Shpella e Himarës në rrezik, fadromat marrin masive gurësh pranë saj! Ky është alarmi që jep për "Gazeta Shqiptare" arkeologu Lorenc Bejko, njëherazi ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Shqetësimi i tij shoqërohet me tri foto, të cilat ilustrojnë më së miri dëmin e madh që po i bëhet monumentit të kulturës, një ndër më të vyerit në vendin tonë me një datim rreth 3000 vjeçar. "Këto fotografi janë 'të freskëta' nga Himara. Tregojnë lëvizje të vrullshme përpara shpellës së Himarës, që është një nga monumentet arkeologjike më të rëndësishme në mes të qytetit", - shprehet Bejko. Nga ana tjetër, ai lajmëron se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, Instituti i Monumenteve të Kulturës (pretendohet mbrojtës i trashëgimisë) ka kaluar një projekt...! "IMK miratoi një projekt të paprecedentë për ndërtimin e një lokali brenda në shpellë dhe jashtë saj. Nuk e di nëse këto dy veprime (fadromat pranë shpellës dhe projekti i IMK-së) kanë lidhje me njëra-tjetrën, por është thjesht e pabesueshme!!!", -thekson i indinjuar Bejko. Ky rijetëzimi i monumenteve, kaq i reklamuar si shpëtimtar i trashëgimisë shqiptare prej pothuaj dy vitesh, duket se po iu hap monumenteve një varr modern, qindra vite pas lindjes së tyre! E megjithatë, duhen shtuar radhë-radhë këtu më poshtë, vlerat që ka kjo shpellë, që ndokush të mos e shohë thjesht si shpellë. 

Shpella 

Shpella prehistorike me një jetë të provuar pothuajse 3000 vjeçare, në të dalë të Himarës së Re dhe 70 km në jug të Vlorës, ka emërtuar edhe lagjen Spille, vetëm pak metra larg detit. Identiteti, hershmëria dhe vlerat e jashtëzakonshme historike të Shpellës së Spillesë kanë mbetur në një errësirë pothuajse të plotë, domethënë nuk janë reklamuar aq sa kinse rijetëzimi i monumenteve. 

Në vitin 1987, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, i dha kësaj shpelle statusin "Monument Kulture, Natyror Prehistorik". Sipas studiuesit Bardhosh Gaçe, ky vendim erdhi me nismën e prof. Aleks Budës. Në hyrje të shpellës u vendos edhe një pllakë. Por, vetëm kaq. Vlerat e jashtëzakonshme historike të shpellës së Spillesë mbetën u zhytën në tisin e harresës. 

"Pas viteve 1990-të, njerëz të papërgjegjshëm u munduan ta zhduknin edhe gjurmën e fundit të kësaj shpelle, hyrjen e saj, duke ndërtuar një objekt shërbimi, që do të ishte goditje ndaj vlerave tona", është shprehur në media prof.Gaçe. Por, fatmirësisht pak kohë më vonë, ky objekt u shemb. E, duket se prej këtij precedenti, IMK-ja ka marrë shembull të bëjë një projekt që parashikon restorant, por kësaj radhe, që ideja të mos vidhet komplet, është menduar që biznesi, të ngrihet m'u në zemër të shpellës, e jo në hyrje siç qe njëherë e një kohë. 

MITOLOGJIA 

Sipas Prof.Gaçes, nuk ka askund tjetër një objekt të tillë, me një vlerë të shumëfishtë prehistorike, e përshkruar nga Homeri për protagonizmin e personazheve të antikitetit. "Teksa kthehej fitimtar nga lufta e Trojës në udhëtimin e vet drejt Itakës, Odiseu, një nga protagonistët e kësaj lufte, u ndal këtu në këtë shpellë, ku zhvilloi përballjen e famshme me Ciklopin, banorin e saj"... Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, ka thënë se për identitetin e kësaj shpelle, si vendi real ku u zhvilluan këto ngjarje, kanë shkruar të paktën 17 studiues të huaj dhe shqiptarë. Përmend Rilindësit tanë, mes të cilëve, Jeronim De Radën, që e përshkruan të plotë Shpellën e Spillesë, në "Kimerën e dikurshme". 

"Pas tij, janë eksploratorët arkeologë të njohur, P.Markone në fillim të viteve 1920 dhe Ugolini në fund të viteve 1920, që në përshkrimet e tyre e përcaktojnë identitetin e shpellës si vendi ku u përballën personazhet homerikë", është shprehur, Bardhosh Gaçe.

27 Komente

smiley

keto lajme na ngrohin!

 

po çtju qish më votimeve, sales, edit dhe ilirit o vlla.

