hë hë, se këtu do t'i ''paguani'' të gjitha ...

Shumë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë. Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për një seri videosh të kanaleve me përmbajtje të specializuar.

Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit.

Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse.

Njëkohësisht, pagesa e kuotës së anëtarësimit pritet që të heqë reklamat nga videot që do të mbeten pa pagesë.

”Youtube”, krijuar fillimisht si një rrjet i postimit të videove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë e kanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal.

Në “Youtube”, një faqe me mbi një miliardë ndjekës unikë në muaj dhe mbi katër miliardë klikime mujore, rendit midis partnerëve të saj zyrtarë disa prej kompanive më të mëdha mediatike apo kinematografike të botës.

63 Komente

Mbaroi festa dmth. Ky qe karremi - tha. Tashti behuni gati t'i hidhni pare orkestres.

Po pse ca e dinit googlin ju Nene Tereza, bile dhe per te ... po lere ate muhabet, thuaj.

...dhe festa u kthy ne mort, tha..... guglli do 10 mijlekshin tja ngjisim te balli qe te kendoj..smiley me kete rast do shuhet edhe tralalaja e peshkut..smiley

Belul
A mund të më thoni? Ata që kanë kanale muzikore në YT me shikueshmëri të lartë psh; do paguajnë apo do i paguajnë? Nëse ju dini ndonjë detaj më tepër, jeni i lutur t'më shkruani, faleminderit !

jo, nuk di ndonje detaj specifik se si do te funksjonoj pagesa  nga momenti qe ''kanalet'' youtube  do te behen me pagese...

por me sa di une, per kanalet muzikore me shikueshmeri te larte,  ata sikur paguhen nga youtube.. dmth jane vene  ca kuota ne baze te klikimeve... 

sa vjen e shtrengohet litari

Mendoj se do ndrrojne ide...ne mos mbyllet edhe vete

Do regjistrohemi ne listat e asaj partise tjeter qe jep muzik,si e ka ajo..? smiley

nese do ta bejne vertet youtube me pagese, atehere mendoj se do jete nje shanc i mire per konkurentet e gugllit qe te "godasin" me rubrika te ngjashme stil youtube, por falas natyrisht..
ne fakt nuk e kuptoj, pse kerkojne ta bejne pagese.... youtube eshte e mbushur me reklama..

Se ku lexova se dhe peshkupauje dhe gazetatema do te behen me pages.

Do lexojme shkrime origjinale te Ram-Bashe-Tahiraj e Velis e Mete-Kryemadhit smiley

 

 

Me sa duket thane edhe atasmileyse jo,pa pare as hoxha nuk kndon ne minare smiley

Po jo, nuk do te behet youtube qe njohim ne me pagese. Ky qe eshte do te vazhdoje sic ka qene, thjesht do t'i shtohen seksione me telefilma e gjera qe do te jene me pagese, qe tani nuk i shihni qe nuk i shihni dot, sic eshte netflix e hulu. Po perpiqen te zevendesojne televizorin. Po e keqkuptoni lajmin. Eshte gje e mire, jo e keqe.

mire mo mire, kanalet e you tube do behen me pagese... po keshtu fillon, e pastaj do hapet me gjere.. eshte si puna e oreksit..smiley

aman, vetem videot e Gjyste Vulaj mos te na i bejne me pagese  smiley

pse vetem Gjysten?? po Adelina.......?!smiley

"qejfi paguhet zoteri... ne kendojme nga halli, tha..smiley

S'kane c'te bejne me pagese nga keto qe jane, qe nxjerrin para qe tani me reklama. Interneti ka qindra opsione te tjera, ndaj s'u leverdis. Plus qe ato video qe nuk nxjerrin para as me reklama, nuk behen dot me pagese sepse s'i ble njeri e tregu s'eshte se s'ka faqe te tjera. Ata kane gjetur dhe nje fare zgjidhjeje te bukur tani per disa lloje piraterish. Nese ti fut nje video tenden origjinale e vjel para reklamash nga ajo video, dhe nese une e kopjoj ate video, edhe videos qe fus une ne internet i dalin reklama, por fitimet i shkojne atij qe ka videon origjinale, dhe youtube nuk t'i fshin. Kjo ndodh me shume materiale. Youtube qe eshte tani do mbetet sic eshte.

mos lexoni lajme ne mediat shqiptare....pervec atyre ne lidhje me shqiperine.
tubi do shtoje kanale me pagese, tube+ si ta qush.

