Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, nga 210 që ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së Martin Kobler, sipas të cilit muxhahedinët që strehoeshin në Irak kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. 

Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak. 

Deklarata u bë më 16 Mars të këtij viti nga kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler. 

Organizata e Muxhahedineve të Popullit Iranian ka deklaruar se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampin Ashraf në Irak ka qënë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. Kështu një nga vendet që ka pranuar të strehojë disa prej tyre është bërë edhe Shqipëria

68 Komente

Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo...

Ismail Kadare

si s'beri nje here nje gje te mire ky dreq!

ne vend te dergojne salen andej,na sjellin muxhahedinet!

po sala prandaj i do se ka zgjedhjet tashi dhe i duhen ca dru me pre

''e çte keqe do na vijne  14, e me pas 210 muxhahedine?   gjynah, njerez te perndjekur,  diku duhet te jetojne edhe keta..

Mire. "Shpia e shqyptarit asht e Zotit ne e mikut". Po ky etiketimi "muxhahedin" njecik kompleks Belulo, per te thene me te pakten... Sulltani eshte fuqia jone... smiley

sidoqofte jane pak  dhe per kete arsye te kontrollueshem ne veperimtarine e tyre.. keta ne fakt   emrin  kane muxhahedin..  dmth nuk mendoj qe jane  te sojit  ekstermiste terroriste etj.. ndryshe do ti kishin mbajtur pergjithmone ne burg.

...e jane muxhaidin te mire jo te keqinj...
dhe jetuan pergjithmone te lumtur te gjithe bashk me ne.... harrove te thoje smiley 

ps: po pse Shba si mori ne Shba por na i la neve ne dere ? smiley

kush eshte Shaba?smiley 

po jane shume, disa mijera..  keshtuqe mos u shtyni se ka per te gjithe..smiley edhe per SHBA.

Me ka ra rasti ne Shqiperi para do vitesh te ulem per nje kafe me njerin nga ata ujguret. S'di ne i mbani mend, i kish kapur "Shaba" smiley ne Afganistan, por nuk dolen te keqij e ndaj i solli tek presidenti Moisiu ne Shqiperi. Rob i urte ke zoti, po e mbyste malli per dy vajzat e tij qe gjendeshin diku ne Kine e ai e kish da mendjen se nuk kish per t'i pare me. Ne Kine nuk mund te kthehej, gjalle. smiley

po, une te pakten, i mbaj mend ujguret kineze qe erdhen ne Shqiperi..   bile me kujtohet  qe Kina i ushtroi gjithashtu presion Shqiperise  ti dorezonte pasi ne Kine ata ishin cilesuar dhe denuar  si terroriste..  imagjino, Shqiperia e vogel, nen presionin e hajvaneve te globit.smiley  nga njera ane SHBA qe  thoshte ti pranonin,  nga ana tjeter Kina qe ti dorezonin..

Ha! apo s'i kemi icik qejf ne keto presionet nga Kina... na ka marre malli per pak "koncert", ne vere a ne dimer kjofte smiley Brother Mao, s'behet i dyte si ai!

Ashtu eshte , s'do jene me keq nga cecenet tane .ku mija edhe qindi.pas ca vitesh ne shqiperi ajatollahu do u duket engjellsmiley

Sa mirë që paska fonde qeveriu për të strehu muhaxhedinët, ndersa ata që enden rrugëve të pangrënë, të pastrehë, i lë në mëshirë të fatit. 

ata strehohen me fondet e tyre ne fakt, asnje lek nuk jep qeveriu. ishalla po i presin te gjithe se kaq pak eshte gjynah.

ndoshta, ndoshta...

...ose do jene ata qe do i japin shtetit leke...per te kontribuar ne procesin hyjnor te zgjedhjeve te palira ne Shqiperi smiley 

ah sa të fella kto punë...smiley

eh mer tan zelanda... 

Kur flasin dhe shqiptaret me perbuzje per emigrantet politike apo ekonomike eshte kulmi.

Te njejtet ose prinderit e tyre qe para 23-24 vjeteve hidheshin neper ambasada,kalonin kufirin me koke ne torbe dhe ne fund u hypen anijeve dhe u vajten peshqesh fqinjeve mu tek dera a thua se i kishte ftuar njeri.

