(gjeografi)

  Ku thejte Drini qafën

 

janë shkri pllatet e borës prej Korabit

e Vardari e Drini janë hazdisë

 

ti pret

zemra jote e ngrime

në kujtime shpresash të humbme

syri yt i paaftë të derdhi helm mbi terrin

e harresës, andrrën e vdekme të modernes

së trajtueme në drama tashma klasike,

ti pret që në skena filmash Hollivudi

andrra jote amerikane të vërtetsohet

si pret dikush tjetër andrrën e vet klasike.

 

ti e kujton Shkëlzenin mbulue prej borës

e Drinin të ngrimë në liqe’.

 

duhet me pyet ndojhere ndokë për vendin

ku thejte Drini qafën.

 

 

Rrugëve të Tiranës

 

tashma ke mbetë ti rrugëve të Tiranës

krah rrapeve të vegjël ecë mendueshëm

e habitesh pse ika?!

e kur kthehem pse se di?!

qielli i pushtuem prej llampave të neonit

nuk të heq mërzinë

e s'mendon dot për yjet që bien.

unë ika

e ti më mendon

qyteteve të huaj të lumtur,

më mendon të rrethuem me shtojzovalle

në zgjoje madhështore njerzish të qeshur

e mërzitesh.

 

ose unë dua që ti të mërzitesh,

i vetëm këtu kur s'kam ç'mendoj tjetër

pos çka mendon ti!

 

Mirupafshim Sicili

 

qyteza që ngrihen nga deti sikur dielli s’ u mjafton,

sikur duan të përkëdhelen nga era

në këtë tokë të ashpër, ku dielli djeg,

duket sikur ngrihen të më kapin e të mos më lënë të ik.

 

po do të kthehem o tokë e diellit,

e poezise dhe e lodhjes,

do të kthehem sa herë në vjeshtë

kur nga gjiri yt shpërthejnë lulet,

do të kthehem në pranverë,

kur prapë lulet marrin hov,

e do të vij në dimër e në verë

nme shiun e begatë e me diellin përvëlues,

do të vij prapë,

 

do të vij për të gjetur atë plakun

që mëngjeseve nuk më flet e ikën i turpëruar si një fëmijë,

për të gjetur atë mikeshën time do të vij,

do të vij për të pirë granita al limone

e për të shëtitur në kisha të shkishëruara

do të vij, tokë e ashpër do të vij

po tashmë po iki,

 

se je e ashpër se jam i ashpër e

se të dua shumë, ndaj të lë

 

 

Muzikanti endacak

 

po i bie fizarmonikës,

në oborrin e pallatit,

kushedi cili gabel ballkanas.

më zgjon kjo melodi

dhe e gjej dhomën përplot me mall,

malli ka mbushë edhe sirtarët e komedinës

ku mbaj librin që po lexoj

ka mjegulluar edhe pasqyrën e madhe.

aty jashtë i bie fizarmonikës

vendasi im,

ndërsa ndonjë femijë i veshur keq shtrin

ndonje gotë plastike të stërperdorur

përplot me monedha që blejnë kujtime,

kujtime malli:

ndoshta vallëzimin e parë

në mbrëmjen e lagjes me dashurinë e parë.

ndoshta dasmën e vëllait që s’u martua kurrë.

ngrihem dhe

shoh se

malli ka mbushur përplot edhe kuzhinën,

dhomën e ndenjes e ballkonin...

7 Komente

 

se je e ashpër se jam i ashpër e

se të dua shumë, ndaj të lë

 

Me pelqyen shkinaks. Suksese.

cdmth shkinaks ? po se pate besdi smiley

ose unë dua që ti të mërzitesh,

i vetëm këtu kur s'kam ç'mendoj tjetër

pos çka mendon ti!  smiley

te tjerat me pelqyen .

eshte nje katund ne malet e Sharrit, pjese e kukesit, (ne parkun kombetar korab koritnik) ne 1400 metra lartesi qe quhet shkinak. per mua me i miri ne bote. por jam subjektiv sepse une jam lindur aty dhe jam rritur diku tjeter ndaj kam shume nostalgji e shume pak eksperience jete atje.

dmth. shkinaks i bie qe te kete kuptimin "jam prej shkinaku". 

ps. egoizmin e ke parasysh ti? kur ti qe je e merzitur merzitesh pse te tjeret nuk merziten. ate thone keto vargjet. 

Jo nuk e dijsha smiley  te besoj se dhe Elba per Elbasanin e ka fjalen smiley,  lidhja me vendlindjen eshte nje dashuri natyrale qe mundohesh t'a mbash sa me larg dallgeve te "detit " keshtjellen smiley  zeme shembull se ne te vertet mund te jete me e forte se ajo smiley

flm per feedbacks

faleminderit juve!

Mirupafshim siçili me pelqeu shume,duket e çuditshme,kur jemi ne mergim na merr malli per vendlindjen,por behet pjese e jona edhe tok' e huaj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).