Sondazhi në “Ora News” : Koalicioni i majtë në avantazh, PD fiton si parti. Sondazhi i parë për këto zgjedhje është prezantuar nga IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët e kanë ndjerë shumë krizën ekonomike. Po ashtu shumica e tyre janë të pakënaqur me qeverisjen. Ndërkohë vetëm 28.9 përqind thonë se zgjedhjet do i fitojë koalicioni i Berishës. Kurse 45.6 përqind thonë se do fitojë koalicioni i Edi Ramës. 24.9 përqind thonë se nuk e dinë.

Ndërkohë koalicionin e majtë e votojnë 46 përqind, kurse koalicionin e djathtë 44 përqind.

PD është me një pikë përpara PS-së. LSI merr 5.5 përqind, kurse FRD dhe AK marrin nga 4.8 përqind. Megjithatë 20 përqind nuk e kanë vendosur akoma votën e tyre. Sondazhi është kryer me 1 mijë zgjedhës në Shqipëri. Ata janë ndarë në gjininë, moshën dhe vendin ku banojnë. Marzhi i gabimit 3.2 përqind.

Sondazhi është kryer për koalicionet që janë regjistruar tashmë. Sondazhi ka përfunduar të martën në darkë, më 30 prill dhe dje janë përpunuar të dhënat. Sondazhi është realizuar nga periudha 27-30 prill. Intervistat janë kryer me telefon fiks ose celular. Të pyetur se a do të votojnë më 23 qershor, 76.6 përqind thonë se do votojnë me siguri.

 

Rezultatet për votimin

  • Koalicioni i Edi Ramës- 46.0 përqind
  • Koalicioni i Sali Berishës- 44.0 përqind

 

  • PS-36.0 përqind
  • LSI-5.5 përqind
  • PSD-1.0 përqind

 

  • PD- 37 përqind
  • PR- 1.5 përqind
  • PDIU- 1.5 përqind

 

  • FRD- 4.8 përqind
  • AK- 4.8 përqind

Në krahasim me 4 vjet më parë, si jetohet

  • 50.6 përqind thonë se jetohet më keq.
  • 20.3 thonë se jetohet më mirë.
  • 27.3 përqind thonë se janë në të njëjtën mënyrë.

Problemet më urgjente në Shqipëri

  • 65.5 përqind thonë papunësia.
  • 33.2 përqind thonë korrupsioni.
  • 24.6 përqind thonë zhvillimi ekonomik.
  • 24.6 përqind thonë varfëria.
  • 20.2 përqind thonë rrogat dhe pensionet e ulëta.
  • 19.5 përqind thonë shëndetësia.

Në drejtim të bashkimit me Kosovën:

  • 65.5 përqind janë pro.
  • 29.1 përqind janë kundër.
  • 5.6 përqind thonë nuk e di.

Ju do preferoni që mes Shqipërisë dhe Kosovës të kishte:

  • 61.1 përqind duan një integrim të fortë ekonomik dhe doganor.
  • 27.1 përqind duan një shtet federativ/bashkim.
  • 11.8 përqind thonë se nuk e dinë.

Sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet pjesë e BE?

  • 51.8 përqind thonë se është shumë e rëndësishme.
  • 32.1 përqind thonë se është e rëndësishme.
  • 10.5 përqind thonë se është pak e rëndësishme.
  • 4.2 përqind thonë se nuk është aspak e rëndësishme.

Si e vlerësoni punën e qeverisë në fushën e politikave ekonomike

  • 48.2 përqind e vlerësojnë negativisht.
  • 33.9 përqind e vlerësojnë pozitivisht.
  • 14.1 përqind as pozitivisht, as negativisht.
  • 3.8 përqind nuk e di.

Si e vlerësoni punën e opozitës nën drejtimin e Edi Ramës

  • Pozitivisht- 31.5 përqind
  • Negativisht- 37.2 përqind
  • As pozitive, as negative- 21.1 përqind

Kush do fitojë zgjedhjet e ardhshme?

  • Koalicioni i Sali Berishës- 28.9 përqind.
  • Koalicioni i Edi Ramës- 45.6 përqind.
  • Nuk e di- 24.9 përqind

506 Komente

Mor po rensi ka te hudhet leku, se qyshetek varja. Apo jom gapim Pjero ?

Po mire po fresh ca dreqin ka ne ramen ..

RISIA E PD NE ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT

Lista
Grida Duma
Elvana Hana
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Oerd Bylykbashi
Ferdinand Shehu
Keltis Kruja
Benet Beci
Eneida Guria
Roland Olli
Taulant Bino
Eduard Selami
Dashamir Shehi
Fatmir Mediu
Eno Bozdo
Kreshnik Çollaku
Bardh Spahia
Visar Zhiti
Ermal Dobi
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadelli
Ibsen Elezi

Edhe pedofilin e paska caktuar deputet  saliu? 

Pedofili i hoqi vendin atij Jakut qe dha dorheqjen dje nga PDja

Si e vlerësoni punën e opozitës nën drejtimin e Edi Ramës
Pozitivisht- 31.5 përqind
Negativisht- 37.2 përqind

..nje nga faktoret qe ka ndikuar ne krijimin e ketij  opinioni  kaq negativ te shqiptareve per Edi Ramen eshte  bllokimi i votimit të tre ligjeve si kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE duke ditur qe 84% e shqiptareve thone se eshte e shume e rendesisheme te behen pjese e BE. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe...

 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).