Sky Petroleum kishte kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga AKBN për përfundimin e njëanshëm të kontratës.

Konflikti në Arbitrazhin Ndërkombëtar ndërmjet kompanisë së kërkimeve të naftës ‘Sky Petroleum’ dhe qeverisë shqiptare përfundoi me fitoren e palës sonë. Në vendim urdhërohet ‘Sky Petrolium’ që të rimbursojë shpenzimet e çështjes në shumën 382 774 euro

Një betejë e rëndësishme ka përfunduar me fitoren e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Paditësi, kompania ‘Sky Petroleum’ ka humbur gjyqin dhe detyrohet me këtë rast të dëmshpërblejë palën shqiptare me rreth 383 mijë. Shuma është përcaktuar si e tillë për të mbuluar kostot që kompania i ka krijuar shtetit shqiptar në përballjen gjyqësore.

Konflikti

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, nënshkroi më 06 korrik 2010 një marrëveshje për kërkimin e naftës dhe të gazit me kompaninë amerikane ‘Sky Petroleum’. Kjo marrëveshje parashikonte që nga ana e kompanisë ‘Sky Petroleum’ të zhvilloheshin kërkime në tri blloqe të vendit tonë, në Bllokun 4 dhe 5, si dhe në zonën e Dumresë. Pas pak kohësh AKBN i hoqi licencën ‘Sky Petroleum’-it dhe i shpalli këto blloqe të lira, për shkak të mosplotësimit të disa kushteve nga kompania koncesionare, ku nga më kryesoret ishte depozitimi i garancisë bankare. Kompania ‘Sky Petroleum’ e konsideroi këtë vendim si të njëanshëm dhe i kërkon qeverisë shqiptare një kompensim prej 1 miliard USD. Për të arritur këtë synim kompani nisi edhe procedimin në Arbitrazhin ndërkombëtar. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në mosmarrëveshjen e krijuar pretendonte se kompania nuk kishte përmbushur detyrimet, ndërsa ‘Sky Petroleum’ ka deklaruar se ata nuk e kishin shkelur marrëveshjen dhe se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm, pasi në kontratë thuhet se ndërprerja e licencës duhet të njoftohet 120 ditë para.

Vendimi

Më 7 maj, Gjykata e Arbitrazhit shpalli vendimin e saj sipas rregullores së  vitit 1976 UNICITRAL, lidhur me çështjen ndërmjet ‘Sky Petroleum’ dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Mosmarrëveshjet midis palëve nisën nga përfundimi i Kontratës së Ndarjes së Prodhimit, të nënshkruar më 24 qershor 2010. Gjykata e Arbitrazhit vendosi që AKBN i ka dhënë njoftim për ndërprerje kontrate ‘Sky Petroleum’ në 22 korrik 2011, për shkak të dështimit të kompanisë për të dorëzuar një garanci bankare të rregullt. Me këtë rast Gjykata e Arbitrazhit urdhëroi kompaninë ‘Sky Petroleum’ që të rimbursojë shpenzimet e AKBN për tarifat dhe shpenzimet totale lidhur me këtë çështje në shumën 382 774 euro. Në një kohë që ‘Sky Petroleum’ kishte kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga AKBN për përfundimin e njëanshëm të kontratës. Me këtë vendim i hapet dhe zyrtarisht rruga qeverisë që të fillojë përsëri procedurat e dhënies me koncesion të blloqeve të naftës 4, 5 dhe zonës së Dumresë. Ky vendim është precedent pozitiv në vijimësine e disa konflikteve gjyqësore që qeveria shqiptare ka në Arbitrazh me disa kompani të huaja. I rëndësishëm paraqitet konflikti me kompanisë CEZ, për të cilën qeveria ka miratuar në favor të mbrojtjes gati 1 milion dollarë. Mirëpo pas ndryshimeve në qeveri dhe ardhjen në krye të Ministrisë së Ekonomisë të Florion Mimës, CEZ dhe qeveria shqiptare janë duke provuar të zgjidhin në mënyrë paqësore çështjen, duke shmangur gjykatat.

Sky Petroleum kishte kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga AKBN për përfundimin e njëanshëm të kontratës. Me këtë vendim i hapet dhe zyrtarisht rruga qeverisë që të fillojë përsëri procedurat e dhënies me koncesion të blloqeve të naftës 4, 5 dhe zonës së Dumresë.

119 Komente

Bravo qeverise. Ka gjithfarlloj pabuksash qe kapin nonji licence dhe e mbajne me e bo farm-out si ajo kompania zviceriane!!! qe ka ato blloqet nga lezha e siper. Jo vetem garancia bankare po edhe ecuria e punes ne kohe duhet vene kusht per te tilla kontrata. Ishalla i mushet mendja edhe Tacit per ta hudh ne gjyq qeverine.

Nje lajm pozitiv ky, por cfare jane 0.4 milion Euro perpara 85 milion Euro qe Taci duhet ti kishte dhene shtetit shqipetar ne formen e garancise se ofertes per tenderin e Albetrolit? Asgje! E pra qeveria Shqipetare perpos ilaritetit qe krijoje nga shitja fallco e kompanise Albetrol, humbi edhe 85 milion Euro dhe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi deri me tani. Te shikojme kur sali-u te krijoje qeverine e re a do te vere perpara pergjegjesise penale shkaktaret e ketij abuzimi spektakolar?

 

E vertete per punen e pergjegjesise dhe falsitetit. Por qeveria nuk ka humbur 85 milione Euro. Pse nuk ka marre cfare pritej, s'do te thote qe i ka humbur. AlbPetrol eshte ende ne pronesi te shtetit.

Po  Parate e Patton Bogs .. i mori qeveria?  po parate e firmes tjeter qe beri  gati dokumentat e tenderiti i mori qeveria?   E sigurte gjembi qe vetem kostoja e Tenderit te Alb-petrol ka qene te pakten 150 mije euro

Jam dakort me c'thua per parate e PB. Nuk e di ku e ke sigurine por OK, ta' marr te qene. Ca si larg me 85 meleone apo jo?

