RPDKV

Pergjithesisht eshte pak (si shume) e merzitshme te jesh ne regjim shtrati per dite te tera. Te merziten librat, pas dy-tre diteve te mbarojne edhe batutat auto-tallese, edhe filmat s'para i ndjek dot deri ne fund se s'ka nge njeri te te shoqeroje per te pare ndonje film. Pas vizitave te para robt s'ta varin me se kane edhe pune. Pastaj fillon te ze gjumi ne mes te dites, si rrjedhim nuk te ze gjumi naten dhe perfundon te futesh tek peshku ne oren 3 te mengjesit te postosh nje teme per nje dokumentar qe ke pare ne "Tubi Yt". T.Y. shkurt. 

U nisa ta shikoja te shtyja kohen. Por doli dokumentar shume argetues. Te pakten per mua (uroj te mos jete thjesht efekt i regjim-shtratit, paracetamoleve, gjumit te drekes dhe pagjumesise se nates). 

Ne fakt me argetuan detajet. Cizmet e llastikut, trenat "Made in China", shalli i pionierit, ato kalamajt e talentuar (Krenaria e Atdheut, treguesi i perkujdesit te Partise dhe garancia e se ardhmes), ato Vatra Kulture e Shtepi Pionieri, dhe....epo t'emen edhe kellefin e jorganit si keta tanet. Me ate "vrimen" ne mes.

Ky dokumentar me pelqeu, sepse fundja neve na pelqejne ato gjera qe na i shpjegojne gjerat ne ate menyre sic ne i shohim/mendojme gjerat.

Ketu eshte hapur nje teme mbi "Paragjykimin" ne rang lokal, dhe harrojme qe ne jemi thjesht nje lokal...fshati relativisht. Dhe ndoshta paragjykimet tona jane te me te vogla nga sa i imagjinojme. Ajo qe eshte e sigurte eshte qe nuk jemi vetem, shoqeria e paragjykuesve eshte shume e gjere, ndoshta paragjykimi eshte karakteristika qe na bashkon te gjitheve.

Ja psh ky dokumentari tregon qe koreanet kane paragjykimet e tyre qe nuk jane me qesharake nga paragjykimet perendimore mbi "te keqen absolute" qe perfaqeson nje popull i lodhur, i varfer qe ndoshta mezi pret t'i jape fund kesaj politikomedie. 

Republika Popullore Demokratike e Korese - Vendi i Peshperimave.

p.s. Titulli i temes u frymezua nga nje tjeter film komunist "The way we were".

80 Komente

neser kte. per sot: buonanotttteee 

Shikoje se nuk e ka hedhur parane taljani ashtu kot. E ka bere qe t'i nxjerre fitimin. smiley

smiley

e kom cu deri te minuta 42. been there, done that smiley  truman show per vizitorin nga kozmosi.

me vjen keq per "zotin Xhim" qe kushedi ku po e perjeto riedukimin me mesimet e "dy udhheqsave" mas qafe (i treti eshte duke u zje ala ne xhezve bialetti). boj mire e gje keq i thon ksaj smiley po mire t'i boet nga ana tjeter. c'jan kto zbutje kshu, dmth.

sh. flm, dhe shum i nerum, Kavir! kishte edhe ca te tjera ne fakt tubi qe mbase duhen pa. nejse, po e analloj viziten ne NK (kishin ngrit dhe cmimet, nja 8 mije dallar plus) dhe po ndjek guiden e Leftit smiley

nejse, po e analloj viziten ne NK (kishin ngrit dhe cmimet, nja 8 mije dallar plus) 

Hidhu nga nahija tjeter e kufirit! smiley

Rriji larg atij paralelit 38 ti Teute, se nuk i dihet. Se te mos jene ata jankit per dy ore e var xhaketen ne 'Janine' dhe e pi kafene ne 'Athine' ai cuni i Kimit. smiley

S'kam pune andej une, ja pashe kete dokumentarin, zere se isha.

