Tirana politike është dalldisur keq pas zgjedhjeve të 23 qershorit, aq keq, sa ajo shprehja popullore “Fshati digjet dhe kurva krihet” është shprehja që i shkon më për shtat situatës që vërtet po ndizet javën e fundit në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur këtë javë, të cilat kaluan totalisht në heshtje nga politika e ditës në Tiranë, qoftë nga opozita, qoftë nga qeveria. E para, arrestimi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i cili, veç të tjerave, është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, si dhe i pesë komandantëve të tjerë të rëndësishëm, të gjithë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë të Kryeministrit Hashim Thaçi. Arrestimi i tyre nën emërtimin “Grupi i Drenicës”, në fakt është arrestim për luftën e lirisë më 1998-1999. Çështja e dytë ishte prishja e Samitit të Ohrit, ku si pasojë e presioneve që bën Serbia politike, nuk u ftua në këtë Samit Presidentja Jahjaga si përfaqësuese e Kosovës dhe Samiti u prish pas bojkotit të Presidentit Nishani, Presidentit të Kroacisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Kishte që në kohën e Millosheviçit që nuk ndodhte një ngjarje e tillë.

* * *

Nëse do të kishte qenë gjallë Adem Jashari, do të kishte qenë një ndër të arrestuarit e Grupit të Drenicës, se në fakt në ka pasur ndonjëherë Grup Drenice, grupi i parë ka qenë ai i Adem Jasharit dhe akuzat e para kundër këtij grupi i ngriti Prokuroria e Serbisë, duke e akuzuar për krime. Nën këtë pretekst u dërguan trupat për të arrestuar Adem Jasharin në Prekaz, kur u bë masakra e famshme, që është edhe fillimi i epopesë kombëtare të UÇK-së. Nëse është kështu, që prokurorët e Misionit Europian të Ligjit në Kosovë do të arrestojnë këdo që ka mbajtur uniformën e UÇK-së gjatë luftës dhe duan të “arrestojnë” luftën më fisnike të kombit shqiptar, le ta bëjnë, por nuk mundet që nën petkat e një integrimi fiktiv dhe jo realist shqiptar politika shqiptare të heqë të mbathurat dhe të lejojë të përdhunohet frikshëm historia jonë e përbashkët e të lejojë të përdhunohet egërsisht historia jonë e largët dhe e afërt, historia e Adem Jasharit, e Fehmi Lladrovcit dhe Shkëlzen Haradinajt e mijëra dëshmorëve dhe heronjve të tjerë, shokë e bashkëpunëtorë të komandantit të UÇKsë, Sulejman Selimit, si dhe historia e të gjithë të arrestuarve ndër vite, nga Rramushi te Fatmir Limaj e deri tek ushtarët e thjeshtë tashmë të vdekur. Nëse duan të arrestojnë historinë, le ta arrestojnë e ta përdhunojnë atëherë…

* * *

Kemi parë pafundësisht skena patetike ku politika e Tiranës, e majtë dhe e djathtë, me lotë krokodili vrapon të marrë pikë e të përfitojë kredite politike duke përdorur historinë e lavdishme të UÇK-së. Kemi parë Majkon që dhe pak do duket sikur e ka çliruar ai Kosovën, i cili s’ka thënë asnjë presje për këto arrestime. Kemi parë Berishën, Kryeministrin e vendit, gjithashtu i përhumbur në fushatë, fshat më fshat, si kryetar komune. Kemi parë Ramën, i cili me Rilindjen e me ngjyrat e ndryshuara të partisë së vet nuk e kupton që për t’u sjellë si kryeministër duhet të merresh me çështjen kombëtare si një Kryeministër, se Kosova është më e rëndësishme se muzika e çingijeve të Tiranës. Kemi parë Metën që ka qenë aktor politik kryesor në ato vite kur bëhej lufta e Kosovës, i cili hesht, madje na janë zhdukur nga qarkullimi Kreshnik Spahiu, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu, që në programet e tyre trumbetojnë me të madhe “kauzën kombëtare”. Së bashku me Presidentin Nishani, të gjithë këta janë zhdukur dhe strukur pas fushatës elektorale. Vetëm po të vijë EULEX-i t’i arrestojë në Tiranë, rrezik lëvizin nga vendi politikanët tanë.

