Në një klasifikim të mundshëm të lajmeve që na përcillen së fundi, ai më pak i rëndësishmi është për dënimin me më shumë se 5 vjet burg të një studenteje që u gjet me disa gramë kanabis në xhep. Me të njëjtën masë dënimi, për disa gramë bar më pak, u dënua dhe një DJ (dixhej) nga Tirana. Për më tepër lajmi u konsiderua i rëndësishëm se muzikanti i natës nuk ishte lajmëruar në asnjë nga seancat gjyqësore ku vendosej fati i jetës së tij për të paktën 1825 ditë ose dhe netët në vazhdim. Po kujt i duhet realisht jeta e disa të droguarve? Morali i pastër i predikuar për të rinjtë më lart, çuditërisht përkon dhe me vlerësimin e gabuar të situatave të caktuara, si në jetën publike, si në gjykatat e rrethit. Gjykatësit janë njerëz, që në fakt duke lejuar shkelje procedurale në këtë formë, humbasin de facto të drejtën të jenë gjykatës.

Absurde po të mendosh se dy të rinj do humbasin 10 vjet të jetës së tyre për një kapërcim të lehtë të ligjit. Dhe në vazhdim nuk do të bëj krahasime se kush dënohet dhe si dënohet nga drejtësia shqiptare. Do të ishte e drejtë, por nuk do ta bëj këtë herë. Mungesa e moralit është e pamatshme derisa nuk kemi shifra që na tregojnë realisht pushtetin e korrupsionit në gjykatat e këtij vendi. Ndërkohë që shumë më e matshme është kostoja e mbajtjes së një të dënuari nga shteti në një vit. Vetëm shifrat mund të na ndihmojnë me objektivitet në këto kushte.

Në Shqipëri aktualisht ka 5131 persona që vuajnë dënimin e tyre në burgje. Buxheti për këto çështje është 4.371.280.000 lekë nga të cilat, 364.160.175 janë shpenzime për ushqim, 9.300.000 lekë janë shpenzime shëndetësore, 20.720.000 lekë për materiale gazermimi, 708.260.000 lekë shpenzime të tjera operative (zë ky ndër të tjera shumë i paqartë për aktivitetet), 12.174.685 lekë shpenzime mirëmbajtjeje dhe 2.562.125.000 lekë paga e shpërblime.

Një i burgosur në Shqipëri kushton pra 8 milionë e kusur lekë të reja në vit, ose 71.000 lekë të reja në muaj. Në Itali kjo kosto është e përafërt me 400 euro në muaj, përfshirë dhe pagesën që i jepet të burgosurit për punën e kryer gjatë dënimit. Në kushtet kur një i ri që dënohet për disa gramë më shumë bar, vuan deri në 5 vjet burgim, apo një person që ka vjedhur një celular, ose ushqim për pulat kushton të paktën 4.259.675 lekë (sa vlera e ndërtimit të dy apartamenteve), plani për të blerë disa zjarrfikëse më shumë s’më duket i tepërt.

Debati për legalizimin e marihuanës është çuditërisht i vështirë në Shqipëri. Nga njëra anë qëndron morali që mban në këmbë dhe ligjin. Nga ana tjetër sasia tejet e madhe e përdoruesve, qoftë dhe për nje herë të vetme, çon në absurd qëndresën ndaj një diskutimi të hapur publik. Rrezikon apo jo Shqipëria të kalojë në një mjet pa frena nëse liberalizohet kanabis sativa? Ndoshta problemi më i madh është tek prodhuesit, të cilët do të hiqnin të zinjtë e ullirit (bimë për bimë) duke tentuar të licensoheshin, kontrolloheshin dhe në fund të taksoheshin. Kjo anë negative për grosistët e prodhimit do të ishte vërtetë një pengesë për të çuar në një debat të sinqertë. Frika më e madhe e tyre duhet të jetë dhe nëse shteti ynë që ka shitur e privatizuar gjithçka, për të shpëtuar veten nga kolapsi ekonomik, mund të kërkonte monopolin e prodhimit dhe të shitjes për një sërë vitesh. Vështirësia për të patur një shtet i cili i del zot vetes në vendime të vështira, e kthen diskutimin për heqjen e monopolist të një prodhimi X nga mafja tek shteti në një luftë me mullinjtë e tymit të hashashit. Të këndshëm si proçes, por krejt qesharak dhe të pavlerë.

