Për të shkuar drejt qendrës së Shëngjinit, ju duhet të merrni anën e majtë të rrugës nacionale, që ngushtohet pak para Lezhës. Nga tutje shfaqen rezervat e mëdha dhe jo shumë larg, lartëson betoni i frikshëm i Shëngjinit. Historia mbaron këtu. Plazhi i Shëngjinit është një mal betoni, poshtë malit të Rencit, që i bën pritë erës së mrekullueshme të detit. Por, jo pisllëqeve, më shton miku im me të cilin udhëtojmë. Ka numëruar në fillim të viteve ’90 afro 3 mijë banorë, por tash ka shkuar deri më 7.300 banorë. Në verë? E kush i ka numëruar. Mbase dy herë më shumë. Dhe, nuk e mëdyshon këtë fakt, kur shikon ndërtesat që janë ngulur cikazi njëra pas tjetrës. Sezoni pritet të jetë nga 15 maj deri më 15 shtator, por me sa duket do shtyhet fare pak, në mënyrë që Bashkia, të mbarojë deri më 1 Qershor, projektin e premtuar për shëtitoren. Mu, poshtë pallateve, nga ana e detit, disa fadroma me makina të rënda janë mbledhur bashkë dhe prodhojnë një zhurmë të paparë. Ky është prezantimi ynë në ditën e fundit të Prillit 2013. Parkojmë. Rruga, ende e pambaruar, Tiranë- Lezhë-Shkodër e ka bërë segmentin deri në Shëngjin që ta përshkruash për një orë e gjysmë me makinë. Deti valëzon i qetë, kurse dielli sa ka filluar dialogun e të fortit. 200 metra më tutje, një burrë 60 vjeçar, ish-gjeolog, po fut një çadër në tokë. Mëshon me gjithë trupin. Gërmon rërën e zezë dhe merret me një dru të zgërbuar. “A po e fotografon dhe këtë, aaa?” A do ndihmë?-ia pres. “Jo, e bëj vet”. Nuk e kthen fare kokën. Barku i kërcyer e pengon burrin ardhur nga Tirana, ta ngulë shpejt. Ca më shuam dhe sytë e mi që tash e këqyr i ulur. Pis, pak? “Jo fare aspak. Kështu janë gjithë vendet. Nuk ka filluar ende plazhi. Por këtu është bash plazhi më i pastër”. Rri brinjazi. Më tregon profesionin, se është nga Mirdita, se është pensionist etj. Dhe pisllëku?-i përsëris dhe ia tregoj. Janë disa të rinj, që po pastrojnë andej, më ndërpret në telefon miku im nga një klub, ku gjerb qetazi kafen e vet në hije. “Ku ka plehra këtu?”-ma pret. 

Plehrat, në fakt, janë kudo. Shishe plastike, kanaçe, qesurina, shapka, lloj-lloj gjërash që të duhet t’i identifikosh pak. Po këto? “Këto? Janë fare të zakonshme. Po pse doni me gjet me pa kusur plehra. Nuk janë plehra”. E ndërkohë, i bie me këmbë një sheshe afër. Burri del se është një vëzhgues i hollë. Bisedojmë. Është krenar për atë që është bërë dhe në fund ma pret me cinizëm: Po jetohet ende me ato që brezi im, në atë kohë, i la për të tjerët. Këto firmat tani vetëm sa vjedhin e vjedhin dhe shfrytëzojnë kafshërisht. 

