Prej shumë ditësh në rrugët e kryeqytetit dhe në të gjithë Shqipërinë po verojmë një fenomen absurd. Njërës dhe grupime politike të gjithë spektrit kanë pushtuar rrugët e qytetareve me flamuj, banera, zhgaravina në mur, postera dhe çfarëdo tjetër për të rënë në sytë e qytetarit. Marketingu i partive politike është një fenomen normal në një fushatë sigurisht që kuptohet  por ajo që ne si qytetarë nuk po kuptojmë është paturpësia dhe vandalizmi që këto parti politike po na tregojne dita-ditës.

Ka një etikë një qytet dhe ka një moral në çdo individ dhe grupim partish, tek mënyra e kësaj fushate nuk po shikojmë as minimumin e këtyre normave. Një fushatë politike në demokraci sipas perceptimit të një qytetari të thjeshtë bëhen që partitë politike më të mira për të na shërbyer ne si popull të zgjidhen me votë të lira nga populli. Por si pretendojnë këto parti politike që një qytetar me kulturë dhe që ka dalë jashtë kufijve Shqiptarë ku ka parë forma të vërteta demokracie të kuptojë përkushtimin dhe mirësinë që ofrojnë partitë politikë kandidate për të na qeverisur dhe shërbyer 4 vitet e ardhshme? 

Gjithsesi kjo pjesë i takon partive për ta kuptuar dhe për të përfituar duke na joshur me mënyra të tjera të bërit fushatë, ne jemi popull dhe nëse nuk kandidojmë vetë duhet të mjaftohemi me këto që kemi. Si popull i ndërgjegjshëm ne duhet të votojmë dhe ne do votojmë për një nga këto parti politike  ose do që na ofrohen ose do te abstenojmë kjo është zgjedhje e gjithsecilit,  por njëkohësisht ne si popull duhet të kërkojmë dhe të vëmë në dukje kërkesat tona tek partitë politike që kandidojnë dhe ato që do qeverisin. Nëse ne nuk e bëjmë nuk kanë nga ta dinë këto parti, të vetmit njerëz dhe qytetarë që reagojnë janë ata militantë të cilët e kanë marrë si luftë për të nxjerrë më keq kundërshtarin jo si luftë për të treguar  alternativën më te mirë për ne. Këta individë nuk e kanë problem mbushjen plot me flamurë të qytetit sepse ata i mbajnë edhe në shtëpitë dhe makinat e tyre dhe janë plotësisht të lirë. Kështu nëse ne njerëzit që nuk e pëlqejmë këtë fushatë apo këtë mënyrë  të bërit politikë kemi përgjegjësi kryesore për ta shfaqur atë minimumi dhe më pas të kërkojmë dikë që të na i plotësojë këto nevoja. Partitë politikë shfrytëzojnë nevojat e njerëzve dhe sigurisht që një parti do dalë para për ti mbrojtur ato, kur ne nuk shfaqim asnjë nevojë nuk del asnjeri përpara për ti përfaqësuar ato. Kur ne nuk kërkojmë etikë nga partitë që simpatizojmë ato nuk kanë përse ta kenë për fjalët që thonë kundërshtarët. Kur ne nuk i kërkojmë llogari qeverisë që vetë kemi votuar apo do votojmë  të vijë në pushtet nuk ka se si ajo të kujdeset për ne.  Ka plot kërkesa dhe nevoja të tjera për të plotësuar nga militantët që nuk rinë asnjë minutë pa kërkuar gjëra, madje edhe gjëra të padrejta dhe sigurisht që partitë politike me etikën që ne i kemi lejuar të krijojnë do ia plotësojnë.

Pra qytetarë nuk ka faj asnjë parti politike apo qeveri që na shkel me këmbë dhe nuk na shërben siç duhet, por e kemi ne fajin që nuk kërkojmë siç duhet dhe sa duhet të drejtat dhe nevojat tona.