Po  shume large eshte.. Por ama humbi . humbi edhe fytyren sepse pjestaret  e tenderit tallen menderen me Qeverine.. Eshte Pikerisht Kjo Garanci e Ofertes qe duhej te Mbronte Qeverine Nga abuzes te tipit Taci and Co.

Besoj e kupton qe jam dakort me ty (pervec 85 meleoncit)

Nejse ..Persa i perket 85 million-it jane para te humbura sepse duhet te ishin te ngrira ne nje banke te sigurte per te garantuar Oferten 850 million euro.. Me pranimin e ofertes se Vetro. Automatikisht eshte lidhur nje Kontrate ( quhet kontrate A)  Duke prishur kete kontrate Vetro duhet te penalizohej me sekuestrim te garancise.. 

A nuk eshte e njejta situate kur Qeveria  e SB nuk neneshkroi kontraten(B) me General Elektrik .. keta e hodhen ne Gjyq ne Arbitrazh dhe fituan 20 Million dollare (pak a shume nuk me kujtohet sakte) edhe ata nuk ben asnje pune.. 

Mire, me duket ti ose vertet s'e kupton ose nuk do qe ta kuptosh qe humbje ≠ mosmarrje. E shkruajta dhe me siper: Humbje do ishte nese 85 meleone do merreshin nga arka e shtetit. 85 meleone mendoheshin te hynin ne arke por nuk u be. AlbPetrol eshte prape ne pronesi te shtetit. Nese do ishte dhene ne pronesi te Tacit dhe s'do ishin paguar atehere po do ishte humbje. Humbja financiare eshte, ashtu sic the ti, parate qe i jane paguar PB e ndonje tjetri dhe qe duhet te merren mbrapsht.

Lefti, si u be puna e Vetro/Taci dhe 10% te garancise? Mori qeveria ndonje lek apo jo?

nuk jam ne korent te kesaj ngjerjeve, s'flas dot me fakte/prova per kete se nuk eshte Tema.

Vleresoj faktin se shyqyr fitoi njehere qeveria Shqiptare ne Arbitrazh, se kur kompania ne fjale e hodhi ne gjyq Qeverine Shqiptare, titujt e mediave u mbushen me kerkesen prej 1 Miliarde Euro te Firmes.

Jane s'jane, 385 mije Euro plus jane, nuk jane borxh.

Shpresojme qe ne Arbitrazhin e Parisit te fitojme dhe kunder CEZ se aty luhen shuma disa here me te medha.

Dmth duhet qe Vetro ta hedhi ne gjyq qeverine, e qeveria te fitoje, qe te jemi ne rregull?

Në fund të hetimit gjyqësor, Gjykata e Arbitrazhit çmoi se zgjidhja e kontratës është kryer në mënyrë të vlefshme nga ana e Republikës së Shqipërisë. Shteti shqiptar jo vetëm nuk i detyrohet asnjë dëmshpërblim shoqërisë Sky Petroleum por gjithashtu ka të drejtën që t’i rimbursohen të gjitha shpenzimet e procesit, si faturat e avokatëve, ekspertëve etj.

Mësohet se Avokatura e Shtetit ka përfaqësuar çështjen për pjesën më të madhe të kohës, ndërsa në pjesën e fundit të procesit gjyqësor qeveria shqiptare angazhoi avokatet britanike Cherie Booth QC dhe Mahnaz Malik. Në vijim, Avokatura e Shtetit po merr masat për ekzekutimin e vendimit dhe po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër “Sky Petroleum” për dëmin e shkaktuar si rezultat i moskryerjes së veprimtarisë eksploruese në blloqet 4, 5 dhe Dumre.

Mbase fitojme dhe ndonje Milione Euro tjeter, ku i dihet ...

Mbase fitojme dhe ndonje Milione Euro tjeter, ku i dihet ...

smiley  Mbase ore posi.. .. Mbase fitojme llotarine.smiley

Sa ja qa hallin shtetit mer Left. Shteti fiton 300 mije euro kendej dhe vjedhin pastaj 50 milion euro andej smiley

 Meqe Ra fjala Lefto... E di se sa fitoi General Electric  ne Arbritrazh??  smiley  i duhen te fitoje afersisht 100 gjyqe te tjera  si ky qeverise qe te beje leket qe humbi me GE smiley

Lefti me parate e Hidorcentraleve c'po behet mo.. i mori Qeveriu...smiley  Kontrata duhej mbyllur me kohe mo .. di gje se c'po ndodh? ja ka fut kembet ne nje kepuc KURUM-i qeveriut do 3Milard leke Tvsh mbrapsht.. qe te firmosi..smiley

ka shtet ketu. Interesi publik eshte nr. 1 dhe me kete rast duhen falenderuar edhe profesionistet e avokatures se shtetit qe e cuan deri ne nje faze gjyqin dhe pastaj qeveria kontraktoi edhe profesioniste te huaj.

Privatizimet dhe koncesionet kane vetem nje qellim, sherbim dhe mall me i lire dhe me i mire per qytetarin, perfitime per komunitetin, nese nje kompani e huaj ose e vendit nuk kryen detyrimet te cilat kerkohen i duhet hequr licenca dhe leja nje ore e me pare. Privatizimet dhe koncesionet nuk jane qellim ne vetvete, qellim eshte te perfitojme ne si qytetare.

dhe pastaj qeveria kontraktoi edhe profesioniste te huaj.

Hm... mos ishin shpenzimet 500 mije euro?

edhe po te jene aq i paguan kompania qe ka humbur gjyqin. Ka qeveri ketu, plasni ju qepet e Bamirit.

Ashtu shpresoj te jete, sic thua ti - per pagesen e avokateve. It's not true in all cases.

