A eshte i zene apo ka vende dhe hapesira?

Dhe sa do tregu shqiptar qe te arrije tregjet europiane si Sllovenia, Austria etj?

29 Komente

Tregu ne Shqiperi nuk eshte I zene, per momentin eshte akoma single. smiley

...i pelqen jeta e "nates"...

tani varet se per cfrae tregjesh interesohesh. Nese interesohesh per tregun e fruta perimeve do te thoja se eshte i mbingarkuar dhe nuk para ka hapesira per operatore te tjere. Nese e ke per ate financiar do te thoja se hapesirat jane gjigande sidomos ne tregun e stoqeve/burses por vetem se nuk ka mall, pra kompani te listuara ne burse. Sidoqofte, nese me specifikon llojin e tregut mundet te te ktheje nje pergjigje deridiku te sakte.

per tregun e dyqaneve zinxhir te shitjes me pakice

Tregu ne Shqiperi, eshte mbushur thuajse me te tera produktet, nuk ka ngelur produkt qe nuk ka hyre, pervec llambave me solar (rreze diellore), turbinat me ajer, te madhesive te ndryshme, nga ato per 1 familje e deri tek ato per 1000 familje, qe nuk kan hyre akoma. Panelet me rreze diellore (jo ato hidrauliket qe kan hyre me shumice) , kane hyre me pakice, i fut vetem nje pike tek Shallvaret, nga ana e brendeshme e pallateve, 

 

Dhe sa do tregu shqiptar qe te arrije tregjet europiane si Sllovenia, Austria etj?

 

Aq sa te rritet fuqia blerese!smiley

mire faleminderit, po tregu andej si eshte? mire?

me c'pashe une tregu ishte c'i ze syri i ze dora po mall te skadum ama

Po ti ne dyqane hale paske vajt? Aq troke paske qene?

mos e pyt , troke troke , thes te grisur vesh , po une kur flas , nuk harroj  te flas  psh per ato qe hane me liste ushqime te skadume dhe ato qe prag  ne prag vdekje pijne  ilace super- te skadume sepse tregu eshte ne duar te sigurta , me tipa lemesh si puna jote

Ka nje konkurence shume te madhe ne tregun me pakice gje qe automatikisht ka rritur shume cilesine, sidomos ne ate ushqimore dhe sjelljen ndaj klientit.. 

Megjithate me pak imagjinate ka gjithmone vende per sherbime te reja. Ajo qe mungon eshte rregulli dhe dora e forte e shtetit qe te vendos stukturat e duhura ne pune.

Nese kjo ndodh, Shqiperia ka mundesite dhe kapacitetet te dyfishoje apo edhe me teper numrin e dyqaneve, restoranteve dhe sherbimet e tjera. Fuqia blerese ka te gjitha mundesite te rritet me te pakten 200% me nivelin e sotem pa llogarritur fuqine e huaj blerese qe eshte shume larg asaj qe mund te arrije.. #Rilindje

 

 

He mo, paske kapur ndonje pune online nga ata qe duan nje vendas qe t'u beje studim tregu? Po dil ore rrugeve, beje punen tamam. Mos i bjer qylit te peshku smiley

Po te shikosh deklaratat e bankes se shqiperise, konsumi dhe fuqia blerese ka pesuar renie te madhe. Dhe banka e shqiperise drejtohet nga qeveria e PD, ndaj "renie e madhe" perkthehet "renie shume e madhe". Ne fakt, po sipas bankes se shqiperise, niveli i konsumit ka rene ne nivelet e vitit 1997. Banka perpiqet ta justifikoje duke thene "shqiptaret kane prirje depozitimi te parave per momentin, ndaj nuk blejne, por kursejne, sepse jane trembur nga kriza europiane", duke u bazuar ne faktin qe neper banka jane rritur depozitimet. Edhe kjo qendron, por arsyeja kryesore eshte qe kane rene te ardhurat familjare ne pergjithesi pasi cmimet jane rritur shume te teper se c'jane rritur rrogat, dhe rrogat shpesh jane rritur me pak se inflacioni. 

Dje isha tek Casa Italia. Ishin zbrazur dyqanet, kishin ikur dyqanet e medha, qe tek ajo mobileria tek parkimi, Trony (ishte zevendesuar nga nje shqiptar), nje dyqan i madh qe ishte me placka shtepie, tip jasteke e gjera te tilla, dhe ai kishte ikur. Kishin ngelur vetem ca dyqane te vogla. I vetmi i madh ishte Conad, dhe ai kishte vetem nje kasiere gjithsej, nga 6 a 8 arka qe kishte dyqani.

