Miq të Peshkut. Mejsi është një vajzë 2 vjeçe e cila është diagnostikuar me një tumor të rrallë në kokë. Prej një viti fëmija kurohet midis Shqipërisë dhe Greqisë, por pa shumë rezultat. Vetëm një klinikë gjermane e specializuar ka marrë përsipër operacionin e komplikuar që i duhet vogëlushes. Është plotësisht e mundur që ky fëmijë të shërohet dhe jetojë por jemi në një garë kundër kohës. Shikimi i saj rrezikohet i pari ndaj sa më shpejt të mbërrijë në Gjermani, aq më mirë për Mejsin. Për operacionin kërkohet një garanci bankare prej 40,000 Eurosh, ndërsa familja Xhaxhaj ka shpenzuar gjithçka kishin deri në këtë pikë. Deri tani janë grumbulluar 18,000 Euro, dhe ndërgjegjësimi sapo ka nisur. Vetëm sot në mëngjes, ndërsa e kishim Mejsin dhe mamanë e saj në studio, Fibank, Final dhe individë të ndryshëm premtuan rreth 2000 Euro për vajzën e vogël. Me kontribute sado të vogla, shuma po rritet vazhdimisht. Ju lutem dhuroni diçka për këtë fëmijë të mrekullueshëm që prej një viti lufton me forcë të patregueshme me fjalë. KLIKO PËR INFO. Fushata për shpëtimin e Mejsit ka nisur, nëse bëhemi bashkë për ta ndihmuar, fitojmë!FIBANK ka hapur keto dy llogari:

Ne leke: AL13 2151 1031 EUR5 3000 0016 3015
Ne euro: AL28 2151 1031 ALL5 3000 0016 3004

Banka CREDINS:
Llogaria numër: 000000460931 (Në euro)
Ose telefononi prinderit e Mejsit: +355-693737533.

 

 

71 Komente

Do jap dicka dhe une . Kontaktoni Aida Shtinon gjithashtu, ajo ka bere te mundur misione te tilla per femije ne rrezik si Mejsi nqs jeni ne dijeni.

Patjeter .

Une kontribova nga telefoni qe dje.

Mejsi u sherofte sa me shpejt e u befte nje goce e madhe dhe e bukur!

Si behet nga telefoni?

Ne na erdhi nje sms nga kompania e celularit. Por ndoshta e kane bo vetem keta te "minus" ku kam telefonin e punes. Nuk di me te thone per te te tjeret.

Blendo, 

A mund te hapni nje llogari Paypal-i? E them kete sepse ate $50 e transaksionit bankar me mire ta marre Mejsi. 

Mire e ka Bama. Lidheni njeren prej ktyre llogarive bankare me paypal. 

good idea Bame

...e shef kur do, ke ide te mira smiley 

+1

Sherim sa me te shpejte te vogles! 

Po, do flas me prinderit e saj per mundesine e PayPal-it. E ka njeri idene cfare duhet bere qe te mos i hyj studimit te PayPalit, apo eshte e thjeshte? 

https://merchant.paypal.com/us/cgi-bin/?...

Ose krijo nje llogari ne paypal (duhet te lidhet me banken e tyre) dhe trejo njerezve adresen e email. Pastaj njerezit qe kane paypal e duan te japin, duhet te zgjedhin "donate"

Paypal te merr 2.2% plus $0.30 per cdo dhurate. Per te evituar: http://www.pedpowerperformlab.com/Avoid_...

Gjithashtu ka edhe disa opsione te tjera si keto:

http://www.youcaring.com/

http://www.giveforward.com/ - kjo te lejon qe ate "fee" ta paguajne dhuruesit.

Blendo, hape ne emrin tat, nuk besoj ka njeri vrejtje. Komisionet qe mban paypal per shuma nen 100 mije dollare jane 2.2% e shumes plus 0.30 per cdo donacion

Me sa di une hapja e nje llogarie Pay Pal eshte shume e thjeshte, mjafton te kesh nje karte visa,  ne momentin qe e hap te marrin nje $, dhe tek transaksioni qe te vjen me email te vjen dhe pasword qe eshte nje shifer mes 0-s dhe 1-shit.  

nuk te marrin $; perkundrazi, te nisin nja dy shuma te vogla ne cent, per te verifiku qe eshte llogaria jote. Ne momentin qe ti i konfirmon kto shumat qe te jane kreditu ne llogari nga paypal, te aktivizohet llogaria. Eshte e thjeshte, merr vetem 2-3 dite pune kohe

5 minuta pune eshte. hap nje email me emrin e goces MejsiHelp@... dhe beje link me llogarine bankare. 

mund te kontriboni me leke dhe nga Spitali Amerikan II nese kaloni andejpari.eshte hapur nje kuti tek poliklinika per te.

