Babai im iku

të dielën e fundit të prillit

mbështeti fytyrën e bardhë

sikur shkoi të mbjellë jargavanë

 

Unë nuk kisha parë aq shumë qetësi

shekuj me radhë

u ula në karrige

për të vështruar qiellin

që ish gati në të qarë

 

Babai im iku 

të dielën e fundit të prillit

pa thënë asnjë gjysmë fjale

ndërsa mua më mbetën ndër duar

një grusht me eshtra

ëndrrash

 

 

Shënim: Vargjet janë homazh për humbjen e babait, i cili ''tradhtoi'' jetën të djelën e fundit të prillit 2013.

20 Komente

U prehte ne paqe!

Baballaret jane si vera,duke U vjeteruar i do dhe i kupton me mire.

smiley Zoti ju forcofte!

 

Te rroni vete e Zoti ju lehtesofte.

Te rroni dhe ta kujtoni!

smiley Ngushellime, u prehte ne paqe. 

Ngushllime! Zoti ju dhëntë forcë e paqe! 

Ngushellime!  Ky eshte fati i njeriut te duroje keto dhimbje.

Te rroni ju e te afermit.

ngushellime.

Ngushellime. Mire bere qe e nxore dhimbjen me kete poezi te bukur.

T'ju kete lene uraten smiley

te paska lene nje grusht eshtra te endrrave...eshte pasuri do thoja...

T'ju kete lene te mirat nga pas!

te pakten e ke percjelle,une jo smiley

Xhen, mendo kujtimet e grushtin me ëndrra siç thotë poeti këtu. Ato vlejnë më shumë...!

smiley sigurisht e dashur,eshte pjese e pandare e imja!

Te kete lene uraten! Ngushellimi me kuptim plote kur te vdes babai, figura me mbreslenese per te gjithe ata qe e kane patur fatin ta kene Une e di cfare eshte dhimbja kur ndahesh nga babi, nuk ka rendesi mosha  e tij.

S`di poezi por me pelqen ta sjell nje ketu disa vargje nga Scorpions "Dust in the wind"

 I close my eyes

Only for a moment, then the moment's gone
All my dreams
Pass before my eyes, a curiosity
Dust in the wind
All we are is dust in the wind

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).