Në kushtet kur një debat mbi legalizmin e marihuanës është i vështirë të fitohet, të paktën mund të bëjmë llogaritë me xhepin e secilit. Me sasinë e lekëve të dy të burgosurve të fundit për shembull, që shkon në afër 100 milionë lekë, bashkitë mund të ndërtonin ndërtesa disa katëshe që do të sillnin zgjidhje për shumë familje që u nxorrën me dhunë nga shtëpitë e ish pronarëve. Bob Marley si duket ka patur dhe mesazhe ekonomike në këngët e tij. Ky zbulim nuk pengon që ta dëgjojmë me më pak vëmendje këngëtarin, pavarësisht rutinës së mërzitshme që karakterizon ekonomistët. Ky zbulim tregon thjesht se ekonomistët s’po bëjnë punën e tyre. Ndoshta duke e kthyer në një kundravajtje penale konsumimin e një cigareje hashash; duke përcaktuar si dënim parësor punën prodhuese në komunitet do t’ia dilnim të kursenim parà dhe disa jetë qytetarësh të parrezikshëm deri më sot. Ndërkohë që në rast se përfundojnë në burg, prej nga dalin pas 5 vjetësh, gjasat janë se do të jenë shumë të lodhur e të konsumuar si njerëz. Dhe e gjitha kjo se nuk dimë të përballemi me atë që quajmë moral, siparin që fsheh fitimet kolosale të krimit dhe mafjes.

Revista KLAN

49 Komente

Keto dy raste jane vertete shqetesuese. Nuk di cfare po bejme duke rrasur adoleshentet ne burg me nga 5 vjet per t'i deformuar aty perjete per gabime KREJT NORMALE te asaj moshe.
Kush nuk gaboi ndonjehere qe gjykon me kaq arrogance duke shkaterruar te ardhmen e femijeve te te tjereve? Cilin krim te rrezikshem kane kryer qe t'i hedhim me vrasesit dhe perdhunuesit per 5 vjet? Burg, per posedim dy a tre grame te nje bime qe sot ka hyre ne proces legalizimi dhe liberalizimi te plote ne demokracite me te perparuara, ne vendet ku Ligji ende sundon. Po ne kete pacavuren tone, kjo njolle nuk mund te mungonte. Eshte prove e mungeses se TRURIT pervec ZEMRES ne ate qe vetequhet drejtesi shqiptare. Nje turp per te gjthe shoqerine qe s'ka kurfare mendimi mbi ceshtjen. Nuk eshte vetem kostoja financiare, por mbi te gjitha kostoja sociale e degjenerimit ne burg te individeve qe mund te kontribuonin ne shoqeri ne dhjetra menyra pozitive.

shume e drejte. Denime paradoksale. 5 vjet?! Shume eshte. Probabiliteti i ketyre te rinjve qe gjoja - "they learned their lesson" the hard way, do jete, se ato nuk do jene me njelloj. Gjasat do jene me keq akoma. p.s. si nuk e provova njehere te vetme une mer jahu, po kshu fshehurazi. sa turp. LOL. 

Pikepamje shume e drejte. Faktikisht jam habitur edhe une kur lexova lajmin per ate vajzen.

Denime si keto jane simptoma te nje shoqerie bigote dhe hipokrite, qe fal peshkaqenet e politikes qe i shkaktojne vendit dhe bashkesise trauma te medha dhe u hakerrehet individeve te dobet e te pambrojtur.

Kjo eshte nje tjeter teme qe meriton angazhimin sa me pare te shoqerise civile, se nga ana e partive nuk presim ndonje gje te mire... .

 

Shoqeri xhunglore thuaj.  Me i forti ben ligjin, eshte mbi te per veten e tij dhe ne te njejten kohe dhunon me te dobtin me kete ligj per te afirmuar pozicionin e tij.

Perfitoj nga tema per te ndare me ju edhe nje reflektim tjeter. Deri me sot nuk me kane zene veshet apo syte ndonje deklarate te ndonje partie ne fushate mbi kryetemen e krimit te organizuar ne Shqiperi.

Raportet e antimafias italjane flasin prej vitesh per organizata te fuqishme shqiptare te krimit te organizuar, te cilat karakterizohen, nder te tjera, nga riinvestimi masiv i te ardhurave nga trafiku ne vendin e origjines, ku keto edhe pastrohen.