Pati dhe nga ata qe vrane dhe perdhunuan fqinjet zemermire,megjithate qeverite mikpritese nuk i kthyen shqiptaret.

Tani ish-pabuksat po japin leksione emigrimi disa hallexhinjve qe luftonin rregjimin ne vendin e tyre dhe tani ka kohe qe kane ulur armet dhe as kane ndermend ti zene deren shqiptareve se harxhet i paguan OKB-ja,njesoj si me 8 ujguret e shkrete.

Hej,mire thone i shtypuri mezi pret te shtype dhe pecmoje te tjere sa tti jepet rasti.

Lexoni komentet e mesiperme dhe ato qe do te vijne me pas dhe do te me jepni te drejjte.

keta nuk  jane emigrante ekonomike mor burr i dheut. nuk do vene ne shqiperi per te punuar. do vije koha dhe dikush do i perdore per intertesat e veta.  pak halle ka shqiperia ,po i duhet te ngaterrohet edhe me iran-irak-shba-israel!

edhe dicka tjeter,shqiptaret kane ikur me rrezikun e kokes jashte dhe si ilegale.nuk kane vajtur me ndonje marreveshje.

Cfaredo qe te jene,jane emigrante dhe te kritohohen nga juve,aq me teper kur nuk do te harxhoni 1 euro per ta,eshte cinizem dhe zemerligesi.

...ti nuk po e kam thelbin e ceshtjes....

(per kundershembulli po marrim luften e kosoves, ku u priten kosovaret, sidomos nga ata te zones veriore qe edhe pse skishin mjaftushem per vete, i hapen dyert...nejse)

Mund te na thuash pse duhet  ti "kerkoje"  Usa Shqiperis te presi Muxhaidinet ? 
Ne te varfer po, ne kaos po, pa shtet po, pa minimumin e drejtesis po e po....
Nderkohe qe vete Usa i ka te gjitha mundesit si nga stabiliteti politik e financjar edhe nga ai siperfaqesor (kshu qe te 3000-jet i kishte marr pa pbm...i kishte cu n Dakota psh smiley

Por nderyjne neper vende me nje shtet idjot si ky i joni, qe i duket tani sikur Sala po i bo nder shteteve te bashkuara duke pranuar kerkesen e tyre, qe nuk ishte realisht kerkes por thjeshte kishte formen....

Tani mqse Usa ka qef te luaj rolin e heroit, te mire, te bukur dhe efikas le ti marri vete per siper.... jo ti japi zgjidhje duke ja deleguar Shqiperis kaotike.

Sala i shpeton keta, keta shpetojne Salen smiley

Pse sa po I afrohesha fundit, kisha nje si pershtypje qe kjo teme do jete sjelle nga Arti?!Wow, c'intuite qe kam. Kompliment vetes. smiley  

Po keta sikur e refuzuan oferten e Shqiperise

me  çmbaj mend une, nuk eshte se refuzuan...  por keta jane rreth 3000 vete dhe nuk donin te ndahen..  dhe thane  na coni te gjithe bashke atje.. jo vetem 240 vete.

ehe, flm per shpjegimin. Duhet te "thyhet"  dhe Shqiperia te hapi dyert sic i kan hap dikur te tjeret per ne , ne kete menyre nje pike me shume per t'u futur ne Europe . Por do ishte mire te siguroheshin edhe shtetasit shqiptare si fillim

...Por do ishte mire te siguroheshin edhe shtetasit shqiptare si fillim...

 

Ashtu thoshin dhe thone neonzsistet dhe ekstremistet e djathe ne Perendim.Edhe kjo qe thua ti nuk eshte as me shume dhe as me pak se nje pretekst per temos pranuar keta emigrantet pavaresisht se Shqiperia nuk do te harxhoje asnje euro qe ti mbaje.

Je qe je ne Kanada perse nuk kthehesh ne Shqiperi sic deshirojne e djathta ekstreme?

 

Shif se do te te akuzoj per tomi korca prap mos me ngacmo smileysmiley

po pse nuk shkuan prap ne iran

Po ti perse nuk kthehesh ne Shqiperi?

Per mua nuk ka gje te keqe ketu.