Keq do e paskemi punen smiley

Do na mbyllet dhe tema e tralalase pastaj smiley

ncuq....e kthejme ne Karaoke smiley

Youtube te heqe vidio stupid njeher ku adoleshentet po frymezohen negativisht me vidio te dhunshme deri dhe terrorizma .

tube-strafkullah!

Elba - 7 Maj 2013 - 13:50

Youtube te heqe vidio stupid njeher ku adoleshentet po frymezohen negativisht me vidio te dhunshme deri dhe terrorizma ....

 

Keshtu thoshte dhe gjyshja e komshiut tim,ndjese paste,kur shikonte televizor nga vitet 70 dhe ne TV ishin filma amerikane me kauboj ku kishte goxha dhune.

U prish dynjaja-thoshte-ska me tarbiet

Ndersa kur ishte ndonje filme dhe jepej ndonje puthje dilte fare nga dhoma,duke mallekuar tv qe po prishte rinine.

Do ti qe i nipi i saj dhe gjithe ne ne mehalle dolem me virtyte?

Dhe historia perseritet me Elben etj qe tani duan te mbyllin youtube apo dhe internetin ne pergjithesi.

 

Vertet tema e trallalase do " cenohet " se duhet Paguar ...po ama vete tralalalate do ti kemi si gjithmone mids nesh . Nuk ka tralalala ta konkuroje LefKOPENE smiley plus ndonje muzike funebre qe leh kot se koti per zgjedhjet ! Pastaj e gjithe vuvuzeleria tralalala eshte , .Duron dot babasqapi pa tallava e tralala smiley

Sikur te kanalizojne rrjedhen e gjith ketij Trafiku vidiosh mbushur me lloj lloj mashtrimesh e Eufori Politikanesh nuku keq ! Ose le ti kanalizojne ne ate Rubriken " E qeshura te zgjat Jeten " me nje kerkese per VOTIM ... "Kush nga Politikanet e sotem eshte me karagjozi "-ne Bote  smiley A ka rob zoti qe ja merr Babasqapit dhe Jozefines ? Rrote me rrote me Kim Jr !

Mooos, prisni dhe pak. Sa te marr dhe ca kenge te tjera per iPod tim. 

Sepse kam pershtypjen qe eshte nje lajm i reme i ngjashem me lajmin qe qarkullonte para disa kohesh per Facebook-un me pagese.

Besoj se jane vete firmat qe gjenerojne keto lajme.

bakshish per sherbim cilsor? no problem...

Belul, po ç'pate me jutubin? smiley

si cpata?!    eshte ceshtje  madhore prandaj.     sepse:  ''jutubi  eshte  imi.., eshte yti.., eshte i te gjitheve, shoqa Lirika..smiley

karafil je vetë shoku jutub  

ore po ju jeni bere mjeshtra te gjithe me keto batutat..smiley   do ndrruar filozofi, se batutat nuk shkojne me te peshku..smiley

Maestro e kaluar maestros, je o Belul    

E ka fajin jutubi qe ben te mundur shikimin e filmave dhe te krijon konkurence. Praaaa... me mire per ty qe te behet me pagese smiley

Do ta kerkosh jutubin, Lirikaaaa.... por s'ke per ta gjetur me kurre! ... si cifuti neper shkretetire...

O jutub, o të bëj krushk o plaç në vënd...

jutubi na kishte ngel pa bo si i veshtire...

Po me Jutubin c'paten xhanem?  smiley

Emo se bejne kot keta,sa here kane thene edhe per facebook-un dhe asgje seshte bere.

