Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, 63-vjeçari Robert Elsie njihet si një nga folësit dhe studiuesit më të njohur të gjuhës shqipe. Me një diplomë në Linguistikë, Elsie pati rastin të studiojë edhe në Institutin e Linguistikës në Universitetin e Bonit në vitin 1978, i cili kishte kontakte të rralla me Shqipërinë e asokohe. Kështu, ai vizitoi Shqipërinë disa herë dhe Kosovën gjithashtu. Në fund nuk e përmbajti dot pasionin për Shqipërinë, kulturën pak të njohur të saj dhe kështu iu dedikua studimeve shqiptare. 


Çfarë ju shtyu të mësonit gjuhën shqipe? 
Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978. Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij. E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip. 

Si ju duket gjuha shqipe në krahasim me gjuhët e tjera që ju flisni? 
Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar. Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet! 

Çfarë ju pëlqen më shumë nga Shqipëria? 
Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend. Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm. Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron... Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri - mbase jam bërë shqiptar! - Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë.


(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

63 Komente

ehh...mire neve qe kena lind me ADN te shtremet, po ky c'pati smiley

Faleminderit Elsie

Me shume ke bere ti sesa nje thes me studiues/ntelektuale tanet prej gjaku

Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet! 

Dmth ne u knoqem tu u knoq, kshu sikur i bi smiley

smiley

 

pse jo ?

Vallai kenaqesi e madhe eshte kur e shprehesh, shan e shfryn ne shqip.

Per ne po e po, por meqe paska qene dhe per ket trimin , i bie qe shqiptarlleku eshte intrigues , te ndjell ta mesosh gjuhen qe te marresh vesh ca luhet nga prapa smiley

ta prekesh cmendurine me dore dmth smiley

shame shqip, pocari me tha

teksa neper duar lemonte qeramidh,

u zymtua deti marmara:

o ta .... .... 

 

i bie qe shqiptarlleku eshte intrigues , te ndjell ta mesosh gjuhen qe te marresh vesh ca luhet nga prapa smiley

ta prekesh cmendurine me dore dmth smiley

"Kaq shpejt u lodhe? Ky nuk eshte rekord shqiptaresh!"- i kishte thene rusja nje te njohurit tim shqiptar. I shkreti, i prekur nga sedra individuale dhe jo me pak nga sedra nacionaliste, gati u vetesakrifikua per te mos demtuar imazhin e shqiptareve ne bote.

Emo, ti e une dhe shume te tjere ketu e flasim part time shqipen.... smiley  ...E ve bast qe kur mendohesh, mendohesh ne anglisht, apo jo?

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend - I love you but I hate you! Ka një të vërtetë kjo fjali. Mendoj se na ndodh të gjithëve ta duam dhe të na çmendi njëkohësisht brënda pak sekondave. 

Faleminderit për punën e palodhshme, për kontributin, dhe për mënyrën sesi e ke paraqitur Shqipërinë!

Dora_Noli ku je mi ?? U beme per mall smiley

......Eh Shqiperine smiley....pike te dobet n'zemer

Nje Robert Elsie ka bere nje pune aq te paqme sa askush deri tani. gjaku shqiptar fle gjume, pret t'i bien Elsie-t nga qielli.

pa elsiene shqiperia do ishte nje vrime e zeze.

jo jo, pa ty emigranto, shqiperia dhe skrapari bashke do ishin as me shume dhe as me pak nje grope e ster zeze.

smiley

ke naj inot te vjeter kshu? 

e gjete tani, na shkrive. une s'mbaj inate, vec injoroj.

po ta kisha gjet, s'do pytsha. 

injorimi juaj po me ben te njoh boten dhe veten me mire e me qarte ...

good!

Ne universitetin e Elbasanit ne maturen time kishim nje gjerman qe fliste shqip dhe studionte si ne njesoj per gjuhe -letersi shqipe , po ma fliste shqipen paq . Po si nuk e pyeta njeher ore mire ne nga halli po ti c'ke perse studion gjuhen shqipe smiley, ca robi  indiferent  je kur je 20 vjec smiley

Zonja Elba, ty si intelektuale e shquar katolike nuk te lejohet te thuash mature kur je ne universitet.

ca duhet me thene tani ?

Zonja Elba, ne gjuhen e bukur shqipe shkruhet : ne kursin tone.

