Në emisionin “360 Gradë” të moderatorit Artur Zheji, në “News 24”, ishte i ftuar kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Përballë analistit Lorenc Vangjeli dhe kryeredaktorit të “Gazeta Shqiptare” Erl Murati, lideri i AK-së denoncoi atë që e cilëson si bllokim mediatik, që sipas tij televizionet i kanë bërë Aleancës Kuq e Zi. Spahiu akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për kërcënime, pasi AK nuk pranoi të hynte në koalicionin e majtë. Spahiu pretendon se Rama e ka kërcënuar me bllokimin mediatik, shkatërrimin e AK-së me sondazhe dhe vjedhjen e votës në 23 qershor.

Zheji - Keni denoncuar bllokimin që sipas jush, ju është bërë në televizione. Si e keni çarë izolimin mediatik ?
Spahiu -
Ne kemi denoncuar bojkotin dhe bllokazhin që na është bërë në edicionin e lajmeve, duke përjashtuar televizionin e mirënjohur “News 24”, që ka transmetuar aktivitetet e fushatës tonë elektorale. Por në tërësi 99% e televizioneve, që nga dita që ne kemi vendosur të ishim të vetëm në zgjedhje, me urdhër nga Rama dhe Berisha kanë mbyllur ekranet për Aleancën Kuq e Zi.
Zheji- Me këtë denoncim që ju bëni lini të kuptohet që ju kanë shumë frikë. Pse ju kanë kaq shumë frikë sipas jush ?
Spahiu
- Në Shqipëri garojnë 66 parti politike në zgjedhje, për 65 prej tyre të gjitha televizionet japin çdo qokë nëpër kafe, qebaptore, në çdo cep të Shqipërisë, Aleancës Kuq e Zi nuk i transmetohen as aktivitetet si mitingjet në sheshet kryesore. Ne kemi bërë një pakt me të vërtetën. Qytetarët duhet të kuptojnë se ne nuk do na gjeni në ekrane se nuk transmetohen mitingjet tona. Dhe ne kemi zgjedhur rrugën, është mënyra e vërtetë për të kontaktuar me njerëzit. Televizionet janë pjesë e një llogoreje politike të caktuar mes PD-së dhe PS-së. Nuk bëjmë asnjë akuzë tjetër. Si ka mundësi që na u mbyllën ekranet pasi dolëm të vetëm në zgjedhje. Kjo është thelbi dhe themeli i një pabarazie në zgjedhjet e 23 qershorit.
Lorenc Vangjeli- Ju nisët një garë ju la fryma rrugës, megalomania ju la. Kontrasti i madh mes asaj që të shikojnë sytë dhe asaj që të dëgjojnë veshët.
Erl Murati- Ju thoni që nuk transmetohen aktivitetet tuaja. Jeni përpjekur të çoni kaseta në redaksitë e televizioneve dhe nuk janë transmetuar ?
Spahiu- Ne dërgojmë njoftime për çdo aktivitetet me e-mail, telefon dhe SMS në çdo redaksi. Me fakte po ju them që në minutën kur i thashë Edi Ramës, jo nuk hy në koalicion, nga ajo ditë asnjë kamera, asnjë televizion, asnjë faqe gazete nuk shkruan më për AK. Unë mund të pranoj çdo lloj akuze e kritike që ne kemi patur defektet tona. Por një nga kërcënimet të cilat kreu i PS-së, pasi hyri në koalicion me LSI dhe kërkonte që dhe ne të ishim pjesë e këtij koalicioni, një nga kërcënimet ishte, do ju bllokojmë të gjitha mediat, do ju shkatërrojmë me sondazhe, madje do t’ju vjedhim dhe votën në kutitë e votimit. 
Vangjeli- Është akuzë penale kjo e vjedhjes së votës, a ke ndonjë provë për këtë ?
Spahiu -
Kam mesazhet e Edi Ramës. Unë përmenda disa fakte mbi bisedat që kam zhvilluar me Edi Ramën. Do ta denoncoj, të jesh i bindur. Kompanitë italiane të sondazheve nuk i zhvillojnë aspak sondazhet, por i vendosin në tavolinë të paguar nga PS. Për vjedhjen e votës, i kam thënë, ti mor zotëri nuk ke qenë i aftë të ruash votën tënde, siç nuk e ruajti dot për bashkinë e Tiranës përpara dy vjetësh.
Zheji– Edi Rama për ju ka thënë, po e citoj pak, e kam thënë se Kreshniku doli si një forcë djathtas se Kreshniku del nga prehri i Saliut se në vitin ‘96 ka qenë kryetar i KQZ-së.
Spahiu –
Unë kam qenë jurist në KQZ në vitin ‘96, jo funksionar, por vetëm katër javët e zgjedhjeve. Jam krenar për CV-në time.
Zheji - Si shpjegohet që televizionet që sipas jush ju censurojnë, në një moment të caktuar të gjithëve ju ra në sy që kishit një promovim shumë të madh, duke qenë që mbështeteshit mbi ca sondazhe. Mos ishte një synim për t’ju rritur meqë dihej që ju merrnit vota që shkonin kundër Berishës ? Ti themi ca gjëra.