Cuni i Kimit eshte palluqe! smiley C't'i bejne kinezeve dhe jankit se The Land of whispers do ishte pjese e The Land of the Morning Calm tani. 

ky palluqa i Kimit, pallohet gjithe diten me happy meals te mc Donalds..smiley, thone.. le pastaj kur ka nga ato lodrat tip, tanks apo F16 transformer.. papapa, tamam femij i lumtur..smiley

o Kavir, mire titullin qe e morrem vesh, po nentitulli, RPDKV,  cdomethene:  Rash Pash.... Dokumentar Koreano Verior?smiley

Revolucioni Proletar, Detyre e Komunistit te Vertete!

Ok.   ndersa  dokumentarin do ta shoh me nge pastaj.  

po  ti cne me regjim shtrati?   hajt  sherim te shpejte e te shkuara!

 

Kavir boss te uroj sherim te shpejte dhe fillofsh fiskulturen sa me shpejt, dokumentarin po filloj ta shikoj tashi te jap me von commentet.

nuk do te denohet po do te kritikohet...hahaha

hehe ajo goca e vogel qe i binte pjanos smiley plus ato frutat plastike smiley

dokumentar fantastik.

shume interesant dokumentari Kavir.

diku, gjate filmit, nje  moment  pashe ate spikeren tashme legjendare te lajmeve  ne Korene e Veriut..   ajo nuk i ''thote'' lajmet,  por i reciton me pasion!smiley      pastaj ai modeli i flokeve i ngrire, stil bunker..   ngjan cik  me modelin e flokeve te Tefta Radit tone njeher vaktit..smiley

Ne vidio thuhet qarte po gjithsesi po theksoj nje detaj te vogel. Behet fjale per Korene e Veriut .

ps.te shkuara o KAVIR

 

elba.. e pe metrone smileysmiley

e pashe , edhe birra per qef  smiley

Aaaaa e kam pare vetem ca jave me pare kete dokumentarin. smileysmileysmileysmileysmiley

Flm Kavir .Cdo gje informuese eshte dobishme .Une kam nje verejtje pak sa edhe per Ju i ndikuar nga ky Cohen qe padyshim prej mbiemrit eshte nje hebre .

Nje pargjykim i nje Koreano Veriori te sotem do te ishte per te , pasi te lexonte kete rreshtin tuaj te fundit "Ja psh ky dokumentari tregon qe koreanet kane paragjykimet e tyre qe nuk jane me qesharake nga paragjykimet perendimore mbi "te keqen absolute" qe perfaqeson nje popull i lodhur, i varfer qe ndoshta mezi pret t'i jape fund kesaj politikomedie. " ..pra nje koreano verior i sotem do te paragjykonte

Keta Hebrejte qe shfaqin shenja racizmi ndaj te tjereve Hitleri u vinte hakut !

Duhet me qene Partizan i dashurise per Njerzit mendoj pa i perfshire ata si shembuj ne dokumentare Politike te Paragjykuar nga lloj lloj perversesh si ky qe e ka lidhe koken me callme . Per paragjykimet tona do te thote terorist Politik Hebre me Callme

Mund dhe ta kem konceptuar KEQ idene tuaj po shkak u bene rreshtat qe kam cituar .Flm edhenjehere dhe ne se je i kapur nga Gripi te shkuara !.

Partizan i dashurise per Njerzit, me mire nuk mund te permblidhej. 

Mua s'me bene pershtypje komentetet e Kohenit. E di shume mire cfare mendon Perendimi per vendet jo-vasale. Une nuk desha t'i hyja aq thelle, por ka shume gjera qe Koheni nuk i ka permendur. Psh faktin qe "izolimi" i K.V. nuk vjen nga brenda, por nga jashte. Eshte Perendimi qe i ka vene sanksione dhe bllokade K.V dhe jo anasjelltas. E njejta gje qe ndodhi edhe ne vendin tone. 

Ne fund te emisionit ish-ambasadori australian ne Kore te Jugut e thote qarte: "Pse nuk perben lajm sa here qe Japonia apo Koreja e Jugut testojne raketa, dhe eshte lajm kur i teston Koreja e Veriut?"

Dhe vijme tek proverbi amerikan: Ai eshte nje bir kurve, por eshte nje bir kurve yni.

te shkuara Kavir.....shyqyr qe mbaruan vizitat ,"miqte"e shoket.S'ka me relaks se te besh kompani me veten smiley

Te shkuara Kavir lugatismiley

Kavircan te shkuara! C'ndodhi ? Patjeter do ta shoh dokumentarin , si rinjohje e nje kohe te shkuar. Faleminderit qe e ndave dhe bujrum mos u kurse te ndash sa me shume gjera, sepse dicka me e thote qe gjerat qe sjell jane dhe do jene gjera interesante.

