Japonezët i dorëzojnë Bashkisë studimin 2-vjeçar me objektivat për zhvillimin e metropolit.

Si do menaxhohen rrugët, transporti, mbetjet dhe uji i pijshëm.

Për herë të parë Tirana ka një studim të mirëdetajuar për sektorët prioritarë të zhvillimit.   Me anë të tij kryeqytetit i garantohet një menaxhim i qëndrueshëm deri në vitin 2027. Pjesë e tij janë plan-veprimet për projekte të rëndësishme që lidhen me rrugët dhe transportin urban, menaxhimin e mbetjeve të ngurta, furnizimin me ujë, kanalizimin dhe sistemin e kullimit. Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA), dorëzoi dje studimin 2-vjeçar për infrastrukturën në metropolin shqiptar. Dje, gjatë prezantimit të tij, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tha se studimi e shkëput kryeqytetin njëherë e përgjithmonë nga zhvillimi pa plan, i cili ka favorizuar klientelizmin. “Kur morëm drejtimin e Bashkisë, zona të tëra të qytetit kishin mungesë të ujit të pijshëm, sepse ky nuk ishte interesi i ish-kryebashkiakut. Shumë prej jush do të thonë ‘të shkuara, të harruara’. Po, jam plotësisht dakord se kjo është e shkuara e qytetit tonë. Ne sollëm një vizion të ri për qytetin e Tiranës, të reflektuar në planin urban të Tiranës, i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë të qytetit tonë”, tha Tabaku.

Rrugët dhe transporti publik

Në Tiranë, rrugët e mbushura plot dhe ndotja e ajrit po bëhen elemente të zakonshme të jetës në këtë qytet. Gjatë viteve të fundit janë studiuar intensivisht nevojat e Tiranës për transport dhe infrastruktura të tjera, për të plotësuar kërkesën në rritje të shpejtë për shërbime urbane. Raporti i japonezëve sugjeron formulimin e rrjetit rrugor nëpërmjet klasave të duhura të rrugëve, në mënyrë që rrjeti të funksionojë në mënyrë më të frytshme. Kjo përfshin zhvillimin e rrugëve të reja, që do të plotësojnë lidhjet që mungojnë sot, rikonstruktimin rrugëve ku shpesh mund të përfshijë zgjerimin e rrugëve, përmirësimin e kryqëzimeve tip gryke shisheje. Po kështu, sipas studimit, është e domosdoshme rritja e kapacitetit të rrugëve për të përmbushur kërkesat e trafikut dhe për të zvogëluar kërkesën dhe boshllëkun e kapacitetit në rrugët ekzistuese. Shtrohet nevoja për më shumë korsi autobusësh, përmirësimi i rrjetit hekurudhor gjithashtu, rishikim i linjave ekzistuese qytetëse, duke u shtrirë në rrethina. Përmirësimi i strukturës së rrugëve dhe niveli i shërbimit të transportit të autobusëve ekzistues, si dhe mbajtja e çmimit të biletës së autobusit ne një nivel të përballueshëm nën mbikëqyrjen e grupit menaxherial, janë disa prej rekomandimeve. Masterplani për sektorin e rrugëve ka një kosto prej 197 miliardë lekësh për periudhën ndërmjet 2013 dhe 2027.

Menaxhimi i mbetjeve

Bashkia e Tiranës dhe njësitë e qeverisjes vendore duhet të zbatojnë një qeverisje të mirë për menaxhimin e mbetjeve në përputhje me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Sipas studimit të japonezëve, Bashkia e Tiranës fillimisht duhet të ruajë zonat e mbuluara me shërbim. “Bashkia e Tiranës duhet të ofrojë shërbim pastrimi në rrethinat e qytetit, ku denduria e mbetjeve të shkarkuara është e lartë dhe tani për tani nuk janë vendosur kontejnerë. Shërbimi i grumbullimit të mbetjeve duhet të ofrohet edhe në zonat e largëta ku denduria e mbetjeve të shkarkuara është e lartë”, thuhet në studim. Në të thuhet se Bashkia e Tiranës duhet të ristrukturojë, përditësojë dhe mbajë shërbimin e grumbullimit të mbetjeve të ofruara nga operatorët privatë, drejt ngritjes së sistemit të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve të ndara në kontrollin e plotë të Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i ndarë i mbetjeve duhet të paraqitet fillimisht me sistemin e 3 koshave dhe më të tej të kalohet në sistemin me 4 kosha, përpara paraqitjes të sistemit për mbetje në energji, në të ardhmen.