Persa i perket emertimeve, shoku Mali, une s'di te jem me ndonje kamp politik. Ne qepet e Bamirit, ju presh-ngrenesit e Berishes, ngjala-ngrenesit e Rames, etj. etj. Oh wait... nuk e di a e vure re qe jam ne Amerike, dhe s'jam me pozite zyrtare as rroge nga Shqiperia, keshtu qe me intereson shume me teper kush fiton ketu.

nuk e di, ndoshta eshte pune simpatish personale qe ke po te kam pare te besh shpesh propagande per qoftexhiun Bamir, qe do na shpetoje memedhene.

duhen falenderuar edhe profesionistet e avokatures se shtetit qe e cuan deri ne nje faze gjyqin dhe pastaj qeveria kontraktoi edhe profesioniste te huaj.smiley

 

Mavro di gje ku ishin keta Profesionistet kur Humben Gjyqin me General Electrik.. e di sa  humben Mavro plot 20 million dollare .. Krahasimet beji vete 

me GE u humb gjyqi per faj te kontrates qe kishte bere babai yt shpiteror por tani i lecitur Nano dhe nga mos paraqitja ne gjyq e nje tjeter socialisti si ti, ish ministrit te trasporteve Poci.

LOL> smiley   

Kontraten e Prishi Doktor rrumpall a derzi po ti s'ditke gje fare.. se si jane keto pune..smiley 

Pasi u be tenderi ne kohen e Nanos.. dhe GE mori TEnderin  Doktorr rrumpalla Nuk donte te firmoste kontraten .. dhe GE e morri zvarre ne Arbritrazh .. kaq gje nuk kupton??? Te njejten gje donte te bente me Albtelecomin por ja futi koqet ne big Erdogani..smiley

 

Edhe nje gje tjeter Di gje sa i moren Tacit keta profesionistet??smiley  0 dollare.. pasi talli boothen me ta me letra bakalli.. 

po ate po them po ti nuk kupton dot me nje lexim, duhet me shume. Kontrata u prish nga qeveria e Berishes, por kontrata ishte bere nga Nano dhe ministri i transporteve te asaj kohe qe u kerkua te deshmonte ne dobi te shtetit shqiptar nuk u paraqit. Kontrata e Nanos dhe ministrat socialiste penalizuan shtetin shqiptar pasi ajo kontrate duhej zhbere se nuk vlente vetem sa harxhoheshin parate publike per kapricot e Nanos qe nenshkruante kontrata gjoja per ti perdorur per lobim ne Amerike.

Ti nuk di gje, kush te ka genjyer mendjen qe vjen e leh ketu?

Mavro Nuk marke vesh shume nga Ligjet.. Doktor rrumpalla duhet ta dinte shumme mire se kontrata nuk Prishet  sepse ashtu i do qefi doktor rrupalles.. Ka Ligje Bota Mavro nuk ka Gjykata tip Shasenkash e Tomash .. or trim..

Gjykata e Arbitrazhit e Gjykoje Kontraten TE LIGJSHME dhe TE DETYRUESHME per palet..kaq nuk kupton..

une nuk "marrkam" vesh nga ligjet e? Bej cicin pak te lutem!

“Ministria e Transporteve ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në dijeni të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Ina Rama, kallëzimin penal ndaj ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, e kryer gjatë komunikimit të ministrit Poçi me subjektin “General Electrics Transportation System, Athena” (ILIRIA Consortium) S.a, për shkak se ka dyshime të arsyeshme, në kryerjen e një krimi i cili kushton sot të paktën 12 milionë euro, shtetit shqiptar, faturë e cila rritet çdo ditë për shkak të interesave”, thuhet në njoftimin e djeshëm. Sipas MPPT-së, komunikimi që mban firmën e Poçit dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave procedurale për të dhënë sqarimet e nevojshme në lidhje me këtë komunikim të paraqitur nga “General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) S.a, kanë qenë të rëndësishme për vendimin. Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15 shtator 2003, për modernizimin e seksioneve të Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe aeroportit “Rinas”. “Njoftimi për të proceduar”, komunikimi i ish-ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjese të kontratës, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate, “ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të “General Electrics Transportation System, Athena” (Iliria Consortium) S.a, kundër shtetit shqiptar në këtë proces”, thekson ministria. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit i kërkon prokurorisë të hetojë këtë krim, që penalizon pa të drejtë buxhetin e shqiptarëve dhe dëmton interesat ekonomike të shtetit."

Holly sh..t. D.M.Th. Ne  e humbem gjyqin sepse nuk vajti per te deshmuar Spartak Poci..??smiley 

E lexon se c'shkruan vete? lexoje lexoje se c'shkruan ti vete . po ta bej me Bold

Njoftimi për të proceduar”, komunikimi i ish-ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjese të kontratës, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate, “ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të “General Electrics Transportation System, Athena” (Iliria Consortium) S.a, kundër shtetit shqiptar në këtë proces”, thekson ministria. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit i kërkon prokurorisë të hetojë këtë krim, që penalizon pa të drejtë buxhetin e shqiptarëve dhe dëmton interesat ekonomike të shtetit."

 

Eshte Ministria e Doktorr rrumpalles qe thote se e ka fajin Spartak Poci.. duan te lajne mutin me shurre i thone or Mavrooo..

E ke degjuar shprehjen :"Paper talks Bullshti walks:" 

pervec atyre gjerave qe qeshin, te tjerat nuk ti lexoj dot. Bjeri fyellit.

LOL// e more vesh edhe vet se c'citove apo jo LOL

Mavro, se kam degju qe dreken e ha te pakistanezi me doner, sa kushton nje doner ne londer?

Proçedura e Arbitrazhit eshte DREJTESI PRIVATE or taj

Nuk eshte Drejtesi Shteterore klasike dhe ata qe gjykojne nuk jane GJYQTAR por ARBITRA te perzgjedhur nga palet me konsensus (tip KQZ) lol

Arbitrazhi eshte gjykim i shpejt, dhe s'te lut njeri : ne rast se Min. Poçi mungoi per te dhene deshmine, mund te jete konsideruar - per Shqiperine. Kaq. Nje element nder te tjeret qe na "groposi" ne ate dosje, sepse tregon mos-seriozitetin e pales tone. Dalja per te dhene deshmi kur je Pale ne 1 proçes, eshte ABC...nese mungon, "e ha".

