Ne një sallë mijëravendeshe, të mbushur tej e tej me gra, gëzimi dhe entuziazmi më duket si gjëja më e pavend, ndërsa në skenë ka këngëtarë që mbajnë fjalime dhe politikanë që recitojnë fjalime të stilit amerikan. Asnjë impiant ndriçimi nuk mund ta fshehë lodhjen dhe trishtimin në sytë e mijëra grave që mbushën sallën në konventën e grave demokrate. As frikën se “shefet” në sallë do vinin re mungesën e entuziazmit. Askujt nuk i mbetet asgjë në mendje në atë sallë. Ato që janë në rreshtat e para dhe për të cilat bëhet festa, janë kujdesur që ”të tjerat”, ato që dëgjojnë ulur në sallë, të zbaviten ose me vajza të bukura këngëtare, aktore apo aktruese.

Gratë e rreshtit të parë apo ”gratë shefe” tashmë e kanë kohën e zënë me fushatën që ka nisur, emrat e listës së deputetëve, karrierën dhe paratë e burrave apo partnerëve, fustanin që do zgjedhin (asnjëherë 2 njësoj) …

Shefet nuk e dinë asnjëherë se si këto bukuroshe kanë përfunduar në radhët e para të grave demokrate. Ose te paktën kështu thonë. Sepse, vetë në thelb, pak apo shumë pak prej tyre janë të sigurta për vendin që kanë. Shefet nuk kanë dëgjuar mbase asnjëherë këngët e këngëtares që kanë në krah apo nuk kanë parë kurrë shfaqjen e aktores që kanë ngjitur, por kjo s’ka rëndësi. Madje, duket më e lehtë për to, ndërsa nëpër tavolina do llomotisin se këto janë ”peshqeshe” të dikujt tjetër.

Prej 8 vitesh, këto “gra shefe” e katandisën tribunën e së djathtës një paçavure, ku çdo demokrateje do t’i vinte turp të ulej. S’kam asgjë kundër artit, madje emri i Inva Mulës në krye të listës së bashkiakëve të Tiranës u jep nder qytetarëve dhe demokratëve. Por modeli, që këto zonja po përpiqen të na servirin, është më i gabuari dhe më i dëmshmi për të djathtën ne Shqipëri. Nuk dua t’i hyj analizës se si u ngjitën (edhe duke u rrëzuar) shkallët e karrierës në politikë. Se sa herë u përgjëruan për një post dhe “luftuan” shoqet e tyre më fort se këdo. Se sa pa dinjitet shfrytëzuan lidhjet, miqësitë, militantet për të arritur atje ku donin.

Por në mandatin e tretë duhet më shumë kujdes! Tashmë terreni nuk është më si 8 vjet më parë. Kur KOP-i ishte risi dhe kur në konventë brohoritjet dhe entuziazmi ishte i sinqertë. Kur ato që kishin vendin në skenë, ishin atje dhe, kur intelektualet, mësueset, mjeket, fizikanet, kimistet, madje dhe biznesmenët ishin në sallë. Por harresa, etja për para dhe pushtet i shndërroi këto gra “qëndrestaret” e vërteta të PD në mbetje arkeologjike. Sepse paraja dhe pushteti rendin drejt epshit dhe rëndom në Shqipëri drejt vulgaritetit.

Ndaj, pas 8 vjetësh, nëse do më kërkoni të flisja në atë konventë (dhe do pranoja sigurisht), do kërkoja me sy dhjetëra fisniket që kam njohur për 8 vjet në fushatat e PD. Do mundohesha t’i përshëndesja thjesht me 2 fjalë, madje do i kërkoja ndjesë pse shumë prej tyre janë ende pa punë, sepse “shefja” e saj nuk e njeh, ajo është bërë “shefe” pas 2005-s. Do flisja pa pompozitet, pa lexuar në promter, por duke i parë me zemër, sepse e di që, sado të poshtërohen këto gra, do votojnë sërish djathtas, njësoj si unë. Ato kanë dinjitet. Madje në fund edhe mund të rrezohesha, është krejt njerëzore. Por do ishte “rrëzim” dinjitoz, sepse ndërkohe do kisha thënë ato ç’kisha ne mendje e zemër. Më erdhi keq për dikë që u rrëzua dhe u bë lajm dhe nuk po bëhet lajm që shumica e atyre grave të heshtura në sallë ja-në të rrëzuarat e vërteta nga pushteti i këtyre zonjave ”shefe”, që tani duan të na zbavitin edhe me çingi.