Plazhi

Pak metra më tutje, dy gra kanë filluar të zhvishen dhe na këqyrin nga larg. Vështrimi më mbetet shpesh andej dhe jam në mëdyshje të shkoj apo jo, që t’u marrë një mendim. Njëra fërkon barkun dhe hedh vështrime diku larg, kurse tjetra shullohet në diell. Pas meje dhe burrit, puna intensifikohet. Të paktën nga zhurma. 250 metra më tutje punohet me ngulm që të mbarohet shëtitorja Shëngjin- Kune, që shkon gati 5.3 kilometra e që ka vlejtur 4.2 milion USD. Është pak e vështirë, që të sqarohesh më me burrin, që e bën këtë vend model pastërtie. Pak vite më parë, bagëtia këtu gjendej të gjithë ditën e lume plazhit, ndërsa plazhistët laheshin pak më andej. Më të fortët parkonin buzë detit. Me burrin ndahemi, kurse ai fillon e bën disa lëvizje sportive. E lë. Vështrimin ma kap një grua e veshur me kostumin tradicional të Lezhës. Shtrirë nën një ombrellë të vjetër, me trupin kthyer detit dhe pak pas-këmbët e zbuluara. 100 metra më andej. I afrohem.  A je mirë? “Ç’ka po t’duhet ty? Është mirë këtu? “Boll mirë. Boll pastër. Jena rehat. Aaaa?”. Këtë pasthirmën se kuptoj, por vështrimin e saj armiqësor po. Është e rrethuar nga plehra, por për atë është mirë. Ka një të drejtë: rëra e Shëngjinit është e pastër në përbërje dhe gati duket si e virgjër. Gruaja i nxjerr edhe pak pas-këmbët dhe më shikon ndonjëherë pak skiç, me një vështrim që do të thotë qartë: Më çave...E cys ende. A ka qenë ndonjëherë më pastër? “Po ç’ka po t’duhet. T’tana i kemi. Jena boll mirë”. Më afër portit, një grup njerëzish, përhapur si në formë luftimi, po pastrojnë. Burrat rrinë. Gratë mbledhin pisllëqet.

Intermexo

Shëngjini ka një histori të gjatë krijimi, pasi është themeluar dikur në Antikitet me emrin Nymfeum dhe pak a shumë mendohet po aq i vjetër sa edhe Lissusi. Ky mol i vogël në kohët  antike, në mos gaboj, aty nga viti 48 para Krishtit u përdor nga Mark Antoni. I famshmi, pas shumë peripecish, zbarkoi për t’i ardhur në ndihmë vetë Jul Çezarit, i cili po priste që të përballej me Pompeun. Në Mesjetë, ky vend vjen në kronikat e vendeve sidomos të Gadishullit Italik me emrin San Giovanni di Medua. Por, edhe atëherë, ky mol i vogël e kish një problem të madh dhe ai lidhej me zgjerimin e kënetave që e rrethonin dhe që nuk e bënin shumë komod shfrytëzimin. Anipse, si port, shërbente edhe si pikë transporti për mallrat që grumbulloheshin prej malësorëve dhe që përhapeshin pastaj ngado. Berisha e prezantoi shumë këtë vend, si portin që do t’i shërbente në të ardhmen kosovarëve. S’u bë i tillë. Të paktën deri më tani. Me pak fjalë, aq sa luan Mali i Rencit aq do mund të besohen fjalët e politikanëve në Shqipëri, që ikin dhe shkojnë me përrala të pafund...

