Erret ajri jashtë parmakëve
E ty gjumi të fundos
 
 
Eshtë lokale qetësia, gjithësia
Mbyllur loz
 
 
Luaj krahët kot në erë; mjafton një
Gjest të shprish këtë botë.
 
 
Nga mosqenia në vetëdije
Tradhtoj veten -pa-hir plot.
 
 
Nuk ankohem, s'përgjërohem
Mua-s'i lutem per cik'zot.
 
 
Këtu po fle, përbri teje
Gjithësia mbyllur qoftë.
 
 
Di c'është pritja,  përjetësia
Nginjet casti në njëmot,
 
 
Vdesin lindin pafund gjëra
Të tjera gjëra s'bëhen dot.
 
 
Të gjithë bashkë nën përlidhje
Valë e grimca bërë tok
 
 
Rrinë krijojnë plot arsye
Për të shpikur një sishok.
 
 
-S-ka logjikë, as brenda dijes,
Se tej saj po që jo,
 
 
Tkurren motet bëhen caste
Brenda parmakësh gjithnjë
Eshtë sot.
Sonte.
 
 
 
* Pablo Picasso's light drawings, Gjon Milli, 1949

19 Komente

mon chèr confrère en Apollon, si qorri e dalloj dritën prej ngrohtësisë në fytyrë.

Mua-s'i lutem per cik'zot.

Do i kthehem prapë. Ndërkohë, të faleminderit.

 

Di c'është pritja,  përjetësiaNginjet casti në njëmot, kthimi lost_text.

Nga mosqenia në vetëdijeTradhtoj veten -pa-hir plot.

Erret ajri jashtë parmakëve. Të mos jetë për të bardhën e syve, këtë gaz të errët që të mvesh, do e merrje për tunel, këtë qetësi lokale, këtë cilindër të mbyllur me tapë, ku dekanton në fillim tjetri pastaj edhe ti, një pas një. Këtu po fle, përbri teje. Edhe në i luajtsh krahët në errësirë (20 a 30 herë e ta trembin), s'di dot me siguri të thuash në je ti a një tjetër që t'i ngre me fije prej parakrahëve - lutju vetes për çik zot (sa për të ruajtur mendt e kresë).

Ah, leviatiani, tha Paridi, ngushtë, kaq ngushtë. Nuk di si të ulesh a të mbështetesh pa i shkelur tjetrit në fyt, të gjithë bashkë nën përlidhje valë e grimca bërë tok - thua edhe ti. Rrinë krijojnë plot arsye, për të shpikur një sishok.

Oh prit! Atëherë, tuneli s'qenka tjetër veçse kafka jote përmbytur me gjumë, parmakët janë kapakët e syve, ai që dekanton sipër s'është vetëmse Ti zgjuar, një Ti që ia mvesh gjithkujt me shpresën se do e shohësh (Nga mosqenia në vetëdije, tradhtoj veten -pa-hir plot), Një që do e shfrytëzojë trupin tënd siç fantazma trupin e psikikut: për të thënë ndonje gjë.

Atëherë, ky sishok, ky yin-yang, ky ashk, s'është veçse raporti që njeriu ka me veten e tij. Si të marrësh frymë, ndaj?

Hiç. Juan Pablo Castel stabbed Maria Iribarne to death.

"Luaj krahët kot në erë" me pelqeu edhe mua.

 

Vdesin lindin pafund gjëraTë tjera gjëra s'bëhen dot. Po reflektojmë akoma mbi këtë unë dhe mua-ja.  

"di c'eshte pritja, perjetesia / nginjet casti ne nje mot"

Me pelqejne vargjet e cituar.

Strofa e fundit e humbet ritmiken.

Had me at

Erret ajri jashte parmakeve

..

Luaj krahët kot në erë.. Hahaha Ehhh brumbulli smiley

 

Githe delikates i ke thone gjonat e perbindshme. Lum si ne per ty smiley

Miresejugjej.

falenderime me mirenjohje mikes/mikut qe e redaktoi ne formen e pershtatshme. smiley

Me pelqeu. Sidomos ceshtja qe shtron per diskutim titulli. Diktature e inercise se trupit. Veshtire eshte c'eshte e drejta. Kam hyre ne nje kurs kohet e fundit, pikerisht per te mesuar si t'i tund krahet ne menyren me te drejte te mundshme. 

Fin provo te eces me dure e kembe (kembadorazi), atehere do ta ndjesh demokracine e inercise se trupit. Ndjehesh shume i lire, ndjen pak a shume lirine origjinale si harmoni origjinale. Vetem se duhet bere nje kurs zen per kete pune. Te kushton pare.

Halli i pare ishte si te mos merrnim fryme, ose te merrnim nje here ne dy ore e zeme. Edhe si te mos ushqehemi eshte goxha hall, bashke me proceset qe pasojne ushqyerjen. 

p.s. cfare kisha ndermend megjithate eshte qe shtruarja e ketyre ceshtjeve, shenon ne nje fare menyre nje grade lirie ndaj tyre.

Eshte zgjidh edhe kjo pune, mund te jetosh pa marre fryme fare, e merr oksigjenin nepermjet velzave. Vetem se ka nje te keqe se duhet me hap gojen vazhdimisht, kurse gjerat perreth akuariumit te duken te trasformuara ne ca permasa te llahtarshme per faj te rrumbullakesise ideale te globit prej qelqi, i cili as epur si muove, e neanche mai mouverà nella città eterna della realtà. 

Mua më kujtuan instruksionet e Hulio Kortasarit.

Udhëzime mbi të qarit

Duke lënë mënjanë motivet, le të përqëndrohemi mbi mënyrën e drejtë të të qarit, duke kuptuar përmes kësaj - të qarit - atë që të mos përmbajë sharje, e as ndonjë fyerje përmjet ndonjë buzëqeshjeje me ngjashmërinë e vet paralele dhe të çuditshme. Të qarët normal e i zakonshëm konsiston në një kontraktim të përgjithshëm të tipareve dhe një zhurmë spazmodike, shoqëruar prej lotëve dhe qurreve, këto zgjasin deri në fund, përderisa të qarët merr fund në çastin kur tjetri shfryn energjetikisht hundët. Për të qarë, drejtojeni imagjinatën tuaj drejt vetes, dhe në ju rezultoftë e pamundur -  mes të qënurit zënë në çarkun e zakonit të të besuarit në botën e përjashtme - mendoni për një patë mbuluar me milingona, ose për ngushticat e holla të Magelanit nëpër të cilat askush nuk ka hyrë, kurrë. Të qarët ka nisur, ju do ta fshihni namuzqarçëm fytyrën tuaj  me të dyja duart, me pëllëmbët në kahjen e fytyrës. Fëmijët do të qajnë me mëngën e pulovrit përkundër fytyrës, preferueshëm në një cep të dhomës. Kohëzgjatja mesatare e të qarit, 3 minuta.

Flm! Ky burri siper mua personalisht me ka mesuar si te tmerrohem sa me bukur.

Marrje, lost.  Flm per frymedhenien. 

Këtu po fle, përbri teje

Gjithësia mbyllur qoftë.smiley

Bukur lost_text...ia vlente rikthimi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).