Keta "luftetaret e lirise" jane akuzuar si pjesemares ne masakrat kunder kurdeve se bashku me forcat e Sadamit ne Luften Irak-Iran......Djavu ca me Talebanet? A nuk i ndihmuan dhe sterviten amerikanet te lufonin sovjetiket dikur?  A nuk ishte Sadami aleti i SHBA ne luften kunder Iranit dikur?

Kohe fushate ca s'ndodh , cdo vote do te numerohet.

oopsi...

Kur mbaron xhamia madhe qe te ngrejne bythet perpjete ... se vilajetet e pushtit islamik  kane shekuj qe presin keshtu ndyresirash  te felliqura  ne Shqiperi per t`u shumuar ...si Azem Hajdari dhe vellezerit muxhahedine ...dikur  ne luften e Kosoves ... Kurse tani po bejme shkembim tupash ... 200 muxhahedine gjysme/ shqipfoles ..shkojne vdesin ne Siri dhe qe te mos rrije vendi bosh ne ne xhami po kthejne borxhin me 200 te tjere te rinj... A ka ndonje dyqan per pantallona trecerekshe te rruga Kavajes ... dhe po s`pati ..do hapi Sala nje te tille sa te marri fondet nga jashte per muxhahedinet..   Mire eshte t`a heqesh qafe nje nga ato shpejt e shpejt sa te vijne ne Shqiperi dhe s´vijne me te tjere....

Hajd mo! Kjo bote eshte bo qe eshte bo lesh e li. 200 muhaxhedine me pak a 200 me shume nuk nderrojne gje. Keto pastaj me duket se jane personazhe pozitiv, me te meta. Po me te mire se ato shqiptaret tane qe kane shku dhe luftojne per Sirine, jane sidoqofte.

EEEE 200 jan s'jan shume, 200 sot 200 vitin etj e kshu me rradhe 'muxhahedin muxhahedin bejne kerdine' keta 200 martohen, bejne nga 10 femij sejcili dhe femijet e tyre nga 10 sejcili dhe per 50 vjet ja ku i beri sala 50 mij vota per peden... jan afatgjata qto pune. 

Anglia ka nja dhjet vjet qe do te heq qafe nje nga kta poturetrecerekshet mjekerpalare dhe nuk e deporton dot. 

Ti thu

...me dyqind petrita 

muhaxhedine lule

hapi Shqiperia

historine e kuqe!

Mos u beni shume merak o njerez se me 23 qershor vjen rama dhe i perze prap andej nga kane ardhur muxhahedinet per ne muhaxhedini e maloket e sales per ne malokeri e maloket e jugut per ne malokeri smiley

 

Belulo, me duket nuk do kemi 4 gra per nje burre sic e kiishte programin ajo partia ,po ardhkan burra me shumice aty,

ska gje Tafe.. ka plot alternativa te tjera. p.sh kalojme te ajo partia atij marksistit te hashashit..smiley

si thua shoku komisar, a do te behet nje dite dhe kjo Shqiperia jone si Afganistani?

T'u thafte fjalia qe shkrove smileysmiley

"Piktorët, për të bërë ngjyrën gri, duhet të hedhin në kovën me bojë ngjyrë të bardhë një pikë bojë të zezë. 210 pika e bëjnë pothuaj të zezë. (na.ndo-kritik arti)

Ta pata thene te ajo tema per Islamin e ati kosovarit....nuk me ndegjove...urdhero tashti!

cfare force reale kane kta atje, di gje?

Te njejten force qe kishte Partia Ekologjike e te ndjerit Namik Hotit.

bobo e paska dhe emrin Noli

Zonja Elba, ju si intelektuale, si e mendoni kete problem se deri tani akoma nuk e kemi nje mendim prej jush e auditori i ketij forumi eshte paksa konfuz , e shoh.

Ky otomanizimi cfare eshte: aspirate apo problem i shtruar per zgjidhje?

Ju faleminderit paraprakisht per kohen qe do harxhoni per kete ceshtje.

...po keta ckane qe te therrasin te gjithe zonja Elba....apo mos ju ngjan gje si zonja Tefta smiley

Per respekt, por ndoshta edhe sepse te gjithe e dime (jo me kerkesen tone) qe behet fjale per nje grua\femer te martuar.

Vetëm Heretiku dhe Komentuesi përdorin titullin Zonjë ndoshta e njohin që është zonjë e vërtetë.