Spahiu – Unë kam bërë disa deklarata publike. Një ditë pasi kanë bërë marrëveshjen me LSI kam deklaruar se AK 99.9% do hyjë e vetme në zgjedhje. Kam thënë gjithë probabiliteti është që do jemi të vetëm. Kam thënë që Berisha do të largojë strukturat e KQZ-së gjë që e bëri me puç në parlament. Kam deklaruar edhe që unë me Ramën nuk jam takuar asnjëherë në jetën time. Një javë përpara se ne të mos binim në një marrëveshje, kemi bërë një takim ballë për ballë me zotin Rama, dhe në bisedë kemi qenë unë, Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Ne i kërkuam termat e referencës së koalicionit. Sot e kësaj dite ata nuk kanë terma reference, parimet mbi të cilat ngritën koalicionin e tyre. Në të vetmen bisedë drejtpërdrejt me Ramën është diskutuar nëse do ketë lista të përbashkëta, apo të veçanta dhe do ta ndërtojmë mbi parime. Në biseda është premtuar se Dulja nuk do jetë. Tha i kam thënë Dules të largohet. E dyta, e vetmja gjë që është kërkuar është thënë bëj transparente marrëveshjen që ke bërë me LSI dhe në asnjë term më poshtë se LSI-ja nuk pranojmë. Ata zgjodhën gjysmën e qeverisë Berisha dhe Dulen për të bërë koalicion. Ata kanë shkrirë deputetët me njëri-tjetrin, kanë në listat e kandidatëve njerëz nga LSI dhe partia e Dules. Përballë patriotëve shqiptarë, Edi Rama zgjodhi patriotët grekë.
Murati – Edi Rama nuk duket shumë i shqetësuar që nuk ju ka ju në koalicion. Ata thonë se do marrin 80 deputetë.
Spahiu -
Ta vëmë një bast publik që nëse merr 80 deputetë do iki nga Aleanca Kuq e Zi dhe nga Shqipëria. Merrni çelësat e Aleancës Kuq e Zi, vendosni Erjon Veliajn kryetar. Ti jap ato dylbitë e mija ti shikojë ato 80 deputetët.
Murati - Ka një lloj perceptimi në opinionin publik që AK është një lloj tullumbace që me afrimin e ditës së zgjedhjeve po vjen duke u shfryrë, apo duke u tkurrur. Çfarë po bëni ju për këtë, duke parë qoftë edhe bllokadën mediatike apo largimet nga AK.
Spahiu –
Sot ajo çfarë ndodh në mediat shqiptare është përpunimi i analistëve dhe opinionistëve, që aktivitetet e AK-së ose i sfumojnë ose i bllokojnë. Kemi bërë tubime dhe vazhdojmë ti bëjmë. Ne kemi mbushur bulevardin ndonëse nuk kemi njerëz të punësuar, kemi vetëm njerëz të motivuar. Protestat e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë më të mëdha se protestat e PS. Nga 21 janari, PS nuk ka patur këllqe të dali më në protestë. Rilindja e kombit shqiptar me billborde të gjitha në greqisht. Lajmi është edhe në titrat e News 24 ku Vangjel Dule kërkon në fushatë elektorale në Athinë pavarësinë e Vorio-Epirit. Kërkoj nga Edi Rama një qëndrim për aleatin e tij kryesor. Ai njeri ka kërkuar publikisht shkeljen e integritetit të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Zheji- Sali Berisha për ty ka thënë se: “Kam ndjerë dhimbje të madhe kur raportet e ndërkombëtarëve tregonin se për të transferuar një gjyqtar nga Durrësi në Tiranë duheshin paguar 50 mijë euro”.
Spahiu- Në të gjithë karrierën time profesionale nuk kam njohur mashtrues më ordiner se Sali Berisha. Ky raport nuk ka ekzistuar kurrë, ka pasur një përgënjeshtrim nga zyra e BE në Tiranë, është përgënjeshtruar lajmi që ky raport nuk ekziston edhe nga ambasadori Lohan asokohe. Për mua ka vetëm dy akuza për nacionalizëm, merrni akuzën se dosja është e hapur.
Vangjeli-Ky raport ka ekzistuar, nuk është përgënjeshtruar kurrë. A keni qenë ju drejtor i shkollës së juristëve në Plepa në 1993, lopata e madhe që e hodhi drejtësinë në varr ?
Spahiu- Për atë publik që nuk më njeh do rendis 4 gjëra për karrierën time: Në 1991 fillova punën si gjyqtar. Në 1993 nënkryetar i gjykatës së Tiranës, isha edhe drejtor i kësaj shkolle. Kam qenë pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, i kam dhënë leksione të gjithë ministrave socialistë dhe demokratë gjysmat e të cilëve i kam ngelur. Drejtor i TIA për Shqipërinë, nënkryetar i KLD dhe sot kryetar i AK. Në ditën që kam hyrë në politikë kam pasur CV më të pasur se Berisha e Rama kur kam hyrë në politikë. Jam krenar për CV time, nëse e ke zili.
