Sipas Save the Children, kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes ndër vendet e Ballkanit

Shqipëria renditet ndër vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për vdekshmërinë foshnjore. Raporti i fundit i “Save the Children” referon vendin tonë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së bebeve në ditën e parë të lindjes.

“Save the Children” ka publikuar më 7 maj të këtij viti raportin e saj të përvitshëm, të katërmbëdhjetin, “Situata e Nënave në Botë”.

Sipas të dhënave të fundit, rezulton se në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5 vjeç ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.

Sipas raportit në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani. Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes nga çdo vend tjetër në Gadishullin Ballkanik.

Sipas raportit të përvitshëm të “Save the Children”, “Situata e Nënave në Botë” 2013, të porsalindurit shqiptarë kanë 50% më shumë gjasa për të vdekur në ditën e lindjes se sa foshnjat e lindura në Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

“Bota ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga viti 1990 në reduktimin e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Numri i fëmijëve që vdesin nën 5 vjeç në mbarë botën çdo vit është ulur me mbi 40%, nga 12 milionë – 6.9 milionë. Por, pak progres është bërë për fëmijët e porsalindur të cilët janë më të rrezikuar nga të gjithë”, thuhet në raport.

Evidencat e këtij viti ndalen veçanërisht në ditën më kritike të jetës për një foshnje të porsalindur, siç është dita e parë e lindjes. Në analizë serviren të dhëna nga kërkimet më të fundit, që hulumtojnë thellë nëpër statistika dhe konstaton se dita a parë e lindjes është dita më e rrezikshme në jetën e fëmijës.

Në të gjithë botën, më shumë se 80% e të gjithë vdekjeve të foshnjave të porsalindura shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjeve të parakohshme apo infeksione të rënda. Përveç kujdesit të pamjaftueshëm për fëmijën, një tjetër shkak kryesor i vdekjeve për të porsalindurit, në vendet në zhvillim përfshirë këtu edhe Shqipërinë, është shëndeti i dobët dhe ushqyerja e nënave, sidomos gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.

Megjithëse Shqipëria ka 1/12 e të ardhurave bruto për frymë krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, niveli i rrezikshmërisë të vdekshmërisë së nënave është afërsisht i njëjtë në të dy vendet.

Çdo vit në botë, thuajse 3 milionë foshnje vdesin brenda muajit të parë të jetës, shumica nga shkaqe të parandalueshme. Më shumë se 1 milion foshnje vdesin ditën e parë të jetës – duke e bërë ditën e lindjes më të rrezikshmen për të porsalindurit dhe nënat.

Sipas raportit, Republika Demokratike e Kongos (DRC) është vendi më i vështirë në botë për të qenë nënë – dhe Finlanda vendi më i mirë. Raporti paraqet Treguesin e Rrezikshmërisë në Ditën e Lindjes, i pari në llojin e vet, i cili krahason nivelin e vdekshmërisë foshnjore në ditën e lindjes të 186 vendeve dhe konstaton se në shumicën e vendeve, fëmijët janë më shumë të rrezikuar në ditën e lindjes.

Treguesi i Nënave 2013, i vlerëson të gjitha vendet duke u bazuar në pesë tregues: rrezikun e vdekshmërisë së nënave, nivelin e vdekshmërisë të fëmijëve nën 5 vjeç, mesataren e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrjen e grave në qeverisje.

 

Rekomandimet

Mjekë të kualifikuar

Kërkohet që të forcohen sistemet shëndetësore në mënyrë që nënat të asistohen më mirë gjatë lindjes nga punonjës shëndetësorë të kualifikuar. Ata mund t’u sigurojnë ndërhyrje që ju zgjat jetën të gjithë nënave dhe fëmijëve. Përveç kësaj duhen siguruar më shumë fonde për programet e shëndetit të nënës, fëmijës dhe të porsalindurve: duhet investuar më shumë tek punonjësit e sistemit shëndetësor parësor për të asistuar nënat dhe foshnjat më të rrezikuara në komunitet.

 

Asistenca e grave

Rekomandohet të luftohen shkaqet e vdekshmërisë tek të porsalindurit, sidomos pabarazinë gjinore dhe kequshqyerjen.

Duke ndihmuar nënat, për një gjendje më të mirë dhe të qëndrueshme – fizikisht, financiarisht dhe në aspektin social – ndihmojmë fëmijët të mbijetojnë, të rriten të shëndetshëm dhe të zhvillohen.