Eshte tjeter ai i 1 prillit dhe po e keqkuptoni. e ka fajin titulli. Nuk do te behet youtube me pagese, por do te shtohen sherbime me pagese. ato qe jane s'do te ndryshojne

S'e paske vene re qe eshte tjeter per tjeter.

ueee, Petriti.. legjende!smiley

faleminderit per videon Elba!

Pa problem fare Belul , kjo video vertet te befason, te kthen gati 25-28 vjet me pare smiley

Si e ka emrin kjo, me mbiemër Ceka? S'po më kujtohet. 

s'me punon truri tashi shpirti Elbes , po Beluli me siguri duhet ta dije

O Belul...të thërrasin shoqet smiley

ca ka qene kjo Ceka se spo me kujtohet?   po mos e ka pasur emrin Vjollca, se emrat e luleve kane qene shume ne mode per femrat e TV, aso kohe..smiley

snuk. s'ja qëllove.

po nuk na the, ca ishte kjo Ceka, prezantuese ne TVSH, tjeter?    jep  ndonje detaj se mbase na kujtohet..

Këngetare pra. 

Po smiley 

Ky gazetari qe flet per viziten e Ramiz Alise  eshte Alfons Gurashi apo jo ?

po po, eshte Alfons Gurashi.

 

ndersa ai qe lexon lajmet eshte Dhimiter Gjoka..smiley   

E degjpve se kush e priti Sekretarin e Pare mo? Rektori...?

ps o Belul e mban mend kur ia kepusnin nghanjehere rroma per toma keta prezantuesit. Thoshin psh "Ju ftojme te ndiqni filmin..." Prisje ti!!!!

Faap, fillonte emisioni "Mbremje artistike". Rrije caje veshet me valse, dhe ne fund, pastaj degjoje spikeren "Dhe tani ju ftojme te ndiqni filmin...".  smiley

Ose me e bukura kur pasi ta kishte futur nja dy here keshtu, duke te lene ngrehur, thoshte "Dhe tani mbyllim programin edhe per diten e sotme" smiley
 

Xhuveli..smiley  dhe te brohoritur qe bente..smiley

 

Kaviro, te djelave, aty nga ora 1:30 me duket  ka pas qene nje rubrike  qe jepte programin javor...  natyrisht  ne e kishim mendjen te filmat.. nejse,  kur ishte ndonje film serial.. thoshte ajo, p.sh  te enjten ne oren 20:30 do ndiqni serine e dyte te filmit ''te gjithe lumenjte rrjedhin''smiley  e kur  jepte ca sekuenca nga filmi e ne te njejten kohe te thoshte thuajse gjithe filmin se cfare do ndodhte etj,, skishte  nevoje ta shikoje me filmin pastaj..smiley

"era do fryjë e lehtë nga ana e veriut" Petriti smiley

era do  fryje e lehte dhe mesatare nga verilindja,  ka qene batuta klasike e Petritit..smiley

 

nderkaq,  nje batute tjeter e shpeshte e Petrit ishte: ''moti do te jete me vranesira te ndrueshme....

tani, kur isha i vogel,  nuk e kuptoja dot kete  fjalen  ''te ndrueshme''... me dukej sikur Petrit  e thoshte gabim e ne vend te saj duhej te thoshte ''te ndryshme''..smiley 

Edhe per ironi prezantuesja tha se do japim filmin per femije Cufo , por e kan prere si duket

Eh mer jutub, si tha ai kur i vjen rradha ... cpohet daullja.

Lajmi eshte keqinterpretuar nuk behet youtube me leke por do te kete kanal ekskluziv per ata me pagese ne te cilin do te eleminohen reklamat.

E tha dhe noshkaido me lart, youtube do te hape nje kanal me vete(youtube+) me pagese per ata qe nuk duan te shqetesohen nga reklamat...Nje dicka e perngjashme me spotify. Youtube ne formen e tanishme e cila per mendimin tim eshte irrituese nuk do te ndryshoje

Une propozoj te behet edhe Peshku me pagese, te pakten deri nga tetori kur te bjere intensiteti i uraganit 'Vot'e'qime'

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).