Na thoni kur te jete hapur paypali per kete zemren e vogel. 

 

Edhe une keshtu mendoj. Eshte me e thjeshte per ne ketej kur e bejme pagesen direkt nga karta e kreditit

Nje ndihme te madhe mund te jape edhe Xhamia Blu ne Stamboll ose Katedralja e Ortodokseve ne Tirane .Gjithashtu edhe Papes ne Vatikan po ti drejtohet mundet te marre ndonje ndihme se Gjermanet jane katolike me sa kam ndigjuar . Plus ne se ka ndonje te afert ne Gjermani , me ate vlere te Grumbulluar mundet te perfitoje edhe nga ishuranca e te afermit ne Gjermani , per njerzit me te ardhura te pakta ( te varfer )

Sherim Vajzes dhe te ngushellohen Prinderit per te ditur se ne cfare shoqerie Humane jetojne NJEREZISHT ne ate vend , dhe ne cfare Lehjane madheshtore Shteterisht si  " vendi i dyte pas Gjermanise "

 

Shume e dhimbshme te shohesh femije qe vuajne dhe prinderit e tyre qe vuajne ( ska vuajtje me te madhe te shohesh femijen ne ate gjendje). I uroj sherim sa me te shpejte dhe jete sa me te gjate Mejsit. PayPal eshte me praktik per ato qe jetojne jashte. 

Beni te mundur ndonje mundesi pagimi online me credit cards, nepermjet paypal. Ose dhe banka ku eshte hapur llogaria mund te hapi nje link, qe t'i kthejme fjalet ne vepra.

S'paske lexuar me lart

Duket si tirania e demokracise se Internetit. Por per arsye profesionale them se informacioni eshte gjithmone i dobishem, gjithmone thote dicka. Filtrimi apo interpretimi eshte muhabet tjeter, dhe shyqyr qe eshte.

Ndiq linkun ketu me poshte.. Hap faqen tende si "fundraiser" dhe mund te vendosesh fotot e vogelushes, videot dhe te shkruash dicka. Vetem 1 minute.

www.justgiving.com/

Kjo eshte menyre shume efikase, korrekte dhe transparente sepse tregon qarte te gjitha donacionet qe jepen, mund edhe dikush te dhuroj anonim nese ka deshire. Kushdo mund ta bej donacionin monetare me karten e vete personale pa ndonje % te mbajtur online. 

Por, eshte edhe dicka qe ja vlen per ty personalisht sepse e ndjen vete qe ke bere nje ndryshim sado te vogel. 

Donacionet paguhen ne banken tende direkt dhe ti vete personalisht mund t'ja dhurosh femijes cekun! Sigurisht edhe me nje foto. 

Suksese.

 

si te kotribuojme ne ketej nga Amerika?

gjith juve qe keni shkruar mund ta vendosni ne facebook sic mund ta keni ber already kete faqe bashk me linkun e paypalit smiley

Patjeter do kontribuojme per zemren e vogel. As nuk diskutohet. Llogarine e paypal Blendo mund ta lidhesh me llogarine bankare dhe cdo derdhje qe behet kalon automatikisht aty. Nese ke nevoje per ndihme per te hapur llogarine me thuaj.

Blendo mund te futesh direkt ne paypal fundraising dhe vendos ne faqe nje buton DONATE gje qe mund ta besh edhe ne rrjete sociale ku emigrantet mund te kontribuojne direkt. Me shume ste ndihmoj dot se na i keni heq fisheket neve armiqve te partise.

 

https://www.paypal.com/webapps/mpp/fundraising

 

 

Si perfundim ku mund te dergoj nje kontribut modest per Mejsin e vogel?

Ne te Shqiperise te mos hutohemi me paypalin, pasi e kemi fare te thjeshte: shkohet fizikisht ne sportelin e Fibank ose bankes Credins dhe dorezon Leke ose Euro ose Dollare ne nje nga numrat e llogarive si me poshte.

 

FIBANK ka hapur keto dy llogari:
Ne leke: AL13 2151 1031 EUR5 3000 0016 3015
Ne euro: AL28 2151 1031 ALL5 3000 0016 3004

Banka CREDINS:
Llogaria numër: 000000460931 (Në euro)
Ose telefononi prinderit e Mejsit: +355-693737533.

Une do perpiqem qysh neser per te arketuar dicka ne favor te sherimit te vogelushes.

