Në botën ku jeton klasa e “të privilegjuarve” në Shqipëri, koncepti i ndihmës ekonomike është disi i largët. U përket zonave periferike në Shqipëri dhe në media më së shumti publikohen ankesat e herëpashershme të zyrtarëve të qeverisë për ‘abuzime’, njerëz spekulantë që e përfitojnë pa të drejtë etj.  Së fundmi, ndihma ekonomike hyri disi në debatin politik, ku qëndrimet e palëve paraqisnin një mungesë të thellë njohjeje të realitetit, ndërsa pati qëndrime që mund të konsiderohen disi fashiste.

Partia Socialiste përsëriti diçka që e pati thënë edhe në vitin 2009: Dëshiron ta zëvendësojë ndihmën ekonomike me vende pune. Partia Demokratike e komentoi këtë si “detyrim të njerëzve për të punuar në punë komunitare në këmbim të ndihmës ekonomike”. Në fakt, vajza e PD-së që e denoncoi programin e PS-së duket se nuk e ka lexuar as vetë programin e qeverisë së sotme, e cila në 2009 deklaroi të bardhë mbi të zezë se synon ta kushtëzojë dhënien e ndihmës ekonomike me punë publike. Deklarata e PS duket edhe e pakuptimtë nga pikëpamja logjike. Nëse një njeri ka mundësi të punësohet, natyrisht që nuk ka nevojë për ndihmë ekonomike.
 
Si zakonisht në politikën shqiptare, kemi sharje të ndërsjella për qëndrime të njëjta.
 
Ndihma ekonomike është një program që u themelua në vitin 1994 me këshillën e Bankës Botërore. Ajo synonte t’u jepte pak para njerëzve që mbetën pa punë. Në atë kohë, më shumë se 1 në 4 familje shqiptare përfitoi këtë lëmoshë nga shteti. Sot janë ende 1 në 7 familje që e përfitojnë. Duke u nisur nga numri i stërmadh i shqiptarëve që kanë një lidhje me ndihmën ekonomike, me të vërtetë ky program meriton një monument.
 
Ndihma ekonomike është ajo që shpërndan para kesh në zonat më të varfra të vendit. Paraja kesh nuk është thjesht një lëmoshë. Për shkak se leku është një produkt kombëtar, një banor i varfër në një fshat të humbur ka po aq të drejta të përfitojë nga emisioni monetar sa një njeri në Tiranë. Por ajo që ndodh është që leku dhe buxheti i shtetit menaxhohet në Tiranë dhe shpesh grabitet në Tiranë duke e lënë pjesën tjetër të vendit me gisht në gojë.
 
Tre mijë lekë në muaj ndihmë nga shteti mund të mos kenë kurrfarë rëndësie për ne që jetojmë në Tiranë. Por vlera e lekut është e ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Në zonat e varfra si Elbasani, Mirdita apo Dibra, me kaq para mund të blihen dy herë më shumë mallra sesa blihen në Tiranë apo Durrës.
 
Bezdisja e klasës politike nga ekzistenca e ndihmës ekonomike ngjan si një dëshirë për të mohuar faktin se Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet edhe për shumë kohë, një vend i varfër. Një vend ku edhe 30 dollarë në muaj kanë rëndësi në jetët e një pjese të mirë të popullsisë.
 
Dëshira e klasës politike për të kushtëzuar ndihmën ekonomike me punë publike, siç është shprehur nga të dyja palët konkurruese, duket se është reminishencë e teorive gati fashiste që thonë se paratë falas i bëjnë të varfrit dembelë.
 
Kjo hipotezë e hedhur fillimisht nga Robert Malthus në fillim të shekullit të 19, është konsideruar si përgjegjëse për shumë katastrofa në historinë e njerëzimit.
 