 

Mjekimi dhe ushqimi

Investuar në zgjedhje me kosto të ulët që reduktojnë në mënyrë të ndjeshme vdekshmërinë për të porsalindurit. Ndërhyrjet e thjeshta dhe medikamentet në lindje mund të parandalojnë dhe trajtojnë infeksionet vdekjeprurëse. Ushqyerja vetëm me gji duhet të inkurajohet. Këto praktika kushtojnë shumë pak, por mund të shpëtojnë qindra e mijëra jetë foshnjash çdo vit. Përveç kësaj, asistuesit shëndetësorë në lindje duhet të jenë të mirëtrajnuar dhe të mbështeten me pajisje dhe medikamente të nevojshme.

41 Komente

smiley 

 

Ushqyerja vetëm me gji duhet të inkurajohet. Këto praktika kushtojnë shumë pak, por mund të shpëtojnë qindra e mijëra jetë foshnjash çdo vit. Përveç kësaj, asistuesit shëndetësorë në lindje duhet të jenë të mirëtrajnuar dhe të mbështeten me pajisje dhe medikamente të nevojshme

+100

Femijet jane engjej te porsalindur. Zoti i shpetofte keto krijesa te brishta. Kurse nena eshte fjala me e embel ne bote.

Pershendes te gjitha nenat e botes, qe dine te japin jete nga jeta e tyre, qe dine te falin dashuri pa kufij.

http://www.youtube.com/watch?v=hXI9GdXRPeM

Kurse "baba" eshte fjala me e hidhur ne bote, sepse te ça tajaren duke te thene te dhene mend e duke qortuar e duke udhezuar. Kurse mamaja te thote he mos ça koke se babai per budallalleqe eshte, ti mjafton te tregosh ndonje barcalete me kokoshka dhe rregullohen te gjithe punet.

Ishte nje vajze ne Amerike qe kerkonte te martohej me burre shqiptar, sepse keshtu i thoshte i ati. Kurse nena i thoshte ti pse pyet babane me pyet mua qe jam martuar me babane tend. Larg zemren nga shqiptari! smiley

Zonja Ketlina, ju dukeni qe jeni zonje qe ju ka ecur ne jete dhe inteligjente gjithashtu. Mos kishte fituar lloton ndonje komshiu jot?

Po zoteri e kishte fituar, por nuk jemi komshinj me shtepi jemi komshinj me qytet. Kete radhe e kam une fatin ne dore per te fituar lloton, por kam harruar te ble nje bilete..smiley

Qyqaaa mu duk vetja si Ollge kur drejtohesh me fjalen zonje...Mos jeni gje Koci ju? smiley

Zonja Ketlina pse talleni me mua?

Me top. Ashtu futja! T'lumte topi Mato, ashtu Heretik. 

ah...ja ku qenka yçkla jote.....Babai

Zonja Zana mos u tallni me mua siç po tallet Zonja Elba me Zotin Komentues, apo perfitoni nga rasti qe e keni pasur mire me mamin, ndersa me babin do ta kishit pasur keq nqoftese mami nuk do ta kish eklipsuar dhe perdorur si fabrike paresh dhe per te levizur dollapet kur lyhet me gelqere shtepia?

Mozaelastika, po kujt tja fus moj vajze? Topin e Mato Grudes e kisha fjalen.

Per Komentuesin une do kerkoj te behet dicka kundrejt tij, se kudo me del para me - "Zonja Filan Fisteku pse talleni me mua". O te bejne dicka keto te kryesise ketu,ose do e marr une persiper se shume po na bezdis! Nashti ta marrim vesht me ty Heretik, ca kishe ti me ba-ne? 

Por me shkoi goja mbrapa duke shpjeguar kompleksin e Edipit tek Peshku, e asnjeri nuk merr vesh. Car te bej une, ju jeni bere te gjithe shkencetare, vetem une dhe Frojdi jemi letrare. (Ndoshta edhe Zoti Komentues, po mire te flase vete ai, duke na u drejtuar me respekt. Ai me duket çun per s'mari, zoteri).

O cuni heretiks , nuk ju  mjaftojn shakate tona  dhe keni fillu me bo shaka me  veten tashi eeeee ngele t'u kafshu e t'u kafshu avash avash je bo idhtin e gjalle smiley

Njera thote futja, tjetra kafsho, po sa te egra qe jeni more gra?

mund ti besh edhe te dyja ne te njejten kohe...te s'ka Edip qe te del para mandej....

