Sergei Paradjanov, regjisor armen, njëri ndër gjenitë e rrallë të kinemasë që sot pothuajse është fshirë nga bota e filmit. Pak e njohin, dhe ata që e njohin nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për ta restauruar punën e tij, apo të përkthejnë tekste të shkruara për të. Kontributi i tij në botën e artit, duhet riaktualizuar pasi krijimtaria e tij, ngërthen një forcë të paparë për restaurimin e ndjeshmërisë ndaj të bukurës.

Sergei Paradjanov, njëri ndër regjisorët më të mëdhenj të shekullit XX, ka lindur në Gjeorgji në një familje armene. Pas studimeve që ai kreu për film dhe muzikë, iu dha rasti të niste punën si asistent regjie te regjisori i madh ukrainas Alexander Dovzhenko, ku edhe më pas i bën disa filma të metrazhit të shkurtër; filma këta që më vonë i hedh vetë në plehra.

Krijimtaria e Sergei Paradjanovit, nuk përputhej me idetë që kishte Bashkimi Sovjetik asokohe. Kështu që ai u përndoq në vazhdimësi nga regjimi sovjetik. Përgjatë viteve 70’ ai kohën më të madhe e kaloi në burg, ku mezi arriti të mbijetojë. Në burgun ku vuajti dënimin ishte i vetmi i burgosur politik, dhe i vetmi që i takonte klasës së mesme. Të burgosurit ishin kryesisht hajdutë të vegjël që i takonin klasës së ulët të shoqërisë. Të burgosurit edhe pse ishin të huaj për klasën e mesme të cilës i takonte Paradjanov, nuk ishin të huaj për ndërgjegjjen e tij sociale.

Përgjatë kohës në burg, Paradjanov bëri përpjekje të vazhdueshme për ta tejkaluar mjedisin shtypës brenda të cilit e gjente veten të ngujuar. Për të arritur këtë ai përdori mjeshtërinë e tij, që edhe e bëri të shquar në botë. Ai themeloi shkollën e quajtur “Fleurism” ku i mësoi të burgosurit të pikturojnë me lule të thata dhe të krijonin kurora lulesh të cilat më pas destinoheshin për treg.

Pas daljes së tij nga burgu, Paradjanov realizon filmin “Ngjyra e Shegëve” që përbën edhe veprën e tij më të mirë, e cila është konsideruar si kryevepër botërore nga regjisorë si Godard, Fellini dhe Antonioni. Filmi ka të bëjë me jetën e Sayat Nova’s, poetit të famshëm armen të shekullit shtatëmbëdhjetë, dhe ndahet në tre pjesë; pjesa e parë trajton fëmijërinë e poetit armen Sayat Nova, pjesa e dytë trajton martesën e tij, dhe pjesa e tretë trajton mbylljen dhe vdekjen e tij brenda një manastiri. Pjesa e tretë e filmit binte ndesh me “socializmin-realist” të asaj kohe, andaj edhe hasi në censurë nga regjimi sovjetik dhe Paradjanov u dënua sërish me 5 vjet të tjera burgim. Por kësaj rradhe Paradjanov nuk do ta përmbushte dënimin, pasiqë komuniteti i artistëve me në krye Louis Aragonin, nuk i ndali protestat përpara ndërtesave qeveritare, duke bërë kështu presion të vazhdueshëm që i siguron Paradjanovit sërish lirinë.

Sergei Paradjanov, kishte miqësi edhe me regjisorin tjetër të madh Andrei Tarkovskij, ky i fundit edhe pse ishte dymbëdhjetë vjet më i ri, kishte një influencë të madhe te Paradjanov. Filmi i Tarkovskit “Fëmijëria e Ivanit” kishte lënë mbresa të mëdha te Paradjanov. Me të parë filmin Paradjanov ndryshon mënyrën e reflektimit. Vetëdijësohet për pamjaftueshmërinë e shqetësimit vizual, përsa i përket qenies njerëzore.

Paradjanov te Tarkovskij dhe filmi i tij, pa se për të arritur diçka përmes kërkimit, më shumë se energji duhet intensitet, një dëshirë e pamposhtur për të vazhduar çarjen e rrugës përpara. Tarkovskij mund të thuhet se e transformoi Parajanovin, por jo si artist, por si kërkues. Paradjanov më pas ndryshoi metodat e perceptimit dhe të reflektimit mbi jetën e qenies njerëzore.

