Ankthe, makthe dhe tortura për së gjalli është dita e sotme për shumë politikanë në Shqipëri. Tension i madh. Do ketë lehtësime të papërballueshme për disa, kur Berisha dhe Rama të kenë dalë me listat e tyre dhe këta ta gjejnë veten atje, ashtu sikur do ketë dhe pikëllim të thellë, tërbim dhe zhgënjim për disa të tjerë. Eshtë vallë kjo sepse mezi presin të gjithë të vihen me mish e shpirt për ta cuar këtë vend përpara, apo për ta rilindur? Në qoftë kështu, nuk duket fare. Duken si mos më keq kur vijnë vërdallë sikur e kanë shpirtin mes dhëmbëve. Isha duke i parë kështu, me kënaqësi madje, kur më ra ndërmend se sot janë Zgjedhjet De Facto. Sot zgjidhen ligjëvënësit e nesërm, pjesa që mbetet është proceduriale. Dhe shih sa pak pjesë e kësaj zgjedhjeje jemi ne të gjithë, 1 miljonë e kusur zgjedhëst, që nuk zgjedhim pothuajse hic. Kështu që le të mos mbesë pa u vënë re edhe kjo, deri në orën 20:00 (Ora gjithmonë kalon për efekt dramatik), kur shpallen fituesit e zjgedhjeve. 

616 Komente

Malaj:

Duke vendosur qe te dal si kandidat i pavarur, pra nuk kam pranuar asnje oferte majtas apo djathtas, mendoj qe ky te jete fundi i neodiktatoreve ne politiken shqiptare. Vendimi per te mos u perfshire ne asnje liste ishte individual i Rames, nuk kam asnje problem individual me Ramen, por jam i shqetesuar qe ne menyre te perseritur Partia Socialiste deshton per te mundur qeverine Berisha dhe per t'i dhene vendit nje qeversije sa me te mire.

Edhe pse pakez nen tension, besoj se eshte shprehur qarte.

Nder te tjera shoh se Rama ka kandiduar edhe Kokedhimen. Kjo me duket skandaloze, jo vetem sepse Kokedhima eshte nje biznesmes, por mbi te gjitha sepse eshte nje biznesmen i deshtuar.

Rama vazhdon qorrazi ne rrugen e tij prej diktatori duke e kthyer Partine Socialiste vecse ne nje shpk interesash biznesesh qe pak kane te bejne me interesat e popullit qe e voton.

Rama nuk perfaqeson ndryshimin e aq me shume rilindjen, por vecse thellimin dhe ngallenjimin e ketij sistemi primitiv politik ne Shqiperi, perfaqesues te lloj-lloj interesash per pasurimin individual e te oligopoleve prane partive, por kurrsesi te popullit.

Ah mor Olsi, 

Ta kishe kthyer gjith kete dhimbje ne force, e ta kanalizoje ne PS, kushedi sa efektiv do jeshe...

Bame, ajo cfare shpreh tek peshku eshte gjithe racioni i interesit dhe dedikimit tim per politiken.

Politika reale fatkeqesisht eshte uzurpuar nga lloj-lloj lepiresish qe e kane fikur trurin prej kohesh dhe modelojne logjiken e tyre sipas humoreve te kryetarit. Keta i kemi me bollek edhe ketu.

Nuk eshte dhimbje. Eshte vecse konstatim. smiley

Nje sygjerim ishte, si shume te peshkut, qe ta zgjidhje ate skeme teorike, e qe kryetari nga kryeqyteti te mbetej me goje hapur...

Nuk te marr vesh. Gjuhe teper e avancuar politike per mua kjo.

Magus, ku eshte lista e plote dhe e gjate? Aman se sme ka zene gjumi dje naten, nga ankthi. Meraku. ( bota eshte e jona mos harro) smiley

Plasi në Kuçovë. Do të vete t'a shoh me sytë e mija katrahurën....

(PS.: kjo batute nuk eshte nga filmi Mimoza Llastica) smiley

Moza, seriozisht tani: edhe per sa kohe ju femrat do t'i beni bisht detyres 30% ne parlamentarizmin peshkor? smiley

Qe thua ti Magus, po te kisha qene atje, po nuk I isha fut politikes mos me thencin Llastica me! ( menyra me e mire per te bere pare $$$$). Ketu Kshu per free sja vlen o shok smiley

Gjembi dhe Ruzhdija e dhane kontributin e vet per ket teme. S'di gjo une. Ti qenke per ndonje loje me litar ma teper, s'dashke loje me partizana smiley. Elben e kane censuru m'duket smiley

ti Magus c'e ke kete nick: merresh me magic apo me magick?