Ky parim duket se ka zënë rrënjë në shtetin shqiptar, ku pronësia e një cope toke, konsiderohet si kusht për të mos dhënë ndihmë ekonomike. Për administratorët barkmëdhenj të bezdisur nga numri i madh i familjeve në skemë, nuk ka shumë rëndësi nëse toka prodhon apo nuk prodhon, nëse fshatari ka shans të dalë në treg apo është shumë larg tregut. Përgjatë dekadës së fundit kemi dëgjuar shumë shpesh ankesa për përfituesit dhe pothuajse asnjëherë ankesa për faktin se sa e ulët është ndihma ekonomike.
 
Pra në thelb kemi shqiptarët e varfër që marrin ndihmë ekonomike dhe shqiptarët e pasur që pretendojnë se të varfrit përfitojnë në mënyrë abuzive, janë dembelë, nuk duan të punojnë etj.
 
Propaganduesit e këtyre ideve të mbrapshta nuk arrijnë t’i shohin faktet. Askush nuk do të zgjedhë të përfitojë 3 mijë lekë në muaj pa punuar në rast se ka një punë nga ku mund të marrë 15 mijë apo 20 mijë lekë në muaj. Në Britaninë e Madhe, SHBA, Spanjë e shumë vende të tjera, qeveritë kanë ndërtuar apo zgjeruar rrjete dyqanesh për ushqime falas për të varfrit në këto kohë krize. Në Shqipëri debati na është kufizuar te shqetësimi se sa vetë kanë abuzuar, kanë plotësuar një mal me dokumente për të përfituar 30 dollarë në muaj.
 
Ndihma ekonomike ka vetëm një alternativë dhe kjo alternativë nuk është eliminimi i saj. Alternativa është zgjerimi i saj. Një rrjet kombëtar për shpërndarjen e ushqimeve falas, pra një supë dhe një copë bukë për të gjithë ata që kanë nevojë, është diçka që politika shqiptare duhet të mendojë, si një zgjidhje në kushtet kur kriza ekonomike vijon gjatë.

25 Komente

"Askush nuk do të zgjedhë të përfitojë 3 mijë lekë në muaj pa punuar në rast se ka një punë nga ku mund të marrë 15 mijë apo 20 mijë lekë në muaj. "

Atehere ku eshte problemi nese ofrohet pune , ka aq shume pune publike per tu bere ne fshatrat e qytetet tone sa pune komunitare me punesim te njerezve nga skema e ndihmes eshte shume e mire. Vete kam punuar ne nje skeme te tille "nga ana e barkmedhenjve kuptohet"dhe skema ecen mjaft mire, ceshtja eshte sa mund te jete e qendrueshme. 

Se pari duhet pastruar skema, mendoj se plot njerez qe nuk e meritojne vazhdojne te marrin ndihme te pamerituar. Kjo autmatikisht do rriste vleren qe perfitojne nevojtaret e vertet 

Se dyti, megjithe glorifikimin e liresise ne rrethet e tjera , 3,000 leke nuk jane mjaftueshem per jetese, minimumi jetik eshte diku tek rrreth 5,000 leke ne mos gabohem. 

Se treti puna nuk eshte vetem ceshtje parash por edhe ceshtej dinjiteti, vetevleresimi e mundesi per tu krijuar femijeve nje minimum liri zgjedhjeje per te ardhmen e tyre. Askush nuk po mbron idene qe te mos kete ndihme ekonomike, por se bashku me te paralelisht e ne menyre komplementare te kete edhe mundesi punesimi.

 

Se fundmi, ky debat mundet te kete njefare kuptimi diku ku njerezit marrin 400 Euro ne muaj si ndihme e jo 20 Euro. Ndihma ekonomike sic eshte sot eshte nje skeme teresisht banale qe as mban dot me buke ata qe e marrin dhe ne afat-gjate i mban njerezit me lemoshe e nuk prodhon asnje te mire publike. 

Ke shume te drejte Gjergj! 

normal se si ti dhe gjergji merni shume vesh nga ekonomia!

Ato ironite ruaji per vete!  Bej pak kerkime kur etiketon te tjeret !

qyqja! eshte nje nder i madh per mua...