Plus qe keto qendrat tregtare u hapen pa llogari, sa andej ketej. City Park (zere se falimentoi), Praktiker (u mbyll), Megatek (s'e kam idene, por dobet duhet te jene), Prealpina (mbahet ende, por dobet), Euronics (shtyn, per momentin), Qendra Kristal (ka popullsi te madhe rrotull ndaj ben si ben, por une e shoh kryesisht bosh). Vetem TEG dhe QTU kane pune, sepse kane mallra me kompani shqiptare dhe kompani italiane qe i prodhojne gjerat po ne Shqiperi, ndaj cmimet e tyre jane konkurruese, sidomos me dyqanet neper tirane. Edhe "Euromax" gjithashtu mbahet mire, sepse eshte me produkte te lira serbe e shqiptare.

Shkurt muhabeti, nese do te besh para me shitje me pakice ne Shqiperi, duhet te futesh mallra shume te lira. Po qe per te shtrenjta, duhet te futesh me sasi te kufizuar dhe vetem aty ku kane akses te pasurit. Psh. Conad ka shume pune ne qender tek ETC. Degjova nje dite njeren prej kasiereve qe po i thoshte shoqes se sa xhiro kishte bere per turnin, dhe ishte rreth 1.5 milione kesh dhe 1 milione me karta. Pra, 2.5 milione leke nje kase, nje turn, ne dite jave.

Pune te madhe nga supermarketet per momentin ben Carrefour tek TEG, Euromax i shperndare zinxhir neper shqiperi, Conad i shperndare zinxhir neper shqiperi. Per rroba dhe kepuce bejne pune (vec tregut te rruges, kuptohet), dyqanet italiane qe prodhojne ne Shqiperi rroba qe kane stil te fundit italian, dhe qe i eksportojne dhe jashte Shqiperise. Ne Shqiperi i mbajne lire. Ka shume dyqane te tilla, kryesisht te perqendruar tek QTU dhe TEG, si Gruppo Fiori, OVS, Terranova e gjera te tilla, se s'i mbaj mend. Po ashtu "Jumbo" tek TEG ka shume pune. Pra, ata qe fusin mallra te lire, kane sukses. Shifi ketu dyqanet. Po dhe keto punen me te madhe e bejne kur mbaron sezoni dhe bejne ulje me 50%. Kane praktikisht dyndje ato dite.

http://www.teg.al/dyqanet.html

Po ashtu, shto dhe faktin qe shumica e shqiptareve s'kane marre dot kredi e biznesi ne pergjithesi s'eshte financuar e eshte ngadalesuar. S'kane marre kredi sepse pas krizes, bankat ne shqiperi qe jane me qendra neper europe, moren urdher qe deri ne vere te vitit 2013 duhet te mbledhin, depozitojne, nje sasi te caktuar parash (s'e mbaj mend sa miliard ishte), ndaj dhe veshtiresuan kushtet e dhenies se kredise, favorizuan kushtet e depozitimit, duke mbledhur keshtu parate e shqiptareve e duke i cuar neper Europe (ka rekord te nxjerrjes se parave te bankave shqiptare ne europe, po sipas Bankes se Shqiperise), dhe duke mos kredituar tregun vendas. Bankat me baze shqiptare jane perpjekjur te perfitojne nga situata duke bere oferta per kredi, por bankat qe kane shumicen derrmuese te klienteve jane ato me baze te huaj europiane, si Reifeisen, Intesa San Paolo, etj.

Tregu ne Shqiperi ku mund te punohet eshte tregu online, ose e-commerce.

Ne Shqiperi kane shperthyer 2-3 vitet e fundit kompanine "Call Center", qe jane hapur me qindra ne Tirane dhe rrethe, kryesisht te lidhura me Italine.

Nje ide e mire do te ishte ti konvertoje disa Call Centera ne sherbimin e atyre Chateve Online Erotike, qe kane sukses te papare ne europe tek te "humburit" qe rrine me ore te tera para tastieres duke biseduar me ndone "call girl virtuale" dhe jane gati te hedhin ca lek vetem per disa sekonda show smiley

Ide tjeter ne te njejtin regjister, chatet e takimeve ku "operatoret" duhet te lozin lojen sikur jane aty per te gjetur dashurine e jetes smiley , tip Meetic etj etj. Sukses i papare !! Ropt paguajne 1 euro prsh, per te lexuar mesazhin me shkrim te ndonje "goce" te bukur qe ne fakt nuk egziston fare...