Vangjeli- Tryeza juaj me PS dështoi se kërkuat me insistim që nëse i jepte LSI 5 ministra kaq të kishe dhe ti. Thua që do marrësh 15% të votave, tani si kërkon 5 deputetë në listat e PS kur kushtëzon gjithë qeverisjen ?
Spahiu- AK ka pasur moralin, votat dhe elektoratin që të kërkojë më shumë se LSI. Ata bënë 4 vite qeverisje me PD, ne 2 vjet mbetëm rrugëve duke u denigruar. Për të qenë korrekt unë nuk deklarova asnjë numër, i kërkova që ajo marrëveshje që i është dhënë LSI të zbatohej edhe me ne. LSI ka 3 deputetë tek PS, pretendon të marrë dhe 20 nga listat e veta. Kërkesat kusht, ne jemi të hapur se 71 deputetë nuk i fiton asnjë parti.
Erl Murarti- Deklaratat nacionaliste, pak javë më parë KQZ shtyu kërkesën tuaj për referendumin Shqipëri – Kosovë si e ka pritur faktori ndërkombëtar ?
Spahiu: Unë kam pasur lidhje dhe kontakte të vjetra me organizatat ndërkombëtare, amerikane, gjermane, holandeze. Gjatë këtyre viteve kam treguar seriozitet, nuk jam njeri që nuk del nga shinat. Në këtë aspekt nuk më kanë parë si faktor që mund të hedhë në erë stabilitetin rajonal. Faktori ndërkombëtar i interesuar për dy arsye, pasi ne i hoqëm Berishës influencën që kishte tek shqiptarët në rajon.
Murati: Si e keni matur këtë ?
Spahiu- Me sondazhe, mua më rendisin si politikanin më popullor edhe para Berishës. Dua të them se, bashkimi kombëtar është një aksion politik dhe juridik i shpalosur në mbi 150 faqe. Kemi kërkuar një federatë kombëtare ku hiqen kufijtë dhe nuk ndryshohen.
Zheji- A je penduar qe ke hyrë në politikë apo jo ? Pse ke hyrë ?
Spahiu-
Unë isha pjesë e shtetit, ju jeni nga ndjekësit më të mirë të ngjarjeve. Unë pata fatin e mirë dhe të keq që tre muaj pasi mora postin në KLD të pozicionohesha në një llogore kundër kryeministrit Berisha. Më ka kërcënuar pas Gërdecit me jetë, mua dhe familjen time. Kam qenë një nga kundërshtarët e tij më të fortë. Në inspektimet që po i bëja gjykatës më doli se personi përgjegjës që kishte marrë lejen për fabrikën e Gërdecit, e kishte marrë këtë leje një ditë pasi kishte siguruar pafajësinë për një cështje korrupsioni, unë kërkova shkarkim për 3 gjyqtarëve, pastaj u sulmova. Pas Gërdecit kisha dy alternativa, o mik o armik me Berishën, zgjodha të jem armik i tij. Debati për AK lindi kur në jug pamë që ishte ndryshuar kombësia shqiptare dhe bëheshin grekë.
Zheji – Zoti Spahiu, u përfol dhe u komentua gjatë fakti që subjekti juaj politik do të ishte një subjekt i përbashkët me zotin Topi, pastaj befas ndodhi diçka dhe nuk e dimë. Aleanca Kuq e Zi dhe FRD dolën si subjekte më vete. Është prishur diçka midis jush dhe zotit Topi ? Keni patur ndonjë projekt të përbashkët politik me zotin Topi, apo nuk e keni patur asnjëherë ?
Spahiu –
Ne patëm diskutuar që do të ishim në politike, por kurrë nuk pati një projekt që do të jemi bashkë. Unë ngrita një kauzë tjetër nga ajo që ka ngritur zoti Topi. Asnjëherë nuk ka qenë një plan i përbashkët me zotin Topi, por nuk do të thotë që rrugët tona të mos bashkohen një ditë në politikë. Forcat e reja në një moment të caktuar arrijnë maturim.
Zheji – Ju keni deklaruar që nëse do të vinit në pushtet do siguronit burgosjen e Berishës brenda 100 ditëve. Kjo ishte më tepër diçka retorike apo e mbështesni mbi dosjet e një juristi ?
Spahiu -
Të dyja bashkë. AK përfaqëson të renë, shtetasi Berisha të vjetrën. AK përfaqëson patriotizmin, ndërsa ish-kryeministri Berisha tradhtinë kombëtare. Ne po punojmë me ekspertët tanë ligjorë. Dosja që ne kemi përgatitur lidhet me marrëveshjen famëkeqe, ku në cënim të Kushtetutës, Berisha pranon t’i dorëzojë një pjesë të territorit Greqisë.
Zheji – Operacionet e subjektit tuaj politik shpesh herë kanë qenë shumë të kushtueshme. Si i siguroni fondet ?
Spahiu -
Ju mund të vini në zyrat e AK-së dhe do të gjeni mbi 200 njerëz për anëtarësime. Çdo anëtar i AK marrin një kartë që ata paguajnë kontributin e tyre, 5 mijë lekë të vjetra. Nëse do të llogarisim numrin e lartë të anëtarëve që e pati zili dhe PS, e cila po u telefon çdo ditë mbi 40 mijë anëtarëve për t’i marrë votën dhe për tu thënë që Kreshnik Spahiun e keni vetëm dhe hajdeni tek rilindja me Dulen.

