Letër e hapur Z. Bujar Nishani, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga Dr. Gëzim Alpion.

I nderuar Z. Nishani,

Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.

I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë – Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.

Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.

Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.

Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.

Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.

Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë – Dibër.

Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,
Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli
gezim.alpion@hotmail.co.uk

 

Shënim:
E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, znj. Jozefina Topalli, z. Edi Rama, z. Ilir Meta,  z. Shpëtim Idrizi, z. Bamir Topi dhe z. Fatmir Mediu.
Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë.

***
Firmosni online këtu.

24 Komente

Z. Alpion, juve keni neglizhuar te permendni faktin, tashme boterisht te ditur, qe Rruga e Arbrit si ide fillestare eshte hedhur (shume para Berishes) nga Koco Kokedhima. Te jete koincidence fakti qe juve s'ia keni permendur emrin atij ne fund, te shenimi ku shpjegoni se kujt tjeter ia keni derguar letren?

Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’....Peticioni nuk ka karakter politik

Z. Alpion, nuk fshihet dot dielli me shoshe! Juve keni qellim te denigroni dhe minimizoni figuren e z. Kokedhima. Ose jeni keqinformuar, ose jeni duke u perdorur nga dikush per qellime te tjera dhe s'e kuptoni.

Seriozisht mendoni qe kjo eshte nje gare vemendje mes Kokedhimes e Berishes?! Kjo eshte nje ide dhe domosdoshmeri e popullit dibran qe shekuj me pare, nuk ka nisur me Berishen.. Letra duket t'i drejtohet aktoreve kryesore politike, jo atyre qe kane qene nismetare te cdo hapi ne procesin e lobimit per Rrugen e Arberit.

Rruga e Arberit, mendoj se jo vetem duhet perfunduar sa me shpejt, por duhet te behet me parametra perendimore, ku te kete hapsire si nga pjesa e brendeshme ashtu dhe nga pjesa e jashteme e autostrades. Biles te behet akoma edhe me e mire se autorstradat e tjera. 

Miqësisht? Me respekt edhe hajde, por miqesisht sikur nuk mbyllet një leter drejtuar presidentit. 

Per rrugen pastaj, ki shpresë se do bëhet...një ditë.

kto investimet 'strategjike' po mbushin ne menyre strategjike xhepat e partise. se si investime deri tashti s'kane sjelle asnje perfitim.

e firmuam z.Alpion.  suksese!.

p.s Alpion, mbiemer interesant  per nje shqiptar..smiley

ne wittem jetoke ti smiley

po.smiley     adresa rezerve..smiley

 

aty ke nje nga ato straaaat jeto njona smiley

KULLA E BARIT NUK DO TE DIGJET!

i nderuar z nishani smiley))

 o kamarier sillna nje johnie blue thuaj me mire

Do te behet edhe rruga e Arberit.

Po me pare do te behet ajo Tirane-Elbasan.

Ska faj kjo qeveri qe komunistat e lane Shqiperine me rruget e ndertuara nga Italia dhe ne 97-05 nuk ndertuan asnje km rruge.

Ke te drejte.

Keta te PD-se kane ndertuar 10400 km per 7 vjet. Kane qe vjet qe i kane ndertuar keto rruget. Te pakten keshtu thone. Per 2555 dite ne pushtet kane ndertuar 10400 km rruge, dmth 4 km rruge ne dite kane bere. 

 

Ndoshta 10400km nuk i kane ndertuar,por qe kane ndertuar kane ndertuar.Mjafton te besh krahasimin me 2005.

Edhe rrugen e Arberit do ta ndertojne dhe po e ndertojne ndoshta jo me ritmin e rruges Tirane-Elbasan,se kjo e fundit eshte me e rendesishme.
Sivjet do te shkoj ne Shqiperi dhe nese nuk kaloj mbi Kerrabe por nepermojet rruges se re, e bej Tirane Elbasan ne 30min,them se kane bere pune.

Moj zonje, kane ndertuar 10415 km rruge. E ka thene ai burri qe kemi kryeminister dhe e thote cdo dite. Vetem ne Shkoder tha dje jane ndertuar 900 km.

10415 dhe nuk e lun topi.

Te na haje mune Gjermania, Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Danimarka!

lol, duke perdorur fjalen ndoshta ju dyshoni qe nuk i kane bere 10,400 km rruge ? Pra ju leni te kuptojme qe Sali-u eshte genjeshtar? Por kur genjen per gjera qe jane lehtesisht te mateshme dhe te verifikueshme si mundet ti besojme per te tjera te tjera me pak te dukeshme si aresimi, shendetesia, kultura, koncesionet, privatizimet etj etj.???

 

Une them qe 10400 km nuk jane ndertuar,por jane ndertuar shume me teper se gjate kohes 1944-1991 dhe 1997-2005.

Ne qofte se ti e ve ne dyshim keta etehere te paska bere Rama nje shplarje truri qe ska zot qe te kthen me kembe ne toke.

Une them qe 10400 km nuk jane ndertuar,por jane ndertuar shume me teper se gjate kohes 1944-1991 dhe 1997-2005.

 Metalar-o .. Qe te besh krahasime duhet te kesh kilometrat per c'do periudhe. Jeni te medhenje kur flisni keshtu me siguri si ne qesim..smiley  e keni semundje te ngjitur nga doktorr rrumpalla 

Kilometrat ja u kane dhene por si besoni.

Kur te mbaroni rrugen e arbrit, shifni mos hapni noi rruge qe lidh Pogradecin me Peshkopine, se jane me afer se Durrsi me Tironen, po duken si me qene si Zelanda me Zelanden e Re.

p.s.

per dijeni zotit Alpion (dr) smiley

Per informacionin e te gjitheve po ju sjell edhe nje interviste te z. Alpion, pak kohe pasi ish publikuar peticioni: http://gazetaditore.com/2013/04/01/te-gj...

Dijenia mbi ceshtjen te ben te ngresh zerin, pa-dijenia te ben te kerkosh per informacione ne web.

Sa mire qe nuk solle link nga web-i... Do te te kishin akuzu per te pa-ditur (injorant).

Kjo " duhet " tek titulli sme pelqe fare , se kush ka thone " me mire me rruge se sa pa rruge "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).