Ti fee muhabetit mos i ik

C'mendim ke per femrat n'politik

Une ndoshta jam nje Mario Ashik

Por kjo temes s'i ve pik smiley

 

Femrat qe merren me politike ma do mendja qe jane te forta si burra, nuk qajne kur shohin filma prekes.

uuu...kush tha që burrat e fortë nuk i fshijnë lotët me mëngën e këmishës. Mite mos u sosçi smiley

vete burat pra, keshtu thone, qe nuk qajne, dhe neve na leverdis t'i besojme. smiley

Lot dhe kripe, fee, lot dhe kripe... Bota nuk ka shije pa to smiley (megjithese bota eshte e Mozes, sic dihet) smiley

Ndejse Magus, nese me keto 2 komente jashte teme, te eshte shkeputur per nje cast vemendja nga politika. smiley

Fee, behu mbare e na hap ndonje teme me filma nostalgjike... te kujtojme dhe lotet e dikurshem me ate rast smiley Se si tha Koci i teto Ollges: Artistet kane bere druret te qajne, kane bere guret te qeshin Muaaaahahahahaaaa smiley

Sa per temen e grave ne politike, ika se e hapi Blendi ke ballina...smiley

si doi futeshe, me koke? smiley

Pjo me not. smiley

paskan mesu not ene myzeqaret ? e, mire, se detit nuk i hyet me kembe smiley

Eduart Selami dhe Visar Zhiti nga sa kam pare jane ne listen e sigurise se PD-se.

Me vje mire qe lista u hartua dhe nuk pati probleme ose pati me pak probleme se PS-ja.

Kastriot Islamin nuk e di perse eshte futur ne liste dhe mendoj se do ti prishe me shume pune PD-se se do ti ndreqe.

Ne fund te fundit me mire do te ishte qe Kaci te kandidonte ne Mallakaster dhe jo ne Tirane.

Kandidimi i Kac Islamit do ti ule pike PD-se.Kishte menyra te tjera per ta shperblyer dhe jo ti zinte vendin dikujt qe vertet eshte i PD-se.

 

"Qe te jesh pjese listes se Pd ose duhet te kesh marre pjese ne demostratetn e 21 janarit ose duhesh tekesh qene minister i Ramize Alise ose duhesh te kesh qene anetar i komitetit qendror te partise" Nikolle Lesi smileysmileysmiley

Hahahah ja paska fut Sala, Nikolles!!!!

Kshu o kur ja shet partine Nard Ndokes per i xhep me pare... smiley 

Une nuk e kuptoj se si PD fut 2N aq lart ne liste... Te tijet do votojne per qeros shalgjatin, me deklare...

Saliu works in misterious ways!

LEFTI, maverick e te tjere pjestare te makines agjit-prop te NM qe po sulmoni listat e PS-se: ndonje fjale per listat e NM keni? P.sh. per faktin qe futet ne liste shokun Kastriot Islami? Ish "kryetari i parlamentit te zgjedhur nga PPSH, ministri qe firmosi mbylljen e universitetit te Tiranes per here te pare ne 56 vitet e tij, politikani qe me 1993 betohej se do terhiqte zvarre demokratet dhe do u thyente kafkat!"*

 

*marre nga Levizja Studentore

#Rilindje vs #Riciklim

Kur i ke pare agjitpropsit te dalin nga roli i tyre si agjitprops dhe te flasin si persona me mendim kritik, si qytetare te vertete te shqetesuar per fatet e vendit te tyre? Ne fakt, a jane keta gje tjeter vecse agjitpropsa te NM-se dhe PD-se qe vetem sulmojne, ironizojne e hedhin batuta mbi palen tjeter?

Pyetje retorike smiley

Ben gabim qe ju kushton vemendje edhe me pyetje retorike.  Ne fakt bejme gabim ne njerzit normale qe ju kushtojme vemendje agjitpropseve, milideleve e mbeshtetsve te tjere te deklaruar apo te fshehur te bandave perkatese qe e kane mbytur peshkun me dualizmin e tyre te felliqur, me rromuzet e batutat qe i hedhin njeri tjetrit e me traktet partiake per te sulmuar kundershtarin.   Duhen injoruar ca me shume e duhet ne njerzit e arsyeshem ti japim drejtim e duhur debatit mbi temat politike te dites.

gjembi ka kontribuar, ne opinionin tim, me nje mendim realist kesaj radhe

po ti veji nji cope 8 te pakten se gjynaf. Pse e ke 7 me medyshje?

mendimet realiste jane te pacmuara ne fakt

Sala duhet te kishte fut bashke me Islamin dhe ate Wollfarth, a si e ka ai. Se ashtu eshte nje muhabet. smiley