Ndotja dhe konkurrenca

Grupi që pastron e ka ulur pak punën, aty nga ora 11.00. Ndotja që është normale në këtë kohë në të gjitha hapësirat tona të plazheve, alarmoi Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM), që është shprehur se ndotja e lartë mjedisore po i largon turistët nga ky vend! Në fakt, ata janë me gishta, në këtë ditë të nxehtë. E jo vetëm se plazhet janë plot plehra. Mjedisorët kanë qenë të pamëshirshëm, disi. Inspektimi i plazheve ka nxjerrë raportin, sipas të cilave, dy zonat e plazhit të Lezhës janë kthyer si pika mbetjesh urbane. Institucioni i ka kërkuar menjëherë Komunës Shëngjin dhe asaj të Shënkollit që të merrnin të gjitha masat e mundura për largimin e mbetjeve të diktuara nga vija bregdetare. Në media, madje kanë thënë se do t’i përballin me gjoba. Kurse autoriteti i këtij institucioni  në Lezhë ka deklaruar në shtyp se do të bëjë të mundur ngritjen e grupeve të punës, që do të bashkëpunojnë me njësitë vendore për të pastruar vijën bregdetare. Lajmi bënte fjalë se do të kishte dhe një monitorim të vazhdueshëm për sa i përkiste plehrave dhe më shumë akoma moshedhjes së mbeturinave në këto zona! Autoritetet e komunës, edhe pse ma mohojnë, kanë filluar menjëherë punët. Duket se ka djegur boll. Dhe, këtë fillimisht po e bëjnë me punonjësit e tyre. Agustin Gjini, shef në komunë dhe nënkryetari Kanto Ndoji, bëhen menjëherë, kur u thonë se dikush po fotografon. Agustini është shumë dyshues dhe më bën një rikonjicion të plotë, por edhe më pyet gjerësisht. E qetësoj. I them se të gjithë bregdetet tona janë të tilla. Ish-gazetar lokal i ‘Koha Jonë” në mes vitet ‘90 më tregon të gjithë masat e marra. Në fakt, e kanë lajmëruar vartësit, që tashmë kanë ndërprerë punën dhe janë mbledhur të gjithë në kafe. Kanto është më autoritar dhe përsërit gjërat që Agustini m’i thotë qartë: që nga aksioni i komunës dhe deri në investimet që po bëhen për shëtitoret. Nëse do t’i dëgjosh ata, atëherë ky është vendi më i pastër në botë!!! Megjithatë, e mbajnë një dyshim. Po kush i fryn atëherë?-i pyes. Heshtje. I pyes për banjat publike, japin një përgjigje të amullt, por kanë ku të lirohen, pasi Shëngjini është mbjellë me klube pafund, ngado që të hedhësh sytë. Pas pak minutash, kur gjërat duken se lirohen krejt, atëherë, Agustini e ka një përgjigje për zhurmën e papastërtisë: Janë qytetet e tjera që po e bëjnë këtë. Nuk janë asfare më pastër qytetet e tjera. Por, fakti është se po bëhet një luftë që nuk e marrim vesh se nga vjen. Po kush vallë e bën?-e pyes. “Kanë shumë zili qytetet e tjera, më thotë një mik i tij. Dhe, fakti është se Shëngjini po thith gjithmonë e më shumë njerëz, ndaj nuk u vjen shumë mirë qyteteve të tjera. Akoma se dimë qartë, por bëhet nga qytetet e tjera”. Paradoks. Nuk e di pse kam një ndjesi të mirë. Që të ketë në kaosin shqiptar lëvizje të tilla, veç keqardhjes ke vërtetë dhe një sens të mirë. Vallë ka ardhur dita që shqiptarët të mendojnë të punojnë kaq afatgjatë, pra qytetet “të prishin” punë për njëri-tjetrin? Nuk gjej, madje edhe pse prof. Fuga e shtjellon në një nga temat e tij, tek libri “Rrethimi qytetit”, këtë lidhje, por në një aspekt tjetër. Pushteti dhe territori dhe në vëzhgimet më moderne të urbanistikës, të sociologjisë, të filozofisë dhe të shkencave politike, janë dy anë të një ekuacioni të vështirë, e megjithatë mbeten gjithmonë të pandashme prej njëri-tjetrit...Por, pushteti tek ne vetëm ankohet. Dhe mënyra sesi paraqesin problematikën si duhet, të bën të shqetësohesh. Megjithatë, për hir të së vërteës, mbeturinat nuk janë aq të frikshme si vite më parë, ku mbeturinave u shtohej dhe një fjalë ngushëlluese nga pas: “Jo bre boll është”. Nuk është pisët?-kam pyetur një çift më parë. “Po është. Po ne vimë për Shqipninë, më thotë familja nga Dibra e Madhe që është në emigracion në Gjermani. “Duhet të ishte më pastër dhe çmimet të ishin më të arsyeshme, por boll e duam dhe na pëlqen. Flasim shqip”. Çifti më bën vëzhgime të holla dhe tregojnë se kanë shumë sens. Si ju duket, autoriteti lokal dhe a ju pëlqen mënyra sesi e shfrytëzojnë territorin këtu? Dua një mendim të paanshëm. “Ka gjëra që nuk shkojnë. Këto pallatet i zënë frymën çdo gjëje. Ndërto e ndërto. Por edhe rëra mund të mbahej më mirë...”. Sërish në ndihmë na vjen Fuga me studimin e vet. “Mund të thuhet se dëmtime serioze dhe disi të pakthyeshme ka pësuar peizazhi i plazheve tona si faktor sa estetik po aq edhe ekonomik. Ngucja e pallateve me shumë kate krejt ngjitur me njëri-tjetrin ua ka fshehur banorëve në shumë raste diellin dhe pamjen e detit që janë vlera të papërsëritshme të zonave bregdetare. Po kështu, ndërtimet frenetike jashtë çdo kapaciteti kanalizues të ujërave të zeza apo të bardha, derdhja e tyre në gropa septike apo edhe drejt e në det në disa pika të vijës bregdetare, ka dëmtuar rëndë cilësinë e pastërtisë së detit dhe të rërës”, shkruan në librin e tij profesori i Sociologjisë.

