Ndodh edhe kështu:

126 kandidate femra, KQZ gjobit PPDK me 8 mln lekë

Partitë kryesore në Shqipëri, PD, PS e LSI janë gjobitur me 14 milionë lekë nga ana e KQZ-së, pasi nuk kanë zbatuar kuotën gjinore, duke diskriminuar femrat në listat e kandidatëve për deputet. Por "çudia" ka ndodhur dje me Partinë Popullore Kristiandemokrate, që kryesohet nga Pal Shkambi. Kjo parti ka kandiduar plot 126 femra dhe 31 meshkuj. Nga anëtarët e KQZ-së ky fakt u cilësua si diskriminim ndaj burrave në qarqet: Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier. Për këtë gjest Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka gjobitur PPDKSH-në, me 8 milionë lek për shkak të diskriminimit të meshkujve në 8 qarqe. 

*GJOBAR m. vjet.

1. Ai që caktonte a vinte gjobën; ai që vilte gjobën. 
2. Bekçi.

6 Komente

Nuk egziston asnje baze ligjore per ta gjobitur kete parti.. Nqs do e ankimoje gjoben.. patjeter qe do fitoje.. Hajde juriste hajde.. prit te te garantojne voten keta.

"diskriminim ndaj burrave" - punohet në atë vend dhe me double p (possitive passion) 

Edhe thone pastaj  nuk zbatohet ligji ne Shqiperi , ja fusni kot smiley

Seriozisht , barazia gjinore ka shume rendesi , dhe kur kjo te kuptohet do te thote se ka fillu era e re dhe shpresa per Shqiperine, deri atehere good luck everybody

Kam dy jave qe vij verdalle neper zyrat e ndryshme te tiranes. Vetem meshkuj qe s'kam pare neper ato zyra. 

Barazi gjinore... gjoberore... ose gjoberuese.

Vari..re

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).