Francezet kane nje shprehje : "Les absents ont toujours tort" - Ata qe mungojne e kane gjithmone gabim ... dhe Arbitrazhi me i madh ne Europe eshte ne Paris, tjetri ne Gjeneve

Lefto ARBITER = GJYQTAR kaq gje nuk kupton?smiley 

Do te me thuash se mosvajtja e Pocit ne gjyq penalizoi Shqiperine ? LOL

Aty ishte thembra e Akilit? lol

Lefto Nuk mungoi Qeveriu. Qeveriu Letrat (kontraten ) e kishte ne dore dhe ajo eshte e rendesishme po e theksoi per te shumten here.. 

Kontrata u quajt e LIGSHME dhe e DETYRUESHME.. Tani cilen pjese te vendimit nuk kupton?

Qeveria e Berishes mund te kishte faj qe nuk vazhdojti me ndertimin por jo per denimin be arbitrazh. Kontrata qe krijuar nga qeveria e Nanos dhe duke pare rezultatin nuk i jipte nje "out" pales shqiptare. Sasia e denimit gjithashtu te jepe idene se GE e dinte sesa e pabesueshme eshte qeberia shqiptare e cfare rreziku merre persiper nje kompani e huaj kyr mirret me ta.

C ndertim do vazhdonte GE kur nuk kishte nje kontrate me Qeverine shqiptare?

Muhamet me duket se nuk i di mire se si funksionon puna e tenderit ja ta shpjegoj kete gje:

1 Qeveria Nano shpalli tenderin per ndertimin e hekurudhes.

GE ( edhe kompani te tjera) dhane oferten. Ne kete moment eshte lidhur nje Kontrate ,Quhet Kontrate A

2 Qeveria nano shpall fitues GE

3 Qeveria Berisha duhet Te lidhte kontraten me GE  (fituesin e tenderit) Quhet kontrate B.

4 Qeveria Berisha  nuk e Lidhi Kontraten B me GE .

GE hedh nje Gjyq Qeverine Berisha per prishje te Kontrat A

Kaq Muahamet

 

Se kuptoj ku tamam ku ato qe shkruan ndryshojne ate qe theme une.

Denimi ne Arbitrazh eshte bere per Mos lidhje te kotrates B

Kontrate Qe duhet ta lidhte Berisha.. 

Ti thua Qe  Qeveria Berisha duhet ta linte te Ndertonte GE .. 

e kupton qe po ta linte te ndertonte do te thote qe te lidhte kontraten B. Gje qe nuk e beri dhe pikerisht per kete u denua ne arbitrazh sepse nuk e la te ndertonte . 

... Kontrata A e cila detyronte B-ne nuk i linte nje "out" pales shqiptare.

... Kontrata A e cila detyronte B-ne nuk i linte nje "out" pales shqiptare.

Kjo eshte e gjitha.smiley

O te krypsha trute!

Mqns po na hiqesh si "jurist", me radhit pak diferencen midis Arbitrazhit dhe Gjykimit neper Gjykata?

E di ti ça eshte arbitri ne rastin e Arbitrazhit nderkombetar ? NUK ESHTE GJYQTAR sepse NUK eshte i punesuar ne SHTET (normal, Arbitrazhi eshte Drejtesi PRIVATE) ... Arbitrat 3 ose 5 etj, zgjidhen me konsensus nga Palet : secila pale sjell nje Arbiter. TE dy keta arbiter bien dakort dhe zgjedhin te tretin me konsensus. Vendimet merren me shumice. S'ka lidhje gjykimin ne arbitrazh me gjykimin "normal", shkalla e pare, e dyte, Kasacioni.

 

Lefto nuk do ti them te gjitha une . Interneti ka bere gjera Fantastike.. Google te mesosh ndryshimin. Se keshtu meson edhe nje gje te re ,smiley

Mesoje nje gje te re lefto: Gjyqtar = Arbiter. eshte e njeta gje.. Ti me duket se duke folur per gjyqtare ke parasysh.. Sashenken. apo Tomen ..smiley , E gjykata te tilla nuk  gjen dote ne PARIS LEFTO.. APO NEW YORK..nuk kishte gjykate qe ta nxirrte rrumpallen te pa fajshem. Sepse bota ka ligje dhe jo RRumpalle lefto..

Tamam si TEC-i i Vlores.

po te ishte zbatuar kontrata do kushtonte $50 milione.Gjoba nga prishja $20 milione.

$95 meleone. Por te pakten do merrnim dicka ne kembim. me $20 milione s'morem asgje. Pasi humben njezetshen, NM tha qe do hidhte ne gjyq ish-ministrin e Transportit. Di gje njeri a ka ndodhur se une s'kam degjuar gje te tille.

qofte edhe $95 milione , nese do ishte bere puna fitimi i GE do ishte $10-15 milione plus do jepte edhe garanci.Keshtu fitoi $20 milione qyl.

Per kete jam dakort.

Nuk i dihet asaj pune. Nje, rralle projekte te tilla nuk shkojne mbi kosto. Dhe dy ndonjehere eshte me mire te shpenzosh 20 milione per te mos ndertuar dicka sesa 90 milione ne nje projekt pa vlere.

Nuk i dihet asaj pune. Nje, rralle projekte te tilla nuk shkojne mbi kosto. Dhe dy ndonjehere eshte me mire te shpenzosh 20 milione per te mos ndertuar dicka sesa 90 milione ne nje projekt pa vlere.

Je Gabim 2 Here:

Nje Projekte te tilla pothuajse gjithmone  e tejkalojne vleren e tenderit.

dhe dy kush te tha ty qe eshte projekt pa vlere? Berisha?