Në kohën e këtij transformimi Paradjanov pati shkruajtur : “…Ka momente në jetë ku të gjitha idetë e përhershme, rregullat dhe marrëdhëniet pa ndonjë vullnet të caktuar rivlerësohen. Momentet e tensionit të lartë që kërkojnë vëmendje më të madhe për jetën. Është sikur ta hedhim veten, dhe secili mendim i ri, çdo imazh që depërton tek ju, tërheq pas vete dhjetëra dhe qindra të tjerë, të ngjashëm dhe të pangjashëm. Sikur e tashmja ju kap dhe vetëm muskujt e fortë janë në gjendje ta përballojnë forcën. Këto janë momentet e vetëdorëzimit maksimal, nga një jetë maksimalisht e plotë dhe pasionante.”

Pas këtij transformimi, Paradjanov me dekada do ta mbajë të pushtuar vëmendjen e botës kur në vitin 1965 nxjerr filmin e tij “Hijet e të parëve tanë, që i kemi harruar”, që është edhe kryevepra e tij e parë. Si asnjëherë më parë ky film solli një energji të pashpjegueshme tek publiku që tashmë ishte fundosur në subjektivitetin e vet, dhe po tenonte të menaxhonte me perceptimet e reja që vinin nga shumësia e ngjyrave dhe lëvizjeve që përcillte shiriti filmik përmes gjenialitetit të Sergei Paradjanovit.

Përgjatë xhirimeve të këtij filmi, Paradjanov pati thënë: “Mendoj se filmat më të mirë do ishin bërë për shurdhmemecët. Ne flasim shumë, ka shumë fjalë tek ne. Ne fundosemi në fjalë, në aq shumë fjalë. Vetëm në balet ne shohim bukurinë e pastërt, pantonimën e pastërt. Unë këtë e aspiroj”.

Nuk është rastësi që baleti inspiron Paradjanovin. Në balet fundosen dy kombinime që përmbushin një të vërtetë objektive duke e bërë njëkohësisht atë të bukur. Kjo bukuri që përfshinë bukurinë në lëvizje dhe bukurinë në veshje, e përbush fatin e baletit, duke e renduar atë lart, mes arteve të bukura.

Përgjatë gjithë filmave të Paradjanovit, kurrë nuk sheh një femër të veshur në xhinse, në minifund apo në bikini. Përkundrazi, sheh shpesh femra që paraqiten në rrobat më të holla etnike, të cilat rrisin bukurinë e tyre natyrale përgjatë përmbushjes së imazhit. Në mënyrë të ngjashme, te Paradjanov, kurrë nuk vëren lëvizje të ashpra të aktorëve. Ashtu si në balet klasik, aktorët kryejnë lëvizje të dinjitetshme në ekran, sikur të rrëshqisnin në ajër.

“Në qenien njerëzore gjithçka duhet të jetë e bukur: fytyra, veshja, shpirti dhe mendimet” Anton Chekhov

Për ta përkufizuar në terma më të saktë shprehjen kinematografike “Bukuri e vërtetë” duhet ta kuptojmë lidhjen e natyrshme mes së vërtetës, bukurisë dhe dashurisë së pastër.

“Dashuria” ka qenë gjithmonë buka dhe gjalpi i kinemasë, miliona “përvoja të dashurisë” janë regjistruar në shiritin filmik, përgjatë historisë së kineamsë. Por sa prej këtyre “përvojave të dashurisë” arrijnë t’i kapërcejnë emocionet dhe të aspirojnë drejt një kuptimi më të lartë spiritual? Ka momente kur kinemaja arriti t’i kapë këto skena. Te Tarkovskij (Filmi: “Pasqyra”) ku dashuria është një mrekulli që tejkalon peshën e botës materiale dhe personazhet ngriten në ajër (Natalia qëndron në ajër, mbi një shtrat), te Robert Bresson, (Filmi: “Vjedhës Xhepash”) skena e fundit, te Bergmani (Filmi: “Flauti Magjik”) dhe në shumë filma të tjerë të Paradjanovit ku dashuria kapet në momentet e saj më autentike. Paradjanov mund të thuhet se është regjisori i vetëm që bashkoi bukurinë e pastër dhe dashurinë, skenë pas skene duke e rrezatuar kështu imazhin.

Gjersa Tarkovskij me zell ishte vënë në kërkim të së vërtetës, kurse Paradjanov në kërkim të së bukurës, mund të thuhet se të dy takohen në dritën e syve që njëmend vendosin të shohin krijimtari. Nëse do të ekzistonte një përshkrim i vetëm për punën e Paradjanovit, ndoshta përshkrimi më i mirë do të ishte dëshira e tij e pashuar për të arritur bukurinë ideale të qenies njerëzore, në një botë përbuzëse madje armiqësore ndaj madhështisë së shpirtit njerëzor.