He Gjergj si strateg zgjedhjesh, c'na thua? Apo je njecik larg actionit ti?smiley

Nje koment qe besoj se vlen shume:

 

Besnik Mustafajte dashur miq! Sot do te deshiroja te isha votues ne qarkun e Vlores per te mbeshtetur Arben Malajn. Vendimi i tij per te dale i pavarur ne keto zgjedhje eshte nje hap qe shkon shume pertej interesit te tij per te vazhduar karrieren. Ky vendim do te perbeje nje shembull emancipues per krejt kulturen politike shqiptare. Te pakten une keshtu e shoh. Fitorja e tij do te tregonte se shoqeria shqiptare po jep shenjat e nje pjekurie te domosdoshme per te zgjedhur si perfaqesues njerez qe mendojne. Boll me koketula qe vetem ulin syte e ngrene doren!

Besniku nese e konsideron veten intelektual dhe i djathte te votonte Gumenin ne vlore per te treguar qe pertej akrobatizmit te tij (B.M) sa ne nje sistem ne tjetrin ka te pakten grimcen e moralit per te ngritur nje vlere, e jo per vazhdim te nje kariere. Ky do ishte nje shembull emancipues..

Besoj se Besniku kete punen e te larguarit e ka vuajtur vete ne kurriz e prandaj solidarizohet. Me shume se sa vleresim ideologjik me duket vleresim njerezor, nga ato qe rralle shihen ne Shqiperi. 

Besniku nuk eshte si keta cunaket e rinj qe nuk dijne si ecin gjerat. Eshte ujk i vjeter i stervitur nga dy kupola te nje sistemi me vazhdueshmeri (para 90-pas 90). Prandaj qe te pakten moralisht duhet te ishte shprehur ne favor te nje vlere njerezore si Gumeni dhe JO nje karieristi, edhe profesionist shume i nderuar, si Malaj.

Besniku vete pse s'ka dale si i pavarur - meqe qenka kaq parimor?

Vendimi i tij per te dale i pavarur ne keto zgjedhje eshte nje hap qe shkon shume pertej interesit te tij per te vazhduar karrieren. ......  Fitorja e tij do te tregonte se shoqeria shqiptare po jep shenjat e nje pjekurie te domosdoshme per te zgjedhur si perfaqesues njerez qe mendojne.

Mua s'me duket ashtu aspak. E thashe para dy diteve qe e kam ca te veshtire te kuptoj kete addiction te disa njerezve per te qene se s'bene deputete. Por s'cuditem. Keta nuk jane njerez qe mendojne, keta jane deputete "profesioniste" qe bejne gjithcka per karriken e tyre - xhanem njelloj si kryetaret e partive ku aderojne. P.sh.:

  • Duka shume-miljoner kalon nga PS ne ekstremin tjeter, PR. Qe de facto eshte PD
  • Malaj nuk eshte ne liste, behet "i pavarur" (por me mbeshtetjen e Nanos)
  • Kastriot Islami dhe te tjeret "rebele" kaluan brenda muajit nga PS-ja tek arch nemesis PD (mos te ngaterrohet me Julin).
  • Etj.

Une nuk cuditem nese njerez te lekundur kalojne nga njera parti tek tjetra. P.sh. ne Amerike brenda grupit parlamentar te PR ka qe jane goxha liberale dhe s'eshte cudi nese ata kalojne me PD. Dhe anasjelltas. Apo te behen te pavarur. Por kjo s'eshte cfare po ndodh ne Shqiperi. Njerezit e mesiperm kane qene kryesore ne PS. Per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhine i thone kesaj.

Ti do thuash qe jane merzitur nga politika diktatoriale e Rames. Shume dakort, edhe mund te jete keshtu. Atehere ose te luftojne brenda PS-se, ose te terhiqen fare. Keto levizjet e mesiperme, edhe njehere, me tregojne mua te pakten qe keta njerez jane te semure per karriere, edhe pasi kane vene shume pasuri ne politike. Ose duan me doemos te jene deputete per te shmangur ndonje hetim te mevonshem se si i kane bere miljonat.

Po mire mo ja iken, ca ndodh? Rama e Berisha kane fushe te lire fare. A ti japim njerit 70 kartona e tjetrit 70 e ta mbyllin ketu komedine pastaj. 

Ku do luftohet brenda partise aman? Ku jane keto hapesira? Te presesh si Musa Ulqini, qe e di mire se ca mendon realisht per Ramen, se mos te afron prap? Pastaj a nuk ishte kjo qe po bente deri tani Malaj apo edhe Islami. Njerin e perjashtuan tamam, tjetrin de facto. Nuk iken deri ne castin e fundit qe te luftonin brenda partise si po thua ti. 