"Askush nuk do të zgjedhë të përfitojë 3 mijë lekë në muaj pa punuar në rast se ka një punë nga ku mund të marrë 15 mijë apo 20 mijë lekë në muaj. "

Duke pasur respekt per varferine e njerezsve dhe duke mos abuzuar me kete varferi, mendoj se eshte e vertete kjo thenie, po as me 15, apo 25 mije nuk dilet, ndaj sikur te marresh edhe ate 3mije lekesh sikur behet diçka...... Nje pjese e mire e njerezve qe perfitojne kete ndihme, mpunojne ne te zeze, pasi mendoni nje familje se si do t'ja delte me vetem 3 mije leke ne muaj.... katastrofe fare, dhe minimumi jetik nuk eshte sot 5 mije leke siç thote altini, por sipas vete statistikave eshte diku tek 11500 lekeshi... edhe kjo eshte nje shume shume e vogel, po po te krahasohet me ndihmen ekonomike, eshte bajagi e bollshme.... Por politikat ekonomiko-sociale ketu lene shume per te deshiruar, dhe kjo eshte nje teme kaq e gjere sa po te hysh mire vallaj nuk del dot.... Ketu ndihma ekonomike blihet dhe shitet, eshte nje mall i kerkuar sidomos ne fshat.... dhe tregetaret me te medhenj qe perfitojne me shume si materialisht edhe politikisht,  jane kryetaret e komunave.....

titulli ishte pak i rende.....

Nje pjese e mire e njerezve qe perfitojne kete ndihme, mpunojne ne te zeze, pasi mendoni nje familje se si do t'ja delte me vetem 3 mije leke ne muaj....

Ti ke te drejte per shumen e paket. Pooor... edhe ketu ne Amerike apo Kanada, bashkeatdhetaret tane apo te huaj te tjere marrin edhe ndihmat nga shteti (qe jane te mjaftueshme), edhe punojne ne te zeze. Cfare dua te them eshte qe probabiliteti eshte shume i madh qe edhe nese rritet ndihma, ata perseri do punojne ne te zeze.

Zotria me duket s'ja ka haberin fare kesaj pune.Cilesimi kushtezimit te AS me pune komunitare si praktike fashiste/komuniste me duket nje qendrim ekstremin , ndoshta si revolte ndaj sistuates por edhe nga pa dija.

Asistenca sociale mund te shperndahet edhe ne forme kuponash per ushqime, edhe mund te kondicionohet me pune ne dobi te komunitetit, kundrejt perfitimit te pages minimale nga pjesmarresit ne keto pune. Pastaj per abuzivizmin, pamjaftueshmerine dhe shkallen e mbulimit te familjeve VERTET ne nevoje, jane vertet problemet me te cilat perballet skema e "kafshates se mjerimit"

Nqs do ti referohemi standarit te BB per varferine ekstreme -1 USD/dite per person , nje familje me kater persona duhe tte marri, minimalisht, 12 000 leke.Pra dicka me pak se pensioni minimal ne qytet.

Pse nuk ia paska haberin zoteria?  Shikoje pak ekonomine fashiste per te pare se  pse kjo teori i ngjason asaj. 

 edhe mund te kondicionohet me pune ne dobi te komunitetit, kundrejt perfitimit te pages minimale nga pjesmarresit ne keto pune. Pastaj per abuzivizmin, pamjaftueshmerine dhe shkallen e mbulimit te familjeve VERTET ne nevoje, jane vertet problemet me te cilat perballet skema e "kafshates se mjerimit"

Me duket se i permbahesh statistikave te instatit per te papunet se ndryshe nuk e kuptoj kete komentin tend. Me thuaj pak ti se si mundet te punesoje per pune komunitare qeveriu   te pakten  20% e popullsise  qe eshte realisht e pa pune. (ec shtojme dhe te punesuarit ne administrate kush me jep nje shifer sa jane dhe sa behen si % totale te nr aktiv te atyre qe mund te punojne ne kete vend)  ! Plus mos harro se dhe ne vendet me te pasura apo me sakte ku niveli i pabarazise eshte minimal  do te ekzistoje gjithmone ajo kategori njerezish qe nuk mundet te punoje. Sa per abuzivizmin , pamjaftueshmerine dhe shkallen e mbulimit te familjeve vertet ne nevoje,  nuk  e ben te zgjidhshme eliminimin e kesaj kafshate.  Po keshtu jemi ne  eleminues ne cdo gje qe bejme , ec aty nga e para, me zgjidhjet me shkop magjik! 