 

Në foto: Bleona Qerreti, Soni Malaj dhe Greta Koçi në konventën e PD

45 Komente

Mos, edhe Desada e drodhi tani ?

Po kta i boni Pëdëja me pare bre...

ncqqq, jo vetem politika eshte kurve, media eshte akoma me keq.

Po perse moj zonje grate e PS-s si i kane hyre politikes smiley. Hajde hajde se nuk e dime ne

Cfare di ti?

Stlin e kane te gjithe njesoj Monda

Cfare stili?

Kush eshte ne fuqi merr tarafin  e vet dhe ti kte e di . Kur ishte PS-ja dhe PPSH-ja te njejten gje beshin .

Mire.  Jo, s'e dija une por flm per sqarimin dhe kendveshtrimin si gjithmone pikant.

Kendveshtrimin pikant ? mos duhet te mbyllim edhe syte o Monda ? apo mos duhet te veme syze . Kur ishte Rama ne bashki mblodhi shume te tarafit te vet , ishin bookkeeper ne Toronto pa master pa gje dhe i beri drejtoresha ne Bashki smiley  flas per femra .......emra konkrete nuk jap , ata q ekane punu per Ramen e dine mire per ke flas.

Syzet une i heq vetem kur fle gjume.  Ndodh qe ndonjehere me ze gjumi dhe me to. 

Nuk domethene gje perse s'jemi dakort .  Ben vaki ti dhe une e kemi jeten 100 here me te mire se  ato qe perfliten smiley

Nuk domethene gje perse s'jemi dakort .

Shyqyr qe s'thote gje. 

Ben vaki ti dhe une e kemi jeten 100 here me te mire se  ato qe perfliten

Vajti muhabeti ne Kine, por deri ketu kam takat une, dhe bile e teprova shume.  Po pres bileten e kthimit. Dite e jave te mbare.

gjithashtu smiley

Si tha plaku: "ah more bir te .... stilin, plaka vdiq... (etj. etj.)" smiley

ahhaha e ce mbake mend e kisha harru smiley

Ma kujtojne ca te poshter qe kam rrotull smiley

xhibi?

gabohem apo ppu as nuk e permendi e jo me te vinte nji shkrim per t'fiktin e rames ne burrel a ku dreqin ishte?

...ka me shume kengetar dhe aktor ke Pd-ja se sa neper skena...normal, parti qe kerkon talent smiley ....parti artistesh smiley

...kshu u ben dhe kengetaret politikane thua ? smiley

Dosa rrace...

Tjetri eshte konsull ne Paris

...ku di gjo une...un vetem zihem sa here me bje rasti me i mor n telefon se bojne si te bukra edhe ne linje telefonike smiley 

E ja ky artikull i pergjigjet pyetjes se Mondes me se miri .

M'fal per here te fundit.  Pyetja ime ishte shume shume specifike.  Vazhdo pa merak.  

Monda vej re nje anger kur me drejtohesh gjithmone.   Po mendoj se nuk te pelqejne mendimet e mia pikante ose pathetic , ose pathos  ne te njejten kohe me len dhe mua nje shije te hidhur kur shume bukur mund tja kalojme shume mire edhe pa kto  ide pa baza.   Kaq. Nothing personal. Do you?

...edhe i vllai i Jozit, pret e percjell ne ambasaden e Milanos...ben dhe prapagande antikomuniste ne shpejtesi e siper ....

Edhe vajza e gjykateses se Larte, mikeshe e Likes, edhe... e sa e sa te tjera.

sa inat i keni njerzit e talentuar...

Jo inat... zili!

Pune qe rregullohet, Likja eshte shume zemergjere e popullor. smiley

Sikur te behej nje film mbi ceshtjen do quhej : ....kurtizanet e pushtetit smiley 

Dmth budallaqe ato qe nuk jane krv... namin ja qit Elba gjithsesi... Ah moj Sheg-ushe tha...

he mo se do them genjeva smiley

ti kishe qit syrin...

po ti c'ke o Bame perse ben kompromise me profesionin tend smiley

Bravo Desada.Edhe pse demokratikase, meriton respekt.

Paska zera kunder e rrjedhimisht edhe demokraci prenda PD-se. Bravo Berisha. smiley

" Kadale mi gra, se na caparlut!"  bertiti Pilo Peristeri. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).