Tani ta mbyllin karrieren se e vendosi Rama? Ky eshte vertete standarti? Te kishin ik me kohe si Bamiri qe beri partine, do i thoje pse nuk luftove brenda partise. Tani qe iken ne fund kur e perjashtojne i thone "he se jeni karrierista". As ne qiell as ne toke. Nxirrni nje manual per How to Fight Authoritarinism 101, ta lexojme, e ta morrim vesh se ca te kerkojme. 

Une gjembo nuk e kam fare problem egon e individit. Biles ky sistemi demokratiko-kapitalist eshte i bazuar komplet mbi idene se individi ka ego, e brenda kornizave te duhura kjo egoja eshte mekanizmi qe lejon zhvillimin e vazhdueshem. Nuk me behet fare keq qe paskan edhe keta icik deshire per politike, kur Rama e Berisha kane deshire per te kontrollu gjithcka. Me mire te kishim dhjetera Malaj e Bamira me pak pushtet se sa keta te dy qe jane bo si mbretera. 

+1.

Kam pershtypjen qe ndryshimi ndermjet cfare po thua ti e cfare po them une eshte qe une mendoj qe keta personat e lartpermendur duhet te ikin fare nga politika se jane deri ne fyt - kurse ti mendon qe jo dhe se paskan ende cfare t'i ofrojne politikes Shqiptare.

Une e kam thene me kohe qe, personalisht, ky sistem zgjedhor ne Shqiperi eshte i dh.... dhe automatikisht jep mundesine per sjellje diktatoriale te kryetareve te Partise, dhe b...lepirje nga te tjeret. Sistemi ideal per mua eshte qe te votohet per individet.

Gjithsesi, te majtet duhet te jene te lumtur kete vit se ka ne lista me shume te majte se cdo here tjeter, qysh nga PS, PD, LSI e deri tek PR.

P.S. o Nanoist! smiley

Po mire pra, te iki Malaj e Kaci psh se vertet e kane mbush icik moshen, Kaci me shume se ka qe ne 91, Malaj ne 97 eshte bo deputet, qe te rri Gramozi dhe Arta se kane cunat gango qe e gjejne gjuhen me Ramen?

Ti thu te iki pjesa icik me e hajrit se ajo qe eshte bloze nuk bon me leviz!

p.s te fala nga vlora smiley

Ku e pe ti qe une thashe te rrije Gramozi dhe Arta?! Apo Berisha, Meta, Gjinushi, etj.?

Po e di mer e di qe nuk e the. Po ky pra eshte rezultati, ikin ata qe jane mbase edhe njerez jo shume te mire po qe kane fol kundra kryetarit, dhe rrine ata qe jane 100% servila. 

Shif psh, socialistet krenohesin se kishin parti profesoresh ne vitet 90. Ermelinda, Et'hemi, Rexhepi, Maqo, Tosi etj etj ndersa PD-ja edhe ata qe kishte si puna e Pashkos, Cekes dhe Rulit i perjashtoi. Tani nga themeluesit te gjithe keta kane ik, kane ngel Gramozi, Arta, Namiku, Meta...

 

Pra po dalim prape te e keqja me e vogel. Catch 22.

Ne dallim nga milidelet une nuk shoh te kete me te vogel ne nje sistem ku o Rama o Berisha kane pushtet absolut. Mua nuk behet vone fare per karakteristika individuale te tyre. Per mua jane faktoret institucional qe jane parashikuesit me te sakte te sjelljes se neserme. Dhe Rama e Berisha si km kane fiks te njejtin pushtet. 

Ndersa nje sistem qe njerez edhe problematik e ndajne pushtetin me njeri tjetrin ne shume duar, une e shoh vertet si nje hap perpara. 

Ajo ka thënë gjatë një konference për shtyp, se këtë radhë Berisha nuk mund të vjedhë zgjedhjet, edhe për faktin se SHBA nuk do të bëjë sehir.

Che ritmo latinooooo....ritmo latino

Te gjthe merren me Rilindjen, por asnje me tatepjeten morale e politike te Pd-se. Lista e Pd-se e mbushur me kamikaze te rendomte politike eshte shume here me skandaloze se ajo e Ps-se. Ne dijeni te ketyre "kllufave" te peshkut u duhet vene fakti qe ne listen e Pd-se u vendos K.Islami, ish minister ne kohen e PPSH-se, mbas 92 armik i perbetuar personal i S.B dhe Pd-se, tani deputet i sigurte i PD-se. Ta mbani me shendet..