 

Ne mundemi  te flasim pa ton fashist, edhe mund te flasim.

INSTAT nuk di pse doli ne skene.Per te dhenat? Ok, Aktualisht ne skemen e NE jane rreth 100 000 familje.Ne nje pjese te familjeve perfituese te NE, ka persona te AFTE per pune dhe ne MOSHE pune.Per keta eshte fjala dhe jo per te gjithe te papunet qe eshte histori tjeter.

Ligji NE eshte hartuar ne vitin 1993 me konsulencen e BB.Ne vitin  2005 u hartua ligji i ri (NR.9355) perseri me konsulencen e British Council (Projekt i BB) per ta pershtat me procesin e decentralizimit.Ne kete ligj u futen klauzolat  qe parashikojne kondicionimin e dhenies se NE me pune dhe sherbime ne komunitet (opsionale) pikerisht per personat e afte per pune nga familjet e varfera.Madje, kjo metode u aplikua me projekte pilot ne disa njesi te p.vendor por pati probleme sepse u perfshine te gjithe personat e afte per pune dhe kjo kerkonte fonde suplementare per te mbuluar pagen minimale te pjesamresve. Ideja eshte qe skemes ti jepet nje impuls aktiv, qe perfituesit te integrohen ne punet e komunitet dhe te ofrojne nje lloj kontributi kundrejt :

pages maksimale te NE (7500 leke/muaj)

pages minimale kur puna eshte full time

Modelet variojne.Psh ne Rumani ligji parashikonte rreth 80 ore pune ne komunitet per personat e afte per pune dhe perfitimi ishte ne nivelin maximal te AS. Ne modele te tjera perfitimi AS kondicionohet me pjesamrrjen ne programe rikualifikimi profesional, eshte i limituar perfitimi etj.

Noramal qe ne cdo vend, edhe ne ato me te zhvilluarat, ka te papune. Asnje vend nuk arrin dot punesimin e plote.Argumenti eshte i kote. Ka njerez qe nuk punojne sepse nuk MUNDEN (Invalide, PAK, te moshuar pa pension ne gjendje jo fizike per pune-ketu po flas per kategorite me diagnoza te agravuara) dhe ka te papune qe DUAN te punojne por nuk ka pune.

Me kete ligj kane punuar te majte e te djathte.Prandaj ne idene qe i rraset socialisteve (Rilindja) nuk ka asgje te re.Eshte nje ide konform ligjit aktual te miratuar nga te dy palet. Ajo qe meton "Rilindja",  eshte qe ky model te aplikohet me gjeresiht duke koordinuar AS,me paketen e sherbimeve sociale, ri/kualifikimin profesional te perfitueseve, me punen dhe sherbimet me baze komunitare, bashkepunimin me biznesin, kredidhenien, nxitjen e biznesit te vogel, futjen e idese se CCT (Conditional Cash Transfer  per femijet qe braktisin shkollen, grate ne nevoje/te dhunuara etj.)

Pra nuk ka asnje eleminim "te gjithckaje te bere".

është reminishencë e teorive gati fashiste

He mer se na ngrive gjakun. Shyqyr qe nuk qekan tamam fashiste.

Titullin, per efekt bombastiko-gazetashites, e la krejtesisht fashist. Pra te kerkosh te punojne njerezit eshte teori fashiste. Cuditem qe s'ka permendur edhe neoliberalizmin apo Thatcher. Sic duket fashiste ka me efekt.

PRWORA (Reforma kryesore e sistemit te asistences sociale ne US) e 1996 nje nga pikat kryesore kishte "work requirements".  Ide e te djathtes ne US, Presidenti Clinton e beri veto dy here projektligjin, por ne fund e firmosi me kushtin e punes. 