E ardhmja

Kuptohet se kjo nuk hera e parë që plazhet në zonën e Lezhës përballen me situata të tilla, por siç duket edhe pse çdo vit bëhen fushata sensibilizimi, mungojnë ndryshimet konkrete. Plehrat janë përhapur kudo dhe disa duken prej kohësh të patrazuara në këto plazhe, pa lënë mënjanë edhe zonat e Kunes dhe Vainit. Plastika, shishe, shapka, mbeturina lodrash, letra, qese, gjithçka që mund të shkojë ndërmend, janë aty, por kuptohet jo aq  frikshëm sa ç’mund të shihej më parë. Dhe, këto më vinë ndërmend, ne ndryshimet e këtij vendi në vitet e fundit. A do përballen sërish pushuesit edhe në këtë vit, me atë që ka ndodhur në vitet e tjera, ku kafshët shtëpiake bënin shëtitje të gjata përgjatë vijës bregdetare, e në fund kullosnin në pirgjet e plehrave? E të mos harrojmë se shumë nga mbeturinat vinë dhe përmes derdhjet e lumenjve Drin dhe Mat në det, duke shtuar dozën e ndotjes, që pastaj mbetet në këtë plazh. Agustini dhe Kanto janë të bindur dhe madje më ftojnë në1 Qershor, kur të inaugurohet shëtitorja dhe të hapet sezoni gjithçka do jetë gati, kurse pritet që numri i pushuesve të rritet në krahasim me vitet e tjera.

...

Këto mendoj, ndërsa po mendoj të largohem në një tjetër vend në kënetë. Janë shtuar pushuesit në rërën e zezë, ndërsa njerëzit e komunës duken të kënaqur që më kanë hequr qafe. Kthehem edhe njëherë në rërë. Gruaja e vjetër nuk është zhveshur, por ka zbuluar dhe pak fare më shumë kërciun, kurse çifti maqedon prehet i qetë. Duket sikur po flenë për fare të dashuruar me Shëngjinin natyral. ‘Gjeologu’ vazhdon dhe bën vrapime të stërgjata dhe afrohet të dëgjoj se çfarë po flas me disa të rinj. E përshëndes. Iki. Është prag-sezoni i vitit 2013.

57 Komente

Kisha bere ndermen te shkoja e ta shihja Shengjinin, por me kete pershkrim qe Andoni i ben realitetit atje, mendoj se nuk ia vlen te shkosh. 

e ka thene edhe ambjentalisti i njohur NN, Pjero.. ''atje ku ka plehra, eshte vend i piste....

Pjer, 

A nuk mendon se ai ka bere nje pershkrim te percipte te situates? (dhe jo se ka folur pak, pasi edhe me pak fjale mund te thuash shume, N.N. rasti ne fjale...) 

Besoj se duhet te shkosh atje jo vetem qe te na sjellesh nje ekspoze te plote te situates, por edhe te takohesh me ambjentalistin N.N. (i ciki ka edhe nje parti te vogel), nuk do ishte keq....

Plus qe autori nuk pershkruan fare ushqimin dhe pijet!

gjembi, nese nuk ka qofte ne Shengjin, kot qe te veje them une...

Edhe une jam dakort - po prandaj them qe Andoni s'e ka pershkruar fare kete fushe. Nuk i dihet, mund te kete qofte te mira, dhe birre te lire.

Belul, po lëre ta eksplorojë vetë de, mos ja pri hovin. Dua të besoj që Pjeri do shkojë sepse nuk do zhgënjehet. Me atë rast të ngjitet edhe në majë të kalasë se mos gjen ndonjë fosil të breshkave të njoma. 

mire  mire, une nuk jam kategorik..  nuk thashe te mos veje.. po ca ti bejme, ja qe ato qoftet i kemi merak..smiley  

doje te thoje  fosil te thate..smiley  se tashi eshte behar e mbase gjen ndonje breshk prej verteti..smiley

Po kohë pranvere o Belul dhe me ç'kam dëgjuar i ka mbytur shiu këto ditë, kshu që fosilet edhe mund të jenë qullur smiley

 

Bama, kush eshte ky ambjentalisti NN, se une nuk e njoh, kam ndigjuar dhe pare ne tv veten ate Sazan Guri, qe mu duk tamam ambjentalist, por qe fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ia vinte veshin njeri fjaleve te tij. 