Edhe sa vite do rrini me kokë ulur dhe sa vite do duroni këto padrejtësi që ndodhin?  Mjafton shumë pak për ta ndryshuar këtë realitet, mjafton që secili nga ju të reagojë, mjafton që kauzat e mira ti përfaqësoni dhe ju që i jepni të drejtë dhe jo vetëm ti komentoni në kafe apo në shtëpi. Mjafton të silleni si qytetarë të gjithë bashkë. Kemi vite para jetë, jemi një komb që kemi duruar shumë pushtime, vuajtje dhe padrejtësi por aman i kemi kaluar të gjitha dhe prej mijëra vjetësh jetojmë në këto troje. Ka ardhur momenti të kalojmë edhe ketë pengese dhe qytetaret te bashkohen për te kërkuar te drejtat e tyre pa interesa politike por vetëm qytetare.  Ka ardhur momenti te kuptojmë se DEMOKRACI do te thotë qe ne zgjedhim kush do na qeverise dhe kemi te drejte ti kërkojmë llogari kushdo qoft parti te jete ne pushtet.

87 Komente

Shum atmosfer festive duket.

Keto fjalet MIREDITA, MIREMBREMA, MEFAL eshte deritashi graffiti (aktiviteti) me efikas dhe qe ja vlen i unitetit ! po per ndonje mini maratone, gare vrapi ose aktivitet fizik keni menduar, ... plus mbledhje plerash asnjehere nuk eshte keq, jo vetem qe pastrohet ambienti por dhe njerezit qe ju shikojn... dicka regjistrohet ne tru, po tu thuash ju duket sikur i urdheron atje ndersa duke e bere fillojn edhe kopjojn smiley

u Uniteti, po pse sju pelqen juve mo?!  tamam idene tuaj kane marre, ngjyra gjithandej..smiley

 

cdomethene kjo qe kane shkruar te muri: ''miredita me fal..... se erdhe mirembrema''?!

Po te shikosh me vemendje, veren dy parrulla "65 AK KUQeZI" smiley

i pashe dhe e kuptova qe  jane reklame e AKZ..  po ate  miredita/miremberma  spo deshifroja dot..smiley

Ato jane thjesht detaje te parendesishme smiley

 

Voto AK - 47, kshu do kishte qene me e besueshme!

faleminderit Monda!

 

dmth qenkan parrulla te Unitetit...   Ok, po Uniteti pse ankohet, pastaj, kur te tjeret shkruajne parulla..?!smiley

eshte e jona dhe ka nje mesazh sensibilizimi nga populli per popullin. E kemi vene me qellim kete foto te tregojme se si perdhoset arti dhe mesazhet per popullin nga nje tufe militantesh dhe njerezish te papergjegjshem qe mendojne se duhet te na qeverisin. Militante qe ju ka mbaruar koha, mos u merni me kerkesen e te rinjve per t'i thene popullit ku jeton te perdorin me shpesh fjalen  faleminderit dhe me fal, mos u merni me artiste qe bejne art ne rruge, kur dikush ju kerkon voten tju qeverise dhe tju menaxhoje jeten duke e bere ne menyra vandale dhe pa asnje lloj etike apo mesazhi. Si nuk ju vjen turp qe hidheni ne mbrojtje te atyre qe ju vjedhin atyre qe ju mashtrojne perdite, atyre qe pasurohen dhe ju ritet barku pafund ne kurizin tuaj. Kaq te manipuluar te jeni, kaq pa tru dhe kaq pa seder valle apo jeni pjese e tyre dhe nuk tregoni? Turp tju vije dhe turp te me vije mua qe nuk e mbajta veten dhe u detyrova ti shkruaj dikujt me nje mendje te tille plotesisht jashte llogjikes per te miren e tij dhe me ideale te damkosura ne tru. smiley ajd suksese ne betejen per tju zhvatur dhe per tju shfrytezuar juve. Me sa duket e meritoni kete mjerim dhe kete injorance qe ju perndjek

ueeee, ca fjalimi... tamam si ata/o sekretaret e rinise ne shkolle dikur... dhe te mendosh keta artistet qe pikturojne "miremengjes-mirembrema".smiley, duhet te jene rreth 20-22 vjecare..smiley

po cthua mo trap revolucionar, kujt po ia tregon turpin?!

p.s mos harro te mendosh pozitiv...smiley

Pershendetje Beluli, une qe po te shkruaj jam Valer Pinderi pjestar i UMP ai qe ka shkruar edhe artikullin, jam 26 vjec shume i lumtur dhe i sukseshem ne jete qe tani. 

Jam revolucionar dhe sigurisht nuk do ri koke ulur kur njerez qe duhet te me udheheqin tallen me popullin dhe perfitojne nga injoranca e shumices. 

Ato sekretaret dhe partite qe ti ke ne imagjinate dhe ne llogjiken tende te menduarit nuk i njoh fare sepse kam lindur atere kur vdiq zoti dhe sistemi i vetem i jeteses qe njihnit ju deri sa linda une.  