Ju falenderoj te gjitheve per qoken. Asgje serioze, kam vrare pak kaviljen. Por doktoret me kane thene qe nuk do e nderpres karrieren futbollistike. Pak dite ne krevat dhe nja dy muaj  ne fushen e minifutbollit duhet te bej tifozin (shoqeria ma hodhi poshte kategorikisht propozimin qe te beja "nxitesin e tifozeve", nuk te shkon kostumi me thane). 

Dhe Elba ka te drejte, behet fjale per Korene e Veriut, por qe une nuk e kam theksuar ne postim.

 

ketej, kur demton kaviljen, se c'te vene ca gjera,  dhe diten tjeter shkon ne pune me nje paterice. n'rregull e keni ju andej, beni qejf.

por qe une nuk e kam theksuar ne postim.

Te falet, si pak si pa qejf qe je.  Ndaj ta ka marre me miza ekrani dhe nuk.

Dhe sic tha qokerisht Dora, kavilje te shpeshta.  

*kavirljen

o Kavir,  po kursin e kantos  mund ta vazhdosh... ca tha doktori?

He per he jo, se me jane demtuar kordat e kavirljes*. smiley

p.s. Ti Monda vec kritika di te besh. Edhe me para t'i kishe llafet e mira, do e kishe nxjerre nje ne vit.

Pse o kshu jan komunistet,si puna jote...regjim shtrati thote!

Merr shembull nga Dini!

eh ta lumsha moj demkracismiley. erdhi me ne fund dita qe ta shohime dhe na na kete dokumentar, si perendimore. 

Kujton se isha regjim-shtrati vertet?

Une po ngjisja trakte kudo ne qytet..

Diku mitrolozi lehu trak-trak-trak

hafijet m'u qepen te me hidhnin ne lak.

Ne ajer uturinte me egersi nje Mesershmit

"Do te kap mor qafir" ulerinte piloti Ludovig.

Meqe armikut ne sy i rashe

Ne mal Qarkori me coi partizan.

 

smiley

hehehe... sa i zi! smiley

nuk me shtje dot ne gjynahe, jo...

ps. qe djali te flinte i qete gjer n'agim...

m'duket se e mbakam mend per Zotin,te leximi letrar:Mesnata per nenen s'do te kete mbarim...

smiley

ta dijn me ke ka t'bajn Kaviri... marrim edhe ne dicka vesh(t)...

baca i gjetajve (ndrek luca), ishte gjith shend e vere per nipin qe ndihmonte ceten.

i tha se shoqes: "e kane graduar korrier"!

epo e dinte mire se cdonte te thoshte ti sherbesh partise ai

Po hajt mor burre ,per nje kavilje...madje po e kuron shume mire me paracetamol....smiley

Zana, une temen e hapa per Qorene e Veriut, jo per Qycin tim. Po ju po ma beni edhe mua si Pjerit. Nuk merreni me "thelbin" po merreni me "qoftet".

p,s Dora-xhan, mire qe e kemi turqishten si gjuhen e gjyshes dhe coku kapim ndonje fjale.smiley 

Me ndje Kavir po Pjer eshte i teri "thelb"edhe kur flasim per qoftesmiley

Po bej qoken dhe une, se dokumentarin s'kam kohe ta shoh. smiley Te shkuara i pac! 

Te ka faj kaviri...hap dyqan kompostosh,mer edhe pension partizanlliku

Te shkretet njerez. C"i ra robit e nuk e hoqi. Shyqyr o Zot qe shpetuam ne nga ky tmerr, nga  peshperimat e frikes. 

Ne mal Qarkori me coi partizan

...

(vite me pas...)

(e njejta skene, peisazh gjysem malor, me mullare bezhe shtrire brinjas ne nje yrt te verdhe)

(zogj rastesore kalojne pa zhurme...)

....

