Më poshtë biseda e plotë me punonjësen e burgut të Vaqarit:

Punonjësja e burgut– Tani punoj tek burgu i Vaqarit. Atje jam arkëtare, magaziniere. Merrem një çikë edhe me këto fushatat. Jam kryetare e qendrës së votimit 1896. Aman punë burgjesh, punë e lodhshme, punë stresante.

Fiksi– Si del votimi atje, kanë filluar…?

Punonjësja e burgut – Po, po, kam parë ca lista kështu. Se unë jam brenda në burg magaziniere. E kam parë ca që nuk kanë karta, jo më të pajisen me karta se do të votojnë. Edhe atje si këtu ka të majtë dhe të djathtë.

Fiksi– Ça flet, ka të majtë atje?

Punonjësja e burgut– Shumë, më thonë mua, deri më 23 qershor se ta tregojmë ne ty.

Fiksi– Ka ndonjë që punon, oficerët?

Punonjësja e burgut– Po, po, të gjithë punojnë.

Fiksi– Të paktën që të votojnë, se ata e kanë në dorë.

Punonjësja e burgut– Po, po, po, mirë.

Fiksi– Mësuesit të paktën që janë marrë me lista?

Punonjësja e burgut– Njëherë mësuesit kanë ardhur duke më kërcënuar se përse më ke marrë në telefon. Për Zotin, kanë ardhur duke më kërcënuar sa më thoshin do të heq, ju thashë po më lini rehat, se për një copë bukë ti e për një copë bukë unë. Unë nuk të kam thënë me ardhë e më bë punët e shtëpisë time. Të erdha, të thirra, të njoh kush je. Atë ditë që të vish me votu e di që kjo është e imja apo s’është e imja. I thashë nuk ju kam thirrur me më bërë punët këtu.

Fiksi– Po formularët nuk i keni shpërndarë?

Punonjësja– Jo, jo asnjë formular. Tani duke marrë në telefon isha. E ç’i do formularët, formularët të ngrenë nervat. Mua janë duke m’u nervozuar duke i marrë në telefon.

Fiksi– Punonjësit e shtetit nervozohen?

Punonjësja e burgut– Shumë, punonjësit e shtetit më kërcënojnë mua. Kush je ti e ku ke marrë numrin e telefonit ti? Pse më merr ti në telefon? Pastaj vijnë e bien pardon. I them, po a je ti që të më kishe pasur afër më kishe gjuajtur? Edhe, jo kam qenë me nerva, jo po kam qenë kështu, se a e kupton, ju çoj prapë emrin atje që nuk kanë ardhur! Edhe i thërrasin prapë atje.

Fiksi- I thërrasin tek drejtoria?

Punonjësja e burgut– Po, na ke dërguar emrin më thonë mua. Jo ju them, nuk ua kam dërguar unë. Mua më pyesin a kanë ardhur, nuk kanë ardhur.

Fiksi– Po tek burgu oficerët janë futur, fushatë kanë bërë? Fushatën e kanë bërë tamam tek burgu i Vaqarit?

Punonjësja e burgut– Tani me marifet vetë drejtori. Vetë drejtori futet e bisedon me ta, i takon edhe n.q.s. kanë pak respekt u thotë vetë. Besoj se do e marrim ndonjë votë atje, do votojnë.

Fiksi– Nga është drejtori?

Punonjësja e burgut- Drejtori është demokrat është nga Kukësi me mbiemër Xhuta.

Fiksi– I thërrisni në zyrë?

Punonjësja e burgut– Jo, ju shkon atje në burg. Pëllumbi hyn gati përditë. Të gjithë shkojnë duke e takuar drejtorin, se kanë halle e probleme edhe ky ua thotë. Na thotë edhe neve, na ka thirrë edhe neve e na thotë nuk dua ta di se je polic thotë, a je duke marrë rrogën me këtë shtet, po, a je duke punuar? Punoni se e keni për vete.

Fiksi– Shumë bukur.

Fiksi– Po mirë, të burgosur janë shumë?

Punonjësja e burgut– Sa veta kam atje unë, kam 200. Unë ju thashë merruni ndonjë kartë këtyre që janë socialista, i thashë unë. Po këto thonë, jo po s’janë, po ju them unë janë, se mua më kërcënojnë atje, ju tregoj unë kush janë. Po është shpejt me ju mbledhë kartat.