Me vjen shume keq per ju dhe per moshataret e tu sepse thjesht keshtu jeni krijuar dhe kete realitet keni njohur dhe kushdo qe te ishte ne ate periudhe fatkeqe ose fatlume kete perceptim qe keni ju do kishte.

Problemi im me ju dhe indinjata ime me ju linden kur nje qytetar per te cilin gjithashtu une dua te luftoj bashkohet me njerezit qe e shkaterojne kete vend dhe njerezit qe fusin vetem urejtje dhe inate midis popullit dhe qytetareve duke i bere te luftojne per partite e tyre apo sistemin fitimprures qe ata ndertojne vetem per barkun dhe fisin e tyre. 

Gjithsesi ju kerkoj fale per fjalorin dhe indinjaten e papermbajtur qe ju shfaqa, nuk e kam vetem me ju por e kam me shumicen e qytetareve qe me rrethojne te cilet meren vetem me ata qe perpiqen te bejne dicka ne mbrojtje te politikaneve dhe politikes se degjeneruar qe po mbizotron ne vendin tim. Gjithashtu ju vazhdimisht perdorni fjale dhe shprehje ofenduese ndaj nesh duke mos bere asgje per shqiperine dhe duke jetuar ne nje realitet komplet tjeter. Nuk eshte me lufta jote, dorezohu dhe jeto ne paqe se nuk ke per te bere asgje dot thjesht te shqetesosh veten dhe te tjeret. 

Ju uroj dite te bukur dhe personalisht nese nuk e kuptoni as kete mesazh nuk kam per te komentuar me asnjere me ju.  

Faleminderit 

Per nje pjestar te shoqates qe mendon positivisht nuk te duket shume negativ ky lloj qendrimi?

smiley

po cthua keshtu mer bir.. e paskam shkelur rende, ë..?smiley    na fal!  

por zotohem  ketu para jush  se  ketej e tutje  do te bej nje autokritike te shendoshe dhe do te reflektoj!!  po po, do te reflekotj!!   e si te mos  reflektoj une kur  lexoj...:  ''Ju uroj dite te bukur dhe personalisht nese nuk e kuptoni as kete mesazh nuk kam per te komentuar me asnjere me ju''. 

''nuk ke per te komentuar asnjehere me mua''...  hë pra,  e si mund tja bej vetes une kete??  e di, nuk me nderon kjo sjellje, joo.. ka te drejte Edlira....smiley

"S'jam borgjez, s'jam revizionist, jam shqiptar!" smiley

"Miri! kthehu Miri! mos e merzit mesuesen Miri!"

Ky djali s'e ka keq ne parim Belul, por ka gabuar tabelen e qitjes.. Nuk je ti militanti qe ai po kerkon. smiley

Ti për të përmirësuar dhe përforcuar intesivisht suksesin duhet të paktën të mësosh të shkruash me zë (literalisht) burrëror që t'i shkojë ca më për shtat emrit tënd prej kalorësi të gjitha kohërave, sidomos atyre të ardhme, duke shkruar me "rr" gjithë fjalët të cilave u ka rënë në hise ai tingull si dhe ato që nuk e kanë patur atë fat, sepse bëhet shumë e vështirë që suksesi yt për të cilin besoj se është i bujshëm dhe i çdokahshëm (shkollë, punë, familje, shoqëri, plazh, jetë nate dhe dite) të përceptohet vërtetë nga populli si i tillë, të jetë i besueshëm pra (unë bëj përjashtim se jam zemërmirë dhe naiv i pandreqshëm) duket si ndonjë iluzion po aq inherent sa zëri juaj i embël dhe nanuritës.

belul, si behet upload fotoja mer?

 

sh flm paraprakisht

Obi, foto ta vesh ketu te komentet e ke fjalen?   normal copy/paste. ose (ctrl alt + v).   nese nuk funksjonon hap dy  dritare.. njera me fushen e peshkut  dhe tjetren  me foton qe do te kopjosh.  zvogeloji dhe vendosi prane njera tjetres.. kliko te foto dhe ashtu klikuar terhiqe foton te fusha e peshkut. u kry!  sukses!smiley

rrofsh!