Per trafikun, krimin e organizuar dhe riciklimin e parave te pista nuk kam degjuar as edhe nje fjale; nderkohe qe vetem dje ne darke, plot 6 njerez, qe konsiderohen elite ne ate vend, u zune per mbi nje ore per nje strukture betoni lyer me gelqere ne qender te qytetit me rendesi strategjike boterore...Kavajes!!

Ky fakt, te dashur miq eshte emblematik!

partite flasin per kete pune gjithe diten. u corren. njera thote do ti rris rrogat policeve, tjetra thote me ligje (Halimi rast i fundit) se duhet te mendohesh 100 here para se t'e godasesh dike. problemi jone eshte shoqeror, i perket shoqerise, jo edhe aq mburrjeve partiake.

ndersa antimafia italiane, nuk kam hic besim. e shperdoronn autoritetin shqiptar me perzgjedhjen e mafiozeve. thjesht propagande arritjesh. italianet mbasi te zgjidhin problemet e tyre te brendshme me mafien, te zgjidhin tonat. ne nuk jemi burimi i frymezimit te mafies italiane, ne perdoremi per koke turku ne kete rast se i bejne te ndjehen ata me mire se sikur po arrijne dicka. mafia eshte treg, ku ka kerkese ka dhe oferte.

Absolutisht jo. Partite flasin per kriminalitetin ne pergjithesi, ku hyjne nga hajdutet e xhepave tek shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor. Persa i perket kuadrit ligjor mendoj se jemi shume ne rregull, si ne shume fusha te tjera; problemi qendron tek zbatimi i ligjeve. 

Kurse une ta kam fjalen tek krimi i organizuar, apo "mafia", quaje si te duash. Ky fenomen eshte me shqetesuesi aktualisht per Shqiperine, pasi gjeneron te ardhura stratosferike, permes te cilave grupimet kriminale konkurojne dhe kontrollojne shtetin.

Sa per antimafian italjane, konsiderohet nga me profesionalet ne bote, pikerisht pse ka per "kliente" disa nga grupet e organizuara kriminale me te rrezikshme ne bote (mafia, ndrangheta, camorra, etj.)

Per pjesen tjeter, keq me vjen por ja ke futur kot.

 

 

Per te hyre dhe anetaresuar ne Komunitetin Europan ,nje shtet duhet te kete ose me sakte te respektoje disa kritere te stabilizuara nga Keshilli Europian ,mbajtur ne Kopenhagen ne 1993.

Keto kritere jane si ne vijim......

Kriteri moral : Shteti qe kerkon hyrjen duhet te kete instituzione stabel,demokratike e te respektoj te drejtat e njeriut si dhe ato te minorancave te ndryshme.
Kriteri ekonomik : Shteti qe kerkon anetaresimin,duhet te posedoj nje ekonomi merkatoje operative si dhe aftesine ti rezistoje presionit e konkurrenteve te shteteve te tjere.
Kriteri politik : Shteti duhet te pranoje tu beje balle obligimeve komunitare,te pershtati* legjislacionin e vete me ate europian,te beje te tijat objektivat e ketij te fundit nen profilin ekonomik,monetar dhe ne te ardhmen edhe politik.

Njehere mbasi te treja keto kritere respektohen,hyrja ne Komunitet ratifikohet nga populli ne nje referendum.

Ku jemi dihet gje ?

Sapo i rregulluam keto, si ke degjuar tre ligjet!?

smiley

 

Ah po harrova u be java right? Plane plot , vetem plane ama smiley

ky titulli me solli n e mend  nje barcolete te lashte:   ''........., ose dollarin.smiley

ej po community service nuk ka aty, te shkojn te bejn dicka per qytetin te pastrojn ambjentet apo te mbjellin ndonje peme a dicka e tille