Mund te diskutojme mbi ekonomine amerikane (fashiste a jo) , por heperhe dua te ve ne pah qe s'eshte risi e PD, PS-se, dhe meqe jane permendur shembuj nga vende te tjera.  

Sa ndryshim nga WPA-ja, e?, rrofte realizmi socialist qe FAP, por jo me ndonje bujari kushedi, ka ushqyer artistet antifashiste. Po sot Amerike pa m'thuj kush t'i ushqen bijte dhe fasadat? Anesore: sa mire duket globalizimi ne fasada, krahaso godinat federale te kohes se WPA-se me kryeministrine tone, pastaj fasadat bashkekohore me boje jocilesore. 

Edhe mua mu duk i papershtatshem termi por nuk kam nge te merrem e te lexoj argumentin.

Në zonat e varfra si Elbasani, Mirdita apo Dibra, me kaq para mund të blihen dy herë më shumë mallra sesa blihen në Tiranë apo Durrës.

Nese ben kete pohim, atehere ky qe ka shkruar kete novelen eshte profan sepse shkruan te paverteta me te dhena te pa sakta. Te dhenat mbi varferine jane te ndryshme nga keto te cilave iu referohet ky zoteria.

Mos ja keni me hile ketij shkrimtarit qe e keni botu ketu me keto te dhena? Shpresoj qe jo.

Eshte e mundur per autore te gazetave shqiptare te shkruajne artikuj pa fjali te medhaja?

Pse kerkon qiqrra ne hell?

Si u la ketu? Hitler apo vec Musolin?

Mire e kane, puna  - fashiste, e ka pak.

Varferia eshte LIGJ ne cdo shoqeri . Ka ekzistuar dhe do ekzistoje edhe sikur te gjithe af of -sit te mblidhen e te pershkruajne letrarisht varferine . Sepse Ligji i Pasurimit Relativ dhe Varferimit Absolut e pershkon pa meshire shoqerine do apo s'do lefKOPEJA . Puna eshte si kategorizohet ? Si mund te menazhohet ajo ? Dhe pruresi ka cekur pak a shume nje problem te drejte ne thelb :

Ne c'raporte duhet te jete ajo qe vleresohet si Ndihme Ekonomike ?

Me shifra euforike e pamje fytyrash te dhimbeshme  si te babasqapit , nuk vemi asgjekundi . Dhe keshtu do vazhdoje . Pa kalkuluar Shkencerisht , Minimumin e Domsdoshemn qe i nevoitet nje INDIVID ( Thecerian smiley per te perballuar nevoja optimale per Jetese ne Vlera Parash apo programe , si " triska ushqimi " " " ndihme mjeksore " "pagesa sherbimesh " etj etj  me Ligje e kontrolle te REPTA , cdo shtrirje e argumentit eshte e vlefshme .Qofte me ngjyra Fashizmi , qofte me ngjyra Sklavopronaresh , qofte me ngjyra Popesh ne emer te 'zotit " Sot tek ne ? Ka me shume ngjyra Karnavalesh Hajdutesh sepse i tille eshte Niveli drejtues i Memedhembjes .Nga Sharlatane , Llafazane e Mburavec lagjesh !

Shqetesimi qe ngre Blendi, eshte i drejte, por ceshtja eshte se qeveria eshte e zene me zgjedhjet dhe punet private te tyre. Kete pike (ndermjet shum pikave) une e kam ne axhenten time, por ketu s`ka nje force politike serioze a nje grup pune te te ndigjoje. 

mireseerdhe z. Pjer, e kemi ndjere mungesen tende keto dite.

Une mendoj qe keta te rinjte me mjekra hochimin-se e kane fajin, ju eshte rritur mendja shume.

Jo-jo Gjembi smiley ata te rinjte jane djem te mire por pa eksperience, do u duhet ca kohe sa te kuptojne se cfar kan lene pa bere dhe cfar kane per te bere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).