Ludovigu erdhi me pas si turist

me aparate filmimi hedhur krahqafe

floket e zbardhur dikur i kish pasur pis

ne vend te aparatit atehere kish mitralozin sharrs

syrin pishe tash fshehur nen xhame Zeiss

ben sikur s'njeh perkthyesin Belul te turisteve

qe mbaroi ne shkollat tona, gut dhe nice

gutmorgen herr Ludovig, aleat i dikurshem i ballisteve

te njohem kush je e nga pas se c'te vjen

tek filmon heroin e fshatit ne bronx e mermer

ne rrojme ne pjesen e qiellit qe na perket

me djersen fisnike te ballit te menduar, plot lavdi edhe nder...

 

Ta  njohim surrane, ta njohim syfetne

tyja dhe padroneve te cileve u sherben

Shqiperia gjithmone u ka treguar dyfekne,

kujtdo qe vec per te prishur vjen.

Por ju harroni qe per ne punon koha,

zemrat e popujve rrahin per ne

Po ju troket sahati tek koka

kur do ju fshijme nga Bota e Re!

p.s. Flm Ketlina. 

 

e di, vella, i derteve, me therrime buke e duhani ne xhep

ndare ne netet ku hidhur lotonte kandili ne vatren kongjill

ne zbrazme arme kur te tjeteret zbraznin gotat me kumel ne cep

ku era s'te frynte, dhe limontia e fikur borgjeze zinte fill,

po c'te vrasim mendjen per Fritzer e Hanser te shuar

spaleta s'lakmuam, vec nje baluke mbi sy per deshmor

krehrat s'i deshem per hite muzike ala xherri fin me dollaro ne duar

ne krevate te zakonshem fjetem, ama do vdesim ne varre madheshtore

se nuk beme shaka me ceshtjen e popujve

s'vegjetuam si zhabat ne gjol,

ngrihuni e bjeruni u thame tropojave e dropujve

nga poli ne pol!

Kembet nuk na i lodhte danci,

gurmazin s'na e lagte sherribrandi.

Gushen s'na e perkedhelte mendafshi,

dhembet s'na kafshonin mish dashi.

Syte nuk na kullosnin ne shalet e sinjorave,

jarget s'na kullonin ne dantellat e holla.

 

Nena na thirri dhe ne iu pergjigjem

Nena po vuante dhe ne ne kembe u ngritem.

Dhe sot Nena ecen ballelarte, krenare

dhe tok me Djalin kendon Internacionalen.

 

Portofoletare te te gjitha vendeve,bashkohuni!

Pjelle standarde e nenes mitershqyer

Nen flamurin e  purpurt epshi gjen shpetimin

Parajses paralele shpirtrat shkojne si gaca zjarri

kembet u lodheshin atyre qe jepnin ballo pernate

ne pallate dimri me pellushe te rralle a regjenca

me etiketa pirunjsh te argjendte dhe damat qe vejevinin sfilate

spitullake papijonesh me romanca e sy kapsallitur ne retishenca

se ishte nje kohe kur guri u plas nga pesha

dhe curgu hapte rrashten  turjele

harroi kenget e gazit ne agshol tutrtullesha

u mbyll si murgesha ne qele

se ish nje kohe kur shiu mendohej te binte a te mos binte

se poshte e priste nje llohe,

princeshat nderronin kostumet dhe benin skerco dhe finte

me trishtim kollagjenesh dhe Nuxe me grimca floriri, se ishte nje kohe,

qe kullumbrite vendosen qe lule mos celnin, as theke e pistile

e balta zu thinje,

dhe gur i kandarit shtyhej me thonj e me dhembe te bente pak hile

e derti nuk dilte me finje,

u holluan simitet dhe kembet e dashit

merzi e kasapit rendonte mbi oret e mbetura pas

u var ne cengel te tij e shoqja e Vlashit

shkakut se pse i thane "mal de vivre", mbase keshtu i thote frengu  sevdase

dhe na thane qe faj e obligime s'kishin

a thua kto rruge e carshi na zbriten nga rete

a s'ishit ju qe u mbyllet ne strofka me gezime kulishti

dhe nuk pate se ball i atdheut ishte malarje e nxehte?

e na flisni per hapje, kulex e kinina

kini paturpesine te citoni Volterin

a s'ishit ju qe sillnit mendafshe nga Kina

kur atdheu me shume lipste maliherin?

e pra te tille ne nena nuk na lindi

ne sy  kapitalin, ne zemer manifestin,

ne goje kenge nga dule malindi,

me ballin krenar, pushtuam everestin...

