveshjen e rotacionit... smiley 

ve bast qe grate do jene mbi 30% ne lista, vetem se doje te parat nga fundi smiley

He mo PP.. Bracja eshte ne liste, se nuk po te zinte gjumi ..

Prit se me ate perthyerje qe bente Kryetari tani ne konference shtypi prej kemishes se " bardhe " ca sbo vaki deri mas nje minuti smiley

Vallai Gjergjo me merak kam qene. Ka qene djale trim dhe e godiste me fakte Pd-ne prandaj dhe Pd-ja u trondit shume kur mori vesh qe palloshi sdo e kandidonte. Shyqyr qe e paska fut...presioni i madh paska bo te veten. Ne fund te listes te kujt qyteti e ka fut? smiley

eshte nje nder te vetmit Deputet ne Bote me 240 - sh .

Shiko se eshte sipas rangut. Kryetari partise me S class te 2013-tes kurse Erjoni me 240 te 85-ses smiley

atij sikur Benzin ja shperthyen para 4-5 vitesh ? sikur i kishin vene 50gr tritol me duket, apo e kam gabim ?

 

Nard Ndoka është duke bërë negociatat e fundit për të hyrë në listën e kandidatëve të PD-së për deputet.

Kreu i demokristianëve është parë mesditën e sotme të dalë nga ambientet e zyrave të Shkëlzen Berishës, çka konfirmon edhe një herë rëndësinë që ka djali i kryeministrit në vendimet e PD-së.

Ndoka shoqërohej në këtë takim nga Fahri Balliu dhe dukej i qetë, gjë që të lë të kuptosh se negociatat kanë shkuar mirë.

Ndoka u largua nga opozita muaj më parë, pikërisht se PS nuk i siguronte një vend në listën e kandidatëve të saj, gjë që ia ofroi Berisha për ta afruar në koalicionin e vet./b.l

 

Valixhet e Gjergjit jane bere me zemer, hidhen-priten brenda-jashte garderobes dite per dite.

Flitet qe nje dite brenda njeres prej tyre eshte gjetur vete Gjergji.

Po ty te kujtohet kur i bere valixhet tende ??

Gjergj e gezosh diten e emrit sot , dhe mos u shqeteso  , nuk te heqen askush nga puna , se je me statusin e nenpunesit civil .

Pu ne fun te funit, dhe nja dy miq tek peshku i ka bo. smiley

duhet edhe nje socialist per zyre smiley , kujt kane me i ra smiley

Si qe: Peshku mishin ta ha po kocken ta le.smiley

Shume flm Censmiley

edhe po dolen listat ca ndodh , po u percaktuan kandidatet ??

Do flasim sa do i...

Rama ne Vlore!!! smiley

Ka lezet..pyetja:ore..ku e hodhe ti?Po Edit ore,kujt t'ia jepja smiley !! i madh ..i madh..je njesh..o figure!! smiley

Phu cer ethesh robt, per deputetet. 

Oh te mjeret ju!

si juve qe ju dridhet lukthi se aty me partine keni buken e kalamaneve, si juve qe nuk e keni. Juve qe e keni per sport jeni akoma me gjynah.

Vdes Giulio Andreotti ne moshen 94 vjecare , simbol i pushtetit smiley

Mos, ky vertet ka qene burre dhe mik i shqiptareve. RIP smiley

Prtoteste nga peshkataret e Fierit anetar te PD-hit .

Z.Sali shikojeni mundesine mos kandidimit te Mesiles ne Fier .Ne se pshurr ajo rastesisht ne ndonje perrua qe derdhet ne Seman e Gjanice ...ne mbetemi pa peshk dhe Palmat thahen ! 

Ca eshte kjo kemishe qe ka vesh Edi mo? Paska ik per lesh fare qeka bo si i cmen qe eshte arratis nga spitali smiley

Sa e ndjek dhe ti e File... ku e pe? 

Te lajmet mo Bamke. Me kemishe te leshume e pa kollare me menge te perveshme. Duket qe i ka hy sekelldia listave. Gjynaf i shkreti se mba hic presjonin smiley

Edhe per moden e politikaneve do diskutoni tani?

ore do votojne emigrantet apo jo

akoma te ura ti ???

epo gjithe keto tellalle paskam nderruar uren smiley

Zonja Elba, nuk na tregove ndonje foto nga festimet e pashkeve ne Elbasan.

jo

Ne kete zullom  xhungle me plot ambiente bastesh e lojerash  "fati", nuk e marr vesh pse nuk u bon ma krijues per me vu baste per listat smiley u lodhen gazetaret e shkret po hic smiley, nuk po i lexon njeri me duket 

Ju me flamura kuq e zi, mos harxhoni kohen kot...filloni qitjen me kallash! 

do i nxirrkan nga darka qe t'i mbajne sus e mos tu firojne

I forte eshte dueli mes Brixhida Kokedhimes dhe Besa Kokedhimes ne Vlore.