Marre nga Tirana Review Of Books

* Ne foto, nje fotograme nga filmi Ngjyra e shegeve, Bashkimi Sovjetik, 1968

39 Komente

Rofsh Emo. I kisha ardh nja dy here rrotull ketij filmit, po nuk isha bere mbare. Ky linku yt ne bash te vendit, ishte tamam per kete te diele. smiley

Presor Tarkovskij dhe nxenesi i tij i shkrimit tone jane nje çike si teper intelektuale te fkelle mer jau per tu kuptuar, si gjithnje rreziku: "sa bukur flisni ju artistet!". Ka edhe nje perfaqsi tovarishça sovjetika qe eshte me e siperfaqshme, por jo me pak e fkelle, e qe arrin me teper rezultat, biles edhe me te mire si etike.

Shihni po deshet keto dy video 10 minuteshe katunari mbush plot me ironi ekologjike, dashuri per natyren dhe njerzit: 

http://www.youtube.com/watch?v=XZ2HSl4WKms

http://www.youtube.com/watch?v=dVmeKtAePYQ

Kush e kap sinjalin dhe ka deshire per me teper, e ka gjithe filmin ketu, pjese pjese.

http://www.youtube.com/watch?v=qm4XebWE_3c&list=PL3EF4810F3C3C5405

Molloisje per filmin e gjeni ketu, nuk e di nese ka folur Stalkeri tarkovskian i Peshkut per regjizorin:

http://it.wikipedia.org/wiki/Urga_-_Territorio_d%27amore

Me fal, po per ke jane te thelle?

E mire tani! Ti do me dit se sa thelle eshte thelle?

Po! Ty me siguri te kujtohet ajo puna e edukimit artistik te masave, e cila perfundoi me masat qe kerkonin te edukonin artistikisht artistin.

"Un tempo pensavo che qualcuno sarebbe divenuto migliore grazie ai miei libri, ma se non servo a nessuno... creperò e dopo due giorni mi avranno dimenticato e cominceranno a divorare qualcun altro. Io pensavo di cambiarli e invece sono stati loro a cambiare me, mi hanno cambiato a loro immagine e somiglianza. 

Kam frike se ky eshte nje muhabet tjeter. Por me duket me e drejte qe kur nuk te pelqen nje autor i nderuar, te jepen dy-tre argumente si qysh pse, ose qofte edhe nje xhanem.

Habitem qe se paske vene re qe punen e pelqimit ose mos pelqimit nuk ja le ne dore as pelqimit kaprioz se "keshtu me pelqen mua", as pelqimit me ngjashmeri eksperience jete dhe ngjashmeri pelqimesh artistike, ose pse autori eshte i nderuar, ose ashtu ka thene nje tjeter i nderuar per te me argumenta ose pa argumenta. Un kam nje model, i cili ma ka mush mendjen me eksperience, pelqim, argument, logjike, model qe eshte objektiv dhe i denje per tu ndjekur. Po nuk u perputhe me modelin, s'kam çfar te bej, kaq me del (ekuacioni). Kur skartoj veten, pse te kursej te tjeret? Tjeter pune meshira (edhe per veten), ose vlersimi drite-hije e nje autori, ose vlersimi i nje vepre ne maksimum, dhe vlersimi i nje tjetre vepre pjeserisht, i te njejtit autor.

Konkretisht filmat tip Stalker ose Nostalghia, i vlersoj, por edhe me lodhin si signora Bertini: "me eshte merzit ky shkelqim bosh!" ose molloisjet e Adrian Gunges, ndersa me Solaris me ndodh me pak.

E drejte. Ndaj thoshte dhe Ajnshtajni: "Te masivizojme masen, pa e kaluar masen e dhene ne formulen M=E/c2. " Po kujt ia tha, thuaj! Ne ajo Eeeeee...-ja na ka marre gjithmone ne qafe.

Fin, largo piken e pamjes nje çike me larg se pikpamja e masave te gjera punonjese, dmth kalibroje teleskopin ne largesi elitare, qe te shoç se teorite si pro masave, ashtu dhe kunder masave, jane bere nga elitare qe provat teknike i kane bere ne sallonin mondan te signora Bertinit, ose Betit, gruas se komandantit te ushtrise se vdekur, qe here vdes si enciklopedist francez i shek. 17, e here ngjallet si surrealist ne sallonin mondan te sinjores Andre Breton.   