N.Ndoka. Eshte bere pale me qeverine ne zgjedhje, por mendoj se e ka shitur veten lire. Mund te kerkonte me shume. Ti si mendon? 

Pjer, beso, kontrollo është ky muhabet. Je që je ndalu në Shëngjin se ndoshta takohesh me njërez që kanë interes për librin tënd e mësojnë ndonjë gjë që do ju vlente për pastrimin e plazhit. 

ndërtimet frenetike jashtë çdo kapaciteti kanalizues të ujërave të zeza apo të bardha, derdhja e tyre në gropa septike apo edhe drejt e në det në disa pika të vijës bregdetare

Kaq mjafton e tepron. Pjero shko lahu ne ... po deshe.

Keshtu jane pothujse gjithe plazhet albaneze. Me qelloi iher, mu qep i mik. Amon, hajde ca dite ka vila e Qerretit, atje mo ku mblidhet nje pjese e mire e "parise se Tiranes," se tashti po shko ke gjiri Lalzit. Cudi, Likja i bo sefte te gjitha, e te tjeret i shkojn mbrapa. Nejse, vila me te gjitha mo, pordh e modhe. Po te pelqeu tha, e rregullojme te blesh nei gjo te vogel ketu qark, se jemi tanet me...Une e pyta disa here, ore ku i hudhni ato ju. C'ke mer ti, ketu eshte e sigurte per ate pune, thote miku. Kur do ti, nje mengjez kishte plas, jo peshku, jo, po ai mo. Ishte bo deti gjithe jeshil. Ky me thote, jane alga mos ki merak. OK i thashe, piva kafen e mengjesit e ne Tirane. Kur me merr ky mbas nja dy ditesh. Hajde te pime nei gote. Nuk vi mo aty i thashe. Hec mer ke veni ketu n'Tirone, se nuk qene alga ato dreq.

 

po ai po mundohej te mbushte mendjen ty se e kishte te mbushur te tijen smiley

Seriozisht sa mbrapa botes mbetem

Ai i shkreti per mire e kishte, pavaresisht se laheshin ne .... As ai s'e dinte ate pune, vec kur plasi.

Po mos u be merak se nje pjese te mire te pozites e opozites, perfshi Ismailin, aty ne m...te Qerretit i ke. Mbase keshtu lahen pak haqet. smiley

Ndoshta te ben mire per lekuren.

Cfare pacavure shkrim.....por ky tipi duhet te mare rrogen dikund duke nxire, dhe kete rradhe e  ka shengjini.....vjet qe kam qene ne shengjin, ishte nje nga plazhet me te mira qe kam frekuentuar ndonjehere......the sun na lavderon, por aristokracia morracake gazetareske shqipare vetem nxin.....ku e marin rrogen thua????

tashi ketij i paskan than te gjith eshte paster e prap se prap si qenka mbush mendja smiley

nejse se nuk ka fillu akoma sezoni e normal qe do jete pak pis, po vjet ne shengjin ishte paster ne kohe plazhi plus qe po te ecesh pak minuta mund te largohesh nga plazhi i qytetit e te gjesh vende pa hotele te ndertuara ne breg.

Po pse doni me gjet me pa kusur plehra. Nuk janë plehra”.

Plehra ka veç në sharrësmiley mirë e ka çdo gjë ësht relative.

Njehere te plazhi i vilave,kur U hapen per te gjithe,na hengri derri nje kile pjeshke.
Vlore,2000
ps.patjeter qesen e hodhem ne kosh

ej, me gjithmen e ke!?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

shengjini kaq i piset?????? zhurme ngaqe po punohet per shetitoren? cifti maqedon qe dashuron shqiperine se flitet shqip? veshje lezhjane? e di ti andon se kush eshte veshja lezhjane? apo ia ke fute kot? 

une isha dje ne shengjin per here te pare per sivjet. dhe upla, shengjini sivjet do te gdhihet ne sezon me shetitoren buze detit qe e ben nje qytet te mrekullueshem. dhe ne plazh punonin fadromat per nivelimin e reres dhe njerezit per pastrimin. kishte zhurme, sikur kishte edhe shume njerez qe benin xhiro ne shetitoren e paperfunduar te shengjinit. 