Elektorati i djathte duhet te perkrahe masivisht FRD-ne duke nxjerre minimumi 2-3 deputete, ne rast te kundert do e vertetojne teorine e "kllufit" (citoj kete term sipas peshkistit swed). Topi ne tirane, Gumeni shume i nderuar ne Vlore, dhe Oketa ne durres.

E di pse merren? Se PD-se pjesa me e mire e shoqerise ja ka heq vizen qe kur Sala i kapi me shkelma te gjithe ata refraktaret ne 92, qe ishin edhe icik si elite intelektuale e asaj partie. Ne e kena dit perhere ca eshte Sala e nuk i kena mbajt shpresat te ai. Tani qe Berishizimi u kopju verbatum kudo, duke perdor per ironi anti-berishizmin si retorike, ti e kupto pse robt jane icik te merzit.

Keta kllufat e ppu-se mund te merren per shume arsye (rroga, idealizmi, apo dhe thjesht se jane kllufa) por ama qe te behet nje debat kaq i stermadh per listen e Ps-se apo per 1-2-3 qejfmbejtje brenda Ps-se mua me duket shume e ekzagjeruar.

Duhet pare me shume kujdes lista e Pd-se. Eshte realisht per te vene duart ne koke. Elementi intelektual, me integritet si dhe relativisht i pavarur ka marre fund. Jane te gjithe nen mesataren e asaj qe mund te quhet nivel intelektual.Fryma berishiste ka hedhur rrenjet thelle ne politiken e pd-se duke pergatitur terrenin per Lulin e duke e nxjerre Zhozefinen si laraske.

Problemet e medha per Pd-ne fillojne mbas 23 qershorit.. 

Elementi intelektual, me integritet si dhe relativisht i pavarur ka marre fund. Jane te gjithe nen mesataren e asaj qe mund te quhet nivel intelektual.Fryma berishiste ka hedhur rrenjet thelle ne politiken e pd-se duke pergatitur terrenin per Lulin e duke e nxjerre Zhozefinen si laraske.

Ok pra, po kete pjesen te pakten une e kam dit me kohe. Nuk ngelej dita e djeshme ta mesoja. 

Ok. Une nuk ta shkruajta per te dhene mend ty, se dukesh mjaft i pjekur ne cka shkruan por per cdokend qe lexon dhe ka nje tru funksional. Merren me qejfmbetjet e Ps-se por nuk shikojne (kllufat e pd-se ne ppu) degradimin e skajshem te Pd-se. Ky degradim nuk ka per te pasur pasoja vetem per elektoratin e pd-se por per gjithe opoziten e pas 23 qershorit. Ka per te qene nje opozite rrumpalle por fatmiresisht qe e majta di te beje dhe qeverisjen si dhe opoziten njekohesisht. smiley

Sa poshte ka rrene politika shqiptare duket tek fakti qe asnje simpatizant nuk mbron, ose mund te mbroji ne menyre normale (te heqim ata qe thone qe Malaj eshte agjente i Nanos e Meta eshte Mary Magdalena qe ka bere mekat por tani eshte penduar, lol) listat e partive te tyre, por thjeshte tregojne te keqijat e tjetrit. Fajin e ka tjetri eshte tani motoja kryesore.

Po pse ka qene gje ndryshe keto kohet e fundit? Une per vete ka te pakten nja 4-5 vjet qe kete fenomen verej.

Elementi intelektual, me integritet si dhe relativisht i pavarur ka marre fund. Jane te gjithe nen mesataren e asaj qe mund te quhet nivel intelektual.Fryma berishiste ka hedhur rrenjet thelle ne politiken e pd-se

E njejta gje ka ndodhur dhe ne PS.  Fryma berishiste ka dale haptazi dhe ne PS tashme, me dishepullin e Berishes, Edvin Ramen.

I Pakapshem, historia e zgjedhjeve ne shqiperi dihet qe eshte e thjeshte. Votohet e keqja me e vogel. Ky eshte realiteti. Kjo eshte shoqeria, e pamundur per te bere dhe pranuar ndryshime te medha. Asnjehere e emancipuar mjaftueshem per revolucione politike shoqerore. Votuesi kesaj rradhe ka 2 zgjidhje ose te marre riskun duke votuar Ramen per te shpresuar ne ate Rilindjen e tij ose te votojne partite e reja relativisht serioze. E vetmja garanci eshte se Rilindja e Rames nuk besoj se do vrase njerez ne bulevard si dhe ka nje "cv" me te paster se ajo e S.B.

Po pra, por per shume njerez si mbas teorise se te keqes me te vogel e keqja me e vogel eshte Berisha dhe PD-ja kur vjen puna te interesat e tyre imediate dhe personale.