Ja erdhi edhe nje tjeter qe thote ti bej te dyja njekohesisht. Apapapa prandaj me ka thone baba muve qe te mos martohem me shqiptare, o hiç fare moj korçare. Megjithseti nuk je korçare, je pi Shkodre, po i ka rima keto pune, ç'te besh.

per t'miren tande e kam ,me u liru prej Edipit..e mos thuj mandej se nuk t'du t'miren...

Pse thu qe supleksi i Ornela Vanonit te OVR-es te na çliroje prej kompleksit te Edipit te Afsalise?

cuno heretiksi  , pa merak  , sa t'kesh berluskonin komshi mos ta nij per drita e gra smiley

Rrofsh ketlina ! smiley

Ne fakt kur kam lind gocen e pare , e pyeta doktorrin se c'fare duhet te kem parasysh sepse jam e re dhe nuk kam asnje ne Kanada te me ndihmoje , dhe s'kam eksperience ne rritjen e femijes.

Degjo me tha , gjithcka ndodh , po sido qe te jete trajtoje femijen normalisht ashtu si do kujdeseshe per veten, sepse ajo eshte si ty , vecse me permasa me te vogla smiley

Kisha lexuar per vdekshmerine e bebave dhe isha e terrorizuar nga ky fakt , dhe rrija  e ruaja naten , a po mer fryme ? pse spo qan ? po ajo marshalla nuk qante , une kisha qumesht dhe ajo ishte dhe femi i mbare. Doktorri me kishte then se s'kishte asnje pergjigje se perse bebat vdesin smiley  vitin e pare te lindjes, jan shkaqe qe nuk dihen me pat thene.

Personalisht me ka ber vaki nje dite . Goca ishte 1 muajshe dhe nga qefi ne krevatin e saj kisha ven perde tyli anash mbi krevat lidhur ne maje ne tavan. Goca flinte , une ne guzhine gatuaja.

Degjoj nje si mmmm, eeeee....nje te qare te mbytur.

Ndejta pune secondash te kuptoja ca qe, dhe vrap te goca te dhoma.

Ajo ishte zgjuar kishte levizur duar e kembe dhe si duket kishte prek tylin , dhe e kishte rrotullu gjithe tylin rreth fytyres dhe po mbytej smiley............

si ja kam heq ne te qinten e secondes nuk  e shjegoj dot.

Mos  e paste asnje nene kismet tragjedine te femija 

smiley Zot i madh thuaj.

Elba sa eksperienca paske kaluar edhe ti me kalamajte smiley

Mos pyt te keqen motra , njeriu qeka me i forte se guri , te gjitha kalojne vetem vdekja eshte me e keqja, ajo i mbyll dyert  Zot na ruj !

Pash zotin se kemi kalamaj te vegjel, mos na hiq mendjen dhe ti

Edhe ketu dendesi e madhe.

 

Megjithëse Shqipëria ka 1/12 e të ardhurave bruto për frymë krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, niveli i rrezikshmërisë të vdekshmërisë së nënave është afërsisht i njëjtë në të dy vendet.

Dhe refuzojne viza, surrati atyre. lol Une kam vee re qe nenat shqiptare bejne nje gabim te madh qe degjojne me shume mamane e grate e lagjes se doktorin apo informacionet e besueshme ne internet.

shqiperia mjeke te pa pregatitur?? smiley

p.s: qeka bere pjesa e komenteve si seksioni i hall-qarjeve te mamadhive

Te papergatitur ka, sa te hane qente. Ka dhe te mire, por kryesisht ata qe kane mbaruar para viteve 97. Ka dhe te rinj te mire, por dhe te paafte ka plot dhe fatkeqesisht nuk ndeshkohen per paaftesi. Te mos flasim pastaj per mungesen e seriozitetit tek mjekesia si fakultet, ku pedagoget mungojne ne lendet me te rendesishme sepse duhet te shkojne ne operacione ne klinika private, e prape vendin e pedagogut s'e leshojne.