Nje themi te njejten gje tek pika e pare...smiley
Dy, e shkruajta si mundesi/kunderpergjigje te ides qe do qe me mire te ndertohej no matter what. Ne rast se do qe me mire apo jo, as une e as ti nuk e di.

nje -Po, themi te njeten gje smiley . mendoj se duhej ta formuloje ndryshe sepse ashtu sic e ke shkruj le vend per spekullum

Ashtu sic qeveria Nano duhej te shkruante kontraten A. Me double negatives e vague language smiley

Me duket se nxitohesh, vetem nese e ke pas lexuar studimin e fizibilitetit.

Çfarë është Treni Elektrik?
Projekti përfshin ndërtimin e një hekurudhe që përfshin modernizimin e linjës aktuale Tiranë-Durrës 38 kilometra, përfshi edhe linjën Durrës-Golem si dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore 6 kilometra për të krijuar lidhje me areoportin Nënë Tereza. Përveç trasesë do të ndërtohej edhe sinjalistika dhe sistemet e telekomunikacionit do vendoseshin lokomotivat dhe vagonët për civilë dhe për transportim mallrash. Projekti vlerësohej në 70 milionë euro dhe realizohej për një periudhë 2 vjeçare. Kontrata mes kompanisë General Electric dhe qeverisë shqiptare është bërë në shtator 2003. Në maj të 2004 është bërë emërimi i konsulentit ndërkombëtar në bazë të një tenderi, në nëntor të atij viti është paraqitur studimi i fizibilitetit 180 faqe. Ndërsa pas janarit të 2005 ka nisur puna për sigurimin e kredisë. Pikërisht për termat e kredisë qeveria e djathtë shqiptare gjeti edhe arsyen e rrëzimit të kontratës me kompaninë GE. 

Interesante do te ishte lidhja me aeroportin Nene Tereza. Sot per te shkuar atje me taksi duhet te paguash rreth 2000 leke ose 17 Euro dhe udhetimi ne kohen e pikut te levizjes mund te shkoje edhe mbi 30 minuta, ndersa ne mengjez heret rreth 12 minuta. Sikur te ishte bere treni elektrik , koha e udhetimit do te zgjaste vetem 7 minuta. Te ardhurat vjetore qe shteti do te siguronte do te arrinin ne rreth 3 milion Euro (rreth 1 milion pasagjer ne vit x 3 Euro/personi). Pra edhe shteti do te fitonte edhe pasagjeri do te kursente para dhe kohe.            

E besoj meqenese dukej pakez ahead of its time be ate kohe...

Mos na hap ato muhabete tani te GE-se. E dime mire si e fitoi GE-ja "tenderin" ne kohen e Nanos.

Ashty sic jane fituar te GJITHE Tenderat Deri tani ne RrumpallLand .

So... does that help the case?

Kontrata me GE u prish sepse ishte klienteliste, Shqiperia ne vitin 2005 o trim nuk kishte asnje rruge, perveç asaj Durres Tirane. Dhe Aeroporti ishte per ibret te zotit. Kurse NANua firmosi TREN ELEKTRIK ... leqe ne ato vitet 2003-2005, RROFSH O HARASAN ATY KU JE, ne shqipot NUK KISHIM AS DRITA !!

Trenin elektrik ishte c'menduri per kohen, kaq kisha! me mire 20 milione dollare gjobe, sesa 400 milione dollare te hedhura kot. Por nejse, prape jashte temes ishte

Kontrata ishte 40 Million or Lefto Ca thu 400 ,, holy sh..t. Po kush je ti ta vlersosh  ishe e vlefshme apo e pa vlefshme kete .. kete e vlersojne vetem specialistet ( ata qe pergatiten tenderin ne rradhe te pare)  dhe JO politikanet. 

Galile,

Edhe njehere po ta perseris : Kontrata me General Electric per Trenin me korent Tirane-Durres u prish nga qeveria e porsa zgjedhur ne 2005, sepse ishte dhe premtim elektoral. Mos harro se Rama ka 6 muaj qe ka vene ne pikepyetje te gjitha Liçencet, Konçensionet, Shitjet dhe Privatizimet e bera vitin e fundit .... neser, Politikisht ka te drejten te beje ç'te doje se do thote : E dinit. Me votuat edhe per kete.

Por gjithsesi, per çeshtjen e GE i qendroj asaj qe ky projekt ishte megalloman per kohen (sot s'po bejme dot nje Linje te vetme Trami ne Tirane) e jo me te kishim hedh thaset me miliona dollare per nje linj treni 40Km te gjate.

Pastaj, mos ja qa hallin shume amerikaneve ti, se varen buzet ca muaj, pastaj ju "dha" kontrata e Durres-Kukes qe e Bechtel e ndau me Ektan (Firme Turke). (U kenaqen 2 aleatet tane smiley 

Nuk ka Rendesi Lefto ne ishte apo jo premtim Elektral.. Ai duhet ta dinte MIRE qe kokefortesia Kushton.. do thuash ti atij si kushtoi gje.. dakort . por i kushtoi popullit shqiptar 20 million dollare.. 

Fakti qe Gjykata e Arbitrazhit e gjeti kontraten :Te Ligjshme dhe Te detyrueshme per palet i ve kapakun c'do spekullimi tjeter .

Berisha mund Ameriken!!!

Dhe u ca rruga, e u vodhen ca leke !

Po si mund te quhej projekti i GE megaloman ? Ku ishte e keqja se do fillohej nga hekurrudhat ? Nuk e kupton ti mor Leshko se do krijoheshin automatikisht infrastukture e re dhe vende pune qe do mundesonin ne vijim zhvillimin. Por i intersonte dikujt tjeter kjo gje Atyre qe jane sot ne pushtet. Dhe per pazaret e rrugeve dhe te asaj autostrades qe ti krenohesh ka ca fakte kokeforta qe flasim shume mire  per nje degjenerim dhe banalitet qe ..hmmmm

Nese do fakte te tregoj dhe me numer protokolli po deshe dhe me shifra dhe kontrata qe vetem jane grisur. Dhe me e keqja eshte se kur bejne hetime parlamentare nuk marrin keto gjera ne shqyrtim po merren me pune Otorinologesh me diagnoza veshi !