Hmm, prit ta provoj njehere kshu sic thote Beluli

ueee funksionoi!

faleminderit per duartrokitjet..smiley

Ore Belul,po mos pertosh,si e ben qe kur vendos nje video nga youtube,qe te mos filloje nga fillimi por ne nje minute te caktuar. smiley

 

ueee, po ju qenkeni te gjithe digjibetesmiley   bre...smiley

ok. te minuta e caktuar/deshiruarsmiley,  ndalo videon/pauze.  kliko me te djathten mbi ate  rrethin e vogel te bardhe  (jo mbi vizen e kuqe)..  aty do te dalin shume opsione..  i pari: ''kopjo videon''.. por ti kliko, me te majten, te i dyti   qe thote; ''kopjo videon  ne kete kohe''.. u kry..smiley

p.s  keshilla e dyte eshte me pagese..smiley

eee rofsh o se na bere pune,ta pacim borxh smiley

Edhe para se te shkrueshe Miredita ishte e mbushur me lloj lloj parullash. Ate e beme ne per popullin dhe per nje mesazh sensibilizimi dhe nje shenje proteste per gjithe ato grafiti po perseri jemi thjesht popull me gabime dhe kemi per te mesuar. UMP eshte nje grup te rinjsh te cilet nuk po pretendojme ti sherbejme ketij populli por thjesht te ngreme zerin per cfare nuk na pelqen. Nese dikush krahason nje parulle politike e cila vlen edhe vetem per 10 dite nga nje parti qe supozohet do na qeverise dhe do na mesoje dhe ndihmoje ne popullin, atehere ketu nis problemi sepse nje pjese e popullit ka haruar qe eshte popull dhe sillet thjesht si ushtare politik, si loder e manipuluar nga media dhe nga sistemi i deri tanishem. Keta njeres si puna e belulit qe jane te verbuar politikisht komplet jane thjesht disa njerez qe duhen injoruar dhe te mos ndiqen si shembuj sepse ka ikur koha e tyre. Problemi eshte kur ne qe e kuptojme kete padrejtesi, kete perdhosje dhe kete paradoks rime ne heshtje sikur te jemi te paralizuar. Problemi eshte me popullin qe nuk di te ngrihet dhe te kerkoje te drejta por ndikohet nga ushtare militante te paditur dhe te manipuluar plotesisht. Ne si popull nuk duhet te rime me koke ulur dhe te durojme padrejtesite, ne duhet te manifestojme ashtu sic mendojme, duhet te tregojme cfare duam dhe duhet te luftojme per to. Kemi te drejta por po nuk i kerkuam nuk na i jep njeri.

 

Kjo duhet ndalu fare me ligj, eshte absurde. 

Ne Irlande, por dhe shtete te tjera, ka ligje strikte.  

Ej jam me 'Bamen ketu, kam jetu ne dy shtete perendimore gjate kohe zgjedhjeve dhe maksimumi i kontaktit ishte nje vizite 5 minuteshe kur kalua kandidatet dhe stafi i tyre aty ku banoja. Kaq! As banderola, as postera, nja 5 minuta reklama ne dite ne TV maks dhe kaq. 

Tani edhe faqet e internetit i kane mbush, biles edhe te faqe te huaja kane blere reklame qe dallojne IP-ne tende e te japin reklame. Per zotin nuk rrej, me doli reklame e Rilindjes te nje forum i tifozave te Mancester United dje! 

Tifozave te Bayernit s'u del gje, kaq me duhet mua, per te tjeret s'me vjen hic, po hic keq smiley

PS: Jam shume pro nje ligji strikt.

Se ne jemi MiaSanMia, nuk komercializojme cdo gje si ata anglezet smiley

Qesh o Fiqo, qesh me fatkeqesite e te tjereve:  tifoz i Manchester, cof Aleksi, Rilind.  

Po po t'serçesh Rama + ekipi + bluzat + junajted + pension tete here rresht ça pret te dale smiley

smiley.  

 

Muaji i karnavaleve.

na dine per budallenj

A vazhdon partia e brekeve ti valevisë flamurkat e veckla neper ballkone ?

ke te llojllojshme...tanga blu...sutjena kuq e zi...zherretjera roze

asnji fjamur amerikon smiley

e kena prish politiken me ata

Mire qe nuk te vene poshte deres ndonje flamur ta valevitesh ne ballkon...