 

Jaba Sali ore !

E mire o mire. 

 

Luftem zgjodhem ne.

ne shqoten e eger, me shi e suferine

kur barku s'ngopej me buke, e kembet-zbathur 

lekura-sholle.

Por zemra e zjarrte 

kurre nuk u ftoh, as kur deri ne gju zhyteshim ne bore.

Me syte e se ardhmes

shikonim themelet e Komunes se Tiranes

ku asnje punetori nuk i mungonte buka,

ku fshatari plugonte me kenge ne goje

pa ja pire gjakun shushunja.

Dhe ja nje bej tek skermitej, perpiqej t'i priste gazin fshatarit,

por aty belxhiku kercite

dhe ia tregonte vendin zagarit.

Kavir te shkuara..imagjino te kishe doren ne vend te kaviles? smiley 

te shkretet koreano veriore duken si te goditur ne tru me keq se ne.

Dhe keta qyqare s'kane asnje shans shpetimi. I leverdis te gjitheve te kene nje gogol ne kafaz. Me thoshte nje i njohur ne Taiwan, sa here do amerika te na shesi arme, i fut Kina ca manovra detare. Ka pare shume ajo zone. 

Problemi eshte se po te duan e rrezojne ate regjim por pastaj do iu ngecen ne dore menaxhimi i 26 milione njerezve te patrajnuar komplet te traumatizuar qe s'te hyjne ne pune per asgje.te gjithe duken te zene me hallet e tyre t'ia hyjne atij adhapi.

kavir mos luj futboll se ske moshsmiley t'shkume.dokumentarin se hapa,shum i gjat.shkrimi mir.

Si ky dokumentar ka edhe disa te tjere. Ne fakt para nje muaji e ca dha CNN nje koreane live tek shihte vidio te tilla dhe filloi gruaja te dridhej e shqetesohej......derisa gazetarja e CNN e hoqi vidion.

Per disa nga ne nuk eshte e veshtire te kuptohet se ku qendron ky dokumentar , por qe te mos bejme viktimen me pelqen te them se perseri e konsideroj veten me fat qe jam shqiptare. Kemi shpresa smiley

te na gezoje fatkeqesia e tjetrit, thua ti?

Jo mor shok , fola ne pergjithesi ,pavarsisht motivit qe me shtyu smiley

Te shkuara Kavir!

Të lexova por dokumentarin s'e pashë akoma. Jam shumë përgjumësh tani e s'do i bëja nder po ta shikoja pa patur vëmendjen. Do rikthehem. Uroj të jesh bërë më mirë! smiley

Flm per qoken, njerez.

Belul: diku, gjate filmit, nje  moment  pashe ate spikeren tashme legjendare te lajmeve  ne Korene e Veriut..   ajo nuk i ''thote'' lajmet,  por i reciton me pasion

Belul e mban mend Vjollca Vokshin ti? Fiks si Vjollca ishte kjo! Kur permendte Vjollca arritjet e Berishes I......

Kavo,  me kujtove nje skene nga ''naked gun''.  Leslie Nielesen  ben sherr me Pricila Presley dhe del nga dhoma duke perplasur deren me force.... pas 2 sekondash hap deren dhe i thote  Priciles  me nervozizem:   by the way,  i faked  orgasm last night..smiley

smiley

I madh L.N. ndjese paste.

Kavir, tamam si ne dikur që jetonim në tokën e pëshpërimave, adhurimit për partinë dhe Enverin, mes frikës, dhe "lumturisë fallco". Ishte si një flash back. Nuk e di se çfarë do bëhet me këta njerëz, me vendin e tyre, me qeverisjen, por edhe me politikën e vendeve të huaja të cilat e bëjnë akoma më të vështirë hapjen e N.Koreas ndaj perëndimit. Uroj që ndryshimi t'ju ndodhi sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja tranzicioni. 