OK. Nxorre keto protokollet prandaj kerkove azil ne Suedi ? smiley

ahaha...spiuni

te pakten nuk i bej buzet me ngjyre kafe ( i thone nje shprehje keta skandinavet , dmth kur i ve buzet tek nje vend dhe te behen pis )smiley

po c'hekurudhe kerkoje nga Rinasi ne Durres kur rruget e Shqiperise ishin me keq se ne vendet e Afrikes dhe bile nuk kishe edhe nje rruge sic duhet per ne Rinas? Cfare vende punesh do hapte kjo hekurudhe elektrike kur ne rrjetin hekurudhor e kemi te kohes se qiriut? kostoja e kesaj linje ishte shume e madhe dhe nuk i sherbente askujt pervc megallomanise se Nanos dhe nevojes per te dhene kontrata me kosto te larta qe pastaj te mund ti perdorte per lobim ne Amerike?

Dhe per dijeni, kete projekt e ka pase kundershtuar edhe Edi Rama, asaj kohe lideri i sapozgjedhur i PS.

Tani po spekullon Mavro.. 

Ne fillim the qe e ka fajin Qeveria Nano tani po shan Projektin.. Ate e vendosin Specialisete Mavro jo Politikanet.

 

s'me kupton dot, kot perpiqesh. Riktheu ne 8 vjecare.

ti po kupton ...se ke shkolle te larte

smiley rrofsh rrofsh. mavro na rregullove diten sot.

Po kta o Maverick10 qe mbronin Nanon me mish e me shpirt dhe ne 2005-es (ketu tek PPU kemi qene e kemi debatuar), tani çdo gje qe ka bere e ka thene Nanon, i hedhin posht tani. Dhe ça ka pas bere Rama perpara 2005 i kane harruar, kurse per pas 2005 vazhdojne ti mbajne ison çfaredo qe te thote

u lodhem me keta o Lefti po ca te bejme! Edhe nje dallge duan, ti mundim edhe njehere ne qershor dhe kalaja prej rere e punisteve therrmohet vete per te qene vetem nje kujtim i larget dhe i hidhur.

Piktori apo Qerosi, po humbi prape nuk IKEN nga PS-ja ! edhe pse me doren e tij e shkruajti ate "nenin" ne statut qe e detyron Kryetarin humbes te zgjedhjeve te pergjithshme te largohet/dorehiqet. Ja ketu do jemi!

Listat ai i ka bere prej humbesi : nuk ka ndare pushtet me asnjeri, as me aleatet, as me zerat kunder, por e ka mbushur listen me "te forte", te "urte" dhe 22 biznessmen, ku Koço, ose Mr 200 milione Dollare pasuri, tregon kulmin e hipokrizise te kesaj Gauche Caviar (e majta kaviar)... sa u dhimsen ketyre shqiptaret qe hane buke me Lista e me veresie!! na keputen shpirtin Rama me Koçon! 200 Milione Dollare te deklaruara publikisht si pasuri para 5-6 vitesh .... Politikani me i pasur ne France, Min. Jashtem, deklaroi 6 milione Euro.

Rama dhe Meta jane te rinj ende, paçka se kane 15-22 vjet politike sejcili. Nuk shkulen me keta. Aty i ke prape. Therrmohen nese hane kokat e njeri tjetrit. Nese kalaja e kuqe shperbehet prape, duke u hapur ndonje Parti tjeter Nanoiste apo anti-Ramiste per mendimin tim.

Jo mer daku skam S jam azilant.....

Po kam punu per ate mut ambasade tonen ...dhe

na nje fakt per ate Gocen e kryeministrit pra .....

Ka ardh nje shkrese nga Argita berisha Ku i kerkohej kompanise se ndertimit SKANSKA nje nga me te medhajat ne Bote ...ku kerkohej te jepej nje toke me koncension ne zonen e Panajase dhe nartes ne Vlore

 

Dhe kur e kam cuar ate leter e di cme thane : Me hapen dosjet ku kishin bere kontraten e aeroportit dhe te asaj rruges se kombit te leshit , dhe ku minstri ja u kish dhi me nje paturpesi banale qe ata botet e kishin te incizuar ku i kerkonte : KA NDONJE GJE PER NE NGA KJO KONTRATE , dmth per ministrine dhe shtetin shqiptare , sade fare , me erdhi turp dhe u skuqa ....dhe ja lashe ne dore ambasadorit letren  , ja kta jane ata qe ti perkrah

PLEHRA

DO ME ME THUAJ SE UN TE FLAS ME FAKTE DHE JO ME SIMBOLE

Ore NOSH per Grosh , te isha spiun do beja mre ti pubikloja po pyes veten gjithmone :c do fitoj ?

Jozefinen, Salen ,Majlinden apo ndonje sharlatan apo palaco tjeter ,

Se nuk ju erdhi mire kur ai Arabi jua nxorri breket Argites ? Ne suedi eshte ai robi akoma dhe ka shume fakte por ...ehhhh

ti je i besueshem aq sa eshte i besueshem nje troll. Ti flet me nofke ketu e ste vjen turp e permende edhe incizime. Po nxirri incizimet, he, cfare pret?

Ne suedi eshte ai robi akoma

Zafar Ansari ia thone.  As qenie mitike, as troll interneti.

E drejte Monda !

ti je asif zardari a si e ka ai?

Pse c do fitoj ....? dhe lexoje mire ata i kishin dhe jo une , dhe une te flas per fakte dhe nuk me plas nese ti i beson apo jo , apo troll ...perse duhet ti them ty te besosh ? apo te ndryshohen bindjet ?

Nuk flas kot jo se ka dhe deshmitare , pasaj nese do ti vlla idashur te vertetosh gjojna ka adresa ku mund te tlefonosh dhe te sqarojne shume mire .......dhe pa problem e pa pare fare !