Institucionet
Rrugët
• Nevoja për një hierarki të rrjetit rrugor
• Duhet të rritet kontrolli dhe menaxhimi i trafikut
• Të zgjidhen problemet e parkimit
• Të shtohen linjat e transportit publik duke u shtrirë në rrethina
• Të ndërtohen rrugë të reja
• Të shtohen korsitë e autobusëve
• Mbajtja e çmimit të biletës në nivel të përballueshëm
• Duhet të përmirësohen kryqëzimet tip gryke shisheje

Mbetjet
• Pakësimi i mbetjeve, rikuperimi i burimeve dhe riciklimi fillimisht duhet të realizohen me sistemin e 3 koshave dhe nisjen e ndarjes së mbetjeve në burim, si sistemi bazë, duke respektuar kushtet për ushtrimin e përgjegjësive dhe rolit të të gjitha palëve të interesuara, duke përfshirë edhe sektorët qeverisës (Bashkinë e Tiranës), banorët dhe subjektet tregtare.
• Rikuperimi i materialeve të riciklueshme, më tej duhet të kalojë në sistemin me 4 kosha, për sa kohë sistemi i mbetjeve për energji në të ardhmen do të jetë në funksionim.
• Funksionimi i grupeve komunitare, si grupet në institucionet fetare kisha/xhamia, shkolla, organizata për të rinjtë etj., duhet të lehtësohet ndjeshëm për aktivitetet e pakësimit të mbetjeve, rikuperimit të burimeve dhe riciklimit.

Furnizimi me ujë
• Në rajonet që janë në juridiksionin e UKT-së, të arrihet një drejtpeshim midis kërkesës dhe ofertës brenda 2027-s.
• Furnizimi me ujë të jetë i sigurt dhe pa kufizime orare.
• Të ndërtohet struktura për një sistem të qëndrueshëm furnizimi me ujë.

Furnizimi me ujë të pijshëm

Objektiv kryesor sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm mbetet drejtpeshimi midis kërkesës dhe ofertës brenda 2027-s. Synohet të realizohet furnizim 24 orë pa kufizime në orare. Po kështu është parashikuar ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm furnizimi me ujë të pijshëm. “Strategjitë për përmbushjen e objektivave janë  ndërtimi i një plani praktik dhe të frytshëm për zgjidhjen e problemeve ekzistuese dhe arritjen e qëllimeve”, thuhet në studim. Është e nevojshme rritja e kapacitetit të ujëmbledhësit të Bovillës, duke marrë parasysh rritjen e orëve të furnizimit me ujë, parashikimin për rritje të kërkesës për ujë në Tiranë dhe rrethina nëpërmjet përmirësimit të sistemit të furnizimit.

34 Komente

Cdo dy vjet bohet nga nji projekt per Tiranen dhe gjithmone prezantimi fillon me: Per here te pare..... une se lexova, po zafmet e ka ndonjoni qe e lexo me me thone a e perfshi piramiden ky plani?

Japonezët i dorëzojnë Bashkisë studimin 2-vjeçar me objektivat për zhvillimin e metropolit.

 

''plani 2-vjecar  do te sjell begatine..smiley

ore,  po ato studiot franceze, belge etj  sikur kishin bere already  ca plane per Tiranen.. ..    pastaj po arabet e Kuvajtit?  apo keta jane sponsorat...

he he he kujton se jam piktor...

Po pse zbardhet? Kush e kishte nxire?

Edi Rama !

Rama e beri ylber.

Per te bere nje m... kane bere te dy.  Po une e kisha fjalen perse plani mbahej i fshehte dhe pastaj u zbardh.

Eshte menyre te shprehuri. Keshtu thuhet.

Mua kjo shprehje me duket se perdoret me vend e pa vend.  Po ben vaki ta kem gabim.

Kyy plaaan padyshim do realizohet brenda 20 vjecarit te ardhshem te qeveris demokratikee   S.B

smiley

ooo...po tashti qe uqi keshilli bashkiak - ka mo leje ndertimi

Gjergjo, 

ti qesh me ate qe Berisha do rrije ne pushtet edhe per 20 vjet, apo qe plani do doje 20 vjete te vihet ne jete? smiley 

Sic po vete puna Bame.. Saliu ( Salinjte) jane te sigurt e do rrine dhe 20 vjet te tjera ne Albanistan

Valixheeeeettt Gjergjooooo smiley

Po prit ti shes tere pronat o PP , apo skam edhe shume, tregu eshte shume poshte smiley

Ne vitin e pare te Mandatit te trete hiqen vizat me SHBA -ne .

Ne vitin e dyte te mandatit te trete do kete liberalizim vizash me Henen, Marsin dhe Jupiterin. Ne fund te mandatit te trete do shkojme te gjithe ne diell smiley

Marsianet nuk i heqin pa jua hequr me pare atyre.

Ne fund te mandatit te trete do shkojme te gjithe ne diell smiley

Ose prapa diellit. varet nga kendveshtrimi.

