Ne prill 2013, u inagurua restaurimi i baneses se gurte 200 vjecare te Babametove.  Banesa do te perdoret si nje qender promovimi e trashegimnise kulturore dhe zhvillimit te turizmit ne Gjirokaster.

Ne qershor 2013, baneses i shtohet edhe nje dimension i ri perdorimi - pjese e fushate elektorale.  Fondacioni suedez CHwB (Trashegimnia Kulturore pa kufij) me ane te nje deklarate kerkon te mos politizohet ky projekt.

“Përpjekjet restauruese u ndërmorën nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnerët e saj në Shqipëri – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës (GCDO). Procesi i matjes dhe dokumentimit, si dhe zhvillimi i gjithë projektit restaurues shërbeu si trajnim për arkitektë restauratorë të rinj shqiptarë. Investimi final kap shifrën e 160.000 euro, pjesa më e madhe e së cilit u mundësua nga Bashkëpunimi për Zhvillim me Suedinë, si dhe falë një kontributi më të vogël nga Packard Humanities Institute, nëpërmjet GCDO-së. Falë Bashkëpunimit për Zhvillim me Suedinë u siguruan dhe 12.000 euro shtesë, të cilat shërbyen për kthimin e monumentit të porsa-restauruar në një hostel, i cili përfshin gjithashtu dhe hapësira gjysmë-publike të gatshme për tu dhënë me qira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje, Partia Demokratike nuk mund të përvetësoje arritjet e këtij projekti!

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjenerua. Por Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj i shërbejnë vendit duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimit, moshës, orientimit seksual, gjinisë apo kombësisë.

Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët dhe si e tillë na përket të gjithëve, pavarësisht bindjeve Demokratike, Socialiste, Republikane, apo të ndonjë partie tjetër në Shqipëri, ashtu siç duhet të jetë përbashkët përgjegjësia për mbrojtjen e saj.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChwB) e konsideron trashëgiminë kulturore si një përbërës të domosdoshëm të së drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe si një pasuri e përbashkët për mbarë njerëzimin pavarësisht kombësisë apo besimit”

_____

Spoti i PD per Gjirokrastren 

Mbi Fondacionin CHwB klikoni ketu

15 Komente

Bravo CHWB ! 

Faleminderit që ekzistojnë organizata të huaja që tregojnë interes për ruajtjen e kulturës dhe trashigimisë tonë kombëtare, se të jetë për këta tanët dihet mo. 

rrnoft suedezet e xenit

Nje gje e mire qe duhet t'i beje qeverisjet te pergjegjeshme.

Hallall leket qe i jap IKEA-s !!! 

S'u beme  mukajet dhe kesaj rradhe t'i dalim zot vetes ?

 

Sa lajm absurd smiley

"Ju bajm thirrje tanve mos me politizu politiken" - ___________

a. NN

b. KK

c. MM

 ...se Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjenerua.

...po pra ket po thote  Ministria e Kultures qe ka te drejte te krenohet per  pjesen e punes se saj  

 

  ...dhe se “Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. 

...shoqnia pas orarit te punes te mere me qafe  sidomos kur arrin pas qofteve dhe birres se trete smiley

 

 

Pse te mos mburret PD-ja me dicka te tille? Ata nuk thone qe rruget apo shtepite u restauruan nga militantet e PD-se, por qe u ndertuan dhe u restauruan kur PD-ja qe ne pushtet. Mua nuk me duket dicka abnormale.

Reklama e PD-s, as e Ministrise se Kultures bile, thote qe "restauruam banesa".  Kur ne fakt u deshen te "lypnin" 12 mije euro nga Suedia (edhe njehere flm) per:

Falë Bashkëpunimit për Zhvillim me Suedinë u siguruan dhe 12.000 euro shtesë, të cilat shërbyen për kthimin e monumentit të porsa-restauruar në një hostel, i cili përfshin gjithashtu dhe hapësira gjysmë-publike të gatshme për tu dhënë me qira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Fondacionit i duket dicka anormale.  

Dhe duke ditur gjendjen e pergjithshme te Monumenteve te Kultures ... 

Dhe duke ditur mijera euro qe shkojne per reklama fushate ...

Dhe ...

12.000 euro shtesë

ka 2 ane kjo medalje, Monda.
Para 1 jave shof te opinioni i Fevziut, Mimi Kodhelin me nji foto te zmadhuar te nje shtepie lezhiane te lene ne harrese te cilen ja verviti para syve atij te PD-se dhe i tha pak a shume qe "ky eshte kujdesi juaj per shtepine e lindjes se Fishtes". Kur u sqaru se ajo nuk eshte shtepia e lindjes se Fishtes por shtepia e kushurinjve te tij, ne te cilen Fishta kaloi nje pjese te jetes, prape nuk e uli tempin e akuzes. C'rendsi ka - tha? 
 

bravo.

dhe mos paragjyko shqipot pastaj ( veten tone d.m.th.)

Nuk ka trashgimtar kjo shtepi? 

172000 evro? smiley 172000 evrooo????

Tani qe e shof me kujdes, legenat kane suvatu edhe gurin ne pjesen e djathte te godines??? te keqen e restaurimit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).