Flm se ne fakt edhe une po prisja kete punen e Pay Pal 

Une do perpiqem qysh neser per te arketuar dicka ne favor te sherimit te vogelushes.

 

Flm Timi

Si perfundim une nga Amerika si mund te dergoj nje kotribut?

Njeri shkurt dhe mos na ngaterroni dhe 5-6 linke.

Dua ta nisa nga Kredit Karta.

Po shteti ku eshte ? Apo perfaqesohet me fondacionin "femijet shqiptare".. Une i kam paguar taksat qe kjo femije te shpetohet.

Gjergji, ti ke paguar taksat qe te gjithe femijet te kene sherbim mjeksor (s'po i futemi asaj bisede tani...). Nuk i njoh te gjitha shtetet por e kam shume te veshtire te besoj qe te kete ndonje shtet qe garanton shpetimin e cdokujt, me cdo lloj semundjeje. Ma do mendja se kjo vogelushja s'eshte e vetmja me probleme mjeksore ne Shqiperi. Aq pak taksa sa paguan ti nuk jane te mjaftueshme per te cuar jashte cdo person me semundje te renda (e ndoshta edhe te pasherueshme). Bravo ju qofte Blendit e te tjereve qe po marrin iniciativa te tilla per te ngritur fonde qe te cohet diku tjeter - praktike qe perdoret ne Perendim.

parate jane te mjaftushme... derisa i gjejme per ti dhe podestase 1.5 milion $.. mund te gjejme edhe 40000$ per te shpetuar jeten e nje femije.

ka mundsi te mos e kthejme ne politike kte? e shof qe ju kane kap ethet e zgjedhjeve po ka tema plot per me shfry hundet. Te vret zoti me e bo dhe ktu.

Cfare nenkupton me fjalen politike ti ??

n/kuptoj fushaten qe je t'u bo ktu. Pavarsisht te gjitha te kqijave qe ka qeveria, eshte demagogji e paster me perfol fatkeqe e te semure me ket synim sepse largon vemendjen nga ajo ca po diskutohet ktu. Se edhe sikur te mos kish pagu podesten 1 apo 2 milione dollare, prape 40 mije dollare do ishin shume per t'u perballu nga cdo familje shqiptare me te ardhura mesatare. Ti kte e di shume mire prandaj them qe te kane kap ethet e politikes

Wishful thinking. Cuditem si s'kane filluar te thone, ende, pse dha vec 3000 euro Fondacioni Femijet Shqiptare qe drejtohet nga Liri Berisha.

Po presim paypal  ne Blendi smiley

Do zoti shpeton ky engjell. Zoti i dhente force prinderve. Pyetje: Nese operacioni kerkon 40000 euro dhe ne fund mblidhen me pak se kaq c'ndodh me fondin sepse sipas spitalit i bie qe te mos hyje ne pune, nese nuk jam gabim?!

boje nga telefoni me m-pay

Sherim te shpejte, zemra e vogel! 

Ajo adresa e PayPal do bente shume pune per te bere nje kontribut. 

Banka po ben dicka ne drejtim te PayPalit, ndaj po pres te marr vesh nga ata kur ta kene gati. Problemi i atij butonit DONATE ishte se (me sa kuptova une) fondet shkonin ne llogaine time te PayPal. Do preferoja nje lidhje direkte qe dhuratat te shkonin drejt ne njeren nga llogairte e Mejsit.

Po, mund ta lidhesh direkt me llogarine e Mejsit. Banka mund te te japi nje karte krediti me ate llogari dhe leket e paypalit kalojne direkt ne llogarine e vajzes. Problemi eshte qe ketu tek ne e vonojne karten e kreditit mbi 2 jave mesa di une sepse i bejne jashte. Menyra e vetme eshte te perdoresh karten e kreditit tenden ose te ndonje familjari te tyre.

Llogarite qe jane hapur per Mejsin quhen "Special Purpose Accounts" dhe nuk mund te lidhen me karte debiti/krediti.

Ndaj u hap nje llogari personale e nenes se vajzes, e cila do te lidhet me nje karte qe do te printohet po SOT, dhe do te bejme te pamunduren per ta lidhur me PayPal  smiley

Pershendetje.

Per informacionin tuaj, sot nena e Mejsit ka nje llogari te veten ne Fibank te lidhur me nje karte. Per tu lidhur me PayPal do duhen 2-3 dite...

Te henen shpresoj se do tiu jap referencen e duhur ku do te mund te jepni edhe kontributet tuaja.

 

 

shume mire smiley flm

ca u be me ket paypalin? 

asigje.