Kishte njoni nje status shume te bukur ne fb tani. Thoshte nje gje te tipit, "po mire nqs Berisha e rrit te keqen me 100 njesi, i bie qe Rama ta rrisi me 99 qe te jete prap e keqja me e vogel?"

Sejcili vendos me realitetin e vet. Me pak se 2 muaj na ndajne nga dita qe do duhen te vendosin. Le te vendosin vete ata qe banojne ne shqiperi cfare duan. Ata qe shkruajne me flamur shqiptar ne ppu le te shkojne masivisht ne votime dhe ta shkundin voten. U prifte e mbara.

Po po, po e kam fjalen se me teorine e te keqes me te vogel nuk ke argument bindes per te votuar Ramen.

Une spo sygjeroj Ramen por thjesht parashtrova alternativat realiste te cilat une i shoh ne terren. Kaq. Kush do te mbylle syte, dhe te behet klluf...e prifte dhe ate e mbara.

Sic te thashe ai qe do votoje PD-ne te quan ty klluf.  Keto sharjet e etiketimet s'kane asnje lloj vlere, por vec per te treguar statusin si pjese e grupit tend apo e grupit tjeter.

Une jam nje anonim ketu, skam asnje status publik. Te them te drejten as me intereson te kem. Por qe te theksohet debati kaq fuqishem per listen e Ps-se e mos vihet ne diskutim fare lista skandaloze e Pd-se me duket e cuditshme.

Mbi te gjitha, me vjen shume gjynah per zonjen Bulku. Nepemjet deklaratave nga foltorja e parmamentit apo nga selia pd-se ka dhene disa nga monologet politiko-artistike me te vyera te gjithe karierres se saj si artiste si dhe politikane. Qe te vihet ish prefekti i tiranes ne vend te sigurte ne liste e ajo jo me duket nje humbje e madhe per pd-ne.

http://www.youtube.com/watch?v=71Aw_aQloOQ

Do na mungoje...

Theksi te listat skandaloze te PS-se e ven agjitpropsit dhe tifozet e PD-se ketu, kete duhet ta dallosh qartazi.

Me thane qe karota kish shkuar 2600 lek kilja ne Tirane. Nderkohe qe ka qene me 1300 lek

:eek:

Po Maqo Petaniku ku garon? Ishalla jo ne Vlore se do ti beje hije prap Rames, perpos Ismail Qemalit.

 

te marre riskun duke votuar Ramen per te shpresuar ne ate Rilindjen e tij

O ngjalerilindasi Qelsi, ka kurse humori kinez ne Greqi apo e ke mesuar autodidakt? smiley

Xhibo. Tani e pashe komentin tend se e modifikove duke shtuar nje nga ato shakate bajate. Lexo komentet ne teresi dhe mos u fut me deshire ne kategorine e kllufave. Miqesisht smiley

Ato jane fjalet e rilindasit bre, s'jane fjalet e mia. Ti je dakort me ate qe tha ai, qe s'ka asgje te paprecedente ne kete histori politike?

Po si bre te jesh dakort me faktin qe kundershtarin e tij me te forte ne parti, zotin Lakrori, rilindasi e ka marxhinalizuar komplet? smiley

 

The second group
features people like Pandeli Majko, Arben Malaj, Ben Blushi,
and Kastriot Islami who manage to maintain their political
stature while also managing their own private businesses.
This latter group has been the most critical of Rama after
the election, perhaps because their businesses are not as
dependent on Rama as others are.

 

http://wikileaks.org/cable/2009/08/09TIRANA535.html

 

Kater vjet me pare ky kablli i Withersit.  Kater vjete me vone, Islami dhe Malaj jane perjashtuar.  Kane mbetur ende Majko dhe Blushi, por keta jane nenshtruar dhe nuk e kritikojne me Ramen forte hiq ndonje gjysem fjalie tek tuk.

E provuan vete ata te dy Pako. Majko me zor u fut ne 2009 se ishte piketu per tu heq, meqe ne 2005-06 kishte qene shume kritik per kryetarin e ri. Blushi e provoi ne 2009-10 se ca ishte lincimi kur i nxorri pistoleten Toma ne mbledhjen e grupit kur diskutohej futja ne parlament. 

Qe atehere sus te dy! Njeri shkruan libra, tjetri flet per problemet gjeostrategjike e kerkon pune ne UN. Po gje tjeter hic. 

Megjithate per mire per keq, duket pse dhe kane fol, se bizneset e tyre nuk jane te lidhme me Ramen 100%. Tani imagjino nje km me pushtet absolut sic ka qene Berisha. A bo dot dikush biznes pa kalu nga zyra e djalit te tij sot? Jo! A do boj dot njeri neser pa kalu nga Koco? Kuptohet qe jo. E kesisoj jo vetem u mbyll hapesiren politike, i mbyll edhe financimet kundershtareve. 