20 Komente

O niku ja more leket Xenit...ik qe tani jashteshtetit dhe jeto si zotni.

3 ishin çeshtjet qe i ka ngritur AK-ja dhe qe me te vertete jane skandaloze :

- Fakti qe Luiza Xhuvani (i biri vrau nje bashkemoshatar per arsye xhelozie dhe u "denua" me vetem 2 muaj burg), paska hequr dore nga shtetesia Shqiptare qe prej 2 vitesh dhe ka marre shtetesine Greke. Kandidon perseri ne Qarkun e Vlores, ne vend te sigurt per deputete, asaj qe nuk ju degjua zeri asnje dite ne Parlament.

- Fakti se Rama nuk pranoi tezen e bashkimit Shqiperi-Kosove, nga "frika e Dules" ("me iken aleati strategjik") ...

- Fakti se me e-maile, telefonate dhe kercenime, si Edi Rama, si vegla e tij mediatike Zaloshnja, i kane bere te ditur Spahiut se do ta nxinin ne sondazhet qe ata kane porositur, si dhe do ti mbyllnin çdo hapesire mediatike.

 

Po qe do e fus saliun ne burg brenda 100 diteve te para te qeverisjes nuk e ka ngritur me AK-ja Lefto?

sh-kryeministri Berisha tradhtinë kombëtare. Ne po punojmë me ekspertët tanë ligjorë. Dosja që ne kemi përgatitur lidhet me marrëveshjen famëkeqe, ku në cënim të Kushtetutës, Berisha pranon t’i dorëzojë një pjesë të territorit Greqisë.

Bere shume mire qe e permende dhe kete. AK-ja dhe Kreshniku i kane qendruar koherent asaj qe kane thene kunder Saliut, nuk e mohoj aspak.

Por ama, me justifiko pak, pse Ed Rama nuk pranoi te deklaroi publikisht qe dhe ai do kerkonte arrestimin e Berishes ? Mund ta justifikonte kete fare mire me 21 janarin, kulturen e ndeshkueshmerise qe mungon ne Shqiperi, me arrestimet e kolegeve te Berishes ne Mal te Zi, Bosnje, Kroaci etj ... dhe do te ishte koherent me ato qe ka vite qe u thote popullit sallaks.