 

nuk ecin pagesat me internet ne shqiperi

shumica nuk ka besim dhe pagesat me internet i ben vetem per ndonje mall nga jashte

keto kshu s'i ha njeri ketej

e di qe jane shume skeptik etj etj, por ashtu kam qene dhe une ketu perpara 8 viteve : zija be se s'do blija kurre gjera e produkte online : tani gati çdo blerje kryesore (perveç ushqimeve) i bej online (edhe ushqimet mund ti blesh online po deshe ketu smiley me sherbimin e-Drive) LOL

DMTH : kjo tendence do ndryshoje se shpejti edhe ne Shqiperi, normal se Shqipot kane 5 vjet qe shofin carta bankare me sy ... ka shume qe kur vjen data e rroges shkojne e terheqin direkt 95% te totalit, se ne sistar u duket se leku ka duk.

Ka qe mendojne se Paypali eshte mjeti me i sigurte i pageses (madje edhe me i sigurte se me CB) : GABIM !! mashtrimet me Paypal jane te panumerta ... kane fryke disa...

Do ti dali fryka, por kur te dali E-bay jashte mode : degjova se ka hyre ne force nje firme angleze qe shet mallra online dhe kur kalon 40 Pounds pagesa, ti sjellin mallrat me Poste ne ALB falas. Sheeping gratis. Suksesi i momentit (s'ja mbaj mend kesaj firme, tani e degjova nga ca shoke).

Sa per Chatet Eros qe hodha idene, pagesen ne Shqiperi mund ta besh me SMS me mbipagese ... s'ka ngel katunar pa celular Iphone atje ... dhe Idrizat vazhdojne me "se kriza zotrie" smileysmileysmiley

qe nje kompani angleze prej nja kater vitesh qe dergonte dhe ne shqiperi, por s'leverdiste. i kishin mallrat shume shtrenjte. vetem cmimi me i lire se mallrat ne shqiperi e bejne ndryshimin. po nuk i solle me lire, mos u lodh kot

kjo qe me thane i kishte goxha lire! jo firma te njohura kuptohet, po gjera nga 10 pound e siper, çmime normale per Shqiperine... degjova se disa shok beheshin bashke, blinte njeri me karten e tij qe te kalohej kuota pas te ciles mallrat vinin falas ne Shqiperi. Pra, po shvillohet dhe blerja ne group...

po shif se mos na e gjen, ndihmon dhe tregun shqiptar me ate rast

mqrf, ashtu hotline erotike ka ne shqiperi

...shpejt ndrysho ate sheep me ship, para se te vijne idrizerat e amerikes qe te ndjekin si skenderbeu turqit vetem me te ra kokes smileysmileysmiley 

Marks and Spencer eshte ajo britanikja qe dergon ne Shqiperi. Po si britanike qe jane i kane rrobat te papershtatshme per shijet shqiptare

jo sheeping po cowing, lefto

Industria e Riciklimit ka per te pasur sukses te papare gjithashtu! Jo vetem çeliku i Elbasanit ... as kanaçet : keto egzistojne dhe mund te jene sa per fillim... riciklimi i aparateve celurare, kompjuterave dhe elektro shtepiakeve eshte gje e ralle dhe e kerkuar sot ne tere Boten :

Nxjerr mineralin ar, bakerr etj qe kane ne % te vogel keto aparate. Veshtiresia : kosto e larte e aparaturave qe mundesojne riciklimin + novoje per personel te kualifikuar, por me ndihmen e ndonje Business Angel e çekun prej 1 milione euro, behet dhe kjo pune!

per kete treg riciklimi e ke llafin? kjo eshte ne Velipoje me duket. 

shtatezene...

ja se vjen doktorr leme dhe na jep sigurine money back guarantee , e sigurt eshte nje gje , o do pjelli cun o goc- tregtia , tha

Dhe sa do tregu shqiptar qe te arrije tregjet europiane si Sllovenia, Austria etj?

 

E para me pyetje idiote nuk behet qe te krahasosh tregun Austriak me slloven duhet te jesh pak me teper se debil e injorant ...sorry

dhe e dyta sa per info sllovenise i ka trokit Kriza ne dere ..por aq keq sipuna e vjerres qe shko me jetu me cunin e vogel pra as nuk ka per ti dale mo fare nga shpia !!!

Ja per keto gjera duhej intervistuar Pjeri. 

Ka akoma kohe sa eshte ne Shqiperi, nxitoni, ecni me shpejt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).