Se ndoshta nuk ke apo ?

se je nje militant ordiner, troll qe vjen e flet ketu sikur te ishte prokuror a hetues a biznesmen. Ke fakte? Urdhno dil me emer e mbiemer dhe jo ketu, ne media mainstream dhe nxirri incizimet dhe dokumentat e cfare te kesh.

Korrupsionin e ke brenda gardhit tend, cifti i lumtuar Rama-Kokedhima.

se je nje militant ordiner,

Mavro po  shikon veten ne Pasqyre...smiley

Sikur i nxorri Pakistanezi ne "media mainstream", apo e kam gabim? Se nga media main-and-under-stream i morem vesh ne keto gjera.

shiko jeni bere nje grup shtepiakesh te deshperuara qe i jepni jetes kuptim vetem duke share Berishen. Ky robi qe flet eshte anonim dhe kur flet ne kete menyre eshte thjesht nje troll, pakistanezi pastaj eshte hesap tjeter. Nese ky citon median qe citon pakistanezin athere po, mund te flasim dhe te themi qe pakistanezi, sipas Selapi Xhepes, qe ju e keni lavderuar si jo konformist ne PD, i ka dhene pergjigje nje per nje dhe ka thene qe eshte genjeshtar. Pakistanezi, qe vjen me kupturen e korrupsionit, shkoi te zyra e Argita Berishes me mendimin te merrte ate qe si takonte vetem pse ishte vazja e km, kur kjo pune nuk i doli, filloi avazin qe gjithnje ndeshet tek keto vendet e krimbuara ne korrupsion.

Nuk para shkembehemi dhe arsyen e di shume mire ti. 

Kurseji ofendimet, etiketimet ne hava, ose mund edhe te kursehen.  

Flm, paraprakisht.

ate qe ke ne dore mund ta besh, se kaq shkon puna jote po harroje qe ti a dikush tjeter mund te me ndale fjalen mua. Une i kam mundesite te shkruaj qe nga peshku e deri te ....

Mavri = Berisha 2.0 smiley

Me cpo kuptoj nga dialogjet, ketu po shahet Argita, vajza e kryeministrit qe kerkonte te shfrytezonte poziten e babait per te bere ca para ne menyre te kunderligjeshme, ashtu sic tentoi dhe beri per nje fare kohe i biri derisa i plasi Gerdeci ne dore. Pra, prinderit nuk kane ditur te risin femije te ndershem, por hajdute.   

ore cfare flet ti ?

O zotri a e kupton ti se e ka te shkruar te zeze mbi te bardhe ai pakistanezi dhe e ka ne flete? Ore cfare emrash do ti mor zotri ? Mos do gje emra pse u kontraktua per ato hidrocentralet me Norvegjezet ? dhe kush i beri kontratat ?

Mos do gje emra pse u caktua nje kompani suedeze per cdemontimin e fabrikes se armeve qe ai kryeministri juaj e hodhi ne ere  ?

Ka nje fakt shume kokfort i dashur Mavri !

Por ti je i vogel dhe si di shume keto gjerat ....ta them une Lexoje pak nje gazete panorama te dy vjeteve me pare te muajit korrik dhe aty e ke te shkruar nga une ate financimet e...nejse kot e zgjas

ore ti lere milintatntizmin apo ste vjen mire ty ?

Cfare faktesh do ? 

Qe Argita donte te ndertonte ne fushen e nartes dhe panajase kompleks me vila dhe do nta ta shiste ...cfare faktesh do mo ? me thuaj ...se sju pelqejne ju kur ju shajne padronet

Shuma është përcaktuar si e tillë për të mbuluar kostot që kompania i ka krijuar shtetit shqiptar në përballjen gjyqësore...

Vetem nje mendje  hokatare qe eshte mesuarta tallin me parrulla , mund te shohe qe shteti fitoje ose njemendje  LefKOPEJANE smiley .Kush sheh fitore lekesh ktu ? Apo ka ndonje te dhene tjeter ? Kjo "skay.... "  i LefkoPESE se Babasqapit as "garancine " nuk kishte paguar ...smiley ku eshte fitorja ketu ? Apo LefKOPESE i duket fushate elektorale dhe kur fiton qe te mos paguash shpenzimet e Gjyqit smiley

Gjembo Beso ke te duash :

1 : Selami Xhepa -Keshilltar i NMdhimit

2: Genc Ruli -  Minister i NMdhimit..

  smiley

He gjembo ke do besosh.. une them mos u lodh kot te degjosh keta te dy ,degjo me mire direkt NMdhimin dora vete.

gjykohet mbi baze argumentash, shiko cfare thone Xhepa dhe Ruli e pastaj besoj ose jo se po hyme per te shikuar personat, edhe ky pakistanezi eshte konsull nderi i socialisteve kur kane qene ne pushtet. Une mund ti bija edhe shkurt dhe te thoja qe kujt it besojme, konsollit te nderit te hajduteve socialiste? por paraqita argumentat qe japin Xhepa dhe Ruli.

S'me kupton jo!

Mavro, do iki ne londer javes tjeter, kush paki i ka donerat me te lira se ti i di kto gjona sipas noshkes. Shqiptari se le shqiptarin ne balt. 

E kupton qe edhe po te duan nuk mund te flasin ndryshe deri sa jane te punesuar nga NMdhnija?

E kupton qe  jane ne konflikt te paster interesi qe te bejne eksperting ?

Kupton apo jo?

# Trusti i Geshtenjave

edhe ky asif zardari nuk flet ndryshe se eshte konsulli i leshit i socialisteve. Shiko c'fytyre hajduti ka njehere. Dallohet ne pamje te pare se ky eshte njeri i dallavereve.

Presidenti i Pakistanit qenka konsull i socialisteve? smiley

Mavro punon gje psychic ti..? dmth vetem me te pare  robin i gjen te gjitha  smiley

sa pak demshperblim paskan dash dhe ato 1 miliard dollar !