Sipas meje, vihet re një fenomen interesant në përdoruesit e lëndëve narkotike. Pa dashur të theksoj natyrën e degradimit fizik dhe mendor që mund të vijë si rezultat i përdorimit të substancave të ndaluara (që në thelb i konsideroj të rigjenerueshme) mendoj se ka një raport ngushtësisht vetjak që krijohet me substancën. Pra, nëse do të krijoja një perceptim lidhur me përdorimin e substancave të ndaluara, do ta lidhja me të drejtën per privacy. Privacy (privatesia) është një term kaq i shpërdoruar, i abuzuar, saqë me të kuptohet vetëm ajo cka ndodh brenda mureve të shtëpisë kryesisht, ose ‘mureve mbrojtës’ të korrespondencës. Ndërkohë, sipas meje, vërehet një marrëdhënie kaq e ngushtë ndërmjet përdoruesit të rregullt të drogës dhe substancës së abuzuar prej tij apo dhe mjeteve të përdorimit të saj, saqë do të mund të quanim tamam privacy përdorimin e substancave të ndaluara. Mendoj, se shumë prej përdoruesve bëjnë një shmangie nga privacy e kuptuar tradicionalisht drejt privatesise së përdorimit të substancave të ndaluara. Pra, në thelb, kemi të bëjmë me një tjetërsim të rolit të privatesisë. Mendoj, se në rastet ekstreme, është pikërisht ky tjetërsim i privacy, që sjell dhe pasojat e tmerrshme në familje, në shoqëri, etj. Sipas meje, rationale e ligjit kërkon të ndëshkojë abuzimin me privacy këtë herë, duke mos ndëshkuar dhunimin e saj (ky një fenomen po aq jolegjitim), por transformimin e thelbit të privatesisë. Do të mund të argumentohej, nëse ligji e ka të drejtën të ndërhyjë në këtë sferë, duke qenë se privatesia nuk është dicka të cilën mund ta përgjithësosh. Por, mendoj, se privacy si e tillë, duhet mbrojtur, ndaj ligji duhet të mbrojë sensin tradicional të saj.  

P.s. dënimet për mbrojtjen e privatesisë përgjithësisht nuk janë shumë të ashpra. E konsideroj gjthashtu nëj dënim joproporcional me thelbin e vlerës që mbrohet.

Te mbash apo te tregtosh "Bar" eshte veprim haptazi ne kundershtim me autoritetin e shtetit. Edhe cenim i hapur i rendit dhe i sigurise publike(sigurise suaj edhe sigurise sime). 

Arsyetimet "terrci e verrci" nuk pine uje, dhe nuk sjellin asnje reflektim shoqeror. Thjesht mos mbani droge. Kaq. Kurkujt nuk i cenehoet ndonje e drejte dhe as nuk i cenohet e ardhmja nga qendrimi ne burg, per kete aresye. 

Shikoni ata qe nuk kane qendruar ne burg dhe , do te reflektoni 100%.. http://www.google.al/search?um=1&biw=1152&bih=730&hl=sq&tbm=isch&sa=1&q=droga&oq=droga&gs_l=img.12...37611.38674.0.40996.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0...0.0...1c.1.15.img.wQ2xZyLC338#facrc=_&imgrc=qdb9gpPedemzYM%3A%3BkefBDVwPAQEM5M%3Bhttp%253A%252F%252Fmorevesh.com%252Fwp-content%252Fuploads%252F2012%252F01%252Fdroga.jpg%3Bhttp%253A%252F%252Fmorevesh.com%252Fdroga-shkaterron-shpirtin-dhe-trupin%252F%3B290%3B332

 

Une vete jam kunder legalizimit te drogave, qofshin te lehta apo te renda.

Dakord jam edhe me ty qe, per sa kohe mbajtja dhe perdorimi i drogave te cfaredolloji eshte i ndalur me ligj, ata qe shkelin ligjin duhen denuar.

Diskutimi eshte per shkallen e denimit. Une personalisht jam 100% kunder denimit me burg per kete krim. Mendoj se shkelesit duhen denuar nga gjykata, me gjithe konseguencat ne rregjistrin penal qe ka ky denim, jo me burg, por me pune te detyruar ne bashkesi. 

Keta te rasteve te lartpermendura p.sh. mund te ishin denuar fare mire me 2-3 muaj pune te detyruar me kohe te plote, ne grumbullimin e plehrave p.sh., ne pastrimin apo gjelberimin publik, dhe nja 9 muaj te tjere pune komunitare ne fundjave, ku te jete nevoja.

Puna duhet te jete e rende, e veshtire dhe konkrete, jo sa per te thene; keshtu realizohet qellimi riedukativ i ndeshkimit pa provuar burgun, qe per mua iduhet rezervuar krimineleve.

 

Mos e ngaterro ligjin me zbatimin e ligjit.

Zbatimi i ligjit penal ka probleme (sepse jemi problematik ne mentalitet, ne respektin human ndaj tjetrit).