Ne thelb nuk me intereson te flas per masat e gjera punonjese, as per elitat, te pakten jo kesaj radhe, me intereson te flas per vepren e artit ketu dhe perceptimin. Duke iu kthyer temes, Paradjanov bashke me Ngjyren e tij te shegeve, me duket nje film qe mund ta shijoje cdokush, si ai qe ka nocione te thelluara te kinemase, si nje femije shkolle. Secili e shijon nje veper sipas aparatit perceptues qe ka mundur te edukoje, mirepo mua me duket sikur Paradjanov me estetiken e vet e transcendon kete rregull: mjaft t'ua lesh syte ne dore kuadrove te tij ne levizje; i fituar del edhe po te shohesh vetem Femijerine e Poetit, ose qofte edhe nje nga ato fotogramat mbushur me te kuqe e populluar me shpende, objekte sferike, ar e stof, paraqitur te gjitha ne nje menyre mjeshterisht naive e lozonjare. Eshte si ta mesosh femijerine nga e para, pasi je rritur nje here (se c'te besh? s'eshte ne doren tende). Mirepo Paradjanov eshte edhe tmerrues ne qasjen e tij ikonografike, ne mistiken e thjeshte prej njeriu prane rrenjes se vet.

Tarkovksij kerkon teme me vete, por meqe ishim tek femijet si spektatore, mund te te them qe Femijerine e Ivanit e kam (ri)pare se bashku me dy vajzat e vogla te miqve te mi (njera tete, tjera dymbedhjete), te cilat ndenjen ne heshtje religjioze gjer kur dolen titrat ne fund. Tarkovksij ishte njezet e tete vjec (ne mos gaboj) kur e xhiron ate film te mrekullueshem mbi traumen e luftes. Njeriut i vjen turp kur sheh sa pak ka bere ne krahasim me te tjere.

http://www.youtube.com/watch?v=YmclOnCe11s

Fin tani e pashe kete komentin tend, fatkeqsisht tani nuk kam me kohe me tu pergjigj gjate se jam vone per pune. Reagimi im ndaj ketyre lloj filmash, qe i kam pas pare me pasion tek jugosllavi qe adoleshent, eshte i menjehershem si filma snobe, siç ne fakt ishin atehere programet drugo lluzba, druga druga. Siò e sheh jam i kushtezuar edhe une nga femijria ime.

Fin pse kerkon falje, ti mund te nderhysh pa kerku falje sa here te duash ne komentet e mija.

Per mu jane te thelle, pikerisht per mu qe shpesh here e shoh thellesine ne siperfaqe, dmth ta tregoj une po te duash se sa e ceket eshte cekesia:

 

Andrej Tarkovskij - Stalker - 1979 - 10 - Emorroidi

http://www.youtube.com/watch?v=qTcpOZ9wkZ0

 Ecco un altro esperimento; esperimenti, fatti, verità in ultima istanza; ma fatti non ce ne sono e qui, poi, meno che altrove. Qui tutto è inventato da qualcuno, è la trovata idiota di qualcuno, possibile che non ve ne rendiate conto? E voi lo dovete assolutamente sapere di chi è; ma perché poi, a che cosa servono tutte le vostre nozioni, quale coscienza ne potrà soffrire? La mia? Io non ho coscienza, ho solamente nervi: una carogna mi stronca, mi si apre una piaga, un'altra carogna mi loda, è un'altra piaga; tu ci metti l'anima, ci metti il cuore, e quelli, niente, ti divorano l'anima e il cuore; tiri fuori dall'anima lo schifo, divorano anche lo schifo; sono tutti colti senza eccezione e hanno tutti fama di alta sensibilità e tutti ti turbinano intorno: giornalisti, redattori, critici, femmine, senza darti un attimo di respiro e tutti ti incitano: "Dài dài!...". Ma che razza di scrittore sono io, se addirittura odio scrivere, se per me è un tormento, una fatica, una incombenza dolorosa, vergognosa come schiacciare le emorroidi. Un tempo pensavo che qualcuno sarebbe divenuto migliore grazie ai miei libri, ma se non servo a nessuno... creperò e dopo due giorni mi avranno dimenticato e cominceranno a divorare qualcun altro. Io pensavo di cambiarli e invece sono stati loro a cambiare me, mi hanno cambiato a loro immagine e somiglianza. Prima il futuro era soltanto il proseguimento del presente e tutti i cambiamenti erano molto lontani al di là dell'orizzonte, adesso il futuro si è fuso col presente. Loro sono forse pronti a questo? Ma se non vogliono sapere niente di niente, loro divorano e stop... (lo Scrittore Emorroidioso).

Andrej Tarkovskij - Stalker - 1979 - 08 - Arte e tecnologia.

http://www.youtube.com/watch?v=ShRqPjpZ8nw

Supponiamo pure che io entri in quella stanza, divento un genio e ritorno nelle nostre città dimenticate da Dio. Ma l’uomo scrive soltanto perché si tormenta, perché dubita e perché deve continuamente dimostrare a se stesso e agli altri che davvero vale qualcosa. Ma se sapessi con certezza di essere un genio, perché dovrei continuare a scrivere? Me lo sa dire perché?....