Te mendosh qe mund te marresh seriozisht prurje te postuara nga LefKOPEJA dhe te zgjerohesh ne sukseset e qeverise se babasqapit duhet te kesh ose mend prej Mavrie bere pis mbrapa  qe  e hipnotizon  Rruli ose sindozot te matesh ne Lule e te gjush ne tule smiley

Dmth ne cdo kohe ka nje trokitje dere dhe vjen lefKOPEJA gjith krenari : Ku e lame ? smiley

Vlora ka per ti dhene ndeshkimin me shembullor ciftit uzurpator te PS Rama-Kokedhima.

400 milionë euro investime vetëm në rrethin e Vlorës

Gjatë këtyre viteve, në rrethin e Vlorës janë investuar në fusha të ndryshme 400 milionë euro. Janë ndërtuar mbi 400 kilometra rrugë, nga të cilat 180 kilometra rrugë kombëtare, 95 km rrugë rajonale, 125 kilometra rrugë në komuna e bashki.
Ndër rrugët më të rëndësishme:
Rruga e Bregut me vlerë 60 milionë euro 80 km.
Autostrada Vlorë-Fier 30 milionë euro, 21 km.
Rrugën Transballkanike 6 milionë euro, 3km.
Rruga Kotë-Sevaster-Kalivaç.
Të gjitha rrugët që të çojnë në plazhe e monumente kulture.
Do të fillojë Novoselë-Bish Poro.
Gjithashtu, janë ndërtuar 21 qendra shëndetësore, 31 shkolla dhe 35 ujësjellësa e KUZ.
Qeveria ka tenderuar projektin e By-passit të Vlorës dhe projektin që lidh rrugën Transballkanike me Portin dhe autostradën Vlorë-Fier.
By pass-i, i cili prek Ujin e Ftohtë, Babicën, Kaninën, Radhimën, Tragjasin dhe përfundon në Orikum, parashikon edhe një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që do të vizitojnë qytetin e Vlorës.
Përsa i përket turizmit, të gjitha qendrat e banuara janë lidhur me plazhet, duke bërë që të dhjetëfishohet numri i turistëve. Ndër të tjera është miratuar projekt zbatimi i 4 zonave turistike të njësive vendore, duke përfshirë Vlorën dhe Orikumin.
Në bujqësi janë subvencionuar 1600 hektarë pemëtari, ullinj e vreshtari. Në 2 vitet e fundit janë mbjellë 800 mijë rrënjë ullinj ku kanë përfituar subvencion mbi 1500 fermerë.
Ndërsa në sektorin e energjisë elektrike, hidrokarbure e koncesione janë investuar 230 milionë euro.

Keto suksese ekzistojne vetem ne mendjen e pjerdhur prej kohe te udheheqesit te dashur.

nqs ket pune e bo falas, qeke budall i modh!

me siguri ai qe i ka shkrujt keto radhe nuk duhet te kete qen nga keto vise, por as shqiptar nuk duhet te jete..... Nuk i thone Bish Poro ..... oooooooo trap...... por i thone Pish Poroooo... dhe prisni pastaj te fitoni edhe ne Vlore...pffff

 

gjo me mire direkt NMdhimin dora vete.

Mire e ke galile, por Kryeministri ka filluar te ve dhe Flamur Noken ne gjume:

Mbledhje KRRTRSH-je

 

Ne fakt per kete rast i tha edhe z.Oolldele k/ministrit kur xeberthente sukseset e PD-hit per Vloren ..

Me ngadale sh.Sali .Sh Flamur po mban shenime !

LefKOPE c'behet moj ? Doli dhe Merkel ish komuniste ? Vetem ti dhe Xhibi keni  mbete pa u deklarauar akoma ! Perse keshtu ?  Xhibi e ka zbute pak se eshte fut tek te "barazlarguarit " Biles enkas per te kane hapur dhe nje teme per zenie Vrimash Pusete . Po ti c'ben akoma ? Partia fitoi dhe Gjyqin me kompanite Qiellore ti akoma " antikomuniste e oreve te para " smiley

Kthe leKOPE , kthe ! ..se Lefteri do te therrese  edhe Edvin Kriminel Kristaq Rama . Apo gjith ai pallosh , thuaj smiley

Ai nuk e ka Edvin Kristaj Rama, por QEROSI ose PIKTORI

zgjidh e merr shoku Idriz, si sekretar rinie i Lenka Cukos qe ke pas qene dhe ti, bashke me Koçon smiley

 Xhibi e ka zbute pak se eshte fut tek te "barazlarguarit " Biles enkas per te kane hapur dhe nje teme per zenie Vrimash Pusete.

E ç'mumd te thuash tjeter perveçse:

Ymër, Ymër

Lefto , mire keta gjallesat kan 8 vjet i bejn orale Rames se presin rilindjen,po ti cne qe mendon se me 383.000€ do zgjidhi hallelt shteti yn?

sache que g suis pas berishist  smiley

nuk thashe fare qe do zgjidhi ndonje halle o Altin ! e solla si "lajm" se zakonisht Kompanite qe e hedhin shtetin Shqiptar ne Arbitrazh Nderkombetar, fitojne, dhe fitojne miliona Euro ... kesaj here HUMBEN !! ENFIN ^^  Se kjo firma s'kerkonte as pak : 1 MILIARDE EURO demshperblim smiley

Gjithmon e me "piktura " o LefKOPE Po nuk me the se ku i FITOI shteti ato evrote ? Pagoi shpenzimet e Gjyqit ?

Ama ne se te paguan ty , per te prure hahahahaha e hhohohohohho neper Blogje , per PPU them eshte mire se kane thene nen ze Lefteria eshte mesuar ta jape .Dmth eshte donatore smileyPo Ramen thuaj " kokqeros " kush e mba kater a tete vjet ..Ketu eshte ceshtja Lefteriiiiiiii smiley Do ulerish O Brinja !!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).