1- Kur kapesh me droge, prano faktin qe je kapur me droge - fiton 1/3 e denimit , nga 5 vjet ne 3.4 vjet

2-Kur je ne burg, sillesh mire, ke te drejte (qe nuk zbatohet saktesisht) aplikon per lirim me kusht dhe fiton 1/2 e denimit mbeten 1.7 muaj

3- Per 1.7 muaj gjate 8-12 muajve hetime paraprake  fiton edhe 1/3 ulje automatikisht mbeten 1vit e 2 muaj muaj.

3. per i vit e 2 muaj aplikon per ulje denimi dhe merr (90 dite)  3 muaj falje mbeten 11 muaj .

 

Pra Nje i denuar me 5 vjet ka shanse te vuaje vetem 1 vit ne izolim, mjafton te jete nga ato njerez qe "pi alkolin" dhe e pi per qejf . 

Kur i ke ca leke , i blen ato vite,  edhe kjo eshte krejt e drejte se qejfi nuk ka cmim. 

 

Kisha nje pyetje: e pi alkolin?

Vetem qyl.

Bari nuk eshte droge mer tutkall. Apo ashtu te ka thene mami me babin?

Tani, po e morem me filozofi, shkon larg muhabeti, apo jo? smiley

Une per droge e di, ashtu trajtohet ketu ku jetoj dhe ne pjesen derrmuese te vendeve te tjera te Europes.

Ket bimen qe thua ti rrisin edhe ata fermeret e mire te Lazaratit, qe aq shume lakohen neper biseda; te jene filozofe te keqkuptuar thua!? smiley

Ke frike se te ngjit eeeeee. Po e di qe eshte ngjitese or cimcakez.

Me falni, por denimi a eshte konform ligjes? Dhe te mos harrojme qe ligja jone eshte konform standardeve europiane, sepse ligjet tona certifikohen edhe nga Ambasada Amerikane pervec OSBE-se, BE-se dhe KSBE-se.

Tani, ju po kerkoni te shkelet ligja?

Shqipetari koke gdhe nuk e ka kuptuar asnjehere trendin e ligjes tone. Nuk thosh kot Pjeri qe ca gjera  xhaxhi i kish OK. nje nga funksionet e matematikes se klases se tete e shpjegonte me se mire dukurine e denimit nga gjykatat shqiptare. Sa me shume mall e arme te kesh, aq me pak denohesh... I ka faj njeri ketyre qe kapen me 5 gram bar? 

Fiks! smiley

Përtej faktit që OSBE/KSBE janë rrjedhojë e njëra-tjetrës (praktikisht e njëjta organizatë), dhe përvec faktit që shkojmë drejt një uniformiteti të ligjeve (kryesisht ligjit penal, sesa ligjit civil) me standardet e përcaktuara të BE-së, shteti sovran ruan një hapesirë vetëgjykimi të lartë për një seri cështjesh. Mendoj, se në këtë sferë, as standardet njehsuese, as prirjet për mbrojtje publike të dukurisë, nuk kanë shumë ndikim...  

sheee....sa e forte dora shtetit bre

Nzimeja ha burg, vrasesi i kengetares vazhdon kap cupa te reja neper tirane.. babi qe vret te bijen vetem pse eshte rrot 1 vit burg ha, kurse nje vajze e re e kapur me disa gram hashah 5 vjet denim. Enver conu Enver pa le cfar thote dynjaja.... une ta ha i pari ska problem, ama ti bej edhe njehere rreshtore te tere ai, dhe mos kursefte kete rradhe. Nejse te gjith e kemi te drejten per te par enderra. smiley

5 vjet , zot i modh  ca bohet .Ja moren jeten njerezve.

 

Cdo shtet ka ligje kunder barit po meqe jane ligje fosile policia e gjykata perhere e bejne nje sy qorr. Vetem shtetet dallkauke sillen ne menyre te prere per kto gjera. 

Normalisht, keta si perdorues, dhe jo shperndares, e shumta mund te ishin denuar me pune publike, caktohen oret apo ditet nga gjykata, dhe i denuari me pune publike mund te caktohet ne pune ku ka nevoje me shume ekonomia. Edhe ne rast se ai eshte ne pune, ai eshte i detyruar dy here ne jave, shtun-djele ose dite tjeter, te shkoje te punoje atje ku e caktojne. Kjo ka nje te mire se ul shpenzimet per burgun, se i denuari do flej e haje ne shtepi. 

Masa e denimit qe autori tregon ketu, eshte vertet e larte, 5 vjet, a thua se ai, ajo qenka shperndares. 