In ogni caso tutta questa vostra tecnologia, tutte queste fabbriche e marchingegni, e tutto questo agitarsi affannosamente per poter lavorare di meno e mangiare di più: non sono che stampelle, protesi. L'umanità invece esiste per creare... Per creare opere d'arte! Questa perlomeno è disinteressata, a differenza di tutte le altre azioni umane. Grandi illusioni, fantasmi sfocati della verità in assoluto... Ma lei, professore, mi sta ascoltando?? (lo Scrittore)

Personalisht e admiroj shkollen ruse te kinemase. Sec te japin nje ide pafundesie; nje ide sikur koha eshte e jotja dhe nuk ke aresye te nxitosh si idiot; plus ca kuadro qe ngjajne here si piktura, here transmetim lajmesh ne nje radio te vjeter me llampa... Funny isn't it?

Homazh i bukurisë është një temë shumë joshëse në kinema. Por, nuk do te isha dakord që një vajzë e veshur me xhinse nuk duket bukur. Do të shtoja madje, që homazhi i bukurisë duket më shumë tek derdhja e bukurisë. Do të ishte interesante mendoj që një film të përqendrohej tek derdhja e bukurisë, e jo tek bukuria në vetëvete. Ku mund te vihet re kjo? Gjithnjë kam menduar që tek femrat tejet të shëndosha ka një derdhje bukurie. E njëjta vlen edhe për gjininë e kundërt. Më është dukur se për cdo femër të shëndoshë, ka një mashkull injorant që nuk e ka vënë re bukurinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj injorance, bukuria nis dhe derdhet. Një trup i derdhur shndërrohet në një trup të rëndë pikërisht për shkak të injorancës. Derdhja e bukurisë në një trup femre që humbet format e lakueshme është homazhi i bukurisë. Është dicka që trondit për injorancën. Injorancën e burrit. Femra akuzohet përse është e shëndoshë, ndërkohë, që shëndeti i saj është klithmë për injorancën e burrit. Homazhi i vërtetë i bukurisë së saj, të padalluar. 

Lirka, ne çfar filmi sovjetik eshte ky monologu qe ke shkruar me siper? 

Heretik, me fal qe po fytem si pyke.Lirka ka te drejte kur thote se bukuria nuk qendron vetem tek eleganca me taka te larta e pasarelave. Nuk po them se bukuria duhet reduktuar tek shpirti sepse fizikia eshte prezente dhe presistente mbi shqisat tona. Qasja e saj inspirohet, besoj, nga standartet e bukurise femrore te Rilindjes qe perkojne, deri diku, dhe me ate qe thote poeti:femren e dua te shendetshme..etj. etj.Personalisht femrat yll te bukura, ato te bera si me dore dhe qe dalin ne kopertinat e tabloideve, me lene pak indiferent. Ka nje kategori tjeter, qe nuk e pershkruaj dot, dhe jane pikerisht ato femra qe kane nje bukuri jo aq arrogante per shqisat.

 

Spiritus mos kerko falje as ti sa here te futesh si pyke. Ne fakt un nuk kuptova asgje nga komenti i Lirkes, dhe kam frike qe edhe ti s'nuk asgje, ose te pakten pjeserisht. E kam fjalen neqoftese Lirka ka folur ne lidhje me temen e ketij regjizorit (fillimi me bluxhins eshte i mire, po pastaj me duket se humbet me çeshtje pse nuk perdornin dieta femrat rilindese). Ndoshta kam keqkuptuar une, po desh Lirka le te flase prape, mundesisht me shkoqitur.

Ja ka fut kot dhe ai o Heretik. Leqe po genjen pa pike turpi. Homazhin e bukurise femerore e mendon komplet ndryshe nga c'po preach. lere ca po thote. lol

me shpetoi xheni smiley bukuria shperthyese si nje top, ajo prej se ciles bukuria eksplodon, nga syte tundues, nga qafa sensuale etj. Dhe te luajme pak me fjalen, femra topce, topolake lales-o smiley dhe me tej, bukuria kanonike , sipas kanoneve te artit klasik. 

Moza nuk po rrej, mos akuzo kot smiley

Heretik,

E kam të vështirë të pajtohem me ekzistencën e ‘filmit sovjetik’. Mund të them, që filmat tek e shumta i ndaj sipas zhanreve, ndërkohë, që nuk shquaj dot gjë tjetër pos kësaj. E kam të vështirë madje dhe t’i kategorizoj sipas vendeve/kombësive.