* * *

Që klasa politike në Serbi është më koheze dhe e qëndrueshme se klasa jonë politike, kjo dihet. Që serbët i mbronin ata që me të vërtetë ishin kriminelë lufte në Bosnjë, të cilët edhe pas 15-20 vitesh me zor i dorëzoi, edhe kjo dihet. Që kroatët e kanë zot mbi tokë gjeneral Ante Gotovinën, edhe kjo dihet. Që boshnjakët e kanë gdhendur në histori emrin e Alia Izetbejgoviçit, themeluesit të shtetit të tyre, edhe kjo dihet, por që klasa jonë politike nuk guxon të përmendë emrin e UÇK-së dhe të komandantëve vërtet legjendarë të saj se ka frikë nga burokratët e EULEX-it, kjo vërtetë nuk dihej. Por kjo vërtet tregon se luftërat i bëjnë heronjtë, të cilët i adhuron populli, i administrojnë dallaveraxhinjtë dhe frytet e tyre i gëzojnë vetëm maskarenjtë dhe tradhtarët.

15 Komente

Respekt per luftetaret e Kosoves qe dhane gjithçka per vendin e tyre, dhe turp per legenat e evropes qe duan ta perdhosin kete lufte..... duke harruar qelbesirlleqet e tyre..... 

alidems , a je mire i informuar ? pervec gazetave

nuk po ta kuptoj pyetjen... Pak me qarte te lutem...

Elba, ciladoqofte arresyeja e ketyre arrestimeve ajo pamedyshje eshte e nxitur dhe e stimuluar nga Serbia.Une nuk e perjashtoj rastein e nje tejkalimi te mases prej atyre luftetareve heronj te vertete te ceshtjes shqiptare, kur perjetuan pamje te perdhunime te motrave dhe grave kosocare, kur u vrisnin duke u prere koken vajzave te c'nderuara, ustashet serbe dhe i hidhnin prrojeve, kur u vinin flaken me femije brenda kullave te shqiptareve, kur bene cdo gje makabre paramilitaret serbe mbi shqiptaret,Mund te kene vrare sikur edhe me qindra! Por gjene jane mijera shqiptare te zhdukur neper harcat serbe.
Dhe keto fakte euleckerit i dine mire fort.Por si plot here Evropa, perfaqesuesit e saj bejne te paditurit.I kam si tani ara syve kur ushtaret Hollandeze pinin duhan dhe bisedonin"shtruar" me kasapet e Mlladicit, diten qe vrane e mbulonon me buldoza 8000 boshnjake...
Keshtu qe alidemsi ka shume te drejte kur thote ato qe ju i lexuat

pse kishit ndonje dyshim per klasen serbo-grekofile te tiranes ju?  eulex-i po arreston ata qe kane ngelur,po sala e ka arrestuar adem jasharin qe ne fillim te viteve 90-te,remziun e uck-se e vrau ne 95-n me duket,uck-ne e ka quajtur organizate terrorriste.

uck-ja luftoi per bashkimin e trojeve shqiptare te lena jashte trungut kombetar ,me shtetin ame.  nderkohe i kerkohet armikut te ceshjes shqiptare te flase nje fjale per arrestimin dhe denigrimin qe po i behet uck-se!  kjo qe kerkoni ju eshte njelloj sikur ti kerkosh lubonjes te deklarohet proshqiptar

Po qe ja futka kot ky Kulla , po ca te boje Qeveria apo Opozita mor mik ku mandatet per arrestimet i leshon nje Gjykate Nderkombetare ? Masnej akoma se ditke ti qe Kosova eshte shtet i pavarur ?

 

klasa jonë politike

smiley

 

-nuk shohin traun e serbise por shohin qimen e kosoves,asgje skan per te gjetur.