E mo edhe ju, do te punojne dynjaja apo si? Kam nje shok grafik design, printime etj. Ja ben, shyqyr cdo 2 vite kemi zgjedhjet, se me ato behet leku. Para nja nje viti bleu me kredi nje printer gjigant te perdorur, nja 7-8 mije euro. Me nje pale zgjedhje e nxjerr veten ky babuçi, - thonte duke rrahur printerin.

Patjeter.. yyy sa here ndrron ngjyrat PS-ja.. smiley

nja 5 vjet me pare... tak tak dera, pergjigjem dhe shof nje vullnetar fushate ne mes te vapes... duret plote me fletushka... a mund tju jap nje? pyt... po patjeter... a ke kohe te takosh kandidatin? po patjeter... ben me shenje nga fillimi i lagjes... kandidati maro biseden me komshiun, e vjen e me shtrengo doren... jam filan fisteku thote, edhe heq canten nga shpina... canta plot me fletushka... qet i peshqir nga xhepi e pasi kerko falje e fshihet fillo e me trego se ku ai ndrysho nga rivali, cer ka nder mend te beje per lagjen, qytetin dhe universin ne pergjithsi... pastaj pret te vije sekretari i vet i cili mba shenimet... me pysin cer hallesh kena, e si mund te na ndihmojne etj... pas nja 5 min u thash prisni iher te vesh i pal pantallona se po bohet gjoja serioze.. jo jo thane ska problem, marum, qe karta kontaktit e imja dhe e menaxherit.. per cdo gjo cerr telefonin... iken... kaq qe fushata...

Me date 22 nje parti politike, s'po e them emrin, do ta mbuloje Tiranen me carcaf nga rronxa malit dajtit deri ne kombinat

Do ta terheki nga ajri Alket Islami me parashut

normal... Shqiperi...

Keto gjona vetem Kreshniku i ben.

smiley ahahaha smiley

kush mban pergjegjesi per ate qe behet poshte carcafeve,apo...

Ca pytje kot!

Ke shpia jote kush ma pergjegjsi!?

Kryefamiljari, dihet ajo pune!

Ene ktu isoj!

pupupu ca robsh...

Pse jo-e? Vallai aq i merdhif sa osht ai milet as dy pale batanije s'i bojn derman.

Po vereja fotot. Boo sa arkitekture te shemtuar kemi smiley Sidomos 7 dhe 8. Urbanistike bloze. E shemtuar te zoti. Hiq ndonje gje te lene nga italianet, per kusurin jemi cope cope.

prandaj partite perpiqen ta zbusin shemtine me postera e banderola

Kam nji foto, si behen upload ketu ne peshk mer, se spo e gjej dot?

Ku jane posterat qe premtojne miell e makarona?

Me vjen gjynaf per muret e asaj shkolles, kane vajt nxenesit e shkrete e kane shkrujt fjalet e miresjelljes "mirembema, me fal", vje Xheli e i fut nje 65 aty ne mes per qef te vet smiley

ajo 5 ka strukture shume te mire per tu bo 9...

smiley

Po dhe nxenesit pse I shkruajne aty??!  Xhungel. Mitembrema si je? Mu kujtua kjo kenga tani. 

Per te perhapur kulturen qytetare besoj. Ka nje pallat andej afer Brrylit qe Rama e lyu dhe vuri keto shprehjet, e quajten pallati i miresjelljes a dicka e tille. 

Tmerr eshte! Te ishin te riciklueshme te pakten smiley.

Po keta kur nuk I gjobit njeri mire bejne

Keto foto me siper jane nje GAFE .

Rastesisht me zuri syri ne tvsh asfaltimin e nje rrugice. Ishte ajo makina e madhe qe hedh ziftin. 2 flamuj PD anash, nje tjeter ne balle smiley ahahahaha smiley 

Lum si shqiptaret qe jane ne feste smiley

Azbi Kasaj mallkon sërish elektoratin: U bëfshi qen e mace

 

82_1_1371102317Azbi Kasaj, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, i njohur katër vite më parë për deklaratën e tij “Ai që nuk voton mua u daltë kanceri mu në grykë”, ka lëshuar mbrëmjen e djeshme një tjetër deklaratë “bombë” në televizionin lokal AOS, raporton programi Za-Lart për denoncimin e incidenteve elektorale.

 

Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka mallkuar Kasaj kësaj here. Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.