U preken babacjapet..smiley

 populli duhet te beje femi me forcat e veta

...sidomos per ciftet e reja qe emigrojne ketej overseas  eshte nje vendim shume i rendesishem qe mund ti kushtoje shtrenjte ne jete.Tregojne nje histori e bukur  per punen e femijeve ;

"Nje cift i ri intelektualesh nga Tirona qe emigrun ne Canada, i telefonun nje te afermi vetem  disa dite pasi kishin mbritur dhe fillun ti tregojne me entuziazem per parashikimet dhe planet qe kishin per karieren,punesimin  dhe strehimin.Pasi degjoj per dhjete minuta me shpirte neper dhembe se; ne fillim do boshin disa kurse pasuniversitare,pastaj do gjenin pune,me pas do punonin disa vite te bonin ca pare per me ble nje shtepi dhe vetem pas kesaj do mendonin per me bo ndonje femije, miku matane telefonit i inatosur ja nderpreu fjalen dhe i tha; degjo ketu o kusho;nqs se ke ndermente qe te bosh  femije ne kete dynja mbylle telefonin tash menjehere dhe shko ne krevat dhe zere famijen, sepse ndryshe s'ke per te pasur me femijeje tere jeten,  ..dhe nigjo se harrova   ne telefon do me maresh vetem kur ta kesh zon trazhgimtarin" ... hajd me shnet e mire u degjofshim kusho. 

kapo do fuqi Canadaja smiley femije shkolle pune , te gjitha bashke me pak durim behen . me plane mire i ka than kushoja s'behet gje , edhe ka plot ktu kshu , prit te bej kte prit te bej ate .......e megjithate gjithesecili i mat vete forcat e veta dhe do beje aq sa ka mundesi dhe si t'i interesoje, nuk gjykojme dot apo jo ? smiley

Ja mentaliteti i katunareve shqiptare. Bej femije dhe po s'pate kushte e leri te kullosin, se rriten vete. Futi dhe nja pese vellezer e motra, je qe je. ncncnc

Katunaret e North York smiley

Kurse mentaliteti i katunarve qytetare tironsa eshte se rrine gjithe jeten te shoqeruar me shoke dhe shoqe (le-me ose me-le more marksiste-leniniste me le apo s'me le), deri ne pension pa bere kalamaj sepse kushtojne, por jo me pak se shpenzimet per te mbajtur nje qen, cili vlen per te ilustruar shprehjen e Pavllovit: "Sa me teper njoh njerzit, aq me teper dua qente" e biri qenit, sepse nuk mund te thuash me njeri e bir njeriu perderisa e veshim me plastike elastike ate. Vetem ne raste te ralla, nese ai qe vesh plastikisht ate, shpohet. Keshtu mbahen ekuilibrat, katunaret bejne shume kalamaj, qytetaret me jau nuk jane katunare te bejne kalamaj, rezultati barazim, nuk fito asnjoni. 

E lexova dy here e s'mora vesh ca the me ate plastiken. Por s'eshte se dua ta marr vesh, ndaj mund t'ia kursesh vetes sqarimet. smiley

Ca i marrin ere tredafilit me kundragaz, ca pa kundragaz. Ca marrin vesh, ca marrin vesh nje lesh, ose bejne sikur sepse nuk u intereson sepse kane telashe masanej. Rezultati barazim, dmth fitoni ju si gjithnje, leshi dmth, lesh puro, ekologjik, jo terital kombinati Berati. 

E ngriti ne kembe ai M .Myftiu ,i tmerrshmi i Min Shendetesise , dr A.Boden ( te dy per Rahmet , jo Saliu )  .Po diskutonte ish Sekretari partise se Mjeksise , sh sali Berisha ndermjet te tjerave ... per metodat cezariane si te aplikueshme ne sendertimin objektivist te mjekeve LefGOPISTE  ne krijim e siper .

Fol mor ti sh Arqile .Sa e gjete dhe sa eshte vdekshmeria foshnjore ne Baldushk ?

E gjeta 50 per mije .Tani ...Zero sh Minsiter ....u gjegj Arqilea .

Po cfare ke bere qe e ke ulur ne zero ?

I mesova te lyejne shtepite me Gelqere dhe u rrita vleresimin e vetvetes se jane njerez smiley

Fjale te rende kishte Lefkope , fjale te rende per mbyllje .

Te dhjefsha Diplomen llafazan...... i tha shokut Sali ish sekretari Byrose se Partise per Mjeksine . i cili poer te qene te sinqerte me te Verteten ,  qe atehereU Betua  se do ta Luftonte Partine nga Brenda me qe ishte  edhe rasti i Pushtimit te Cekise nga Komunistet Ruse , te denoncuar si soc imperialiste nga Komunistet Shqiptare smiley

Po pune e madhe fort,tani qe jane liberalizuar vizat,pret bileten dhe e lind ne evrope femijen!! keshtu...avash avash..qe ne lindje zhduket kompleksi i te qenurit albanez!!

Ca u be me paypal   u hap gje ne emer te nenes se femijes   ?  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).