Pune publike per 2 gr mall ne xhep per qejfin e vet? Ik mer komunist. 

Kokolepsi, mir une qenkam komunist se them qe tu zbutet denimi atyre, nga 5 vjet qe i kane denuar, ne pune publike ne dobi te shoqerise,  po ata qe i denuan, si mund ti quajm, apo ne disa vende andej nga Azia i denojne me 10-20 vjet burg deri ne koqen e plumbit, keta si do ti quash. 

Vendet aziatike jane shembull negativ thoma. Vende intolerante per keto pune. Do zgjidhje? Nje gjobe me para simbolike heren e pare. Pak me shume heren e dyte. Do zgjidhje tamam? Dekriminalizo teresisht perdorimin e hashashit vetjak. 

Sa mireeeee, qe paske ardhur tek mendimi im, tamam sikur ke lexuar VQ, megjithse nuk e ke lexuar. Tani vijme tek akuza, nese ti mendon se me uljen/zbutjen e denimit qe them une ne komentin siper, une qenkam komunist (sipas teje) , athere i bie qe komunistet nuk qenkan dhe aq te keq. 

Ti kerkon denime te renda me pune fizike sic benin komunistet dikur me duket. Une Jam per denime te lehta, edukim mes rendimit te xhepit. 

Po kjo eshte relative o kokolemsh, tek nje person eshte me e kenaqeshme/me mire nje denim me pune fikike/publike, ndersa per nje tjeter eshte me mire/me e kenaqeshme nje gjobe siç thua ti. Eshte relative, çdo gje .  Une do preferoja nje pune fizike/publike psh, ndersa Bradi nje gjobe apo rendim xhepi smiley siç thua. 

Shyqyr qe e kishin nxjerr adminet kete temen tek Rubrika ; Tema te zjarrta (djadhtas poshte) se do ikte pa u sqaruar dhe ti per lemshin qe ke ne koke. 

Kokolepsi, ku u mçefe more, pergjigju, a ke llogjike, pergjigju. Me llogjiken tende, i bie qe komunistet qenkan lule, gjersa kerkojne uljen, zbutjen e denimit. 

Mir ja bejn,30 vjet ti denojne,po te jesh aq budall sa te kapesh dhe me hashash.

sa mire mundet Kananaj te shkruaje pas nje 3-fletshi....nje big HALLALL per perqendrimin smiley

pisllik , kapin cuna lagje qe i fusin i cigare e denojne 3 vjet burg, kapin nje qe vjen nga lazarati me 400 kile e denojne 2 muaj burg

ligji duhet te ndryshoje. gjykatesit i denojne jevgjit qe pine bar e qe skan lek me dhon maximum, e ndonje hallexhi tjeter.

kete nuk e ben dot me ligj, por kur eshte ne sasi te vogla te jepen denime simbolike, te shkojne te pastrojne halet e gjimnaze per tre muaj rrjesht per shembull, e ka raste4 boll. po ti futesh ne burg per 10 gram. ku do jete ngjit ne qeli me nji qe ka 10 vjet pa pa femer me sy, ja shqyen sumen , e ai rob kur te dale do jete 100 her me i eger sesa kur hyri

Rrezikon apo jo Shqipëria të kalojë në një mjet pa frena nëse liberalizohet kanabis sativa?

 

 

ik e pyet ne lazarat e do gjesh pergjigje...