Ju faleminderit qe keni vemendje per te mesuar.

pse e more me verte ti smiley

 

Dmth u tallet me mua zonja Elba? Ju lutem mos e beni me.

lerjani njerezve qe i dine keto gjera mos u mundoni kot

E kam vene re shpesh qe ju talleni me mua zonja Elba. Po me dhunoni verbalisht.

ishalla te mbaron pune thuaj  , nje rruge e dy pune je qe je

Zoti Komentues ma le mua ate pune se une ju hap rruge inteligjent serviseve me peceta dhe pirunj per kokoshka. 

heretik perzine me mire , pse ta haje ai i ziu , me mire t'a hash ti  smiley

i shkreti...hall i madh ,kena pas thane na ,dashnia t'xen edhe n'breshke....smiley

Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip.

 

po pra,  po ec e  thuaji atij Oliver Schmidit,mesuesit te fshatit nga Zvicra..  qe te than piten ne historine e Shqiperise..smiley

te rinj, fare te rinj... por vendosmeria e tyre te mahnit

smiley

 

kete me duket se e thote ''Demoni'' te ''njesiti guerril''..smiley

Si gjithmone i(e) perpikte!

E dini cili eshte pseudonimi juaj ne qender?

smiley

loool

smiley

po kjo interviste me duket se ka nja 4 a 5 vite qe eshte dhene...

po pra, po me duket se eshte bere per te zhurmuar ate qe kishte thene daily mail.  Dhemb per dhemb keta te birt e shekullit te ri.

Titulli edhe mund te permiresohej, te behej fjala vjen 'Interviste e shkurter me nje te cmendur, meqe ky ishte i lodhur; megjithate kryeredaktori u mahnit debili'.

Pyetja e pare shkelqen, shkelqen ne kuroren e mediakritetit.

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend. -Shqiperi moj kucke...

-----------

Kthimi i Dora_Nolit, Allelluja!

fenomeni elsie, edhe pse i zoti i punes eshte ne te drejte te vet te cdo lloj mediokriteti, eshte mbase pika me e hidhet e zeherit kulturor ku NE e kemi katandisur veten.

sa here permendet emri elsie, me vjen ne mend nje rezistence ku nje punones akademie thek buken, duke bere llogari edhe sa dite dhe sa leke i duhen per te shkuar ne plazhin shurremadh te durrsit. 

e drejte, na mesoi si behet rrota me djathin tone. prandaj e ka famoze Gon Llaku ate: "ne ne dore na mbeti rrota". akademikeve  tone nuk duhet ti vihet faj. u mungonte liria.kur e fituan nuk dinin c'te benin me te.megjithate eshte ceshtje shkolle/metode  ( plus dhe shkollimi). Eshte edhe pak inflacioniste fama e tij ne lagjen tone te varfer ku cdo i huaj qe kalon eshte nje ngjarje.

saktesia jote najher eshte ne kufinj nervangrites! smiley

pak inflacioniste fama e tij ne lagjen tone te varfer ku cdo i huaj qe kalon eshte nje ngjarje.

Em, nje kshu pune anekdode taze. Shkoj qe thua ti, ne biblioteke kombetare sot dhe ne balle te saj, ne lartesine e katit te trete, shndrisnin (po me shkelqim bosh) germat sa te hante syri, shkruar "Istituto Italiano di Cultura". Poshte strehes se deres kryesore, me ato germat e dikurshme, modeste dhe e thjeshte (gjer ne perulesi) Biblioteka Kombetare. Hyj brenda, bibliotekarja qe merrte fletekerkesat, vene maske tek goja dhe me doreza mjeku ne duar plotesonte formularet, merrte e jepte libra. Ca duhet menduar ne keto raste, qe thua ti? Dritaret ishin hapur, se helbete kondicioner s'mund te kete BK, ama pluhuri i rruges ishte i gjithi brenda. Do me per Belulin?

smiley

je shume ne forme. si eshte puna smiley

Hahaha, s'me ka rene akoma entuziazmi, s'me kane mbaruar takimet me shok e miq, te gjithe me presin me dashuri, kaq do robi. Pas nje muaji, flasim ndryshe. smiley

per nje grime dashuri-gjeje titullin ku smiley 

Per nje grime dashuri,

lame stane edhe dhen,

calltisme ne kasaba t'evropes

derman s'gjetme ne asnje vend. smiley

 

smileysmiley ....bliotekarja qe merrte fletekerkesat,...ne se ndryshon merte fletkerkesat ne gjuhen e bukur te personit me te kulturuar te Kohes ne Shqiperi dv prof . anonim kakes me Vija , nga prurja tjeter , ne fletkarikaret ...del dhe me qarte pergjigja per pyetjen tuaj Themelore , qe megjithmend eshte vlera e vlerave per kulturen shqiptare SOT !