Spiritus,

Në fakt, unë mendoj se bukuria gjendet tek eleganca. Por, ajo që dua të theksoj (e tërhequr nga titulli) është që homazhi i bukurisë është mosvëmendja ndaj bukurisë. Unë do të thoja, që tek mungesa e një shtati të derdhur ekziston një akuzë prekëse ndaj mosvëmendjes së burrit. Pra, kur shoh një femër të shëndoshë nuk mendoj mirë për burrat dhe anasjelltas. Ndërkohë, që kur shoh një grua, apo burrë në formë, (të stërvitur) nuk është se prirem të mendoj dhe aq mirë për ta. Pra në rastin e parë shoh që bukuria ka ulur armët, ndërkohë, që në dytin i ka ngritur ato. Ndërkohë, që bukuria nuk ka armë, ajo duhet të jetë camatosëse vetiu. 

Une i permbahem idese se bukuria nuk eshte thjesht tek eleganca.Bukuria eshte nje miksazh i sensualitetit, seksualitetit dhe feminitetit, kur flitet per femrat. Eleganca eshte nje standart gjeometrik.Kurse bukuria ka nje dimension metafizik.

Tani, meqe po kemengul duke akuzuar meshkujt per bukurine e tepert (qe derdhet pala pala dhe llapa llapa tek femrat obeze) dhe une, sikurse Heretiku, po konfuzohem. Me qarte dhe me shkoqur, si lidhen keto dy realitete?

I duhet thene falem nderes Artikull gjetes-perkthyesit dhe me shume Gazetes qe ka zgjedhur nje kritik te tille teper te Lakmuar per Kohen. Me perjashtime te pakta , keto lloj kritikash te "embla ", " njerzore " jane te domosdoshme edhe per kineastet , aktoret e filmat shqiptare . Gjynah per Tufen qe ka shkolle Ruse e formim kulturor te saj , te mos jete Influencauar nga kjo menyre analitike Kritikash , duke e lene teren LefKOPESH te shquhen !

I gjithe varianti i Lukunise me " se filmat  zotrie " smiley  dhe sidomos i kritikes qe merr persiper te pasqyroje talentet shqiptar kane ne dore tashme nje fiil jo te parendesishem tek kjo menyre te shtjelluari si permbajtja e ketij artikulli .

Per vepren e ketij ? Flasin me mire ata qe e njohin . Ne shijojme !

e vjeter sa bota"bukuria qendron tek syte e atij qe shikon" eleganca dhe bukuria e jashteme nuk jane indiferente per syrin,problemi eshte sa transmetojne ngrohtesi,afersi,komunikim tek bashkfolesi.

Tani mbasi i kuptuat tere thellesite dhe cekesite e sinemase sovjetike historike me gra me pala pala dhe llapa llapa, ju tregoj une mer jau nje te re te papare ne historine sinemase boterore, mbush plot e perplot me llapa dhe palla te lubrifikuara.

Behet fjale per filmin “Arka ruse” (2002) te Sokurovit

 http://sokurov.spb.ru/isle_en/isle_mnp.html

qe refen gjithe historine ruse nga Pjetri i Madh deri tek  revolucioni i modh mer jau i Tetorit (nepermjet nje parodie te holle) deri tek vizitoret e sotem te muzeve me sy te çakarritur para veprave te mdhoja te artisteve te mdhoj mer jau, botnor mer jau. Dhe kjo realizohet me nje mjet teknik te ri te papare ne historine e imazhit, por njekohesisht edhe te lashte, sepse imiton ikonen ortodokse, dhe njekohesisht e realizon me mire qellimin e ikones (e ashtuquajtura “perspektive e permbysur”, qe ngjarja - hyjnore ne rastin e ikones - nuk zhvillohet diku tej pertej kuadrit te ikones si zakonisht kuadri katoliko-protestant, por synon spektatorin dhe zhvillohet nga pikpamja e spektatorit, me qellim qe spektatori te ndjehet pjesmarres ne ngjarje, qofte hyjnore, qofte porno me qofte qe ferkohen midis tyre, dmth qe qoftet reale te autoferkojne ligavecin duke pare ekranin virtual). Ky filmi eshte filmi i pare dyoresh ne histori i xhiruar i tere me nje marrje te vetme, dmth pa nderprerje montazhi. Nje here ndezur kamera dhe aktoret e figurantet vene ne levizje, urdheri “stop kamera!” jipet vetem mbas dy oresh. Per kete arsye u perdor nje videokamera japoneze speciale  me nje hard disk superteknologjik. U deshen disa tentativa per te dale me sukses filmi, mbas disa deshtimesh (mendo 4500 vete, ku asnje nuk duhet te gaboje asnje xhest).