Legalizimi, apo jo i drogave të buta (të lehta) është një diskutim që nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Mendoj, se ka një zinxhir të tërë dilemash që lidhen me legalizimin e drogave të buta (të lehta). Legalizimi lidhet kryesisht me tregtimin e lirë të produkteve të tilla, dhe me shkëputjen e këtij aktiviteti nga kthetrat e tregut të zi. Pra, një substancë e ndaluar do të mund të blihet (pa recetë fare madje) në dyqane të licencuara për të shitur këto lloj produktesh. Në njëfarë mënyre, legalizimi nuk lidhet me mosndëshkueshmërinë e përdorimit, por të tregtimit. Tregtimi i cdo lloj malli në tregun e zi krijon pa dyshim disa koneksione të dyshimta, aq më tepër ndërmjet përdoruesit dhe shpërndarësve të vegjël (kryesisht) apo dhe të mëdhenj të drogës. Pra, fillimisht, pazari i kryer në errësirën e tregut (në padije të ligjit) do të ketë një cmim më të madh (jo vetëm në vlerë) për atë që konsumon substancat e ndaluara. Një blerës në tregun e zi, e ka marrë përsipër të gjithë barrën e shkëmbimit. Për shembull, një blerës në tregun e zi, nuk ka mundësi të ankohet për cilësinë e produktit. Një blerës në tregun e zi, nuk mund të kërkojë zëvendësim të produktit, apo kthim mbprasht të pagesës. Një blerës në tregun e zi, i shkon shumë për shtat mendësisë së tregtarëve. Ai NUK do të ankohet për produktin e blerë! Një produkt skarcitet do të shitet thuajse pa asnjë problem në tregun e zi. Blerësi ka blerë me çmim të lartë, një mall jo shumë të mirë. Në errësirën e tregut, blerësi është pala më e pambrojtur! Ai vetë do të kontribuojë në perceptimin e përgjithshëm për cilësinë e produktit. Pra, ka një mendësi që krijohet për shkak të heshtjes së blerësve. Kjo është ndoshta reklama më e mirë e të gjitha kohërave. Ky arsyetim, do të ishte në favor të legalizimit të pothuaj cdo gjëje që mund të tregtohet. Ndërkohë, përvec konsideratave civile, ekzistojnë dhe ato penale. Sa këto janë në gjendje të rrëzojnë të parat, do të përcaktojë edhe kursin e politikës ligjore.

Pikerisht. 

Kemi probleme te renda me "politiken penale" (pra me mënyrën e ndëshkimit dhe te vuajtjes se dënimit. >>

Aktoret/Regjisoret e kësaj shfaqje, Duke e trajtuar drejtësinë si treg "segmente te mafies" qe njëkohësisht janë edhe segmente te një kulture "anadollake /bizantine", kane vendosur çdo gjë ne shitje. Mjaft te paguhet . (kur ndonjëri largohet pa paguar duket si humbje tregu) >>

Dënimet nuk referojnë vlerësim te "mendimit kriminal" ("mens rea") por, justifikime te këtij elementi te veprës penale (qe ndikon ne ndëshkueshmërine se veprimit). >>

Te jesh implikuar ne kanalet e shitblerjes/mbajtjes apo transportimit te drogës dhe te refuzosh përgjegjshmërinë nga kjo sjellje, është e papranueshme. Por qe, gjykatat te krijojnë kushte te atilla qe nuk lejojnë-nuk nxisin- reflektimin / ndryshimin/ edukimin e te akuzuarit/dënuarit,  kjo është  rrjedhoje e staturës kriminale qe ekziston ne shoqëri. >>

Politika penale gjykohet nga 2+1+1 shkalle gjyqësori, dhe përderisa këto gjyqtare e kane konsoliduar do te thotë qe ne na ka mbetur e drejta te "heshtim" sa te mundemi.>>

Shih çfarë paradoksesh krijohen ndonjëherë ndërmjet të drejtave rivale. E drejta civile, do ta donte që blerësi të përfitonte mallin/produktin më të mirë, me cmimin mundësisht më të ulët, ndërkohë, që e drejta penale, për këtë rast specifik, do ta donte, që blerësi të përfitonte mundësisht mallin më të keq, me cmimin më të lartë si një lloj prapësuesi, (deterrent) nga blerja e mëtejshme. Sepse, cfarë do të ishte një produkt i mirë (i një cilësie të lartë) do të shkaktonte një dëm edhe më të madh shëndetit (ose ajo që unë e mendoj më tepër si privacy). E megjithatë, blerësit, sidomos, kur këtë blerje e realizon në kushtet e një nevoje të madhe (‘dire need’), duke hyrë borxh vetë, duke dëmtuar interesa të tjera ekonomike, duhet t’i sigurohet një shërbim i tillë. Pra, blerësi e nis me këmbë të gabuar gjithë këtë histori. Sikur të analizohet vetëm e drejta civile. Ajo që ai kryen më pas me veten e tij, cënon disa interesa të tjerë të ligjshëm, që është parë e nevojshme të sigurohen në ligjin penal.

Une nuk di se cdo behet me ket "barin". Di qe ketu eshte bere gje mese normale sidomos per moshat e vogla. Shtepine e kam ngjitur me dy gjimnaze te Tiranes. Kuterbon gjithe lagjia paradite e pasdite. Mblidhen neper cepa e skuta shkallesh dhe e pijne. Kur kalon afer tyre jane shend e vere ama, sikur nuk zihen shume me nj-tj  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).