Ja Aleatet e Rames ... mire qe se kopjon dhe kete ky, se atij mitingashit qe tha publikisht se "do vras Saliun", Rama ju pergjigj : "qelloje ne shenje" TURP

Mire ky rambo qe kerkon te gjeje nje shkak te egzistences se vet , po ne c'taksirat kemi smiley  t'ja perforcojme smiley

jalla re lefti c'na kenaqe

Turp e kaluar turpit se Sala sha vetem nga motrat dhe nenat moteleve. Dhe ky legeni e bo rrugeve kurse Sala e bo vetem ne parlament.

Ne Milano kane nje praktike interesante: ne periudha fushatash elektorale montohen disa panele ku partite e ndryshme vendosin reklamat e tyre. Mbaron fushata, panelet hiqen dhe nuk mbetet asnje gjurme e reklamave.

Nuk e di nese kete e bejne edhe ne qytete te tjera te Europes, por mua me duket nje ide shume e mire qe mund te behet edhe ne Tirane ne te ardhmen.

Cartelloni a Milano

Ato panelet më duket se janë të përhershme.
Gjithsesi, siç thua ti, ka vende të caktuara ku vendosen posterat. Jo si tek ne që dalin adoleshentët natën (apo edhe ditën) dhe praktikohen si bojaxhinj.

Jo, jane te perkohshme. Jane te fiksuara ne vrima ne asfalt qe jane ne fakt te vetmet gjurme qe mbeten. Pastaj ka edhe panele te medhaja permanente te montuara ne mure qe sherbejne per te ngjitur postera koncertesh dhe aktivitetesh kulturore.

Ne cdo qytet te Europes afishimi eshte i rregulluar me ligj. Hapesirat e afishimit jane prone publike dhe jepen me qera nga bashkite, qe nxjerrin nga ato shuma te majme. 

Ne kohe fushatash tabelat e posacme merren me qera nga partite dhe kandidatet, qe paguajne gjithashtu. 

Keto tabelat qe ke sjelle ti jane shtesa te perkohshme, per te garantuar te drejten e partive te promovohen pa cenuar aktivitetin normal te sektoreve te tjere, si biznesi p.sh., qe kane nevoje te afishojne lajmerimet e tyre edhe gjate fushatave, nuk ikin me pushime smiley

e njejta gje behet dhe ne France, jane keto panelet ku vendosen posterat vetem 40 dite perpara zgjedhjeve ne 2-3 pika ne çdo komune/bashki. Dhe e forta eshte se renditja (kush poster vendoset i pari e me radhe) hidhet me short, dhe kjo renditje eshte e njejta ne tere Republiken

Fshati n'feste! cdo gje e mbingarkuar atje. Me ta shpif. Mos votosh fare. Vejini kryqin fletes! smiley

Per te na pushtuar thot! Po qe tju pushtojn duhet te jeni te lir nga cdo lloj pushtimi...

shtypja eshte pjese perberese e pushtimit , dhe shtypja kalon segment me segment , nuk i ndahen njera tjetres dhe nuk i len hapesire opsionit  - i lir

desha me then qe ne na kan pushtuar tashme,pra perpara se te na pushtojn duhet te jemi te lire 

  eh sa i gjate eshte ky problem smiley

Beluli, i verbuar politikisht?? smiley

Unitetiiiii mblidh kallaballekun...smiley

Mjafton shumë pak për ta ndryshuar këtë realitet, mjafton që secili nga ju të reagojë  smiley

Te vjen keq edhe per keta rioshet e UMP qe nuk kuptojne perse ndodh ky fenomen .E sistemoi pak dhe E.Rama ne kohen e tij por nuk mund te ndalet .UMP .....nuk eshte edukate , nuk eshte etike , nuk eshte kulture, nuk eshte estetike

Eshte PAGESE , eshte VEND Pune , eshte e ARDHUR per Lotto , Baste , Bingo , Kasino dhe per ndonjerin "pak bar " smiley Eshte mungese Ligji , eshte anarshi dhe Fukarallek .

Leri te moshuarit e mundohuni te gjeni nga "Brenda " perse ndodh .Kerkoni PUNE jo heqje posterash !Po pati Pune nuk ka Gomar qe te ngarkohet me Letra sikur ka  tre masterat e LefKOPESE . Dhe perse ????Per  propogandae te Hajduteve te rradhes !!!

Ti fee mos e mbro Belulin .E ka "nen lekure" te shikuaren ai  ...smiley

Gjera qe s'ndryshojne kurre ne thelb. heren e pare si tragjedi, te dyten si farse.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).