Fiksi– Tani si e kanë vendosur, për t’i mbledhur kartat apo mos me i mbledhë?

Punonjësja e burgut– Jo, unë faktikisht këtu në lagjen time nuk kam gojë me i thënë kujt “më jep kartat” se më thotë ti nuk më beson mua? Unë ju kam thënë një gjë atë ditë, do të tregoj që më dhe s’më dhe votën, se do të tradhtojë ky bërryl. Se bërryli është jashtë kutisë. Edhe 24 me 44, 29 me 44. Edhe ju kam thënë, atë ditë do ju tregoj ma dhe, nuk ma dhe votën.

16 Komente

Te vrane o Gjergji te vrane, per nje bryl te lene menjane.

Mos u merrni me keto budallalliqe, jo brryli jo rryli. 

Vota eshte e fshehte dhe per te djathtet, eshte e shenjte, e paprekshme. 

Vrejini kesaj ketu qe do na ktheje Enver Hoxhen, po lejeni kete baltosje te nje vendi te NATO-s!

Militante PS Enver Hoxha

Rri Bamke, mos me nguc. smiley

 shko andej shko, se i ke te dyja duart plot...smiley

smiley xhenerikun e Kavirit duhet te pyesim! 

Opo ngela tu honger gola sot. Si tha profesor Zeno:

Bum njeri e ik, bum tjetra dhe ik. Dallge te medha keto.

Ca ben Sulejmani andej njehere? A do kemi ndonje bum Osmanllinjsh gati per perfaqsuesen e 2033?

Ca ben Sulejmani andej njehere?

Sulejmani ka shku ne vilajetin e Skraparit:

“Në malet e tij, Skrapari fsheh gurë dekorativë, me të cilët po ndërtohen sot pallatet më të mira në Europë e në botë. Skrapari ka ujërat, në të cilat po ndërtohen e do të ndërtohen dhjetëra hidrocentrale, ku do të punësohen qindra e mijëra qytetarë të tij. Skrapari ka traditën e shkëlqyer të prodhimit të rakisë më të mirë në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka, ta bëjmë të njohur në Europë e në botë brand-in e rakisë së Skraparit."

Vilajeti i Skraparit paska goxha milet. 

O emo, t'erdh dita e rakise boterore.

U gajasa njehere pastaj bera llogarite: e mo mire, ne minimum qindra nga 20 vete per hidrocentral i bie, dhe kjo po te ndertohen vetem 10 hidrocentrale.

"Në malet e tij, Skrapari fsheh gurë dekorativë, me të cilët po ndërtohen sot pallatet më të mira në Europë e në botë. Skrapari ka ujërat, në të cilat po ndërtohen e do të ndërtohen dhjetëra hidrocentrale, ku do të punësohen qindra e mijëra qytetarë të tij."

Kjo ketu njehere eshte kerrcenim i paster per nja 2 shtangist te tjere qe mbajne peshat e Metes ne Corovode... Nejse, atje eshte pesh pupel ky, nuk e ashush njeri...

Gjeja me pozitive e shqiptarit eshte te beje gomarlleqe  ne kurriz te te tjereve.Te ishte disipline sportive,jam e  sigurt qe ne olimpiada perfaqesoheshim denjesisht

Dje pashe nje karvan makinash,midis tyre dhe autobusi mavi,me flamuj te PS.M'u hapen syte,kisha harruar qe edhe socialistet bejne mitingje..

po hajde ne lezhe moj. ketu nuk ke asnji flamur tjeter pervec flamureve te ps. asht ba krejt lezha ciklamin. keto te pd-lsi, diten e vene, naten ua heqin. jane detyru me na mbushe lezhen me gardista, me mbajte flamuret e pd-lsi ne qender, se neper lagje vetem ciklamin ke.

nese te merr malli per ngjyren ciklamin. i kane heqe flamuret e lsi-se edhe nga sheshi qendor, te zyrat e shtabit te monikes ate dite qe erdhi edi.

hahaha! 

Shkinas,nuk eshte vetem ceshtje flamujsh,por mitingjesh.Sivjet kam qene ne 5 prej mitingjeve qe ka zhvilluar PD ketej nga anet tona, si ne fshat,ashtu ne qytet.Ne jemi te detyruar ta shoqerojme kryeminstrin kudo vete ,se naltmadhnia jone vuan nga deliri i madheshtise dhe faktit se te gjithe jane me te.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).