sidoqofte, nje llaf te mire ta thoje o andono se po behet pune e mire nga nje i zgjedhur si socialist, ne komunen e shengjinit ku ka 20 vite qe nuk punohet nga demokratet. por kjo, mua si demokrat, nuk me le pa theksuar se ne shengjin po punohet. jane dy kantiere tejet te rendesishme si shetitorja ne qytet si dhe rruga Lapidar - Kune qe do ti nderrojne pamjen dhe funksionet shengjinit. dhe duhet te themi se edhe perpjekjet gjate gjithe dimrit per te krijuar shoqaten e hoteleve, website turistike e gjera te tilla ehste per tu lavderuar ne shengjin. edhe pse jane te zgjedhur si socialiste. edhe pse kane nja 3 nenkryetare komune. por, plazhin vjet e kane pastruar dhe sivjet duhet minimalisht te presim te filloje sezoni pa te shajme nje komune qe po punon mjaft mire. 

Shkinas do kaloj nga Shëngjini me patjetër sivjet. (Unë e kam parë kur ishte i virgjër).

prap te virgjer do ta gjesh se e qepin cdo vit shengjinin smiley

smiley

Shengjini e katnaret qepen sa here vijne emigrantet smiley

smileyKshu ja do puna po dhe mileti kshu knaqet.

hajde se besoj se do jete mire sivjet. kujdesu me ardhe diku ka korriku per garanci se asht mbaru bulevardi, po ia vle. 

Nga ku niset bulevardi, se me bere kurioz? E ke fjalen per rrugen per ne Kune?

serio tani.. gjith ate kum qe ka shengjini.. eshte gjynaf mos ta mbash paster... me i traktor komunalje e kref te gjithin per nje dite...

Ore, vendasit thone qe eshte paster, ti vazhdon te sqarosh si mund te pastrohet!

"vendi i paster, eshte pastruar

N.N.-ambjentalist, logjist...

ore s'behet llaf....paster per te tereeeee....

atje jane ndertuar dy kantiere....e jo me nje traktor komunalje per krefje...1!!!!

Po une isha vjet more njerez , spashe plena  smiley

I papaster nuk mund te thuhet me por infrastruktura eshte shume keq  , dhe une isha vjet , u detyrova parkova makinen ne nje familje afer bregut sepse tu fusje me makine deri tek pishat nuk u bente llaf.

ku ishe me ti 'ste pashe une  smiley

une te pashe por ngaqe isha i shoqerum ste fola , pastaj me tere ato shale ku te mos te te shohesh ty smiley

Se paskem pas menjen

pse aq i "vogël" ësht Bradi qê të kaloj për shalë?smiley

I vogël ma dhe ti 1e 50 psh

me morsh te keqen se jom 1 e 79

po mir prap mund të jesh i vogël;se ka thanë përmasën e i "vogël" dhe ti ma s'tê durohet por shpejt e shpejt jep përmasat. Duroje dhe pak... smiley

po me po se ashtu i nxirren gjonat Elbes smiley

Ndoshta eshte pis, sepse nuk ka filluar akoma sezoni. Vjet ne gjithe plazhet private kishte pasterti e rregull. Cader e dy shezlong per 3 mije leke. Makina nen hije pishe, bari afer e me cmime normale.

Shengjini,sidoqofte,asht shume ma mire se Durresi(rane,uje)

Ne Durres Rera eshte me e mire , ne Shengjin eshte si gri.

Eshte e kunderta brado, e kunderta...

Brado,rana e Durrsit asht dhe, n'krahasim me te Shengjinit.

Po ku mor burre , aty ku isha une skishte fare Rone , nga muri lokalit direkt ne Det .

Noshta noshta,s'e di ku ke qan ti,po ne pergjithsi,per ca i perket nanes natyre,shengjini i ka ma mire se durresi.

Jo per ty  noshta edhe munet smiley po  per mu psh ska plazh si Durresi , shengjini ma i bukur se Durresi ??  bah kjo sdurohet

S'e thote njeri ma i bukur-thashe(ene i rri muhabetit), rana dhe uji jane cilesisht ku e ku ma t'mira.

Durrsin duje fort,s'te nalon kush,po t'kam zemer palazhin mos na e lavdro.smiley

Nuk e ben ngjyra cilesine e reres. Velipoja psh e ka te erret. Varet kush te pelqen ty, gjithsesi.

Ska si Livadha. Uji super kristal dhe qetesi per qef te ...

E ka fajin diaspora edhe per plerat .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).