Me rastin e100-vjetorin të emetimit të pullës së parë të shtetit shqiptar:

“Pas vulës së qeverisë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar. Në 100 vite, pulla shqiptare është bërë një zëdhënëse e shkëlqyer e të gjitha fushave në zhvillimin e këtij vendi. Ajo ka mishëruar ngjarjet e mëdha që kanë kaluar shqiptarët, arritjet e tyre. Ajo ishte një pasqyrë besnike e kohës së vet dhe sot vjen me një koleksion ndër më të pasurit. Pulla është një vulë e kohës, një vulë e shtetit”, u shpreh Berisha.

Shqip

7 Komente

Ua prishi festën koleksionistëve-filatelistë, të cilët kishin përgatitur, pa pjesëmarrjen e postës, një ekspozitë me fondet e tyre më të mira. Erdhi Saliu i Madh, së bashku me Goren, dhe e shndrroi ekspozitën në fushatë për zgjedhjet. O Sali t'u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe njëherë, krah për krah me Lefterë dhe me Arqilenë....hahaha.

O Petro se ti je dhe filatelist. Ca thote ky tek shkrimi qe Berishes iu dhurua pulla e pare shqipe mer, se po na lujne menc. Ajo sikur eshte vetem nje, maksimumu dy kopje, dhe plaku qe ne kohe te Enverit me thoshte qe pullen e kerkonin per 800.000 lek ne ate kohe qe dollari ishte 100 lek.

I dashur PF! Këta që le këtu kur ike, kanë ngelur po ata që kanë qenë, po ata anadollakë. Yt atë, ndjesë pastë, ka qenë një koleksionist filatelist shumë i mirë dhe po të ishte gjallë do qeshte me njoftimin se i kanë dhuruar një pullë të parë Hirësisë së Tij. Ajo dhurata ishte përpos se një grafikë e gjurmës së vulës që mori statusin e pullës së parë. Këtë grafikën riprodhim e kishin futur në një kornizë të kushtueshme. Ja, kjo është e gjitha.

Po pra! Rrofsh per sqarimin. 

O Sali tu befsha ferrë

dhite shqiperine dhe njëherë

se ajo s'ka  qederë.

Popullismiley

Po mirë, mo djem të PU-së, në kohë të Dullës censuronin se ashtu ua kërkonte puna dhe ideologjia dhe halli a qejfi, po sot përse e bëni, për hobi? Apo ndryshuan kohët, po vesi mbeti? Ç"lidhje ka postimi që kam bërë unë me këtë që keni postuar ju me nofkën time poshtë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).