Rilindja do te behet me njerez te rinj, perndryshe quhet riciklim!!!

 

Po pra, Ilir Meta eshte fringo i ri...

Koco si i bie ne kete mes tani, #riciklim, #rilindje, #familja???

Koco eshte biznesmen i nderuar...ja jep pak rrogat vone puntoreve por kohe krize eshte!!!

Ckeni me Kocon? Pse kjo qasje proletare kundrejt tij?

Koco eshte biznesmen i nderuar...

smileysmiley

Ti sikur vjen nga familje e pasur dhe e persekutuar. Po komunistet pikerisht se ishit te pasur ju persekutuan. Nderkohe qe ti sot kerkon te persekutosh Kocon pikerisht pse eshte i pasur! Ironi e jetes.

Ju ish te perndjekurit po na dilni me proletare se vet proletaret!!! smiley

Po kot nuk e tha ai qe: "He who fights with monsters might take care lest he thereby become a monster."

 

E pasuruar me mund e me djerse, e jo me matrapazlleqe, hajduteri e lidhje politike si Kocoja.

 "He who fights with monsters might take care lest he thereby become a monster."

 

Kete thuaja Rames, apo eshte teper vone tashme? Le njehere qe Rama tip Alonso tek Training Day duket sikur ka qene gjithmone.

 

E ka me shaka o Pako. He's trolling you. Roni eshte ramist, po eshte elegant ne mbrojtjen qe i bo Rames, nuk bo keshtu deklaratash alla berberspiritus kot me kot. Roni lun me teorine e te keqes me te vogel, nuk e la mendja te filloj te te nxjerri Ramen si burre te mire. 

Endirty: Te kam paralajmeruar mos me permend emrin! E di kunjin qe ke por mos kalo gardhin.

Ore ti nqs ke ndonje hall etik shkruji mondes. Te ofendova gje? Ca qenka emri yt keshtu qe nuk permendeshka ne komente? Imagjino ti shkrunte Lefti ndonjehere Drizos kete gje?

Une propozoj (e kam thene dhe me perpara) qe sa here te permendim emrin e dikujt, te fusim leke ne kavanoz smiley

Te kam sqaruar dhe ne privat se pas nick-ut "spiritus" eshte nje person dhe jo ndonje fantazme qe ti mund ti perdoresh emrin per kategorizime si ta do ajo ty.Te kam sqaruar se kemi shkembyer komente, replika dhe sharje dhe te kam thene:boll! Ti po vazhdon. Leftin e co mos ma trego.Cdo berr varet nga kemba etij.Per derrat nuk di si funksionon.Mondes sigurisht do ti them por edhe shoqes tende nga veriu larget.

stop.

Ore ju komentohet emri tamam njerezve e jo me nick-u i dikujt qe as e njof kush eshte e as du me e njoft. Me kane sha mu ne privat e publik pa fund e nuk kam thene gje, edhe ti vete biles. Nqs ke nevoje per status special apliko te monda. Perndryshe secili ne rruge te vet. 

Ok, nqs ti e mendon keshtu, vazhdo me statusin e atij te  ngjitur pas kepuces time.vetem qe kam hunden te ndjeshme.

Ok! 

Roni elegant? Roni eshte nje version pak sa me i sofistikuar i Leftit, sigurisht ne krahun tjeter.

Pse je kaq shpirt lige?

Nuk duron dot fare kur te tjeret me bejn komplimenta!!!

Kompliment te bera dhe une.  Lefti eshte agjitpropsi me i ndritur i PD-se ne peshk.

Mir, vazhdo me ket urrejtjen tate po mos harro fjalet e Nixonit:

Those who hate you don't win unless you hate them, and then you destroy yourself.

P.s. Sot qekam superhot per citime!

Shif Roni osht si Scirea, Lefti eshte si Gentile, te thy kembet me pak fjale pa ju dridh qerpiku. Po shkruj per keto mbrojtesit italian me shpresen qe te fus icik Gucen ne debat se na ka ndejt larg keto dite smiley

 

E pasuruar me mund e me djerse, e jo me matrapazlleqe, hajduteri e lidhje politike si Kocoja.

"Behind every great fortune there is a crime."

Mos u kap me mu...Balzaku e ka thone!!!

Jo po ta dish!!!

E dime qe keshtu me citime ti je i paarritshem.

nc nc nc... normal qe do nxirje Balzakun si mburoje... edhe ai me ligjin e filloi...

nuk eshte mburoje...eshte shtize!!!

Imagjino sikur te kishim edhe 2 ose 3 kokedhima ne parlament...