Sapo e pashe. Ne kemi qene shume me te varfer por brainwashing ne Korene e Veriut me duket akoma me i tmerrshem. Si edhe njohurine per boten ne pergjithesi, e kishim me te gjere. Kush eshte ai qe nuk njihte Shekspirin apo kryeqytetet dhe qytetet kryesore ne bote? KJo thjesht si shembull, marre nga dokumentari.

Nuk ndjehem e trishtuar per femijerine time, perkundrazi. Ndoshta ngaqe ishim femije nuk e kuptonim mbylljen, ndrydhjen, varferine. Mjaftonte qe ishim te rrethuar me shoke e shoqe e luanim se bashku dhe kjo ishte mese e mjaftueshme. Mendimi im personal gjithsesi, nuk e ve ne dyshim qe ka pasur edhe raste te tjera jo kaq te gezueshme.

Megjithate, duke pare dokumentarin me kapi nje trishtim i madh...gjithe ata njerez te mbyllur brenda nje kutie me ngjyra! Uroj te dalin prej saj sa me shpejt e sa me lehte!

C'njohuri te gjere kishim ne, keta te pakten e kishini nje salle bowling. Kryeqyteti i ketyre ishte ku e ku me mire se Tirana.
Pastaj ti mos shih ata qe jetonin neper qytete, qe thua s'ishim aq te varfer. Fshatrat afer qyteteve vinin e luteshin per te blere buke ne dyqane, e shiteset s'u jepnin. Ata ne fshatra te larget tek ne vazhdojne shume keq edhe sot, se ata afer qyteteve i kane bere shtepite 3 kateshe. Me ka bere pershtypje si s'kishte ngelur fshatar qumeshti me dy-tri lope pa i bere shtepite trekateshe deri ne maje te kerrabes, e shqiptaret ne Kanada, me shkolle e universitete, nenshkruajne qe te rropaten me borxhe gjithe jeten per nje bungalow qe ne Shqiperi s'ka mbetur katundar pa e bere per 20.000 dollare, e shumta.

E ke lexuar gabim. Une thashe pikerisht qe ne kemi qene shume me te varfer se ata.

Por qe kishim njohuri me te gjera kishim. Ka pasur shkrimtare te huaj qe ishin te censuruar por ama kishte shume qe lexoheshin. Gjithashtu, ne lidhje me shtetet e huaja, e dinim ekzistencen e tyre, gjeografine, historine boterore. Kishte censurime apo shtremberime, por nuk ishim ne erresire totale.

Si s'pashe nje mbipeshe aty? smiley
Do t'i qajne keto ecjet me biciklete apo ne kembe kur te bjere komunizmi e te behen me makina gjithandej, e t'u dale barku na. lol
Megjithate, shpresioj qe ata femijet e talentuar, kur te rriten ta shohin me nostalgji si kohe te shkuar kete video, e NK te kete dale qe aty.

Mbipeshë s'kishte as tek ne, pjesa më e madhe ishin petë, elegantë nga halli sepse s'kishin për të ngrënë. Tani, njerëzit i sheh të trashur që nga fëmijët e deri tek moshat më të moshuara. 

Fani,  vertet spe koreanoverior mbi peshe ti?!  urdhro..smiley   bile  edhe i ati ketij, edhe gjyshi, naaa e kishin barkun.... 

p.s   po si tha or si tha...  gjyshi,  me nje te pare qe beri pemes,   gjeti ekzakt sa fruta kishte pema, 800..smiley   well, ishin 803 ne fakt,  po ato 3 koqet  teper quhen te paperfillshme..smiley

Si ore te paperfillshme? Prej atyre koreano verioret vendosen qe numri 3 te ishte nr i tyre i fatit! smiley

e paperfillshme ne kuptimin e vizionit qe e gjeti ... se mendo, fshataret gabuan me 300-400 kokra, ndersa ky vetem 3..smiley pastaj dihet ajo pune, nr 3 dhe pema u shpallen monumente historike..smiley

Belul ta kam mesuar orarin tani kur hyn ne peshk, eshte pikerisht kur une jam per gjume dhe e hap njehere peshkun para se te fle,

po pra.. ndersa une sapo marr turnin tani dhe shoqeroj kafen e mengjesit me pak peshk..smiley

te shkuara kavir

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).