Me qellim eshte zgjedhur si vendngjarje pallati i muzeut te artit Ermitazh, dikur rezidenca ose Blloku i Carit rus. I gjithe filmi eshte si nje enderr reale pare nga nje personazh i paidentifikuar, qe ne fillim duket si zeri i regjizorit, pastaj dalngadale behet zeri yt, dmth spektatori identifikohet me regjizorin, dhe me tej edhe me spektatorin e muzeut te artit te koshit te plehrave te historise, dhe me tej fare (nese ke nervat e dobta) spektatori mund te identifikohet me banonjesit e çmendines qe degjojne zerin e sub-it, sepse ate te kosh-it e degjojne vetem spiunet. I vetmi person qe sheh regjizori (alias spektatori, vizitori i muzeut) eshte nje markez diplomat francez qe e shoqeron pergjate vizites ne pallat. Midis “Zerit” dhe diplomatit francez ka nje distance prej dy shekujsh. Pra zhduket koha, qe ku u zgjidh edhe problemi poetik i Brodskit.

Shifni mer se çfar qyfyresh ka, e paçi harram buken e Harvardit dhe Oksfordit neqoftese nuk dhiheni duke qesh me thellesite e artit sublim. Ketu gjeni nje pasazh nga filmi ku diplomati francez, para nje vepre  me pala-pala dhe llapa-llapa te Kanoves, i rrefen “Zerit” se mamaja e tij kish qene nxenese ekspoze nudo e Kanoves ne Rome, dhe se veprat e Kanoves ne Ermitazh car Aleksandri i kish blere nga mamaja e Napoleonit.   

http://www.youtube.com/watch?v=pdHfq-zCO74

Ketu behet fjale per pavdekshmerine e vepres se artit, dhe per spiunet qe nuk te lene rehat me bo art te modh mer jau:

http://www.youtube.com/watch?v=MZDZ1W4yPms

Kurse ketu diplomati francez hyn ne nje magazine te Ermitazhit ku nje artist gdhend si veper arti arkivolin e tij, degjon per here te pare fjalen Gjermani, pyet se çfar eshte kjo Gjermani, dhe “Zeri” i shpjegon se eshte nje shtet qe bashkon bashke gjermanet, e keshtu me tej me 1 meleon te vrare e te bere hamburg ne qitetin e Piterburgut, ku "liria nuk ka çmim".

http://www.youtube.com/watch?v=KzIoX63NNBo

Ketu keni finalen e filmit, madheshtore, kuadrot e fundit tamam si veprat e fundit te Rothko, por gjithashtu te frikeshme si paralajmerim per vetvrasje:

 http://www.youtube.com/watch?v=gbkgAx8jdmc

Ketu keni filmin komplet me titra ne anglisht:

http://www.youtube.com/watch?v=sE2jRxToAjQ

Une kaq e dija kaq e thashe, merre peshk me e pa uje se ta lashe!

Shume dhurata ke sjelle ne koshin tend , Heretik, o mik.Nga gjithe dhuratat, ajo e tre "shoqeve ne vuajtje dhe deshire" -hymn bukurise te derdhur pa pala! Prandaj e dua universitenin dhe universin e peshkut-se njifja Canova-n qe u permbahet NeoCanoneve dhe nga dalta e tij gdhendet jo ajo bukuria cannon-ike, shperthyese, por brishtesia me brerore hyjnore dhe erosi qe derdhet butesisht, pafundesisht, pameshire nga mishi mermerte. Por, me qe jemi ne boten e moskovit,  ke harruar nje fakt te rendesishem, ate fakt qe rrefen per djallin e veshur me mantel engjelli dhe qe  bekon bukurite me dhe pa pala me  ekstazine e pranise hyjnore.

http://www.youtube.com/watch?v=DvTRh9C2GxY

Per tu pare tamam filmi "Arka Ruse" duhet pa tjeter dhe domosdoshmerisht degjuar "Zeri", nuk mjafton leximi i titrave. Prandaj ketu gjeni me foles italisht pjesen e pare:

http://www.youtube.com/watch?v=DsKdJ2_vh34

Ketu pjesa e dyte:

http://www.youtube.com/watch?v=HTI8rtghb4w

Spiritus, me Rasputinin je fut ne Brimen e Zeze (si gjithnje lidhur ngushte me te Zezen Vere) ku edhe Soroku ka frike me u fut. Per ma gjate, ndoshta nje çike me vone se tani kam pune tjeter.