Ca duhet menduar ne keto raste, qe thua ti ?..ka nje pergjigje te lashte po si kjo pyetje ...E mira e te mirave eshte te mos mendosh asgje !

Me ben pershtypje edhe kundervenia qe i behet perkthyesit tone te Talentuar zotit Hu pas Huri ...E keqja qendron se ne nuk kemi perkthyes ...cileson z.Elsie .A mundet zoti HU ta pranoje ? Po anonimi me kak- vija vija , megjithse te dy kane rene Pishtar per Fkalen e Lire tek PPU , c'mendim kane ?

per nje grime dashuri

gjezdisem neper evrope

nuk e gjetem  asgjekundi

ndaj u kthyem*  ne kte toke**

----------------------

*itaka , ja si lidhen gjonat smiley

**qe te dhemb, te cmend , te shemb smiley 

E tha mor e tha, po po s'e provove ne kurriz tat, s'e gjen dot Itaken. Jo s'e une e gjeta, xhanem, po nejse... Naten e mire e befshi, nashi! smiley

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend..

join the club .s'je as i pari as i fundit.

ktij duhet ti ofrohet ndonje post ne ministrine e kultures mqs e do shqiperine kaq shum

Robert Elsie ka një site për letërsinë dhe kulturën shqiptare. I huaji që kërkon diçka të këtij lloji për Shqipërinë has vetëm këtë site. Jemi dëshmitarë të antologjive të realizuara dhe i atyre të parealizuara. Njëra nga të realizuarat është antologjia "New europian poets", e cila përfaqëson poetët europianë nga vitet '70 e këtej. Pjesëmarrja e poezisë shqipe në të është realizuar vetëm në saje të këtij site.

Çdo projekt ndërkombëtar sillet vetëm te ky site.Kjo duhet quajtur vlerë apo antivlerë? Me një fjalë, më mirë të hiqet letërsia shqipe nga harta e Europës, apo të ketë një mundësi përfaqësimi?

 

U bem si ne vitet '90 çdo lloj zombi qe hynte ne shqipni raportohej nga tvsh.....iso gjithe mileti

Mire qe si ka kerku gazetarja i cumcakiz te huaj mbas intervistes smiley

Robert Elsie ka ber nje pune kolosale per Albanologjine..Respekt dh vetem respekt

Oh, my Beautiful Morea

Once there was a savage ruler
Who imprisoned a fine fellow,
No one dared address that ruler
Till a noble-hearted maiden
Summoned courage, spoke unto him:
“Lord, though you are known as savage,
You and I, let’s make a wager,
Let us see who is more able,
Who can drink more wine-filled glasses.
If you lose, release your prisoner,
If you win, my bed you’ll conquer
All with silken snakes embroidered.”
He was willing, made the wager.
To her servants said the maiden:
“When you serve the Turk his wineglass,
Make sure that the cup is brimming.
When you serve to me my wineglass,
Do not fill the cup completely,
Add a bit of water to it.”
Then, while they were having dinner,
Flushed with wine they were and laughing,
Did she lift her wineglass, sipping
Wine with icy water in it.
Mad with rapture did the ruler
Seize his glass and swill the wine down,
Till he slumped into his armchair,
Overcome, and fell asleep there.
Well the noble maiden freed the 
Prisoner, armed him; they departed,
Taking flight then to the seaside,
There they climbed aboard a sailboat,
Tossing, gliding ’cross the ocean.
When they reached the other coastline
She looked back towards the ocean
In nostalgia contemplating:
“Oh, my beautiful Morea,
Left and saw you nevermore,
Left behind my lady mother,
Left behind my loving brother,
Left behind my lordly father,
All under your soil they’re resting.
Oh, my beautiful Morea,
Left and saw you nevermore.”

Leje Berto mo e cyt; orgazëm fare.

E kam ca te veshtire te kuptoj tere kete inat/kritike ndaj Elsie.

 smiley   <<---- kjo per fiqon 

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

Se mos vetem ty smiley , vetem se po te kesh lindur shqiptar , do kishe shtuar dhe dicka tjeter

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend, por eshte nje kuti me lapsa te ndryshme ne xhepin tim , qe ngyros ditet e mia kur jan pa ngjyre, kudo qe te jem

smiley Robert Elsie me pelqen, eshte i drejtperdrejt dhe ka nje vullnet te mahnitshem, per te duruar budalliqet shqiptare.

I agree

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).