U zgjidh pra. Shkoni tek fundi i temes, sa pertac qe jeni mer. Paret tona nuk pranohen se nuk jane te pasterta. smiley

Eh mor tirona-4ever po mu me shef dhe kurrizi smiley, pa shife iher pa censure -51 se ate te ballkanweb-it se besova kollaj ne dreke

po rendsi ka qe ju sigurun paret aq sa i duhen po ka ndodh nja 2-3 here ky muhabet

Kishin vene njoftime te shkolla ime per nje party e fitimet do te shkonin te familja. nice. shpresoj shume te shpetije smiley

Edhe 3 mije euro kane ngel per tu plotesu. Bravo bizneset,bankat,shqiptaret.

E ke te sigurte kete? Na jep ndonje info me shume se dua ta besoj qe sonte. smiley

ost sioct:Comment">Kurim sa me te shpejte Mejsit te vogel, dhe ishalla e kthen zoti Shqiperine ne nje vend me te mire dhe te drejte per te gjith femijet qe po vuajne per shume arsye te ndryshme.      

GB 1oora - 22 Mars 2012 - 21:29 

Ide shume e mire eshte Blendi. Biles sa me shume e mendoj aq me shume anoj nga ideja qe po te ishte me pagese do rritej edhe kualiteti i blogut. (gjithnje pa u abuzuar dhe me respekt ndaj kontribuesve ne blog). Blogu ne kete menyre mund te rriste edhe kontributin e tij tek anetaret por edhe me gjere ne shoqeri. Psh parate e fituara nga abonimet mund te shkojne drejt njerezve ne nevoje ne Shqiperi, mund te beni aktivitete, organizoni mbledhje etj etj si kto. PESHKU KA PONTECIAL TE JASHTEZAKONSHEM TE BEJ DICKA PER SHOQERINE SHQIPTARE. Sistemi me i mire do te ishte duke u nisur nga nje shume simbolike e detyrueshme per c'do anetar, (dicka tek rreth 2 dollare ne muaj) dhe pastaj te lihet i lire opsioni vullnetarce qe ka permendur me siper EMIGRANTI. 

 

ost sioct:Comment">AL Blendi Salaj - 22 Mars 2012 - 21:38 

Per baner po mendoja dhe une kur flisja per kontributore te paguar. Por tani qe postojme artikuj nga gazetat s'na eshte dukur e ndershme te shesim banera mbi punen e te tjereve. Por ne rast se do ishin studentet e departamentit te gazetarise qe mbulonin informacionin, do vinim banera pa na vrare ndergjegjja.

ost sioct:Comment">GB 1oora - 22 Mars 2012 - 21:47 

Blend, ideja ime eshte ta ktheni ne nje bicim fondacioni. (edhe taksat per fondacion bamiresie jan me te ulta). Te jete jofitimprures (pervec mbulimit te kostos). Te gjith anetaret ta kene per detyrim nje pagese simbolike mujore (1-2 dollar fjala vjen) duke u lene i lire opsioni i kontributeve me te medha. Keto mund te shperndahen tek njerezit ne nevoje apo sipas vendimeve kolegjiale te blogut apo nje anetarsie ne rotacion. Me beso potenciali per te arrtitur dicka te mire eshte me te vertete gjigand ne kete blog. Do te ishte gjynah ta hidhnim poshte gjith kete energji. Jam i bindur qe te gjith do te ishin dakort. Te gjith emigrantet nga jashte shtetit qe jan anetar te ketij blogu duan me mish e me shpirt te kontribuojne ne Shqiperi pavaresisht bindjeve politike etj, dhe jam i bindur qe te gjith do te kontribuonin. Ja nje nisme e tille do te ishte shume pozitive per te gjith ambjentin social ne Shqiperi

 

me shume nisma per sportin, ti nxisni njerzit te vrapojn , kshu me maratona me gjera nuk do benit keq, peshku pa uje 1st 5miles duhet heq ai dahoni aty n'tiron smiley

Ndonje te re per kete ceshtje?

U be ndonje gje me kete? Perse eshte zbritur nga ballina kjo teme? Mejsi eshte patjeter me bukuloshe se ata barkderrat me bikini...

 

Ca u be per llogarine e paypal ?

po mire kshu e late muhabetin ju smiley.......asnje pergjigje

Doemos! S'kishte si ndodhte ndryshe.

Sa me shume femije duke luajtur, aq me mire per ne. 

"Mes femijeve te sherohet shpirti", thote dikush.

Lajm i mrekullueshem! Shume fat zemres se vogel, sherim te shpejte!

ne qershor e paskan len te takojn doktorin qe te vendosin daten e operacionit, te urojm cdo gje do kaloj pozitivisht

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).