Une mendova qe te tere ashtu i kishin kokat ne parlament...

Kokpalare kemi!

Meqense populli shqiptar ne thelb voton ose per Sali Berishen ose per Edi Ramen,  mire do ishte ti thjeshtojme gjerat dhe te leme vetem dy kandidate.  Keta karagjozet e te dy grupeve le te rrine te presin urdhrat e komandantit.

Vallaj me mire keshtu se sa te mbajme kete komedi ne kembe. Ideja qe keta deputet qenkan individe nuk ka vlere per partine, secili duhet te votoj sic thote partia perndryshe eshte komplet e papranueshme per militantet.

Te pakten merr fund edhe ajo komedia tjeter qe kryetaret ankohen kur humbin garen se fajen e ka i 26 ne listen e Tiranes kishte ngrene dreke me te 23 e listes kundershtare, apo se i 31 nuk kishte ndez internetin ne kohe qe te shifnin komisioneret ndeshjet ne live streaming e ishin merzit e kishin ik. 

Te pakten keshtu jane ata dhe vetem ata. 

le te bohet si kenej... le te votohet per kryeminister vec (e ky te formoje kabinet), dhe zgjedhjet parlamentare vec...

Eh po ku ka ketu? Qe te vesh limite mandatesh thu ti? Qe deputetet te zgjidhen vec thu ti? Rama dhe ministrat i do pa mandat deputeti qe ti fluturoj po i kthyn llafin. Edhe kryeminister qe ka kabinetin ne kontroll, edhe kryetar partie qe percakton listat. Edhe cokollate edhe akullore sic thoni ju qe keni qef filmat. 

E shef ti ca standarti demokracie na solli ky i gjati. As Berisha nuk guxoi me e lujt kushtetuten kur erdhi ne pushtet, u cu i gjati e brenda nates e nderroi se donte te ishte mbret. 

Kryeministri Sali Berisha peruron rrugen qe lidh Uren Vajgurore-Pashall-Bistrovice

Po, po, rrini, rrini ju...meruni me listat...Berisha e lidhi Pashallin me Bistrovicen!!!

 

 

Si tha ai ambasadori i nderum... une jam apolitik tha jam diplomat, po ne 91 psh, ne kishim zerro km rruge, ZERRO!!!!! 

ta ndigjojshe dje...e tundi Senatin!!!

Bame, 

Shkon ish Ambasadori jone Sallabanda per te mbajt nje fjalim ne nje universitet superkonservatore qe ja harrova emrin. Kish fol per vlerat qe i kan sjelle shoqerise Amerikane shqipatret. Kish fol burri botes pa ju dridh qerpiku 30 minuta per shpikjen e madhe qe eshte Viagra dhe shpikesine e saj qe eshte me origjine shqiptare!!!

 

smiley NO UEI HOZEEEEJ!!!! Serio?

Po ate te senatit ku mun ta shof? Hej, se keni idene sa me fat qe jeni, theatro falas, pa limit...

Ciento por ciento!!!!

Po c'#rilindje zeza! Ketu kemi te bejme me dy grupe politikano-bizneso-kriminalo-mediatike te paraqitura (ne menyre qe te dallohen me lehtesisht) me emrat "e majta" dhe "e djathta" dhe ngyrat: pink e blu.

Secili prej ketyre dy grupeve ka ne krye nga nje lider karizmatik-neodiktator, qe me se shumti jane dy kukulla qe perdoren nga interesat qe i rrethojne.

Nga ana tjeter kemi popullin shqiptar, nje popull te mbijetuarish qe nuk funksionon ende si nje komunitet i mire-formuar e nuk eshte pjekur ende mjaftueshem qe te ushtroje presionin e duhur mbi politiken dhe te prodhoje nje politike qe te jete shprehje e qyteterimit, nevojave dhe ambicieve te tij komunitare.

Ore njerez ka nje te keqe te madhe qe quhet Sali Berishe. Prihet nje here kjo koke e zeze e pastaj rihet gatitu ne vigjilence per te mos ngrejtur krye te keqia te tjera. Ky Endriti na plasi buzen duke na e barazuar edhe Ramen me Saliun. Po prit more djale njehere ta provojme, vetem nese je shtatanik si Nano-ja. (e ka pjelle e ema para kohe). Haroje Nanon o derrezi se eshte karte e djegme. Vjen ketu sa here qe mendon se mund te rembeje ndonje bakshish, eshte komplet i alkolizuar dhe jashte te qenurit njeri. 

Po prit more djale njehere ta provojme

Nuk e di per ke e ke fjalen ti qe duhet ta provoj, po socialistet e provuan boll per 8 vjet e ta them pa merak fare se nuk ja vlen. 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).