Kush eshte Brixjida Kokedhima?
Besa Kokedhima eshte vajza e Koco Kokedhima. Kengetare. LOL car behet, me ta ble babi nje vend per deputete aaaaa. Duam Rudina Seseri back. Te pakten ajo ishte pak me e hajrit.

derti...

E shoqja smiley Ueee sa e madhe. Kjo eshte qesharake.

lol i ka thene Koço te shoqes e se bijes, - Kam dy dhurata per ju dyja. Nje Audi A8 dhe nje post per deputete.  Pastaj i hodhen short e njeres A8 dhe tjetre deputetlleku. 

Koco Kokëdhima të jep përshtypjen e një perandori të vogël. Është interesante që modelin e kësaj perandorie të vogël, mund ta shohim tek familja, që mëton të pushtojë disa dimensione të jetës publike: bizens, politikë dhe art (nu e di nëse sporti është një prej tyre). Gjithsesi, nuk është për t’u nënvlerësuar aspak në këtë përkushtim gati maniakal ndaj perandorisë së tij të vogël. 

Kam menduar se quhet Brixhi(l)da Kokëdhima, që është angazhuar me lëvizjen e gjelbër/blertë shqiptare.

fushatat koncerte... lum si ti o popull, do kenaqesh!!!!

Princi eshte akoma "on hold" tha  smiley

 Per te zgjat llafkat me shume , ke ofron me te mire ti Bame .. Puna e zagareve te gjahut ne Pd-hi dihet . Ata nuhasin ere gjithandej ...dhe ham -humin e kane si gjuhe e zgjatur e babasqapit per te ofruar lepirje ne vend te fshirjes . Peshtyma e gelbaza gjithandej . Po shyqyr thuaj e ndigjon Saliu ate propozimin e peshkatareve PD--hit te Fierit dhe nuk na ndot Ujin qe e perdorim edhe per larje !

C'lidhje ka Rama me Vloren?

ben malaj ben isaraj jashte liste se PS!!!!!

Sfurqet dhe pishtaret gati kunder Malajt!!

Throw the Malaj down the well, so my Rama can be free.

 

PS: Une tani pres Ronin te vi ketu e te thote: "Po sikur, po sikur, po sikur Malaj te dali qe eshte ne listat e PS-se, a do thoni juve bravo?"

keto jane live tek 360 news24

Serio?

po mer dak po socialist 100 karat jashte listes
ca loje e dhime

.

ja doli koco dora vete i dyti ne vlore

JALLAAAA....Nuk kam pare e degjuar ndonjeher qe kryetari i nje partie qe merr pjese ne zgjedhje te regjistrohet ne listen e nje partie tjeter !!

Pa dashur të analizoj staturën e çdo kandidati socialist të propozuar, mendoj se Rama ka rritur ndjeshëm shanset për të humbur në këto zgjedhje. Sipas meje, Rama ka aftësi të mire menaxheriale, por kjo nuk duhet ngatërruar me aftësitë qeverisëse. Një qasje menaxheriale në politikë, sidomos në hartimin e listave nuk ka për të qenë modeli fitues në këto zgjedhje. Lista e kandidatëve nuk duhet të jetë një lojë pushtetesh ndërmjet kandidatëve, e kuptuar si një garë potenciali për të shpërblyer, kundërshpërblyer, apo dëmshpërblyer politikën. Një listë e tillë nënkupton pothuajse një tender, një garë, ku oferta fituese llogaritet vetëm në prizmin e potencialit ekonomik. Pra, kriteret e tjera dalin në plan të dytë, të tretë, e kështu me radhë, derisa kthehen në kritere fare të panevojshme. Një qasje menaxheriale në politikë nënkupton një politikë nevojtare (nuk është aspak e tillë) e cila u drejtohet sponsorëve, duke u kërkuar atyre t’i japin një dorë, (ta ndihmojnë) por nuk u shtrëngon dorën. Një qasje menaxheriale në politikë, e cila përqendrohet tek dhënia e duarve (në të dy kuptimet), dhe jo tek shtrëngimi i duarve është e destinuar të falimentojë. Hartimi i listave në këtë mënyrë nuk premton mirë për rezultatin në zgjedhje.

102

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).