E kaluara kriminale e Serbisë nuk do mund të mbulohet as me shpifje dhe as me ndihmën e miqve europianë. E keqja dhe ndërtimi i një platforme kundër luftës për çlrim që bënë shqiptarët e Kosovës filloi me Karla del Ponten dhe mikun e saj, Dik Martin. Shumë gjëra u duken e duken si të ishin rrjedhë normale për "drejtësi", por që s'janë përpos se intriga kundër popullit tonë. Ajo, ishkryeprokurorja e Hagës, ishte instrumenti që politika serbe përdori për të barazuar në akuzë si agresorin serb ashtu dhe viktimën shqiptare. Ajo abuzoi dhe e shpërdoroi postin kur u shtir si e paanshme mes palës agresore dhe viktimës dhe pothuajse tërë komandantët e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u vunë (atje ku mundën) me armë në mbrojtje të grave, fëmijve, motrave, pleqve e plakave, në luftën që kish ndërmarrë Serbia dhe kisha e saj ortodokse, për të shfarosur racën shqiptare, u çuan në bangën e të akuzuarit për krime lufte, me dëshirën e madhe që ata të mos e shihnin më dritën e diellit. Kjo e keqe vazhdon ende me thurrje intrigash serbe, me ndihmën e shqiptarve të blerë në Kosovë, por dhe ata të Tiranës. Shtypi i përditshëm shqiptar, sot jepte shembullin e Lulzim Bashës, një prej ndërtuesve të akt-akuzave ndaj komandatve të UÇK-së, në kohën kur punonte në UMNIK dhe që u kthye këtu me 2 milion euro të fituara për dy vjet ?!

Iliro, ca u be me levizjen "nano per president"?

Sot neper gazeta vellaznit kosovar akuzojne Lulzim Basha dhe mikeshen e tij Argita Maltezi se jane te perfshire ne denoncimet per genocid ndaj disa komandanteve te UCK-se. A ka ndonjeri ndonje info me te shkoqur? 

Gjykata Nderkombetare e Krimeve eshte ne Hage, Hollande. Lulzim Basha ka punuar e jetuar ne Hollande. Nuk ka shans te xbardhet gje, sepse lidhjet jane te forta, kupto mnjfjale. Mberriti ne tavolina te hetuesve nje emer me inicialet L.B. por ato pecogrosot me siper i vune nje vize te zeze. Stop ketu thane. Eh c'ti besh smiley Por pas 23 qershorit gjerat do te ndryshojne smiley

Shyqyr qe po rilind dhe ti dhe e kupton qe pas 23 qershorit do behet me mire smiley

Ajo fjalia e fundit me pelqeu me shume dhe qendron me te vertete;  

" .... Por kjo vërtet tregon se luftërat i bëjnë heronjtë, të cilët i adhuron populli, i administrojnë dallaveraxhinjtë dhe frytet e tyre i gëzojnë vetëm maskarenjtë dhe tradhtarët..."  

 

Me ngadale,o  shoku gazetar.I paske ngaterruar gjerat. Izetbegovic dhe  Gotovina nuk kishin dhunuar dhe torturuar bashkeatdhetaret e tyre.Nuk e di  pse tentohet te krijohet pershtypja qe vetem ky grup luftoi ne Kosove.Jo mer vella,ne Kosove luftuan 2 milione kosovare,dhe secili prej tyre ne menyren e tij.Nuk eshte vetem familja Jashari qe u sakrifikua per Kosove,por jane dhe mijera familje te tjera.Vetem ne Gjakove jane mbi 1500 te vrare dhe te zhdukur,ndersa "heronjte" e lartpermendur nuk i kemi pare me sy. Kurre !

Nejse!Per nje moment le te pretendojme se jane heronje,e jo rrugeçer .Prape,kjo nuk u jep te drejten te dhunojne Kosoven ,e posaçerisht bashkefshataret e tyre .Nuk duhet harruar heroin francez ,Mareshallin Petain,i cili me vone u denua me vdekje per krimet e tij ndaj popullit francez.

p.s.

I paske ra kot  ne qafe Pandeliut,sepse ai e tregoi veten kur e kishte rastin.Per Saliun dhe Edin nuk e kam ndermend te harxhoj fjale,sepse me çojne mallin e goraneve te Kuksit.Kam shume per thene,por eshte moment sensitiv paraelektoral,prandaj dhe permbahem.Zaten,ne Shqiperi nuk mbahen zgjedhjet per te votuar njerezit qe e çojne vendin perpara,por,ato mbahen per te siguruar materialisht 7 gjeneratat e ardhshme  te familjes ngushte te fituesit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).