Si e kishe kete te fundit qe do te shkojme te gjithe ne diell, pra ne hell se do te piqemi. Po nuk besoj se do te shkojne te gjithe, shumica po, por jo saliu me banden e tij. Ata do te rine ketu per ta mbrojtur nga agresoret e huaj qofshin amerikane apo europiane.

xhenet xhenet do e beje

per dy vjet rrezik kemi vdek nga kanceri nga ky pluhuri i rregullimit te radhes se lagjeve te Tirones, dhe kaosit te panderprere shumevjecar te saj.

 

Tu lexu nje artikull te gjate se si Polonia po mundohet qe te binde Ameriken qe te lere qytetaret e saj te shkojne ne Amerike pa viza, sesi ambasadori polak ne Wash DC kishte pritur Joe Biden ne nje darke ne ambasade etj etj

Masnej vjen ktu lexon 'Ne vitin e pare te Mandatit te trete hiqen vizat me SHBA".... ene thu, aha - hallall paret nga buxheti i shtetit per Podesten.

Ke fillu te lexosh copat e gazetes qe mbeshtjell qebapin mer zar?

imagjinoj diten tende sot...

Bradi qit koken nga makina me rrota te medhaja - O Patoko, O Patoko

Patoku - O ma, e skuqe vezen se po me therret Bradi

Ma-ja - Sa her te kam thon mos me u shoqru me ate rrugac

Patoku - O ma, po ai me jep 2mij lek per cdo ore ke peshku

Ma-ja - Hik e dreq, ti rri tu krujt allatet gjith diten

Patoku - O ma, po sa her te kam thon ta lesh te verdhen e bute!! O maaaa

Bradi - O Patoko, hajt ke klubi

.....vari trapin se u bona derr tu imagjinu vecse 5 minuta nga dita jote

O zar edhe fantazine e ke fantazi prej pabuksi. Ske faj. Gjithe jeten pa kokerr leku ne xhep je deformu i gjithi.

fantazi? ahahaha ... dashke ne aplikim fantazie ti

p.s. jeni me lek ju ne shqipni, jeni me lek. vetem kafe sa pini ne dite

Ia paska zbardh syte edhe Luli planit te Tiranes. smiley Me siguri te gjithe veprat madhore do te realizohen ne dyvjecarin e fundit 25-27. Kuptohet po qe se eshte akoma Luli.ne bashki ndryshe plani nuk quhet...

Furnizimi me ujë
• Në rajonet që janë në juridiksionin e UKT-së, të arrihet një drejtpeshim midis kërkesës dhe ofertës brenda 2027-s.
• Furnizimi me ujë të jetë i sigurt dhe pa kufizime orare.
• Të ndërtohet struktura për një sistem të qëndrueshëm furnizimi me ujë.

edhe 15 vjet e do kemi uje pa orar.

Per studimin qe japonezet kane bere, duke harxhuar dy vjet, di gje njeri sa leke ka dhene bashkia. Ka ndonje gazetar te investigoje ketu. Kjo do te ishte me interes. 

si do te realizohen te gjitha keto kur rruget dhe trotuaret jane te ndertuara me shtepi e dyqane pas viteve 90' (tashme te hipotekuara) qe kane ngushtuar rruget afer qendres. Zgjidhja eshte vetem shembja e tyre Po fatuara e demshperblimit ? kush do ta paguaj ?

Sa plane ka deri tani per Tiranen?

plan urbanistik, plan per qenderen bile dhe konkurs per qendren, konkurs per zgjatjen e bulevardit, plan energjitik, plani brojkes, plani ed rames , plani bashes , plani tabakut, plani i ps, plani i pd, plani franzes, plani belg, plani hollandez, plani zwiceran, plani arkitekt shqiptaro-italian, e terci e verci jam kurioz te di se kur do te vij dhe plani pordhi kali ne dere te hanit qe ka gjase te zbatohet shume me teper se sa te tjeret smiley

Pse asnje fjale nga kjo zonja ( e nga plani-sygjerues i japonezeve per tiranen e 2027) per premtimin e fuqishem, tram-in e tiranes?

Rrugët
• Nevoja për një hierarki të rrjetit rrugor
• Duhet të rritet kontrolli dhe menaxhimi i trafikut
• Të zgjidhen problemet e parkimit
• Të shtohen linjat e transportit publik duke u shtrirë në rrethina
• Të ndërtohen rrugë të reja
• Të shtohen korsitë e autobusëve
• Mbajtja e çmimit të biletës në nivel të përballueshëm
• Duhet të përmirësohen kryqëzimet tip gryke shisheje

E po besoj se problemet dolen, ngelet vetem zgjidhja, smiley me duket se qenka plani i problemeve te Tirones ne 20 vitet e ardhshme.

planin urb per tiranen e bejne vetem urbnst e arkitektat shqiptar....ska kinez qe ta rregulloj.....ka shume ndikime, aplikime, te shkuara te ardhshme etj etj....me te lehte do e kishin profsnstet shqiptar...objektiv dhe te ndergjegjshem sigurisht...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).