 

Spiritus lexoje kete shkrimin komplet kunderrymes pro tovarishça Rasputina, ja vlen edhe per arsie patriotike, sepse autori e ka pas gruan arbereshe:

http://www.antrodiulisse.eu/sussurri-nell-antro/la-mente-e-lo-spirito/religione-e-spiritualita/372-rasputin-secondo-zolla

Po munde edhe kete qetrin qe eshte me i "ekuilibruar", e tregon se problemi i ketij profeti (i dolen te gjitha profecite mbas vdekjes), si shume te tjere fetare te degjuar (psh Martin Luter Kingu), aq me teper edhe patriotet e degjuar, ka qene seksi. "Ajo gjoja" e omel te ha koken, aty eshte pika e dobet e njerzve te medhej mer jau. Ruaju neqoftese ndonje dite do te behesh i madh:

http://www.ariannaeditrice.it/articolo.php?id_articolo=13528

E rilexova per vete shkrimin e linkut te pare mbas shume e shume vjetesh. Me beri shume pershtypje, e nuk rri dot pa i bere propagande edhe si stil, dhe si stili kap te verteten. Perdorur si karrem qe ta lexosh, ja si mbaron:

"La grafia di queste lettere è rustica ma armoniosa a suo modo, l'arco delle curve è quello della schiettezza e della generosità, della celebre generosità di Grigori (Rasputin). Se si prova a ricalcare la sua scrittura, a rifarla, e se così muovendo il nostro polso con l'esatta cadenza del suo, ci porremo in ascolto di ciò che dentro di noi così, a quel ritmo, si desta, avremo l'impressione dapprima come di una buia, calma, silenziosa profondità e poi di un affiorare in essa di calde successive ondate d'una forza psichica immane. Questa grafia traccia quelle pagine soavi che si sono citate. Di questo contemplativo che con l'orazione sanava i malati, liberava gli ossessi, largiva parole di pace e di buongoverno ai potenti, si osò fare un mostro assatanato. Che la sua grazia ritorni visibile agli onesti".

Heretik ka qene dhe ky, pjese e atij sektit me sex e orgji.E kam lexuar librin per te re bemat e tij.dy gjera jane te sigurta, te deshmuara nga te gjithe qe e njohen dhe i njohu: sy hipnotizues me nje ndicim te jashtezakonshem dhe forca misterioze e psiQikes.

Shifi mire se librat qe ke lexu ndoshta jane po ato qe ka lexu edhe Dan Brown, ne fakt Raspuntini i perkiste sektit te Chlysty qe propogandonin asketizem ekstrem seksual, ja lexo nje faqe gje:

http://www.larici.it/culturadellest/icone/hertz/3.htm

E sigurte qe deri sa ka arritur ne pallatin e carit nuk ka nok gjo, problemi eshte kur je ne maje te fikut te shtetit dhe fames, aty te sulen grate qençe. Por edhe ke fiku i Ermitazhit, per vete nuk mbaj asgje te sigurte per thashethemet anti-Rasputin, vetem supozime.

PsiQiken kot e ke shkrujt me "Q" te madhe te shtypit, sepse si ta shkruajme pastaj "Q" e Qemalit, apo "S" e shokut te tij te armeve? Cdo gje mund te beje vaki per gjera te tilla, por gjeja me e sigurte eshte se ligavecet duan t'i shohin te tere si veten detyrimisht. 

 

Dhe sec e kisha nje parandjenje qe ky muhabet do perfundonte alla-nentoger Dubshe! smiley

miremengjes. pa lidhje me temen: sa here permendet dubi, kujtohem qe prape e kam harruar perkthyesin e shvejkut. nje shok, Leonard P., qe e adhuronte librin gjer ne idolatri, na thoshte qe megjith perkthimin grandioz, prape kemi humbur gjysmen e bukurise rruges. kshu i thoshte atij vete prindi i njerit me prejardhje ceke qe kish lexu origjinalin. 

Titulli: Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytëOrigjinali: O sudy dobreho vojaka Svejka za svetove valkyGjinia: RomanAutori: Jaroslav HashekShqipëroi: Gëzim Erebara, Tonin BushatiShtëpia botuese: ExtraViti: 2003Fq. 424Pesha: 0.46 kgISBN: 978-99927-36-29-1 ...

Komente mbi librin ... Kurt Turolski "Ai që kërkon të kuptojë Kafkën, duhet të lexojë në fillim Shvejkun. Shvejku është pa mbrojtje si heronjtë e Kafkës. Atje, si këtu, nuk ka zgjidhje. "Procesi" dhe "Kështjella" e Kafkës, si dhe "Shvejku" i Hashekut shkojnë së bashku, si mesha solemne në meshën e përditshme, në të dyja rastet bëhet fjalë për t'i shërbyer Perëndisë. Natyrisht në kuptimin negativ." Jiri Grusa, poet dhe ambasador çek.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).