Të dënuarit për vrasje i jepet shtatë ditë leje dhe presin që të kthehet në qeli vullnetarisht?!

Kreu i Burgut të Fushë-Krujës pohon lajmin: Ilir Avdillari nuk u kthye pas lejes së dhënë. Anëtari i bandës së Yzberishtit u dënua 22 vjet për vrasje.

I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.Drejtoria e Burgut të Fushë- Krujës i ka dhënë leje me afat 7-ditor të dënuarit për vrasje, por ai nuk është kthyer brenda afatit të lejes. Siç mësohet, Avdillari duhej të kthehej dje në Burgun e Fushë-Krujës, kohë kur i përfundonte afati i lejes së dhënë. Lajmin e bënë të ditur burime nga Ministria e Drejtësisë, por i kontaktuar me telefon, një fakt të tillë e konfirmoi edhe vetë drejtori i burgut, Ligor Prifti.

Sipas Priftit, Ilir Avdillarit i është dhënë leje për disa ditë dhe ai duhej të kthehej dje në qeli. “Po, është e vërtetë që i është dhënë leje të dënuarit Ilir Avdillari. Duhej të kthehej sot (dje), por ai nuk u kthye në qeli”, u shpreh drejtori i Burgut të Fushë-Krujës. Ai refuzoi të pohonte se sa ditë leje i ishte dhënë të dënuarit për vrasje dhe cili ishte kriteri i një vendimi të tillë. 42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas Priftit, leja nuk jepet vetëm me iniciativën personale të drejtorit të burgut, por është një komision i veçantë që vendos për lejet e të dënuarve. 42- vjeçari Avdillari dhe vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, kanë qenë ndër krerët e bandës së Yzberishtit në vitin ‘97. Ata janë akuzuar se më 27 janar ’98 kanë vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoe”. Rossi sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo Shqiptare dhe është ekzekutuar 100 metra larg fabrikës.

Gjithashtu, i “arratisuri” është akuzuar edhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale. “I dënuari me 22 vjet burg për vrasje me dashje e vepra të tjera penale, Ilir Avdillari, lindur në Tiranë, ka ikur me leje 7-ditore të dhënë nga Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës dhe nuk është kthyer më. Ai është shpallur në kërkim nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit”, bënë të ditur burime nga Ministria e Drejtësisë. Avdillari është një nga shumë të dënuar që kanë ikur me leje e nuk janë kthyer më në vendet ku ishin caktuar me vendime gjykate të vuanin dënimet e tyre për vepra penale të kryera.

27 Komente

Po atij 3 dit i duhen me xberthy pantallonat mè.

Hajde kondita hajde. Ja kshu do ja mbërrijmë Evropës.

No shit! hahaha . Priteni se vje nga java. Do e kete lone treni fakirin dhe osht nis me makina te rastit. Any minute, now ...smiley

He's taking care of unfinished business smiley

 

42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

nuk ka ikur, jooo...  ju e late vete te lire..smiley

Kush tha se  qellimi i hapsanes eshte te mbaje personat me rrezikeshmeri te larte brenda ne menyre qe te mos dalin e te vrasin te tjere.Pastaj patjeter atyhere iu duhet leja qe te bejne seks e shumohen se shqiperise i duhet brezi tjeter i hajduteve, trafikanteve, vraseve me pa dhe pa pagese.

sa per punen e seksit problemin qeveria e ka zgjidhur me kohe. Ne cdo burg jane krijuar ato qe quhen dhomat martesore dhe i burgosuri apo e burgosura sipas rastit kane te drejten brenda disa regullash te paracaktuara te therasin te dashurit e tyre dhe te flejne nje nate me to.

Me siguri qe do ti kete ndodhur ndonje aksident se nuk ka mundesi. Ne pergjithesi te gjithe te burgosurit i respektojne oraret me perpikmeri. Kete ma ka pohur edhe vete drejtori i pergjithshem i burgjeve. Timo- me tha nje dite- jane shume korekt. Largohen drejt familjeve te tyre mbas ores 9-te te darkes dhe kthehen ne mengjes perpara ores 8-te kur ju behet apeli.

mmmmm tashme mund ta themi pa frike se PD e ka fillu zyrtarisht fushaten!!!

Hahaha, edhe une kete mendova.

ej, ju socialistet nga shqipnia. Cojni llaf kryetarit qe te veje roje ke depot e armeve, dhe ke shtyllat e tensionit te nalte.  

Sa me i dokumentu, jo per gjo tjeter. 

Gjithe vrasesit ne burgje marrin leje per "Sjellje te mire". Ska biznes me te mire se drejtor burgjesh.

ska jo , kishin marr ullishtat lokalet e drejtoreve te burgjeve , lum e lum ne byth te ullirit

gazetari kjo?

seriozisht?

Liri ka qene cun zotni ...do kete shku me i dhone noj kafe Leftit

ahahaha...leje vjetore 7 dit mezi marrin robt e punsum ne shqipri ahahahahha

E mo mir se e lam. Se su shifka dot mo. Edhe 12 vjet te tjera ai ven do jet bahçe me loqe. Sa tvije naj thatesi e modhe e te ndalet harlisja.

Oh, atehere shko ne familje.

Gjynof, e paska pre n'bese drejtorin, qy me ket rast e pershendes me kyt konge.

PF, une do e kish pershnet me kengen e Myslym Leles, "Dul thellonxa prej kafazit"

Vrases mosmirenjohes. 

Aty e keni .pas zgjedhjeve do vije vet ose do e "kapin " me sukses. Eshte taktike e njohur kjo nga Olldelet e babasqapit .Nji muaj presion lali dhe nje dite Grabitje te kutive te Votimit ....ja vlen te boj dy muj seks pa u shqetesu  .Biles ka per ta kap prape vet Golja !

Edhe ketu i dhane leje nje krimineli belg(me orgjin nga kuksi) sh i fameshem,iku boti e nuk u kthy me kuree ne burg.sado qe e ndoqen me helikopter nuk e kapen

Kohe fushate. Njerezia ka nevoje te vendosi se per ke te votoje. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).