Mirepo, siç e tha midis rreshtave dhe Gregu i vocerr, "Largohu! Na le dhe ne ta shfrytezojme Shqiperine!" - DMTH s'ka per te ndodhur gje po erdhem ne, vetem ik te hame ca! Madje Spahiu ne nje interviste pas deshtimit te negociatave me PS-ne, ka deklaruar publikisht se Rama i pat thene : "Dashke dhe ta bejme hero Saliun tani ?!" (po te kerkonte arrestimin e tij). Duke shtuar : "Ai me la rehat mua, s'me beri gje, une tani ça ti them ?"

Thuaj ato qe i the atyre qe nxorre ne 21 janar si Mish per Top, ate bej

kjo puna e shtetesise se Luiza Xhuvanit eshte vertet cik si e paqarte.. mire do bente ta sqaronte kjo kete, sepse ne gazetat greke kjo quhet "greke" minoritare..

ndersa Niku te vej te arrestoj qytetarin Rama tani...smiley

NIKU 

ish Drejtuesi i Kshillit te Larte te Drejtesise per disa vjet !!!!

sa here e mendoj me ben truni miza

Belul mire ja ben, cfar do bej? E kupton dot ti cdo te thote te jesh nen presionin e kafsheve te berishovicit? Do duan mbrojtje diku njerezit. Me vjen keq po kjo eshte Shqiperia jone. Keta trimat me flete te berishovicit dhjesin gjak nga greqia dhe greket, e kan provuar dhe e kan ngrene sa krahu me pare prandaj them.

#Rilindja Greke po thote Kreshniku tani !

Se e justifikon dhe me faktin se Rama kishte refuzuar kategorikisht te shpreheshe pro ne parim per bashkimin Shqiperi-Kosove, se "prishem me Aleatin Strategjik"

Nje link me video ju lutem? Kush ka mundesi? Shume faleminderit. Kreshnik Spahiu ne krahun tjeter sefundmi ka filluar te tregoje nje pjekje qe nuk e ka pasur ne fillim, megjithate i mbetem asaj qe kam thene qe ne fillim se eshte shume pak shume vone nga Spahiu, dhe AK-ja.

Intervista ishte tek emisioni i ZHEJIT 360°, nja 2 dite pas emisionit ne "Opinion" ku tha pak a shume te njejtat gjera (Bllokimi Mediatik i AK-se, presionet e Rames dhe e-mailet e Zaloshnjes se do ta fundosnin me sondazhe, dhe çeshtja e #Rilindjes Greke siç shprehet ai).

Ja ku e ke intervisten tek "Opinion" dhene perpara 1 jave.

Per nje cast me ngriu zemra, thashe mos, na erdhi Kreshiku ne Amerike, ja edhe nje tjeter qe braktis atdheun, pastaj lexova numrat, PS-LSI 80 deputete, dmth Kreshniku po thote se nuk do ta lere kurre atdheun, nje trishtim i ri me kaploi.

qeka bo me thone ishalla merr ps+lsi me shume se 80 deputete

lol une mendova qe basti eshte, PD+PS = 80. Eee

ah ju lumte edhe ju , gjetet nje kale te cofet edhe talleni smiley

Spahiu - Në Shqipëri garojnë 66 parti politike në zgjedhje, për 65 prej tyre të gjitha televizionet japin çdo qokë nëpër kafe, qebaptore, në çdo cep të Shqipërisë, Aleancës Kuq e Zi nuk i transmetohen as aktivitetet si mitingjet në sheshet kryesore. Ne kemi bërë një pakt me të vërtetën.

Ta kete pasur me Bamirin kete punen e qebaptoreve ? smiley

PJER, kot e hupe anetaresimin tek FRD-ja, qofte ke daje do kishe pas smiley

Akoma ben jehone ky karagjoz dhe sharlatan i peshtire?

Hej o Spahi, po per ate punen e rrezimit te Sales... ne 7 prill a 7 maj... kur e kishe lene ti se s'e mbaj mend... ca u bo?

Ejvalla...

Lefti po ti c'ne e bie kete gishtshqiponjen ketu? Para ca kohesh na beje pyetje mbi ekstremizmin e tij ndaj Berishes.  

Aleanca faqe zi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).