Pra, jo të gjithë.smiley

Ky Komentuesi eshte gimmick account o i Bradit o i Patekut se vetem trollime ben. smiley

Jo nuk e keni gjetur te dashur Zoterij dhe Zonja te nderuara te martuara ose te pamartuara, kjo nuk eshte çeshtje personash te caktuar, eshte nje lufte per jete a vdekje midis Shqiperise dhe Greqise qe po zhvillohet tek Peshku.

Si te duan te me therrasin nuk ua prish qefin , rendesi ka qe shpejtesine per te kap dhe plotesu kushtet per te qene Zonja ( ironi ose jo  smiley  )   prej tyre , nuk e gezojne dot  ....se e ka fajin  nana qe m'ka lind dhe natyra qe ka vu dore smiley  kshu pra cuna edhe goca smiley

ke fol tamom, nuk eshte me inot, eshte me qejf!

Ashtu duken pak keta 14 .Jepu hunj ne dore si ne '96 atyre te Gjeneral Bukoshit dhe e shohim .Gjashte vete ishin tek 15 katshi per nga rruga e trenit qe u leshuan me HUNJ Druri " ku te ha e ku te dhemb " dhe gjithsej aq qene nja dyqind qe bene dhe Garden pretoriane te Saliut per te shtypur "protestat e kamunisteve : Le me qe keta se kane per gje edhe te vethidhen ne Ere kur u shan muxhahidizmin .

Po ku ka kellqe Shqiperia per keto marifete babasqeperish .Ndonje kamp tranzit te sigurise shume shume te larte , edhe mund te mbaje per kete kategori , por keshtu ...vetem nje i cakorduar si ACDCmund te mendoje se eshte normale.

Te vine e mire se  do vine.Bile shpresoj qe do adaptohen-e, do ambijentohen-e, do asimilohen-e , bile bile  me kohe dhe shtetesi do marrin .

 

 

Ishalla perkthejne ndonje gje nga persishtja. 

O Naim te ishe gjalle. smiley

Kam frike se bashke me sjelljen e ketyre, do importohet indirekt dhe ndonje ngjarje e papelqyeshme per Shqiperine, kuptohet jo tani por dic me vone. Megjithate, le t`ia leme te ardhmes te gjykoje, ajo qe tani (e tashmja) shtrohet si pyetje eshte; 

1) Kush i paguan parate per jetesen e tyre. Ushqim, strehim, kujdesje shendetesore. 

2) Akomoditimi i tyre eshte per nje kohe te percaktuar apo pa percaktim. 

3) Sigurimi i jetes se tyre mirret persiper nga pala shqiptare, por parate per kete gje nga dalin, kush do i paguaje.

o Pjero, po parate kur u vendose ti ne Belgjike, kush i pagoi?   apo ti vajte si ekspert i burses dhe gjenerove para per Belgjiken me obligacionet e CO2..smiley

 

me ckam kuptuar une, parate per keta do ti paguajne disa organizata nderkombetare  qe merren dhe monitorojne refugjatet/emigrantet.. OKB bie llafi,  por edhe SHBA.

Natyrisht Belulo, OKB/UNO , por dy pyetjeve te tjera a mund ti pergjigjesh i dashur. 

duke ju referuar fakteve qe shqiptaret ne pergjithesi nuk ndjejne obligim te paguajne as tatim e asnje kontribut tjeter ,del qe as Pjer Thomas e asnje tjeter shqipe nuk do demtohet nga buxheti ekonomik..

Shqiptaret, Dafne, nuk ndjejne gje, populli i thjeshte me nje fjale, por ja qe qeveria e tyre, heq breket per te qendruar sa me shume ne pushtet. Historia shekullore e ka treguar kete, sidomos per rastin e prijsave, liderve dhe  qeverive te tyre.

dafne ku ligji dhe maliqi smiley

se dhe une sdu me pagu taksa , po me vejn ne shenjester Canada Revenue Agency

Te them te drejten cuditem me disa reaksione ketu sepse po ta marrim holle holle ka shume emra si Ramaj, Veliaj, Salaj  qe kane pothuajse nje origjine me keto shamikuqet  nje km majtas apo djathtas apo ne jug apo ne veri nuk prish shume pune ne kozmozin tone smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).