Sic thote shprehja e popullit kibernetik, vrima e tyre eshte perdor me shume se google search-i smiley

per at pune duhej te kishin nje popull me te madh. Kinen psh. Po vetem per at pune ama.

si nuk i nigjova NJI here te shqetesohen per nji gje tamam, qe nuk ka lidhje direkte me votat e tyre te felliqura! vetem propagande mjes drek darke.

shif si e kon bo peshkun! smiley  

ka qene nje gjys dite, pa keta vemjet e politikes, qe po u fliste per tiranen e dikurshme, kujtimet e gjithsecilit, te betohem u habita, thashe ca po ndodh kshu... normalitet dmth, si ka munci...

edhe ka me dhjetra e dhjetra gjera per tu shqetesu te cilat jane larg votave , por njeriu ( sidomos ai shqiptar ) qenka i vogel teper i vogel ne qenien e tij smiley

 

hyni dhe kerkoni tek faqja e ministrise se kultures, nese do jeni ne gjendje te gjeni ndonje te dhene mbi projektin ne kete shpelle apo çdo lloj tjeter projekti te Keshillit (anit)Kombetar te Restaurimeve

Tmerr!!! smiley 

do hakemi paidhaqe mu n'zemer t'shpelles,do u knoqna. muti i shqipos s'paska ner men me lon nai bire pa mush.popull veshderr por art dhe kyltyrdashes ne.

Fatkeqesisht ciklopi i papergjeshmerise doli me i forte se ai i Homerit smiley

Papergjegjshmeria nuk eshte qenie mitologjike. 

Thua ti, disa thone qe Paridi nje pjate gjelle kerkonte edhe ai brenda shpelles. Meqe u permend Hektori.

Por po  hyn ne mitologjine e re albaneze. Vec Homeri na mungon qe ta kendoje.

Cik me shkoqur e jo nga Kina. Si na tha dhe Homer-meksi nga tema tjeter?  "... te tere e dinin shume mire se cfare ishin fajdet. por u pelqeu deri sa zgjati."  Papergjegjshmeria perendi me permasa Olimpi a n'dac Dodone me demek.  I gezofte kurbanet. 

Papergjegjshmeria e kastes, e popullit, e sistemit.  Jemi qe jemi te mos denohet asnje lloj krimi se ashtu eshte sistemi, apo s'kemi pse i veme papergjegjshmerise emer e mbiemer.  Se shyqyr eshte bere edhe slogan "fajin e ka sistemi."  

Me shkoqur akoma.  Kush e demtoi?  Burgun.  I paskan dhene leje?  Burgun.  Jo?  Epo ne djall te vene, sic. Ama emer mbiemer kane. 

Shkoqur, kjo pune fillohet nga prokurori perkates. Dhe fatkeqesisht papergjeshmeria aty fillon. Por ata jane ne faqen e pare te mitologjise se shtetit shqiptar.

Avash me Dodonen ti shoqe se per dite te hene njerezit jane me zemer te dobet.

Mua papergjegjshmeria e Paridit me duket vertet metafore e pershtatshme per ne. Problemi ngelet qe s'ka kush ta beje luften se ne jemi te gjithe Odisej ideatore te medhenj (piktura e Dalise Great Masturbator). Apo thuhet Odisenj?

Ka ndryshim te madh. Paridi i shkrete e kishte pune zemre, ketu eshte pune stomaku. Bile me standartet e sotme Paridit s'i hyn gjemb, kurse Menelau do kishte ndonje court order, keshtu qe dhe Odiseu s'do kishte  shans te takonte ciklopin fare.

I vetmi koment qe mund te bej eshte nje melodi me fyell (kjo per kohet e Paridit perpara stomakut dhe zemres se rrembyer nga Ideja dhe Premtimi) qe ka pas sjelle squarepusheri - po te jesh verdalle o square sille pak, te lutem - dhe perhere duke evituar ceshtjen "me do s'me do" te babait "ta vras te mos e vras u prit se ajo ishte tjeter tragjedi" sepse kjo e Paridit ne fakt ka edhe vendimin e nenes.

Kurse une do t'i shtoja fyellit tend dhe nje mandoline. smiley

Ky eshte komenti me feminist ne PPU krejt vitin e fundit ne mos me gjate dhe uroj qe ti te jesh i ndergjegjshem per kete.

I ndergjegjshem nuk isha, por tani jam shume krenar per kete arritje.

Neper vrime te krenarise kalofte filli i ndergjegjesimit.

Me mire anasjelltas. 

Ai eshte synimi, por filli i reziston sepse ne ate rast do te zhdukej e do te ishte nje me gjilperen dhe do te zhdukej bashke me te, nuk e di ne sqarohem. Nejse, falemnderit per shkembimin.

Kurse mua me duket se filli do behej litar, ne ate rast, e s'do kishte nevoje per gjelpere fare. Faleminderit dhe ty.

Me shume mundesi kjo ka qene melodia: http://www.youtube.com/watch?v=7diac1Qjxuc

(filli i krenarise qe behet litar me duket nje gje shume e frikshme dhe e kunderta e asaj qe po thoja, por ndoshta nepermjet frikes arrihet efekti, kalohet tek e qeshura, zhbehen gjerat bashke me konceptet)

Ja provo t'i shtosh mandolinen melodise. Mua me duket se shkon shume.

Po pse kot kane sukses filmat me frike.

Ah, na iku shansi qe tu themi shpellare himarjoteve. smiley

apo ka akoma mundesi? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).